16/03/1991
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

16 mars 1991

PROGRAMI I PPSH – MUNDËSI ZHVILLIMI BASHKËKOHOR

Më bind maturia — BERAT — Është faza e diskutimeve plurale për probleme nga më të ndryshme që preokupojnë njerëzinë shqiptare. Padysim, në qendër të tyre janë programet elektorale të partive të ndryshme, pas dita e zgjedhjeve për parlamentin pluralist do afron. Këto ditë ishim në disa kooperativa të zonës fushore të rrethit të Beratit dhe biseduam me disa specialistë. Kujtim Kashari, zooteknik në kooperativën bujqësore të Hingës, thotë: «Më pëlqen që votën time ta hedh me mendje të kthjellët, i bindur plotësisht që nesër të mos kem bereqet të ndëgjes. Tek programi i Partisë së Punës na bind ecja e kujdesshme dhe e matur përpara. Kjo ecje u jep mundësi njerëzve të kenë kohë të mësohen me të renë, të binden për të. Unë jam specialist bujqësie, zooteknik dhe nuk mund të mos jem dakort me idenë e reformimit të kooperativës. Me këtë nuk duhet kuptuar mohimi i saj. Këtu ka shumë probleme për të diskutuar, por le të marrim çmimet e produkteve bujqësore apo blegtorale. Për se të imponohen ato nga lart? Më e mirë do të ishte vendosja mbi baza kooperativale midis kooperativës e ndërmarrjeve shtetërore. P. sh. në linjën e shesim me rreth 3 lekë kg tek ndërmarrja shtetërore, ndërsa kjo e fundit ua shet konsumatorëve me mbi 5 lekë kg. Kjo është e drejtë po të kihet parasysh se kooperativa i shërben gjithë vitin ullirit, kurse ndërmarrja shtetërore kryen shërbime luajse fare të parëndësishme. Edhe reformimet në politikën e çmimeve janë një rrugë për ta forcuar kooperativën». Nezir Vrapi, specialist në kooperativën bujqësore të Goricani[t?], thotë: «Si kooperativë në zonë fushore ne kemi arritje, por edhe probleme, natyrisht. Mua më duket se problemet që ka kooperativa bujqësore zgjidhen më drejt jo duke e mohuar atë, por duke ndrequr kooperativën, të metat e saj, si dhe të atyre që direkt apo indirekt lidhen me të. Kështu do të thoja, p.sh. për SMT-në. Ka ardhur koha për një konceptim të ri të saj. Kështu e kuptoj unë programin e Partisë së Punës, ndaj dhe e mbështes plotësisht atë. Format e reja të marrëdhënieve kooperativiste, roli më aktiv i shtetit në partneritetin midis kooperativës dhe ndërmarrjes shtetërore janë rrugë që çojnë pa tjetër në fuqizimin e kooperativës. Le t’i shtohet oborrit kooperativist edhe 1 dynym. Kryesore është të ruhet prona kolektive.» ASLLAN SARAÇI vendosin mbjelljen dhe bashkëpunatative, pronë e grupit, pro-

