03/04/1991
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

3 prill 1991

E Presidiumit dhe Këshillit r…

Dje paradite, nën kryesimin e Kryetarit të Presidiumit të Kuvendit Popullor të RPS të Shqipërisë, shokut Ramiz Alia, u mbajt një mbledhje e përbashkët e Presidiumit të Kuvendit Popullor dhe Këshillit Presidencial. Në këtë mbledhje pjesëmarrësit u njohën me rezultatet e zgjedhjeve demokratike të 31 marsit. Për këtë dëgjuan një raport të shkurtër të kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, prof. dr. Rexhep Mejdani. U theksua se pjesëmarrja e popullit në votime qe pothuajse tërësore. Zgjedhjet u zhvilluan në përputhje të plotë me ligjin elektoral në fuqi. Rezultatet e arritura janë pranuar nga të gjitha forcat politike që morën pjesë në zgjedhje. Presidiumi i Kuvendit Popullor dhe Këshilli Presidencial u informuan gjithashtu për vlerësimet e vëzhguesve të huaj, të delegacioneve zyrtare parlamentare, të instituteve të specializuara e të punonjësve të shtypit rreth zhvillimit të zgjedhjeve të 31 marsit në Shqipëri. Delegacionet e Asamblesë Parlamentare të Këshillit Evropian e të Parlamentit Evropian, të Parlamenteve të Amerikës e të vendeve të Evropës, si dhe vëzhguesit e ardhur nga dhjetra vende të botës, i cilësuan këto zgjedhje si shembullore dhe plotësisht të lira e demokratike. Ministri i Punëve të Brendshme Gramoz Ruçaj raportoi pastaj për gjendjen e rendit publik pas zgjedhjeve. U vu në dukje që, megjithëse partitë janë shprehur për legjitimitetin e zgjedhjeve dhe të rezultateve të tyre në disa qytete, si në Shkodër e gjetkë, ka pasur grumbullime të paligjshme. Presidiumi i Kuvendit Popullor dhe Këshilli Presidencial autorizuan organet e ruajtjes së rendit për të vepruar me të gjitha mjetet ligjore për ndalimin e manifestimeve të paautorizuara dhe për të ruajtur institucionet publike. Ata theksuan se në këtë, pa përjashtim, duhet të nënshkruhen vullnetit të popullit dhe veprimit të tij. Në këto grumbullime, grupe terroristësh në qytetin e Shkodrës sulmuan dhe vunë zjarr në godinën e Komitetit të Partisë së Punës dhe goditën me gurë atë të Partisë Demokratike duke hedhur parulla «Shkodra Republikë», etj. Për vendosjen e qetësisë ndërhynë forcat e rendit. Presidiumi i Kuvendit Popullor dhe Këshilli Presidencial u drejtohen të gjithëve me thirrjen për qetësi e punë. Askush nuk mund t’i imponojë popullit dhe të korrigjojë vullnetin e tij politik. Çdo përpjekje e tillë është antidemokratike dhe antikombëtare. Vendi ka nevojë për unitet e stabilitet. Kush luan me këtë, luan me fatet e Shqipërisë dhe populli nuk do t’ia falë. Të gjithë të kthehen në punët e tyre. E vetmja ndihmë që mund t’i jepet demokracisë pluraliste që po zhvillohet në Shqipëri është respektimi i sovranitetit të popullit, pranimi i vullnetit që ai shprehu në zgjedhjet dhe krijimin e kushteve normale për funksionimin e demokracisë parlamentare. Presidiumi i Kuvendit Popullor dhe Këshilli Presidencial u bëjnë thirrje të gjitha partive politike e organizatave të tjera shoqërore të angazhohen konkretisht për stabilizimin e situatës, që jeta e vendit të zhvillohet normalisht. Ata përkrahën qëndrimin publik të Partisë së Punës së Shqipërisë, deputetëve e së cilës fituan shumicën absolute të vendeve në Kuvend, për një bashkëpunim konstruktiv të të gjitha forcave politike në qeverisjen e vendit. PRESIDIUMI I KUVENDIT POPULLOR KËSHILLI PRESIDENCIAL Tiranë më 2 prill 1991

