07/04/1991
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

7 prill 1991

Pse votova për PPSH-në

Fragmente nga letrat e popullit në redaksi — Prova e besimit Kushdo e ka të qartë si diellin që ndriçon se pse fitoi në zgjedhje Partia e Punës. Ajo fitoi pse gjithnjë ka thënë të vërtetën, prandaj populli e ka në zemër provën e gjatë të besimit. Veprimtaria e Partisë së Punës është e lidhur me jetën e gjithsecilit në transformimet e vendit në çdo fushë, në kodër e në malësi. Ne jemi sa të habitur edhe të indinjuar nga shpifjet e trillimet që dëgjojmë prej opozitës për zgjedhjet e 31 marsit. Opozita thotë se ka pasur manipulime, se zgjedhjet nuk ishin të lira etj. Atë që populli e bëri vetë, që e nënshkroi vetë, që e shikoi me sytë e tij, që e vëzhguan përfaqësues nga bota mbarë e për këtë dëshmuan gazetarë e parlamentarë të huaj, nuk mund ta errësojë opozita. Në këtë shpifje shikojmë edhe një herë atë faktor që ka forcuar besimin te Partia e Punës, prandaj shpifjet ndaj saj nuk zënë dot vend. Me të pa vërtetat që përhap opozita ajo kurrë nuk do të futet në popull, veç sa kohë të kalojë e më shumë do të çmohet si një trup i huaj. Të gjitha shoqet e repartit tim unë i quaj demokrate Pak ditë kanë kaluar nga 31 marsi, nga ajo ditë që vërtet e meriton të quhet ditë e shënuar. Si qytetare, si banore e lagjes “Guerilasi” të qytetit të Korçës pa kurrfarë imponimi unë votova lirisht për atë çka e gjykova vetë se e meritonte të jetë përfaqësues në Kuvendin Popullor. Me ndjenjën e zgjedhjeve të lira e filluam punën. Këto ditë të prillit në repartin tonë nuk ka pasur asnjë mungesë, asnjë çregullim në punë, përkundrazi, meraku i të shoqeve të mia ka qenë plotësimi i detyrës. Ja pse të gjithë shoqet e mia të repartit, pavarësisht se në ç'parti bëjnë pjesë në Partinë e Punës, në Partinë Demokratike etj., apo nuk bëjnë pjesë në asnjë parti, për këtë merak kolektiv për punën, do t'i quaja pa përjashtim shoqe demokrate. Kështu e kuptoj unë demokracinë, jo me mërira, por me përveshje lërësh dhe ndjenjë uniteti, si në një familje. Kush shtron kërkesë tjetër, nuk ka si t'i thotë vetes demokrat. Ja pse më duket e pabesueshme, madje antikombëtare të braktisësh qoftë edhe për një orë punën. Si deri më sot dhe më tej reparti ynë do të vazhdojë t'i plotësojë detyrat. Sa do të dëshiroja që në emisionet televizive, në tërë shtypin pa përjashtim të mësonim më shumë për sukseset, për zgjidhje ekonomike, për të mira në dobi të popullit. MIRE HYSENLEKA MIRE SOKOLI HAXHI SYLECI MURAT SHYQYRUKA MEHMET SIPENDI ISA FERIZI Tropojë, Bajram Curri. Me të kemi lidhur jetën Rreth 78 për qind e tepelanasve e dhanë votën e tyre për kandidatët e Partisë së Punës. Midis tyre jemi dhe ne që po ju shkruajmë këtë letër, me të cilën nuk duam të publikojmë fitoret, pasi tashmë ajo është e qartë, por t'u përgjigjemi edhe një herë zotërinjve të PD-së sepse ne në Tepelenë votuam për PPSH-në. Gjithsecili prej nesh ka jetën e vet, por historia e Partisë së Punës është jeta dhe veprimtaria jonë e përbashkët në këto pesë dekada. Politika e saj gjithmonë ka qenë plotësimi si e ka dashur populli. Ajo kurrë nuk ka bërë politikë kolltugësh. Tepelena me 99 shtëpive s'mund të bëhej kurrë një qytet i bukur veç [teksti vijon jashtë kuadrit]. Gojmë lidhjet tona me Partinë e Punës, por edhe familjet tanë shkollën, moralin e shëndoshë, qetësinë dhe sigurinë e jetës i kanë parë dhe i shohin tek kjo forcë politike. Zotërinjtë e PD-së na quajnë të paditur e të prapambetur. Domosdo kështu flitet kur nuk shtrohen këmbëkryq me popullin, me nënën dhe babanë që të kanë lindur. Sigurisht të paditur do të na quajnë, sepse iu dogjën kartat në duar kolltukofagëve të opozitës. Në fund të kësaj letre deshëm të përcïllnim edhe këtë pyetje për zotërinjtë e PD-së: Po sikur tua kishim dhënë votat atyre, vallë do të na quanin të paditur e të prapambetur? [Emri i nënshkruesit i prerë në fund: ?] patdapur e të papambetur?