Sipas kërkesave të shoqërisë

- Na shkruan një mësues nga Tirana - Eksodin që po jeton sot vendi ynë, shumë njerëz e trajtojnë si pas interesave të tyre partiake. Eksodin që po jeton sot vendi ynë, shumë njerëz e trajtojnë sipas interesave të tyre partiake. Por e vërteta është ajo që shkaku kryesor i kësaj dukurie të dhimbshme është veprimi i ligjit të zhvillimit të pabarabartë mes vendeve të ndryshme. Është fakt se eksodi nga vendet e pazhvilluara apo në zhvillim ka kohë që ka filluar e vazhdon gjithnjë. E pra në ato vende s’ka, as parti punë, as ekonomi të centralizuar. Përkundrazi atje vepruar e vepron ekonomia e mjerllftë e tregut. Planifikimi i ekonomisë, pra për pasojë drejtimi centralizuar i saj e dhënë kontributin e tyre po të kemi parasysh ekonominë tonë ekstensive shumidedegëshe. Fuqia e ekonomisë së tregut që pas çlirimit, do të sillte një ekonomi të njëanshme, ku nuk do nxiteshin e nuk do të zhvilloheshin të gjitha burimet e vendit (sepse periudha 45 vjeçare është historikisht e shkurtër për atë rrugë, që kërkon ekonomia e tregut), kjo si pasojë e konkurrencës dhe e buxhetit të pamjaftueshëm të asaj kohe. Dotacionet në sektor të veçantë të ekonomisë që e aplikuan më pas i mbajtën në këmbë aktivitete të tëra ekonomike të nevoshjshme për vendin, duke eliminuar asistencën sociale të mirëfilltë. Mekanizmi i ri ekonomik është zgjidhja më e arsyeshme si për veprimin e ligjeve objektive ekonomike të zhvillimit, ashtu dhe për anën sociale humane për këtë periudhë tranzicioni. Ja pse votën time ma jap Partisë së Punës. Programi i saj i reformuar në përputhje me kushtet e reja historike është vazhdim logjik i të kaluarës së saj. Aty gërshetohet progresi me humanizmin, mirënjohja me vlerat e vërteta morale. Si për qytetin ashtu dhe për fshatin në programin e Partisë së Punës lidhet hapësirë veprimi për individualitetin pa rënie në individualizëm, dhe për kolektivitetin pa rënie në uniformizëm. FABIAN BORIZANI rënë në uniformizëm. (Vijon në faqen 2)

Përse e përkrah unë këtë program

- Na shkruan një ekonomist nga Shkodra - Si ekonomist unë shoh në programin e PPSH-së një hapësirë të madhe veprimi. Duke qenë një program i rinovuar në krahasim me programet e tjera të mëparshme të saj, tani aty janë parashikuar mundësitë më të zgjeruara të zhvillimit ekonomik shoqëror të vendit. Po e argumentoj këtë me një shembull me tri lloje: të pronës, private, shoqërore dhe shtetërore. Pikërisht ky moskuptim mbi pronësinë krijon një hapësirë më të madhe ekonomike, ç’ka do të thotë zhvillim më i gjerë dhe më i shpejtë i saj. Nëpërmjet kësaj hapësire do të gjendet edhe efektiviteti më i lartë i veprimtarisë prodhuese. Dhe është e vërtetshme që ajo formë prone që do të japë frytin më të madh, më në mënyrë të vetvetishme do të marrë përparësi. E kjo përparësi do të jetë e lirshme për t’u përkrahur. Nga ana tjetër trifomërshimi i pronës jep edhe mundësi konkurrimi, si në cilësinë e prodhimit, në fushën e çmimeve e deri në efektivitetin e tij. Shembullin për të argumentuar hapësirën e gjerë të veprimit ekonomik në trifomërshimin e pronës mund ta marrim si në fushën e industrisë, ashtu dhe në atë të bujqësisë. Po unë dua të ndalem tek kjo e fundit, se pak a shumë është më e qartësuar në fazën e tanishme. Vetë fshatarët pasi kanë zgjuar oborrin, pronën vetjake, po vendosin mbi madhësinë e kooperativave, pronë e grupit, pronës shoqërore dhe shtetërore në tërësi. Po, edhe programi i PPSH-së është ai siç shkruhet: «Në kushtet e zhvillimit të sotëm të ekonomisë socialiste përmirësimi i gjendjes me aktoret, të metat e saj, si dhe të atyre që drejtpërdrejt lidhen me të, bëhet në mënyrë të matur dhe si vazhdimësi e menduar mirë» [?] (Vijon në faqen 2)

