14/04/1991
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

14 prill 1991

Një deklaratë e padëshiruar

Dje u botua në shtyp një deklaratë e deputetëve të Kuvendit Popullor të Partisë Demokratike, të cilët kërkojnë nga Këshilli Presidencial dhe Këshilli i Ministrave që të publikojnë «menjëherë rezultatet e hetimit dhe të ndëshkimit të tërëvë mbi ngjarjet që ndodhën në Shkodër me datën 2 prill. Për ndryshë, theksohet në këtë deklaratë «ne deputetët e Partisë Demokratike deklarojmë se nuk mund të marrim pjesë në mbledhjen e Kuvendit Popullor», që siç dihet është caktuar për datën 15 prill. Kjo deklaratë, dy ditë para mbledhjes së sesionit të parë të Kuvendit Popullor që doli nga zgjedhjet e lira e pluraliste të 31 marsit, nuk mund të mos tronditë çdo qytetar të ndershëm e patriot, i cili i ka përjetuar me shqetësim dhe me përgjegjësi të lartë qytetare rrjedhat e thellimit të proceseve demokratizuese që janë ndërmarrë gjatë muajve të fundit në vendin tonë, nën udhëheqjen e Partisë së Punës dhe personalisht të shokut Ramiz Alia. Ajo ndikon që të ndërlikohet akoma më tej situata e pastabilizuar politike e vendit, nxit krijimin e një krize të vërtetë për ushtrimin e veprimtarisë normale të organit më të lartë të pushtetit tonë shtetëror — Kuvendit Popullor. Duke çuar si të drejtë kërkesën e deputetëve për zbulimin e ndëshkimin e fajtorëve, njëherësh s’mund të bindesh se ky është shkak për të bojkotuar mbledhjen e parë të parlamentit pluralist. Ky është thjeshtë një pretekst, një lojë për përmbushjen e ambicieve të caktuara partiake. Deputetët e Partisë Demokratike me këtë veprim marrin mbi supet përgjegjësi të rëndë që nuk mund të jetë pa pasoja për gjithë zhvillimet e ardhshme, vendosjes mbi bazën e kushtetutës që do të miratojë Kuvendi Popullor të demokracisë së vërtetë pluraliste, krijimit të shtetit juridik, stabilizimit sa më të shpejtë të situatës politike dhe ekonomike në vend. Jeta vetëm prej disa muajsh e Partisë Demokratike është e mbushur me fakte që vërtetojnë plotësisht konkluzionet e mësipërme. Ishte Partia Demokratike dhe idhtarët e saj ata që në mitingjet e pafund, plot akuza e thirrje histerike në adresë të Partisë së Punës, ndikuan në destabilizimin e situatës politike në vend, krijimin të frymës së ballafaqimit dhe ngjalljes së një terrori psikologjik mbi njerëzit, duke çuar dobësimin e prishjen e rendit publik, krijimit të një psikozë terrori mbi anëtarët e PPSH-së, humbjes së qetësisë e sigurisë së qytetarëve si në Shkodër, Tiranë, Durrës, Elbasan, Kavajë etj. Ishte Partia Demokratike dhe idhtarët e saj ata që duke shfrytëzuar disa kërkesa të drejta ekonomike të rinisë sonë studentore, ndikuan për daljen në plan të parë nga ana e tyre të kërkesave politike të tilla që cenonin rëndë sigurinë publike e prekni ndjenjat e popullit. Ishte Partia Demokratike mbështetësja e atyre forcave që në formë ultimative kërkuan të rrëzohen përmendoret e bustet e Enver Hoxhës, themeluesit të Partisë së