NJOFTIM PËR REZULTATIN E ZGJEDHJEVE TË 31 MARSIT 1991 PËR DEPUTETËT E KUVENDIT POPULLOR

NJOFTIM PËR REZULTATIN E ZGJEDHJEVE TË 31 MARSIT 1991 PËR DEPUTETËT E KUVENDIT POPULLOR Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për deputetë e Kuvendit Popullor mbajti mbledhjen e tij të datës 2 prill 1991, pasi shqyrtoi me kujdes rezultatet e komisioneve të zgjedhjeve të zonave dhe pasi i gjeti ato të sakta e të plota në përputhje me ligjin për zgjedhjet njofton se për zgjedhjet e 31 marsit 1991 janë regjistruar 1 977 516 zgjedhës në 5480 qendra votimi. Morën pjesë në votime 1 956 139 zgjedhës baras me 98.92 për qind të tyre. Nga 250 zona elektorale, zgjedhjet u zhvilluan në 249 zona. Në zonën 166 që përfshihet në rrethin e Pogradecit nuk u bënë zgjedhjet se zona mbeti vetëm me një kandidat pasi subjektet e tjera tërhiqen kandidaturat. Në bazë të nenit 34 të ligjit për zgjedhjet e Kuvendit Popullor votimi në këtë zonë do të bëhet më datën 7 prill 1991. Nga shqyrtimi i dokumenteve të zgjedhjeve, rezulton se janë zgjedhur me votim të lirë dhe me vullnetin e popullit për deputetë të Kuvendit Popullor në turin e parë të zgjedhjeve këta shokë e shoqe sipas zonave të subjekteve përkatëse si më poshtë: BERATI FI ERI 65 Ylli Sokrat Bufi Partia e Punës 7 Dhimo Vangjel Dundo Partia e Punës 8 Asqeri Qemal Shehu Partia e Punës 9 Flamur Musa Abedini Partia e Punës 10 Tomor Haxhi Beqollari Partia e Punës 11 Fadil Ramo Nasufi Partia e Punës 12 Xhemal Iljaz Dauti Partia e Punës 13 Nadire Baftjar Prifti Partia e Punës BG FD 14 Abdyl Tafil Pilafi Partia e Punës DIBRA 15 Fehmi Haziz Abdiu Partia e Punës 16 Ali Seit Kaza Partia e Punës 17 Xhemal Xhavit Gazidede Partia e Punës 18 Huzrif Ramadan Hoxha Partia e Punës 19 Vehap Selim Daku Partia e Punës 20 Osman Nezir Murati Partia e Punës 21 Fisnik Izet Hyka Partia e Punës 22 Xhelil Ali Gjoni Partia e Punës 23 Haxhi Halit Lleshi Komiteti Veteranëve 24 Bujar Halil Pata Partia e Punës 25 Ahmet Sulejman Kamberi Partia e Punës 26 Arif Sefedin Hasani Partia e Punës DURRËSI 27 Bardhyl Mustafa Balteza Partia Demokratike 28 Spiro Vlash Doraci Partia Demokratike 29 Vangjel Petro Stamo Partia Demokratike 30 Bashkim Bahri Kopliku Partia Demokratike 31 Ervin Hamit Musliu Partia Demokratike 32 Bardhyl Bexhet Reso Partia Demokratike 33 Naim Demir Kariqi Partia Demokratike 34 Sali Ram Berisha Partia Demokratike 35 Fiqret Risvan Hallulli Partia e Punës 36 [?] Aristidh Mingoli Partia e Punës 37 Agim Egerem Fishta Partia e Punës 38 Ibrahim Mehmet Kalemi Partia e Punës 39 Pëllumb Bajram Dema Partia e Punës 40 Sulejman Bajram Disha Partia e Punës 41 Skënder Ramazan Dika Partia Demokratike 42 Petrit Hazhi Llaftiu Partia Demokratike 43 Lindita Ylli Prifti Partia Demokratike ELBASANI 46 Argjin Jorgji Panariti Partia Demokratike 47 Neritan Hasan Ceka Partia Demokratike 48 Fatmir Rushit Manushi Partia Demokratike 49 Arben Ali Demeti Partia Demokratike 50 Qazim Hamdi Radoniqi Partia Demokratike 51 Daniel Pandi Karanxha Partia e Punës 52 Muharrem Ramadan Kajolli Partia e Punës 53 Baki Gani Shehi Partia e Punës 54 Hysen Shefqet Meta Partia e Punës 55 Skënder Sali Dubali Partia e Punës BP 56 Haki Selman Hysa Partia e Punës 57 Ndriçim Qamil Pepa Partia e Punës 58 Sulejman Xhemal Cerri Partia e Punës 59 Ismail Zenun Lushi Partia e Punës 60 Moisi Venantin Qerimani Partia e Punës 61 Xhemal Abaz Jance Partia e Punës 62 Murat Idriz Balla Partia e Punës 63 Ligor Kovi Kurt(i) Partia e Punës 71 Dhimitër Joti Dhamo Partia e Punës 72 Shyqyri Dalip Rexhepi Partia e Punës FD 73 Napolon Sami Mërtiraj Partia e Punës FD 74 Engjëll Hair Beshaj Partia e Punës 75 Pëllumb Laze Shpata Partia e Punës 76 Xhevair Hekuran Tahiraj Partia e Punës 77 Bardhyl Neki Faskaj Partia e Punës 78 Faik Resmi Memushi Partia e Punës 79 Spiro Petro Lule Partia e Punës 80 Bilbil Jashar Jaupi Partia e Punës 81 Kastr(i)ot Selman Islami Partia e Punës FD 82 Xhevair Sulo Bregu Partia e Punës 83 Ali Gjysho Lamaj Partia e Punës GRAMSHI 84 Hysen Tare Godole Partia e Punës 85 Ajet Bilal Baçi Partia e Punës 86 Mecan Kodhel Hoxha Partia e Punës FD GJIROKASTRA 87 Elvira Hadër Shapllo Partia e Punës FD 88 Adil Haki Çarçani Partia e Punës 89 Flamur Shyqyri Çani Partia e Punës 90 Jani Kosta Jani OMONIA 92 Panajot Niko Barka OMONIA KOLONJA 93 Shkëlqim Islam Cani Partia e Punës 94 Sotir Misto Kokeri Partia e Punës KORÇA 95 Petrika Perikli Minga Partia Demokratike 96 Natasha Petro Lako Partia Demokratike 97 Stavri Spiro Frashëri Partia Demokratike 98 Petraq Ilo Kolevica Partia Demokratike 99 Ilir Spiro Manushi Partia Demokratike 100 Theodhoraq Vangjel Bello Partia e Punës 101 Stavri Thanas Kallço Partia e Punës 102 Mylazim Haxhi Matraku Partia e Punës 103 Ahmet Baftjar Hoxhallari Partia e Punës 104 Lutf(i) Halim Dautllari Partia e Punës 105 Bujar Vait Seferkolli Partia e Punës 106 Pëllumb Tosun Nedelko Partia e Punës 107 Mitro Pando Sherifi Partia e Punës 108 Vasfi Ramadan Agolli Partia e Punës 109 Dritëro Riza Kastrafillaku Partia e Punës 110 Gjergji Ndreko Gupil Partia e Punës 111 Meleg Neim Gupi Partia e Punës KRUJA 112 Sadedin Shaqir Balla Partia Demokratike 113 Sulejman Dervish Disha Partia e Punës 114 Fadil Abdulla Daci Partia e Punës 115 Gëzim Mustafa Haxhiu Partia e Punës 116 Hajdar Ismail Sinani Partia e Punës 117 Agim Asim Mero Partia Demokratike 119 Mark Martin Nokaj Partia Demokratike KUKËSI 120 Islam Sinan Gjana Partia e Punës 121 Gazim Ali Laçi Partia e Punës 122 Muharrem Rexhep Mezini Partia e Punës 123 Qemal Mustafa Elezi Partia e Punës 124 Feim Dervish Tota Partia e Punës (Vijon në faqen 2)

