Partinë e Punës e lindi, e rriti dhe e mbron populli
Shqipëria i takon të ardhmes. Populli shqiptar çdo ditë të mbijetojë në shekuj e ka të ardhmen të çelur. Rruga e saj si projektor i fuqishëm s’ndriçon sot demokracia, të cilën e rriti shkallë-shkallë Partia e Punës së Shqipërisë.
Ajo nuk lindi nga dekretet, por nga bindja dhe gjaku i popullit dhe si e tillë ajo ka qenë, është e do të jetë në shpirtin liridashës e të përparimtar të çdo shqiptari e patrioti që zemrën e ka sa Shqipëria, sa tërë trojet shqiptare. Kurrë sa kuleta dhe kolltuku i vet. Kurrë sa hija e shtatit kur lind dielli. Kurrë sa tullumbacet e premtimeve dhe kurora e lavdisë dhe egoizmit vetjak. Nga ka[?] i bijë për 50 vjet rresht populli ka nxjerrë prijësit e vet, ka nxjerrë tribunët dhe reformatorët e tij, të cilëve u ka besuar gjënë më të shtrenjtë: djersën e ballit. Dhe ajo ja ku është: shihen Shqipërinë të ribërë Shqipëri, vëllezër dhe motra, me sytë e bukur të ndërgjegjes tuaj të pastër, pa inate dhe syze partiake, me sytë e të vërtetës që rrezatojnë dëlirësi dhe sinqeritet. Ti, o popull, ke qenë nga gjinia jote të madhën fjalë të mëso-me: dielli nuk mbulohet me shoshë. Qejt nuk kapëm se s’janë premtuar kurrë, as lugën e florinjtë nuk e kemi në dorë, por kemi në dorën tonë diçka më të shtrenjtë: lirinë dhe pavarësinë e mëmëdheut, emrin e ndëruar dhe prestigjin e merituar të tij në botë, vullnetin e pathyeshëm për të bërë gjithçka që na i do mendja, zemra dhe shpirti ynë i zjarrtë për të; kemi në dorë jetën dhe me djersën e secilit dhe me lidhje të shumëfishta me Evropën. Këtë mision u ka ngarkuar Partia e Punës anëtarëve të vet, që ia ka paraqitur popullit kandidatë për deputetë. Vota për ta është një provë historike për çdo zgjedhës. E ardhmja e Shqipërisë është demokracia. Ajo le të triumfojë dhe do të triumfojë, por në emër të saj secili t’i thotë «ndal» çdo force politike që s’e gazetë, radio, TV, tribunë etj. pa u «përgjëruar» për popullin dhe me mendt e veta ditëshkurtura, i nxjerr në ankand Shqipërinë dhe emrin e saj, historinë dhe të ardhmen e popullit; t’i thotë «ndal» cilido që demokracinë e kupton të mendojë si të dojë por dhe të bëjë si të dojë. Pluralizmi t’ia vëmë në shërbim Shqipërisë, zhvillimit të saj të shpejtë e bashkëkohor, por kurrë rrënimit të saj. Pluralizmi t’i shërbejë Shqipërisë dhe jo Shqipëria t’i shërbejë pluralizmit. Partitë politike t’i shërbejnë popullit e jo populli të bëhet lojën e partive politike. Kush përpiqet të «çelë» rrugë të tilla, duhet të dijë se ato janë pa krye, të dështuara që në letër dhe jo më «për t’i provuar njëherë». Vetëm me interesat kombëtare dhe idealet e popullit nuk mund të bëhen eksperimente. Kjo është ABC-ja e demokracisë dhe qëllimi final i saj. Historia nuk bëhet dy herë. Me këtë bindje të shkojmë sot në qendrat e votimit dhe votat tona t’ia japim për kandidatë të Partisë së Punës, veç të tjerash, edhe si një akt mirënjohjeje e saj projektorit dhe të cilit udhëheqësi për t’i fituar ato; duan edhe largpamësi për të parën shumë më larg se pasionet apo «zemëratat» e vogla të çastit, duan edhe kurajo për t’u ngritur mbi interesat e ngushta, nodhëse të drejta, të vetes apo familjes, e për të vënë mbi to interesat e mëdha dhe demokratike gjithëkombëtare. Populli ynë në historinë e tij të lashtë ngjarjet historike i ka pritur dhe përcjellë me mendje të kthjellët, me qetësi e kulturë, me dinjitet dhe optimizëm. Por mbi të gjitha i ka pritur dhe i ka përballuar me ndjenjat e përgjegjësisë historike. Të ndjesh sot përgjegjësi historike për fatin e demokracisë në Shqipëri do të thotë të votosh për kandidatët për deputetë të Partisë së Punës. Kjo do të thotë ke ndjerë përgjegjësi historike për Shqipërinë. Kë ndjerë përgjegjësi historike për mbrojtjen deri në fund pa asnjë hezitim të kërkesave të drejta legjitime të vëllezërve kosovarë e të tjerë që shqiptarëve që jetojnë në Jugosllavi, të të drejtave legjitime të popullsisë çame dhe për tërë nevojat e gjëra shqiptare të diasporës shqiptare për lidhje të gjithanshme me vendin amë. Dhe më në fund do të thotë se ke ndjerë përgjegjësi që Shqipërinë ta integrosh në Evropë ashtu siç i ka hije dhe nder asaj. Zgjedhësit tashmë gjyqtarë e kanë vënë në «kandarin» e mendimit dhe ndërgjegjes së tyre. Programi elektoral i Partisë së Punës ka bërë me vete zemrën e secilit që demokracinë nuk e sheh tek gjithfarë lloj premtimesh por tek puna, kultura, dinjiteti dhe serioziteti i çdo individi dhe të krejt shoqërisë. Anëtarët e PPSH dhe veteranët, të rinjtë dhe të rejat, punëtorët e fshatarët, intelektualët e ushtarët, gjithë populli është NJË përpara atdheut dhe të ardhmes së tij.
