Thamë se marsi po na çonte drejt pranverës. Dhe koha kalendare s’kthehen, pranvera si stinë do të vijë, madje ka ardhur.
Por për ne shqiptarët kjo tashmë është fare pak. S’po e ndjejmë ngrohtësinë e këtyre ditëve pranverore, as aromën e mimozave që kanë çelur. Në sivjet duam e presim një pranverë të vërtetë, një pranverë disi të vonuar por të shumëdëshiruar. Është pranvera e demokratizimit të tejskajshëm të shqiptarëve. Por ajo po vonon. Fillon të çeli e të lulëzojë si si pritur një vjesë, pastaj një ngricë e në sytë dhe ndjenjat e njerëzve çdo gjë nis të ftohet. Kështu po ndodh në këto ditë marsi kur çeljen e pranverës po e presim e kemi kaq afër. Kush po e vonon e pengon këtë pranverë, kush po e të popullin në të ftohtin dhe drithmat e këtij dimri që s’po ka të sosur? Tregu vazhdon bosh e mos më keq. Sha më keq se ngado, tërë këto ditë dëgjojmë qarjet e njerëzve të njëri-tjetrit: «as presh s’ka, la më të tjerat». Në shumë ndërmarrje, me qindra e qindra punëtorë s’punojnë se ju mungon lënda e parë. E ta pjetja në të cilën ndodhet ekonomia s’po ndalet. Këto të tërë e dimë, e shohim dhe e ndjejmë në shtëpitë dhe sofrat tona. Mungesa e durimit dhe qetësisë tashmë janë shndërruar në pasiguri për të sotmen dhe të nesërmen. Ngjarjet e ditëve të fundit, largimet masive të njerëzve, të rinj, të reja e fëmijë, janë të rënda e të tepër të dhimbshme. Le ta ndalim pra këtë hemorragji që po i rrjedh kombit shqiptar lidhur aq fort historikisht me trojet e veta të moçme. Le të shtojmë besimin dhe shpresën. Le të vihëmi përballë atyre që me skenarë njëpjesëshëm nxisin pasigurinë dhe destabilizimin e vendit. Le të vëmë në vetë mbarë populli i madh e i vogël shpatullat punës, ekonomisë, Shqipërisë me halle më të mëdha se kurrë. Gjendja është vërtetë e rëndë e të gjithë ankohen e vetëm ankohen. Po kërkojmë ndihma e ndihma po marrim. Përpjekjet e qeverisë për stabilizim, për furnizim e punësim, afrimi i ditës së zgjedhjeve përbëjnë faktor qetësie e angazhimi më të madh të njerëzve për punë. Por fatkeqësisht ndodhi e po ndodh e kundërta. Anijet me grurë, sheqer e ushqime të tjera s’u lanë të shkarkohen, xhamat e vitrinat e mjaft dyqaneve ku do të furnizohet populli u thyen nga ata që në mënyrë të paligjshme deshën të hynin në ambasada. Deficitet e normalizimit thuajse në të tërë sektorët vazhdojnë. Kështu, me këto veprime po ecim jo drejt demokratizimit e demokracisë, jo drejt Evropës por larg saj. Kështu bile i largojmë dhe ata që për interesat e tyre apo për interesat e tyre apo i puna.
TË KTHEJME GJITHE VEMENDJEN NGA PRODHIMI – KERKESE E DITES
Shkrehja e godet politikën
Të dhëmb në shpirt kur shkon në tregtore e qytetit të Kukësit, një ndërtesë e bukur dy katëshe dhe nuk gjen një dorë presh apo një kokër qepë, një kokër patate apo një vezë.
Tregtoria kryesore e qytetit Bajram Curri është realizuar sipas të njëjtit projekt me atë të Kukësit. Por çuditërisht ato i ngjajnë njëra tjetrës jo vetëm nga pamja, nga konstruksioni dhe ana funksionale, por edhe nga pamja e njëjtë e vetinave të boshatisura. Të vjen keq. Këtë boshatisje e kemi mbjellur muaj më parë, duke shkrehur punën. Debate pas debatesh, një vërshim i dialogut politik i paparë ndonjëherë, që nuk na la të mbjellim as lakra, as presh, dhe erdhi dimri e na gjeti pa to.
