11/04/1991
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

11 prill 1991

Nderim e mirënjohje e përhershme

Sot përkujtojmë Enver Hoxhën. U bë i gjashti prill që kur ai u nda nga populli i tij, nga Partia që themeloi e udhëhoqi. I gjashti prill që përulem në kujtim të këtij udhëheqësi popullor me nderim të thellë për gjithçka bëri për vendin e popullin e vet, për Shqipërinë e dashur. Këtë herë ky prill është krejt i veçantë. Koha tashmë ka sjellë në skenë forca të reja politike, opozitare të Partisë së Punës, të vijës së saj, të rrugës së ndjekur nga Enver Hoxha. Ky është një çast historik të cilin e sollëm të gjithë së bashku e po bashkërisht duhet ta përjetojmë me ndjenjë të lartë përgjegjësie për konsolidimin e demokracisë së gjithpërfshirëshme. Në këtë fitore të madhe pluraliste, në këtë kapërcim politik, ne e ndjejmë përsëri pranë Enver Hoxhën me veprën e vet, me mësimet e tij të çmuara, me analizat e situatave, me mendimin dialektik për të ardhmen. Ndaj, edhe pse kohë tjetër, në ndërgjegjen mbarekombëtare figura e Enverit jeton e plotë, e paprekur. Do të ishte fatlum cilido personalitet historik të mos u bëhej pengesë brezave pasardhës për rrugët që ata zgjedhin në jetën e ambiciet që kanë. I tillë është, pra, edhe Enver Hoxha. Po në këto çaste ndryshimesh të mëdha e kapërcimesh të thella ç'ka mbetur nga Enver Hoxha? Dimensionet e një figure historike përcaktohen nga ç'ka bërë, nga raportet që ka vendosur me kohën kur ka jetuar, ashtu edhe me të ardhmen. Historia askënd nuk mban, me hatër. Herët a vonë, secilit i jep vendin që ka. Në panteonin e historisë shqiptare ka vendin vet të merituar edhe Enver Hoxha. Dhe popullit më mirë e më shumë se kushedi tjetër i shërben pikërisht historia e vet. Pjesë përbërëse e saj janë edhe këta 50 vjet të jetës së PPSH-së, me Enverin në krye për gjatë gjysmës shekull. Ky është shërbimi i parë e më kryesori, për të cilin nuk do ta harrojmë kurrë. Si mund të harrohet ajo kohë e rëndë pushtimi, kur fatet e këtij populli ishin vënë në pikëpyetje, kur Shqipëria e përgjysmuar ishte vënë në udhëkryq të saj? Ishte Enver Hoxha ai që tërë ato vite heroike jo vetëm dhjetë dinjitetin dhe pushtimit dhe rrezikun që i kërcënohej vetë qenies së kombit shqiptar, por si asnjë tjetër kuptoi e pa me qartësi rrugën drejt të ardhmes. Ndaj ai u bë themeluesi dhe organizatori i të vetmes forcë politike që u vu në ballë të popullit, e që u bë frymëzuesja dhe organizuesja e tij për liri e vendosjen e pushtetit popullor. Kjo parti u bë shprehësja e interesave jetike të masave, e interesave mba E gjashti prill që Enver Hoxha u nda nga Partia e shokut Enver për këtë kanë qenë vendimtare. A mund të mos vlerësosh këtë kontribut? Bota ka nxjerrë shumë burra shtetesh të shquar e diplomatë të zotë. Shnnset historike u kanë dhënë mundësinë jo pak prej tyre të përcaktojnë jo vetëm fatet e vendesh e popujsh, po edhe të ndikojnë në rrjedha historike. Pa bërë asnjë lloj paralelizimi, Enver Hoxha do të mbetet në historinë e kombit shqiptar për rilindjen e vet në çaste vendimtare për jetën e këtij vendi. Enver Hoxha ishte ai që nga të pakët, në mos i vetmi, dha shembullin e pluralistit të vërtetë, kur guxoi të shfaqë përpara botës mendimin e vet e të Partisë së tij për çështje themelore të vijës ideologjike. Ai denoncoi pabesitë e fshura në masa mish dhe nuk lejoi as Shqipëria të hynte në hartat e të tjerëve dhe as ky vend të bëhej kopsht i lulëzuar nga brenda, po që brigjet e tij të fortifikuara të ktheheshin në kërcënimin për fqinjët dhe Evropën. Këtë ja di për nder jo vetëm Shqipëria, por edhe Europa, pavarësisht se sa e ngre zërin kur e pohon këtë të vërtetë të pamohueshme. Populli ynë i mbështeti këto qëndrime të vendosura e të drejta, edhe pse mbi të rënduan pasojat ekonomike. Nuk është se populli ynë i mençur nuk dinte të bënte llogari. Por në fund të fundit, çdo popull, e në çdo kohë, në llogaritë e tij të çasteve të veçanta historike di të vejë qartë radhën e domosdoshmërisë. E populli