12/04/1991
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

12 prill 1991

SHOKU RAMIZ ALIA DHE UDHËHEQËS TË TJERË TË PARTISË SË PUNËS BËNË HOMAZHE NË VARRIN E SHOKUT ENVER HOXHA

Shoku Ramiz Alia dhe shoku Adil Çarçani vendosën një kurorë në emër të Komitetit Qendror të Partisë së Punës të Shqipërisë me mbishkrimin «Lavdi jetës dhe veprës së shokut Enver Hoxha». Gjithashtu nga shokë të tjerë u vendosën tufa me lule pranë varrit të shokut Enver Hoxha. Tufa me lule vendosën shoqja Nexhmije Hoxha dhe pjesëtarët e tjerë të familjes. Nën tingujt e Himnit Kombëtar shoku Ramiz Alia dhe shokët e tjerë qëndrojnë në heshtje dhe nderojnë me grushtin lart para varrit të komandantit legjendar të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe udhëheqësit të paharruar. Ushtarakë bënë rojë nderi. Shoku Ramiz Alia takohet e përshëndetet ngrohtësisht me komunistë e punonjës, të rinj e të reja, të cilët i shprehnë dashurinë për Partinë e Punës dhe i uruan jetë të gjatë për të mirën e popullit shqiptar. (ATSH)

NGA NJË RRETH NË TJETRIN

Të përshpejtohet puna në bujqësi • SHQETËSIM NË ZONAT MALORE TË TROPOJËS. Në komitetin ekzekutiv të KP të rrethit të Tropojës, u organizua një takim me kryetarët e kooperativave bujqësore dhe drejtuesit e ndërmarrjeve të sistemit të bujqësisë. Përshpejtimi i punëve, fitimi i kohës së humbur në punët e ditës, zgjidhja e problemeve të ndryshme që kanë dalë në format e organizimit të punës, ishin trajtesat që u bënë në këtë takim. U tërhoq vëmendja se deri tani janë pluguar vetëm 410 ha nga 1180 ha që ishin planifikuar deri në këtë kohë vitin e kaluar, janë mbjellë vetëm 8 ha jonxhë nga 34 që duhej të ishin mbjellë. Ndërsa vitin e kaluar ishte mbjellë 458 ha misër, tani nuk ka filluar akoma mbjellja e tij; ndërsa vitin e kaluar dorëzoheshin 22 kv qumësht në ditë, sot dorëzohen vetëm 5 erti. Të gjitha këto tregojnë për rënie në punë dhe bëjnë thirrje për të shpejtuar. Është në dorën e gjithsecilit të punojë për stabilizimin e gjendjes aty ku punon. Është fakt se programet e ndryshme elektorale të partive dhe forcave politike krijojnë çdo ditë duke nxitur tendencën për privatizimin e tokës. Por kjo nuk ka pse të zbehë punën me tokën në kooperativë. Akordi i vlerësua si forma më e përshtatshme e organizimit të punës në kushtet e tanishme të kooperativave bujqësore, se është më afër interesave të kooperativistit. Në ekonomitë ka mos përputhje të kërkesave për dorëzim në shtet me mundësitë e planifikuara, sepse numri i kooperativistëve është pësefishuar krahasuar me vitin e kaluar. Në këtë vit kalimtar, duke mos plotësuar planin e dorëzimit në shtet, pasi ende nuk janë nënshkruar kontratat nga të gjitha kooperativat, mund të krijohen shtrëngime të theksuara për furnizimin e qendrave të punëtorëve dhe të popullsisë së qytetit. Harmonizimi i interesave të kooperativistit, të kooperativës dhe ato në shkallë rrethi mbetet shqetësim i detyrë për t’u zgjidhur. Diskutantët shfaqën mendime dhe bënë propozime për Kuvendin e ardhshëm Popullor, për të bërë ndryshimet e nevojshme në mënyrën e organizimit të ekonomisë bujqësore, pronësinë etj. HALIL BUÇPAPAJ

Mungon kompetenca apo përgjegjësia?

