19/03/1991
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

19 mars 1991

Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave

Dje më 18. 3. 1991 u mblodh Këshilli i Ministrave. Në këtë mbledhje Qeveria u informua gjerësisht nga kryetarët e shtabeve të ngritur pranë Këshillit të Ministrave mbi masat që janë marrë për përmirësimin e furnizimit të popullit. Këshilli i Ministrave theksoi se si objektiva prioritare u dikastereve situatën e tanishme është marrja e masave urgjente për të ndërprerë rrjedhjen e ritmeve të prodhimit në degë e sektorë të ndryshëm të ekonomisë, për të vënë në kontroll të plotë tregun e për të mos lejuar veprime me spekulantëve, për të shpejtuar e thelluar punën për shkurtimin e shpenzimeve administrative, për të përmirësuar situatën në transport. Këshilli i Ministrave, pasi u njoh me gjendjen dhe perspektivën e afërt të furnizimit të popullit me bukë, miell e nënproduktet e tij, vaj, oriz, qumësht e nënproduktet e tij, sapun etj. konstatoi se krahas përpjekjeve të mira, nga disa dikastere siç janë ata të minierave dhe të energjetikës, ushqimore, bujqësisë, tregtisë së brendshme, nuk është ende preokupacion i duhur për të prodhuar, shpërndarë e miradministruar disa asortimente. Ai, ndërkohë, i vuri detyrë Ministrisë së Financave që të shpejtojë punën e organizimit të Policisë Financiare dhe të konsolidojë në saj në çdo rreth. Qeveria vuri detyrën që krahas policisë financiare të ushtrohet një kontroll i përgjithshëm edhe nga policia popullore, revizorë të ndërmarrjeve ekonomike për të stabilizuar shpërndarjen e mallrave në treg e për të prerë rrugën martrapazëve që i kanë shtruar vësh— (Vijon në faqen 2)

Mesazh i Andreotit për kryeministrin shqiptar

Dje pasdite, Kryetari i Këshillit të Ministrave, Fatos Nano, priti në selinë e Kryeministrisë, ambasadorin e Republikës Italiane në RPS të Shqipërisë, Torquato Kardili. Dje pasdite, Kryetari i Këshillit të Ministrave, Fatos Nano, priti në selinë e Kryeministrisë, ambasadorin e Republikës Italiane në RPS të Shqipërisë, Torquato Kardili, me kërkesën e këtij të fundit. Gjatë bisedës së ngrohtë dhe miqësore, që u zhvillua me këtë rast, ambasadori italian shprehu kënaqësinë për aktivitetin e denjë të zyrtarëve italianë dhe shqiptarë që çkaçon drejt forcimit të marrëdhënieve dypalëshe. Ai shprehu ndjenjat miqësore të Qeverisë Italiane dhe të Kryetarit të saj Xhulio Andreoti, ndaj Qeverisë Shqiptare. Kryeministri Fatos Nano shprehu kënaqësinë për nivelin e marrëdhënieve të gjithanshme midis dy vendeve, duke e cilësuar momentin e tanishëm si hapje të një kapitulli të ri në marrëdhëniet Shqiptaro-Italiane. Ai i kërkoi ambasadorit t’i transmetojë autoriteteve italiane vullnetin e Qeverisë Shqiptare që të vazhdojnë e dhe me tej takimet në nivel të lartë në Itali e në Shqipëri. Torquato Kardili i dorëzoi Kryeministrit Fatos Nano, një mesazh nga ana e Kryeministrit Italian, Xhulio Andreoti, përmbajtja e të cilit është si më poshtë vijon: «I dashur Kryeministër! Letër tuaj të 9 marsit e vlerësova shumë dhe prej saj kuptova se Qeveria juaj dhe populli shqiptar ushqejnë ndjenja të forta miqësie ndaj Italisë. Përsa më përket mua, në radhë të parë dëshiroj t’Ju falënderoj që pritët në momente mjaft të ngjeshura zëvë— (Vijon në faqen 4)

Kryetari i Këshillit të Ministrave Fatos Nano priti misionin e punës të fondit monetar ndërkombëtar

