PPSH FITON SHUMICËN E CILËSUAR TË VOTAVE PËR DEPUTETËT NË KUVENDIN POPULLOR
Në 249 zona elektorale ku kanë përfunduar zgjedhjet, PPSH fitoi 168 vende ose 67,2 për qind të votave, PD fitoi 75 vende ose 30 për qind, Omonia 5 vende ose 2 për qind dhe Komiteti Kombëtar i Veteranëve 1 vend ose 0,4 për qind
Pse votova për PPSH-në
Fragmente nga letrat e popullit në redaksi
Vota ime e parë
Jam një vajzë 18 vjeçare nga qyteti i Beratit, nxënëse e vitit të tretë në shkollën e mesme «Kristo Isak», që më 31 mars votova për herë të parë. Dua t’u tregoj bashkëmoshatareve të mi kudo që janë nëpër Atdhe se pse votën time të parë ia dhashë pa asnjë mëdyshje PPSH-së të udhëhequr nga shoku Ramiz Alia.
31 marsi erdhi me përgjegjësinë e natyrshme qytetare për këdo. Pesha e votimeve ndjehej ngado. Ora 9. Nisëm drejt qendrës së votimit. Në rrugën, në sheshe e kudo njerëzit debatohnin midis tyre. Përpara qendrës së votimit më pushtoi një emocion i veçantë. Sot nga vota ime, nga vota e të gjithë popullit varet e ardhmja e Atdheut. Marr fletën e votimit dhe futem në dhomën e fshehtë. Nuk kam paragjykime për askënd nga kandidatët, as për partitë apo subjektet e pavarura, por çuditërisht këtë çast ndjehem shumë e qetë, nga emrat e kandidatëve le vetëm ata që përfaqëson Partinë e Punës. Dal nga qendra e votimit me një lehtësim në shpirt, hodha votën time të parë në kuti dhe largohem e qetë dhe krenare.
MAJLINDA GJINUSHI
shkolla «Kristo Isak», Berat
Vullneti i popullit
Nuk jam anëtar i asnjë partie apo shoqate politike. Jam për demokraci, por për demokracinë e vërtetë. Dhe populli i zhvilloi zgjedhjet me ndershmëri.
Populli ynë u tregua shumë i matur e demokratik, tregoi se demokracinë nuk e do me eksese, por me ndershmëri, tolerancë, duke kërkuar progresin. Populli ia dha votën PPSH-së. Ky qe vullneti tij, se Partia e Punës na u gjend në ditë të mira e të vështira. Dikush votoi për PD. Është e drejta e tij, por them a mos vëllezërit e mi u gënjyen nga ëndërrimet me sy hapur, nga premtimet bosh?
MYFTAR KUMË
Tiranë
Lërini paragjykimet e grindjet. Na udhëhiqni me objektiv të qartë
Mora shkas që po ju shkruaj kur lexova gazetën «Rilindja Demokratike» dhe më indinjoi pa masë cilësimi se «kulturat», «progresi» kanë votuar për PD, kurse «injoranca» dhe «regresi» për PPSH. Po ata 40 për qind të zgjedhësve që votuan për PP-në në ato zona ku fituan kandidatë e PD-së ku futen - tek «kulturarit» apo tek «injorantët»? Jo zotërinj të «RD-së», populli nuk i duron fyerjet! Nuk them se të gjitha sa kanë ndodhur këto 46 vjet janë idealet por si shqiptar nuk më vjen mirë kur lexoj në shtypin e opozitës dhe sidomos RD që zgjedhjet qenkan manipuluar. Unë isha i pranishëm në komisionin e zonës 205 dhe pashë me sytë e mi zhvillimin e zgjedhjeve. Për këtë zonë 17 qendrat e votimit kishte nga 2 përfaqësues të partive të opozitës të cilët të cilët ishin anëtarë të komisioneve të zgjedhjeve, po kështu kish edhe komisioni i zonës. Me gjithë bindjet e ndryshme të anëtarëve të komisionit, kjo nuk i pengoi ata që drejtonin me kompetencë, me kulturë dhe paanshmëri duke mos krijuar asnjë incident por duke zbatuar me rigorozitet ligjin. Tani që zgjedhjet përfunduan, kohën tua më deputetëve dhe partive e organizatave politike që të veprojnë sa më shpejt për konsolidimin e demokracisë duke e konsoliduar atë në kushtetutë. Ndryshimet rrënjësore që ndodhën në Evropë nuk kish si të na linin prapa në shpërthimet.
