08/03/1991
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

8 mars 1991

Dëshira të sinqerta për ndihmën

Intervistë e shokut Shkëlqim Cani, zëvendëskryetar i Këshillit të Ministrave të RPSSH-së dhënë gazetarit tonë Luan M. Rama, pas përfundimit të vizitës në Republikën e Turqisë. - Shoku Shkëlqim, sapo jeni kthyer nga një vizitë pune në krye të një delegacioni qeveritar shqiptar në Republikën e Turqisë. Do të ishte me interes për lexuesit e gazetës tonë, por dhe për mbarë opinionin e gjerë të na thoni diçka lidhur me objektin e kësaj vizite. Është optimist fakti që marrëdhëniet midis popujve dhe qeverive tona, kohët e fundit kanë arritur në nivele të reja. Pas takimit të shokut Ramiz Alia me presidentin turk, zotin Ozal në Sesionin e 45-të të OKB-së në Nju Jork, në marrëdhëniet shqiptaro-turke është çelur një etapë e re. Pikërisht për t’iu përgjigjur kësaj fryme dhe për të nxitur më tej marrëdhëniet ekonomike, pa nënvlerësuar aspak ato në fushat e tjera me interes reciprok, shkuam në Turqi, ku gjetëm një klimë shumë dashamirëse e të favorshme për Shqipërinë. - Vend qendror zinte në vizitën tuaj takimi me Presidentin e Republikës Turke, zotin Turgut Ozal. Ç’mund të na thoni për këtë takim? - Ashtu është. Pata kënaqësinë të takoj zotin Ozal me të cilin zhvilluam një bisedë shumë të sinqertë e miqësore, që zgjati mbi një orë. Unë i dorëzova atij një mesazh përshëndetjeje nga shoku Ramiz Alia, për të cilin Presidenti turk u shpreh me fjalët më të mira. Zoti Ozal tregoi interes të madh për ecurinë e procesit të demokratizimit në të gjithë jetën e vendit, për ndryshimet në legjislacion, për partitë e opozitës, për fushatën e zgjedhjeve dhe vlerësoi shumë rolin e madh dhe pazëvendësueshëm që po luan në mbarëvajtjen e këtij procesi shoku Ramiz Alia. Pas ekspozesë që i bëmë për të gjitha këto probleme, biseduam edhe për vështirësitë ekonomike në të cilat ndodhet vendi ynë. Nga pala jonë u kërkua rritja e kredisë prej 30 milionë dollarësh që na është akorduar përpara disa kohësh dhe u këmbëngul për çeljen e kreditorëve për zbatimin e procedurave të nevojshme me qëllim që të fillojë importimi i mallrave na janë brenda muajit mars. Gjithashtu Presidenti turk premtoi edhe një ndihmë humanitare për popullin shqiptar ku do të përfshihen produkte ushqimore si miell, sheqer, vaj si edhe një sasi ilaçesh. Vetëm miell mendohet të arrijë në afro 30 mijë tonë që vlerësohet, afërsisht me 5 milionë dollarë. Një problem tjetër për të cilin insistoi pala jonë që edhe ai që ka të bëjë me çështjen e emigrantëve ekonomikë. Presidenti turk shprehu dëshirën e mirë për të ndihmuar në këtë drejtim. Ne do të përpiqemi t’i krijojmë mundësinë, tha ai, - për punësim dhe për këtë do të ndërhyjmë edhe pranë qeverive të disa vendeve arabe për të krijuar edhe dhe mundësi punësimi. Gjithashtu një rrugë tjetër për zgjidhjen e forcave të lira në punë është sjellja e malltit të porositësit nga Turqia për punësimin e tyre këtu në Shqipëri. E rëndësishme është të theksojmë se të gjitha këto do të bëhen në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi të dy vendeve tona. Në kuadrin e bashkëpunimit shumëpalësh dhe shfrytëzimit të marrëdhënieve të vendit tonë me vendet e tjera, shteti turk do të shfrytëzojë reputacionin që ka në botën arabe, me qëllim që në njësi që ekziston midis popullit shqiptar dhe popujve arabë, të mos mbetet vetëm në planin moral, por të konkretizohet edhe me marrëdhënie ekonomike apo më gjerë. - Nga sa na thatë duket qartë se Zoti Turgut Ozal ka shprehur dëshirën e mirë për ta ndihmuar vendin tonë. Por dua t’ju pyes: a patët ndonjë vështirësi ose a konstatuat ndonjë rezervë tek pala turke lidhur me ndihmat për Shqipërinë për faktin se përfaqësoni «Qeverinë e komunistëve»? - Jo, atje nuk hasëm ndonjë paragjykim të tillë. Presidenti turk u shpreh sinqerisht se «Ne popullin shqiptar e kemi vëlla, dhe vëllain do ta ndihmojmë me gjithë zemër». Ai gjithashtu shprehu besimin se Shqipëria do ta përballojë i saj do të dijë të integrohet shumë shpejt në rrjedhat e proceseve mbarëevropiane. Veçse gjë duhet ta kuptojmë në përgjithësi e pavarësisht nga ndihmat miqësore e kreditë që mund të na jepen, ato janë sekondare. Përcaktuese është puna jonë. Rezultatet që do të arrijmë në të gjitha fushat e veprimtarisë prodhuese, janë rezervat e shumta që disponojmë dhe që duhen shfrytëzuar në punë.

