06/04/1991
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

6 prill 1991

ERDHËN DITËT E KUNDËRSHKRIRJES

Me zgjedhjet e 31 Marsit, Shqipëria hyri në një fazë të re në rrugën e saj të pandalshme të demokratizimit. Duke nxjerrë një kuvend pluralist, populli bëri kështu një «start» të mbarë e të sigurt drejt Evropës. Duke i dhënë, me bindje, votën e tij të lirë Partisë së Punës ai ka lënë pas mëdyshjet e lëkundjet para propagandës dhe fushatave elektorale të alternativave që ju shpalosën. Populli ynë dhe Shqipëria ka tanimë një perspektivë të qartë zhvillimi e demokratizimi. Programi i PPSH përmban alternativën më të logjikshme, më të bazuar e të argumentuar, më reale e më bindëse për të ardhmen e Shqipërisë. Ai garanton sigurinë për zhvillime të qeta demokratike, për paqe sociale e sovranitet kombëtar dhe stabilizim të shpejtë të situatës. Stabilizimi i gjendje ekonomike shumë të rënduar është kushti i parë për stabilizimin e përgjithshëm të jetës në vend. Tremujori i parë u mbyll. Në mjaft degë të ekonomisë mosrealizimet dhe deficitet u thelluan. Pra duhet ndalur kjo e tatëpjetë sa më parë, që të mund të fillojë ngjitja. Ekonomia është e jona, ajo është baza e mirëqenies, prandaj asaj duhet t’i japim dorën e t’i vemë shpatullat të gjithë. Rruga drejt Evropës kalon përmes punës së mbarë popullit. Puna jonë është dhe garancia e siguria e ndihmave që mund e do të na japin të tjerët. Problemi më i vështirë aktualisht është ai i furnizimit materialo-teknik. Për mungesë të lëndëve të para e materialeve, si dihet, gjatë tremujorit të parë u paguan me 80 për qind rreth 40-45 mijë punëtorë. Humbja e madhe dhe pasojat inflacioniste të këtij fenomeni janë të qarta. Menjanimi i saj arrihet çdo punonjës, të punojë me devotshmëri, me përkushtim e përgjegjësi. Në qoftë se do të punojmë me ritmet e duhura, aty ku janë mundësitë, ky mosrealizim do të përbënte një fond vlerash shumë të domosdoshëm për të siguruar nga importi lëndë të para e materiale që na mungojnë. Prandaj atëherë i mirë sot njihjet në përkushtimin për punën. Kush e Shqipërimës si Evropa, kush do popullin dhe vetveten duhet të mendojë e të punojë me të gjitha forcat që të shtojë diçka të re me punën e djersën e tij. Në disa rrethe e sidomos në ndërmarrje të ndryshme si në Përmet, Pogradec, Librazhd etj. kjo frymë po ndjehet këto ditë në plotësimin e detyrave. Por është e papërgjegjshme që ka dhe mjaft ndërmarrje kolektiva të tjera që pengojnë e bllokojnë njëri tjetrin, thjesht se nuk punohet ç’ka organizëm. Në sheshe pranë minierave ka gjendje qumështje mineralesh në një kohë kur prodhimi pengohet për to. Ka probleme të vështirësi në furnizimin e bujqësisë me plehra e karburante, por a po shfrytëzohen të tera mundësitë tani kur fushata e mbjelljeve është në kulmin e saj? Thirrja për punën, konsensusi për të është një këmbanë alarmi që duhet t’i bien e t’i bashkojnë të tera forcat politike të vendit. Por fatkeqësisht kjo nuk po vërehet. Disa, sidomos PD e shtypi i saj, po i shërbejnë vetëm coroditjes e tensionit. Interesi i ekonomisë është të punohet, të punohet kudo e sa më tepër e jo nxitja e mbështetja e ndërprerjeve të punës, të ligjshme apo jo të ligjshme, qofshin ato. Aq më keq e dhunës dhe shkatërrimeve. Roli i shtetit juridik, i cili është në rrugën e reformit e të konsolidimit të tij, duhet të ndjehet fort për këtë çështje. të madhe. Ai duhet t’u presë rrugën çthurjeve, anarkisë e indisiplinimeve. Ndërmarrja duhet të shndërrohet në një qendër ku vetëm punohet, prodhohet e shërbehet.

