Përfunduan edhe zgjedhjet e 31 Marsit për Kuvendin e ri Popullor, të parat zgjedhje pluraliste në vendin tonë.
Kjo ishte ngjarja më e rëndësishme me këtyre muajve, ku ka qenë mbërthyer vëmendja e opinionit publik të vendit, po edhe të huaj. Populli u përfshi në vorbullën e një lufte të paskajontë politike, për kushtet tona; ku ndihej jo vetëm përplasjet e forcave opozitare, po jetoi edhe dhe të vërtetat partiake për elektoratin e parë pluralist. Megjithatë dhe zgjedhjes i dha votëbesimin atij kandidati që mendonte se do t’i përfaqësonte më mirë në organin më të lartë shtetëror, populli zgjodhi atë forcë politike që ishte më e aftë dhe e drejtë, më e mençur dhe e përparuar, e lidhur ngushtë me interesat e gjëra të njerëzve, kudo ku ata punojnë e jetojnë, me interesat mbarëkombëtare. Populli këto atribute veçoi edhe në këtë çastë, duke votuar në pjesën dërrmuese për kandidatët e Partisë së Punës të Shqipërisë. Kjo është një fitore e madhe për Partinë e Punës, vlerësim i lartë për emrin e veprën e saj, përkrahje e gjerë për zhvillimet demokratizuese që ajo nisi dhe udhëheq, besim i pandur e siguri e plotë te kjo forcë politike për të ardhmen e vendit. Këtë përkrahje e besim, vlerësim e nder të popullit Partia jonë ia kthen atij me mirënjohje të pafund e sidomos me peshën e detyrimit për punë shumë më të madhe, për drejtësi e përkushtim të vërtetë në të mirë të ruajtjes së lirisë e pavarësisë, të vlerave socialiste, të qetësisë e sigurisë së jetës, si dhe përparimit të shpejtë të vendit. Por kjo fitore nuk është vetëm e Partisë së Punës. Mbi të gjitha e mbi çdo gjë është fitore e popullit. Edhe në këtë 31 mars dëshmoi për ndjeshmërinë e përkjekurinë politike që kanë njerëzit tanë dhe sa të orientuar janë ata edhe në situata të vështira. Populli në pjesën më të madhe diti të ngrihet edhe mbi vështirësitë ekonomike e politike, edhe mbi tregun e boshatisur edhe mbi presionet psikologjike marramendëse të opozitës. Ai u orientua nga Partia e Punës jo për nostalgjitë e dikurshme, jo thjesht e vetëm për emrin e mirë, po sidomos për angazhimet serioze në rinovimin e demokratizimin e saj e të jetës së vendit, si në ekonomi ashtu edhe në jetën shoqërore. Populli edhe këtë herë nuk e humbi nordin. Ai nuk u mashtrua nga shpifjet as nga premtimet e bujshme. Ai diti të pe- pe-shojë jo fjalët, po vlerat, jo premtimet, po veprat. Ai diti të ndajë kush punon për interesat e popullit e kush për të vetat, diti të ndajë se kush frymëzohet nga interesa vetjake e partiake e kush nga përgjegjësia për ndreqjen e gjendjes dhe të ardhmen e vendit. Ai, me qetësinë më të madhe, me votën e tij krenësisht të lirë, iu shmang grackave politike, përballoi shantazhe psikologjike, nuk u mashtrua nga «ëmbëlsia» mitologjike e këngës së sirenave dhe zgjodhi alternativën