31 MARSI DO TË JETË SHPREHJE E ZGJEDHJEVE TË LIRA DEMOKRATIKE
Duke votuar për shokun Ramiz, votojmë për demokracinë
Historia gjithmonë ka patur nevojë, prandaj edhe ka nxjerrë në periudha të veçanta të saj njerëz – prijës, tribunë popullor, drejt të cilit kanë konverg uar të gjitha forcat politike dhe shtresat që përbëjnë një popull apo një komb. Është njëlloj ylli polar, pikë orientimi dhe referimi për të gjithë. Mungesa e një personaliteti të tillë do të shkaktonte siç ka shkaktuar shpesh në histori; në mos katastrofa, një copërojtje, një përçarje, e cila do të çonte popullin dhe historinë të mbrapa, në vend që të shtynte përpara. Historia shqiptare është e pasur, në të dy aspektet dhe, pikërisht, falë kësaj përvoje, ne nuk duhet ta lemë të na ikë nga dora shansi historik. Fat i madh për popullin dhe kombin që në këto momente të vështira tranzicioni Shqipëria e ka një personalitet të tillë të denjë në figurën e shokut Ramiz Alia. Ashtu si gjithë personalitetet e mëdhenj edhe shokun Ramiz Alia, është tej vështirë ta kufizosh në korniza partiake, po aq sa është e vështirë ta ndash nga Partia e Punës që përfaqëson ai si kandidat për deputet në Kuvendin shqiptar. Por pikërisht këtu qëndron edhe merita e tij e jashtëzakonshme. Ai është aq i madh dhe njerëzor në shpirt sa t’i doj e dhe t’i respektojë të gjithë. Dhe, me sa duket, kjo cilësi do të përkatësojë shumë të ardhmen tonë. Nuk është e lehtë të mbetesh i pastër dhe i gjerë njëkohësisht në këtë kohë kaq të trazuar që po jetojmë. Nuk është e lehtë të mbetesh në histori, kur historia dhe koha është kaq e unshme. Në fazat tranzitore rrëzohen shumë gjëra, pak mbeten. Ramiz Alia, thonë kudo në Shqipëri, hyri tashmë në histori dhe përkatësia e brëndshme tonë. Këtë e thonë të gjithë njerëzit e thjeshtë dhe personalitetet më të mëdha të kohës, e thonë shqiptarët brenda dhe jashtë Atdheut. (Vijon në faqen 2)
Njëzetë në takimet me deputetët e tyre të ardhshëm më tepër se sa për cilësitë e njëri-tjetrit u shprehën për të mirën e përgjithshme, për çështjet e mëdha të së nesërmes. Dhe këto kanë nevojë sa për shpjegim e zbërthim, aq
Bashkëbisedim për çështje të mëdha
- TEPELENË -
Medin Duraj, drejtor i minierës së qymyrgurit në Memaliaj ka qenë deputet në Kuvendin Popullor edhe legislaturën e kaluar. Këtë herë Partia e Punës e ka vendosur kandidaturën e tij në zonën e zgjedhjeve nr. 202 ku përfshihet rrethi malorë e Buzit. - Këtë radhë, - thotë ai, - edhe zgjedhësit ndjejnë më tepër përgjegjësi për atë që shprehin në diskutimet e tyre. Edhe në diskutimin më të thjeshtë, nuk e ke të vështirë të lexosh shqetësimet e mëdha të njeriut që e do me gjithë shpirt Partinë e Punës, atdheun dhe begatinë e tij. Këta interes të veçantë kuvendet me popullin këtë herë. Fshatari që deri dje, për shembull, rrinte duke diskutuar për një vijë uji dy orë, sot të jep mend dhe të mbështet për të ruajtur sistemin kooperativist, edhe për bashkërinë dhe premtim burrash nga ana e kandidatëve për deputetë. - Nga zgjedhësit që deri tani janë takuar me kandidatë të tjerë për deputet, kolektivisht apo individualisht - thotë kryeredaktori i gazetës «Lajmëtari» Jorgo Zhonga, - na kanë ardhur dhjetra letra ku njerëzit si me thënë duan të votojnë para kohe: «Tërë zgjedhësit e fshatit tonë do të votojnë për PPSH» thuhet në një letër, «Banorët e zonës së Lopësit me banim në qytetin e Memaliajt do të votojnë për birin e tyre Failk Çinaj» thuhej në një tjetër. «Ja kemi dhënë me kohë besën Partisë së Punës, ndaj më kot shpresojnë të tjerët i thanë në një gojë zgjedhësit e fshatit Hormovë kandidatit të tyre për deputet... Aktualisht në Tepelenë janë ta- të PPSH mbi 70 për qind e zgjedhësve të rrethit, ndaj këto që përmendën janë vetëm disa fragmente të shkurtëra nga këto takime.