Dje pasdite, Kryetari i Këshillit të Ministrave Fatos Nano, priti në selinë e Kryeministrisë misionin e punës të fondit monetar ndërkombëtar, i kryesuar nga Kryetari i këtij misioni Prof. Mario Blejer, që ka ardhur në vendin tonë të b.shkëpunuar me organet financiare e bankare si në selinë e Kryeministrisë misionin e punës të fondit monetar ndërkombëtar, i kryesuar nga Kryetari i këtij misioni Prof. Mario Blejer, që ka ardhur në vendin tonë të b.shkëpunuar me organet financiare e bankare si dhe me ministritë e organet e tjera ekonomike për aderimin e Shqipërisë në FMN dhe në organizmat e tjera financiare ndërkombëtare. Kryeministri Fatos Nano, u shpreh pjesëtarëve të misionit të punës të Fondit Monetar Ndërkombëtar kënaqësinë për takimin e sotëm dhe i falënderoi ata për punën dhe për përpjekjet që kanë bërë, gjatë qëndrimit në vendin tonë, për shpejtimin e procesit të futjes së Shqipërisë në FMN. Pastaj, ai foli për zhvillimet e kohëve të fundit në vendin tonë. (Vijon në faqen 4)

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së priti ministrin shqiptar të Punëve të Jashtme

Më 18 mars 1991 Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Javier Perez de Kuelar priti në kabinetin e tij në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork ministrin e Punëve të Jashtme të RPS të Shqipërisë Muhamet Kapllani. Ai shoqërohej nga shefi i protokollit të OKB-së Ali Teimur. Shqipëri të udhëhequr nga presidenti Ramiz Alia dhe i uroi popullit dhe qeverisë shqiptare suksesin në këtë periudhë të rëndësishme tranzicioni kur në Evropë, veç zhvillimeve të rëndësishme pozitive, në vende të veçanta si ato të Evropës Lindore ka vështirësi dhe probleme. Shqipërisë dhe SHBA, shprehu bindjen se kjo ngjarje do të kontribuojë në zhvillimin e gjithanshëm të marrëdhënieve dhe në forcimin e pozitës ndërkombëtare të Shqipërisë. Ai theksoi se në kushtet aktuale ndërkombëtare të procesit të KSBE-së, të bashkëpunimeve të tjera rajonale dhe të—

U rrit së bashku me minierat

- LIBRAZHD - Refik Dishën pak kush e njeh jashtë Librazhdit, ndoshta ndonjë nëpunës në ministri dhe kaq. Po ja se ç’thotë populli për të. Po ja se ç’thotë populli për të. Po ja se ç’thotë disa shënime të mbajtura me 8 janar të këtij viti kur bëhej fjalë të diskutua për të kandidatura të mundshme për deputetë në Kuvendin Popullor. Natyrisht të tre kishin të zgjedhur, por ne po ndalemi në kandidatin e Partisë së Punës, sepse tani që është botuar të dielën në Zërin e popullit, më duket se ia kam borxh popullit të Çermenikës këtë shkrim. - E kemi djalin tonë dhe në raste të tilla për djalin vetëm na rri mund të flasësh. Nga një familje e punës dhe e nderit, vetëm djem të mirë mund të dalin - tha atëherë Ali Kolgjini. - Kjo është demokracia. Kush njeh sadopak Çermenikën e Zezë i ka pasë thënë, qoftë edhe në këtë rast, se kupton ecjen e saj, - tha Sabri Alija. Natyrisht në Flog e njohin mirë drejtorin e minierës së kromit në Përrenjas, Refik Dishën, po për të plotësuar portretin e tij po futem pak më thellë në vite. Ishte fillimi i viteve 60-të dhe atëherë punoija në sharrat e Bizës. Atëherë ai punonte, ndonëse i ri, për të fituar ndonjë lek, sepse në një kohë e kish bërë të udhës të vazhdonte shkollën e lartë. Në fund të viteve 60-të, në zonën industriale të Përrenjasit ai shpejt u bë një ndër inxhinierët e njohur deri kryeinxhinier dhe përgjegjës i kantierit të ndërtimit të minierave. Atje midis ndërtuesve të minierave u bë komunist. Në minierat e Përrenjasit do të gjesh edhe zgjidhje racionale, edhe projekte të vlefshme të Refikut për shfrytëzimin e vendburimeve të mineralit. Shpesh në shkrimet tona themi (Vijon në faqen 2)