Punës, udhëheqësit të luftës nacionalçlirimtare dhe krijuesit të shtetit shqiptar. Ishte Partia Demokratike ajo që duke shfrytëzuar mbështetjen e forcave antishtetare, kundërshtare të hapëta të pushtetit popullor të vendosur prej 46 vjetësh në vendin tonë, bënë gjithçka për të ndorë në prag të zgjedhjeve të 31 marsit për të krijuar një psikozë të atillë sikur Partia e Punës i ka ditët e numëruara dhe fitorja e Partisë Demokratike në zgjedhje është e padiskutueshme, si rrugë kjo gjoja e vetme e vendosjes së demokracisë në Shqipëri dhe e futjes së saj në Evropë. Zgjedhjet e lira të 31 marsit, si shprehja më e lartë e vullnetit të familjen e vendeve evropiane dhe në organizmat e saj. Vetëm Partia Demokratike vazhdon të ngulë këmbë në pozitën e saj për t’i kthyer kokëposhtë rezultatet e zgjedhjeve të 31 marsit. Në këto rrethana erdhën ngjarjet e 2 prillit në Shkodër, për të cilat me aq sa na lejon koha e jonë po ndalemi. Që në fillim duam të theksojmë se kërkesa ultimative e deputetëve të Partisë Demokratike nuk pajtohet me frymën demokratike. Ajo bie ndesh me kushtet elementare e të përbashkëta dhe mosdosme që lipset për të bërë një vlerësim të plotë, mbi baza shkencore juridike, me kompetenca profesionale dhe paanësi partiake të këtyre ngjarjeve. Vetë zhvillimi i situatës në Shkodër gjatë e pas 2 prillit, ka penguar objektivisht për zbulimin e të gjithë rrethanave që çuan deri në ngjarje të tilla si vrasja e njerëzve e më tej. Ndërkohë rikujtojmë se është detyrë e organeve kompetente, në mënyrë të veçantë të atyre të Prokurorisë, Hetuesisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, që me mjetet ligjore që kanë në dispozicion të bëjnë gjithçka për sqarimin e plotë e përfundimtar të ngjarjes, nxjerrjen e përgjegjësive. Por një bindje e kemi: krerët e Partisë Demokratike edhe sikur të mos kishin ndodhur ngjarjet tepër tronditëse e të dënueshme në Shkodër, do të krijonin diu gjatë një situatë anormale oso tensionuese që synon të godasë edhe më tej rendin e stabilitetin në vend, krijimin e frymës së terrorit e ballafaqimit, destabilizimin e situatës e ekonomisë në vend. dikujt gjë tjetër një situatë analoge ose të përafërt. Kjo është pjesë përbërëse e të ashtuquajturës strategji të dhunës e të tensionit, kësaj krijese të kokave të nxehura që drejtojnë Partinë Demokratike, me të cilën, megjithë propagandistike që po i bëhet, Partia e Punës nuk ka asnjë lidhje. Stabilizimi i gjendjes në vend, mbajtja ngritur e një psikozë tensioni është thelbi i qëndrimit të Partisë Demokratike në ditët para e pas zgjedhjeve. Ajo nuk do të pajtohet me rezultatet e votimeve të 31 marsit, me vullnetin e popullit. Në këtë kuadër bën pjesë, fatkeqësisht, edhe deklarata e publikuar dje në emër të deputetëve të kësaj partie. Populli votoi më 31 mars për atë që dëshi dhe u dha mandatin e përfaqësimit në organin më të lartë të pushtetit të shtetit. Njerëzit tanë, por dhe opinioni mbarëshqiptar jashtë vendit, miqtë e dashamirësit e Shqipërisë, qeveritë