Ekonomia e tregut – një sfinks

Fatmirësisht, programet ekonomike të partive politike kanë të përbashkët shkaqet alternativën e ekonomisë së tregut. Ç’është ekonomia e tregut? Për një kohë të gjatë ekonomia e tregut na ka treguar një faqe të saj, si hija në rrotullimin rreth tokës. Ekonomistët tanë mësuan nga «profesorët» venë anën e zymtë. Kush mbrojti një disertacion për këtë temë bë «doktor» duke sharë kapitalizmin që e «mbytën» krizëtar. Kush brodhi në Evropë me paret e shtetit, na solli gjëra të bukura e ndriçuari: tregun e bollshëm. Shumica, të bindur ndaj «politikanëve profesoreve», u çorientuan apo u zhytën në një dembelizëm mendor. Kështu, të ngatërruar e plot kontradikta e përfytyruam ne shqiptarët ekonominë e tregut – si një sfinks. Po sot? Sot që sapo kemi hapur një dë natyrë të vogël shtyjmë në radhë njëri-tjetrin, për të parë një copë qiell të saj. Ngutemi. Bërtasim të zhgënjyer në kupë të qiellit. Kërçënojmë. Më të paduruarit i nisen Evropës me këmbë për ta sjellë atë këtu me vapor. Ankth, dyshime shpresa. Politikanët vështrojnë nga galeria e platë që zjen. Po shfaqet drama shqiptare: «Ekonomia e tregut». Sytë janë mbërthyer te kutia e votimit. Zari u hodh! Ah! Prapë politikanët. Mitingje të bujshme të PD-së. Thënie prej orakulli. Premtime për mrekulli e ngjëmie e një jete. Në vend të argumenteve furi citatesh nga ekspertët e huaj. Eshtë i lumtur ai gazetar që ka lexuar të «Le-mond» dy-tre artikuj për ekonominë e tregut. Galtet ngjashmën rreshtat. Sfinksi vesh një mantel të ri politik. Si për ironi na kujtohet e shkuara: sa pak mund të ecë ekonomia me vrap politik. Ende do të na joshtë kjo praktikë? Të mjerët ekonomistë! – ka shkruar për praktikën e shkuar një kolegu im. Të mjerët ekonomistë, përsërit unë për çastet që jetojmë. Përsëri po ua marrim bukën nga dora. Kush shkruan për një çështje ekonomike kaq madhore? Kushdo, nga opozita, mjaft që ka talentin ta përdorë fuqinë me bojë të zezë. Cili, që ka një gradë shkencore për të qenë autoritar, i besueshëm në sy të masës, Ndodh pastaj që bahçevani, që s’i eci puna me tangullin, del ekspert politkonom. Një vjershëtori i është mbushur mendja top se ka ardhur rasti historik që si Balzaku dikur të bëhet i famshëm në ekonomi. «Shkencëtarë» të retrospektivës prapa-prapa si duhej të ishte bërë historia. Njeriu i thjeshtë çorientohet, s’di t’i besojë apo jo edhe ekonomistit me grada kur e sheh të kapur lar nga ethet e pushtetit. Çdonjëri, shumë a pak ka në dorë nga trashëgimia e shkuar, paragjykime e nostalgji, siç ka filozofia ndaj një modeli të ri për ta pranojnë, s’mund të ndahemi kaq lehtë pa dhimbje e sakrificë. Në këto mes detyra e ekonomistit është ta qartësojë sadopak rrugën tonë drejt ekonomisë shqiptare. E përsëri, thjesht, shqiptare me sa më pak ngarkesë ideologjike. Mjerë ekonomia jonë e varfër, po e tërheqim, po e zhvatëm sa andej këtej. Ne s’lamë për uniket kombëtar ta mendojmë atë së pari në ekonomi. Kjo është barra e rëndë që i takon të mbajë ekonomisti. Rruga ekonomike zgjatët përtej 31 marsit. Ku janë ekonomistët? T’i kërkojmë e do t’i gjejmë jashtë të rrethu-ar njerëzish të njohur me të cilët jemi mësuar prej vitesh. Ata vërtet mund të mos kenë emër, as penë të shkathët për porte. Por ç’na vlejnë ata që s’dalin dot përtej kolovajzës «forca» poshtëmarrëdhënie në prodhim. S’po ndjehen «shkencëtarët» në Institutin e Studimeve Ekonomike, në Fakultetin e Ekonomisë. Ç’presin, porosi si gjithnjë, modele ideologjike nga lart?! (Mbase s’kanë ç’të thonë, mbase presin të gatësohen ujrat politik). Kambanat e luftës kanë rënë për ta. Sot, nesër është vonë. Mirë, keq secili ka zërin e vet. Një shkrim, një mendim unë e gjykoj si një votë në këtë referendum mbarëpopullor që po zien. SHYQYRI MEKA ide vepron dhe vepron ekonomia e mirëfilltë e tregut. Planifikimi i ekonomisë, pra për pasojë drejtimi i centralizuar i saj e dhënë konomike e bën të mbështetur pas mbajtën në këmbë aktivitete të tjera ekonomike të nevojshme për vendin, duke eleminuar të ekonomisë. Përkundrazi atje vendin, duke eleminuar programe ekonomike të Partisë, që nuk dukej