Konferencë shtypi e PPSH-së

Dje pasdite në një nga sallat e Komitetit të Partisë së Punës të rrethit të Tiranës, PPSH organizoi një konferencë shtypi me gazetarë të vendit dhe të huaj, atashe të shtypit e të kulturës, të disa përfaqësive diplomatike të akredituara në Tiranë, për programin elektoral të saj, në fushën e arsimit, kulturës dhe shëndetësisë. Merrnin pjesë edhe punonjës të institucioneve arsimore, shëndetësore e kulturore. Konferencën e hapi shefi i sektorit të propagandës të KQ të PPSH, Muharrem Xhafa. Përfaqësuesit e PPSH prof. Hamit Beqja, ministri i shëndetësisë dr. Sabit Brokaj, dhe kandidati i KQ të PPSH Moikom Zeqo, Kryetar i Komitetit të Kulturës dhe Arteve, duke iu përgjigjur gjithmonë e më kombëtare, popullore, demokratike e progresive. Moikom Zeqo theksoi, njëzëri se jemi kryer një kulturë të vërtetë demokratike me vlera të spikatura jo vetëm brenda por dhe jashtë vendit. Programi elektoral i PPSH për kulturën, letërsinë dhe artet, nënkupton një koncept të ri që e bën vizionin e tyre më kombëtar e demokratik dhe do të sjellë shumëllojshmëri formash e veprash më cilësore do t’u japë një shtytje të re krijimtarisë kulturore shqiptare, jo vetëm në RPSSH por dhe në të gjithë trevat ku ajo zhvillohet. Dr. Sabit Brokaj, duke iu përgjigjur pyetjeve të të pranishmëve theksoi se objektivat kryesore basadat e huaja në Tiranë, sekretari i KQ të PPSH Spiro Dede ndër të tjera tha: Ky është një vërshim i dhimbshëm, tronditës dhe me pasoja destabilizuese për vendin, për marrëdhëniet me fqinjët tanë, për paqen e qetësinë në vend e në rajon. Ai hodhi poshtë aludimet e akuzat e përhapura, sidomos nga disa organe të shtypit të huaj se gjjoa këto largime janë inkurajuar nga autoritetet shqiptare dhe u distancua në mënyrë të prerë prej tyre. PPSH-së dhe shtetit shqiptar, tha ai, nuk u interesojnë gjullurdia dhe psikoza e ikjes, vat rat e tensionit dhe çdo lloj destabilizimi. Përkundrazi, nënvizoi ai, Partisë së Punës dhe Shqipërisë... u duhet rini, u duhet angazhimi i gjithë njerëzve në punë e në veprimtarinë e gjithë politike-shoqërore, u duhet atmosfera e qetë dhe e plotë demokratike për të zhvilluar më dinit, përkuri e përgjegjësi drejt zgjedhjeve të lira e pluraliste të 31 marsit. Ai gjithashtu u bëri të njohur pranishmëve veprimtarinë e menjëhershme që kanë ndërmarrë organet e PPSH në qendër e nëpër rrethe për të ndaluar këtë vërshimë të dhimbshëm e me pasoja të rënda për kombin. Muharrem Xhafa. Përfaqësuesit e PPSH prof. Hamit. Begja, të PPSH Moham Zego. Kryetari i Komitetit të Kulturës dhe Arteve, duke i përgjigjur pyetjeve të të pranishmëve, theksuan ndër të tjera se programi elektoral i PPSH synon zhvillimin e një arsimi popullor, bashkëkohor, të një kulture demokratike kombëtare dhe të një sistemi shëndetësor në interes të masave të gjera të popullit. Prof. Hamit Begja nënvizoi faktin se PPSH në luftën për progres dhe demokraci e ka në qendër të vëmendjes zhvillimin e mëtejshëm të arsimit popullor dhe rritjen cilësore e modernizimin e shkollës. Në programin e vet elektoral PPSH synon ta ngrejë shkollën në nivele të reja bashkëkohore duke e bërë atë vendit tonë me botën, prishjen e marrëdhënieve me shtetet e tjera. Kjo situatë është e mbarsur me pasoja shumë të rrezikshme për fatet e vendit tonë. Është krijuar një përkërcënim i drejtpërdrejtë ndaj çdo shtetëror dhe rrjedhimisht ndaj sovranitetit dhe lirisë së popullit. Kjo është shenja më e dukshme që duhet të vlerësojë çdo shqiptar i ndershëm dhe patriot, në mendjen e të cilit mbizotëron si motiv primar interesi i Shqipërisë. Për t’i prerë fijet këtij skenari, për të siguruar qetësinë e nevojshme të popullsisë, që të ketë furnizim normal dhe, mbi të gjitha, për të mbrojtur me vendosmëri e me çdo kusht interesat më të larta kombëtare, në këto kushte, Këshilli i Ministrave VENDOSI: 1. Porti i Durrësit të shpallet zonë ushtarake. Kjo nënkupton kontrollin dhe administrimin e tij nga forcat e mbrojtjes popullore në bashkërendim me organet e pushtetit e të transportit, duke rregulluar e koordinuar me disiplinë e kushte, Këshilli i Ministrave

