ANËTARËT E PARTISË SË PUNËS – DEMOKRATËT MË TË VENDOSUR
Është rast i veçantë i shumtë i spikatur që shndërrimet demokratike që po ndodhin në vendin tonë me këto përmasa zhvillimsh të kenë si nismëtare Partinë e Punës e në përsëritjen e tyre progresive.
Këto shndërrime nuk fillojnë dhe tre muaj më parë, po me vite. Është me rëndësi dhe shumë thelbësore të mbahet parasysh kjo e vërtetë jo vetëm për tiu kundërvënë atyre që i përjashtojnë komunitetet nga këto procese, po sidomos për të patur të qarta arsyet pse Partia jonë hyri në këto rrugë. Që në Kongresin e saj të 9-të Partia u ndal më shqetësim në disa dizekuilibra në ekonominë, në centralizimet e tepruara, në burokracinë e aparateve tona e sidomos në dhënien e statusit të parimores disa postulateve e rregullave pa qenë aspak të tilla.
Që nga ajo kohë jemi dëshmitarë të një jete intensive politike, të një varg përmbysjesh në praktikat ekonomike, në legjislacion etj. Jemi të pranishëm në një punë të tërë për demokratizimin e jetës së organeve dhe organizatave të Partisë, në kërkesat që janë shtruar për kapërcimin e çdo mbeturine të punës së mbyllur të tyre, në marrëdhëniet me masat, në rritjen e opozencës së tyre etj. Ishte Partia ajo që propozoi për ndryshime të thella kushtetuese deri duke kërkuar që të hiqej roli i saj udhëheqës në shtet e të ndërtohej një shtet i vërtetë juridik sipas standardeve më të përparuara. Ishte kjo parti që orientoi e kërkoi që të ndërtohej një ligj, për zgjedhjet e Kuvendit Popullor, që është i ri dhe që garanton zgjedhje pluraliste të lira, sipas koncepteve më të përparuara.
Ndryshime e zhvillime të tilla janë bërë plot. Ato nuk ndodhin në dy tre muaj, me shpalljen e pluralizmit politik, ku përfshihet Partia e Punës ka meriten e vet, që thjesht se pranoi atë, por mbi të gjitha se parapërgatiti këto shndërrime të mëdha në jetën politike shoqërore. Pra, faktet janë në dritë të diellit. Deri më tash të gjitha këto ndryshime thelbësore nuk janë bërë nga presionet e forcave politike, brenda ose jashtë, por vetëm se janë diktuar nga kushtet e brendshme të jashtme, nga nevoja për përshtatjen e ekonomiks, nga ndryshimet e strukturimet në Evropë, si në Lindje ashtu edhe në Perëndim.
Por këto zhvillime demokratike po përçillen në çdo hap tregues me përplasje, moskuptime dhe ngjarje të padëshiruara e në disa raste të rënda. Për to është folur e flitet për ditë. Kush mban përgjegjësinë për to, kush e ka fajin? Mos ç’ka fajin demokracia? Jo, kurrsesi. Demokracia është një gjë e bukur, është e shenjtë. Për të Partia e Punës me anëtarët e saj kanë luftuar e punuar gjatë jetën, edhe kur ishin forcë e vetme politike partiake. Dhe sot s’mund të jenë ndryshe. Përkundrazi në qoftë se deri tash kanë qenë një herë demokratë, sot janë dy herë. Atëherë kush i nxit organizon kërcëset, vandalizmat? Kush i nxit thashethemet? Kush u ngre menjëherë mijëra njerëzve deri sa të sulmojnë portet e të rrëmbejnë anijet? Nuk gjejnë asnjë arsye të qartë: që këto nuk i nxit as Partia e Punës e as komunistët. Kjo është e re dhe njerëzit e thjeshtë të popullit këtë e kuptojnë. Dikush tjetër thotë se këta të këqia vijnë nga pluralizmi. Ky mendim është edhe në disa komuniste. Do ta dëshironim ndryshe, megjithatë është një realitet, që na duhet ta përballojmë.