ynë vuri të parën atë që kishte më të shtrenjtën: lirinë dhe pavarësinë e atdheut. Lidhjet e fuqishme të Enver Hoxhës me popullin, njohja e psikologjisë së tij, e historisë dhe e traditave të tij, i dhanë forcë e dinjitet qëndrimeve që ai mbajti. Kjo konsekuencë ka qenë vendimtare në fatet e atdheut. A mund të mos i jesh edhe për këtë mirënjohës Enver Hoxhës? Po përse na shërben tjetër jeta dhe vepra e Enverit? E vërteta është se sot kemi hyrë në një stad të ri, në shoqërinë pluraliste, me ndryshime të mëdha nga e djeshmja. Në mendimin teorik të shokut Enver asgjëjeshmja. Në mendimin e recepta e formula të gatshme. Atë nuk kanë shërbyer as dje e jo më sot, kur nuk mund të drejtohesh me slogane e citate. Por ka një gjë thelbësore që shërben në të gjitha pikëpamjet. Ky është vështrimi dialektik i shoqërisë, i dukurive, i botës. Ky vështrim dialektik, mësimi më kryesor që nxjerrim, nga vepra e shokut Enver, i shërbeu Partisë së Punës dhe shokut Ramiz Alia për të gjykuar për ngjarjet në Lindje e për zhvillimet e tjera sidomos në Evropë. Ky vështrim dialektik shërbeu edhe për t'u mbështetur në Tekst i prerë dhe i palexueshëm në pjesën e faqes së mëparshme. Shenja dhe fragmente të prera të tekstit në skajin e sipërm të faqes; të palexueshme. Shqipëria e përgjithshme është e vetme... [teksti në krye është i prerë] ... është mjedja dhimbjen e pushtimit dhe rrezikun që i kërcënonte vetë qenies së kombit shqiptar, por si askush Ndaj ai u bë themelues në ballë të popullit, e interesave jetike të masave, e interesave mbarëkombëtare. Ndaj ajo fitoi përkrahjen e mbështetjen e tyre. Tek udhëheqësi i saj masat panë komandantin e tyre, të ushtrisë nacionalçlirimtare, prijësin e guximshëm e gjakftohtë, atdhetarin e flaktë. Atdhetarizmi, kjo ndjenjë e madhe dhe e shenjtë për çdo shqiptar ka përshkruar çdo ditë të jetës e çdo rresht të veprës së Enverit. Ndaj ai mbetet përjetë i nderuar. «Enver Hoxha, - ka shkruar shoku Ramiz Alia, - ishte një patriot i flaktë. Ai ishte mbrojtur me traditat e shquara atdhetare të vendit tonë të vogël e të vuajtur. Ai luftoi me heroizëm të pashoq, me armë, me dituri, me tërë qenien e tij, për të mbrojtur atdheun tonë socialist, pavarësinë e sovranitetin e tij, të drejtat e tij kombëtare, dinjitetin e popullit e të shtetit tonë socialist». Kujtesa popullore nuk mund ta harrojë se si duhej ndërtuar vendi nga e para e si duhej mbrojtur pushteti i ri, në një kohë kur ndaj tij ishin sulur nga brenda e nga jashtë forca nga më regresivet. Raundi i ri i demokracisë, demokracia e re, e para demokraci e gjerë për masat, për punëtorët e fshatarët, e vetmja alternative e drejtë e shpejtimtare për kohën nuk mund të mbrohej ndryshe përveçse me diktaturë të rreptë ndaj mbetjeve e komplotistëve të demokracisë. Ja-në këta nuk do të kishim pushtet të popullit, nuk do të kishim këto arritje të derisotme e ndoshta nuk do të kishim edhe këta kufij të Shqipërisë së sotme. Së fundi, nuk do të na jepte mundësia të arrinim edhe në këtë stad të ri të kohës së tashme, fitoren e demokracisë pluraliste. Në të gjitha këto ka vendin e nderit edhe Enver Hoxha. Pra, la qëamë atë pararendës dhe njëherësh bashkëpjesëmarrës të këtyre zhvillimeve të mëdha që po ndodhin sot midis nesh. Për çdo udhëheqës, përparimi i vendit vet është pika e parë e përkujdesjes. Sot ne jemi në gjendje të gjykojmë çështje bërë e mund të bëhej ende. Por asnjë mendje e kthjellët nuk mund të mos pranojë se nuk ka qenë aspak e lehtë të vish nga një errësirë shkollore mesjetare e të hysh me shpejtësi drejt krijimit të një armate njerëzish të arsimuar e të kulturuar, të përgjegjësisë armëtan e punëtorëve të ditur, de-ruar, të fitimit më i zakonshëm e deri tek intelektu-nga mashinisti i zakonshëm e deri tek intelektuali i tërësishëm i kompletuar, që sot i kemi të shumtë në prodhim e në shkencë, përgatitur nga universitetët më të jashta vendit. Është ky faktor që u bë dër-tësi ynë e jashtë jashtë jashtë jashtë vendit. [pjesë të dëmtuara/prera] ...