NJOFTIM I MINISTRISË SË PUNËVE TË BRENDSHME

Më datën 2 prill 1991, rreth orës 7.30 grupe të ndryshme njerëzish u përgjëndran para selisë së degës së Partisë Demokratike në Shkodër dhe filluan të hidhnin parulla duke djegur atë dhe dokumentacionin. Aty mbërritën 2 automatikë të rojës operative dhe pistoletën e një punonjësi policie. U plagosën 13 punonjës policie, dy prej tyre me armë zjarri. U vranë 3 persona e u plagosën 11 të tjerë. Gjithashtu u rrahën e u plagosën edhe punonjës të Komitetit të Partisë së Punës e midis tyre edhe sekretari i këtij Komiteti.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme priti zëvendëssekretarin e Departamentit të Shtetit të SHBA-së

Dje, zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Sokrat Plaka, priti zëvendëssekretarin e Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Ivan Selin, dhe personat që e shoqërojnë. Gjatë takimit u shpreh kënaqësia dhe u vlerësua rivendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe dëshira që marrëdhëniet shqiptaro-amerikane të ecin dhe të forcohen në të gjitha fushat me interes reciprok. Ata shprehën gjithashtu gatishmërinë e qeverive të tyre për hapa sa më parë të ambasadave respektive në Tiranë dhe në Uashington dhe bindjen se kjo gjë do të luajë rol të rëndësishëm për konkretizimin e marrëdhënieve dypalëshe. Po, dje, zëvendësministri Sokrat Plaka, dha në hotel «Dajti» një darkë për nder të zëvendëssekretarit të Departamentit të Shtetit, Ivan Selin. (ATSH)