Sot vështirësitë janë më të mëdha se asnjëherë, pakrahasimisht më të mëdha. Në kemi përballë një opozitë që sulmon të kaluaren e të sotmen e Partisë së Punës. Armët e sulmit janë errësimet e qëllimta shpifjet e thashethemet, thirrjet histerike antikomuniste. Kjo luftë, si çdo luftë, ka strategjinë e vet: të godasë 46 vjetët e socializmit, të godasë dhe në veprën e Partisë së Punës që nga lufta nacionalçlirimtare e deri më sot, të përçajë Partinë e ta ndajë nga populli e mundësisht ta likuidojë atë. Në një plan më të largët synohet opozitare synoji në bashkëpunim me çdo lloj reaksioni, majft të jetë kundër kësaj lëvizje.
Sulmet që i bëhen Partisë së Punës, figurës së Enver Hoxhës, deri dhe aktet më të pahijshme të vandale, kanë qenë një goditje psikologjike për komunistët. Por këto janë më se të kapërcyeshme, të përballueshme. Askush s’ka pse t’i vijë keq që e zuri ora në këtë ligore. Partia e Punës dhe komunistet shqiptarë kanë një histori të tërë të një askush nuk mund t’a errësojë, jetë plot devocion e sakrifica për hir të atdheut. Kjo na bën ballë hapur para kujtdo, brezave të sotëm e të ardhshëm; na ngre lart moralin e na rrit frymën sulmuese për të qenë dhe në të ardhmen forcë me autoritet që gëzon besimin e masave.
Programi aktual i Partisë së Punës për zgjedhjet është i gjerë e pa ekuivokë. Megjithatë kjo nuk do të thotë që ai të mos shpjegohet nga njerëzit më të mësuar në rreth, ndërmarrje e kooperativë, nga ekonomistë, agronomë, mësues e inxhinierë, të shpjegohen rrugët e ardhme, perspektivat që hapen, synimet, por edhe problemet që lindin. Mundësitë për këtë janë të gjëra. Organizatat baza të Partisë mund t’i shfrytëzojnë ato pa ngurrim, në të gjitha drejtimet, që mendimi i ri i Partisë të verë në jetë. Kjo është e më e rëndësishme, i qartë e i plotë, i detajuar e bindës. Kështu populli edhe më parë do të dijë të zgjedhë atë që është më mirë, do t’ua japë votën më siguri kandidativë të Partisë së Punës, të partisë nismëtare dhe flamurtare të vërtetë të demokracisë dhe demokratizimit.
Aktiv për zberthimin e programit elektoral të PPSH-së
Komiteti i Partisë së Punës në rrethin e Dibrës organizoi në një nga sallat e këtij komiteti një aktiv për zbërthimin e programit elektoral të PPSH-së.
Merrnin pjesë anëtarë të pleqësisë, sekretarë të byrove e të organizatave bazë të partisë të ndërmarrjeve ekonomike dhe kooperativave bujqësore, drejtues e specialistë të fushave të ndryshme, etj.
Në aktiv foli sekretari i Komitetit Qendror të PPSH-së, shoku Xhelil Gjoni, i cili midis të tjerash u ndal në problemet e rinovimit të PPSH-së, si një domosdoshmëri që buron nga zhvillimet e demokratizimit. Ai shtroi nevojën e përpjekjes së Partisë në të gjithë komponentët përbërës: si shkurtimin e ristrukturimin e aparateve të komiteteve të Partisë së Punës, në pranimin më të studiuara të rinjve e të rejave sidomos nga radhët e inteligjencies, dhe dhëniet e më shumë kompetencave bazës për pranime, në rritjen e rolit të të zgjedhurve e të gjithë komunistëve, në përsosjen e metodës së punës e të kontakteve me masat, me qëllim që PPSH-ja të jetë një repart luftarak në udhëheqje të zhvillimeve të reja bashkëkohore.