Komunikatë e Këshillit të Ministrave

Në zbatim të detyrës së Këshillit Presidencial dhe pas një rrahjeje të gjërë mendimesh me të, Këshilli i Ministrave analizoi në datën 7 mars gjendjen e krijuar në portet e Durrësit, Vlorës dhe Shëngjinit, prej anijeve të huaja shqiptare me rrugë të paligjshme duke rrëmbyer anije dhe çdo mjet lundrues vendas dhe të huaj, janë larguar për në Itali, pavarësisht nga përpjekjet e organeve të pushtetit e të forcave të rendit për të stabilizuar gjendjen. Një situatë e tillë rrezikon veçanërisht marrëdhëniet ndërshtetërore me Italinë dhe si interesin askujt veç forcave që janë për destabilizimin e Ballkanit dhe në Evropë. Gjendja në portin e Durrësit është shumë shqetësuese. Praktikisht aty është ndërprerë puna për shkarkimin e mallrave ushqimore aq të domosdoshme për furnizimin e popullit. Aty nuk zhvillohet asnjë aktivitet eksport-importi. Duke qenë se janë rrëmbyer anije vendase dhe të huaja tani në port nuk ndodhet asnjë mjet lundrues. Këshilli i Ministrave vlerësoi me përgjegjësi se, si rrjedhim i tregimeve të rënda në këto porte, në pikat kufitare me Greqinë dhe Jugosllavinë si dhe i grumbullimeve të njerëzve në qytetin e Tiranës për t’u futur në ambasadat e huaja e për t’u larguar nga Shqipëria, është krijuar një situatë e jashtëzakonshme. Veprimet e pakontrolluara të masave prej mijëra njerëzish janë pjesë e një skenari të gjerë, që është zbatuar më parë në vende të tjera dhe është organizuar nga forca të brendshme e të jashtme në përpjekje për të likuiduar jo vetëm Shqipërinë dhe kombin shqiptar, por për t’i vënë zjarrrin krejt Ballkanit, çka do të kishte pasoja të rënda për Evropën mbarë. Në planin e brendshëm ky skenar kërkon paralizimin e ekonomisë sonë që edhe kështu është në një gjendje të rëndë, rritjen e tensioneve politike dhe bllokimin e veprimtarisë normale të organeve të pushtetit shtetëror në rreth e në qendër, provokimin e organeve të ruajtjes së rendit për të shkaktuar konfrontime dhe gjakderdhje. I gjithë ky skenar praktikisht synon të bllokojë krejt procesin e demokratizimit në Shqipëri e të ndërpresë zhvillimin e zgjedhjeve të 31 marsit, për të cilat janë angazhuar si Qeveria ashtu dhe të gjitha forcat politike. Forcat armiqësore të brendshme dhe të jashtme përpiqen të ndërpresin komunikimin e