e parlamentet e vendeve në të cilët ka lidhje Shqipëria, sidomos Evropa, prisnin e presin shumë nga ky kuvend. Shumë punë ka ai përpara, shumë vendime të rëndësishme për ardhmen e Shqipërisë do të marrë ai në shërbim të zhvillimit e përparimit të saj të shpejtë. Ja për se mendojmë se deklarata e deputetëve të Partisë Demokratike nuk i shërben këtyre synimeve të larta. Partisë Demokratike me këtë veprim marrim mbi supe një të situatës politike dhe ekonomike në vend, ruajtjes së qetësisë e sigurisë aq të nevojshme për njerëzit tanë. Duke shprehur keqardhjen për gjithçka ndodhi në qytetin e Shkodrës më datën 2 prill dhe duke u përulur me dhimbje përpara viktimave në këtë ngjarje, nuk mund të mos themi se deklarata në fjalë ndikon që të mbahet ngjitur dhe të mos qetësohet tensioni politik në vend. Në këtë mënyrë ajo i bën johonë manipulimeve me të ashtuquajturën strategji të dhunës e të tensionit, kësaj shpikjeje të krerëve të Partisë Demokratike, të cilët me çdo kusht kërkojnë të bëjnë përgjegjëse Partinë e Punës dhe organet shtetërore për çdo situatë e ngjarje të padëshirueshme që ka shoqëruar gjithë procesin e vendosjes së pluralizmit politik dhe thellimit të demokracisë në vendin tonë. Kjo deklaratë kërkon të sensibilizojë opinionin tonë shoqëror për të bërë pa asnjë diskutim të gjitha argumenteve që ka sjellë Partia Demokratike rreth ngjarjeve të ndryshme politike të muajve të fundit, disa herë edhe të dhimbshme e me viktima, duke përjashtuar nga e drejta për të thënë fjalën e tyre për këto ngjarje Partinë e Punës dhe organet kompetente shtetërore. Në këtë kuadër, deklarata në fjalë u shërben manipulimeve që bëhen për t’i cilësuar si të dyshimta përfundimet e zgjedhjeve të 31 vullnetit të popullit, ishin një manifestim tjetër besimi që ka pjesa më e madhe e popullit tonë për programin e Partisë së Punës. Ndërkohë ato treguan para gjithë botës se në “rrugë” kërkon të ecë populli ynë në të ardhmen, në ç’rugë kërkon të sigurojë ai lirinë e pavarësinë e atdheut dhe kujt ia beson drejtimin politik dhe ekonomik të vendit për zhvillimin me hapa më të shpejta të Shqipërisë. Në të njëjtën kohë këto zgjedhje ishin një shpalosje për ëndërrat me sy hapur të ashtuquajturve demokratë me traditë të Partisë Demokratike, të cilët e kanë përsëritur pa pushim këtë qëllim se janë të vetmit shprehës të bartës të vullnetit të popullit. Një fushatë e ethshme propagandistike plot sulme e shpifje për PPSH-në pasoi ditët pas zgjedhjeve, një shenjë e të luajtur për t’i paraqitur zgjedhjet si të manipuluara e të zhvilluara në kushtet e një terrori, frike e pasigurie të thellë etj., vepra këto gjoja të Partisë së Punës. Vëzhguesit nga parlamentet e ndryshme të botës e gazetarët e shumtë të huaj që asistuan në këto zgjedhje, duke thënë fjalën e tyre pa ekuivoke, shprehën bindjen e sinqertë që me këtë hap Shqipëria ka arritur një shkallë të lartë demokracie dhe gëzon të gjitha të drejtat të bëjë pjesë si e barabartë në si e barabartë në