Ku t’i marrim tani kur situata politike na kërkon të jemi më të fortë se kurrë ekonomikisht, por në fakt ne politikën sado të drejtë që ta nisim, po e vrasim me shkrehjen në punë, me shkatërrimin ekonomik. Çdo ditë të duket se nëpër Kukës apo në Bajram Curr ka mitingje, pasi rrugët janë plot njerëz që shëtisin. Klubet janë të stërmbushura dhe tërë e tymit të duhanit dhe avujt e pijeve vërshojnë nga dera e dritaret. Të gjithë rrahin politikën në tavolinë, por e vrasin atë se nuk shkojnë në fushë, në punë, ku ajo merr jetë. në fushë, në punë, ku ajo merr jetë.
Në gazetën «Kukësi i Ri», të datës 9 mars, të tërheq vëmendjen një shkrim i vogël me titullin «Sivjet nuk do të mbillen serrat me perime?». Në të thuhet se spinaqi dhe bizelja janë mbjellë në afatin optimal dhe sipas planit. Po kështu edhe farishtet. Janë mbjellë 7 ha qepë e njomë nga 14 që është plani, me synimin që deri më 12 mars të përfundojë mbjellja e tyre.
… Sivjet nuk do të mbillen serrat me perime se nuk është siguruar plastmas. Dikasteri ka dhënë atë (plastmasin) kryesisht ekonomive që kanë plan eksporti.
Le të mos e zgjasim. Dikasteri mendon për eksportin, por në fakt mendon se çdo të hanë njerëzit këtu. Punëtorët e NB-së shtyjnë afatin e mbjelljes, shtyhet edhe afati i prodhimit të perimeve, do të shtyhet edhe afati i konsumit. Kujt ia bëjmë këto? Vetëm vetës sonë. Gara elektorale e partive le të vazhdojë, le të përplasen debatet kafeve, rrugëve, në sallat e mbledhjeve sa të duan; edhe mitingje të bëjnë ata që kanë dëshirë, por punën të mos lëshojnë se po e godasin politikën.
Në ndërmarrjet e Kukënit minatorët e Kalimashit tregojnë sesi mbahet e palëvizshme fjala e dhënë, si stabilizohet ekonomia duke plotësuar prodhimin, por transportuesit nuk ia çojnë deri në fund nerën kësaj ndërmarrjeje, pasi nuk e transportojnë dot mineralin e nxjerrë.
HALIL BUCAPAJ
Vizë në evidencë
Edhe këtu – vizë, më poshtë përsëri – vizë. Kolona e emërtuar: fakt, të shkakton trishtim.
, heshtje në shumë ngastra të panxharit. Dhe kur? Kur ditët me diell, me temperatura të larta dëshmojnë për kushte shumë optimale për mbjellje. Vjet ishin mbjellë 3360 ha, kur sivjet nuk janë mbjellë as 600 ha. Këtë pamje të përgjithshme e prish vetëm një shifër. Data 9 mars, 280 ha të mbjellë me panxhar në Lumalas, kur plani është 338 ha. Mos ka këtu pasaktësi? Kjo shifër normale për mbjellje në afate optimale duket e çuditshme mes vizave të heshtjes dhe shifrave të ulëta, dëshmi të ngathësisë së përgjithshme në kooperativat e rrethit të Korçës. – «Më 13 mars ne do të kemi mbjellë tërë sipërfaqen e planifikuar» – na e pohuan këtë aty në ngastrat e panxharit kryetari i kooperativës Pellumb Seferi. Dha siguri kryeagronomi Zhani Bicaj. U bë mbështetje përgjegjësi i sektorit të Biranjit Skënder Shembi e si të thuash i vuri «vulën» brigadieri Ylli Bregu. U mblodhën përfaqësuesit e popullit nga të pesë fshatrat e kësaj ekonomie. Vendimi i prerë ishte ky: ti lëmë mënjanë diskutimet për ndarjen e kooperativës, për përcaktimin e tokave të këtij apo atij fshati që bëhen shkak edhe për sherr. Do të ishte kriminale e rëndë që të merremi me këto dhe ta lëmë panxharin pa mbjellë. Kur prodhimi të rritet, me mendje të kthjellët edhe këto çështje pleqërohen më mirë. Që të nesërmen kjo u shndërrua në vendim i: tërë fshatrat. Përveç mbjelljes së panxharit u shpejtua edhe mbjellja e farishtëve të duhanit, u krye nitrifikimi i tretë në ngastrat e grurit dhe urinimi, si dhe janë kapur detyrat në punimet në pemtore dhe vreshtarinë. Veçse me punën dhe kujdesin e blektorëve spjegohet edhe fakti që këto ditë ka rritje në qumësht, sa në prodhim aq edhe në dorëzim. Meraku për ngastrat e kooperativës nuk është ndarë nga ato të oborrit. Kooperativa i ka ndihmuar anëtarët me pendë të qeve, me farëra foragjere që i tregojnë nëpërmjet dyqanit, që ata të mos bredhin poshtë e lart. Kuptohet janë dy interesa që nuk përjashtojnë njëri-tjetrin. – Sivjet në brigadë ne do të mbjellim edhe 2 ha me perime, thotë brigadier Ylli. – Synojmë të marrim 400 kv për ha. Në se në vitin 1990 ndamë 16 lekë për ditëpune, sivjet do të shkojmë deri në 18 lekë për ditëpune, ose 25 lekë për normë. Sa e sa rezervat ka për rritjen e të ardhurave! Por për to u ka hije të flasin vetëm atyre që sot punojnë. vetë ... KOSTAQ DUKA