Nga një rreth në tjetrin

Nga puna në Portin e Durrësit (Foto: G. Xhengo) Nga një rreth në tjetrin PRESIONET PSIKOLOGJIKE VAZHDOJNË E mbërthyer nga ethet elektorale dhe nga spionet e papërmbajtura përsëri pushtet nga opozita edhe në rrethin e Gramshit, para, dhe pas ditës së votimeve të 31 marsit, janë kryer veprime të parregullta ku është ushtruar presion psikologjik në formë të ndryshme. Kryetari i Degës së Partisë Demokratike për rrethin Vlorës Çoniku në një takim të organizuar me antarë dhe simpatizantë në fshatin Skënderbegas për zbërthimin e programit elektoral është shprehur: [vijon jashtë kuadrit] «Në qoftë se komunizmi nuk mbajti fjalën pas 6 muajsh, do t’i varim në shtyllat e tensionit». Ndërsa në fshatin Tunjë tani mbas zgjedhjeve një simpatizant i PD-së, Petrit Llaha, i drejtohet kryetarit të këshillit popullor të fshatit të bashkuar: «Mjaft e mbajtët ju, tani është radha jonë». Këto veprime kanë shtuar pasigurinë e njerëzve, pengojnë punën dhe thellojnë më tej përçarjen midis rretheve dhe midis fshatit e qytetit. Populli kërkon qetësi. Prandaj mjaft me presione të tilla. reparti ynë do të vazhdojë është shtruar organizuar me antarë dhe simpatizantë në fshatin Skëndërbegas për zbërthimin e programit elektoral është shprehur: do t’i varim në shtyllat e tensionit». është shtruar presion psikologjik në formë të ndryshme. Sipas këtyre politikaneve e keqja s’ka asgjë të bukur në «të bukurën e dheut». Të zymta mendimet, e zymtë dhe e zezë një gazetë e tërë që e heq veten «demokratike». Pa na thoni ju lutemi: «Në se konsiston ajo demokraci që propagandon dhe provokon ju? Në numër të gazetës suaj kemi shkruar për minatorët, për punë…

U MBLODH KOMISIONI I POSAÇËM PËR SHQYRTIMIN E NDRYSHIMEVE DHE PLOTËSIMEVE NË KUSHTETUTË

Dje u mblodh Komisioni i Posaçëm për shqyrtimin e ndryshimeve dhe plotësimeve në kushtetutë, nën drejtimin e kryetarit të tij shokut Ramiz Alia. Komisioni pasi u njoh me vërejtjet dhe sugjerimet e bëra nga njerëzit të gjitha shtresave të popullit, institucionet, organizatat dhe shoqatat, si dhe ato të botuara në shtyp, bëri ndryshimet përkatëse në projektin e kushtetutës botuar në 30.12.1990. Për të gjithë këtë u diskutua gjerësisht në komision, dhe u vendos që projekti i ripunuar t'i jepet deputetëve të Kuvendit të ri Popullor. Njëkohësisht për ta njohur tërë opinionin publik me ndryshimet e bëra, ky projekt do të botohet në organet e shtypit të ditës së mërkurë, datë 10.4.1991. (ATSH)

Edhe numri 27-të...

