TË KTHEJMË GJITHË VËMENDJEN NGA PRODHIMI – KËRKESË E DITËS
— Deri tani në Korçë janë paguar me 80 për qind (pa punuar fare), 80 mijë ditë/njerëz (?).
Rëndom në shtyp kemi përdorur shprehjen «e përgjithshmja» në realizimin e detyrave është pozitive. Kjo shprehje, ç’është e vërteta, ka shërbyer në disa raste edhe si jorgan për disa dukuri të lidhura ekonomikë. Por sidoqoftë edhe pse me ngarkesë anakronist, si do që të jetë në vetvete ajo ka pasur një të vërtetë. Tani, jo.
Një gjë e pazakonshme kjo jo veçanërisht për muajt e parë të vitit në rrethin e Korçës. Statistikat tregojnë se për vite të tëra me radhë në tremujorin e parë dhe deri në të tretin treguesit e prodhimit kanë qenë vazhdimisht të realizuar në nivelin e tri shifrave, pra të plotësuar dhe të tejkaluar.
Por këtë vit u prish kjo traditë. Aktualisht nga 21 ndërmarrje që kanë veprimtari prodhimin industrial, plani në këtë tregues është plotësuar vetëm në dy, në ndërmarrjen e prodhimit të veshjeve dhe në atë të prodhimeve të arë-tizanatit. Në të gjitha të tjerat mosrealizimet që në këto ditë të marsit nuk po zbuten. Shifra të tjera e konkretizojnë këtë të përgjithshme negative. Më pak se plani prej fillimit të vitit janë dhënë 35 milionë lekë, ose 45 milionë më pak nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar (lexuesi le ta bëjë zbritjen dhe të kuptojë se 5 vjet detyra ishte tejkaluar me 10 milionë lekë). Jo, nuk kemi dë- në shifra të rreme, dikur, për hir të së përgjithshmes, e sot po tregojmë më objektivë, duke pohuar, me plot gojën mosrealizimet që po thellohen dita më ditë. Por ja që realiteti i sotëm i punëve nuk të le ku të kapësh. Po kush e ka fajin? Pas çdo tejkalimi, me vend e pa vend, kemi thënë: «mobilizim i përgjithshëm, organizim i përsosur, ndjekje e përditshme e detyrave nga drejtuesit». Për të kundërtën, ngecjen në vend a nuk kanë vlerë në të kundërtën e tyre këto fjalë «Ç’mobilizim i përgjithshëm, ç’organizim, mosndjekje e hallakate me hic e mos këput nga drejtuesit»? Ky qëndrim nuk është shikim i errët i dukurive. Se ja të detyrat e periudhës prej fillimit të vitit nuk janë plotësuar edhe në ndërmarrje që nuk kanë probleme lëndësh të para sidomos im- (Vijon në faqen 2)
… japin të dhë…? gjëra të va…? janë për…? Burime të…? anë thekso…? ka 500 të…? Sipas nj…? popullsia ku…? kontroll…? Kalarin th…? …
Mos pengojmë vetveten
— «Na pengon importi, na pengon importi». Po aty ku është fjala për gurë vendi, kush pengon?!
Për ecurinë e keqe të punëve këtë tremujor që po i vjen fundi, veç situatës së ndëzur politike me ndikime të mëdha në ekonomi, kemi thënë e përsëritur shpesh «argumentin» – pengojnë lëndët e para të importit! Me këtë është përgjigjur jo trallë shkreja në punë, me këtë janë përgjigjur miliona lekë fond page të paguara pa prodhim. Po vetveten a e pengon ekonomia? Ndoshta më shumë se sa e pengojnë «të tjerët». Për këtë le të arsyetojmë pak mbi disa dukuri të këtyre muajve.