Takime për zbatimin e programit të PPSH-së
– FIER –
Vend në veçantë në punën me njerëzit po zë sqarimi e diskutimi
… didatët e PPSH-së në zgjedhjet e 31 marsit. – KORÇË – Në takimet me anëtarët e organizatave bazë të Partisë së…
Organizim i paligjshëm
Zëdhënësi i Prokurorisë së Për-
Takime për zbërthimin e programit të PPSH-së
- FIER -
Vend të veçantë në punën me njerëzit po zë sqarimi e diskutimi i objektivave të veçantë, të programit të PPSH-së.
Vend të i objektivave të veçantë, të programit të PPSH-së. Konkretisht, me kooperativistë është zbërthyer e diskutuar ajo çka u intereson atyre më shumë, për formën e pronësisë në të ardhmen. Aktive të tilla janë organizuar në Seman, Frakull, Damës etj. Në qytete, në grupe ndërmarrjesh, sipas sistemeve, janë zbërthyer e diskutuar objektiva të tjera që lidhen me të ardhmen e degëve të industrisë, për ekonominë e tregut, për zhvillimin e arsimtarisë etj. Në rreth e sipërzonavë janë ngritur grupe pune që propagandojnë programin e kandidatë të PPSH-së në zgjedhjet e 31 marsit.
- PUKE -
Në rrethin e Pukës, në fshat e në qytet, janë bërë mbledhje të përgjithshme të komunistëve dhe me aktivistë, ku është folur për programin elektoral të PPSH. Të tilla janë organizuar në Bushat, Qelëz, Gjegjan, Gojan, Fushë-Arrëz, Breg, Kalivarë etj. ku kanë folur shokë të aparatit të komitetit të Partisë së Punës. Pjesëmarrësit në këto mbledhje kanë diskutuar për probleme të ndryshme që preokupojnë ata, rreth dhe vendin, sidomos për rrugët e forcimit të mëtejshëm ekonomiko-financiar të kooperativave bujqësore.
- KORÇË -
Në takimet me anëtarët të organizatave bazë të Partisë së Punës të shkollave tëtejevçare dhe ata të shkollave të mesme u shkëmbyen mendime për probleme të rolit të komunistëve në përputhje me gjendjen aktuale të vendit, veçanërisht për mbarëvajtjen e mësimit në shkolla, si dhe për çështje që kanë të bëjnë me rinovimin dhe gjallërimin e jetës së Partisë së Punës. Takime të tilla rolin e komunistëve në këto situata u zhvilluan edhe me asetarët e organizatave-bazë të Partisë së Punës së lagjeve të qytetit. Aty u fol edhe për programin elektoral të PPSH-së.
Korresp. të «Zërit të popullit»
Organizëm i paligjshëm
Zëdhënësi i Prokurorisë së Përgjithshme njofton se dje, më datë 9. 3. 1991 në mjediset e UT është shpërndarë një thirrje nga Komisioni Provizor për fillimin e mësimit në shkollat e larta për organizimin e një mbledhje të Kuvendit të Studentëve në sheshin «Demokracia».
Organizimi dhe zhvillimi i kësaj mbledhje në një vend publik siç është sheshi «Demokracia» është i kundërligjshëm, sepse nuk janë zbatuar kërkesat e dekretit. «Për mbledhjet, grumbullimet dhe manifestimet e shtetasve në vendet publike», dt.31.7.1990. Në rast se do të zhvillohet një veprimtari e tillë, forcat e mbrojtjes së rendit kanë
(Vijon në faqen 2)
Zëvendëskryetari i Këshillit të Ministrave të Republikës Italiane, Klaudio Marteli, do të vizitojë Shqipërinë
Dje Kryetari i Këshillit të Ministrave të RPS së Shqipërisë, Fatos Nano, i dërgoi një letër Kryetarit të Këshillit të Ministrave të Republikës Italiane, Xhulio Andreoti, në të cilën pasi shpreh shqetësimin e thellë për eksodin dhe gjendjen e vështirë të refugjatëve shqiptarë në Itali, thekson nevojën e bashkëpunimit midis të dy vendeve dhe të përkrahjes së gjithanshme të Italisë për vendin tonë përballë krizës së rëndë ekonomike në Shqipëri.