«Kur humbet davanë PD-ja nevrikoset RD-ja» Hidhni një sy RD-së së «zëshme» për demokraci dhe do ta ndjeni menjëherë se çfarë kërkojnë artikullshkruesit dhe liderët e PD-së. Mbjellin dhe mbjellin; por vetëm zi. Mos u mundoni ta gjeni atë nëpër rreshta. Se, me thënë të drejtën «sa më thellë, aq më zi». Që në titull shpaloset «Fataliteti» i një farë profeti si Skënder Shkupi që aty duket dhe aty zhduket si personazh i përrallave. «Humbitera e vdekjes» e Vladimir Zotos, i cili në vend që t'i gëzohet parlamentit pluralist si fitore historike ben shëtitje nëpër varreza. «Koha pezull», e Vera Isakut, e cila me delikatesë të tepruar femërore shan «Zërin e popullit», «7 Prilli» i… që mesa duket është ndonjë ëndërr e drejtuesve të PD-së. Nuk mendoj të vazhdoj më gjatë as me titujt e numrit 27-të të RD-së, as me disinformacionet dhe komentet e vështirosura të disa autoreve. Sipas këtyre politikanëve në Shqipëri nuk ka asgjë të mirë. Dhe ç'është më e keqja s'ka asgjë të bukur në këto bukurën e dheut. Përse? Në kuptimin figurativ do t'u thoshim kështu «me sa duket u është thyer çekani, duke mërthyer e godzhet dhe tani s'keni çfarë të bëni, por i bini me kokën tuaj». Shpesh herë ju kemi zgjatur dorën e kolegëve që duam ta çojmë bashkërisht atëdhën përpara me punën tonë të ndryshme dhe jo me shpifje, me kritika të nxira, por kurdoherë të drejta, me angazhimin e qytetarëve korrektë, që dinë ta respektojnë opinionin publik për të mirën e kombit. Mos harroni, se jo vetëm «Zëri i popullit» por edhe «Zëri i Rinisë», «Bashkimi» e «Republika» kanë bërë thirrje që t'i kthehemi punës, ndërsa ju s'doni ta kuptoni këtë detyrë tepër urgjente. [vijon jashtë kuadrit] Të njëjtën gjë duam të ritheksojmë edhe në këtë vëzhgim. Kuptohet, opozita është opozitë, por jo opozitë, që pasi e njeh humbjen, vë kujën, mbjell zi... E kjo ndodh në një kohë që lëshoni pëllumbat, e bardhë. Po letrën tipografike pse e nxini kaq shumë! -

