18/04/1991
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

18 prill 1991

Në seancën e dytë të sesionit të parë të Legjislaturës së 12-të të Kuvendit Popullor

Sesion i parë i Legjislaturës së 12-të të Kuvendit Popullor i vazhdoi punimet dje pasdite në orën 17.00. Merrnin pjesë deputetët e Partisë së Punës, të Partisë Demokratike, të Organizatës OMONIA dhe të Komitetit Kombëtar të Veteranëve të Luftës. Ishin të pranishëm edhe anëtarë të Këshillit Presidencial, të Qeverisë, drejtues të partive politike, të institucioneve, gazetarë ta- votimeve në këto zona, nuk ka ndikuar në përfundimin e zgjedhjeve. Pas debateve të shumta, u arrit në konsensus që për mandatet e deputetëve të këtyre zonave të votohej veç e veç. Pas miratimit në tërësi të mandateve të deputetëve të Kuvendit Popullor, u miratuan me shumicë votash edhe mandatet e deputetëve të zonave të lartpërmendura. Pastaj u kalua në shqyrtimin e diskutimit e rregullores së për- min e begatimin e atdheut, për dërmbushjen e aspiratave të ligjshme dhe të drejtave të pamohu—shme të kombit shqiptar. Betohem» Lidhur me zgjedhjen e Kryesisë së Kuvendit Popullor, e kërkoi fjalën deputeti i Partisë së Punës Leontiev Çuçi, i cili, në mes të një grupi prej 10 deputetësh, propozi për kryetar të Kryesisë së Kuvendit Popullor roj gjithashtu për dëshirën e vullnetin tim të mirë që ky kuvend të shndërrohet në një mjedis të vërtetë pune të frytshme ligjvënëse, ku, mbi bazën e rregullave demokratike dhe nëpërmjet debatit konstruktiv do të përcaktohen fakte e vendime, rrugët për shëndoshjen e ekonomisë, platforma dhe mjetet ligjore të integrimit të Shqipërisë me Evropën, duke synuar të rritet niveli material e kulturor i popullit tonë dhe të zhvillohet më tej demokracia pluraliste. Por, në situatën aktuale detyra fisnike e çdo deputeti shoqërohet edhe me një barrë shumë të rëndë. Me ndjenjë të lartë përgjegjësie ju siguroj gjithashtu se do të jem eksigjent në shkallën maksimale dhe krejt i paanshëm në zbatimin e të gjitha rregullave e kërkesave të punës kuvendore. Çdo shqiptar i thjeshtë e aq më tepër çdo deputet, ka forcë logjike e maturi për të kontribuar me ndershmëri, tolerancë e përkuri politike në zgjidhjen e detyrave të mëdha që na kanë besuar zgjedhësit. Ju ftoj që t’i tregojmë popullit tonë se nevojat e problemet e tij do t’i zgjidhim ashtu siç i kërkon ai dhe të sigurojmë atë se rruga më optimale e ecesës sonë të sigurtë është ajo e debatit në kuvend për përcaktimin e zgjidhjeve të qarta ligjore dhe jo e kërkesave ultimative në rrugë dhe e trajtimit të problemeve jashtë parlamentit. Për këtë e kemi për detyrë të luftojmë të gjithë e të krijojmë bindje se çdo alternativë tjetër do të rëndojë shumë mbi popullin e fatet e vendit dhe historia s’do të na falë kurrë. Pra me debat konstruktiv parlamentar, me maturi e mençuri, me frymë bashkëpunimi, ballafaqimi demokratik e vllazërie, me komanduan ... [pjesë e prerë dhe e palexueshme në skajin e sipërm]. ... në e të huaj, si dhe titullarë të përfaqësive diplomatike të akredituar në Tiranë etj. Drejtuesi i seancës, deputeti Adil Çarçani ia dha fjalën deputetit Ferik Abdiu i cili nëntë përbërjen e plotësuar të Komisionit të Verifikimit të Mandateve dhe të Imunitetit edhe me dy anëtarët e tjerë, deputetët e Partisë Demokratike, Ilir Manushi dhe Sadedin Balla. Kjo përbërje u miratua njëzëri nga deputetët. Pas një ore punë të Komisionit të Verifikimit të Mandateve dhe të Imunitetit, kryetari i tij deputeti Sefik Sokoli mbajti raportin në emër të Komisionit. Në lidhje me këtë raport, si dhe me procedurën e zgjedhjeve në disa zona, deputetë të Partisë Demokratike bënë vërejtje dhe kërkuan ndër të tjera që të rishikohen vërtetësia e mandateve të deputetëve të zgjedhur në zonat 85, 66, 67 të rrethit të Fierit, 108 të rrethit të Korçës dhe 134 të rrethit të Librazhdit. Këto vërejtje u konsideruan si anësore nga deputetët të Partisë së Punës, të cilët, theksuan se ndonjë mangësi që është vërejtur para dhe gjatë ... (Foto: ATSH) ... kohëshme të punës të Kuvendit Popullor. Lidhur me këtë u bënë vërejtje, sugjerime e plotësime për nenë të veçanta, të cilat më vonë do t’i shqyrtojë Komisioni Juridik. Kuvendi, pas debatësh, miratoi në parim, në tërësi rregulloren e përkohëshme të punës të Kuvendit Popullor deri në hartimin e aprovimin përfundimtar të saj. Në vijim, deputetët të ngritur në këmbë bënë betimin, teksti i të cilit, me disa plotësime që u propozuan nga deputeti i PD-së, Abdi Baleta dhe u miratuan njëzëri, është ky: «Betohëm për nderin tim dhe për nderin e popullit tim se do të kryej me ndërgjegje detyrën si deputet i popullit në Kuvendin Popullor, do të përfaqësoj denjësisht popullin, do të mbroj me vendosmëri pushtetin e tij, rendin kushtetues dhe ligjshmërinë e shtetit juridik, lirinë e pavarësinë e vendit, të drejtat e liritë themelore të individit dhe do të punoj me të gjitha fuqitë e mija për zhvillimin ... ... deputetin e Partisë së Punës të rrethit të Fierit, Kastriot Islami, dhe të tjerat, Lush Përpali, deputeti i Partisë së Punës i rrethit të Tropojës dhe Aleksandër Meksi, deputet i Partisë Demokratike i rrethit të Tiranës. Për zgjedhjen e kryetarit i kryesisë pati diskutime e debate. Me shumicë votash Kuvendi miratoi kryetar të Kryesisë së Kuvendit Popullor deputetin e Kastriot Islamit, dhe nënkryetarë Lush Përpalin dhe Aleksandër Meksin. Deputeti Adil Çarçani, i cili, me cilësinë e përfaqësuesit të një grupi deputetësh më të moshuar drejtoi deri në këtë moment punimet, ftoi kryesinë e sapozgjedhur për të drejtuar punimet e Kuvendit Popullor. Kryetari i Kryesisë së Kuvendit Popullor, Kastriot Islami, në fjalën e tij tha: Më lejoni në radhë të parë t’ju falënderoj për votbesimin që më dhatë dhe t’ju siguroj se do të vë në dispozicion të gjithë energjitë e mija për drejtimin në bazë të ligjit të këtij kuvendi të parë pluralist në vendin tonë. Ju sigu- ... ... zë deputeti nderin e ... [pjesë e palexueshme]. ... falënderim, e kemi për detyrë të luftojmë të gjithë që maturi e mençuri, me frymë bashkëpunimi, ballafaqimi demokratik e vlerësimi, me ndjenjë shqiptari e dashuri për këtë vend të vogël le t’i futemi punëve të mëdha e të vështira që na presin. Falënderimit edhe një herë për votbesimin! Rroftë populli shqiptar! Punë të mbarë në detyrën tuaj fisnike! Pastaj kryetari i Kryesisë së Kuvendit Popullor njoftoi deputetët se grupi parlamentar i Partisë së Punës dhe grupi parlamentar i Partisë Demokratike do të paraqesin një propozim. Deputeti i Partisë së Punës, Bilbil Jaupi, dhe deputeti i Partisë Demokratike, Neritan Ceka propozuan krijimin e një Komisioni Parlamentar për të informuar Kuvendin rreth ngjarjeve të 2 prillit në qytetin e Shkodrës. Deputetët miratuan krijimin e një Komisioni Parlamentar. Pastaj ta morën fjalën deputetët e Partisë Demokratike Sali Berisha, Ali Spahija e Azem Hajdari. Me kaq u mbyllën punimet e ditës së djeshme. Seanca tjetër do të hapet sot paradite në orën 9.00. (Sipas ATSH-së) (Foto: AFESI)