Si punëtor u bëj thirrje të gjitha partive të çveshin nga çdo lloj paragjykimi e të na drejtojnë pa grindje e mërira, me objektiv të qartë për ta begatuar vendin. Po e përsëris edhe një herë shprehjen që sot është më aktuale se kurrë: «Interesat e popullit mbi interesat partiake»!
KASTRIOT SHEHU
punëtor në ndërmarrjen hidrogeologjike, Tiranë
Në dëshmitarët kemi besim
Edhe në zonën e Dëshnicës të rrethit të Përmetit banorët votuan an pohuajse tërësisht për kandidatët e PPSH-së. Për këtë ata u nisën nga interesat e larta të Atdheut. Partia e Punës është një parti më e përvojë të madhe e të gjatë. Ajo lindi si parti e vegjëlisë dhe ashtu ka mbetur.
Ne votat tona ia dhamë Partisë së Punës se ajo vetë e ndjeu nevojën e ndryshimeve. Partia e Punës në këtë rast e reja që krijoi demokratizimi i jetës së vendit e çojë vendin drejt Evropës me fizionominë tonë kombëtare. Ne kemi besim te Partia e Punës se në krye të saj është shoku Ramiz Alia, i cili po e drejton vendin me guxim e maturi drejt demokratizimit të pandalshëm.
Ne shikojmë tek Partia e Punës mbrojtësen e interesave tona. Ajo lufton për forcimin e kooperativave bujqësore, për një raport më të drejtë midis pronës private dhe asaj kooperativiste.
Garancia e progresit
Unë që po shkruaj sot jam pensionist dhe banonjë në fshat. E njoh mirë jetesën e fshatarit, para çlirimit të vendit, mbas çlirimit, dhe në periudhën 33 vjeçare të krijimit të kooperativës bujqësore në fshatin tim (Kremerar) sepse e kam jetuar dhe e jetoj. Para çlirimit prodhonim bukën në vend mesatarisht çdo familje për 6 muaj, kishte familje që mezi e siguronin bukën për 2-3 muaj, diferencën tjetër e blinte me para që do të siguronin duke punu- siguronte duke punuar argat. Jeta e fshatarit sot ndryshon si nata me ditën me atë të paraçlirimit, nga kasollet me kashtë, jeton në shtëpi të reja. Sot në fshatin Kremenar nuk ka familje që të mos ketë radio, ndërsa televizor ka mbi 60 për qind e fshatrave, kurse një pjesë e mirë e tyre kanë frigorifer, makina qepëse, lavatriçe etj. Para çlirimit në fshatin Kremenar nuk kishte shkollë fillore, në vitin 1913 u hap e para shkollë, por ajo i pati ditët të shkurtra, 5-6 muaj dhe u mbyll. Sot në qendër të fshatit është shkolla fillore, ndërsa për 8 vjeçaren dhe të mesmen mësohet në Symizë, në qendër të kooperativës bujqësore. Në çdo familje në Kremenar në çdo 3-4 vjet një vazhdon shkollën. Edhe inxhinierë, doktorë, zooteknikë, veterinerë, mësues etj. pa bërë fjalë këtu për kuadro të mesëm ka nxjerrë fshati ynë. Sot në qendër të fshatit janë ngritur objekte social-kulturore, dyqane, kopshte dhe çerdhe, infermieri etj. dhe tani po punohet për ndërtimin e shtëpisë së kulturës. Pra ndaj votën time ia dhashë PPSH-së, se te ajo shoh garancinë e progresit edhe në të ardhmen. Me siguri jeta do të bëhet më e mirë. SHEFO ISLAMI Mallakastër, Fier
SHOKU RAMIZ ALIA PRITI NJË GRUP PËRFAQËSUESISH TË SINDIKATAVE TË PAVARURA
Kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor të RP të Shqipërisë shoku Ramiz Alia priti dje paradite një grup përfaqësuesish të kryesisë së Sindikatave të Pavarura, në të cilin bënin pjesë edhe tre anëtarë të kryesisë së kësaj organizate për rrethin e Shkodrës.