Pritje në Presidiumin e Kuvendit Popullor

Dje sekretari i Presidiumit të Kuvendit Popullor, Sihat Topi, priti në një nga sallat e Presidiumit të Kuvendit Popullor delegacionin e parlamentarëve rumunë, i cili ndodhet këto ditë në vendin tonë për të asistuar në zgjedhjet e 31 marsit. Në takim merrte pjesë edhe ambasadori i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Rumanisë në Tiranë Geor(ge) Miku. Pasi theksuan seriozitetin dhe korrektësinë me të cilat u zhvilluan zgjedhjet e 31 marsit në Shqipëri, parlamentarët rumunë i dënuan shokut Sihat Topi festën e Parlamentit Rumun për mbledhjen e parlamentarëve vendeve Ballkanike, që do të zhvillohet në Bukuresht në muajin maj. Pritja kaloi në një atmosferë miqësore. (ATSH)

U larguan nga vendi ynë delegacione të huaja parlamentare

Dje u larguan nga vendi ynë delegacionet e huaja parlamentare që morën pjesë në zgjedhjet pluraliste të 31 marsit në Shqipëri: delegacioni parlamentar i Sovjetit Suprem të Bashkimit Sovjetik, delegacioni parlamentar hungarez dhe delegacioni i parlamentit Evropian të Komunitetit Evropian. Ata u përcollën në aeroportin e Rinasit nga funksionarë të lartë të Presidiumit të Kuvendit Popullor, të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të dikastereve. (ATSH)

FITORe DINJITOZE E PPSH-së

DEKLARATË E Komitetit Qendror të PPSH Partia jonë do të punojë që lidhjet me popullin dhe besimin që gëzon tek ai t’i forcojë e t’i rrisë më tej në luftën për realizimin në jetë të programit elektoral me të cilin ajo doli para popullit. Një pjesë e kandidatëve të Partisë sonë nuk fituan në disa zona, veçanërisht në qytetet e mëdha. Ky realitet tregon se puna e Partisë në këto zona, sidomos lidhjet me klasën punëtore, minierin dhe inteligjencien kanë qenë të dobëta. Mes kandidaturave që nuk fituan në Tiranë ishte edhe ajo e shokut Ramiz Alia. Kjo është një humbje e papritur dhe e pamenduar. Por fakti që shumica e zgjedhësve në shkallë vendi votuan për Partinë e Punës dëshmon në mënyrë të padiskutueshme se të figura dhe personaliteti i shokut Ramiz Alia komunistët dhe pjesa dërrmuese e popullit shohin e vlerësojnë lart udhëheqësin e shquar të Partisë së Punës dhe personalitetin poli-[teksti ndërpritet] elektoral me të cilin ajo doli para popullit. Partia jonë, në kuadrin e veprimt të shtetit juridik, për stabilizimin e situatës politike e ekonomike në vend, shpreh vullnetin që, krahas angazhimit total të saj, të organeve e organizmave shtetërore e të masave, të bashkëpunojë me të gjitha forcat politike për hir të realizimit të interesave e të aspiratave të popullit, të lirisë e pavarësisë së atdheut. Vendi ka nevojë për unitet, për punë, qetësi e vigjilencë. Prandaj Komiteti Qendror i PPSH u bën thirrje të gjithë atyre që me besim në të ardhmen të vënë në veprim të gjitha forcat, të angazhojnë tërë mundësitë materiale e shpirtërore për zhvillimin e përparimin e vendit. KOMITETI QENDROR i PPSH Tiranë, më 1.4.1991

Mbërriti në vendin tonë zëvendëssekretari i Departamentit të Shtetit të SHBA Ivan Selin

Dje mbërriti në vendin tonë për një vizitë zëvendëssekretari i Departamentit të Shtetit të SHBA-së për çështjet administrative Ivan Selin. Në përbërje të delegacionit janë edhe drejtori i zyrës për çështje të Europës e të Kanadasë në Departamentin e Shtetit të SHBA-së, Dagllas Langan si dhe ndihmësi i zëvendëssekretarit të Departamentit të Shtetit, Stjuart Spod. Në aeroportin e Rinasit u pritën nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme Sokrat Plaka si dhe funksionarë të kësaj ministrie. Ndodhej gjithashtu kryetari i Grupit të funksionarëve të Departamentit të Shtetit të SHBA-së Dejvid Suorts. (ATSH)