FJALE ZEMRE

Duam të shprehim fjalët tona të zemrës për Partinë e Punës, që në zgjedhjet e 31 marsit fitoi shumicën dërrmuese të vendeve në parlament. Ishte rastësi kjo? Jo. Kjo fitore ka rrënjë të thella. Ato fillojnë që këtu e 49 vjet më parë kur u themelua Partia. Gjatë këtyre dekadave jo pak ka bërë Partia e Punës për popullin dhe populli nuk e harron kurrë. E populli i di, edhe Partia e Punës se mund e duhej bërë më shumë, por edhe kjo pak gjë që e furtuna janë sulur ndaj tyre. Por mbi të gjitha kurrë Partia e Punës nuk lejoj të prekej gjëja më e shenjtë - liria dhe sovraniteti i atdheut. Populli nuk harron ç’ka bërë shoku Ramiz Alia dhe Partia e Punës këto pesë vjetët e fundit. Ato janë hapet e para drejt demokracisë, por janë hapa historikë që do të vazhdojnë në mënyrë të pakthyeshme dhe me ritme më të larta. Në programin e ri elektoral të Partisë së Punës populli pa të ardhmen e tij, i besoi këtij programi serioz, të matur, të mençur dhe modern. I besoi siç i ka besuar gjithmonë se kjo parti s’ka interesa të tjera veç atyre të popullit. Dhe në zgjedhjet e 31 marsit la të ndiejë fjalën e tij. Më të lira e më demokratike s’ka si të venë këto zgjedhje të para pluraliste. Këtë e pamë me sytë tanë, këtë e pohuam dhjetra vëzhgues, gazetarë dhe personalitete nga tërë Evropa dhe bota. saj gjithmonë ka qenë plotësimi si e ka ‘ashur populli. Ajo kurrë nuk ka bërë politikë kolltugesh. Tepelena e numur e veçanërisht po të mos kishte qenë kjo Parti. Në që po shkruajmë jemi tanimë të moshuar dhe natyrisht e kemi më të lehtë t’i spje… …nës nuk lejoj të prekej gjëja më e shenjtë - mençur dhe modern. I besoi siç i ka…

Apel vetes: kujt ia dhashë votën?

Nuk jam politikan, e as bëj pjesë në ndonjë parti politike, jam thjeshtë biri i një krahine që votoi në të 19-të zonat për PPSH-në; Të falem, o popull, që në tërë fushat mbarë vendase, dite të orientoheshe e nuk u gënjeve nga premtimet boshe të partive të sapokrijuara. Ti ia dhe votën bijve më të mirë tek të cilët shihje ardhmen, lumturinë, begatinë, sofrën dhe vatërën plot. Mund të thonë që qillmëngjithë, fituan konservatorët, injorantët. Mund edhe të të kërcënojnë ty, që zbrit nga lartësia me prodhimet e tua dhe të udbësh sot me në një b… [teksti i kolonës pjesërisht i palexueshëm] … Prapë dhe votën…? …Kujt do t’ia jap votën më 7 prill 1991? Unë ia dhashë e do t’ia jap PPSH-së dhe Ramiz Alisë.

Koha kërkon vëllezëri

Zgjedhjet e 31 Marsit treguan se populli shqiptar është në gjendje të shkojë në votimet shumëpartiake, i qetë, plot dinjitet, i urtë, pa shqetësime. Këtë ne e pamë me sytë tanë dhe e vumë në zbatim. Të gjithë ne duhet të jetojmë atmosferën e re që është krijuar në vendin tonë, të gjithë duhet të jemi të matur, tolerues, të hedhin pas krahëve mëritë. Ato ishin të djeshme, kurse sot Atëdheu do të bashkuar, për paqa… [tekst i dëmtuar] … Pra, ju lutem shokë të redaksisë, që të mbahen një ekuilibër dhe vëllezër të mirë, t’i shërbejë Shqipërisë, demokracisë. Këtë kërkon Atdheu, këtë kërkojmë ne që kemi luftuar për liri, për pa-varësi dhe për vëllazërimin e të gjithë kombit. …përgjegjës e ndreqës B, në repartin «11 janari» të NPV-së, Korçë