përmes të ... Për Partinë e Punës ... amerikan... e, ... e solli ... rëndësishme ...
... resat sot në qendrat e votimit me votat tona t’i japim për kandidatë e Partisë të Punës, veç të tjerash, edhe si një akt mirënjohjeje që ajo projektoi dhe u çeli udhë të parevokueshme për demokracinë.
Është ditë e një ngjarjeje historike kjo e 31 Marsit. Urimi i popullit sot është të fitojë demokracia, të krijohet kuvendi pluralist. Por të fitojë demokracia nuk do të thotë të fitojë ajo forcë politike që bërtet më shumë për të, por ajo parti politike që ka aftësinë, përvojën dhe forcën më të sprovuar realizuese për ta mishëruar atë në çdo qelizë të jetës së vendit e të popullit.
Zemra më thotë: «Voto për PPSH-në»
— ELBASAN —
Dita e shumëpritur e zgjedhjeve më në fund erdhi.
Elektoriati i sivjetëm, me ngarkesë të madhe emocionale e psikologjike, na bëri të përjetojmë plot të panjohura të një rruge të pashkelur. Megjithatë, gjithçka u përballua me dinjitet, me gjakftohtësi. «Për kë do të votosh?»... Kjo pyetje iu bë ndërgjegjes së gjithkujt, për shumë kohë. Më në fund secili i bëri thirrje ndërgjegjes dhe vendosi... Metalurgu, Hysni Lleshi, thotë se votën e tij pa asnjë hezitim e jep për kandidatin e PPSH-së. - Dhe kam plot arsye, vazhdon ai, - më kryesorja prej tyre është besimi që kam se PPSH-ja është e vetmja forcë politike serioze, por dhe e aftë që do të na çojë drejt Evropës. Dua të përmend me këtë rast vetëm kombinatin tonë metalurgjik. Disa zëra kanë thënë se ky kombinat u ndërtua kot, madje edhe se duhet mbyllur fare. Çudi! Po të mungonin një ditë prodhimet e kombinatit tonë, gjithë ekonomia vihet në alarm. A mund të injorohet ky fakt? Po tjetër, që aty punojnë e derdhin djersën mbi 10 mijë punëtorë e qindra specialistë të lartë? Për një gjë jam dakord edhe unë: të rritet rentabiliteti i këtij kombinati. Por edhe këtu e kemi në dorë ne, punonjësit e tij, sidomos specialistët. Dhe kam besim se kjo do të arrihet shpejt. Edhe disa projekte bashkëpunimi... jetën dhe sigurinë e fëmijëve tanë, florinirin e floririt; dhe të ardhmen më të sigurtë e më të begatë në trojet tona, të lidhur fort me komunitetin evropian. Ky është zëri i Partisë së Punës të Shqipërisë sot në ditën e zgjedhjeve të para të lira e pluraliste dhe i anëtarëve të saj, që e kanë për nder dhe krenari të militojnë për misionin e madh që ajo ka marrë mbi supe: Ta bëjë Shqipërinë vend ku çdo shqiptar të gëzojë frytet e zhvillimeve të sotme bashkëkohore
SHQIPËRIA DREJT KUTISË SË VOTIMIT
Për popullin e vetëm për interesat e tij
- KORÇË -
Në fakt këtë shkrim e fillova në mbrëmjen e datës 29 mars. E fillova që në atë çast kur me pjesëtarët e tjerë të familjes po pritnim me padurim të jepej i regjistruar nëpërmjet televizionit takimi i shokut Ramiz Alia me zgjedhësit e zonës 218 të Tiranës. Kronikë pas kronike (sa të ngjeshura i pati Shqipëria këto kronika dhe ja shpikëria njof ton...)