e vetme të drejtë, dinjitoze e shpëtimtare. Kjo alternativë është ajo që e tha edhe një herë shoku Ramiz Alia në takimin me zgjedhësit e zonës 218 të kryeqytetit: të na mbajë si agallarë, si rentierë. Jo, vëllezër e motra, tonë është puna e popullit. Askush nuk do të na ndihmojë, pavarësisht nga forcat politike që do të ketë vendi në krye, pa na parë të gjithëve të rreshtuar në punë. Rruga drejt Evropës kalon përmes e prodhimit. Evropa s’ka nevojë për turistë, por për afarizëm». Kooperativistët e punëtorët, pjesa më e shëndoshë e rinisë këtë rrugë zgjodhi e jo iluzionet e rreme, sepse rruga e punës është ajo që na çon drejt përparimit të vërtetë. Me vendet e fituara në Kuvendin e ri Popullor Partia e Punës siguroi një arritje të rëndësishme. Po ashtu në disa zona elektorale do të ketë edhe përsëritje të votimeve. Është e udhës që propaganda mbi tregun e boshatisur edhe mbi presionet psiko-logjike marrëdhënëse për nostaligji premtimet e bujshme. Ai diti të motra, na çon drejt përparimit të vërtetë. Partia, pas zgjedhjeve, hyjmë në një fazë të re. Partia e Punës përgatitet për Kongresin e saj të 10-të. Në këtë ngjarje të re ajo vjen me peshën e përvojës, konkluzione për çastet që kalojmë, por edhe me vlerësime kritike e autokritike, për rrugën e deritanishme. Duke hequr nga vetja gjithçka të papambetur e të gabuar, ne fitojmë plotësisht atë që kemi humbur, rruga e vetme që forcon Partinë, bashkon radhët e saj, rrit besimin e masave të kjo parti që ka pasur dhe ka në planin e vet interesat e njerëzve, të vendit e të kombit, lirinë e demokracinë e vërtetë, përparimin e atdheut. Në e dimë, opozita do të hidhet në sulme të tjera, pasi ajo nuk mund ta pranojë humbjen. Është në dorën e anëtarëve të Partisë së Punës, në dorën e gjithë njerëzve të ndershëm që u dhimbsen puna e prona, djersa e ballit, t’u dalin përballë pasioneve të tjera që mund të vinjë dhe kudo të rivendoset qetësia, rendi, të kthehemi të tërë në punë. Të kthehemi në arat që presin të mbillen, në zyrat ku diskutohen gjithë ditën e pak zgjidhen halle, në fabrikat që presin lëndën e parë e kudo. Gjëkaftohia e Partisë së Punës është e njohur, toleranca e saj ka qenë shembullore, sidomos në këta muaj. Kjo dëshmon shpirtin demokratik që e përshkon e jo dobësi. Ajo do të jetë përsëri tolerante, e gatshme për bashkëpunim me të gjitha forcat e tjera politike. Kështu e kuptojmë ne anëtarët e Partisë së Punës demokracinë e pluralizmin, këtë do ta kërkojë ajo edhe në programin e vet që do t’i paraqesë Kuvendit të ri Popullor. Shqipëria mund të ndërtohet nga të gjithë së bashku. Asnjë forcë e veçuar politike s’ka pse t’i mbajë e vetme përgjegjësitë e të marrë meritat. Le ta kthejmë, pra, fitoren e 31 marsit në një manifestim të vërtetë pune e bashkimi për të mirën e vendit!