Thashethemet dhe e vërteta

- FIER - Pas zgjedhjeve të 31 marsit, kur shikon lëvizjet e punëtorëve në mëngjes, linjat e autobuzëve, pjesëmarrjen në të gjithë sektorët dhe ndërmarrjet, çdo njeri ndjen në vetvete thirrjen e dites “T’i kthejmë sytë nga puna”. E themi këtë pasi nga shumë vende të gjithë t'u japim përgjigje në fillim disa thashethemeve sikur gjërat në Fier “gjendja është tensionuar”. Jo. Në Fier, në qytetet dhe fshatrat e këtij rrethi, karakteristikë kryesore pas 1 prillit ka qenë qetësia sepse të gjithë janë të interesuar për punën. Po sjellim për këtë si argument arritjet e treguesve në disa ndërmarrje të sistemit të industrisë. Punëtorët e këtyre ndërmarrjeve, pasi plotësuan detyrat e 3-mujorit të parë në masën 106,0 për qind, duke dhënë 4,4 milionë lekë mbi planin nga prodhim malli i shitur, me të njëjtat ritme po vazhdojnë punën edhe në këtë ditë të para të muajit prill. Në veçanti dallohen punëtorët e sistemit të industrisë ushqimore që në tërësi kanë dhënë 2 milionë lekë mbi treguesit e planifikuar, kurse ata të industrisë së lehtë 5,7 milionë lekë mbi detyrën. THOMA GOGA

Eksporti me tejkalim

- GRAMSH - Krahas zërave të tjerë, prodhimeve për eksport gjatë kësaj periudhe 1 është kushtuar një kujdes i veçantë, me qëllim që jo vetëm t’i mbajmë sytë nga deti, se ç'na sollën vaporet e huaj, por edhe të çoëmë më anë të tyre. Nga fillimi i vitit detyrat në këtë zë u realizuan 143 për qind, ose u dhanë 670 mijë lekë më shumë dhe këto kryesisht nga bimët medicinale. Realizimin e treguesve të planit tëtërësisë e Gramshit e kanë ndjekur edhe në furnizimin e tregut. Për ta ilustruar këtë mjafton të përmendim se nga janari grumbullimi i mishit është realizuar 385 kv, nga 182 që ishte plani. PIRRO VERUSHI

