KOMUNIKATË E AKTIVIT KOMBËTAR TË PARTISË SË PUNËS TË SHQIPËRISË
Më datën 23 mars 1991, nën drejtimin e sekretarit të Parë të KQ të PPSH, shokut Ramiz Alia, zhvilloi punimet Aktivi Kombëtar i Partisë.
Në aktiv morën pjesë anëtarë e kandidatë të KQ të PPSH, si dhe komunistë e kuadro të Partisë nga të gjitha rrethet e vendit.
Aktivi diskutoi mbi situatën aktuale politike dhe detyrat që dalin tani në fazën finale të fushatës së zgjedhjeve për në Kuvendin Popullor, si dhe për përgatitjen e Kongresit të ardhshëm të Partisë. Për këto çështje në Aktiv referoi anëtari i Byrosë Politike të PPSH dhe sekretar i KQ të saj, Xhelil Gjoni.
1. Aktivi Kombëtar vlerësoi pozitivisht punën e bërë deri tani për propagandimin e programit elektoral të PPSH dhe të kandidatëve të saj për deputetë në Kuvendin Popullor. Ai vuri në dukje interesimin e gjërë të punonjësve e të qytetarëve ndaj këtij programi dhe theksoi nevojën e vazhdimit të punës për paraqitjen e plotë të epërsive të tij. Diskutuesit folën për perspektivat e qarta që hap Partia e Punës me alternativën e saj të sigurt për të ardhmen e vendit. Ata u zotuan për të punuar me këmbëngulje për ngritjen e vetëdijes politike të qytetarëve, për krijimin e kushteve të plota që në votime ata të shprehin vullnetin e lirë të tyre.
Në momentet e tanishme, u vu në dukje në Aktiv, punëtorët e kooperativistët, intelektualët, të rinjtë e gratë, kanë nevojë për fjalën e Partisë, për shpjegimet bindëse anëtarëve e përkrahësve të saj. Të gjithë anëtarët e Partisë duhet të japin maksimumin për të hyrë në mendjet dhe zemrat e zgjedhësve, për t’i bindur ata që të votojnë për kandidaturat e PPSH-së, e cila përfaqëson forcen e sprovuаr politike që garanton zhvillimin paqësor të vendit, që siguron kapërcimin e shpejtë të rënies ekonomike dhe një përteritje të gjithanshme të marrëdhënieve prodhuese e shoqërore, forcimin e lirisë e të begatisë së atdheut.
Rezultati i zgjedhjeve të 31 marsit do të përcaktojë të ardhmen e vendit tonë, në se do të ruhen e të zhvillohen fitoret socialiste apo do të vihen në pikëpyetje ato. Prandaj çdo komunist e çdo qytetar duhet ta mendojë e ta vlerësojë si duhet këtë moment historik e me përgjegjësi të veçantë. Anëtarët dhe simpatizantët e PPSH, të gjithë ata që besojnë në drejtësinë dhe realizimin e alternativës së saj, të mos kursehen për të bërë për vete njerëzit, familjarët, miqtë e shokët, këdo që njohin, për t’i bindur ata që të votojnë për kandidaturat për deputetë në Kuvendin Popullor të Partisë së Punës të Shqipërisë.
2. Aktivi Kombëtar i Partisë vendosi që Kongresi i 10-të i saj të mblidhet më datën 30 maj 1991. Kongresi do të analizojë veprimtarinë e Partisë dhe do të miratojë Programin e Statutin e ri të saj. Në Aktiv u vu theksi në nevojën që tërë dokumentet e Kongresit të ardhshëm të sigurojnë një përteritje të gjithanshme të Partisë, me qëllim që ajo të ecë me kohën dhe kurdoherë të jetë nismëtare transformimesh përparimtare.
Norma e përfaqësimit për në Kongres u vendos të jetë: Në çdo 100 anëtarë partie një delegat me votë vendimore dhe në çdo 100 kandidatë për anëtarë partie një delegat me votë këshillimore.
3. Zgjedhjet në organizatat-bazë dhe konferencat e Partisë në rrethe të zhvillohen gjatë periudhës 15 prill deri 15 maj 1991.
4. Aktivi Kombëtar i Partisë miratoi Komitetin Organizator për përgatitjen e Kongresit të 10-të të Partisë.
Në Aktiv shoku Ramiz Alia, Sekretar i Parë i Komitetit Qendror të PPSH, mbajti një fjalim të rëndësishëm.