U kthyen nga Italia 830 vetë të larguar javën e kaluar

Parmbrëmë në orën 23 e 40 minuta, në portin detar të Durrësit u ankorua anija traget «Espresso Grecia», me të cilën u kthyen 830 vetë të tjerë nga Italia, të ikur javën e fundit me anije të ndryshme. Kishte fëmijë dhe të rritur, të cilët u kthyen me dëshirën e tyre. Ata ishin nga Durrësi dhe nga rrethi i… [teksti vazhdon jashtë kornizës]. Mbërritja në tokë u bë në rregull dhe nuk pati asnjë incident e problem shëndetësor. Pasi u njoftua se nuk do të kenë asnjë pasojë, masa administrative e ligjore, të ardhurve u bë thirrje të fillojnë punë në ndërmarrjet e tyre. Pas kësaj u transportuan me autobuzë dhe trenat e vendosur… [teksti vazhdon jashtë kornizës]. për këtë qëllim për në rrethet e qendrat e tyre të banimit. Këtu ndodheshin edhe gazetarë e fotoreporterë të huaj. Anija traget u kthye për në Itali. Ndërkohë, porti i Durrësit vazhdon të ruajë gjendjen e zonës ushtarake dhe puna për ngarkim-shkarkimin e anijeve vazhdon normalisht. (ATSH) Parmbremë Ata ishin nga Durrësi dhe nga rrethe të tjera të vendit. Jashtë portit detar shumë qytetarë kishin dalë për të pritur fëmijët dhe të afërmit e tyre. Organet e pushtetit në rreth kishin marrë masa, duke vënë në dispozicion ambulanca, bashkë me personelin e nevojshëm mjekësor si dhe mjetet për transportimin e tyre për në qendrat e ba-

Rrugët e rinovimit janë të hapura

— Konferencë shtypi e PPSH-së — Në kuadrin e fushatës së zgjedhjeve të 31 marsit për në Kuvendin Popullor, Partia e Punës e Shqipërisë organizoi dje pasdite në një nga sallat e Komitetit të Partisë së Punës të rrethit të Tiranës një konferencë shtypi me gazetarë të organeve të ndryshme të shtypit, Agjencisë Telegrafike Shqiptare, të Radiotelevizionit të vendit dhe të huaj. Ishin të ftuar edhe kuadro, veprimtarë e simpatizantë të PPSH-së. Shoku Xhelil Gjoni, anëtar i Byrosë Politike dhe sekretar i Komitetit Qendror të PPSH-së, u foli të pranishmëve lidhur me angazhimin e PPSH-së për demokratizimin e rinovimin e gjithanshëm të saj dhe për përgjigj të pyetjeve të gazetarëve. Ai u ndal kryesisht në aspektet e demokratizimit të jetës dhe të shoqërisë sonë, në disa aspekte të reformës dhe sidomos të rinovimit të vetë Partisë, në kushtet e zhvillimeve të reja të jetës politike të vendit. Ai e vuri theksin në mënyrën të veçantë në kujdesin që po tregon Partia për heqjen dorë nga disa kompetenca të fushës së ekonomisë konkrete dhe dhënien e tyre organeve shtetërore dhe atyre ekonomike në qendër e në bazë. Vetë Partia do të merret më shumë me politikën ekonomike, me paraqitjen e ideve, të programeve e të perspektivave të zhvillimit ekonomik në interes të gjithë popullit dhe të cilat do të luftojë që të gjejnë pasqyrim në veprimtarinë e shtetit. Në konferencë u sqarua dhe pozicioni i Partisë së Punës lidhur me kalimin në kompetencë të organeve të pushtetit të të gjitha instancave emërimin dhe caktimin e kuadrove të organeve shtetërore dhe ekonomike, të arsimit e të kulturës, të ushtrisë e të organeve të punëve të brendshme etj., të cilat më parë caktoheshin ose miratoheshin nga organet e Partisë në qendër e në bazë. Duke folur për drejtimet kryesore të rinovimit të Partisë, të përvijuara në programin e saj elektoral, shoku Xhelil Gjoni theksoi se organizim pa përmbajtje nuk ka, s’ka përmbajtje pa organizim. Prandaj shtrohet detyra, për ta bërë Partinë dhe organizatat e saj, një organizatë me të vërtetë luftëtare që lufton dhe militon për të hapur rrugën zhvillimeve të reja. (Vijon në faqen 2)