Njoftim i Ministrisë së Transporteve

Zëdhënësi i Ministrisë së Transporteve bën të ditur se trageti, i cili do të vinte nga Italia më datën 8 mars 1991 në Durrës, sipas njoftimit të palës italiane, nuk do të nisë për në Shqipëri. Përsa i takon lëvizjes së trenave, zëdhënësi informon qytetarët se janë marrë masat që lëvizja e udhëtarëve dhe drejtim të punës e të banimit të tyre të jetë sa më normal. të marrin të banimit të tyre të jetë sa më normal. (Vijon në faqen 2)

Ftohen vëzhgues për zgjedhjet e 31 marsit

Dje, korrespondenti i ATSH-së mësoi se Presidiumi i Kuvendit Popullor i RPS të Shqipërisë ka ftuar për të marrë pjesë në zgjedhjet e 31 marsit për deputetë në Kuvendin Popullor delegacione vëzhguesish nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës, Parlamenti Europian i Komunitetit Evropian. Dje, korrespondenti i ATSH-së mësoi se Presidiumi i Kuvendit Popullor i RPS të Shqipërisë ka ftuar për të marrë pjesë në zgjedhjet e 31 marsit për deputetë në Kuvendin Popullor delegacione vëzhguesish nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës, Parlamenti Evropian i Komunitetit Evropian, nga parlamentet kombëtare të Italisë, Gjermanisë, Francës, Spanjës, Austrisë, Anglisë, Finlandës, Suedisë, Belgjikës, Holandës, Bashkimit Sovjetik, Luksemburgut, Greqisë, Hungarisë, Çekosllovakisë, si dhe nga Komisioni i Kongresit Amerikan për Helsinkin. (ATSH)

Mbërriti në vendin tonë delegacioni i Federatës Ndërkombëtare të Helsinkit

Dje mbërriti në vendin tonë një delegacion i Federatës Ndërkombëtare të Helsinkit, i kryesuar nga ... Përfaqësues të komiteteve kombëtare të Helsinkit nga Suedia, Austria, Zvicra, Italia, SHBA-ja dhe Jugosllavia.

Kryetari i Komitetit Ekzekutiv të KP së Tiranës priti mëna Terezën

Dje paradite kryetari i Komitetit Ekzekutiv të Këshillit Popullor të rrethit të Tiranës, shoku Llambi Gegprifti, priti bamirësen e madhe Nënë Terezën. Në takim u bisedua lidhur me plotësimin e të gjitha kërkesave dhe realizimin sa më mirë të misionit të saj bamirës në kryeqytet, bëhet e ditur në njoftimin e Drejtorisë së Femijërisë e Shëndetësisë Katështi ka bërë çështjen e Institutit Onkologjik të shëruar. Dhe ajo kuplina Mazreku paguar, edhe kur fëmijët e saj kundërvare me muaj e vite spitali. (ATSH) Ajo i ka nisur fëmijët shkollave e saka paguar kurre lekë për mësues, klasa apo konvikte. Ajo ka kryer vetë shkolla nate, kurse e specializime të gjata të të gjitha kategorive e rrugë i ka ecur. Ku qëndron drejtësia këtu? Është nga jeta e thënë në Tropojë me paqë, gjashtë shtëpi dhe pushteti ka ngritur shkolla për vocational e atje. Siç thoni ju, nuk e ...