AKTIVI KOMBËTAR I PPSH
Tiranë, më 23. 3. 1991.
FJALA E SHOKUT RAMIZ ALIA
Të dashur shokë e shoqe,
Mbledhja e aktivit ka rëndësi të veçantë për problemet që u trajtuan, por edhe për kohën në të cilën mbahet.
Zhvillimet politike në botë duhet të tërheqin vëmendjen tonë. Përfundoi lufta kundër Irakut, forcat e tij u larguan nga Kuvajti, por gjendja në Lindjen e Mesme mbetet e rëndë dhe plot kontradikta të mëdha të reja. Nuk u gjetësua as Iraku, as vendet përfshirë nga një psikozë largimi, që është shndërruar gati-gati në sëmundje ngjitëse. Kjo është një fatkeqësi e madhe, të cilën çdo shqiptar duhet ta vuajë si një dramë për popullin e kombin tonë. Askush nuk duhet të pajtohet me një rrugë të këtillë të shtrëmbër. Të gjithë, në radhë të parë, ne komunistët, duhet të punojmë që t’i pritet hov këtyre fenomeneve shkatërrimtare. Asnjëherë, për asnjë arsye, nuk duhet t’u bëhet qejfi armiqve të Shqipërisë, që përherë
Është koha të mbledhim të gjithë forcat, të shfaqim gjithë iniciativën, të tregojmë tërë militantizmin tonë, të përdorim tërë ndikimin në popull.
Të dashur shokë e shoqe,
Mbledhja e aktivitet ka rëndësi të veçantë për problemet që u trajtuam, por edhe për kohën në të cilën mbahet.
Mbledhja e aktivitet ka rëndësi të veçantë për problemet që u trajtuam, të tjera e të reja. Nuk u tësua as Iraku, as vendet arabe; nuk u zgjidh as çështja palestineze, as konfliktet ndërarabe, as ato me Izraelin. Lufta mbaroi, por lufta vazhdon në forma të tjera e midis forcave të tjera: luftë e nxehtë, luftë politike, luftë ekonomike.
Ne na duhet të jemi vigjilentë, sepse Evropa Juglindore është në kufi me Lindjen e Mesme. Por duhet të jemi të kujdesshëm edhe për një arsye tjetër: ngjarjet në Ballkan e sidomos në Jugosllavi po marrin rrugë të rrezikshme. Tashmë në Jugosllavi flitet hapur për shpërbërje të federatës, për hegjemonizëm serb, për luftë civile etj. etj. Ndaj Kosovës e shqiptarëve në të gjitha këto shtete intensifikohen shtypja dhe masat represive.
Të gjitha këto nuk janë pa rrezik për vendin tonë. Pikërisht për këtë arsye duhet të jemi syçelë e të përgatitur të gatshëm për mbrojtjen e lirisë e të pavarësisë së atdheut. Asgjë, as lufta politike e brendshme, as vështirësitë ekonomike etj. nuk duhet të dobësojnë mbrojtjen tonë. Sot më tepër se kurrë çështja e mbrojtjes së atdheut duhet të jetë çështje e tërë popullit. Dhe Partia jonë, si kurdoherë, duhet ta konsiderojë këtë si detyrën e vet më të shenjtë. Flamuri i lirisë e i pavarësisë së atdheut, flamuri i mbrojtjes së tyre është mbajtur lart për 50 vjet nga Partia jonë. Kështu duhet të mbahet edhe në të ardhmen. Kjo është garanci, qetësues edhe për çdo qytetar, për çdo patriot të vendit tonë.
Aktivi ynë mbahet pas ngjarjesh të hidhura që kanë ndodhur brenda vendit tonë. Kam parasysh që kanë ndodhur djegia dhe rrëzimi i monumentit të Enver Hoxhës dhe largimin masiv të mijëra qytetarëve tanë në Greqi e në Itali.
Në të dy këto ngjarje ka një gjë të përbashkët: qëllimi për të goditur Partinë tonë, për ta diskredituar atë, për ta përçarë, për të dobësuar lidhjet e masave. Kuptohet se këto veprime mund t'i kenë masat, kuptohet se PPSH, vetëm forcat e jashtme, jo vetëm kundërshtarët e PPSH, vetëm forcat e jashtme, që janë të interesuara që në Shqipëri të përhapen, që të destabilizohet të brendshmen, të keqësohet gjendja e kombit. Vetëm goditja e PPSH vetë, apo e prestigi të saj, mund t'i hapë rrugë fenomeneve të këtilla. Sepse dihet botërisht dhe është e njohur nga shqiptarët, se Partia e Punës e Shqipërisë ka qenë dhe është e vetmja forcë politike që ka punuar e ka realizuar unitetin e popullit, që ka zgjidhur çdo element dasie, qoftë kjo e madhe ose e vogël, që ka siguruar stabilitetin e brendshëm, qetësinë publike në qytet e në fshat.