Stoqet e mineralit i krijon burokracia

Për gjatë rrugës automobilistike, në pikat e grumbullimit të hekur-nikelit në Xhyrë e Bushtricë, por sidomos në Përrenjas, që prej dy muajsh të shfaqen grumbuj të mëdhenj, madje mund të thuash «male» me mineral. Dhe nuk janë pak, por 80 mijë tonë hekur-nikeli. Këtyre sasive iu shtohet edhe mineralit tjetër që nxirret përditë nga galeritë, aq sa shetë janë të tejmbushur. Arsyeja për krijimin e këtyre stoqeve dihet: uzina e 12 dhe ajo e nikelit në Elbasan kanë patur ndërprerje të punës dhe sasitë e mineralit (rreth 50 mijë tonë muaj) nuk janë tërhequr nga Përrenjasi. Me të drejtë minatorët janë shqetësuar për fatin e këtij prodhimi me cilësi të lartë. Pa u tërhequr minerali për në destinacion, ai nuk quhet mall i shitur. Për rrjedhojë duke u realizuar vetëm 80 për qind sasia e mineralit të shitur, treguesit financiarë të minierës, fondi i pagës, doemos që keqësohet. Ndërsa po të vazhdohet me këtë gjendje, me shtimin e sasive së stoqeve, ndoshta mund të lindë nevoja e ndërprerjes së punës në disa galeri apo dhe sektorë dhe punëtorët të paguhen me pagë të reduktuar, ç’ka është krejtësisht e papranueshme. Për mungesën ritmike në transport, e njëjta pamje thuajse është edhe në sheshin e grumbullimit të kromit në Përrenjas, ku ndodhën të stokuara mbi 10 mijë tonë mineral. Këtu jo vetëm se nuk ka më vend se ku do të depozitohet prodhimi, por dhe pengohet seleksionimi i tij, duke u përzier mineral i pasur me atë të ështé më varfër në përqindje kromi. Ç’duhet bërë? — Megjithë ndërhyrjet e shpeshta edhe në dikaster e gjetkë, thotë Ilmi Mysliu, përgjegjës i seksionit të industrisë në komitetin ekzekutiv të KP të rrethit të Librazhdit, nuk po jepet ndonjë rrugëzgjidhje. Ndërkohë përgjegjësi i seksionit sqaron se edhe plani i eksportit të hekur-nikelit për periudhën e deritanishme është realizuar dyfish. Shohët e tregtisë së jashtme nga ana e tyre përgjigjen se nuk do të nisin sasitë e stokuara në tregtinë e jashtme. Kur në ekonomi krijohen gjendje të tilla, si në rastin tonë, a nuk kërkohet të bëjë shtakthësi afariste për të gjetur hapësira të reja dhe tregje për të shitur mineralin? SEJDIN CEKANI të cilët një armë zjarri dhe një me lëndë eksplozive, si dhe 13 të tjerë të lënduar. Grupi hetimor vazhdon me intensitet punën për të zbuluar plotësisht rrethanat e zhvillimit të ngjarjeve tragjike të 2 prillit dhe për të vërtetuar fajësinë e personave konkretë për vrasjet, plagosjet, shkatërrimet, si dhe për veprimet e tjera të paligjshme. Për hedhjen sa më shpejt dritë të plotë mbi këto probleme grupi hetimor po përballon vështirësi objektive e pengesa të shumta siç janë pamundësia për kryerjen në kohë të vendit të ngjarjes e kryerjen e autopsisë së viktimave, mosparaqitja e dëshmitarëve të drejtpërdrejtë okular, si dhe disa të palagosurve që nuk kanë kërkuar ndihmë mjekësore në institucionet shëndetësore, si dhe hezitimet e dëshmitarëve të ndryshëm për të dhënë dëshmi të plota. Kështu, asnjë dëshmitar nuk ka identifikuar persona konkretë nga forcat e rendit që kanë qëlluar me armë në drejtim të manifestuesve, ashtu sikurse asnjë dëshmitar nuk ka identifikuar asnjë person të përdorë shishe me benzinë apo lëndë eksplozive me të cilat u shkatërruan objektet e përmendura. Për t’u zbuluar deri në fund e në kohë e vërteta për këto ngjarje të dhimbshme, që ka tronditur mbarë opinionin tonë publik, organet e hetimit mirëpresin bashkëpunimin e qytetarëve të Shkodrës dhe të forcave të ndryshme politike e shoqërore siç u kërkua edhe në takimin e zhvilluar me përfaqësuesit e tyre më datën 12 prill 1991 në Komitetin Ekzekutiv të Këshillit Popullor të rrethit, takim ky i organizuar me iniciativën e Këshillit të Ministrave. 13.4.1991 tuatës së destabilizuar jo vetëm në Shkodër, por dhe gjithë vendit. Sikur ka diçka burokratike në këtë përpjekje të atyre që merren me si në rastin tonë, a nuk kërkohet të bëjë për shkakthësi të shitur mineralin? ekspport, pasi kontratat me partnerët e huaj janë hartuar fikse... Në këtë vend pa rezultat është deshtuar për të nxitur eksportet dhe për të huaj janë hartuar fikse. Sikur ka diçka burokratike...