PAS ZGJEDHJEVE NË RRETHIN E KORÇËS

Zgjedhjet e para pluraliste të 31 Marsit, sollën në Korçë situatë të ndërlikuar. Anëtarë të PD-së në raste jo të pakta, po ngjallin frimën e grindjeve e të mërisë, sidomos midis qytetit e fshatit. Nga radhët e ekstremistëve ve hidhën parrulla: «Për dy javë PPSH-ja do të rrëzohet», «do ja marrim pushtetin me forcë», «për komunistët votuan vetëm injorantët e fshatit» etj. Me këto parrulla këta njerëz nuk bëjnë gjë tjetër veçse duan të mbjellin frymën destruktive. IDHTARËT E PD-SË KËRKOJNË FAKTE. Disa herë anëtarë të komisionit të Partisë Demokratike në Gjirokastër kanë rënë në heshtje me pohimet që thonë shumë njerëz. Ata pasi kanë diskutuar në mbledhje ose biseda ashtu siç i ka dashur dëshira ose puna, të pohojnë pastaj të kundërtën e asaj të cilën e kishin thënë më parë. Megjithatë populli i mban mend mirë ato ç’ka thuhen me pa të drejtë në adresë të bijve të tij. Në fshatin «Andon Peci» në një mbledhje nga Partia Demokratike ku asistonte dhe kryetari i kësaj dege për Gjirokastrën Xhelil Beqiri u deklarua nga pjesëtarët e në diskutimet e thirrjet që bënë sot. «Komunistët dhe pensinistët»; mbas zgjedhjeve do të kërkojnë llojnë në litar e në hanxhar». Robert Asqeri, anëtar i komisionit të Partisë Demokratike (mjek) veprimtari kryesor i saj, duke kapur Heroin e Popullit Jorgo Suljotin mbas zgjedhjeve i thoshte: «Ju dhe tre muaj do të jeni në pushtet dhe do ta u bëjmë si në Bullgari». Athere me të drejtë shtrojem pyetjen: deri kur do të vazhdohmë me të tilla kërcënime ndaj popullit? Korresp. i «Zërit të Popullit»

As firmat e përfaqësuesve të saj nuk i beson PD-ja?!

Vlora 244 Kostandin Meqin noxna rr Vlora 245 Sabit Laze Brokaj PP Vlora 246 Pellumb Hysni Kapo PP Vlora 247 Filip Nasha Tako PP Vlora 248 Llazar Thoma Gjindali PP Vlora 249 Halil Shene Hasko PP [firmat dhe nënshkrimet e shumta në dokument; shumica e emrave janë të palexueshëm] Në numrin e djeshëm të gazetës «Rilindja Demokratike» bëhet insinuatë lidhur me komunikatën përfundimtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Për t’i njohur lexuesit me të vërtetën po botojmë faksimilen e procesverbalit mbi përfundimin e zgjedhjeve të 31 marsit, ku duket qartë, unanimeti i njoftimit të tij. Dokumentin e kanë nënshkruar edhe Aleksandër Meksi, përfaqësues i Partisë Demokratike në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve si dhe Dhimitër Anagnosti anëtar i këtij komisioni, që u gjodh deputet i PD-së. (Nënshkrimi i tyre është vënë në kuadrat). Asnjë nga anëtarët e komisionit nuk kishte vërejtje për saktësinë dhe drejtësinë e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve. Kur nuk u beson as përfaqësuesve të vet, atëherë kujt i beson PD-ja?! Korresp. i «Zërit të popullit»

…ana do rezolutë…? [tekst pjesërisht i prerë] … Ta dhe … BA dhe … e për…? … të Si… [shumica e tekstit në skajin e majtë është e prerë dhe e palexueshme]

DEKRET

PËR THIRRJEN E KUVENDIT POPULLOR NË SESIONIN E 1-rë TË LEGJISLATURËS SË 12-të Në mbështetje të nenit 77 të Kushtetutës: PRESIDIUMI I KUVENDIT POPULLOR TË REPUBLIKËS POPULLORE SOCIALISTE TË SHQIPËRISË VENDOSI: Thirrjen e Kuvendit Popullor në sesionin e 1-rë të Legjislaturës së 12-të më 15 prill 1991, ditën e hënë, ora 17.00. Ky dekret hyn në fuqi menjëherë. Tiranë, më 6.4.1991 Nr. i dekretit; 7 489 PËR PRESIDIUMIN E KUVENDIT POPULLOR TË REPUBLIKËS POPULLORE SOCIALISTE TË SHQIPËRISË Sekretari SIHAT TOZAJ Kryetari RAMIZ ALIA

[Në buzën e poshtme nuk shihet tekst tjetër i lexueshëm.]