Të ndryshme... e parë përmes syve të një shqiptari e ... Partisë e Punës, Partisë e Punës ... kujtojnë se me të nuk u lidhëm as për tre muaj, nuk u lidhëm as sa për një fushatë elektorale, por për një jetë. Po shoku Ramiz! Ne nuk i trembemi historisë, jemi ballë për ballë saj. Të pohoj tjetrën, unë do të mohoja veten time, faktin që tim atë hyzmeqar, lopçar me afendikonjët, çlirim e gjeti pa shkollë, kur unë kam sot një universitet të tërë dhe guximin për të çuar me shokë “Shqipërinë drejt Evropës”. Dhe nuk e kam për mburrje këtë, se nuk jam një unë, por jemi me mijra qindra e mijra. Po! Për dob-inë e Shqipërisë, për popullin dhe vetëm për interesat e tij gjithçka. Gjithçka, edhe çpronësimi i çifligarëve, edhe reforma agrare, edhe elektrifikimi.
(Vijon në faqen 2)
mbemi edhe çpronësimi i çifligarëve, edhe reforma agrare, edhe elektrifikimi. Për dob-inë e Shqipërisë edhe këto reforma demokratizuese në ekonomi, në politikë, në vetë Partinë e Punës. Se ndjej në gjithë qënien e Partisë dhe të vetes simë shtytjen e gjakut, shtytjen e mendimit përpara, përpara pa u ndalur, ndaj duartro-kas Udhëheqësin, ndaj mendoj se kështu ndëroj gjithçka kombëtare.
Kaq thashë mbrëmë me vete, kaq shkruajta më 29 mars. Sot, në mëngjesin e 30 marsit, monologu u bashkua me atë të shokëve të tjerë, bashkëqytetarë.
(Vijon në faqen 2)
Të palëkundur e plot optimizëm
- TROPOJË -
Gjatë gjithë marsit në këtë rreth vendosmëria dhe optimizmi i njerëzve u shfaqën edhe në punën e përditshme. Musli Dardha, përgjegjës i seksionit të industrisë në Komitetin ekzekutiv të KP të rrethit thotë se kudo në ndërmarrjet e sistemit të industrisë së rrethit pati mobilizim. Mund të veçosh ndërmarrjen e grumbullimit përpunimit, të riparim shërbimeve në plotësimin e planit të tremujorit të parë. Muaji mars ka shënuar rritje.
Në bisedë me drejtorin e ndërmarrjes që punojnë ederdhin dhjetëra Por edhe këtë disa projekte bashkëpunimi me firmat e huaja janë shumë premtuese për këtë. Prandaj kombi-nati, si dhe plot e plot arritje të tjera, janë arritje të këtij populli të udhëhequr nga PPSH-ja. Ajo ka luftuar e do të luftojë për popullin, për përparimin e atdheut. Prandaj urdhëri i përgjegjës e i zemrës sime prej me-talurgut më thotë: «Voto për PPSH-në».
(Vijon në faqen 2)
Në kooperativë jemi mirë
— PËRMET —
Për të vajtur në njërën fshatit e bujqësisë duhet të bësh me baltë. Ishim këto ditë në Bualban të Përmetit. Ç’mbresa mbledhëm?
— Të shkruariën e kam ndarë me të, por me ka treguar për veten. Për bukën duhej ta merrje 100 lekë... [pjesërisht e palexueshme]
... Halim Selfo thotë:
— Ne jemi kooperativë e largët dhe e vogël malore dhe i shesim bukë shtetit, dorëzojmë 1500 kv drithë. Kur kam bukën këtu pse të rridhet me të vjell nga Kanadaja, ai thotë. Po ku ta gjej Kanadanë unë? Unë shkoj me portofolin tim.
Muharrem Jaupi është nga Psar-i. Ai thotë:
— Privlaizim, të marrim tokat siç ishin, bëhet ku është toka, bukë. Buka e vjetër të tjerët? Diana bëj... [e palexueshme]
Fadij Valina o njoh prej vitesh. Ka qenë kryetar kooperative dikur i ekonomisë së ahtrirë të Ba-...
(Vijon në faqen 2)
Puna - burimi i demokracisë
— Si erdhën punonjësit e Librazhdit para kutisë së votimit —
U tejkaluan detyrat e tremujorit në prodhimin e përgithshëm industrial dhe më dukshëm në eksportin e mallrave. Vetëm miniera e hekur nikelit, 1 dha eksportit 3 milionë e 500 mijë lekë prodhime më shumë. Miniera e kromit gjithashtu tejkaloi prodhimin dhe eksportin e kromit.