Me afarizëm konkret

Në vazhdim të zbatimit të marrëveshjes së kreditimit midis Shqipërisë e Turqisë në Ministrinë e Industrisë Ushqimore morëm këto të informacion: Ditët e fundit u përfunduan edhe dy kontrata të reja për dy fabrika mielli me kapacitet 150 tonë drithi në ditë secila. Këto fabrika parashikohet të ngrihen në Durrës dhe Vlorë. Kontratat u mbyllën me firmën ORKIMSEN-ANKARA. Gjithashtu mësuam se kanë filluar punimet ndërtimore në dy fabrikat e para të miellit në Fier dhe Elbasan të kontraktuara po me këtë firmë në kuadër të kësaj marrëveshjeje. Gjatë këtij muaji pritet të vijë nga Turqia fabrikat e para të bukës të kontraktuara në kuadrin e kredisë. Janë përgatitur ambjentet e nevojshme për instalimin e tyre në Fier, Pogradec, Durrës etj. Në Tiranë sapo përfundoi instalimi i fabrikës së parë të bukës dhe së afërmi fillon prova e prodhimit. Gjatë muajit prill e maj do të përfundojnë montimet dhe do të vihen në funksionim dy impiante të reja në industrinë ushqimore. Impianti i prodhimit të salcës në Shkodër ngritur me firmën italiane Manzini-Camaco dhe impianti i punimit të bimëve mjekësore dhe eterovajore në Durrës me firmën franceze Ducros. I pari do të shlyhet me prodhimin e gatshëm, me salcë domate, ndërsa i dyti në kuadrin e ndërmarrjes së përbashkët me firmën Dorcos dhe ndërmarrjen e përpunimit të bimëve mjekësore Durrës. ARIANITA RHEDHI

Rritet aktiviteti i shërbimit privat

Në zbatim të një vendimi — DURRËS — Aktiviteti privat në rrethin e Durrësit po zgjerohet vazhdimisht. Nga hapat e para pas vendimeve që u morën, rrjeti i këtij shërbimi tashmë është zgjeruar dukshëm dhe po zgjerohet akoma më tej. Aktiviteti privat në rrethin e Durrësit po zgjerohet vazhdimisht. Në të janë ngritur 134 njësi tregtare, ku rishihen rosticeri, fruta-perime, restorante, kasape, qebaptore etj. Po kështu funksionojnë 67 njësi artizanati si këpucarë, fotografë, rrobaqepës, llamarinistë, orë ndreqës, argjendarë etj. Kohët e fundit u ngritën dy kooperativa artizanate, njëra me emrin «Epidamnus» që 15 të këté aktivitetë shërbimi si fotografë, mobilieri etj. dhe tjetra me emrin «Besa» për prodhimin e qilimave, të artikujve artistikë etj. Nga të dhënat që morëm në inspektoratin financiar besojmë se të gjithë privatët janë pajisur me lejet përkatëse, bëhen kontrolle të vazhdueshme për përcaktimin e xhiros dhe janë vënë tatimet e caktuara. U vol kështi i parë i tatimeve nga shumica dërrmuese e këtyre privatëve. Kërkesa të tjera, ka por deri më sot nuk ka lokale të gatshme që të fillojnë veprimtarinë. Pra në këtë drejtim, veç zbatimit të vendimit të Këshillit të Ministrave për privatizimin e majt sektoreve të ekonomisë, për të cilin po punohet edhe në rrethin e Durrësit, nga ndërmarrjes përkatëse do të kalojnë si të tilla, kërkohet më tepër punë nga organet shtetërore që atyre që kanë kërkuar të hapin njësi të ndryshme shërbimi vetëm ose me ortakë, t’i sigurohen sa më parë lokalet e nevojshme. SOTIRAQ GJORDENI