Aktiv për zbërthimin e programit elektoral

Komiteti i Partisë së Punës i rrethit të Beratit organizoi në sallën e kinemasë «13 Shtatori», të qytetit një aktiv me anëtarë të pleniumit, sekretarë të organizatave-bazë, specialistë, drejtues të prodhimit, kuadro nga të gjithë sektorët e ekonomisë, ku u zbërthye programi elektoral i PPSH-së. Përfaqësuesi i PPSH, sekretari i Komitetit Qendror të Partisë, Abdyl Backa, nënvizoi se në kushtet e reja të pluralizmit politik dhe të gjendjes ekonomike që po kalon vendi ynë, programi elektoral i Partisë dhe objektivat e tij shprehin më mirë dhe në mënyrë demokratike interesat e popullit për zhvillimin e vendit. Duke nxjerrë mësime nga e kaluara Partia e Punës ka menduar të largoje fondet e financimet nga industria e rëndë, eprësia dhe absolutizimi i së cilës, si dhe shpenzimet në sferat e tjera jo prodhuese, rënduan ekonominë. Në programin ekonomik të Partisë, vuri në dukje ai, i kushtohet vëmendje kalimit në ekonomi e tregut nëpërmjet dy fazave, stabilizimit të gjendjes ekonomike dhe më pas rinovimit të saj me pjesëmarrjen aktive të shtetit, të kredive e investimeve të huaja. Në këto procese, vendimtare mbetet puna jonë e përbashkët. PPSH-ja vlerëson si një nga çështjet kryesore zhvillimin e bujqësisë, ku të shprehen dhe veprojnë format e njohura të pronësisë shtetërore, kooperativiste dhe private. Partia e Punës është për mosshitjen e tokës, pasi ajo është pasuri e përbashkët. Në legjislacionin e ardhshëm, tha ai, PPSH-ja do të luftojë për forcimin e shtetit juridik, mbrojtjen e interesave kolektive dhe private, të shtetave, do të intensifikohet veprimtaria në fushën e shëndetësisë e arsimimit cilësor, për asistencën sociale etj. (Sipas ATSH-së)

U krijua Federata Sindikale e punonjësve të Minierave, Gjeologjisë dhe Përpunuese

Në kuadrin e reformimit të organizatës së PPSH-së dje në qytetin minator të Pogradecit u zhvillua konferenca e parë kombëtare për krijimin e Federatës Sindikale të Pavarur të punonjësve të Minierave, Gjeologjisë dhe Përpunuese të Shqipërisë. Morën (Vijon në faqen 2)

Bisedime të Ministrit tonë të Punëve të Jashtme në Departamentin e Shtetit të SHBA