NJOFTIM I MPB-së

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, njofton se përpjekjet e grupeve të njerëzve për të hyrë forcërisht në ambasadat e huaja në Tiranë, vazhduan deri në orët e vona të datës 6 mars 1991. Forcat e rendit morën masa për të penguar, por ata të rriturit nisën të qëllonin me gurë e sende të tjera të forta. Policia u bëri sërish thirrje që të largoheshin normalisht, sepse lajmi për hapjen e ambasadave ishte i rremë dhe me veprimet e tyre do të sillnin dëme të pasoja. Thirrjeve të përsëritura për të forcuar të rendit për t’u shpërndarë, grupet e njerëzve nuk ua vunë veshin, përkundrazi i intensifikuan goditjet. Në hyrje dhe në dalje të rrugës «Konferenca e Pezës», pranë bankës së Shtetit dhe te «21 Dhjetori», nisën të qëllonin me gurë xhamat e lokaleve të tregtisë dhe dyqanet, të godasin e t’i shkatërrojnë automjetet duke shkaktuar kështu dëme të konsiderueshme materiale. Në të njëjtën kohë hodhën eksploziv ndaj forcave të rendit, që lëvruan me armë zjarri nga 3-4 drejtimet e si pasojë u plagos një polic. Nga shkëmbimet e zjarrit, në vendin e ngjarjes një shtetas dhe u plagosën 7 të tjerë. Me mjete të ndryshme u plagosën gjithashtu dhe një numër shtetasish e pjesëtarë të forcave të rendit. Policia shoqëroi për në rajona u dhjetëra persona, nga të cilët u ndaluan për akte vandalizmi 24 prej tyre. Forcat e ruajtjes së rendit kanë marrë masa të gjithanshme, në zbatim të angazhimeve të vendit tonë, i cili është palë në Konventën e Vjenës për marrëdhëniet diplomatike të datës 18 prill 1961, të ndalojnë shkeljen ose dëmtimin e lokaleve të misioneve diplomatike si dhe prishjen e qetësisë ose cenimin e dinjitetit të tyre.

