28/03/1991
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

28 mars 1991

ME 31 MARS VOTOJMË: PËR PPSH – BARTËSE E PËRPARIMIT DHE DEMOKRACISË

SHOKU RAMIZ ALIA PRITI GRUPIN E SENATORËVE DHE KONGRESMENËVE AMERIKANË Dje pas dite kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor shoku Ramiz Alia priti në Selinë e Presidiumit të Kuvendit Popullor grupin e Senatorëve dhe Kongresmenëve amerikanë të kryesuar nga Senatori Denis De Konsini, kryetari i Komisionit të Helsinkit për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Evropë dhe zhvilloi me të një bisedë të ngrohtë e miqësore. Presidenti Ramiz Alia i njohu miqtë amerikanë me proceset e demokratizimit të jetës në Shqipëri në të gjitha fushat. Ai u tha zotit De Konsini se ky proces ka ecur në Shqipëri me shumë shpejtësi por natyrisht me kujdes dhe me hapa të matur. Dhe janë shënuar arritje të rëndësishme që nga takimi i fundit me Senatorin amerikan në gusht të vitit të kaluar. Tani mund të themi theksoi shoku Ramiz në Shqipëri çdo gjë u përshtatet standardeve ndërkombëtare dhe mendoj se janë plotësuar kushtet që Shqipëria të jetë anëtare me të drejta të plota në Konferencën e Sigurimit dhe të Bashkëpunimit në Evropë. Ardhja juaj në këto momente i tha shoku Ramiz zotit De Konsini është shumë me rëndësi. Shqipëria tani është në një situatë të re, është krijuar sistemi pluralist, janë ndërmarrë hapa të reja në fushën e legjislacionit, të ekonomisë në fushën e të drejtave të njeriut etj. Pastaj shoku Ramiz i njohu miqtë amerikanë me fushatën elektorale e cila po zhvillohet me qetësi e që do të kryhet në kushte të barabarta e demokratike të fshëhta dhe të lira dhe ku populli do të shprehë vullnetin e tij të lirë e do të zgjedhë njerëzit që dëshiron. Duke folur për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe SHBA-së shoku Ramiz Alia tha se unë i shoh me optimizëm këto marrëdhënie dhe të dy palët do të punojnë që ta mbushin sa më shpejt intervalin e shkëputjes, duke gjetur rrugë të shpejta pa protokoll në të gjitha fushat. Në këtë drejtim një kontribut ka dhënë e do të japë edhe Komuniteti Shqiptar në Amerikë që është patriot për Shqipërinë dhe qytetar i ndershëm i Amerikës. Nuk ka ndonjë problem të paqjdhur midis vendeve tona tha presidenti Ramiz Alia. Për ne ka interes tërheqja e kapitalit amerikan në Shqipëri dhe e atij shqiptar në Amerikë. Nga ana e tij senatori Amerikan De Konsini pasi shprehu mirënjohjen për ftesën e bërë për zgjedhjet në Shqipëri vlerësoi proceset e demokratizimit në Shqipëri dhe arritjet e shënuara në fushat e ndryshme. Unë gëzohem tha zoti De Konsini që ju jeni iniciatori i këtyre ndryshimeve. Në takimin që patëm së bashku në muajin gusht të vitit të kaluar ju u angazhuat për ndryshime të mëdha dhe tani unë i shoh mirë ato. Ju po merrni vendime të drejta në çdo fushë. Në udhëheqjen tuaj tha më poshtë senatori amerikan shohim ndryshime monumentale dhe kjo më u shen respekt që thellë për ju. Ju jeni reformator i vërtetë i vendit tuaj dhe ju po bëni çdo gjë të mirë në shërbim të popullit tuaj. Të drejtat e njeriut vazhdoi zoti De Konsini po japin fryte në çdo fushë. Ne kemi besim të plotë se pas zgjedhjeve Shqipëria do të jetë një partner i denjë në Konferencën e Sigurimit dhe Bashkëpunimit në Evropë. Lidhur me marrëdhëniet amerikano – shqiptare zoti De Konsini tha se ne jemi të gatshëm të punojmë së bashku e do të kemi shumë fusha të përbashkëta. Në këtë pritje merrte pjesë edhe ministri i Punëve të Jashtme Muhamet Kapllani. (ATSH) Të gjitha forcat t’i vëmë që këto zgjedhje të përfundojnë me sukses për kandidatët e Partisë, që këto zgjedhje të zhvillohen normalisht, në rregull e qetësi të plotë, që në to të shprehet lirisht e në mënyrë krejt demokratike dëshira dhe vullneti i popullit. RAMIZ ALIA