vështrie me gjithë shpirt Partinë e Punës, atëherë dhe begatinë e tij. Kanë derdh dije, për shembull, rritne duke diskutuar për një vijë uji dy orë, sot i si formën më efektive të organizimit të bujqësisë.
Muhamet Fejzo ka qenë ndër kryetarët e parë në Dukaj në atë kohë kur fshati ishte kooperativë më vete. Dje ai dhe bashkëfshatarët e tij u takuan me kandidatin për deputet në zonën e tyre 04
- KUKËS -
Kryetari i Këshillit të Ministrave Fatos Nano takohet me kuadro dhe specialistë të rrethit të Lushnjës
Dje, kryetari i Këshillit të Ministrave Fatos Nano u takua dhe zhvilloi një bisedë të ngrohtë me kuadro dhe specialistë të rrethit të Lushnjës.
Ai u përqendrua në sqarimin e problemeve të ndryshme që lidhen me reformën ekonomike të përgatitur nga qeveria, si dhe me çështjet të situatës ekonomike politike dhe marrëdhënieve ndërkombëtare të vendit tonë.
Duke u ndalur në shpjegimin e situatës së re shoqërore e politike të krijuar mbas lejimit të pluralizmit politik, ai theksoi se fatkeqësisht konstatohet një largim i palejueshëm i njerëzve nga potencialet prodhuese. Këtë gjë e konstatojmë edhe në rrethin tuaj, tha ai. Duke ju kushtuar kryesisht politikës, luftës elektorale në këtë situatë krejtësisht të re për ne, është tërhequr vëmendja nga puna. Rrethi i Lushnjës, tha ai, është një rreth bujqësor, që ka më shumë se 140000 banorë, por të mos harrojmë se struktura prodhuese bujqësore e tij është planifikuar që të sigurojë ushqim për të paktën 1 milionë vetë. Për këtë qëllim janë bërë investime të shumta nga shteti. Konstatojmë me keqardhje se rrezikohet prodhimi normal bujqësor. Në këto kushte vuri në dukje kryeministri, është e domosdoshme që të kthehemi me urtësi zgjidhjes së problemeve të prodhimit. Qeveria është e hapur për të diskutuar me logjikë specialisti me të gjitha përfaqësuesit e partive të ndryshme për këtë çështje. Ajo është përpjekur seriozisht që t’i bëjë njerëzit të kthehen në punë, për t’i dhënë fund shkrehjes aq të dëmshme për prodhimin. Për këtë qëllim reforma e hapur prej saj parashikon kalimin konkretë të vendit tonë. Vihen re aty-këtu, tha ai, edhe thirrje për edhe veprime të nxituara për t’i prishur raportet që ekzistojnë midis individit, kolektivitetit dhe bujqësisë në këtë degë. Kjo do të ishte mjaft e dëmshme, nëqoftëse do të bëhej në formë aventuroreske, të pastudiuar. Ne jemi për ndërtimin e formave të ndryshme tërësore, që e bëjnë fshatarin pronar për prodhimin. Duhet të kemi parasysh nënvizoi ai, se prodhimi bujqësor kryesisht mbillet tani. Të gjitha organizmat shtetërore dhe të gjitha forcat e subjektet politike e shoqërore duhet të angazhohen që të sigurohet me çdo kusht ecuria normale e këtij prodhimi.