31 MARSI – FITORE E MADHE E POPULLIT
Partisë në këto zona të përqëndrohet me forcë që të fitojnë kandidatët e saj. Kjo do t’i shërbejë edhe më mirë ecurisë normale të Kuvendit të ri. Por fitorja e 31 Marsit u shoqërua edhe me ndonjë dukuri pakëndshme. Në disa qytete, veçanërisht Tiranë, Shkodër e ndonjë tjetër puna vajti deri atje sa të votohej edhe për njerëz me vlera të dyshimta e të mos fitonin personalitete të vërteta të politikës, kulturës e shkencës. Kjo flet për punë të dobët të organeve të Partisë në këto qytete, për lidhje të pakta të tyre e të komunistëve me punëtorët e sidomos me rininë. Që këtej duhet nxjerrë mësim dhe të hiqet dorë nga deklaratat euforike, që vazhdon t’i kemi ende në bollëk. Duhet ulur seriozisht me njerëzit, me bindje e pa tultje për t’u shpjeguar atyre të vërtetat, për t’i çliruar nga pasionet e ndezura e klalapitë. Gjithashtu në Tiranë nuk fitoi kandidati i PPSH-së, sekretari i parë i KQ të saj, shoku Ramiz Alia, i cili e kishte vënë kandidaturën në zonën 218 të zgjedhjeve. Pra nuk fitoi ideatori dhe organizatori i proceseve të demokratizimit në Shqipëri, ai që ndiqte nga afër çdo zhvillim, ai që ka mbajtur një ekuilibër të shkëlqyer në këto kushte të tensionuara sociale. Por, siç është krejt e qartë, manipulantët politikë nuk e kanë hallin te demokracia e fitorja e plotë e saj, por në interesa të tjera në privilegje e kolltukë të rinj, duke shitur për to dhe interesat më të larta të vendit. Në këto kushte mban përgjegjësi edhe komiteti i Partisë i Tiranës, komunistët e asaj zone që nuk e përballuan presionin psikologjik e çfarëdollojshëm të opozitës. Ky akt ka goditur ndjenjat e mbarë popullit, i cili sheh në figurën e shokut Ramiz Alia jo thjesht një drejtues partie, po një personalitet të atyre përmasave që e kanë afirmuar tashmë si një udhëheqës popullor. Të tillë, populli e do që ta shohë udhëheqës dhe të tillë do ta ketë edhe në të ardhmen, pasi kjo e vetëm kjo është në interes të vendit e të kombit. Tani, ngjarje të re ajo vjen me peshën e përgjegjësisë, konkluzione për caset rrugën e derisotme. Duke hequr nga vetja gjëra të papranueshme e të gabuara, e vendit!
Komunikatë e Këshillit të Ministrave
Dje, më 3.4.1991, Këshilli i Ministrave shqyrtoi gjendjen e tensionuar të rendit publik të krijuar pas zgjedhjeve, veçanërisht me ngjarjet në Shkodër, ku ka patur grumbullime të paligjshme dhe veprime anarkiste të paligjshme.
Ai ngarkoi organet e drejtësisë e të ruajtjes së rendit që në bashkëpunim me Prokurorinë dhe Hetuesinë e Përgjithshme të paraqesin një raport të hollësishëm për zhvillimin e ngjarjeve dhe për nxjerrë përgjegjësitë përkatëse të shkaktarëve të tyre. Në këtë moment të vështira dhe shumë të rëndësishme Këshilli i Ministrave dhe gjithë organet e pushtetit kanë marrë përgjegjësi të veçanta në zbatimin të detyrave të ngarkuara nga mbledhja e përbashkët e Presidiumit të Kuvendit Popullor dhe e Këshillit Presidencial për të siguruar kushtet e nevojshme që ekonomia të stabilizohet dhe jeta politike e shoqërore e vendit të hyjë sa më parë në rrugën normale parlamentare, në përputhje me vullnetin që shprehu populli në zgjedhjet e lira demokratike të 31 marsit.
Për këto qëllime, Këshilli i Ministrave kërkon nga të gjithë të respektojnë rregullat e ligjet, të rivendosin kudo disiplinën dhe rregullin, t’i kthehen punës, të angazhohen për pajtim, që të ketë qetësi dhe unitet kombëtar dhe të mos ndërmarrin veprime shket nga pozita të njëanshme të çfarëdo forme politike. Është koha e punës dhe jo e demonstrimeve, grevave dhe veprimeve të paligjshme. Është koha e funksionimit dhe e forcimit të shtetit juridik në mbrojtje të interesave të popullit për t’u kthyer në jetën normale, për të filluar sa më shpejt drejtimin e vendit nga parlamenti i ardhshëm.
Qeveria angazhohet për punë me përgjegjësi e disiplinë në të gjitha hallkat e organizimit shtetëror: në Këshillin e Ministrave, në dikastere, në komitetet ekzekutive të KP të rretheve, me besim të plotë se populli do të mbështesë veprimtarinë e tyre.
