06/03/1991
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

6 mars 1991

SHOKU RAMIZ ALIA PRITI DELEGACIONIN PARLAMENTAR ITALIAN

Një para dite, Kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor, shoku Ramiz Alia, priti në Pallatin e Brigadave delegacionin parlamentar italian, të kryesuar nga kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Deputetëve të këtij parlamenti, Flaminio Pikol[a?]. Një para dite, Kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor, shoku Ramiz Alia, priti në Pallatin e Brigadave delegacionin parlamentar italian, të kryesuar nga kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Deputetëve të këtij parlamenti, Flaminio Pikola. Shoku Ramiz Alia zhvilloi me parlamentarët italianë një bisedë të ngrohtë e miqësore. - Jemi shumë të gëzuar që takohem Shqipërisë. Duke folur për këtë ngjarje e për karakterin e ndryshimeve që janë realizuar tek ne, shoku Ramiz Alia tha se nga të gjithë duhet njohur mirë e kaluara e Shqipërisë, e cila ka një ndryshim thelbësor nga vendet e Lindjes. Populli shqiptar e ka fituar lirinë me luftën e vet, duke u bërë ballë pushtuesve pa ndihmën e asnjë ushtrie të huaj. Ky është një realitet. Nuk mund të bëhen paralelizma pa njohur të kaluarën e pasojat e veta. Ne mendojmë se mbi të gjitha është vetë puna e popullit tonë që do ta çojë këtë vend në prosperitet ekonomik. Duke folur për marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Italisë, shoku Ramiz Alia tha se ato duhet të jenë më intensive, pasi kemi humbur shumë kohë. Në këtë kontekst ai theksoi nevojën e shtimit të kontakteve të delegacioneve e personaliteteve të larta të të dy vendeve. «Muzika» e mbylljes së Shqipërisë. tona fqinje, popujt e të cilëve e kanë dashur dhe e duan njëri-tjetrin. Shqipëria tha ai, gjithnjë ka qenë e interesuar për forcimin e mëtejshëm të këtyre marrëdhënieve, për më tepër tani, kur ajo po thellon proceset e demokratizimit të jetës në vend. Vizita e delegacionit tuaj është shprehje e forcimit të miqësisë dhe bashkëpunimit midis dy vendeve tona. – Jemi shumë mirë njohës për festen që na u bë për të ardhur përsëri në Shqipëri, duke patur parasysh edhe kohën kur vijmë, – tha Flaminio Pikoli. – Vëzhgimi ynë i parë është se puna juaj, zoti President, vlerësohet me respekt nga forcat politike në vend. Keni bërë shumë gjëra të dobishme në pak muaj dhe ne jemi vetë dëshmitarë të kësaj. Ju shprehëm përgëzimet për kurajon dhe iniciativën tuaj, për hapin përpara që janë bërë, për hapat e gjera aktuale të zhvillimit të vendit. Vetëm me autoritetin e një udhëheqësi si ju, që meriton situatën, Shqipëria po ia arrin në këtë drejtim dobishëm në rrugën e demokratizimit të vendit. Parlamenti, përfaqësues të partive të ndryshme politike në Itali, u interesuan me dashamirësi e me preokupim