Duke zbërthyer programin ekonomik të PPSH-së, ai vuri në dukje dhe më shumë kompetencave bazës për pranime, në rritjen e rolit të të zgjedhurve e të të gjithë komunistëve, në përsosjen e metodës së punës e të kontakteve me masat, me qëllim që PPSH-ja të jetë një repart luftarak në udhëheqje të zhvillimeve të reja bashkëkohore.
Duke zbërthyer programin ekonomik të PPSH-së, ai vuri në dukje dhe nevojën e një politike më të diferencuar të mbështetur në të dhënat e reja, të gjithë treguesit dhe perspektivat e ekonomisë së vendit. Për këtë ai përmendi fushat kryesore që duhen mbështetur dhe në planet afatgjata. (Vijon në faqen 2)
Kryetari i Këshillit të Ministrave priti të dërguarin e posaçëm të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së
Kryetari i Këshillit të Ministrave, Fatos Nano, priti dje Stefanon de Mistura, i dërguari i posaçëm i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Sergio Vieira De Mello, drejtor i Marrëdhënieve me Jashtë në Komisariatin e Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët dhe Mirza Hussein Khan, shef i Sektorit për Evropën Juglindore në Komisariatin e Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët.
Gjatë takimit, i cili kaloi në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, kryeministri Fatos Nano, shprehu falënderimet e qeverisë shqiptare për dërgimin nga ana e sekretariatit të përgjithshëm të OKB-së të grupit të kryesuar nga zoti de Mistura, si dhe falënderimet dhe mirënjohjen për punën e mirë dhe kontributin e misionit të OKB-së në Shqipëri dhe, për bashkëpunimin konstruktiv me autoritetet përkatëse shqiptare.
Në pritje mori pjesë dhe zëvendëskryeministri i Jashtëm, Sokrat Plaka.
(ATSH)
Komunikatë mbi bisedimet e zhvilluara nga delegacioni i OKB-së në Shqipëri
Nga 11 deri më 14 mars 1991 në mes të Qeverisë shqiptare një delegacion i dërguar nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB, vizitoi Shqipërinë.
Delegacioni përbëhej nga z. Stefano de Mistura – përfaqësues i Sekretarit të Përgjithshëm, z. Sergio Vieira De Mello – drejtor i Marrëdhënieve me Jashtë në Komisariatin e Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët dhe nga z. Hussein Khan, – Shef i sektorit për Evropën Juglindore në Komisariatin e Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët.
Delegacioni bisedoi me autoritetet të larta shqiptare përfshirë Kryetarin e Këshillit të Ministrave të RPS të Shqipërisë, Fatos Nano, Ministrin e Punëve të Jashtme, Muhamet Kapllani, zëvendësministrin e Punëve të Brendshme, Vehbi Proda si dhe me funksionarë të këtij dhe ministrive. Ai, pati gjithashtu rastin të takohej edhe me një numër shtetasish shqiptarë.
Pala shqiptare bëri një ekspoze të shkurtër të gjendjes së brendshme aktuale të vendit, të masave të marra për demokratizimin e mëtejshëm e të pakhyeshëm të të gjithë aspekteve të shoqërisë e të jetës në Shqipëri. Delegacioni i Kombeve të Bashkuara mori shënim me kënaqësi për informacione që iu dhanë për këto çështje dhe do t’ia transmetojë ato Sekretarit të Përgjithshëm.
Pala shqiptare njoftoi se janë futur një numër delegacionesh të huaja parlamentare qeveritare, e joqeveritare për të asistuar gjatë zgjedhjeve të 31 marsit 1991 si vëzhgues, dhe në do të asistojnë edhe një numër i konsiderueshëm gazetarësh të huaj.
Me kërkesën e autoriteteve shqiptare Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, pranoi të vërë në dispozicion një shërbim me këshilltarë teknikë për organizimin e zgjedhjeve demokratike.