Në këtë takim përfaqësuesit e Sindikatave të Pavarura paraqitën shqetësimin e tyre për ngjarjet që kanë ndodhur pas zgjedhjeve të 31 marsit në Shkodër. Ata i shprehën marksist në Këshillin që Këshill-shokut Ramiz kërkesën që Këshilli Presidencial dhe Qeveria të analizojnë e veprojnë për qetësimin e situatës dhe për kthimin në normalitet në jetën e këtij vendi. Përkushtimi normalë pune e jetese. Përfaqësuesit e kësaj organizate u ankuan nga ana e tyre që, duke gjuajtur nga ana e tyre, duke ruajtur pavarësinë e duke vepruar vetëm për interesat e popullit, të punëtorisë e të atdheut, t’u bëjnë apel gjithë punonjësve për t’iu shtruar punës e për t’u bërë ballë detyrave. Për këtë, theksuan ata, është e nevojshme të bëhet një shpjegim më i shpejtë e më i plotë nëpërmjet shtypit e radiotelevizionit për gjithçka që ndodhi këto ditë në Shkodër.
Shoku Ramiz Alia vlerësoi gatishmërinë e organizatës së Sindikatave të Pavarura për të kontribuar për stabilizimin politik të vendit. Ai shprehu keqardhjen për ngjarjet e pas 31 marsit, të cilat e dëmtuan atmosferën demokratike të zgjedhjeve dhe çuan në akte të dhunshme e të dëmshme, deri në humbje të jetës së njerëzve. Shoku Ramiz theksoi se Këshilli Presidencial vlerëson që hetimet për këto ngjarje duhet të shkojnë deri në fund, me qëllim që të gjenden shkaktarët e tyre e të përcaktohen përgjegjësitë, të qetësohen njerëzit e të rivendoset kudo rregulli e disiplina e punës. Ekspertët që janë ngarkuar me këtë çështje, tha ai, duhet të punojnë më shpejt, që populli të informohet realist mbi të vërtetën.
Në takim shoqët e Sindikatave të Pavarura u zotuan që organizata e tyre të japë gjithë kontributin e vet për shëndoshjen e situatës.
Në takim morrte pjesë edhe anëtari i Këshillit Presidencial prof. dr. Lufter Xhuveli.
(ATSH)
Për një program të rinovuar
Pas çlirimit kam qenë vullnetar në shumë aksione të rinisë dhe kur mbarova shkollën, shkova vullnetar si mësues në rrethin e Tropojës.
Për gjendjen ekonomike e shoqërore të asaj kohe mund të flas shumë, por kur shkova përsëri në Bajram Curri, mbas 40 vjetëve (1989), nuk gjeta asnjë shenjë të së kaluarës. Këtë gjë e dinë më mirë komunistët e gjithë populli tropojan.
Votova për programin e rinovuar të PPSH-së dhe përkrah të gjitha veprimet demokratike të saj duke dashur të shkojmë drejt Evropës me punë e qetësi.
SHYQYRI SHEHU
veteran, Elbasan
Votova për demokracinë
Vota ime dhe e tërë familjes ishte për PPSH-në, për demokracinë.