Ujç Departamentin e Shtetit u zhvilluan bisedime midis Ministrit të Punëve të Jashtme të RPS të Shqipërisë, Muhamet Kapllani dhe të ngarkuarit me funksionet e Sekretarit të Shtetit të SHBA, Robert Kimmitt. Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe SHBA si një ngjarje që hap një kapitull të ri në marrëdhëniet midis të dy vendeve dhe për perspektivën e tyre. Robert Kimmitt, vlerësoi vizitën e Ministrit shqiptar të Punëve të Jashtme në Uashington dhe gatishmërinë e qeverisë shqiptare për rivendosjen e këtyre marrëdhënieve, dhe vuri në dukje se Qeveria amerikane zgjodhi që kjo të realizohej para zgjedhjeve të 31 marsit. Ne vijoi zyrtari i lartë amerikan, ndiqen me vëmendje zhvillimet demokratike në Shqipëri dhe jemi të interesuar që proceset e nisura të ecin përpara pa ekse. Ai tha se qeveria e popullit shqiptar po ecën në rrugën e demokracisë dhe të ekonomisë së tregut, tranzicion i cili nuk është i lehtë, por kalon përmes vështirësisë, të cilat SHBA i kuptojnë. Ai theksoi gatishmërinë e qeverisë amerikane për të ndihmuar konkretisht Shqipërinë si me ndihma të shpejta humanitare në ushqime e medikamente, ashtu edhe me programe afatmesëm e afatgjata, duke vënë në lëvizje mekanizmat ekonomike. Nga ana e tij, Ministri Muhamet Kapllani, foli për procesin e demokratizimit në Shqipëri, i cili përfaqëson një alternativë që e për interesat të sote të atyre aftatgjatë të popullit e vendit në kuadrin e zhvillimeve evropiane e botërore. Ai u shpreh për një bashkëpunim dypalësh të efektshëm e të qëndrueshëm në fushën ekonomike, financiare, tregtare, teknike e shkencore. Bisedimet u zhvilluan në frymë konstruktive e miqësore.

U nënshkrua në Uashington memorandumi i mirëkuptimit midis qeverisë së Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës lidhur me rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike

Dje u nënshkrua në Uashington memorandumi i mirëkuptimit midis qeverisë së RPS të Shqipërisë dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës lidhur me rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike. Për palën shqiptare memorandumi u nënshkrua nga ministri i Punëve të Jashtme Muhamet Kapllani dhe për palën amerikane nga ndihmësekretari i Shtetit për çështjet Evropiane Raymon[d] Saj[x]. Në ceremoninë e nënshkrimit morën pjesë funksionarë të lartë të Departamentit të Shtetit, përfaqësues të komunitetit shqiptaro-amerikan etj. Me këtë rast doli edhe një komunikatë e përbashkët në të cilën thuhet: Qeveria e RPS të Shqipërisë dhe qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës pas bisedimeve të zhvilluara midis përfaqësuesve përkatës të autorizuar prej tyre dhe pasi kanë konfirmuar angazhimin e tyre për zbatimin e parimeve të barazisë dhe të respektit e lëvdisë reciproke, ranë dakord të rivendosin marrëdhëniet diplomatike, duke filluar nga data 15 mars 1991 dhe pastaj të shkëmbejnë misione diplomatike në nivel ambasadorësh. (ATSN)

Viti 1 48-49 I botimit E shtunë, 16 mars 1991 Nr. 64 (13 320) Çmimi 30 qindarka

Rrugët e rinovimit janë; Aktiv për zhbërthimin e programit

Rrugët e rinovimit janë Aktiv për zhbërthimin e programit

FALENDERIM

Që nga fillimi i fushatës elektorale kam marrë disa letra dhe kërkesa zyrtare me propozimin për të pranuar vënien e kandidaturës sime për deputet në Kuvendin Popullor në zonat e rretheve të ndryshme si Librazhd, Elbasan, Pogradec, Skrapar, Dibër etj. I çmoj këto dëshira si shprehje të besimit të popullit ndaj Partisë së Punës dhe ndaj meje personalisht. Prandaj e ndjej të nevojshme t’u shpreh mirënjohjen dhe falenderimet më të përzemërta të gjithëve. Me këtë rast dëshiroj të njoftoj se duke pranuar kërkesën e PPSH dhe BRPSH për të paraqitur kandidaturën time në zonën 218 të qytetit të Tiranës, ku përfshihet dhe lagjja ku është themeluar Partia jonë, kisha parasysh lidhjet e vjetra që kam me banorët e saj, shumë prej të cilëve më njohin e i njoh personalisht. Në këtë zonë kam kaluar fëmijërinë time, ditët e vështira të Luftës dhe ato të pasçlirimit të vendit. Këtë zonë e kam përfaqësuar edhe në legjislaturën e fundit të Kuvendit Popullor, prandaj besimi i rishfaqur i zgjedhësve të saj përbën edhe një detyrim e një përgjegjësi të veçantë për mua. Faleminderit të gjithëve Ramiz Alia Tiranë, më 15.3.1991.