12/03/1991
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

12 mars 1991

U mblodh Këshilli Presidencial

Dje u mblodh Këshilli Presidencial në drejtimin e Kryetarit të tij, shokut Ramiz Alia. Ishin të ftuar përfaqësues të partive politike dhe të organizatave shoqërore. Në mbledhje, kryetari i Këshillit të Ministrave, Fatos Nano, raportoi për gjendjen politiko-ekonomike në vend, për programin që ka hartuar qeveria e re në zbatim të detyrave të Këshillit Presidencial, për shqetësimet e krijuara nga eksodi i mijëra refugjatëve shqiptarë në Itali dhe për përpjekjet që në të ardhmen të përballohen të gjitha problemet që kanë lindur me këtë rast. Më pas, kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Rrokbert Mejdan(i), informoi për përgatitjet dhe masat e marra nga ky komision për zhvillimin normal të zgjedhjeve, si dhe për ftesat që u janë dërguar vëzhguesve të huaj. Rreth këtyre çështjeve, në Këshillin Presidencial u bënë diskutime të përkatëse. Shumë prej tyre theksuan në përgjithësi, në emër të tyre, se të përpjekjet që po bëhen në ekonomi tek detyrat e politikës she mbrojtimit, veçanërisht punët e ditës në bujqësi, që garantojnë prodhimin e ardhshëm. Për këtë çështje ranë dakord të gjithë të pranishmit. (ATSH)

Vizitoi vendin tonë zëvendëskryetari i Këshillit të Ministrave të Republikës Italiane, Klaudio Marteli

Dje pasdite mbërriti për një vizitë zyrtare zëvendëskryetari i Këshillit të Ministrave të Republikës Italiane Klaudio Marteli. Atë shoqërojnë Franko Karuzo, këshilltar diplomatik, Alesandro Grafin, zëvendësshefi i kabinetit të ministrit të Punëve të Jashtme, Xhani de Mikelis, Khuzepe Santoro, drejtor i Përgjithshëm për Bashkëpunimin në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Në aeroportin e Rinasit, ata u pritën (Vijon në faqen 4)

TË KTHEJME GJITHË VËMENDJEN NGA PRODHIMI — KËRKESË E DITËS

Shkrehja nuk është kudo - Vështrim në tri rrethe për punët e ditës në bujqësi — Të gjithë po e lakojnë fjalën shkrehje, si dukuri që ka kapërcyer edhe çdo masë. Por mbase do të ishte më mirë të mos tregohemi kaq kategorik. Mendimi se shkrehja ka kudo nuk është tërësisht i saktë. Në Librazhd, p.sh., gjatë gjijë këtyre muajve asnjë ditë nuk ka patur shkrehje në ministrat e kromit apo të hekur-nikelit. As në ndërmarrjet e tjera të rrethit dhe as në kooperativat bujqësore. Edhe në Gramsh gjithashtu punohet krejt normalisht. As veprimtaritë e partive politike për fushatën elektorale nuk kanë sjellë çrregullimin e punës. Njerëzit, secili në frontin e vet, janë përqendruar për mbarëvajtjen e prodhimit. Në rrethin e Elbasanit, mjaftojnë të kalosh anës ngastrave, vëren se punohet me përkushtim për mbjelljen e bimëve pranverore dhe përgatitjen e tokës. Fakt do të mjaftonte është pse pjellësëmarrja në punë. Këto ditë thuajse s’ka punë fare mungesa. Vetëm në Gole(n)esh, një përjashtim ky në gjithë rrethin, dalin fare pak njerëz në punë. Kjo është një e vërtetë. Por besojmë se edhe atje kooperativistët do ta kuptojnë se kur në të gjithë rrethin punohet, edhe ata duhet të punojnë më shumë; pa asistu siç do t’u vijë tua punojë tokën e tua kryejnë shërbimet në ullishte. Ja këto ditë: në rrethin e Elbasanit përfundoi mbjellja e panxharsheqerit dhe e lulediellit. Pra, për këto dy kultura afatet u respektuan dhe kushtet e mbjelljes qenë të përshtatshme. Ndërkohë e dhjetëra e dhjetëra vajza të reja të qytetit të Shkodrës, do të fillojnë për herë të parë punën në ndërmarrjen e përbashkët shqiptaro-italiane «ADELCHI», të prodhimit të këpucëve duke iu shtuar kështu edhe qindra shoqe të tjera. Një ndërmarrje që përherë e më shumë po fiton emër të mirë për punën e bërë dhe kushtet e krijuara. Një ditë më parë, pra, të hënën, vajzat u paraqitën në godinën e re të ndërmarrjes. I pritën disa administrata e ndërmarrjes. Pasi u lajmëruan që ditën e nesërme do të fillonin punën, u dha vetëm një porosi: - Të jeni të përpikta në orar. Kjo ishte porosia e parë. Por pas saj, ai që do, sheh më shumë se kaq. Shikon rregullin e disiplinën në punë, shikon ritmikën e vazhdueshme dhe pagat e larta të punëtorëve, realizimin e detyrave. Edhe për periudhën dy mujore treguesi kryesor «mall i shitur» u realizua 102.8 për qind. Sidoqoftë të gjithëve na bëri përshtypje ajo porosi e qartë. Aty ku ka dëshirë për punë dhe përkujdes, ku ka vullnet e kërkesë llogarie, nuk ka pse të ketë shkrehje. Ndoshta kjo lidhet edhe me faktin se është një ndërmarrje e përbashkët dhe pronari i kërkon llogari e qeruar. Natyrshëm mund të pyesim, kur i huaji, që ka edhe fitime të tjera në vendet e tjera apo në vendin e tij, e çon më lartë në dorë e me kërkesë të rreptë llogarie, këtë a nuk mund ta bëjmë edhe ne vetë, që tani «pa pritur të bashkohemi me Evropën»? Është fakt se shumë ndërmarrje në rrethin e Shkodrës nuk i realizojnë detyrat. Bisedimet e gjata të lodhshme politike po i venë në djesë së prodhimit. Por guri nuk lëviz nga vendi me mendime. Punët nuk ndreqen vetëm duke biseduar për çka dhe si është bërë, pa vënë në shërbim të përparimit çdo mundësi që kemi. Sepse jo në të gjitha ndërmarrjet ku nuk janë realizuar detyrat, shkak kanë qenë vetëm mungesa e lëndës së parë. Sepse edhe ku mungesë kanë qenë të vogla ose nuk ka patur fare të tilla, përsëri detyrat nuk janë realizuar si duhet. Nuk do të jetë e lehtë për minatorët e bakrit të venë në vend deficit e krijuara deri tani. Rritja e pagës që iu bë atyre nuk u shoqërua me rritje të prodhimit. (Vijon në faqen 2)