Ngjarja e 20 shkurtit ishte sa barbare, aq edhe e dhimbshme, jo vetëm për edo komunist, por për çdo qytetar të ndershëm e patriot shqiptar. Kjo dhimbje, bashkë me revoltën u shpreh qartë në manifestimet që u zhvilluan në të katër anët e vendit në mbrojtje të emrit e të veprës së Enver Hoxhës. Edhe në këtë rast Partia tregoi pjekurinë e vet, se di të përmbajë pasionet dhe të përdorë logjikën, arsyen. Ajo e tregoi veten si forcë udhëheqëse e vendit, që di t'i shmanget provokacioneve, duke vënë mbi çdo gjë interesat e unitetit të popullit, interesat e Shqipërisë.
Ngjarje tjetër e rëndë është ajo e largimit në masë të njerëzve, shumica të rinj, në Greqi ose Itali. Nuk është çështja të gjykojmë a mund të evitohej apo jo ky eksod. Thelbësore është përse ndodh kjo lloj e masë, kush e nxit, kujt i intereson. Sigurisht faktori ekonomik ekziston. Por nuk shpjegohet vetëm me nevojën ekonomike, po të kemi parasysh që janë larguar shumë familje nën 16 vjeç; ose që shumica e të ikurve ishin të punësuar. Përse vallë, pas 45 vjetëve fshatarë të Vrakës u kujtuan se kanë të afërmit e tyre në Mal të Zi? Opozita thotë se kërkesat e nxiti PPSH që të pakësonte votat për kundërshtarët e saj. Përballë! Për votat, me të cilat mund të zgjidhet vetëm një deputet, Partia ne pushtet u dashka të organizojë një ikje masive, nëpër turpëruar shtetin që drejton?
Ikja masive, padyshim, është e nxitur, ashtu siç u nxit ngjarja e ambasadave më 2 korrik të vitit të kaluar. Përse Beogradi duhej të njoftonte të njëjtën ditë me ngjarjet e Durrësit, se qenkan gati të pranojë 25 mijë shqiptarë me origjinë sllave? A nuk ishte thirrje e hapur e ngjashme me thashethemet se në këtë datë ose atë datë do të hapen kufijtë ose ambasadat, ose do të vinin vaporet e tragetë dhe nga Amerika për t'i marrë cilindo që do të ikë? Në një kohë kur ekzekutiv është i zënë ngushtë vështirësitë ekonomike, kur shumëmushët kthehen emigracionin si rrugë e shpëtimit, se po shkëmojnë drejt Evropës si të ishte një ëndërr, janë shtje ehitillëse, mijat njerëz, sidomos të rinj, janë rrugë të këtillë të shtrenjtë. pajtohemi që t'i pritet hov këtij fenomeni shkatërrimtar. Asnjëherë, për arsye çërhërën kanë ëndërruar t'i shohin bijtë e saj të shpërndarë nëpër botë si zogjtë e korbit.
Ekonomikisht kemi patur edhe më shumë vështirësi. Por kurrë s'kemi patur emigrim të këtillë. Nga ana tjetër, gjendja ekonomike nuk ka se si të ndryshojë në se njerëzit nuk punojnë. A e dini, shokë, se vetëm në këtë dy muaj, nga mungesat në punë, nga mosrealizimi i planeve, kemi patur aq humbje sa kemi patur nga thërrësira në vitin e kaluar? Prandaj themelore për të gjithë, për çdo qytetar, për cilindo që e do këtë vend, është t'i përvishet punës, se vetëm nga puna do të kemi përfitime, do të ngremë nivelin e jetesës. Ekonomistët tanë kanë llogaritur, se po të plotësohen detyrat e këtij viti në industri, në bujqësi e në eksport, rënia ekonomike ndalohet, ekonomia stabilizohet dhe krijohen menjëherë kushtet për një ngritje të shpejtë të saj, sipas një programi që ka përpunuar qeveria jonë, duke shfrytëzuar për këtë qëllim edhe bashkëpunimin ekonomik-financiar me botën e afaristëve të jashtëm.