Natyrisht, qeveria, siç dihet mirë, për të siguruar ushqimin e popullsisë, ka marrë masa për blerjen e mallrave të domosdoshme, të cilat po vijnë gradualisht. Ngjarjet e pahidhurara në disa porte vendit tonë dëmtuan ecurinë normale të ardhjes së këtyre kontigjenteve. Megjithatë, vëna në kontroll e situatës të rendit publik në këto rajone bën të mundur normalizimin e importit të artikujve ushqimorë. Natyrisht, theksoi kryeministri, ndihma e jashtme apo blerjet e ushqimeve në vende të tjera nuk mund të jenë zgjidhje kryesore të problemeve akute të furnizimit të popullsisë me produktet e nevojshme të përditshme të tregut. Baza e çdo ndryshimi pozitiv të situatës në këtë drejtim mbetet angazhimi i të gjithë punonjësve në punë. Në përgjigje të shumë pyetjeve që u drejtuan atij nga auditori, shoku Fatos Nano foli
Për forcimin e ekonomisë kolektive
- BERAT -
Takimet e kandidatëve të PPSH-së për deputet në Kuvendin Popullor me zgjedhësit kanë ditë që kanë filluar dhe në rrethin e Beratit. Tek zgjedhësit tanimë është përvijuar një përfytyrim i ri për fushatën elektorale, po ashtu edhe për kandidatët në veçanti.
Nuk shihet më sa i aftë është vetë personi, por ç’program përfaqëson ai dhe sa i aftë është për ta mbrojtur dhe zbatuar këtë program.
Kështu në zonën 12 takimi i zgjedhësve, banorë të fshatrave Bilçë, Dronovik, Malinat etj. me kandidatin e tyre Xhemal Dauti, sekretar i komitetit ekzekutiv të KP të rrethit, u zhvillua me frymë debati e diskutimi. Këta zgjedhës, duke folur për programin e PPSH-së vlerësuan maturinë, mbështetjen në mundësitë reale, besueshmërinë e tij. Ndërkohë bënë pyetje që synonin sqarimin e tyre kryesisht për problemin e tokës si dhe fatin e NB-ve, pasi kjo zonë përfshin në pjesën dërmuese të saj punëtorë të NB-së «Thoma Bello». Shumë diskutuan e shprehën për mosprishjen e kooperativave, toka të mos shitet e të mos vjept, me qera, të mos u rikthehet pronarëve të mëparshëm etj. Përsa i përket NB-ve, mendimi i zgjedhësve ishte për të ruajtur egzistencën e tyre, por duke përsosur drejtimin, organizimin, planifikimin, shërbimet etj.
Në takimet e këtyre divizioneve të kësaj zone bënë edhe pyetje të tjera rreth programit elektoral të PPSH-së, të cilave kandidati për deputet Xhemal Dauti bëri sqarimet e nevojshme.
vave, toka të mos shihet Dauti bëri sqarimet e nevojshme.
Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve priti grupin e ekspertëve të OKB-së për organizimin e zgjedhjeve
Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për Kuvendin Popullor, profesor doktor Rexhep Mejdani, priti grupin e ekspertëve të OKB-së për organizimin e zgjedhjeve.
Ai informoi grupin e ekspertëve për punën e bërë nga organet përkatëse të komisionet e zgjedhjeve në qendrat e votimit, në zonat dhe komisionin qendror lidhur me zbatimin e kërkesave të ligjit për zgjedhjet e Kuvendit Popullor. Gjithashtu grupi i ekspertëve u njoh me ligjin elektoral, me dokumentacionin e zgjedhjeve, me udhëzimet e dhëna nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, me vendimet e marra prej tij etj.
Grupi i ekspertëve të OKB-së po jep ndihmë konkrete me sugjerime konstruktive për të realizuar konformë ligjës zgjedhjet e lira e pluraliste të 31 marsit.
(ATSH)
Ministri i Jashtëm i RPSSH-së priti zëvendësministrin e Jashtëm të Vatikanit
Dje paradite, ministri i Jashtëm, Muhamet Kapllani, priti zëvendësministrin e Jashtëm të Vatikanit Kladio Çeli.