Njerëzit i kanë për zemër

- DURRËS - Me siguri që kur Pëllumb Dema, kryetari i kooperativës bujqësore të Manzës u largua nga kjo kooperativë, njerëzit thanë: «Ç’mirë e kishim kryetarin.» 1. Me siguri që kur Pëllumb Dema, kryetari i kooperativës bujqësore të Manzës u largua nga kjo kooperativë, njerëzit thanë: «Ç’mirë e kishim kryetarin. Më mirë të rinte këtu». Dhe vërtet mijat njerëz u shprehën kështu. Kishin të drejtë. Me djesërën e tyre, por edhe me punën drejtuese plot pasion të Pëllumbit niveli i kooperativës bujqësore të Manzës filloi të rritej dhe mori emrin e mirë të dikurshëm që kishte patur. Pëllumbi e quan më Lalëz, ku u zgjodh kryetar. Kjo kooperativë më e thella në atë zonë, ishte e prapambetur, me shumë halle, por Pëllumbi nuk mundoi se iu bë ndonjë padrejtësi. Ai si komunist, si kuadër, si patriot, ishte i ndërgjegjshëm për çdo detyrë. Kam takuar manzotjë që thonë: «Vërtet në

Pedagogu - shok i studentëve

- ELBASAN - Prezantimi në shtyp i kandidatit për deputet në Kuvendin Popullor, nuk është vetëm një moment për t’u përgjigjur në pyetje. Për më tepër, ky është një rast për të… [pjesë e palexueshme/prerë] … dhe pse ata bartin vlerat e dallueshme për vete e për shoqërinë. Ja, përpara kam listën e kandidatëve për deputetë të PPSH-së të zonave elektorale të Elbasanit. Mjaft prej tyre, puna e përditshme më ka ndihmuar t’i njoh edhe nga afër, për… [vazhdimi i prerë] … më edhe kafë me ta, të vlerësoj pamje edhe formimin e tyre dhe mjaft cilësi të tjera. Megjithatë dua të veçoj atë që ndoshta personalisht e njoh më pak se të tjerët, kandidatin e shkencave, pedagogun e matematikës dhe drejtor i LPP «A. Xhuvani» Agron Taton, kandidat për deputet. (Vijon në faqen 2)

Fillon ardhja e ndihmës humanitare nga Italia

Sot filloi ardhja e ndihmës humanitare që Qeveria Italiane i ka akorduar vendit tonë. Këshilli i Ministrave, nëpërmjet dikastereve dhe organeve të tjera, ka marrë masa për të siguruar një shpërndarje të shpejtë dhe të drejtë të mallrave ushqimore e medikamenteve që do të vijnë. Të gjitha ushqimet dhe medikamentet, që do të dërgohen nga pala italiane në kuadrin e kësaj ndihme, do të jepen falas. Shpenzimet e ngarkim-shkarkimit dhe të transportit deri tek konsumatorët, si dhe shpenzimet e tjera do të përballohen nga shteti. Në përdorimin e këtyre mallrave do të kenë përparësi çerdhet, kopshtet, befotrofet, spitalet, shtëpitë e pleqve (azilet) e shtëpitë e fëmijëve. Pas plotësimit të nevojave të këtyre institucioneve, kontingjentet që mbeten do t’i shpërndahen falas popullit. Me porosi të Qeverisë, është ngritur një komision qytetar, ku bëjnë pjesë përfaqësues të shtresave të ndryshme të popullsisë dhe specialistë, që do të kontrollojë zbatimin e këtyre kritereve dhe shpërndarjen e ndihmave. Në Ministrinë e Tregtisë së Brendshme u organizua edhe një takim i përfaqësuesve të partive politike, të cilët u njohën dhe ranë dakord me kriteret e vendosura dhe me krijimin e këtij komisioni. Sot mbërrin kontingjenti i parë i ndihmave, i cili, sipas njoftimeve të palës italiane, përmban vaj ushqimor mish pule e bizele të konservuara, lëngje frutash, ma- (Vijon në faqen 2)