SHOKU RAMIZ ALIA PRITI KLAUDIO MARTELIN

Dje në mbrëmje Kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor, shoku Ramiz Alia priti në selinë e Presidiumit të Kuvendit Popullor zëvendëskryetarin e Qeverisë Italiane Klaudio Marteli dhe zhvilloi me të një bisedë miqësore. Shoku Ramiz Alia i foli atij për problemin që është krijuar kohët e fundit midis dy vendeve me largimin në masë të refugjatëve shqiptarë në Itali. Kjo ishte një ka motivë politike, tha ai, aq më tepër që shqiptarët nuk e ka në natyrë largimin me dëshirën e tij nga Atdheu. Faktori ekonomik pati ndikim të madh në krijimin e kësaj problemi, por atë duhet ta shohim në një kontekst më të gjerë. Duhet qartë se ka forca që janë të interesuara jo vetëm të destabilizojnë Shqipërinë, por që këtë ta arrijnë me çdo kush një gjakderdhje. Destabilizimi i Shqipërisë do të thotë destabilizim i mëtejshëm i Ballkanit, i cili aktualisht ka qenë situata të vështira. Le t’i zgjedhim drejt problemet e krijuara, tha ai, por edhe ne interes të miqësisë shqiptaro-italiane. Shoku Ramiz Alia falënderoi për veprimet humanitare dhe të drejta të autoriteteve italiane ndaj refugjatëve shqiptarë. Këto, si dhe bujaria e popullit italian, theksoi ai, shprehin pa dyshim shenja të qarta miqësie. Zëvendëskryeministri Klaudio Marteli, theksoi se pala italiane po përpiqet ta zgjidhë problemin e krijuar në përputhje me ligjet ndërkombëtare. Në i njohim dhe i kuptojmë vështirësitë tuaja në këtë moment kalimtare të shoqërisë shqiptare, tha ai, duke shprehur interesin e shtetit italian është të gë të vendosë sa më shumë shenja miqësie Shqipërinë. Ndihma humanitare që do të niset së afërmi do të pasohet nga të tjera bile edhe në kuadrin e Komunitetit Evropian. Qeveria jonë mendon se Italia mund t’ju ndihmojë Shqipërisë të hyjë me të drejta të plota në Bashkimin Evropian. Ai u shpreh i një mendjeje me vlerësimin e Presidentit shqiptar se, pa stabilitet, nuk mund të hyjë Evropa. Ujndonore nuk i intereson askujt. Jemi të vendosur të japim kontributin tonë në stabilizimin e situatës në Shqipëri, ndërkohë që ndjekim me simpati proceset demokratike në këtë vend. Në Shqipëri, tha në vazhdim shoku Ramiz, kemi një fjalë të thjeshtë: «miku i mirë njihet në ditë vështira». Pikërisht ky moment na jep mundësinë të provojmë dëshirën e njëjti tjetër për të forcuar miqësinë tradicionale midis dy popujve tanë. Populli italian, tha zoti Klaudio Marteli, ushqen ndjenja të thella miqësie ndaj popullit shqiptar. Në bazë të tyre qeveria jonë është e vendosur ta thellojë bashkëpunimin e gjithanshëm Itali-Shqipëri në një model të bashkëpunimit të suksesshëm e miqësor midis dy shteteve fqinjë. Shoku Ramiz Alia i kërkoi zëvendëskryeministrit të Qeverisë Italiane, Klaudio Marteli t’i transmetojë Presidentit Kosiga, kryeministrit Andreoti dhe kryetarit të Partisë Socialiste Kraksi. Në pritje ndodhej edhe ministri i Punëve të Jashtme, Muhamet Kapllani. Ishte i pranishëm gjithashtu ambasadori i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës Italiane në Tiranë, Torquato Cardilli. (ATSH) (Foto: ATSH)