Uzina e sodë – PVC-së në Vlorë detyrat e deritanishme i ka plotësuar, në zëra kryesorë, 52 e 32 për qind. A është fjala këtu vetëm se mbetën pa u prodhuar qindra tonë sodë kaustike apo të kalcinuar? Jo! Më tepër se vetes ajo i bëri dëm të tjerëve, fabrikave të qelqit që kanë lëndët e importit, por s’kanë sodën e Vlorës, fabrikave të letrës që kanë lëndën e drurit, por u mungon soda. Zinxhiri shkon deri te eksporti, te ferrokromi që nuk u prodhua se nuk kishte lëng xhami nga industria e qelqit. E të mos harrojmë se kemi penguar edhe vetë uzinën, se uzina e sodë - PVC-së përdor gurët e malit dhe ujë, një detit që i kemi tonat e me bollëk! Mungesën e qymyr të Memaliajt e kanë ndjerë qytetarët, sepse nuk e gjenin në njësitë e komunales. Po sa e ka ndjerë metalurgjia, sidomos kombinati energjetik i kompleksit metalurgjik në Elbasan që humbi miliona lekë nga mungesa e qymyr?! Thua se çdo degë të ekonomisë ndikon puna e minierës së…
… sa “të tjerët”! Për këtë duhet e sodë - zërat se nuk kishte lëndë kemi penguar edhe vetë uzinën, se uzina e sodë - ekonomisë ndikon puna e minierës së
Që të vëmë në vijë këto punë, që të mos pengojmë vetveten nuk është e domosdoshme «kredia e ndihma nga jashtë». Këto i kemi brenda vendit, brenda degës ekonomike, brenda ndërmarrjes. Mos vallë duhet të kërkojmë nga Evropa punëtorë për të nxjerrë gurin gëlqeror, apo për të nxjerrë kripën? Mos vallë do të kërkojmë nga jashtë specialistë e drejtues që të na vënë në punë transportin? Mos vallë...
I kemi vetë në dorë shumë gjëra. Të mos i ngurtësojmë e shkrehem forcat e punës, është detyrë e organeve shtetërore t’u hapin horizont e të nxisin iniciativën e tyre për më shumë prodhim, për më shumë të ardhura për punonjësit. Vetëm kështu do të largohemi nga buza e greminës, për ndryshe... Përndryshe në vend të dorës së tjetrit për të na shtyrë drejt saj, do ta hedhim hapin vetë. Përpara se të merremi me politike e debate fushatash elektorale, përpara se të mendojmë se si do t’i përgjigjemi «kundërshtarit» - të mendojmë pak më shumë për të mos penguar vetveten.
Sinjale se po i kthehemi punës
- SHKODËR -
Kur dëgjon, psh, se ndërmarrja gjeologjike e Shkodrës ka realizuar planin e dy mujorit, si dhe të 10 ditorit të parë të marsit në mënyrë ritmike në vëllimin e punimeve gjeologjike, gjejë e parë që të le kuptosh është këtu punohet.
Kjo nuk do shumë koment. Ajo që mund të komentohët e të ndalesh për të diskutuar është forma sesi organizohet puna, si tërhiqen njerëzit aty, te puna. Një gjë të tillë mund ta thuash edhe për ndërmarrjen e konservave, të grumbullimin përpunim drithit e ndonjë tjetër. Edhe në ndërmarrjen e vaj-pijeve po bëhen përpjekje që puna të vihet në nivel e organizim sa më të mirë, sepse që këtej varet mjaft furnizimi i popullit me një artikull tepër të rëndësishëm, aq më tepër kur gjendja vaji ka. Janë disa ndërmarrje të sistemit të industrisë, të cilat nuk po i plotësojnë detyrat e prodhimit, ku për mungesë të lëndës së parë e ku për mungesë të organizimit të punës, ajo që quhet shkrehje. Megjithatë gjen në mes këtyre ndërmarrjeve që megjithëse nuk kanë arritur ende t’i realizojnë plotësisht planet e prodhimit, po vërehet një farë rritje e treguesve të tij. Kjo është si një «aparat» që tregon se njerëzit po i rikthehen punës me një preokupacion më të madh nga ditët e mëparshme.
SHOKU RAMIZ ALIA PRITI NËNË TEREZËN
Dje pasdite, Kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor, shoku Ramiz Alia, priti në Selinë e Presidiumit të Kuvendit Popullor bamirësen e mirënjohur, Nënë Terezën.
Në këtë takim, Nënë Terezën e shoqëronin drejtorja e drejtorisë «Nëna dhe fëmija» në Ministrinë e Shëndetësisë, Katerina Tabllo dhe drejtorja e Institutit të Onkologjisë në Tiranë, Adelina Mazreku.
Pritja kaloi në një atmosferë shumë të ngrohtë.
(ATSH)
(Foto: ATSH)
Aktiv për zbërthimin e programit elektoral të PPSH-së për probleme ekonomike e sociale
AKTUALITETE POLITIKE
Dje pasdite, në një nga mjediset e Pallatit të Kongreseve, Komiteti i Partisë së Punës e rrethit të Tiranës, organizoi një aktiv për zbërthimin e programit të PPSH-së për probleme ekonomike e sociale.
Merrnin pjesë kuadro e specialistë të fushave të ndryshme të prodhimit e të jetës, punonjës të aparatit etj.
Aktivin e hapi sekretari i parë i Komitetit të Partisë të Punës të rrethit, Robert Koli.