për ngjarjet e ndodhura kohët e fundit, në disa qytete të vendit, karakterin dhe cilësitë e popullit tonë, kulturën dhe zakonet e tij. Populli ynë është një popull me sedër dhe e çmon të kaluarën e tij. Pasi vuri në dukje sukseset e arritura gjatë 46 vjetëve të pushtetit, shoku Ramiz tha se, sigurisht, që mund të bëhej edhe më shumë, se jo gjithçka është bërë ashtu siç duhej, por përparimet janë gjithashtu të qarta. Aktualisht, tha ai, ne jemi angazhuar për të realizuar një demokraci me karakter pluralist. Demokracia është një vepër e bukur, por realizimi i saj nuk është aq i lehtë, zhvillimet demokratike duhet të kenë në bazë realitetin shqiptar. Unë e kuptoj dëshirën tuaj që Shqipëria të zhvillohet sa më shpejt në këtë rrugë dhe i vlerësoj ato si një shenjë besimi për popullin dhe vendin tonë. Ne dëshirojmë të shkojmë drejt Europës me mendime të qarta, me kulturë e dinjitet. Në rrugën e zhvillimeve demokratike një rol të veçantë luajnë opozitat, tha pastaj shoku Ramiz. Ato tashmë janë krijuar, por na ka munguar tradita. Zgjedhjet e 31 marsit do të sjellin pamje të re politike. Rëndësi ka që të krijojmë një parlament me forca të ndryshme politike, që të kenë si aspiratë në radhë të pavarësinë e vendit, zhvillimin e mëtejshëm ekonomik-shoqëror të tij. Ne njerëzit që veçanërisht kanë mentalitet se me realizimin e demokracisë pluripartiste bota do të hapë për Shqipërinë depot, dhe ky mendim është i vjetër. Shqipëria nuk ka qenë dhe nuk është perëndim-min. Nuk mund të mendosh që një vend i vogël të mos dëshirojë marrëdhënie miqësie e bashkëpunimi me botën e madhe. Shoku Ramiz u tha miqve që forcimi i marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Italisë do të jetë edhe në interesin e vendit tuaj. Prandaj, tha ai, nga Italia pritet më tepër vëmendje ndaj Shqipërisë, në kuadrin e politikës ballkanike të saj, si dhe nga vende të tjera europiane. Ai shprehu bindjen se bashkëpunimi me parlamentin italian do të ndihmojë zhvillimin e demokracisë në Shqipëri. – Fakti që është rritur interesimi në botë për zhvillimet demokratike në Shqipëri, – vuri në dukje zoti Flaminio Pikoli, – është një faktor pozitiv që do të ndikojë në zhvillimin ekonomiko-shoqëror të vendit tuaj. Ne do t’i drejtohemi parlamentit dhe qeverisë sonë, të cilët i kushtojnë një rëndësi të veçantë kësaj vizite, për ta ndihmuar sa më shpejt Shqipërinë. Jemi të bindur se procesi i demokratizimit në vendin tuaj do të ecë përpara dhe se zgjedhjet e 31 marsit do të jenë të lira. Në pritje merrte pjesë nënkryetari i Presidiumit të Kuvendit të Shqipërisë Sihat Tozaj, e RTV, dha Ishte i pranishëm dhe të henën, drejtori i Italisë-teatrit të Operas Cardilli, përfaqësues i Sevijes, dirigjenti italian Dirigjenti V. Parizi, më parë nga publiku. [Vijon tekst i palexueshëm/mbuluar]