Në rrethin e Durrësit

Të dhënat e tremujorit të parë për realizimin e planit në Durrës janë ende operative. Duhen edhe dy tri ditë të tjera që të dalin të dhëna të plota (!). Pyetësim: ende duhet të vazhdojmë e ç'em kushtu? Të flasësh, përgjithshëm, p.sh., për tremujorin pas 10 ditëve të muajit prill është një gjë që ia ka kaluar koha. Kjo gjë lipset ndryshuar që nga qendra deri në bazë. Sepse siç na thanë në seksionin e planit të komitetit ekzekutiv të KP të rrethit, edhe drejtoria e përgjithshme e statistikave këtë afat ka vënë E dimë, kështu, ka qenë, por mendojmë, se nuk duhet të jetë më kështu. Ja p.sh. sipas të dhënave, gjithnjë operative: prodhimin e përgjithshëm industrial mall i shitur nuk e realizuan 33 ndërmarrje, kurse 15 të tjera po. Ndërkohë ende nuk di (do t'i marrim këto ditë nga seksionet e tjera, na thanë), sa punëtorë me gjonë me arsye apo pa arsye, sa punëtorë marrin 80 për qind të pagës, cila është shkalla e realizimit të kontratove etj. Këtu nuk është fjala vetëm për sek­sionin e planit, por për të gjithë seksionet përgjegjëse në komitetin ekzekutiv që duhet të shkunden rrënjësisht për ta ndjekur mirë gjendjen e rrethit. Punëtorët janë të gatshëm të derdhin djersë, si edhe e tregojnë mjaft ndërmarrje që kanë realizuar detyrat. Por para tyre barra e përgjegjësisë të aparateve, nga baza në rreth e më lart do shumëfishuar. Duke u bërë aparat administrativ, seksionet, çdo nëpunësi i kohës, në kuptimin e plotë të fjalës - i kohës, pra të realizojë atë ç'ka kërkon koha sot, dhe masa e punëtorëve do t’u besojë më shumë, do të rrisë mobilizimin, do t’i përgjigjet edhe ajo siç duhet vetë kohës. SOTIRAQ GJORDENI kohë. ... shtetit juridik?

Defiçitet thellohen

- SHKODËR - Shikoni ngastrat vetjake të fshatarëve. Në «kolonën» e realizimit të tyre çdo shifër është mbi plan për qind. I afti ka ecun përpara edhe në ndërmarrjet ekonomike. Pyesim për pagën mujore të peshkatarëve në tre muajt që shkuan dhe ajo është disa herë më e lartë se paga e zakonshme. Në rrethin e Shkodrës gjatë marsit, nuk u realizua një prodhim malli i shitur në sektorin industrial prej më shumë se 20 milionë lekë. Pra diçka e përfarët me të gjitha mosrealizimet e vitit të kaluar. E vërtetë është se disa e kanë mbledhur mendjen. Në hidrocentralin Vau Dejës, në Uzlnën e Bllojës, në Uzinen e Prodhimit të Autobuzëve, në Artistike etj., ritmet janë të larta. U lumtë! Por në shumë ndërmarrje e ekonomi bujqësore deficitet thellohen. Deri kur do të vazhdohet kështu? BEDRI ISLAMI

Mos luani me bukën e popullit

- Ku janë organet e shtetit juridik?! - «Nuk ju ngarkojmë se keni votuar për PPSH-në, ajo t’u japë bukën» - këto ishin fjalët me të cilat i pritën shokërët e 23 au-tomjeteve të Kuksit në Mjedë. «Nuk ju ngarkojmë se keni votuar për PPSH-në, ajo t’u japë bukën» - këto ishin fjalët me të cilat i pritën shokërët e 23 automjeteve të Kukësit në Mjedë. Ata do të ngarkoheshin me grurë dhe artikuj të tjerë për furnizimin e popullit të këtij rrethi. Automjetet u kthyen bosh në Kukës. U nisën ato dhe për në Durrës, por edhe atje iu ndërprenë rruga në qytetin e Laçit dhe i penguan për të kaluar: «Ju kuksianët jeni me PPSH, nuk ju lejojmë të kaloni». Zgjedhjet tashmë mbaruan dhe populli mendon t’i kthehemi punës duke vënë në fillim ato që na bashkojnë. Në radhë të parë të gjejmë gjuhën e përbashkët, siç gjitoni i mirë «më huaj sot ta kthej nesër». Vetëm kështu do ta kuptojmë mirë për kë është demokracia. Por duam të shtrojmë dhe një pyetje: Kur disa kecadashës dhe keqctë, bëjnë veprime të tilla me bukën e popullit, ku janë organet e shtetit juridik? Korresp. i «Zërit të Popullit»