Për t’ju përgjigjur më mirë kërkesave të popullit mirë i përballoi detyrat dhe kolektivi i ndërmarrjes ushqimore, duke tejkaluar gjithë zërat dhe ka 10 ditë që punon për llogari të muajit prill. Edhe ai i grumbullimit përpunimit para kohe i plotësoi të gjithë treguesit e planit dhe eksportit i dha 40 për qind prodhime më shumë.
Në seksionin e tregtisë komunales mësojmë se më përpara është ndjekur furnizimi i popullit me produktet e domosdoshme ushqimore e mallra industriale ku u dalluan kolektivat e NTSH-së dhe të NFP-së Prenjas, që ndikuan edhe në realizimin e planit të qarkullimit të mallrave. Për plotësimin para kohe të detyrave të tremujorit njoftojnë edhe kolektivi i kantjerit të ndërtimit minerave në Prrenjas, ai i ndërmarrjes komunale banesa, etj.
XHEVDET ALMETA
SHOKU RAMIZ ALIA PRITI SENATORIN AMERIKAN KLEJBORN PELL
Dje paradite kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor, shoku Ramiz Alia, priti në selinë e Presidiumit të Kuvendit Popullor, kryetarin e Komisionit të Politikës së Jashtme të Senatit amerikan, senatorin Klejborn Pell.
Pasi i shprehu kënaqësinë për këtë takim shoku Ramiz Alia i tha se tani me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe SHBA-së lidhjet e bashkëpunimi do të zgjerohen e zhvillohen më tej në të mirë të të dy vendeve.
Edhe unë ashtu shpresoj që marrëdhëniet tona në të ardhmen do të jenë edhe më të mira, tha nga ana e tij senatori Pell. Duke vlerësuar zgjedhjet e para pluraliste në Shqipëri ai tha se dita e nesërme është ditë historike për popullin shqiptar. Dhe ne si të tillë e konsiderojmë, si një ngjarje të madhe në jetën politike të vendit, tha shoku Ramiz Alia.
Në bisedë, e cila kaloi në një atmosferë miqësore ndodheshin edhe anëtari i Këshillit Presidencial prof. dr. Rexhep Mejdani dhe ministri i Punëve të Jashtme, Muhamet Kapllani.
(ATSH)
SHOKU RAMIZ ALIA PRITI DELEGACIONIN PARLAMENTAR ANGLEZ
Dje Kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor të RPS të Shqipërisë, shoku Ramiz Alia priti delegacionin parlamentar anglez, të kryesuar nga Steven Norris.
Shoku Ramiz Alia zhvilloi me parlamentarët anglezë një bisedë të ngrohtë e miqësore. Ai u foli atyre për rëndësinë e zgjedhjeve të 31 marsit, të parat zgjedhje pluraliste në Shqipëri, që shënojnë një nga pikat kulmore të zhvillimit të procesit demokratik në vendin tonë. Shoku Ramiz Alia dhe parlamentarët anglezë theksuan rëndësinë që ka rivendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Anglisë dhe zgjerimi i bashkëpunimit ekonomik e tregtar, për të cilat tashmë është biseduar. Gjithashtu u fol për mundësitë e integrimit të mëtejshëm të Shqipërisë në proceset evropiane dhe për bashkëpunimin e vendeve tonë me Këshillin Evropian dhe organizma të tjerë.
Në pritje merrte pjesë ministri i Punëve të Jashtme, Muhamet Kapllani.
(ATSH)
Mbërritën në vendin tonë delegacione të huaja parlamentare
Me ftesë të Presidiumit të Kuvendit Popullor, dje mbërritën në vendin tonë delegacioni parlamentar italian, i përbërë nga Doro-meniko Amalitano, Antonio Gra-ziani, Xhovana Skeloto dhe Alberto Forni, që do të asistojnë në zgjedhjet pluraliste të 31 Marsit në Shqipëri.
Për të pritur në aeroportin e Rinasit kishin dalë sekretari i Presidiumit të Kuvendit Popullor, Shadër Tozaj dhe funksionarë të Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Ndoqën gjithashtu ambasadorët e ... dhe ... (Vijon në faqen 4)
... të jetë tha se dita e nesërme është historike për popullin shqiptar. Dhe në i Punëve të Jashtme, Muhamet Kapllani.
(FOTOPLLAKAT NGA NIKO XHUFKAJ)
Le të jenë votimet e 31 marsit prova dhe dëshmia e pjekurisë politike të popullit, përgjigje e denjë ndaj apelit patriotik që zëri i atdheut i bën ndërgjegjes së tij.
RAMIZ ALIA
ZGJEDHJET E LIRA E PLURALISTE – SHPREHJE E DEMOKRACISË