Kryeministri Fatos Nano, me cilësinë e njërit prej hartuesve të programit ekonomik të PPSH-së, foli për masat që do të merren në mënyrë që të fillojë zbatimi i reformës ekonomike. Kjo reformë përfaqëson një model që u përgjigjet kushteve materiale e psikologjike të vendit tonë. Ai theksoi angazhimin e qeverisë për të vlerësuar ndihmën e fushën e ekonomisë, kapërcimi i gjendjes së rëndë aktuale të ekonomisë, përcaktimi i përparësive në përmirësimin e strukturës së ekonomisë, shndërrimin e sistemit të ekonomisë në centralizuar në sistem të ekonomisë së tregut. Lidhur me këtë të fundit, ai vuri në dukje se programi i reformës ekonomike nuk dobëson, por e fuqizon rolin e shtetit në ekonomi, rol i cili do të realizohet jo më me rrugë administrative, por me rrugë fiskale, etj. Shteti, theksoi ai, bëhet supervizor i ekonomisë.
Koncepti ynë për sistemin e ekonomisë së tregut, vazhdoi kryeministri, është krijimi i një ekonomie të përzierë me elementë të drejtimit shtetëror dhe me forca të fuqishme të veprimit të tregut. Të gjithë subjektet ekonomike do të jenë të barabartë, do të gëzojnë liri e pavarësi më të plotë në treg, në fushën e çmimeve, investimeve, pagave, importit dhe eksportit.
Më poshtë, shoku Fatos Nano, u ndal në sqarimin e hallkave kryesore të reformës ekonomike. Ristrukturimi i ekonomisë nëpërmjet transformimit të sistemit të pronësisë, theksoi ai, është një prej tyre. Për këtë, do të bëhen përqëndrime në prodhim, do të lejohet e mbrohet veprimtaria private. Në këtë drejtim, sot u krijua kuadri i nevojshëm ligjor me miratimin nga Presidiumi i Kuvendit Popullor të ligjit të privatizimit. Për të ndjekur procesin e privatizimit, Këshilli i Ministrave do të krijojë Komitetin e Riorganizimit të Ekonomisë në vartësi të tij.
Hallkë tjetër kryesore e reformës është përsosja e mekaniz-
Punohët. Kjo nuk do të shumë koment. Ajo që mund të komentohet së e forcave të tjera politike për marrjen e masave në drejtim të zhvillimit më të shpejtë, rritjen e nivelit të jetesës së popullit, zgjidhjes së problemeve sociale etj.
Shoku Fatos Nano, ndërmjet të tjerash përmendi qëllimet themelore të reformës ekonomike që do të ndërmarrë qeveria. Në të bëjnë pjesë thellimi e shpejtimi i proceseve të demokratizimit në…
… cilësinë e njëri prej hartuesve të programit ekonomik të PPSH-së do të jenë të barabartë para ligjit. Edhe ndërmarrjet shtetërore, të cilat do të veprojnë, me pavarësi dhe liri të plotë, me të gjitha atributet që imponojnë ligjet e tregut, do të jenë tashmë kontraktues në treg dhe jo shitës e blerës me urdhër. Sektori kooperativist do të funksionojë e rregullohet me statute të veçanta të përcaktuara në kushtet e ekonomisë së tregut. Gjithashtu, prona e mirëfilltë private e prona e mirëfilltë private.
(Vijon në faqen 2)
… reforma vlerësuar ndihmën jetesës së popullit, zgjidhjes së problemeve sociale etj.
Ceremoni për dhënien e diplomave në Shkollën e Lartë të Partisë «V. I. Lenin»
- Merr pjesë shoku Ramiz Alia -
Dje pasdite, në Shkollën e Lartë të Partisë së Punës «V.I. Lenin» në Tiranë, u organizua një ceremoni për shpërndarjen e diplomave studentëve që përfunduan studimet.
Me këtë rast, të pranishëmve u foli nëndrejtori i shkollës, Selaudin Kucaj.
Në ceremoni mori pjesë edhe Sekretari i Parë i Komitetit Qendror të Partisë së Punës të Shqipërisë, shoku Ramiz Alia.
Në përshëndetjen e tij ai u uroi të diplomuarve punë të mbarë e suksese.
(ATSH)
BASHKËRISHT
- Përgjigje të gjithë atyre që na përgëzojnë apo na kritikojnë -
Gazeta sonë po i vijnë shumë letra, si kurrë ndonjëherë.