TREGTARË TË RINJ FLAMUJSH

- Përgjigje gazetës «RD» - Falenderimin tuaj «Tepër sekret», ku na drejtoheshit me fjalët «E pandershmja „ZP“» e lexuam. Është e natyrshme që falenderimit t’i përgjigjeshim me falenderim, por ka diçka që na pengon ta bëjmë këtë. E para është se nuk e dimë se çfarë kuptoni ju me fjalën «pandershmëri». Nëse me këtë fjalë ju kuptoni njerëz që kanë punuar me hile gjithë jetën, njerëz që sot rrëmbejnë një flamur dhe nesër një tjetër, njerëz, që nuk kanë shkruar kurrë atë që kanë menduar, njerëz karrieristë dhe dallaverexhinj, atëherë po u themi se jeni tepër të vonuar në kohë. Është e vërtetë që vite më parë kemi patur në radhët tona njerëz të tillë, por me kohë ata janë larguar nga gazeta jonë dhe tani ndodhen nëpër zyrat e gazetës «RD». Intelektualë të tillë populli me kohë i ka cilësuar «tregtarë flamujsh». Ju përfaqësues të shtypit të «RD»-së nuk morët mundimin të shkruani asnjë rresht atëherë kur Milivoje Maksic, zëvendësministri i jashtëm i Jugosllavisë deklaroi si pa të keq (e sipas tij në mënyrë të natyrshme): «Shqipëria duhet të ketë parasysh sh-rrugët drejt Europës për sh- ... ... përinë kalojnë përmes Jugosllavisë e Serbisë». Siç duket mori përsipër një detyrë të rëndë, po ju detyrën e kujt kishit ndërmend të realizonit, kur heshtët? Nuk është mirë, nuk është shqiptare të fusni pykа në qëndrimet korrekte që ka mbajtur Partia e Punës dhe «Zëri i Popullit» për të drejtat e ligjshme të vëllezërve kosovarë. Stilin e «Borbës» dhe «Politikës» që përmendni, ju e kini përvetësuar me sa duket shumë mirë. Tanimë në këtë stil ua njohim. Po provoni që me këtë gjuhë të flisni me fshatarë patriotë të malësive të Kukësit? Ju duke luajtur skenarët e skutahxhi-njve serbë të Beogradit, me dashje e pa dashje, kërkoni ta dhuroni cirilikëve pjesë të tokës shqiptare. Në Kukës e kudo në Shqipëri këtë do t’jua mbajnë mend. Kolonat e «Zërit të popullit» kanë qenë të hapura gjithnjë për çdo njeri të ndershëm, për intelektualët e vërtetë për derte e jetën e popullit. Në këtë rrugë ajo do të ecë gjithnjë dhe ky është shërbimi më i mirë që i bëhet demokracisë. REDAKTORËT E «ZËRIT TË POPULLIT»