- VLORE - Dihet ç’rol luan transporti në mbarëvajtjen, e degëve të tjera të ekonomisë. Në parkun e mallrave të dhënat për rezultatet e punës gjatë tremujorit të parë: janë vëllimi i transportit në tonë-kilometër realizohen 54 për qind dhe në ton 40 për qind. Thuhet se «në historinë e këtij parku, këto janë shifrat më të ulëta». Pse të jetë kështu? Pranohet se gomat tani nuk përbëjnë shqetësim. Në plan të parë kanë dalë probleme të disiplinës së punës, të gatishmërisë së mjeteve. C’bën administrata e ndërmarrjes, nëse nuk angazhohet për vendosjen e disiplinës, sidomos në repartet e mirëmbajtjes? Kur shfaqet apati në kontrollin e punës, kur nuk pyet, sa punohet e si punohet, cili punon e cili jo, kur asnjëri nuk lavdërohet e as kritikohet, doemos që humb interesi për punën. Të ndjeshme janë kujdesjet në transportin e udhëtarëve. Po ankesat bien «në vesh të shurdhër». Duket sikur ka njerëz që paguhen jo për të bërë detyrën. Ngjiet kështu edhe sepse komiteti ekzekutiv nuk ushtron me forcë kërkesën e llogarisë ndaj seksionit të vet, as ky i fundit ndaj drejtorisë së ndërmarrjes. Në të vërtetë jo vetëm ky seksion, po në tërësi siç mësomë në biseda me përgjegjës të tyre, janë të pafuqishëm ndaj ndërmarrjeve? Pse? «S’kemi kompetencat e duhura» thuhet. Po ç’kompetencë duhet më shumë se kaq, që si organ shtetëror mban përgjegjësi për gjendjen në sektorin tënd dhe askush s’të pengon të kërkosh llogari deri në një, të vesh para përgjegjësisë e t’i lakon që të nuk vlerëson këtë përgjegjësi që ia ka besuar shteti, populli? VANGJEL STEFA

Ndihma nga Kryqi i Kuq Grek

- GJIROKASTER - Në Gjirokastër mbërriti një kontigjent ndihmash humanitare falas, kontribu(t) i Kryqit të Kuq Grek. Ato përmbajnë ushqime dhe veshmbathje. Veçse nga ana e organizatës sonë të kryqit të kuq duhet nxituar për seleksionimin dhe ndarjen e tyre në rrethet e ndryshme të vendit. Korresp i «Zërit të popullit»

Thesar monedhash antike

- KOLONJE - Në rrethin e Kolonjës u zbulua një thesar monedhash prej argjendi. Për t’u njohur me rrethanat e gjetjes dhe përmbajtjen e këtij thesari, biseduam me përgjegjësin e berthamës arkeologjike me qendër në Korçë, Skënder Aliu. - Thesari, na shpjegoi ai, u zbulua rastësisht pranë kalasë ilire të Hollmit, e cila është bërë e njohur prej gërmimeve arkeologjike të ndërmarra këtu në vitin 1967. Monedhat ishin futur në një enë metalike prej bronxi. Nga ky thesar mundëm të grumbullojmë nëpërmjet dorëzimeve të bëra nga banorët e fshatit Qinam 200 copë monedha. Qëndronja prej tyre peshon 12 gram. Monedhat janë prerë të qytetit ishullor të Egjinës. Në këtë koleksion ka prerje të ndryshme që fillojnë nga gjysma e shekullit të 6-të deri në fundin e shekullit të 3-të para erës së re. Ky thesar është një dëshmi tjetër se kalaja ilire e Hollmit gjatë shekujve 4-2 para erës së re ka marrë tiparet qytetare me veprimtari intensive ekonomike, politike e shoqërore, si shumë qytete të tjera të Ilirisë së jugut. KOSTAQ DUKA

Ekspozitë që tërheq vizitorë

- LIBRAZHD - Në mjediset e shtëpisë së kulturës «10 Nëntori» të qytetit të Librazhdit, u çel ekspozita vetjake e karikaturistit Flori Kariqi. Në të autori paraqet rreth 70 punime me tematikë të larmishme, ku fshikullohen burokracia, paaftësia, servilizmi, ndërhyrjet, karrieristët, kritizerët, njerëzit që hanë me dy lugë, etj. si dhe probleme të aktualitetit ndërkombë- ndërkombëtar. Ngritja e galerisë së arteve prej disa viteve ka afirmuar majft talente që kanë merituar vende ndëri dhe në ekspozitat kombëtare si Sami Roçi, Arif Lushi, Çlirim Çollaku etj. XHEVDET ALMETA