(Foto: ATSH)

PROGRAMI I PPSH-së - MUNDËSI ZHVILLIMI BASHKËKOHOR

Jo premtime, por garanci ELBASAN: «PROGRAMI I PPSH-së MË DUKET MË SERIOZ» Është tashmë një e vërtetë e ditës se programi i PPSH-së ka gjetur përkrahje të gjerë në shtresat e ndryshme të popullit. Dhe jo vetëm për hir të traditës, sepse populli e ka ndjekur Partinë e Punës për dekada të tëra, por sepse programi në pikat më kryesore është tepër i avancuar. Njerëzit mendojnë vetë, lirshëm për gjithçka, por në këtë program ata shohin se PPSH merr përsipër të çojë deri në fund proceset e reja, të integrohet plotësisht me familjen evropiane. - Të gjitha programet e këtij elektorati synojnë demokratizimin, thotë mjeku Nikolla Bico, - por mua programi i PPSH-së më duket më seriozi. Dhe në se në të nuk lejohet shitja e tokës të huajve, siç mund të jetë ndonjë program tjetër, kjo përseri është më e mirë apo të premtohesh apo të garantosh për të realizuar diçka? Meqenëse nuk gjejë dot ç’të nxjerrin si të të kohës e jo të përstatshëm në programin e Partisë së Punës akuzojnë Partinë e Punës se nuk e ka mbajtur fjalën. Si do që të jetë, edhe pse janë bërë gabime me një rrugë të gjatë (gjë bime mund t’i bëjë për një dekada të tëra) kurseesi s’mund të mohosh në mënyrë kategorike gjithka. Se është bërë e çështje e arritur gjatë më se 46 vjetëve në vendin tonë edhe këtë e di më mirë populli, ai di të bëjë vlerësimin më të paanshëm. Ai kupton gjithashtu se programi i Partisë së Punës nuk është për dërri më 31 mars. Pikërisht më 31 mars ai do të nisë të hapë perspektiva të reja të vendit. Edhe vënia e njerëzve me moshë e mendim të ri në drejtimin dhe udhëheqjen e Partisë së Punës, përsëri është shenjë se ajo po lufton ndryshkun e burokratizmit të rradhët e saj e më gjerë, se përditë po bëhen përpjekje për reformuar dhe veten e jo vetëm programin. - Nuk jam analist, përfundon mjeku, por nuk gaboj po të them se të gjitha mundësitë janë që populli të votojë për programin e PPSH-së, për kandidatët e saj... Pyetja se kush do të jetë në gjendje të fitojë në zgjedhjet e 31 marsit po dëgjohet përditë e më shumë. Që nga politikanët profesionistë, simpatizantët e partive të ndryshme politike e deri në radhët më të thjeshta e shifje, madje dhe mes nxënësve. Sigurisht, kjo atmosferë shpreh shqetësimin dhe seriozitetin e njerëzve për të çuar më tej procesin tashmë të hapur demokratik. Elektorati me shumë partnerë e parapëlqen këtë klimë. Veçse në disa mjedise e mikro-mjedise kjo është kthyer në një «ethe». Disa harrojnë se Shqipëria është cilësuar njëherë në 44-tren. Tani bëhet fjalë për qeverisjen më të mirë të saj gjatë një legjislature. Pra gjërat s’ka pse ngatërrohen. Shqipëria është e të gjithëve. Nuk jemi përpara një loje me domino dhe s’ka pse të mendohet për fitimtarë e të humbur, por për një fushatë zgjedhjesh që po u afrohen standardeve më të përparuara demokratike. Populli guxon vetë. Ai i ka në dorë të gjitha programet e partive, po merr pjesë edhe në zbërthimin e tyre, po pyet e po shfaq mendime nga më të ndryshmet. Kemi besim në pjekurinë e tij, në dëshirën për demokraci e përparim. Pluralizmi i krijoi mundësinë të zgjedhë më të mirën mes të shumtëve.

Me këmbë në tokë

DURRËS: «DYER TË HAPURA PËR TË HYRË NË RRJEDHAT EVROPIANE» Duke diskutuar rreth programit elektoral të Partisë së Punës, komunistët po shfaqin mendimet e tyre. Ja ç’thonë disa nga ata. - Çdo parti politike ka nxjerrë programet e veta elektorale, - thotë komunisti Stefan Bulo. - Në majft pika ato takohen. Por është e natyrshme se në kushtet e pluralizmit jo gjithçka përputhet në këto programe, madje mjaft gjëra janë të kundërta. Është e drejta e çdo partie të dalë me programin e saj. Por pse i besoj unë programit të Partisë së Punës? Ai më duket shumë serioz dhe i matur. Ai nuk bën premtime, por ama objektivat që ka vënë synojnë për ndryshime me të vërtetë të mëdha. Ky program jo vetëm që nuk i mbyll derën kërkujit për të trokitur në Shqipëri, përkundrazi, i hap dyer të mëdha popullit për të hyrë në rrjedhat evropiane, siç i hap dyert në bazë të çdo ligji dhe tregulli ndërkombëtar edhe të huajve për të bashkëpunuar me ne. Por mbi të gjitha do kuptuar mirë se së pari, e kemi në dorë vetë ne realizojmë këtë program, pa punën tonë më të madhe nuk do të (Vijon në faqen 2)

Ditën e votimit e kemi çdo ditë mes nesh

SHKODËR: «ALTERNATIVA TË SHUMTA PËRPARIMI» Të gjithë e presim me një mënyrë të pazakontë 31 marsin. Çdo ditë që kalon na afron më të, por njëkohësisht na bën më të përgjegjshëm për t’u parë me një përgjegjësi: «për cilin do të jetë vota jonë?». Nuk është vetëm thjeshtë. Para njerëzve janë disa programe të partive politike apo të subjekteve të tjera elektorale. Diskutojnë për to, mendojnë për të ardhmen lidhur me secilën prej (Vijon në faqen 2)

Veprimtari me rastin e 100-vjetorit të lindjes së Piktorit të Popullit, Vangjush Mio