“Vota” e përditshme është puna
– Nëpër ndërmarrjet e rrethit të Tiranës –
Të dielën, të gjithë së bashku, duke shkuar drejt kutisë së votimit na bashkonte dëshira për të shkuar drejt demokracisë, drejt nivelit të saj në Evropë.
Ndërsa tani, pas zgjedhjeve, «vota» e përditshme, të cilën secili e hedh për demokracinë, është puna, puna e secilit, kontributi për përparimin e ekonomisë. Kush e kupton këtë, aq më tepër kush punon për këtë, është demokrat i vërtetë. Votimet mbaruan. A filloi puna? Kushdo e bën këtë pyetje, me dëshirën për të marrë një përgjigje pozitive.
Myfit Malja, zëvendësdrejtor i Kombinatit të tekstileve:
– Shkreha, deri më 31 mars, erdhi duke u rritur. Kishte edhe me shkopin magjik «31 marsi» mbaroi. Pengesat dhe mungesat për të punuar normalisht dihen. Në kërkesën për punë nuk e shohim vetëm tek punëtori, por më shumë tek burimet e furnizimit. Sidoqoftë, ne po e fillojmë nga administrata, tek problemet tona, për t’i siguruar punëtorëve kushte për punë, për ata probleme që varen plotësisht nga kombinato. Po shikojmë e rishikojmë vendet e punës pa rendiment, për të bërë një shpërndarje më logjike, në ekonomike, për të shkurtuar vendet pa rendiment që bien kurriz të të ardhurave të të gjithë kolektivit. Probleme të tilla janë në proces. Nga punëtori më shumë tani po kërkojmë logjikën, arsyetim për vështirësitë, por edhe disiplinë nga parku i autobuseve.
Votimet mbaruan. A filloi puna? Kushdo që pozitive.
Myfit Malja, zëvendësdrejtor i Kombinatit të tekstileve:
- Shkrejia, mendime se menjëherë pas votimeve gjithçka do të zgjidhej si
PËRCAKTOHET TANI FATI I TË KORRAVE
– VLORË –
Në Llakatud drejtoi i fermës, Vangjel Dai, thotë se është ngulmua që gjatë proceseve të tanishme të kupëtohet mirë se kryesore, shtyllë për demokracinë është puna.
Dhe në fakt është siguruar një pjesëmarrje e plotë, e përditshme e njerëzve në punë. Prandaj ka ecur mjaft pozitive në të gjitha punët.
Dhe në seksionin e bujqësisë të komitetit ekzekutiv të KP të rrethit, kryeagronomi Izet Rexha, thotë se Llakatudni është një ndër ekonomitë që dallohet në punët e kësaj periudhe. Kështu dhe Tragjasi, që vitin e kaluar bujqësor e mbylli me arritje bollore. Mbi të gjitha, në Tragjas është mjaft i mirë mobilizimi i njerëzve dhe ...
JASHTËM RUMANI
prill - Ministri i- e Turqisë, Ah- temogjin filloi një Rumani të hënën ashkëpunimin- Zi dhe në Ball- taka me presi- lliesku, kryemini- dhe ministrin e-, Adrian Nasta- dojë për krijimin punimi në Detin- pjesë Bullgaria, Sovjetik dhe
presidenti Milo- kontrollojë të gjithë- dhe «të krijojë». Në rast se deklaratën për të thotë të pra- ajo dëshiron të madhe dha ta- jtë - deklaroi zë- ial Mario Nobilo.
kritikojnë Milosheviçin
ll. - E përditsh- «Borba»- shkrimtare e qytetarë- Serbisë dhe- Pa shkak të- Pa specifikuar- se në këtë so- 58,5 për- të paken- në Milosheviçin- marrtë, 28- pushteti ish- të vërtetë- serb-
Ministri i Punëve të Jashtme priti delegacionin e Departamentit të Shtetit të SHBA-së
Dje Ministri i Punëve të Jashtme Muhamet Kapllani priti zëvendëssekretarin e Departamentit të Shtetit të SHBA-së Ivan Selin dhe pati me të një bisedë miqësore. Gjatë takimit nga të dy palët u vlerësua lart rivendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë e SHBA-së dhe në këtë kuadër rëndësia e hapjes së ambasadave në kryeqytetet respektive, si një hap i nevojshëm për konkretizimin e këtyre marrëdhënieve.