DEKLARATË E KOMITETIT QËNDROR TË PARTISË TË PUNËS TË SHQIPËRISË

Populli ynë është tepër i shqetësuar. Në një kohë që po bëhen të gjitha përpjekjet për zhvillimin normal të proceseve demokratike dhe për të shkuar të qetë në zgjedhjet e 31 marsit, në vend po ndodhin ngjarje të rënda, me pasoja për të gjithë njerëzit, për jetën ekonomike e shoqërore, për qetësinë e sigurinë, për stabilitetin dhe demokracinë. Veprime shkatarëruese e akte vandale në disa qytete, shkrehje të punëve nga mijëra njerëz të thjeshtë e administratorë të prodhimit, të gjitha këto, gjithçkaje mund t’i shërbejnë, po kurrsesi nuk i shërbejnë popullit, nuk i shërbejnë përparimit të ekonomisë, nuk i shërbejnë lirisë dhe pavarësisë së atdheut. Këtyre shqetësimeve të mëdha iu shtuan ditët e fundit edhe ngjarjet në Vlorë, Durrës, Tiranë, Shkodër e Lezhë. Mijëra njerëz të moshave të ndryshme, sidomos të rinj, rrëmbyen anijet që gjetën në port, tenxhat e të huajt, shumë prej të cilave ishin të ngarkuara me ushqime për popullin, dhe ikën drejt Perëndimit. Me gjithë masat e marra prej organeve shtetërore për emigracionin dhe me gjithë deklaratat e diplomatëve të huaj se atje ku venë nuk ka vende pune dhe se nuk është kjo rruga e zgjedhjes, u bënë grumbullime masive pranë ambasadave. Kjo marrëdhënie kombëtare e ther në zemër çdo shqiptar të ndershëm, i ther në zemër prindit për fëmijët, motrës për vëllanë, shokut për shokun, fqinjit për fqinjën. Këto nuk i interesojnë kurrkujt. Është e qartë për të gjithë se këto veprime janë pjesë e skenarit të përgatitur nga forca të jashtme e të brendshme, për të goditur pushtetin popullor, për të goditur prestigjin e tij, për të goditur besimin që ai gëzon te populli ynë, për të sabotuar miqësinë dhe bashkëpunimin e vendit tonë me popujt e Evropës. Prandaj Partia e Punës e Shqipërisë ka kërkuar nga organet shtetërore që të ndërmerren veprime urgjente brenda vendit për ta stabilizuar situatën dhe në plan ndërkombëtar për të realizuar kontaktet sa më efikase me botën dhe organizatat ndërkombëtare, për të shmangur këtë gjendje të rëndë. Situata mund të kapërcehet dhe duhet të kapërcehet sa më parë. Komiteti Qendror i PPSH i bën thirrje popullit, njerëzve të ndershëm, komunistëve, punëtorëve e fshatarëve, intelektualëve, veteranëve e të rinjve, që të gjithë së bashku ta ndalojmë këtë të keqe të madhe. Po i ikën atdheut rinia. Shumë prej këtyre njerëzve, ndikuar nga psikoz a e mosdurimit, i kërkojnë shanset e jetës te braktisja e vendit në mënyrë krejt të paligjshme. Por frymëzuesit dhe organizatorët e kësaj braktisjeje nuk e kanë sofër bosh, nuk janë të papunë. Me këto veprime ata synojnë ta tronditin rendin popullin në një moment politik mjaft delikat, synojnë që të krijohen situata të pakontrolluara për të shkaktuar dëme edhe më të mëdha, fatkeqësi edhe më serioze. Në këtë situata organizatat-bazë të Partisë dhe komunistët duhet të dalin në ballë. Veçanërisht në Tiranë, Durrës, Vlorë, Shkodër, Lezhë, etj. Sot më shumë se kurrë duhet fjala e tyre e çmuar. Sot më shumë se kurrë të punojmë me njerëzit, të bindim shokët, të bindim pjesëtarët e familjes, të bindim fqinjën se nuk është kjo rruga e shpëtimit të Shqipërisë, nuk është kjo rruga e demokracisë, nuk shkohet kështu drejt Evropës. Vështirësitë janë për të gjithë popullin e të gjithë duhet të vëmë gjoksin, të gjithë duhet të ngrihemi të punojmë. Si mund të rrimë përsëri pa mbjellë duke pasur një treg bosh? Kur shteti ka vështirësi financiare a është mirë që të mos prodhojmë krom, bakër, naftë? Është e pafalshme situata e prishjes, kur puna është shkrehur. Nga kush presin komitetet e Partisë, nga kush presin organizatat-bazë, nga kush presin komunistët? Me përgjegjësinë që kanë ndj arë fatet të vendit, atyre u takon të japin shembullin dhe të kërkojnë llogari kudo ku janë, në arë, në galeri, në administratë, në komitete ekzekutive, në dikastere e qeveri. Duhet të shkunden vetë të parët nga plogështia që të shkundin dhe të tjerët. Komiteti Qendror i PPSH i bën thirrje ndërgjegjes atdhetare të gjithë popullit, i bën thirrje rinisë tonë që të ngriten me kurajo mbi këtë krizë ekonomike e shpirtërore që jetojmë, të venë mbi gjithçka interesat e atdheut e të kombit, të përballojnë situatat e rënda të krijuara. Kush e do Shqipërinë, sot le ta tregojë. Komiteti Qendror i PPSH ka bindjen e plotë se populli i ynë, si gjithnjë në situata të tilla të vështira, do të dijë ta kapërcejë edhe këtë duke forcuar unitetin për hir të lirisë, të pavarësisë dhe të sovranitetit kombëtar. KOMITETI QENDROR I PPSH Tiranë, më 7. 3. 1991