Kam qenë dhe do të luftoj për demokracinë se ajo është triumfi i së drejtës së njeriut të qytetëruar. Jam i bindur se PPSH me shokun Ramiz Alia në krye e nisen rrugën dhe po ecin të sigurtë drejt një demokracie të vërtetë.
E shohim Evropën, e dimë se ç’do të thotë të bëhesh e të jetosh si Evropa. Po, e dimë se për këtë duhet punë, shumë punë e djersë. Përse ta mohonim të kaluarën, të mohonim veten tonë, të mohonim gjakun dhe djersën e derdhur për këtë tokë? Jemi të gjithë shqiptarë, vëllezër të një gjaku, pra të përveshim mëngët e t’i futemi punës për të ngritur lart e më lart emrin që kemi. Vetëm puna dhe djersa e ballit do na hapin portat, për t’u bërë si Evropa, gati në tavolinë asgjë nuk na vjen.
XHEMAL MUCA
Shkallë, Burrel
Për të shkuarën dhe të ardhmen
Greshica në vitin 1953 (kur unë kam filluar të punoj si arsimtar), nuk kish asnjë mësues nga fshati.
Shkolla kishte vetëm një mësues dhe ky ishte nga qyteti dhe me një vit medreseje për hoxhë. Fshati atëherë kish disa shtëpi me mure guri se pjesa më e madhe ishte me kasolle, kishte dhe një popullsi prej 700 frymë, bukën e vitit nuk e siguronte as për 5 muaj. Por sot të gjitha shtëpitë e fshatit janë të reja, bile edhe dy katëshe, të pajisura me radio, televizor, frigorifer dhe lavatriçe, ujë të pijshëm dhe dritë elektrike. Në fshat sot ka tri shkolla me 500 nxënës (8 vjeçare), me barabarit, kjo me popullsinë e fshatit në vitin 1950. Të njëjtët e pesë mësuesit që japin mësim janë nga fshati. Deri në vitin 1955 pjesa më e madhe në shkollë vinin zbathur dhe këtë realitet të atëhershëm, fëmijët e shohin nëpërmjet fotove në muzeun e shkollës. E qëtë përmendim të tjera.
Për të gjitha këto dhe për ditët më të mira që vijnë unë dhe bashkëfshatarët e mi votuam për PPSH-në.
SADIK HYSENAJ
mësues në shkollën 8-vjeçare
Greshicë, Fier
U krijua shoqata e miqësisë Shqipëri-SHBA
Me kërkesën e një grupi nismëtarësh nga qytetet Tiranë, Korçë dhe Shkodër u krijua shoqata e miqësisë Shqipëri-SHBA.
Kjo shoqatë do të japë ndihmën e saj për forcimin e marrëdhënieve miqësore midis popullit shqiptar dhe popullit amerikan, gjithashtu do të ndihmojë dhe përpjekjet e gjithanshme të zhvillimit ekonomik-shoqëror të popullit amerikan dhe anasjelltas dhe do të ndihmojë për zhvillimin e bashkëpunimit miqësor midis Shqipërisë dhe SHBA në fusha me interes reciprok.
Shoqata e miqësisë Shqipëri-SHBA do të funksionojë dhe zhvillojë veprimtaritë e saj në përputhje me statutin e depozituar.
(ATSH)
Ekspozitë e librit portugez
Në kuadrin e marrëdhënieve midis Bibliotekës sonë Kombëtare dhe Bibliotekës Kombëtare të Portugalisë, dje pasdite, në një nga mjediset e pallatit të kulturës në Tiranë, u hap ekspozita e librit portugez.