Veprimtari përkujtimore në rrethe

- GJIROKASTËR - Banorë të qytetit të Gjirokastrës, dje në ditën e 6 vjetorit të vdekjes së themeluesit dhe udhëheqësit të Partisë së Punës, shokut Enver Hoxha, shkuan tek monumenti i tij, ngritur në një nga kodrat më të dukshme, ku bënë homazhe dhe vendosën tufa me lule. Nderdheshin edhe sekretari i parë i Komitetit të Partisë të Punës të rrethit, Manxhar Binaj, etj. Në muzeun e Luftës të ish-qarkut, të ngritur në shtëpinë ku lindi kaloi fëmijërinë dhe një pjesë të kohës së rinisë, shoku Enver Hoxha, u bë vizita, si dhe një takim me veteranë dhe veprimtarë të organizatës së BG të rrethit, të cilat sollën kujtime e tyre nga takimet me shokun Enver. - FIER - Dje, para dite, pranë bustit të shokut Enver Hoxha në qytetin e Fierit, punonjësit e aparatit të Komitetit të Partisë së Punës të rrethit, Bibil Jaupi, etj. Tufa me lule u vendosën edhe pranë bustit të shokut Enver Hoxha në kooperativën bujqësore të Zharrëzës, që mban emrin e tij. - TIRANË - Pedagogë e studentë të Shkollës së Lartë të Bashkuar të Oficerëve “Enver Hoxha”, të Akademisë Ushtarake dhe të shkollave të tjera ushtarake në kryeqytet bënë homazhe e vendosën kurora e tufa me lule pranë monumentit të Komandantit legjendar të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. - PESHKOPI - Komiteti i Partisë i Punës i rrethit të Dibrës organizoi dje një nga sallat e këtij komiteti një pasdite përkujtimore me rastin e 6 vjetorit të vdekjes së shokut Enver Hoxha. Nddodhëshin të rrethit, Osman Murati. Për kontributin e shokut Enver Hoxha si themelues i Partisë i shtetit tonë të ri, foli anëtari i Plenumit të Komitetit të Partisë së Punës të rrethit, Bujar Pata. Për të pranishmit u shfaq filmi dokumentar «Enver Hoxha: Për brezat», etj. - ÇOROVODË - Me nxënës të shkollave të mesme në qytetet Polican e Çorovodë u zhvilluan bisedat “Enver Hoxha-prijës i Luftës Nacionalçlirimtare, luftëtar i madh për forcimin e unitetit të popullit”, etj. Të rinj e të reja të Çorovodës vizituan muzeun historik të rrethit, ndërsa ata të zonës së Potomit shkuan në Helmës dhe vizituan shtëpinë muze, ku gjatë viteve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, qëndroi e drejtoi luftën shoku Enver Hoxha. (ATSH)

Për zgjerimin e rrjetit tregtar

Në kuadrin e thellimit të bashkëpunimit me firma, shoqëri e afaristë të huaj, edhe në Durrës po bëhet një punë e vlefshme. Këto ditë në komitetin ekzekutiv të KP të rrethit u organizua një takim me afaristin e dëgjuar libanez Sami Hoxhis. Ai pasi u njoh me të dhëna të ndryshme ekonomike dhe shoqërore të qytetit dhe rrethit, propozi hapjen fillimisht të dy mapove të mëdha për shitjen e produkteve ushqimore dhe tregtimin e artikujve të ndryshëm për përdorim shtëpiak. Ky propozim u pranua. Për këtë qëllim atij do t’i vihen në dispozicion dy lokale ekzistuese nga NTI-ja, të cilat po punohet që të dorëzohen sa më shpejt. Gjithashtu u bisedua dhe u ra dakort për hapjen e një SUPERTREGU, ku do të tregtohen mallra të llojeve nga më të ndryshmet dhe për ndërtimin e një magazine komplekse. SOTIRAQ GJORDENI

U largua nga vendi ynë delegacioni i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës

, i kryesuar nga kryetari i këtij Bashkimi Prof. Dr. Hajrajlla Gjorani i cili me ftesë të Këshillit të Përgjithshëm të BPSH, bëri një vizitë të mërësore në vendin tonë. Delegacioni u përcoll në aeroport nga Sekretari i KQ të BPSH Strati Marko, kryetari i Federatës së Sindikatave të Punonjësve të Bujqësisë, Alfred Xhomo etj. (ATSH)