U kthyen nga Italia disa anije tonë

Parmbrëmë natën dhe dje mbërritën në portin detar të Durrësit disa anije shqiptare të transportit dhe motopeshkatore, të cilat para dy javëve u larguan për në Itali me refugjatët. Ato u lejuan nga autoritetet italiane, si rezultat i bisedimeve të zhvilluara me delegacionin e Komitetit Ekzekutiv të KP të rrethit të Durrësit. Mjaft prej këtyre anijeve ishin ende të pashkarkuara ose jashtë gatishmërisë teknike para se të niseshin për në Itali. Kështu, anija «Liria» kishte rreth 1 mijë tonë sapun dhe fletë plastmasi për mbulimin e serrave. Anija «Sazani» kishte në hambarët e saj gjysmën e sasisë së shportave për eksport që do t’i çonte në portin e Ravenës në Itali. Anijet «Butrinti», «Bashkova» dhe «Ismet Zhuraku» kishin qindra tonë kimikate, lëndë të para për industrinë, makina bujqësore, makineri e pajisje, etj. të… (Vijon në faqen 2)

Takim me mësues të Tiranës

Dje, në sallën e leksioneve të Pallatit të Kulturës në Tiranë, Ministri i Arsimit, Doktor Kastriot Islami, bëri një takim me mësues e drejtues të shkollave dhe të orga- … [teksti i prerë] … nëve të arsimit të rrethit të Tiranës. Në fjalën e tij ai trajtoi disa probleme të situatës së sotme poli- (Vijon në faqen 2)

Nga Ministria e Punëve të Brendshme

Megjithëse opinioni publik i është bërë i qartë se fjalët që qarkullojnë për ardhjen e trageteve në Durrës për të marrë të gjithë ata që dëshirojnë të shkojnë jashtë shtetit, janë krejtësisht të rreme, përsëri më datën 18 mars 1991 grupe të ndryshme njerëzish janë drejtuar për në Durrës. Megjithëse opinioni publik i është bërë i qartë se fjalët që qarkullojnë për ardhjen e trageteve në Durrës për të marrë të gjithë ata që dëshirojnë të shkojnë jashtë shtetit, janë krejtësisht të rreme, përsëri më datën 18 mars 1991 grupe të ndryshme njerëzish janë drejtuar për në Durrës, duke i injoruar informacionin sqaron. Këto veprime të pajustifikueshme, të palogjikshme po krijojnë shqetësime serioze për forcat e rendit dhe ato të Ushtrisë në portin e Durrësit, sepse pengojnë kryerjen e detyrës. U bëjmë të ditur qytetarëve se forcat e ruajtjes së rendit dhe ato të Ushtrisë kanë marrë masa për t’iu kundërpërgjigjur me të gjitha mjetet që do akti që mund të ndërmerret e që cenon kryerjen e detyrës nga ana e tyre.

Delegacion i Kryqit të Kuq Italian në vendin tonë

Me ftesë të Kryqit të Kuq Shqiptar ndodhet për vizitë në Tiranë një delegacion i Lidhjes Italiane për Ruajtjen e Minoritetit Arbëresh, i kryesuar nga kryetari i saj, Mario Brunetti. Delegacioni u prit nga kryetari i Kryqit të Kuq Shqiptar, dr. Ciril Pistoll. Midis të dy delegacioneve u zhvilluan bisedime për lidhjen dhe zhvillimin e marrëdhënieve midis KR Shqiptar dhe Lidhjes Italiane për Ruajtjen e Minoritetit Arbëresh. Delegacioni i kësaj lidhjeje i solli Kryqit të Kuq Shqiptar 17 tonë prodhime ushqimore dhe barna, ndihmë për popullsinë shqiptare. (ATSH)