Në të janë paraqitur rreth 300 tituj, ku përfshihen botime të karakterit historik, gjuhësor, letrar, monografi, revista, gu- (Vijon në faqen 4)
Përgatitje për krijimin e ndërmarrjes së parë të përbashkët
- GJIROKASTËR -
Midis ndërmarrjes së prodhimit të veshjeve dhe firmës greke «Koala-export» është nënshkruar kontrata dhe hartuar statuti e relacioni përkatës për krijimin e ndërmarrjes së përbashkët «Gatillo», e para ndërmarrje e përbashkët në rreth.
Fillimisht ajo do të përfshijë një repart konfeksionesh, që do të zgjerohet e kompletohet në të ardhmen me të tjera. Firma greke do të sigurojë lëndët e para, tregjet e shitjes, një pjesë të makinerive duke rinovuar ekzistueset. Futja e teknologjisë së përparuar në degje. Ndërmarrja e përbashkët do të ndihmojë punësimin e forcave, shpërblimin më të lartë të punonjësve, organizimin dhe përparimin në teknologji e modelim.
NPV-ja dhe firma greke kanë përfunduar marrëveshjen reciproke dhe dhe dokumentet kanë kaluar për miratim në dikaster.
Korresp. i «Zërit të popullit»
NJOFTIM
Rezultatet e zgjedhjeve të 7 prillit 1991 (turi i dytë) për deputetët e Kuvendit Popullor
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për deputetët e Kuvendit Popullor në mbledhjen e tij të datës 8 prill 1991, pasi shqyrtoi me kujdes procesverbalet e komisioneve të zgjedhjeve të zonave dhe pasi i gjeti ato të sakta e të plota në përputhje me ligjin për zgjedhjet njofton se për zgjedhjet e 7 prillit 1991 janë regjistruar 146 092 zgjedhës në 400 qendra votimi. Morën pjesë në votime 141 153 zgjedhës, baras me 96.6 për qind e tyre. Nga shqyrtimi i dokumentave të mësipërme rezulton se në turin e dytë, me votim të lirë dhe me vullnetin e popullit, janë zgjedhur deputetë për Kuvendin Popullor këta shokë sipas zonave e subjekteve përkatëse si më poshtë: Zona Emri Atësia Mbiemri Subjektet Vota të vlefshme Votat që fitoi (në %) BERAT 1 Abdi Hasan Baleta PD 10 595 60,67 DURRËS 35 Ismet Xhevat Ferizaj PD 7 590 73,09 42 Dhimitër Theodhor Miho PD 6 374 55,22 GJIROKASTËR 90 Foto Jorgji Fuqi PP 8 017 57,00 KRUJË 118 Alfred Engjëll Serreqi PD 5 348 54,90 LEZHË 129 Esat Shagjir Myftari PD 6 393 57,51 131 Givl Rexhep Brahimi PP 6 694 51,10 LUSHNJE 138 Bardhyl Qemal Caco PD 8 977 58,46 139 Kujtim Masar Gina PD 11 119 57,50 POGRADEC 166 Belul Haxhi Lufo PP 7 336 93,23 SARANDË 174 Andrea Kosta Zarbala OM 5 362 59,10 176 Thoma Jorgo Mico OM 3 985 60,00 SHKODËR 193 Behadir Halit Bakalli PD 7 536 59,00 197 Vehbi Hamdi Gruda PD 7 210 56,70 TIRANË 213 Fatos Thanas Nano PP BR 12 375 54,34 223 Zyber Fadil Sinani PP 12 430 50,10 225 Banush Mustafa Xhabrahimi PP 8 901 51,89 VLORË 250 Petraq Arqile Çurri PD 4 908 59,00 Në zonën 142 të rrethit të Lushnjës zgjedhjet e reja do të zhvillohen më 14 prill 1991. Shënim: Të dhëna të plota e përfundimtare për zgjedhjet, për të 250 deputetët, për grupime sipas rretheve, sipas subjekteve etj. do të jepen në gazetën zyrtare të ardhshme. KOMISIONI QENDROR I ZGJEDHJEVE Tiranë, më 8.4.1991.