Konferencë shtypi e kryeministrit Fatos Nano

Dje pasdite në qendrën e shtypit në kryeqytet kryetari i Këshillit të Ministrave të RPS të Shqipërisë, shoku Fatos Nano, dha një konferencë shtypi për gazetarët e organeve tona të shtypit, ATSH, RTV, përfaqësuesit e gazetave, agjencive, radiove e televizioneve të huaja që ndodhen në vendin tonë. Ishin të pranishëm edhe përfaqësues të ambasadave të huaja të akredituara në vendin tonë. Kryeministri Fatos Nano në fillim shprehu kënaqësinë që takohet me përfaqësuesit e shtypit vendas e të huaj, në një moment të tillë historik që po kalon Shqipëria. Pastaj, ai iu përgjigj pyetjeve të ndryshme të gazetarëve për situatën aktuale në vendin tonë dhe marrëdhëniet e tij me vendet e tjera. Në përgjigje të pyetjes se si e shikon ai rrugëdaljen nga gjendja e vështirë ekonomike, kryeministri Fatos Nano, vuri në dukje se situata e re e pluralizmit politik në Shqipëri fatkeqësisht është shoqëruar me largimin nga prodhimi dhe nga punët e ditës. Në qoftë se do të vlerësohej thirrja e partive politike, për angazhimin e njerëzve në punë, nëvizoi ai, atëherë do të kishim rezultate të tjera në ekonomi. Çdo njeri është i ndërgjegjshëm se, nuk ka mungesa të theksuara të ardhurash, por më tepër ka mungesë mallrash konsumi në treg, ku këto të ardhura të konkretizohen. Kjo është një alternativë e vështirë në të cilën është angazhuar qeveria jonë e punës. Natyrisht, kësaj ai, në përballimin e situatës aktuale ne kemi llogaritur si çdo qeveri në çdo vend të botës, edhe ndihmën që përmban bashkëpunimi ekonomik me shtetet e tjera. Shpresojmë se kjo situatë e vështirë do të përmirësohet. Duke shpjeguar momentet kryesore të reformës ekonomike al nenvizoi se privatizimi gradual dhe i kontrolluar nga shteti juridik do të të përbëjë një drejtim bazë për zgjidhjen e shumë problemeve ekonomike Paketa e ligjeve të privatizimit tashmë është përfunduar. Në zbatimin e saj ne synojmë të mbajmë parasysh që pronarët e ardhshëm të aksioneve të jenë në radhë të parë prodhuesit e drejtpërdrejtë. Në përgjigje të pyetjeve në se vendet e ndryshme kanë vendosur apo do të vendosin kushte politike për bashkëpunimin e ardhshëm me Shqipërinë, Fatos Nano tha se kushte të tilla nuk na ka vënë asnjë qeveri e huaj. Në përgjithësi, shtoi ai, këto qeveri na kanë informuar se e rëndësishme për to është krijimi i një parlamenti pluralist si dhe garantimi i lirisë së zgjedhjeve të 31 marsit. Bashkëpunimi i tyre ekonomik nuk do të varet nga fakti se kush parti do të jetë në pushtet. Pyetjes se si e shikon qeveria shqiptare mundësinë e çuarjes së vendit drejt bashkësisë evropiane, ai u përgjigj duke vënë në dukje se Shqipëria do të shkojë drejt Evropës duke reformuar veten. Procesin e integrimit në botën e qytetëruar, tha ai, do të jetë gradual, pra kërkon një periudhë kohe. Ne do të bëjmë të gjitha përpjekjet që kjo të realizohet sa më shpejt. Në këtë vështrim synimi ynë është të ruajmë ekuilibret që ekzistojnë në vendin tonë. Pyetjes së gazetarëve izraelit lidhur me mundësinë e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Izraelin, kryeministri iu përgjigj midis të tjerash se do të dëshironim dhe do të punojmë që të vendosim ura miqësie dhe bashkëpunimi me të gjitha vendet që respektojnë popullin shqiptar. Fatos Nano theksoi më poshtë se zgjedhjet e 31 marsit janë zgjedhjet e para shumëpartiake. Ne nuk shohim asnjë pengesë që ato të mos realizohen me sukses. Kryesorja është që pas këtyre zgjedhjeve në Shqipëri të ketë (Vijon në faqen 2)

Takim me intelektualët për zbërthimin e programit elektoral të PPSH-së

Në vazhdim të veprimtarive me rastin e fushatës së zgjedhjeve të 31 marsit Komiteti i Partisë së Punës në bashkëpunim me kryesinë e shoqatës shkencore të rrethit të Matit organizuan për këtë nga sallat e Komitetit të Partisë së Punës të rrethit një takim të zgjeruar me intelektualën për zbërthimin e programit elektoral të PPSH në fushën ekonomike e sociale. Takimin e hapi sekretari i parë i Komitetit të Partisë së Punës të rrethit Qerim Ribaj. Përfaqësuesi i PPSH, doc. Seladin Kucaj u ndal gjerësisht në disa çështje të programit ekonomik, i cili është një program realist që synon kapërcimin e gjendjes së rënduar të ekonomisë, sta- (Vijon në faqen 2)