Pas i uroi atij mirëseardhjen, ministri i Jashtëm Muhamet Kapllani e njohu atë me reformat e thella që po ndërmerren në vendin tonë në fushën politike, ekonomike dhe sociale. Duke folur për problemet e të drejtave të njeriut, ai theksoi se shqiptarët gëzojnë të drejtën e besimit fetar dhe lirinë e ushtrimit të tij. Shqipëria, vuri
(Vijon në faqen 4)
Zhvillohen bisedime midis delegacionit të MPJ të Shqipërisë dhe atij të MPJ të Hungarisë
Dje, në Ministrinë e Punëve të Jashtme u zhvilluan bisedime midis delegacionit të Ministrisë së Jashtme të kryesuar nga zëvendësministri Sokrat Plaka, dhe delegacionit të Ministrisë së Jashtme të Hungarisë, të kryesuar nga zëvendësministri, Imre Szokonj.
Gjatë bisedimeve, të cilat kaluan në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, të dy palët shkëmbyen mendime për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe në fushat politike, ekonomike dhe kulturore.
Ato shkëmbyen gjithashtu mendime për disa probleme ndërkombëtare me interesa reciprok, sidomos për gjendjen në Ballkan, procesin e sigurimit dhe bashkëpunimit evropian për bashkëpunimet rajonale, si atë në Ballkan, Pentagonalën etj.
Në bisedim merrte pjesë edhe ambasadori i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Hungarisë në vendin tonë, Ferenc Poka.
(ATSH)
Takim për zbërthimin e problemeve të reformës ekonomike në fushën e bujqësisë
Dje, në sallën e stëpisë së kulturës të NB «8 Nëntori» Sukth u bë një takim me punonjës e specialistë të NB-ve e kooperativave të zonës së Shijakut për të zbërthyer problemet e reformës ekonomike në fushën e bujqësisë.
Në këtë takim kryetari i Komisionit të Kontrollit të Shtetit docenti Zydi Pepa dhe docent Nexhmedin Dumani, folën për vendin e veçantë që zënë problemet e bujqësisë në reformën ekonomike. U theksua se reforma ekonomike në fushën e bujqësisë synon që përmes zëvendësimit të meto-
(Vijon në faqen 2)
Drejt Evropës do të shkojmë me dinjitet
- Nga një deklaratë e Partisë së Unionit Kombëtar. -
Partia jonë thuhet në fillim të deklaratës, është një organizatë politike e pavarur, e hapur për të gjithë ata që i lirinë e mendimit, të ndërgjegjes, të besimit dhe bindjet që janë të nënshtrojnë shqiptarizmit si bazë ideologjike e unitetit kombëtar.
Kombi ynë thuhet më poshtë në deklaratë po përjeton zhvillime të vrullshme demokratike. Ne jemi për ecjen me tempin e kohës dhe logjikën e veprimeve të proceseve demokratizuese për garantimin e suksesit. Demokracia tek ne u bë funksionale. Tani kërkojmë të bëhet e frytshme. Jemi përballë një shansi historik.
(Vijon në faqen 3)
U bë prezantimi i Qendrës së Shtypit
Nën kujdesin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të RPS të Shqipërisë, dhe me rastin e mbledhjes së Pallatit të Kongreseve të Tiranë u bë prezantimi i Qendrës së Shtypit.
Këtu u ftuan përfaqësues të organizatave dhe të shtypit tonë, si dhe të ndryshme të shtypit tonë, të radios, televizionit e të shtypit të huaj si dhe ata të huaj në ambsadat e huaja në Tiranë.
Të pranishmit u njohën me ambientet e Qendrës së Shtypit dhe objektivat e saj, të cilat u vihen aparaturat e PT-ve, të cilat u vihen gazetarëve në shërbim për periudhën e zgjedhjeve të 31 Marsit.
Sikurse është njoftuar edhe më
(Vijon në faqen 4)
PPSH është e bindur se fushata e zgjedhjeve për deputetë në Kuvendin Popullor do t’i shërbejë ngritjes së frymës patriotike të popullit. Nga anëtarët e Partisë më tepër se kurrë kërkohet kontribut maksimal, punë efektive dhe qëndrim militant në përballimin e detyrave.