Porosia e parë — disiplinë

- Një mësim nga ndërmarrja e përbashkët «Adelchi» në Shkodër - Sot, me dhjetra e dhjetra vajza të reja të qytetit të Shkodrës, do të fillojnë për herë të parë punën në ndërmarrjen e përbashkët shqiptaro-italiane «ADELCHI». Sot, me dhjetra e dhjetra vajza të reja të qytetit të Shkodrës, do të fillojnë për herë të parë punën në ndërmarrjen e përbashkët shqiptaro-italiane «ADELCHI», të prodhimit të këpucëve duke iu shtuar kështu edhe qindra shoqe të tjera. Një ndërmarrje që përherë e më shumë po fiton emër të mirë për punën e bërë dhe kushtet e krijuara. Një ditë më parë, pra, të hënën, vajzat u paraqitën në godinën e re të ndërmarrjes. I pritën disa administrata e ndërmarrjes. Pasi u lajmëruan që ditën e nesërme do të fillonin punën, u dha vetëm një porosi: - Të jeni të përpikta në orar. Kjo ishte porosia e parë. Por pas saj, ai që do, sheh më shumë se kaq. Shikon rregullin e disiplinën në punë, shikon ritmikën e vazhdueshme dhe pagat e larta të punëtorëve, realizimin e detyrave. Edhe për periudhën dy mujore treguesi kryesor «mall i shitur» u realizua 102.8 për qind. Sidoqoftë të gjithëve na bëri përshtypje ajo porosi e qartë. Aty ku ka dëshirë për punë dhe përkujdes, ku ka vullnet e kërkesë llogarie, nuk ka pse të ketë shkrehje. Ndoshta kjo lidhet edhe me faktin se është një ndërmarrje e përbashkët dhe pronari i kërkon llogari e qeruar. Natyrshëm mund të pyesim, kur i huaji, që ka edhe fitime të tjera në vendet e tjera apo në vendin e tij, e çon më lartë në dorë e me kërkesë të rreptë llogarie, këtë a nuk mund ta bëjmë edhe ne vetë, që tani «pa pritur të bashkohemi me Evropën»? Është fakt se shumë ndërmarrje në rrethin e Shkodrës nuk i realizojnë detyrat. Bisedimet e gjata të lodhshme politike po i venë në djesë së prodhimit. Por guri nuk lëviz nga vendi me mendime. Punët nuk ndreqen vetëm duke biseduar për çka dhe si është bërë, pa vënë në shërbim të përparimit çdo mundësi që kemi. Sepse jo në të gjitha ndërmarrjet ku nuk janë realizuar detyrat, shkak kanë qenë vetëm mungesa e lëndës së parë. Sepse edhe ku mungesë kanë qenë të vogla ose nuk ka patur fare të tilla, përsëri detyrat nuk janë realizuar si duhet. Nuk do të jetë e lehtë për minatorët e bakrit të venë në vend deficit e krijuara deri tani. Rritja e pagës që iu bë atyre nuk u shoqërua me rritje të prodhimit. (Vijon në faqen 2)