Ngathësi në Korçë

Deri më sot në rrethin e Korçës në fushën e shërbimit tregtar si bar-bufe, restoracione, ëmbëltore janë pajisur me leje të ushtrimit të profesionit privatist dhe kanë filluar veprimtarinë 86 persona. Në fushën e artizanatit janë pajisur me leje për ushtrim profesioni 139 persona të profesioneve të riparuesve të këpucëve, berberëve, marangozëve, llamarinistëve, orëndreqësve etj. 21 vetë. Shifrat janë ende... Nevojshmëritë janë pasur me leje për ushtrimin e profesionit të riparuesve të këpucëve... edhe me kërkesat faktike të bëra nga persona të ndryshëm për ushtrimin e profesionit privatist. Kështu për shërbimin tregtar janë bërë deri më sot 139 kërkesa, kurse për shërbimin artizanal 51 kërkesa. Shifrat janë ende, të pakta krahasuar jo vetëm me nevojat, restoracione, ëmbëltore janë paisur me leje të ushtrimit të profesionit privat dhe kanë filluar veprimtarinë 86 persona. Nga këta 50 përqind i përkasin fshatit. në mijëra veta të cilët hidhnin parrulla të ndryshme.

Kryetari i Këshillit të Ministrave, Fatos Nano, priti delegacionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës

Mbrëmë kryetari i Këshillit të Ministrave, Fatos Nano, priti delegacionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe zhvilloi me të një bisedë të ngrohtë e miqësore. Vizitën tuaj në vendin tonë, u tha ai parlamentarëve evropianë, e konsiderojmë si një përkrahje për proceset e demokratizimit, si dhe marrje një zhvillim të ri, sidomos pas zgjedhjeve të para pluraliste. Ne do të bëjmë përpjekje të vazhdueshme për të ecur në rrugën e re të zhvillimeve të reja pluraliste, ndërkohë që parlamentari, duke e konsi- [fjalë të palexueshme] deruar këtë si një mendësi për zhvillimin e mëtejshëm e të gjithanshëm të Shqipërisë. Në këtë kuadër, tha ai më pas, ne mendojmë se është i domosdoshëm bashkëpunimi parlamentar midis forcave të ndryshme politike, që mund të shkojë deri në koalicionin qeveritar midis tyre. Qeveria jonë është plotësisht e angazhuar për ta bërë Shqipërinë sa më shpejt anëtare me të drejta të plota të Këshillit të Evropës, duke e parë këtë si një afirmim të mëtejshëm të pozitës ndërkombëtare të vendit tonë. Shoku Fatos Nano i njohu parlamentarët evropianë edhe me të gjithëanshëm Shoku Fatos Nano i njohu parlamentarët evropianë edhe me (Vijon në faqen 4)

Takim në prag të fillimit të punimeve të Kuvendit Popullor

Dje u zhvillua takimi i dytë midis përfaqësuesve të Partisë së Punës dhe Partisë Demokratike. Në takim u ra dakord për vendosjen e deputetëve në sallën përkatëse, u diskutua dhe u gjet emërues për çështje të përbashkëta të deputetëve që do të propozojnë komisionin e mandateve, do të merren me propozimin e kryesisë së Kuvendit dhe për probleme të tjera me rëndësi që kanë të bëjnë me etapën e parë të fillimit të punimeve të Kuvendit Popullor. Korresp. i «Zërit të popullit»