Në përgjigje të letrës së Kryeministrit Fatos Nano, Kryeministri Xhulio Andreoti vendosi të dërgojë në Shqipëri më 11 mars 1991 zëvendëskryetarin e Këshillit të Ministrave të Republikës Italiane, Klaudio Marteli, për të biseduar me udhëheqjen shqiptare problemet e mësipërme.
Gjithashtu i është drejtuar me një letër për këto probleme edhe presidentit të Komisionit të Komunitetit Evropian, Zhak Delor, në të cilën theksohet se vështirësitë e krijuara nga eksodi i refugjatëve do të kapërceheshin më lehtë e më shpejtë në rast se për këtë qëllim nuk do të mungonte edhe kontributi i Komunitetit Evropian, anëtari i të cilit është edhe Italia fqinje.
(ATSH)
...sidenti i Delor, në Lo... projekt... Si pas pi...jrisë, ka ... meka...ta mbro...e kri... midis ... mbrojtje...
Si është e vërteta?...
- Duke marrë shkas nga pyetja e një gazetareje të huaj. -
Një gazetare e huaj që ndodhej këto ditë në vendin tonë, gjatë një bisede që zhvilloi me njërin nga drejtuesit e Partisë së Punës së Shqipërisë, midis të tjerash bëri edhe këtë pyetje:
- Kam dëgjuar se gjatë ditëve të fundit kanë braktisur Partinë e Punës rreth 20 mijë komunistë. A është e vërtetë?!...
Për të informuar opinionin tonë me qëllim që të mos zënë rrënjë të tilla lajme që synojnë denigrimin dhe përçarjen e PPSH-së, po publikojmë përgjigjen që mori gazetarja në fjalë. Gjatë të fundit (kryesisht nga dhjetori i vitit të kaluar e deri më 5 mars të këtij viti) kanë dorëzuar teserat e anëtarit të PPSH-së në shkallë vendi 350 persona. Nga këto 197 vetë i përkasin rrethit të Tiranës. Nga organizatat e Partisë të të gjitha rretheve të zonës Verilindore i kanë dorëzuar teserat vetëm tre komunistë. Por ndërkohë është mjaft domethënëse fakti që po gjatë kësaj periudhe, pra nga dhjetori e këtij janari pranur në radhët e PPSH-së 3027 komunistë të rinj, 213 prej të cilëve në rrethin e Tiranës. Besoj se nuk ka nevojë për komente të mëtejshme...
LUAN M. RAMA
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve prof. Rexhep Mejdani priti delegacionin e Federatës Ndërkombëtare të Helsinkit
Dje paradite Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për deputetë të Kuvendit Popullor, prof. Rexhep Mejdani, priti në selinë e Kuvendit të Popullit, delegacionin e Federatës Ndërkombëtare të Helsinkit, i kryesuar nga
... mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe për rolin e ndjeshëm që ka kjo federatë ka luajtur edhe më shpeshjen e opinionit evropian dhe për ndihmën e të drejtave të njeriut në Kosovë. Pastaj ai foli për zgjedhjet e para pluraliste të 31 marsit në vendin tonë, për ligjin e ri të zgjedhjeve dhe Kuvendit Popullor, si dhe për punën përgatitore që ...
(Vijon në faqen 4)
Zëvendësministri i Jashtëm priti ish-kongresmenin, Xhozef Dioguardi
Dje, zëvendësministri i Jashtëm, Sokrat Plaka, priti ish-kongresmenin Xhozef Dioguardi, president i Ligës qytetare shqiptaro-amerikane, dhe anëtarë të Ligës që e shoqëronin atë gjatë vizitës në vendin tonë.
Zëvendësministri Sokrat Plaka i njohu miqtë me ecurinë e procesit demokratizimit që synon integrimin e plotë të Shqipërisë në Evropë, me përpjekjet për kapërcimin e vështirësive të gjendjes aktuale ekonomike, si dhe ...