ERDHËN DITËT E KUNDËRSHKRIRJES

Për rikthimi dhe angazhimi i njerëzve në punë nënkupton edhe zbatimin drejt e sa më shpejt të atyre masave që realizojnë nxitjen dhe lidhjen më drejtpërdrejt të interesit material të punonjësve me prodhimin. Disa masa janë marrë për këtë në kuadrin e zbatimit të reformës ekonomike e të tjera janë në proces, sidomos lidhur me shpërblimin. Ato duhen shpejtuar. Problemi është shtruar e shrohet që me rrugë e mjete ekonomike të rikrijohet një klimë e re që rrit ndërgjegjen e përgjegjësinë me shumë njerëzit për punë e prodhim. Në këtë kuadër, si dihet, është miratuar dhe Dekreti «Për lehtësimin e mbrojtjen e pronës të veprimtarive private». Kjo nuk bëhet në një ditë e as menjëherë. Por miratimi nga qeveria i vendimit përkatës këto ditë duhet t’i shërbejë përshpejtimit të fillimit të zbatimit të tij, aty ku janë mundësitë më të mëdha. Forcimi i lidhjeve e bashkëpunimit me jashtë përbën një alternativë të daljes nga gjendja e krijuar. Puna në këtë fushë ka nisur. Janë hartuar detyra tani një numër projektrrëmveshjesh për bashkëpunimin e kredisë. Mjaft prej tyre, janë miratuar edhe nga qeveria. Pra, ju takon organeve përkatëse të shpejtojnë punën për zbatimin e tyre, pa vonesa e zvarritje. Do shpejtojar gjithashtu dhe lejimi e shpërndarja e mallrave nga kreditë e ndihmat e akorduara për furnizimin e prodhimit dhe të tregut. Qeveria ka marrë një varg masash për stabilizimin e tregut e furnizimin e popullit me mallrat më të domosdoshme. Megjithatë, kjo vazhdon të mbetet problem i mprehtë. Këto janë për më i mprehtë. Këtu janë përqendruar e do të vazhdojnë të përqendrohen të tëra forcat për përmirësimin e gjendjes duke shfrytëzuar të tëra rrugët e burimet.

Shoku Ramiz Alia priti delegacionin e Sindikatave të Pavarura të Kosovës

Shoku Ramiz Alia, me dobësi kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor të RPS të Shqipërisë, priti delegacionin e Sindikatave të Pavarura të Kosovës të kryesuar nga prof. dr Hajulla Gorani, në të cilin zhvilloi një bisedë të përzemërt. Shoku Ramiz Alia e informoi atë mbi situatën në Shqipëri pas zgjedhjeve të lira demokratike të 31 marsit. Këto zgjedhje, theksoi ai, përbëjnë një hap të ri përpara në rrugën e demokratizimit. Tashmë ne kemi një Kuvend Popullor pluralist, që u përgjigjet vullneteve politike, të gjitha shtresave të popullsisë. Partitë politike, tha shoku Ramiz, janë shprehur për pranimin e rezultateve të zgjedhjeve. Por ato, duke vënë interesat e atdheut mbi të gjitha, duhet të bashkëpunojnë për qeverisjen e vendit dhe për hapjen e perspektivave të reja për popullin. Këtë kërkon Shqipëria sot dhe ndarjen sipas interesave e ambicieve partiake. Procesi i demokratizimit, me arritjen e fitores së rëndësishme të 31 marsit, nuk do të ngadalësohet dhe aq më pak nuk do të ndalet. Partia e Punës ka vetëm një vijë, dhe kjo është vija e zhvillimit demokratik, e fuqizimit të arritjeve dhe e mbrojtjes së interesave kombëtare. Ajo nuk ka krahe e klane të ndryshme, prandaj do të ecë me konsekuencë në atë rrugë që është më e masën e stabilizimit të gjendjes në qytet dhe të arritjes së konsensusit midis të gjithave palëve për të bashkëpunuar për këtë qëllim. Ato do të përpiqen bashkëbesimin me pjesëmarrjen e dëshmitarë okulare të ngjarjeve, me pjesëtarë të forcave të ruajtjes së rendit, me të plagosurit dhe familjet e viktimave dhe me përfaqësues të subjekteve politike e shoqërore të rrethit. Krahas kësaj, synohet të sigurohen provat e nevojshme materiale që do të shërbejnë për gjykim nga organet kompetente. [Pjesë e prerë] Jugosllavi. Ne, tha ai, ndjekim dhe shkak të shtypjes serbomadhe. Klasa punëtore trime kosovare, fshatarësia, të rinjtë dhe intelektualët, duhet të jenë të bindur se ne do të përkrahim me të gjitha forcat luftën e tyre për të drejtat kombëtare e shoqërore. Prof. dr. Hajrulla Gorani, kryetar i Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë. Të gjithë t’i kthehen punës. kur kam parasysh rolin, tolerancën e kujdesin tuaj të drejtëpërdrejtë, i tha shokut Ramiz. Takimi kaloi në një atmosferë shumë të ngrohtë, intime e vëllazërore. Në takim ndodhej edhe kryetari i Këshillit të Përgjithshëm të Bashkimeve Profesionale të Shqipërisë Së Sitor Kocollari. (ATSH)