Në kuadrin e 100-vjetorit të lindjes së Piktorit të Popullit, Vangjush Mio, një nga artistët e shquar të Shqipërisë, Komiteti i Kulturës dhe Arteve, Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve, Komiteti Ekzekutiv të KP të rrethit të Korçës, organizuan dje para dite në shtëpinë e kulturës dhe të krijimtarisë popullore «Ali Kelmendi» të qytetit një mbledhje jubilare. Fjalën e rastit e mbajti kryetari i Komitetit të Kulturës dhe Arteve, Moikom Zeqo. Me këtë rast u hap një ekspozitë me vizatime e fotografi nga krijimtaria e Vangjush Mios, u bë vizita në shtëpinë muze të piktorit, dhe u vendosën kurora në varrin e tij. (Sipas ATSH-së) Veprimtari me rastin e | Nga takimet e misionit të pa

Nga takimet e misionit të punës të FMN-së

Dje paradite, Kryetari i Komisionit të Planit të Shtetit, kandidati i shkencave Leontjev Çuçi, priti në Komisionin e Planit të Shtetit misionin e punës të Fondit Monetar Ndërkombëtar, i kryesuar nga profesori Mario Blejer. Gjatë takimit, i cili kaloi në një atmosferë të ngrohtë, kryetari i Komisionit të Planit të Shtetit njohu pjesëtarët e misionit me veprimtarinë e këtij institucioni, funksionin dhe detyrat e tij. Ai u foli atyre për gjendjen ekonomike shqiptare, për vështirësitë që po kalon vendi, si dhe për alternativën për kapërcimin e tyre me kalimin në ekonominë e tregut. Leontjev Çuçi tha se Fondi Monetar Ndërkombëtar, si një forum i rëndësishëm ndërkombëtar, duhet të kontribuojë në dhënien e ndihmës teknike e profesionale për procesin e tranzicionit me kalimin e ekonomisë së së tregut, si dhe në ndihmën financiare. Gjithashtu ai tha se, në presim mendimet dhe sugjerimet tuaja për problemet dhe ndryshimet ekonomike dhe shprehu besimin se vizita e këtij misioni në Shqipëri do të krijojë mundësinë për të realizuar procesin e transformimeve ekonomike dhe futjen sa më shpejt të Shqipërisë në proceset e integrimit europian dhe ndërkombëtar. Duke folur në emër të pjesëmarrësve të këtij misioni, profesor Mario Blejer ndër të tjera tha se, jemi të kënaqur që sot fillojmë procesin e integrimit të Shqipërisë në Fondin Monetar Ndërkombëtar. Dhe shiroj të përmend se ky është një…

Pritje në kryeministri

Kryetari i Këshillit të Ministrave të RPS të Shqipërisë, zoti Fatos Nano, priti dje në mëngjes në kryeministri një delegacion parlamentar italian, të kryesuar nga kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Deputetëve të këtij parlamenti, Flaminio Pikoli. Kryetari i Këshillit të Ministrave të RPS të Shqipërisë, zoti Fatos Nano, priti dje në mëngjes në kryeministri një delegacion Pikoli. Kryeministri shqiptar, pasi e për… [pjesë e mbuluar/ilegibile]

Takim me ministrin e Punëve të Jashtme

Dje ministri i Punëve të Jashtme, z. Mehmet Kapllani, priti dhe bisedoi me delegacionin parlamentar italian, të kryesuar nga kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Deputetëve… Dje ministri i Punëve të Jashtme, z. Mehmet Kapllani, priti dhe bisedoi me Flaminio Pikoli. Gjatë bisedës nga të dy palët u theksua vendosmëria për të marrëdhënieve të mira e miqësore dhe bashkëpunimi midis Shqipërisë dhe Italisë në aspektin e marrëdhënieve… [teksti vazhdon jashtë/kufiri i dukshëm]

KOMINAR?

[Titulli i dëmtuar] KOMINAR? … [tekst pjesërisht i mbuluar dhe i vështirë për t’u lexuar] Në rolin e Figaros interpretoi baritoni Ymer Alca. Ai doli për vo… dirigjenti italian … V. Parizi … [teksti vazhdon në kolonat përreth] [Fragment i zbehtë dhe i dëmtuar] … mjeshtri Parizi. … patiturës origjinale … Skruplozitet përdorimin … frekuenca të mëdha … tempo-ritmin e duhur … Në këtë koncert … punë e regjisorëve … Në skenë … Nevilja Maja (Berta) … [teksti i mbetur është i palexueshëm në imazh] Skenë nga opera. (Foto: …)

(Foto: ATSH)