Muhamet Kapllani foli për angazhimin e pakthyeshëm të Shqipërisë në rrugën e proceseve demokratike, për rëndësinë e zgjedhjeve pluraliste të 31 marsit si një moment i veçantë i këtij procesi për të siguruar funksionimin e shtetit juridik dhe për reformat të të ardhurave të disiplinë nga parku i autobusëve.
Zoti Selin theksoi rëndësinë që ka periudha e paszgjedhjeve për jetën politike e demokratike në Shqipëri, për krijimin e parlamentit pluralist, pra për vazhdimësinë e proceseve demokratike në Shqipëri, të cilat tha ai, kanë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. (ATSH)
alizimin e reformave në të gjitha fushat. Amerikës. (ATSH)
(Vijon në faqen 2)
ZERA NGA FUSHAT E KERKIMIT TE NAFTES
Në pusin Pa-6, sapo u ul me sukses kolona teknike.
U lëshua tubi i mureve të pusit, tek roje të murëve dhe Ulya e kolonës siguron dhe themel për vazhdimin e mëtejshëm të thellimit të pusit. Mund të djersa e punonjësve të brigadës nr. 2 u materializua. Dhe pas pusit punonjësit e kësaj brigade Mali Pasha sekretar i organizatës-bazë të PPSH, Dashnor Kazazi, sekretar i partisë demokratike për Patosin, Andrei Pani simpatizanti i partisë ekologjike, Haxhi Panahori pa parë fuçin me mençë për ta festuar, kthyen nga një gotë. Biseda u ngjit dhe ashtu natyrshëm sa muarën këngë. «Le të jetë siç jetë!», këngë të kënduara me lehtësi, thotë poeti Mimoza Ahmeti. Dhe sot kur na dhembin veshët nga bisedat e gjata dhe të lodhshme të politikës kemi kaq shumë nevojë për këngë. Kënga të shpëlodh, të bashkon, të qetëson. Njeriu nuk tjetërsohet. Kënga nuk është si ilaçet të cilat të hanë kohën, të ngrinë mendimin, të ngrejnë traza në shpirt, të acarojnë nervat. Kënga është e qeshurë e kuptuar. Kjo për këngën individuale e një kantieri. Kjo për këngën individuale e një kantieri. Po ta mendosh për më vërtetë, për partitë e ndryshme politike? Ta bashkojmë zërin vetëm për këngën e punës. T’i mbajmë ison për punën njëzëri-të rës! Natyrshëm do të kishim të gëzuar e madhe të Shqipërisë.
Gara
Qytetarët e kërkimit të naftës janë qytetaza të përkohshme. Ato ja-
Qytetaza tojnë vetëm dy-tre vjet. Ç’moshë e vogël në krahasim me mijëra vjet- çare të qyteteve të mëdhenj! Po ato janë qytete të jashtëzakonshme! Qytetza të përkohshme! Ato do të zbulojnë kur të përfundojë pusit du- ke lënë hijen e tyre të përbashkët. Unitetin. Në këto qytete nuk ka grindje, mëriara, shërresa dhe burokraci. Këtu çdo gjë është e pastër. Nga këto qyteta të vogla lind një unitet i madh. Tingëllon si e pa besueshme? Këtu njerëzit, të PPSH, PD, PR, etj, thithin djer- së e njëri-tjetrit. Ata nuk kanë ndërmend të grindën për partitë e tyre, sepse të gjithë kanë vetëm një qëllim dhe një ëndërr: Të zbulojnë naftën për të ushqyer këtë baltë. Dhe për këtë brigada që- (Vijon në faqen 3)
Njoftim i zëdhënësit të ministrisë së Punëve të Brendshme
Më 2 dhe 3 prill 1991, në organet e policisë dhe rrethave të Tiranë, Elbasan, Shkodër, Durrës, e Kavajë, shtetas me banim në fshat, kanë bërë të indinjuar denoncime për personet që kanë ushtruar ndaj tyre, të rinj të ndryshëm qytetarë.