Shoku Ramiz Alia priti delegacionin e Sindikatave të Pavarura të Kosovës

me dobi për popullin. Demokracinë duhet ta ndërtojmë të gjithë së bashku, tha më poshtë shoku Ramiz. Populli dëshiron një atmosferë qetësie dhe sigurie, sidomos tani që e tha fjalën e vet me votimet. Prandaj të vjen keq që në Shkodër, e cila është shquar gjithnjë për kulturë, tolerancë dhe qytetari, ditët e fundit kanë ndodhur ngjarje të dhimbshme, vrasje e shkatërrime, që nxisin përçarje e shkaktojnë tensione të reja. Unë u bëj thirrje, të gjithëve, tha shoku Ramiz, u bëj thirrje qytetarëve, partive politike, rinisë e inteligjencies, që të përmbajnë pasionet e të kërkojnë gjuhën e mirëkuptimit. Këto duhet ta bëjnë për hir të sovranitetit të Shqipërisë. Të gjithë t’i kthehen punës. Shoku Ramiz Alia foli pastaj për qëndrimet e shtetit tonë ndaj kërkesave të drejta të vëllezërve shqiptarë që jetojnë në Jugosllavi. Ne tha ai, ndjejmë me preokupim gjithçka ndodh tek ju. I kuptojmë vështirësitë që keni, e dimë se situatë e rëndë sundon në Kosovë e Kosovasë, nga ana e tij, pasi falënderroi shokun Ramiz Alia për pritjen dhe bisedën e ngrohtë, paraqiti një tablo politike të zhvillimeve aktuale në Kosovë. Ai i vlerësoi zgjedhjet demokratike të 31 marsit që u bënë në Shqipëri si një fitore e rëndësishme politike të gjithë popullit shqiptar dhe si një mbështetje të drejtpërdrejtë të drejtave të vëllezërve tanë në Kosovë e gjeçkë. Më poshtë ai theksoi se, aktualisht sindikata e pavarur e Kosovës po punon për forcimin e solidaritetit midis punëtorëve, fshatarëve e inteligjencies, për të kapërcyer bashkërisht si gjithmonë situatat sado të vështira që mund të vijnë. Ne kosovarët, në Kosovë e kudo që jemi i përjetojmë thellë zhvillimet demokratike në Shqipëri, tha ai. Uroj që demokracia në Shqipëri të përparojë gjithmonë dhe më shumë, për të cilën kam qenë e jam optimist, veçanërisht kur kam parasysh rolin, tolerancën e kujdesin (Foto: ATSH)