U kthyen nga Italia 374 vetë të ikur në fillim të muajit

Parmbrëmë mbërriti në portin detar të Durrësit trageti italian «Espreso Venezia», me të cilin erdhën 374 vetë, të ikur në fillim të këtij muaji. Midis tyre ishin 16 fëmijë, të moshës 10-12 vjeç, të rinj, familjarë me fëmijë të vegjël etj. Ata ishin nga Durrësi si dhe Lezha, Shkodra, Kavaja etj. Fëmijët gjatë udhëtimit u shoqëruan nga personeli shëndetësor i kryqit të kuq italian dhe në portin detar u pritën nga kryetari i kryqit të kuq të Durrësit mjeku Ali Sula. Gjendja shëndetësore e fëmijëve dhe e të ardhurve të tjerë ishte e mirë. Organet e pushtetit në rreth në bashkëpunim me drejtorinë e portit kishin marrë të gjitha masat për t’i transportuar ata për në qendrat e tyre të banimit me autobuzë e trenë. Numri i të kthyerve gjatë këtij muaji nga Italia me anije e traget arrin në rreth 4000 vetë. Trageti italian «Espreso venezia» po mbrëmë u largua nga porti detar i Durrësit. (ATSF)

Ministri i Jashtëm priti delegacionin e Institutit Kombëtar Republikan për çështjet ndërkombëtare të SHBA

Dje paradite, ministri i Punëve të Jashtme, Muhamet Kapllani, priti delegacionin e Institutit Kombëtar Republikan për Çështjet Ndërkombëtare të SHBA të përbërë nga zëvendëspresidenti i këtij Instituti, Robert H. Henderson dhe nga ish-kongresisti Xhonit Lancaster, ua. Dje paradite, ministri i Punëve të Jashtme, Muhamet Kapllani, SHBA të përbërë nga zëvendëspresidenti i këtij Instituti, Robert H. Henderson dhe nga ish-kongresisti Xhonit Lancaster, ua. Të dy aktualisht janë ambasadorë në vendin tonë për të ndjekur zgjedhjet e 31 marsit. Gjatë takimit, që u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, u shkëmbyen mendime për çështje, u shkëmbyen mendime për procesin e demokratizimit në Shqip- (Vijon në faqen 4)

Marrëveshje për kërkimin, zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve me firmat «Deminex» (Gjermani) dhe OEMV (Austri)

Dje në Tiranë u nënshkrua marrëveshja midis Drejtorisë së Përgjithshme të Naftës dhe Gazit me firmat «Deminex» (Gjermani) dhe OEMV (Austri) për kërkimin dhe zhvillimin e naftës në bllokun detar të zonës së Durrësit. Marrëveshja parashikon kryerjen e studimeve gjeologjike sizmike, shpimin e puseve, përgatitjen për prodhim të vendburimeve që mund të (Vijon në faqen 4)