Të dyja palët diskutuan për çështjet që kanë të bëjnë me larëgjimin e kohëve të fundit të shtetasve shqiptarë në shtetet fqinje. Pala shqiptare vuri në dukje se shkak e këtyre largimeve kanë qenë të vështirësitë ekonomike që po kalon aktualisht Shqipëria si dhe me iluzionet false lidhur me mundësitë për të gjetur strehë e punë jashtë shtetit nëpërmjet rrugëve të parregullta.
Pala shqiptare shprehu shqetësimin e saj për karakterin e paligjshëm të këtyre largimeve, dhe theksoi lehtësitë me të cilat aktualisht do shtetas shqiptar mund të pajiset me pasaportë e vizë daljeje nga autoritetet kompetente.
Këto largime të parregullta kanë shkaktuar çrregullime brenda vendit, dhe pasoja të padëshirueshme për vendet fqinje.
Autoritetet shqiptare kanë marrë masat për të ndaluar largimet e tilla të parregullta. Ato shpresojnë se gjithë shtetasit shqiptarë që dëshirojnë të dalin jashtë shtetit do të respektojnë rregullat dhe procedurat në fuqi, dhe që shtetet e tjera, do të lehtësojnë dhënien e vizave dhe hyrjen e shtetasve shqiptarë në territoret e tyre, në frymën e akteve të Helsinkit.
Pala shqiptare njoftoi delegacionin e OKB-së autoritetet kompetente, duke u udhëhequr nga parimet themelore humanitare dhe duke patur parasysh vështirësitë ekonomike dhe rrethanat e jashtëzakonshme që kanë shkaktuar largimet e parregullta të shtetasve shqiptarë, kanë përjashtuar çdo shtetas shqiptar që është rikthyer në vend nga përgjegjësia e tij pas penale.
Atë person nuk kanë pasur e nuk kanë aktualisht asnjë masë ndëshkimi ose diskriminuese për shkak të largimit të tyre të parregullt. Ata gëzojnë po atë të drejta si dhe gjithë shtetasit e tjerë.
Anëtarët e delegacionit të OKB patën takime me një numër personash të riatdhesuarish me anije “Tirana”, të cilët u deklaruan se kanë rifiulluar jetën normale.
Qeveria shqiptare ka krijuar në MPJ Drejtorinë e Emigracionit për t’u interesuar e kujdesur për të gjithë shtetasit e emigruar dhe për të lehtësuar kontaktet e tyre me Shqipërinë. Qeveria gjithashtu ka bërë dermashet për 13 vdekje duke u propozuar atyre punësimin e përkohshëm të shtetasve shqiptarë dhe nuk ka marrë akoma ndonjë përgjigje pozitive.
Delegacioni i OKB konstatoi shqetësimin e madh të qeverisë shqiptare për këto largime të parregullta. Ai do t’i transmetojë Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së dhe Komisionit të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, dëshirën e qeverisë shqiptare për të ndërryer pranë shteteve, institucioneve ndërqeveritare dhe organizmave të tjera me qëllim që të mbështesin aktivisht Shqipërinë në procesin e tanishëm të reformave politike, ekonomike, shoqërore dhe të përgjigjen nevojave urgjente të vendit në fushat humanitare, ekonomike e financiare.
Delegacioni u largua dje nga vendi ynë.
SHOKU RAMIZ ALIA PRITI AMBASADORIN E SPANJËS
Kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, shoku Ramiz Alia, priti dje ambasadorin e jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Spanjës në Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë Don Hozé Valdes, i cili paraqiti letrat kredenciale.
Në ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale merrnin pjesë sekretari i Presidiumit të Kuvendit Popullor Sihat Tozaj, zëvendësministri i Punëve të Jashtme Sokrat Plaka, drejtor në Ministrinë e Punëve të Jashtme Bashkim Dino dhe të tjerë.
Ambasadori shoqërohej nga diplomatë të ambasadës së Spanjës në RPS të Shqipërisë.