NGA PROGRAMI I PPSH PËR FUSHATËN ELEKTORALE DHE PËR TËRË LEGISLATURËN E ARDHSHME
SI GJITHINË BASHKË ME PARTINË E PUNËS
- KUKËS -
Në takimet e kandidatëve të PPSH-së për në Kuvendin Popullor me zgjedhësit emrues i përbashkët i të gjitha diskutimeve në rrethin e Kukësit është: votat tona janë për Partinë e Punës, se gjithnjë atë e kemi patur pranë në vatrat tona, në gëzime e hidhërime. Edhe programi i saj elektoral sot afron për gjithë popullin zgjidhje efikase të vështirësive aktuale dhe rigjallërimin me ritme të shpejta të ekonomisë. Optimizmi i zgjedhësve është se, duke zbatuar programin elektoral të Partisë së Punës, me punë e vetëm me punë do shkoj i Shqipërisë do të përparojë me ritme të shpejta. Duke u ndodhur në takimin e kandidatit të PPSH-së, kryeredaktorit të «Zërit të Popullit», Namik Dokle, me banorët e fshatrave Orçikël, Pakisht e Zapod mëson se mundësitë që i janë hapur kësaj zone edhe pse në një terren tepër të thyer e malor, janë të shumta për të ecur më përpara. Në fjalët e tyre zgjedhësit Neriman Abdyl e Baki Hasani theksuan se fshati i tyre është i lidhur i gjithë me Partinë e Punës, sepse në programin e saj sheh perspektivat për të forcuar pushtetin popullor dhe për të rritur mirëqenien tonë. Ndërsa i moshuari 75 vjeçar Misin Mata u shpreh se në brezi i vjetër që kemi jetuar të dy kohët dhe e dimë mirë si ka qenë jeta më parë, u kërkojmë gjithë të rinjve tanë të mos harrojnë se demokracia vjen vetëm duke iu kthyer punës. Është ky bashkëbisedim i popu-
AKTIV PER ZBERTIMIN E PROGRAMIT ELEKTORAL TE PPSH-së
Komiteti i Partisë së Punës të rrethit të Sarandës organizoi në shtëpinë e kulturës «Nazik Hadëri», të qytetit të Delvinës një aktiv për zbërthimin e programit elektoral të PPSH-së.
Përfaqësuesi i PPSH, sekretari i Komitetit Qendror të saj, prof. dr. Abdyl Backa bëri zbërthimin e këtij programi duke evidentuar karakterin e tij realist dhe vuri në dukje faktorët e rinj që po veprojnë në jetën ekonomiko-shoqërore të vendit, mësimet që ka nxjerrë PPSH-ja nga zhvillimet e reja, si dhe objektivat që i ka vënë vetes në përputhje me gjendjen aktuale, për të stabilizuar e reformuar ekonominë, për të arritur brenda një kohe relativisht të shkurtër në stadet e zhvillimit bashkëkohor.
Me vështrim realist për gjendjen e rënduar të ekonomisë, por duke e gjykuar atë si të përkohshme e kalimtare, ai parashtron nevojën e kalimit në dy faza; atë të stabilizimit dhe të kryerjes së reformave rinovuese me kalimin gradual në ekonominë e tregut, të kombinuar me rolin aktiv të shtetit. Lidhur ngushtë me këtë u trajtua edhe marrja e kredive të ndryshme në funksion të plotësimit të programit ushqimor, përteritjes së teknologjive dhe të zhvillimit të turizmit, që u cilësua «eksport brenda vendit».
Gjerësisht u fol për sistemin pluralist të pronës me status të barabartë, por pa zbehur dominimin e pronës shtetërore, për përsosjen e sistemit bankar, çmimet e pagat me synimin që ato gradualisht të bëhen të krahasueshme me botën, që edhe monedha jonë të bëhet e konvertueshme.
Në përfundim, Abdyl Backa tha se programi i PPSH premton dhe hap perspektiva të qarta e konkrete për progres ekonomik e shoqëror, për mirëqenie e paqe sociale.
(Sipas ATSH-së)
i ra aktuale dhe rigjallërimin me ritme të shpejta të ekonomisë.
Përgjegjësit e PPSH-së, mirëqenie e paqe sociale.
(Sipas ATSH-së)