... dhe në mënyrë demokratike në zgjedhjet e 31 marsit. Ai u ndal gjithashtu në veprimtarinë ndërkombëtare të vendit tonë në kuadrin e bashkëpunimit ballkanik dhe të KSB-së si dhe në mundësitë dhe perspektivat që hapen për bashkëpunimin midis Shqipërisë dhe SHBA-së pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike. Ai vlerësoi njëkohësisht kontributin e komunitetit shqiptaro-amerikan për forcimin e miqësisë midis popullit ...
(Vijon në faqen 4)
Nga drejtoria e shtypit dhe informacionit pranë Këshillit të Ministrave
Sipas njoftimeve gjendja në Durrës është kjo: Pas ndërhyrjes energjike të forcave të ruajtjes së rendit në bashkëpunim me ato të Mbrojtjes Popullore, territori i portit u bë plotësisht.
Gjithashtu personat që ndodheshin në anijen «Partizani» brenda akuariumit të portit dhe që nuk bindeshin për të zbritur prej andej vullnetarisht, u larguan me forcë. Gjatë këtyre veprimeve midis dy palëve pati përleshje, nga të cilat mbetën 10 të plagosur.
Tani territori i portit ndodhet plotësisht nën kontrollin e forcave të mbrojtjes, të cilët sigurojnë zbatimin e regjimit të tij si zonë ushtarake. Në port ende nuk ka filluar përpunimi i ndonjë anijeje, por ndoshta ka nisur puna në magazina për evadimin e mallrave të ndryshme. Drejtoria e portit njofton se anijet shqiptare dhe të huaja që janë në mbyer nga refugjatët ishin të ngarkuara kryesisht me mallra ushqimore me një vlerë prej rreth 9 milionë dollarë.
Në qytet gjendja është relativisht e qetë. Vihen re disa grumbullime në periferi të qytetit dhe pranë stacionit hekurudhor, kryesisht nga njërez që synojnë të kthehen në qytetet nga kanë ardhur.
Drejtoria e shtypit dhe e informacionit është informuar se vazhdojnë të qarkullojnë lajme të rreme që për hapjen e kufirit në pikën e Kapshticës më datën 10 dhe 11 mars, si dhe për «hapjen» e ambasadave.
(Vijon në faqen 2)
NGA BANKA E SHTETIT SHQIPTAR
Lidhur me të dhënat që jepen në artikullin «Enigma e një pjese të floririt Shqiptar» me autor Teodor Boku, botuar në gazetën «Rilindja Demokratike» të datës 13.2.1991, Drejtori i Thesarit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Bankës së Shtetit Shqiptar sqaron opinionin publik se në bazë të dokumentave zyrtare që disponon Banka e Shtetit ato nuk janë reale dhe nuk qëndrojnë.
Shifra prej 43.816.682 monedha ari të grumbulluara deri në vitin 1948 që citohet në shkrim, sikur të ishte reale i takonte 41 copë monedha për frymë të popullsisë shqiptare, në një kohë që vende tepër të zhvilluara si Gjermania apo SHBA marrin më pak, bazë të llogaritjeve të përafërta, nuk kanë më shumë se 7 monedha për frymë të popullsisë.
Për administrimin dhe ruajtjen e Thesarit të Shtetit ka rregulla të veçanta, të cilat zbatohen me rreptësinë më të madhe.
Përsa i përket problemit të vlerës së Thesarit, ai po studiohet në kuadrin e organizimit të tërësishëm bankar, në përputhje me reformat ekonomike që po zhvillohen në vendin tonë.
Njoftime të ditës
Nga zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme
Këto dy ditët e fundit, ministri i Jashtëm i vendit tonë, Muhamet Kapllani, është futur në kontakte përmes bisedave telefonike direkte me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së. Havier Perez de Kuelar, ministri i Jashtëm italian, Xhani De Mikelis, si dhe me kryetarin e senatit të 45-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Gvido De Marko. Në këtë biseda ka patur një shkëmbim të dobishëm dhe konstruktiv mendimesh lidhur me problemin e largimit të mijra shtetasve shqiptarë në Itali, për angazhimin e Qeverisë italiane, të Kombeve të Bashkuara, etj. për përballimin e këtij problemi, i cili veç të tjerash ka nxjerrë në pahë të theksuar humanitar dhe ka të bëjë me marrëdhëniet midis dy vendeve fqinje të Adriatikut, Shqipërisë dhe Italisë, e për të cilin nuk mund të jenë të painteresuara Evropa dhe Komuniteti Ndërkombëtar.
(ATSH)