Rreth ngjarjeve në qytetin e Shkodrës

Zëdhënësi i Këshillit të Ministrave, duke marrë parasysh shqetësimin që ka krijuar zhvillimi i ngjarjeve në qytetin e Shkodrës ditët e fundit, mori kontakt me diktastere të ndryshme, organet e pushtetit lokal si dhe me Hetuesinë dhe Prokurorinë e Përgjithshme. Ai mësoi se lidhur me ngjarjen e datës 2.4.1991 në qytetin e Shkodrës kanë filluar hetimet me një grup të posaçëm hetuesish nga qendra dhe nga disa rrethe, nën kontrollin e Prokurorisë së Përgjithshme, për sqarimin e plotë të të gjithanshëm të rrethanave të ngjarjes dhe për përcaktimin e përgjegjësisë ligjore të shkaktarëve të saj. Ministria e Punëve të Brendshme ka konstatuar se këtë ditë në këtë qytet ka patur grumbullime të paligjshme qytetarësh, të shtata në armë nga qytetarë dhe nga forcat e ruajtjes së rendit, përdorim eksplozivi kundër objekteve publike, të vramë e të plagosur midis personave të grumbulluar, punonjësve të policisë dhe funksionarëve të Komitetit të Partisë së Punës së rrethit, si dhe djegie e shkatërrime thuajse të plotë të mjediseve e pajisjeve të godinës së këtij komiteti. Nga data 2.4.1991 deri më datën 4.4.1991 organet hetimore e patën të vështirë për të kryer veprimet e nevojshme për shkak të situatës së tensionuar. Në kushtet e kësaj situate, personat e ngarkuar janë penguar për të kryer ekspertizën ligjore dhe hetimin e gjithanshëm të fakteve në mjediset e ngjarjeve, takimet me njerëzit e ndryshëm etj. Për këto arsye ka qenë e pamundur pyetja e të plagosurve, e të dëmtuarve e dëshmitarëve dhe marrja e provave të tjera siç parashikon ligji. Ministria e Punëve të Brendshme ka dërguar një grup hetimor në Shkodër, i cili po grumbullon të dhëna e prova për zbardhjen e ngjarjeve. Për këtë, në qytet është krijuar një grup pune me përfaqësues të ministrisë e të organeve lokale. Pjesëtarët e grupit të ngarkuar për të paraqitur raportin përfundimtar lidhur me këtë çështje kërkojnë nga organet e pushtetit e të ruajtjes së rendit, nga përfaqësuesit e të gjitha partive politike e komuniteteve fetare në rreth t’u jepet ndihma e nevojshme për të kryer me përgjegjësi e seriozitet detyrën që u është ngarkuar. Siç u mësua nga organet lokale të pushtetit, në përgjithësi dhe gjendja në Shkodër ishte më e qetë dhe ka rifilluar puna në ndërmarrje e institucione.

Me Komitetin e Partisë të rrethit të Shkodrës

Më datën 5 prill 1991, me rekomandimin e Komitetit Qendror të PPSH-së u mblodh plenumi i komitetit të Partisë të rrethit të Shkodrës. Në mbledhje u diskutua me ndjenjë të thellë përgjegjësie për situatën e rëndë politike të krijuar kohët e fundit në këtë qytet, veçanërisht për ngjarjet e 2 prillit 1991 të cilat në kompleksitetin e tyre të dhimbshëm e tronditës ishin një goditje për realizimin e proceseve të demokratizimit. Për paftësinë, për humbjen e sensit realist të drejtimit të punës së Partisë, në rreth si dhe për shkëputjen nga populli e burokracisë në punën politike, u vendos që të shkarkohen nga detyra sekretari i parë i komitetit të Partisë së rrethit Xhemail Dymyja, si dhe sekretarët Bukurije Cungu, Adem Golemi dhe Xhorxhi Grabova. Gjithashtu me propozim të anëtarëve, u vendos që të shpërndahet plenumi i komitetit të Partisë së rrethit të Shkodrës. Për drejtimin dhe organizimin e punës dhe përgatitjen e konferencës së Partisë së Punës të rrethit të Shkodrës u caktua një komitet organizator i përbërë nga punëtorë, kooperativistë, kuadro, intelektualë të shquar etj. Kryetar i komisionit organizator u zgjodh Shaqir Vukaj. Korresp. i “Zërit të popullit”

Mbërriti në vendin tonë grupi i ekspertëve i Zyrës Amerikane për ndihmat Humanitare

Mbërriti në vendin tonë një grup pune i Zyrës Amerikane për Ndihmë Humanitare i kryesuar nga drejtori i kësaj zyre, Endrju Nafsios. Në të bëjnë pjesë edhe përfaqësues të Kryqit të Kuq Amerikan. Ai do të bashkëpunojë me Kryqin e Kuq Shqiptar dhe institucione të tjera të vendit tonë, për të njohur gjendjen dhe nevojat në përgjithësi të vendit, për produktet ushqimore e medikamente, për masat e takimeve dhe vizitat e punës që do të kenë. Dje, grupi amerikan i ekspertëve. (Vijon në faqen 4)