«Zgjedhjet shqiptare ishin një sukses i madh»

- Intervistë e zëvendëskryetarit të komitetit për punët e jashtme të parlamentit Britanik z. George Galloway dhënë Televizionit - Pyetje:- Ju keni këtu si vëzhgues në emër të parlamentit britanik. Mendimi juaj për këtë zgjedhje, Përgjigje:- Zgjedhjet shqiptare ishin një sukses i madh dhe unë jam i kënaqur për gjithë shqiptarët, ashtu si edhe për të gjithë popujt që i dhanë votën Partisë Socialiste dhe për ata që i dhanë votën e tyre ndonjë tjetër. Besoj se nuk ka qenë vetëm një sukses i madh dhe demokratik, por edhe për gjithë qytetin e zonën të ndryshme të votimit. Gjatë turit të dytë u përqëndrova kryesisht në zonën e zgjedhjeve keyminstrit dhe në vendin ku unë pashe asnjë shenjë të keqe dhe asnjë sjellje të papëlqyer. Unë siguroj se kjo nuk ndodh as në vendin tim e as në vende të tjera të botës që unë kam observuar gjatë procesëve të tyre demokratike. Etja për demokraci në vend është shumë e madhe dhe shumica e votuesve dhanë votat e tyre para orës 12.00. Rezultatet ishin shumë të qarta. Ky është një nder për shqiptarët, të cilët zhvilluan zgjedhje të drejta dhe tani shpresoj se bota u siguroa që rezultati u pranua nga të gjithë subjektet dhe mbetet detyrë që vendi t’i kthehet punës sepse pa punë nuk mund të ketë progres. Pyetje:- Ju patët këtu shumë vizita dhe bisedime me personalitete shqiptare. Me këmëndime u ndatë? Përgjigje:- Më kanë lënë përshtypje të qarta. (Vijon në faqen 4)

Kush është demokrat i vërtetë?

REPLIKË Tonelata letër janë harxhuar dhe shumë të tjera po harxhohen për ta ndarë emrin komunist nga demokrati, madje për ta paraqitur të parin si kundërshtar të natyrshëm të të dytit, gati si armic për vdekje me njëri - tjetrin. Ky ka qenë dhe vazhdon të mbetet thelbi i propagandës së shfrenuar që ka shoqëruar gjithë historinë e afro 150 vjetëve të fundit dhe vazhdon sot e kësaj dite me përmasa të papara, si një shtëi e papërmbajtur. Thelbi i kësaj propagande aktualisht në vendin tonë është që PPSH-ja ta lëshojë pushtetin. Anëtarët e saj e kanë dhënë provën historike për të marrë pushtetin nga klasat shfrytëzuese-bejlerët, agallarët, kapitalistët, nga pushtuesit e huaj. Ata e udhëhoqën popullin në Luftën për çlirim dhe gjakun e 28 mijë dëshmorëve u futa liria. Në 1944-trën, në Shqipëri u vendos demokracia, pra pushteti i popullit. Tani disa që e quajnë veten demokratë, kërkojnë ta rrëmbejnë këtë pushtet të popullit. Por nuk kemi parë që këtë vetëshpallur demokratë t’i përgjigjen pyetjes së thjeshtë: në 44-trën populli ynë mori fuqinë apo u çfuqizua? Së fundi, zgjedhjet e 31 Marsit treguan se populli u beson përsëri anëtarëve të PPSH-së, procesit të demokratizimit që ata po drejtojnë. Anëtari i PPSH-së, nga vetë thelbi i tij është demokrati më i madh, kurse ai që ka vepruar kundër popullit, duke shfrytëzuar emrin e anëtarit të Partisë së Punës, nuk ka qenë as demokrat, as komunist. Sot ai që tund flamurin e demokratisë, kur dje ja kanë anëtar i PPSH nuk është gjë tjetër veç një renegat që nesër për interesat e tij mund të ndërrrojë flamuj të tjerë. Thënia e S. Berishës, në «Zërin e Amerikës» pardje se «Komunisti demokrat mund të jetë, ndërsa demokrati komunist nuk mund të jetë kurrë» është një lojë fjalësh. Atij i themi: nuk mund të jesh komunist pa qenë demokrat. Të tillë i ka patur dhe i ka dhjetra mijëra anëtarët e saj PPSH-ja. SPIRO P. GJONI