Në mënyrë provokuese, fyese dhe poshtëruese ata u kanë shekul me këmbë e nxjerrje jashtë përdorimit produktet bujqësore e blegtorale, për qytetarët. Në disa raste u kanë dëmtuar mjetet e transportit e u kanë vrarë kafshët.
Autorët e këtyre akteve provokuese e shkatërruese i kanë shoqëruar veprimet me fjalët se ju la shkaktuat Partisë Demokratike humbjet në zgjedhje.
Për akte të tilla që ngacmojnë ndjenjat e popullit, prishin qetësinë shpirtërore dhe cenojnë rendin lirinë e individit, për të cilën aq shumë po flasin sot të gjitha forcat politike të vendit, kanë bërë denoncime edhe mjaft shtetas me banim në qytet.
Ngjarje si dy pika uji
Pa koment
Ishte interesant lajmi i të hënës pasdreke se nga vendi ynë i ishin larguar pjesa më e madhe e delegacioneve të parlamentareve që vëzhguan zgjedhjet e 31 marsit.
Ata erdhën nga ana e anës, siç mig, mësuan rezultatin jo përfundimtar - fitoren dinjitoze të PPSH-së, u habitën jo pak, si të gjithë ne, nga humbja e Ramiz Alisë, presidentit që i hap rrugën zhvillimeve demokratike, përballë një «gjeologu të panjohur», siç cilësoi shtypi i huaj, dhe u bindën - zgjedhjet janë Shqipëri sinqerisht të lira.
E, po kur nuk i bëhet «hyzmetia» fitore së drejtuesit të partisë në pushtet dhe presidentit të vendit, është e kuptueshme se jo vetëm çdo njeri i paanshëm, por edhe më i anshëm qoftë, më dashkeqi, s’ka gojë të flasë. Parlamentarët e huaj u bindën - demokracia në Shqipëri e bëri hapin e madh të saj. Besojmë se me këto përshtypje u larguan ata në pasdreken e së hënës, kur nuk kishin mungesa të deklaronin në shtypin e tyre se në shtypin tonë korrektësinë e zgjedhjeve.
Çudi! Këtë gjuhë vetëm RD-ja nuk e kupton. Ajo dje nën një titull bombastik, «Shumë fakte tregojnë se zgjedhjet janë manipul- pular» sajoj një listë «shekullesh» në disa rrethe, duke kërkuar me lente «gjermën» që qenë uritur ditën e dielë. Kërkoni, kërkoni, o «demokratikë», por ajo për të cilin po lufton një popull i tërë, demokracia e vërtetë, u shfaq madhërisht më 31 mars. E panë atë përfaqësues nga e gjithë bota, shumica dërrmuese e të cilëve ditë se nuk kanë asnjë pikë takimi me PPSH-në, madje hap tash-ja në kundër saj, e dhanë agjensiave të lajmeve e stacioneve e RTV-së. Vetëm RD-ja ngul këmbë si 1.
Ç’pozitë e mjerë! Por nuk jeni vetëm. I vetëshpalluri mbret i Shqipërisë në mërgim, Leka Zo-gu, që hyni më 1 prill në një lajm të agjensisë Rojter, theksoi të- në se zgjedhjet u manipuluan. «Ne e dimë se zgjedhjet u manipuluan»- i deklaroi i vetëshpalluri mbret, Leka, stacionit të radios franceze «Franc Infos» në një intervistë telefonike.
Po e theksojmë edhe një herë: opozita e mjerë! RD-ja flet me gjuhën e Leka Zogut.
SPIRO P. GJONI
Gara
Ne nuk e ushqejmë popullin me iluzione sikur bota do të na mbajë si agallarë... I vetmi injeksion që mund të shërojë ekonominë e vendit tonë është puna e popullit.
RAMIZ ALIA