Njoftim i Hetuesisë së Përgjithshme

Në zbatim të detyrës së rëndësishme dhe me përgjegjësi të shtruar nga Presidiumi i Kuvendit Popullor, Këshilli Presidencial si dhe Këshilli i Ministrave për hetimin e plotë, të shpejtë dhe objektiv të rrethanave të ngjarjeve tragjike që ndodhën në qytetin e Shkodrës më datën 2 prill 1991, Hetuesia e Përgjithshme ngriti një grup të posaçëm hetimor për të zbuluar shkaqet dhe personat fajtorë, për të vënë ata para përgjegjësisë penale. Hetimet zhvillohen nën kontrollin e drejtpërdrejtë të Prokurorisë së Përgjithshme. Grupi i posaçëm hetimor është angazhuar me ndjenjë përgjegjësie për kryerjen e detyrës së ngarkuar, pavarësisht nga vështirësitë e shumta që janë ndeshur. Deri në ditët e fundit janë marrë dëshmi nga 184 persona, janë kryer 43 ekspertime të ndryshme, janë bërë 20 veprime të tjera të posaçme hetimore dhe vazhdon ekspertimi i plagosurëve dhe i armëve të zjarrit të përdorura. Nga hetimet e deritanishme del se më datën 2 prill 1991 në mëngjes një grup i madh personash të grumbulluar në qendër të qytetit të Shkodrës është nisur dhe vendosur në sheshin përpara Komitetit të Partisë së Punës. Me ta janë bashkuar grupe të tjerë dhe nxënës të shkollave të mesme të qytetit, duke e çuar numrin e të grumbulluarve në mijëra veta të cilët hidhnin parrulla të ndryshme. Grumbullimi dhe parrullat kanë qenë në kundërshtim me kërkesat e dekretit Nr. 7408, datë 31.7.1990 «Për mbledhje, grumbullime dhe manifestime të shtetasve në vende publike». Për këtë arsye organet e mbrojtjes së rendit të qytetit të Shkodrës kanë kërkuar disa herë që manifestuesit të shpërndahen për të ruajtur rendin publik, qetësinë dhe stabilitetin në qytet. Megjithë këto përpjekje ata nuk u shpërndanë. Në këto rrethana dhe në zbatim të ligjit forcat e rendit ndërhynë me forcë, duke përdorur shkopinjtë e gomës për shpërndarjen e të grumbulluarve. Por këta u grumbulluan përsëri në afërsi të Komitetit të Partisë së Punës dhe disa prej tyre u qëlluan me gurë dhe objekte të tjera në drejtim të forcave të rendit. Në kushtet e tensionimit të situatës, nga pjesëtarë të forcave të rendit është hapur zjarr paralajmërues në ajër sipas rregullave. Megjithatë në kundërshtim me kërkesat e dekretit Nr. 7408 datë 5.1.1991 «Për përdorimin e armëve të zjarrit» disa prej tyre kanë qëlluar edhe në drejtim të personave të grumbulluar, duke kapërcyer kompetencat. Kështu mbeti i vrarë i riu Arben Broci dhe u plagos rëndë Nazmi Kryeziu, i cili vdiq më vonë në spital. Më pas janë rezultuar të vrarë të rinjtë Bujar Beshanaku dhe Besnik Ceka si dhe një numër të plagosurish. Nga procesi i hetimeve deri tani janë evidentuar me akte mjeko-ligjore 14 civile të plagosur nga të cilët 10 me plagë të shkaktuara nga armë zjarri. Me përhapjen e lajmit të vrasjes së Arben Brocit, gjendja është rënduar dhe acaruar më tej. Në këto kushte persona të ndryshëm, duke përdorur shishe me benzinë dhe lëndë eksplozive dogjën dy mjete të blinduara, 7 automjete, i vunë zjarrin godinës së Komitetit të Partisë së Punës të rrethit, rrathën dhe plagosën sekretarin e këtij komiteti. Nga grupi hetimor janë evidentuar edhe 7 të plagosur nga pjesëtarë të forcave të ruajtjes së rendit, nga të cilët një me armë zjarri dhe një tjetër Ministrave. 13.4.1991

NGA NJË RRETH NË TJETRIN