Bisedime në Kryeministri

Dje, Kryetari i Këshillit të Ministrave të RPSSH Fatos Nano priti zëvendëskryetarin e Këshillit të Ministrave të Republikës Italiane Klaudio Marteli. Dje, Kryetari i Këshillit të Ministrave të RPSSH Fatos Nano priti zëvendëskryetarin e Këshillit të Ministrave të Republikës Italiane Klaudio Marteli e pjesëtarë të tjerë të delegacionit. Në takim morën pjesë edhe zëvendëskryetari i këshillit të Ministrave, ve Shkëlqim Cani, sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave Aleks Luarasi, zëvendësministri i Punëve të Jashtme Sokrat Plaka, zëvendësministri i Tregtisë. (Vijon në faqen 4)

Aktiv për zhbërthimin e programit elektoral të PPSH-së

Komiteti i Partisë i qytetit të Vlorës, organizoi dje pasdite në teatrin «7 Nëntori», të qytetit një aktiv me anëtarë ple-num, sekretarë të organizative bazë, kuadro e specialistë të sektorëve të ndryshëm të ekonomisë nga qyteti e fshati, etj., për zhbërthimin e programit elektoral të PPSH-së. Përfaqësuesi i PPSH-së, Kuvetari i Komisionit të Plantit të Shtetit, Leontiev Çuç(i) u ndal gjërësisht në përmbajtjen, synimet dhe objektivat e kësaj programi në pikëpamje realiste dhe qëllime të interesat e popullit e zhvillimet demokratike të vendit. Duke u përqendruar në problemet ekonomike, ai tha se «programin e Partisë së Punës përmban qartë fizionominë ekonomisë për të ardhmen», në alternativë parësore e tregut, gjithnjë në bashkëlidhje me zhvillimin e një… E dhe për impulse e reja që i jep zhvillimit bujqësor, dhe në tërësi fshatit ku program, rrjedhim i kujdesit të veçantë të PPSH-së, për çështjen agrare. Në program bëhet fjalë për rritjen origjinale të lidhjes së fshatarit me tokën e prodhimin, duke patur në themel të bujqësisë së zhvilluar kooperimin, mosprivatizimin e tokës, nxitjen e asaj veprimtarie ekonomike në fshat e cila sjell më shumë përfitime e të ardhura etj. Pjesëmarrësit në aktiv bënë edhe mjaft pyetje rreth programit elektoral të PPSH-së, sidomos për strukturën degësore të ekonomisë dhe atë të prodhimit bujqësor, dhe për problemet e integrimit të ekonomisë shqiptare në atë evropiane, për fuqizimin e politikës sociale etj., të cilave përfaqësuesi i PPSH-së, iu dha përgjigje dhe bëri sqarimet e duhura. (ATSH)

U kthyen nga Italia rreth 2 mijë qytetarë shqiptarë

Në orët e para të ditës së djeshme në portin e Durrësit u fut anija «Tirana», me të cilën u kthyen rreth 2 mijë vetë nga të iku-rit e ditëve të fundit me anije të ndryshme. Në orët e para të ditës së djeshme në portin e Durrësit u fut anija «Tirana», me të cilën u kthyen rreth 2 mijë vetë nga të ikurit e ditëve të fundit me anije të ndryshme. Nga ata që u kthyen shumica ishin fëmijë të pa shoqëruar, prindërit që kishin ikur për emigrim atje, si dhe persona të tjerë, të cilët u kthyen me dëshirën e tyre. Ata ishin nga Durrësi dhe rrethe të tjera të vendit. Jashtë portit shumë qytetarë kishin dalë për t’i pritur të afërmit e tyre. Organet e pushtetit kishin marrë masa të plota për pritjen e tyre. Një numër i madh, auto ambulancash kishin në gatishmëri se bashku me personelin e nevojshëm mjekësor, si dhe përfaqësues të Kryqit të Kuq Shqiptar. Me një rimorkiator shkoj në anijen «Tirana», që qëndronte në rade, një ekip mjekësor për përcaktimin paraprak të gjendjes shëndetësore dhe për profilaksinë e mundshme. Sipas të dhënave të ekipit mjekësor nuk pati asnjë problem shëndetësor serioz as edhe në fëmijët e vegjël. Zbritja në tokë u bë në rregull dhe nuk pati probleme. Ata u njoftuan se nuk do të kenë asnjë pasojë dhe iu sugjerua të fillojnë punë e mësim si më parë në ndërmarrjet e shkollat e tyre. Qytetarët me banim në Durrës u shpërndanë nëpër shtëpitë e tyre, ndërsa të tjerët u nisën për në rrethet e tyre me autobuzë e tren. (ATSH) Gjendja është normalizuar Gjendja në Durrës po normalizohet. Shpallja e portit detar zonë ushtarake ndikoi në normalizimin e gjendjes dhe fillimin menjëherë të procesve të ngarkim - shkarkimit të anijeve dhe të përpunimit të vap-ganove hekurudhorë. Po dje u futën në port anijet e para, për t’u për-punuar. Në fillim hyri anija «Alba». (Vijon në faqen 3)