(ATSH)
Për zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike Shqipëri-Gjermani
Ministri i Tregtisë dhe Bashkëpunimit Ekonomik me Jashtë i Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, shoku Shane Korbeci u prit dje nga Dr. Erich Riedel, sekretar parlamentar shteti në Ministrinë e Ekonomisë të Republikës Federale të Gjermanisë.
Në takim u bisedua për zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare midis të dy vendeve.
(ATSH)
Zvarritja është me pasoja
«PËR MBJELLJEN E BIMËVE PRANVERORE NUK DO TË NA VJENË FORCA NGA EVROPA» — THA NJË KOOPERATIVIST NGA MIQANI I DANGËLLISË.
Cili program është më i mirë dhe përfaqësuesi i cilës parti do të ftojë më 31 mars do ta vendosë populli Dhe për këtë po bëhet luftë nga të gjithë. Por “fitorja” në punët e bujqësisë nuk pret 31 marsin. Ajo kërkon të mbjelljes dhe të shërbimit ndaj bimëve nuk presin «Për mbjelljen e bimëve pranverore nuk do të na vijnë forca nga Evropa», — tha një kooperativist nga Miqani i Dangëllisë. Përkundrazi. Historitë e pamjaftueshme ka për kurbëllishtje e dëgjuar me bahçevanë, specialistë të duhanit, etj. Përvoja, specialistët, forcat e nevojshme nuk na mungojnë për të mbjellur në kohë punët e bujqësisë, mbjelljet e pranverës dhe shërbimet e stinës. Aktualisht përmirësia është me pasoja për prodhimin. Mbjellja e lulediellit duhet të kishte përfunduar, kurse në këtë hallkë rreth 25 akra dhe 50 ha më shumë. Kushtet janë arësyeshme të jenë me gjashtë ekonomitë, kurse zbati- e njëfarë është me diferencë.
Të gjitha këto janë shkaqe që vonojnë prodhimin.
Për vonesat të programeve elektorale vetë fshatarët le të zgjedhin e me siguri do të dinë të zgjedhin. Por cilado formë që të pranohet, kërkesa e parë është që të mbillen bimët në kohë dhe t’u shërbehet atyre që janë mbjellë, me qëllim që të sigurohet prodhimi. Në bujqësi koha e humbur nuk zëvendësohet. Mirë e humbur është për fshatarët e punëtorët, që është tejkalur, kurse rimëkëmbja e saj bjen përpara. Mirë ku po ecet këtu me 50 përqind, e tëra që ka arritur vetëm 50 përqind. E pa ndersa ne serrat e ka filluar. E papranueshme është puna e bërë deri tani me fshatarët e duhanit, ku janë përgatitur 50 përqind e fidanëve të duhanit. Për këtë janë përgatitur një gjysmë tani e një e treta. Kjo gjendje e sipërfaqe-pikëpjetë mbjelljen duhet dhe për të planifikuara të duhanit dhe përfitimin, pazoje edhe prodhimin e duhanit, që lidhet si me zenjen e eksportit, forcave, ashtu dhe planin e eksportit, pra me atë ardhurat. Për punët e bujqësisë dhe e marsit janë vendimtare.
PERPARIM MUSTAFAJ
«Të flasim dhe të punojmë»
… THOTË BRIGADIERI NDUE PËRGJONI NË LEKUNDË TË MIRDITËS.
Ku qëndron përgjegjësia e alternativave të programit të Partisë së Punës në raport me partitë e tjera, si mendohet të jenë nesër marrëdhëniet e pronësisë e shpërblimit; po është i parë me syrin e perspektivës së këtij programi, si do të jetë?… Ishin këto vetëm disa nga merakët që u shfaqën përmes pyetjeve të shumta të bëra në Kuvendin në takim që u zhvillua me fshatarët për zberthimin e programit të Partisë së Punës, Njëzëri janë të interesuar të u shkohet sesi mendohet ç’ru- gjidhje të reja ofrohen për të ardhmen. Dhe ndaj u debatua gjerë e gjatë.