THIRRJE E KOMITETIT QENDROR TË PARTISË SË PUNËS TË SHQIPËRISË

Shokë dhe shoqe, vëllezër dhe motra, zgjedhës e zgjedhëse, punonjës të gjithë vendit! Kemi hyrë në çastin më vendimtar të fushatës së zgjedhjeve të lira pluraliste e demokratike të 31 marsit. Në këtë ditë historike populli do të vetëvendosë me vullnet të lirë dhe në mënyrë krejt demokratike se si do ta ndërtojë të ardhmen, se si e nga kush do të qeveriset, se kë do të autorizojë të nxjerrë ligje e të marrë vendime në emër të tij. Duke e ndjerë fort përgjegjësinë e këtij momenti Partia e Punës e sheh të domosdoshme për t’u drejtuar këtë thirrje punëtorëve e fshatarëve, grave, intelektualëve e të rinjve, gjithë masës së zgjedhësve. Duke ju bërë thirrjen «Votoni për kandidatët e PPSH!» ne u bëjmë apel gjithë zgjedhësve të votojnë për Partinë që lindi e doli zot vendit në momentet më të vështira të ekzistencës së tij, për atë Parti që me Enver Hoxhën në krye e udhëhoqi popullin në luftën kundër pushtuesve nazi-fashistë, i solli Shqipërisë lirinë e pavarësinë dhe bashkë me popullin e mbrojti e i garantoi ato si arritjet më të shenjta. Prandaj vota që keni në dorë është një apel i fuqishëm ndaj ndërgjegjes suaj politike. Është thirrja e dëshmorëve dhe e atyre që bënë luftën për një Shqipëri të lirë, demokratike e popullore, është thirrja e atyre që duruan me stoicizëm çdo sakrificë për ta shëtuar atdheun nga plagët e shkatërrimit e të prapambetjes. Është thirrja e ndërtuesve të veprave të mëdha dhe e pjesëmarrësve të aksioneve kombëtare. Është thirrja e të gjithë atyre që e transformuan vendin dhe që të të gjendjes dhe kapërcimin pa humbur kohë të rrënies, një përtëritje të gjithanshme ekonomike e morale, rivendosjen e qetësisë dhe të sigurisë së jetës, forcimin e barazisë shoqërore, të lirive humane dhe të drejtave të qytetarëve në lartësinë e standardeve ndërkombëtare. Partia e Punës është një forcë e madhe politike e pajisur me një përvojë të gjerë e të shumëanshme 50-vjeçare, me autoritet të lartë në popull dhe me njohje e prestigj ndërkombëtar. Janë këto një garanci tjetër, se PPSH është në gjendje të sigurojë një zhvillim e një transformim rrënjësor të gjithë jetës së vendit, duke mbrojtur arritjet e së kaluarës e duke iu përshtatur realitetit të sotëm. Ne i bëjmë thirrje popullit t’ua japë votat kandidatëve të vënë prej saj, bij e bija nga më të devotshmit, njerëz të punës, të dijes e të sakrificës, të sprovu ar për vlerat dhe cilësitë e tyre moralo-politike, seriozë e të vendosur, që i përkushtojnë gjithçka zhvillimit e përparimit të Shqipërisë, mirëqenies së popullit, lirisë e demokracisë. Jemi pranë një momenti historik që përcakton vendimin më të rëndësishëm politik për legjislaturën e ardhshme. Ta vlerësojmë këtë moment me tërë rëndësinë që ka. Le të shprehë çdo qytetar me votën e vet përgjegjësinë që ndien përpara atdheut të tij. Votat tuaja për kandidatët e PPSH janë vendim për të ecur në rrugë të sigurt, për të garantuar një paqe sociale të qëndrueshme, për një shoqëri të idealeve dhe aspiratave socialiste, për mirëqenie ekonomike në rritje, Amerikanë… [pjesa e sipërme e kolonës është e prerë dhe pjesërisht e palexueshme] … me sakrificë për ta shëruar transformuan vendin dhe që aspirojnë një Shqipëri sovrane, të barabartë në bashkësinë e popujve. Partia e Punës e Shqipërisë, e udhëhequr nga idealet socialiste, duke vlerësuar drejt të kaluarën e duke u mbështetur në fitoret e arritura, synon ndërtimin e një shoqërie të drejtë demokratike, forcimin e karakterit popullor të pushtetit, realizimin e një qeverisjeje shtetërore moderne. Programi elektoral i Partisë së Punës të Shqipërisë i ofron popullit stabilizimin e shpejtë…

Kandidatët e PPSH-së – bij të popullit

Njoftime të ditës