Në Universitetin e Tiranës

Zëdhënësi i Ministrisë së Arsimit njofton se sipas grafikull të shpallur për zhvillimin me cikle të mësimit në shkollat e larta, siç është bërë e ditur në njoftimin e mëshëm, dje, më datë 11.3.1991 mësimet filluan dhe u zhvilluan normalisht në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike-Elektrike me të gjitha degët, në Fakultetin e Mjë-sëve të Dhjeta? Zëdhënësi i Ministrisë së Arsimit njofton se sipas grafikull të shpallur për zhvillimin me cikle të mësimit në shkollat e larta, siç është bërë e ditur në njoftimin e mëshëm, dje, më datë 11.3.1991 mësimet filluan dhe u zhvilluan normalisht në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike-Elektrike me të gjitha degët, në Fakultetin e Mjë-sëve të Bukura dhe në Fakultetin e Mjësisë, si dhe në 11.9.1991 mësimet filluan dhe u zhvilluan normalisht në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike-Elektrike me të gjitha degët, në Fakultetin e Mjësisë viti i parë, i tretë; i katërt dhe i pestë, në Fakultetin Historiko-Filologji, dega histori-gjeografi dhe në Institutin e Lartë të Kulturës Fizike «Vojo Kushi» kursi i parë, paralel A. Gjithë ditën zhvilluan do të zhvillohen cikle leksionesh të përmbledhura, praktika laboratore, konsultime etj., sipas afateve të shpallura. Gjithashtu në qytetin «Studenti» funksionojnë jetoret dhe mensat për studentët e fakulteteve të përmendura. MINISTRIA E ARSIMIT

U miratua Shoqata e Bashkëpunimit Kombëtar

Dje Komiteti i Kulturës dhe Arteve miratoi krijimin e Shoqatës së Bashkëpunimit Kombëtar, me qendër në Tiranë. Kjo është një organizatë shoqërore e pavarur, jopolitike. Ajo zhvillon veprimtari kulturore e shoqërore brenda dhe jashtë territorit shtetëror të Shqipërisë në të gjitha vendet e botës ku jo… (Vijon në faqen 3)

Konferencë shtypi e delegacionit të Federatës Ndërkombëtare të Helsinkit

Dje paradite në një nga ambjentet e hotel «Dajti» delegacioni i Federatës Ndërkombëtare të Helsinkit i cili prej disa ditësh ndodhet në vendin tonë organizoi një konferencë. (Vijon në faqen 9)

Për fushatën e mbjelljeve

Çfarë thotë evidenca? Punët e ditës në bujqësi kanë nisjen e tyre mates. Janë të dhënat e evidencës që flasin më qartë se çdo gjë tjetër. Mbjellja e lulediellit specialitetit është së duhej të kishte përfunduar ose të ishte në përfundim e sipër. Mirpo evidenca tregon se ishte mbjellë 55 për qind e sipërfaqes. Nga 14 rrethe që e mbjellin atë, Elbasani dhe Shkodra e kanë përfunduar. Me dobët nga të gjitha janë rrethet e Krujës, Gramshit dhe Tepelenës, që kanë mbjellë pak më shumë se një të katërtën e sipërfaqes së planifikuar. Dobët paraqitet edhe Vlora, Lezha, Skrapari, etj. Mbjellja e patates së hershme nuk shkon më shumë se 90 për qind si mesatare. Edhe për këtë ka rrethe si ai i Shkodrës dhe i Fierit që e kanë përfunduar, por ka edhe rrethe si i Elbasanit, Lushnjës, Vlorës dhe Beratit që nuk kanë mbjellë as tre të katërtat e sipërfaqes së planifikuar. Me tërë punët përgatitore për mbjelljet e pranverës vendin më të rëndësishëm e zënë plugimet. Shifrat tregojnë për një prapambetje të theksuar. Si mesatare është pluguar 30 për qind e sipërfaqes që do të mbillet. Ka disa rrethe që janë në këtë mesatare si ai i Gjirokastrës me 6 për qind, i Dibërës 10 për qind, i Korçës 13 për qind dhe i Vlorës 22 për qind etj. Korresp. i «Zërit të popullit»

BIBLIOTEKA KOMBËTARE TIRANË AKTUALITETE POLITIKE