Kush shet tokën, shet lirë dhe propagandën e vet

PD-ja përpiqet t’ua hedhë mëkatet e saj të tjerëve Kur koha është e nxehur, punon shumë por ters. «Ja kush po e shet tokën: Partia e Punës, PD-ja», lexon në ca fletushka që janë shpërndarë me okë nëpër kryeqytet. Ky është vlerësimi politik keqdashës që i bën PD-ja një dekreti të Presidiumit të Kuvendit Popullor për «Kriteret e vlerësimit të tokës që u jepet në përdorim dhe qira personave të huaj juridikë e fizikë që ushtrojnë veprimtari ekonomike të pavarur në territorin e RPSSH-së». Përmbajtja është e qartë në këtë dekret apo në Vendimin përkatës të KM Nr. 446 datë 25.12.1990 që cituam më lart. PPSH dhe Qeveria nuk e shet tokën, por ajo u jepet në përdorim personave fizikë e juridikë të huaj ose shqiptarë, që bazë njohin jashtë; për veprimtari ekonomike të përbashkët me ndërmarrjet, kooperativat dhe institucionet tona në territorin e RPSSH; me një tarifë të caktuar (sipas disa kritereve, të vendosur me ligj) për një kohë të caktuar e jo përjetësisht. Partia e Punës nuk e fsheh faktin që realizimi i bashkëpunimit me jashtë, për të cilin kanë rënë dakord të gjithë, e ka si kusht dhënien me qira të tokës. Sa për tarifën e qirasë ajo është caktuar në mënyrë që të tërheqë investuesit e huaj. PD që dështoi me politikën e shitjes së tokës, përpiqet që mëkatin e vet ta lërë në derë të të tjerëve. Barazon në mënyrë të trashë dy nocione të pastër krejt të dallueshme për këdo që ka sadopak kulturë ekonomike, shitja e tokës me qiranë e përdorimit të saj. Të jetë ndonjë lajthitje e «doktorëve të shkencave» që militojnë në radhët e saj? Nulk do ta besoja nga që ata u premtojnë me bujë qytetarëve se banesat që përdorin me qira do t’ua jepnin falas. Sipas kësaj logjike qytetarët e paskan pasur banesat pronë të vetën dhe s’kish pse të lodhej PD-ja për t’i bërë pronarë. Të jenë nga ata «ekstremistë», «ngatërrestarë», prej të cilëve PD-ja «distancohet» çdo mëngjes, sapo lind dielli? Nuk besoj që këtyre t’u presë mendja kaq «hollë». E kushdo? Ç’nuk na dëgjojnë veshët këto ditë! Qytetarët dinë vetë të ndajnë ç’është shitje dhe ç’është përdorim me qira. PD-së pasi nuk i eci të shesë tokën, tash po shet badjava propagandën e vet.

Demokratikët huajnë metoda që i kanë lënë komunistët

Për vite me radhë në libra, në gazetat në manualet teorike të komunistëve janë mbrojtur me fanatizëm idea e kalimit me dhunë nga një rend ekonomik-shoqëror në tjetrin. Po kështu është shpallur dhe është mbrojtur ideja tjetër, apo parimi, i moshapjes së pushtetit. Pra, ndarja e pushtetit apo koalicioni është quajtur i gabuar. Me pranimin e pluralizmit politik të dyja këto ide u tronditën. Për më tepër Partia e Punës, qysh para 31 Marsit, deklaroi se pranonte rrugën parlamentare të zhvillimit të shoqërisë si dhe la të hapur idenë e koalicionit qeveritar. Çdo parti serioze dhe dialektike ecën me zhvillimet bashkëkohore. Për çudinë e të gjithëve Partia Demokratike, liderët e saj, morën pozicion të kundërt: «nuk bëjmë kompromis me komunistët, nuk pranojmë të marrim pjesë në koalicion qeveritar» etj. G. Pashko, turma në ekstazë para selisë së PD, iu deklaron në ditë pas zgjedhjeve të 31 marsit: «Duoni edhe dy muaj!». Akoma më i çuditshëm është fakti që liderat të kësaj partie bëjnë thirrje për përmbysje me dhunë të situatës(!) As më shumë, as më pak, atë që këshillon një bastard anakronik dhe drogë si Leka Zogu për Evrope. Ç’do të thotë kjo? Mos vallë demokratikët kërkojnë të kalojnë nga një monizëm në një monizëm tjetër?! Dhe e kërkojnë me çdo mjet, me çdo kusht. Ç’pasoja mund të rrjedhin për fatet e vendit do ta kuptojmë të gjithë dhe kaq të shuajmë nga qëndrime të tilla? Populli ynë i mençur e di mirë këtë, ndaj mediton dhe vepron me kulturë e pjekuri. Propaganda e ethendjellëse e PD-së nuk kalon dot mbi mençurinë e tij.

[Pjesë e prerë]