Gazetës sonë po i vijnë shumë letra, si kurrë ndonjëherë. Nga kolektivët punonjës, nga organizata partie, nga grupe njerëzish, nga komunistë të veçantë, nga veteranë e të rinj, nga profesorë, dhe akademikë, nga gazetarë, nga fshatarë apo të irituar. Shumica e letrave fillojnë me fjalët: «Ju lumtë, shokë të “Zërit të popullit”! I falënderojmë për këtë dashamirësi. Ka dhe nga ata që na kritikojnë e na japin mjaft sugjerime. Gjithashtu i falënderojmë. Dhe letra të tilla i mirëpresim me kënaqësi. Ato janë një fije e madhe, për kolektivin e gazetës.
Por do të sugjeronim edhe në këtyre qindra njerëzve: faleminderit për falënderimet; po sikur të punonit edhe ju një çikë më shumë, do të ishte edhe më mirë. Debati i madh zhvillohet në bazë; në organizata partie në familje, në ndërmarrje, në rrugë (madje, për fat të keq apo të mirë, edhe në kafe). Është e lehtë t’i shkruash «Zërit të popullit» një letër apo ta telefonosh. Por është e vështirë të debatosh me të gjithë ata që mendojnë ndryshe nga ti, që kanë dileme që janë të tronditur nga ngjarjet e kohëve të fundit, që kanë humbur qetësinë apo edhe guximin gjakftohtë. Është e lehtë t’i shkruash «Zërit të popullit», po është e vështirë që çdo të vendoset rregull dhe qetësi. Vërejtje njerëzit në prodhim që punojnë me…?… dhe pa i rritur shpirtërore, të mos ndikohesh nga thashethemnaja mashtruese. Shumë e vështirë është, por duhet; duhet për të gjithë, sepse, për …popullit e të ardhur, për jetesën e familjeve. E këtu duhet të bëjmë të gjithë, bashkërisht. Këtë kolektivin popullor, është një thirrje shoqërore që bëri i pari i tribunëve…?… të njerëzve të ndershëm, anëtarëve të Partisë së Punës, … dashamirësve tanë.
«ZËRI I POPULLIT»
U falën të burgosurit e fundit politikë
Më datën 12.3.1991, nën drejtimin e shokut Ramiz Alia, u zhvillua mbledhja e zakonshme e Presidiumit të Kuvendit Popullor.
Në këtë mbledhje, krahas shqyrtimit e miratimit të akteve të tjera, u shqyrtua e u dekretua e falja e të dënuarve të fundit politikë, sipas propozimeve të Ministrisë së Punëve të Brendshme e Ministrisë së Drejtësisë.
Pas kësaj faljeje në Shqipëri nuk ka më të dënuar politikë në repartet e ridukimit e në burgje.
PRESIDIUMI I KUVENDIT POPULLOR
Përsëri thashetheme të dëmshme
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme bëri të ditur se përhapur qarkullojnë lajme të rreme për hapjen e ambasadave të huaja të akredituara në Tiranë.
Këtë herë dita që «kanë caktuar», autorët e këtyre lajmeve që po përsëriten me kokëfortësi, është 15 marsi. Synimi i tyre është krijimi i situatave të rënda në rendin publik dhe provokimi i incidenteve të padëshirueshme.
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme bëri të autorizuar të deklarojë me përgjegjësi se plotësohet e nuk do të ketë asnjë hapje të ambasadave të huaja as në datën e larpërmendur, as në të ardhmen. Përkundrazi, forcat e ruajtjes së rendit janë urdhëruar dhe janë përgatitur për ndërhyrje energjike kundër çdo përpjekjeje për t’u futur me dhunë në territorin e përfaqësive diplomatike të të gjitha shteteve, duke zbatuar kushtet detyrimet ligjore të shtetit tonë për të siguruar mbrojtjen dhe punën normale të personelit të tyre. Prandaj u bëhet thirrje të gjithë qytetarëve të mos bien në kurthin…
(Vijon në faqen 2)
U nis për në Itali ministri i Jashtëm, Muhamet Kapllani
Dje, me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës Italiane, Xhani De Mikelis, u nis për në Itali ministri i Jashtëm i RPS të Shqipërisë, Muhamet Kapllani.
Me palën italiane do të bisedohet lidhur me ecurinë e deritanishme dhe zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve shqiptaro-italiane.
(ATSH)
Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të rivendosin marrëdhëniet diplomatike
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme bëri dje të ditur se ministri i Jashtëm, Muhamet Kapllani, do të shkojë në Uashington, ku më 15 mars do të nënshkruhet dokumenti mbi rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
(ATSH)
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme priti ambasadorin e Spanjës
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme Sokrat Plaka priti dje ambasadorin e jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Spanjës në Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë Don Hoze Valdes, lidhur me…
paraqitjen së afërmi të letrave kredenciale Kryetarit të Presidiumit të Kuvendit Popullor të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, shokut Ramiz Alia.
(ATSH)