— Nuk është puna se s’kemi besim te Partia e Punës se atë e njohim e na njeh, tha Ndue Doda, po tani në sistemin pluralist po na serviren lloj-lloj programesh e ne duam atë që na premton «gjeografinë» e gjërave, realitetin, kushtet e mundësitë e kthyeshme, jo të na diktohet ç’fletshkrepet njëri e tjetri nga zyra.
— Këto ditë shokë të byrosë, në plenumin e komitetit të Partisë, specialistë e kuadro, na thotë sekretari i komitetit të Partisë së Punës i Pjetër Marku, po organizojnë zbërthimin e programit elektoral në zona të ndryshme të rrethit. Psh veprimtari të tilla u organizuan këto ditë në Bardhaj, Trangë, Xhuxhë të zonës së Selitës, në Fan, Arras të Kacinarit etj. Ndërkohë këtë ditë është kuadrot e specialistë ndëgënë me interesa zbërthimin e programit ekonomik të PPSH nga sekretari i Komitetit të PPSH Abdyl Backa, ku morën pjesë gjithë shumë pyetje e probleme të ngritura.
— Të flasim, por dhe të punojmë, kështu më duhet zbërthimi më i mirë, thotë Ndue Përgjohni, brigadier në Lekundë. Që sot hidhen bazat e të nesërmes, dhe përpiqet al çdo ditë të bëjë këtë realitet. Përmes një drejtimi krijues e përdorimi me efekt i stimujve ekonomikë. Ky br- gadjer di të kërkojë njerëzit në frontin e përbashkët të prodhimit. Është pozitive fakti se në shumë kolektivë po vih et në nj impjen më i madh i njerëzve në punë.
korresp. vullnetar i «Zërit të popullit»
Për regjistrimin e studentëve në zonat elektorale
Zëdhënësi i Ministrisë së Arsimit, mësoi në Kryesinë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve se zonat elektorale pranë konvikteve të shkollave të larta kanë çështje bërë regjistrimin e të gjithë studentëve konviktorë.
Studentët konviktorë që janë regjistruar edhe në qendrat e votimit pranë familjeve të njohura për këtë përmjet kishin lëvizjet popullore përkatëse sekshionet e arsimit të komiteteve ekzekutive të k p të rrethit dhe datës 23 mars 1991. të bën- dit brenda datës 25 mars 1991 të regjistrigj me tekelbisht e studentëve që dëshirojnë të votojnë pranë familjeve të tyre në rretho- ret dhe drejtoritë e shkollave të larta, me qëllim që këto lista të përcillen menjëherë këshillave popullorë përkatëse për të bërë verifikimet ligjore.
Për datës 25 mars 1991 çdo regjistrim në listat e zgjedhjeve edhe për studentët konviktorë do të kryhet me vërtetim të drejtë vote.
MINISTRIA E ARSIMIT
Detyrat e gjysmës së parë të muajit mars, punëtorët e spe-cialistët e ndërmarrjes së prodhimeve artizanale në Berat i plotësuan para afatit. Për krejt periudhën prodhimi mall i shtuar u tejkalua me 191 mijë lekë, kurse prodhimi industrial me 15 mijë lekë.
Deri tani në rrethin e Kukësit janë pluguar mbi 25n hektarë tokë që do të mbillen kulti-
Llogaritë për zhvillimin e mbarrëdhënieve ekonomike Shqipëri-Gjermani. (ATSH)
Për periudhën prej fillimit të vitit deri më 10 mars prodhimi i vezëve në rrethin e Kolonjës u tejkalua me 40 mijë kokrra. Çdo ditë prodhohen 5075 kokrra vezë nga 4205 që është grafiku i planifikuar.
TË KTHEJMË GJITHË VËMENDJEN NGA PRODHIMI – KËRKESË E DITËS