Kolektiva të dalluar

Në rrethin e Beratit Disa ndërmarrje ekonomike të rrethit të Beratit realizojnë e tejkalojnë detyrat e planit. Kështu, ndërmarrja e tullave si NPA ... [pjesë e palexueshme] ... Mbi gjysmën e treguesit kryesor ... realizimin e planit të shituri. [vijon në kolonën tjetër] ... edhe nga rritja e treguesve cilësorë më të lartë nga plani. Midis ekonomive bujqësore të Beratit që mbështetojnë blektorinë, NB «Partizani», dallohet për realizimin në vazhdimësi të prodhimit të qumështit. Kështu që nga janari e vetëm ka stabilitet në grafikët ditore, por është siguruar një tejkalim prej 250 kw qu-mësht mbi planin. Vëmendja është përqendruar tek sigurimi ritmik e cilësor i bazës ushqimore në strukturë dhe nivel proteinik. Nga ndërmarrjet e sistemit të naftës në rajonin e Kuçovës, midis të parvuarve renditet edhe kolektivi i nxjerrjes së naftës. Këtu nxjerrja e naftës dhe prodhimi i mallit i shitur janë realizuar në masën 101 për qind. Po marrën masa tekniko-organizative që treguesit tekniko ekonomik të rriten më tej.

Veprimtari kulturore

ME RASTIN E KRIJIMIT TË NJË SHOQATE Me rastin e krijimit të shoqatës së miqësisë Shqipëri-SHBA dje në një sallat e shtëpisë së kulturës dhe krijimtarisë popullore «Ali Kelmendi» të qytetit të Korçës u zhvillua veprimtaria «Të njohim zhvillimet kulturore të SHBA-së». Në këtë veprimtari përveç anëtarëve të shoqatës, merrnin pjesë edhe të ftuar të tjerë, punonjës të artit e të kulturës, të rinj e reja etj. Fjalën e rastit e mbajti kryetari i komisionit nismëtar për krijimin e shoqatës në rrethin e Korçës, drejtori i shtëpisë së kulturës Hasan Malolli. Pedagogu i gjuhës angleze në institutin bujqësor, Edi Joxhe, zhvilloi bisedës «Një vështrim historik», arkitekti Kliti Kallamata foli për disa aspekte të arkitekturës amerikane, kurse mësuesi i letërsisë Rahim Ombashi foli për zhvilli- met bashkëkohore të letërsisë amerikane. Në grup nxënësish të rrethit letrar të shkollës së mesme me të përgjithshme «Raqi Qirinxhi» dhanë një mon-таж poetik në gjuhën shqipe dhe angleze me krijime të autorëve amerikanë. Veprimtaria u mbyll me një koncert nga kori i këngëve karakteristike korçare «Lira» dhe ansambli «Skënderbeu». ANSAMBLI I ROMEVE NË FSHAT Ansambli i romeve të Korçës pas shfaqjeve të suksesëshme në skenën e teatrit «A.Z. Çajupi» në Korçë dhe më tej, në qytetin e Tiranës, po jep tani shfaqje në disa fshatra të rrethit të Korçës. Këngët e vallet e bukura të romëve janë ndjekur me interesim nga banorët e fshatrave të Rëmbecit dhe të Bitinckës. GRUPE TË VOGLA ARTISTIKE Në qytetin e Korçës dita ditës po marrin fizionomi disa grupe të vogla artistike me instrumentistë dhe këngëtarë amatorë, mjes të përqendruar në punë të përnatësore. I tillë është grupi i të rinjve që drejtohet nga mësuesi instrumentist Alfred Qeramixhi. Pjesëtarët e këtij grupi luajnë me instrumente dhe këndojnë në njëkohësisht. Një grup tjetër drejtohet nga nxënësi i pasionuar i shkollës së mesme artistike «Tefta Tashko», Gjergji Feta. Pjesëtarët e këtij grupi janë nxënës të rinj punëtorë. Nga përgatitjet për shfaqje ka filluar edhe grupi instrumental i shkollës së mesme të përgjithshme «Raqi Qirinxhi». Në shtëpinë e kulturës të qytetit të Korçës, grupi orkestral e ka tokun me këngëtaren e mirënjohur Afërdita Zonja po përgatit një koncert me këngë qytetare dhe të muzikës së lehtë.

Fëmijët tanë... Ata meritojnë punën dhe kujdesin e të gjithëve.

Në rrethin e Korçës