Partia dhe organet shtetërore duhet të përqendrojnë vëmendjen e tyre në stabilizimin ekonomik të vendit, që njerëzit në fshat e qytet t'i përvishen punës, që kudo të zbatohen detyrat. Duhet patur parasysh se nga arsyet që vihet re e që ka lidhje me mungesën e efektivitetit, sidomos të organeve shtetërore, lidhet me ndarjen e funksioneve të Partisë nga ato të shtetit. Dera dje për prodhimin punonin të dy këto organe. Tani që me këtë çështje duhet të merren ekskluzivisht organet shtetërore, është krijuar një boshllëk që ndihet si në fshat, ashtu edhe në qendrat e punës e në institucionet. Nlaci nuk gjendet duke u kthyer prapa, por duke forcuar punën në organet shtetërore, e mbi të gjitha duke vendosur një disiplinë të fortë e rregulla rigoroze në punë. Liberalizmit duhet t'i jepet fund përfundimisht.
Në këtë mbledhje një vend kryesor zuri çështja e zgjedhjeve për deputetët e Kuvendit Popullor. Jemi në javën e fundit të marsit. Tanimë fushata e zgjedhjeve është në kulmin e saj. Çdo komunist, çdo kuadër, çdo komitet partie ka në dispozicion aq kohë sa të mos thotë nesër: ah, si nuk bëra edhe këtë, si nuk takova edhe atë, si nuk vajta edhe te ai fshat ose te ajo familje, si nuk përdora edhe këtë ose atë argument. Është koha pra që
(Vijon në faqen 2)
SHOKU RAMIZ ALIA I DËRGON TELEGRAM URIMI PRESIDENTIT TË GREQISË
Kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, shoku Ramiz Alia, i dërgoi këtë telegram urimi presidentit të Republikës së Greqisë, Konstantin Karamanlis:
Me rastin e jubileut të festës kombëtare të vendit Tuaj, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim, ju shpreh, Zoti President, urimet më të mira për lumturi e begati.
Shpreh bindjen se miqësia dhe bashkëpunimi i frytshëm që ekziston midis Shqipërisë dhe Greqisë do të kontribuojnë në integrimin më të ujdë të vendeve tona fqinjë në proceset e bashkëpunimit e të sigurisë në Ballkan dhe në Evropë.
(ATSH)
Seminar mbi Shqipërinë në Itali
- Marrin pjesë përfaqësues të partive politike shqiptare -
Të ftuar nga seksioni i marrëdhënieve me Jashtë të MPJ-së, këto ditë ndodhen në Romë përfaqësuesit e partive politike të Shqipërisë: sekretari i KQ të PPSH-së, Spiro Peçi, kryetari i Komisionit Mësimor i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përgjegjësi i Partisë Republikane, të faqësues të Partisë së Njeriut, Forumit të të Drejtave të Njeriut, të Lëvizjes studentore.
Më datën 21, të Lëvizjes studentore. Më datën 21, të Lëvizjes studentore, të PS-së u organizua seminar «Shqipëria: Kalimi i vështirë drejt demokracisë», që u drejtua nga zvendëskryetari i Komisionit të Jashtëm të parlamentit Italian, Margarita Boniver. Në këtë seminar morën pjesë senatorë, deputetë të partive të ndryshme politike italiane, si dhe një numër gazetarësh italianë.
Asistonte gjithashtu ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe fuqiploti i RPS të Shqipërisë, Dashnor Dervishi.
Pas një diskutimi të gjatë me pjesëmarrjen e shumë deputetëve, senatorëve, gazetarëve, ku morën pjesë edhe drejtues të partive politike të Shqipërisë, në fund të takimit u mori fjalën edhe ministri i Jashtëm i Italisë, de Mikelis, i cili, pasi vlerësoi punimet e këtij takimi, vuri në dukje se «bashkëpunimi me Shqipërinë jo vetëm që është detyra jonë, por është edhe interesi ynë». Në vazhdim, ai theksoi se «ka ardhur koha për një reflektim, që duhet të zgjasë për tëtë pozitive të së kaluarës. Avancimi në bashkëpunim me Shqipërinë mund të kenë edhe një kosto që nënkuptohet nga kushtet objektive, në të cilat ndodhemi, dhe që nuk mund të shmangemi. Sa më shpejt dhe sa më mirë ta kuptojmë, aq më shpejt do të arrijmë avantazhet e bashkëpunimit dhe aq më të rinë ynë.»
(Vijon në faqen 4)