Miting i madh elektoral i PPSH-së në rrethin e Dibrës

Dje në sheshin «Nazmi Rushiti» të qytetit të Peshkopisë Komiteti i Partisë së Punës të rrethit të Dibrës organizoi një miting të madh elektoral. Merrnin pjesë banorë të qytetit të Peshkopisë, të rinj e të reja, heronj të punës socialiste, veteranë etj. Mitingun Punës të rrethit Osman Murati. Pastaj e mori fjalën shoku Xhelil Gjoni, i cili solli përshëndetjet më të përzemërta popullit të rrethit të Dibrës nga udhëheqësi i dashur shoku Ramiz Alia, i cili, siç e dini tha ai, para tre vjetësh në mitingun madhështor që u mbajt në qytetin tuaj me rastin e përkujtimit të festës të luftës nacionalçlirimtare, shprehu dashurinë e pa fund dhe respektin më të madh për popullin patriot, të mençur, punëtor e trim të Dibrës. Populli i Dibrës në çdo epokë historike i ka qëndruar besnik çështjes së kombit nëpërmjet bijve të tij më të shquar si Iliaz Pash Dibra me lidhjen e Prizrenit, Vehbi Agolli e Nikollë Kacorri në kuvendin kombëtar të Vlorës, Elez Isufi e Haki Stërmilli, Said Najdeni, Ramiz Varrica, Haxhi Lleshi, Nazmi Rushi, Gjok Doçi, Hibe Paliquki, e qindra dëshmorë të tjerë të luftës e të punës, emrat e të cilëve janë gdhendur me germa të arta në historinë e kombit shqiptar. I kujtojta sot këto sepse populli i Dibrës gjithnjë i është ndodhur kombit, me mençuri me trimëri e me pushkë. Kjo mençuri sot tregohet me votimin e 31 marsit duke shkuar në votim me kulturë, me qetësinë dhe rregullin që na karakterizon; duke votuar për blitje më të mirë të këtij populli që do t’i sigurojnë të ardhmen e fëmijëve tanë e të realizojnë dëshirat e popullit dhe luftojnë për të siguruar lirinë dhe pavarësinë e atdheut. Pastaj shoku Xhelil Gjoni zbërtheu programin e Partisë së Punës të Shqipërisë duke theksuar problemet e vendit që zë çështja kombëtare në programin e kësaj partie, vendi që zënë problemet e përparimit e të rritjes së mirëqenies së masave punonjëse, zhvillimi i vlerave shpirtërore e kulturore. Duke folur për politikën e jashtme të Partisë së Punës, ai theksoi se kjo Parti ka synuar të ruajë pavarësinë e lirinë e atdheut, që populli ynë të jetë në mes miqve me popujt e shtetit sipas interesave reciproke në Ballkan, Evropë dhe botë. Ajo është bashkuar me gjithë proceset përparimtare në botë që sjellin paqe e siguri. Politika e fqinjësisë së mirë në Ballkan ka qenë dhe mbetet e pandryshuar. Vija e Partisë së Punës ka bërë që qëndrimi i mbajtur nga shteti ynë ndaj çështjes së Kosovës dhe gjithë shqiptarëve në Jugosllavi të jetë në përputhje me aspiratat kombëtare dhe kërkesat e drejta legjitime të gjithë popullit shqiptar dhe të vëllezërve tanë matanë kufirit. Mendimi politik i Partisë së Punës - theksoi më poshtë ai, - shoqërohet me një konceptim të ri për shtetin ligjor për lejimin e ushtrimit të fesë, njohjen juridike të drejtave e të lirive të shtetasve sipas standarteve ndërkombëtare. Pasi foli për ndryshimet dhe proceset e rinovimit të Partisë shoku Xhelil Gjoni tha se Partia e Punës tashmë ka një fizionomi të re në përmbajtje e në strukturë. Ajo është e aftë të udhëheqë e çojë deri në fund proceset e demokratizimit, për të nxjerrë sa më parë vendin nga gjendja e vështirë ekonomike për të ndërtuar një rend shoqëror të përparuar demokratik e bashkëkohor. Në miting e morën fjalën përfaqësuesit e të rinjve, të klasës punëtore, intelegjences dhe kooperativistëve të këtij rrethi, Baftjar Rush, Rakip Lleshi, Xhelil Çibaku, Bardhyl Smelli dhe Sabri Lasku. (ATSH)

N J O F T I M

Zëdhënësi i Ministrisë së Arsimit njofton se vazhdimi i mësimeve në shkollat e larta, hapja e konvikteve e Qëndrës Mensave si dhe votimet e datës 31 mars 1971 në Qëndrat e Qytetit Studenti do të zhvillohen në përputhje të plotë me njoftimet e mëparshme të dhëna nga Ministria e Arsimit. Gjithashtu përgënjeshtrohen dhe hidhen poshtë të gjithë thashethemet e përhapura në disa rrethe për grumbullimin e parakohshëm të studentëve në Tiranë. Ministria e Arsimit i bën thirrje gjithë studentëve, prindërve dhe të gjithë opinionit mbarëshqiptar të distancohen dhe të mos bien pre e thashethemeve. ZËDHËNËSI I MINISTRISË SË ARSIMIT

Njoftim i Ministrisë së Transporteve

Ministria e Transporteve njofton për ndihmat e akorduara vullnetarisht nga Republika e Turqisë dhe për masat që po merren nga ky dikaster për transportimin e mallrave. Për transportimin e ndihmave, nga Turqia, Transhqip ka lëshuar anije të huaja në bazë të kërkesave të rregullta të Agjroeksportit. Konkretisht është fiksuar anija «Moll», e cila po ngarkon 2 500 tonë miell në Stamboll. Anija «Hossa», që do të ngarkojë 5 000 tonë miell, ka mbërritur në port- (Vijon në faqen 2)