Raport i Komisionit të Mandateve dhe Imunitetit

Zgjedhjet për deputetë të Kuvendit Popullor përfunduan në të gjitha zonat me sukses. Këto qenë zgjedhjet e para pluraliste, të lira e demokratike. Komisioni i Mandateve dhe i Imunitetit në mbështetje të nenit 3 të Kushtetutës dhe të nenit 3 të Rregullores së Kuvendit Popullor u mblodh më datën 16 dhe 17 mars 1991. Ai pasi studioi dhe shqyrtoi me përgjegjësi të gjithë aktet e zgjedhjeve të deputetëve e legjislaturës së 12-të të Kuvendit Popullor dhe pas dëgjoi e vlerësoi disa prej tyre, atëherë vendosi si më poshtë: Sipas procesverbaleve të ... zgjedhjeve u regjistruan 1.984.933 zgjedhës. Në votimin për deputetë e Legjislaturës së 12-të të Kuvendit Popullor morën pjesë 1.963.568 zgjedhës, baraz me 98,92 për qind të tyre. Nga këta u votua si më poshtë: 56,17 për qind për kandidatët e Partisë së Punës; 38,71 për qind për kandidatët e Partisë Demokratike; 0,73 për qind për kandidatët e organizatës «Omonia»; 0,28 për qind për kandidatët e Komitetit të Vetëranëve; 1,77 për qind për kandidatët e Partisë Republikane; 0,07 për qind për kandidatët e Partisë Agrare; Nga 250 vendet për deputetët që ka Kuvendi Popullor rezultonin: 169 vende ose 67,6 për qind i ka fituar Partia e Punës; 75 vende ose 30 për qind i ka fituar Partia Demokratike; 5 vende ose 2 për qind i ka fituar organizata «Omonia»; 1 vend ose 0,4 për qind e ka fituar Komiteti i Veteranëve. Vërejmë se Kuvendi Popullor pluralist që doli nga këto zgjedhje është përbërërisht ndryshëm, 226 deputetë të tij ose 90.4 për qind janë zgjedhur për herë të parë. Është rritur ndjeshëm niveli arsimor e kulturor i Kuvendit Popullor. Në Legjislaturën e 12-të të Kuvendit Popullor 245 deputetë ose 98 për qind, janë me arsim të lartë, 126 prej tyre ose 50.4 për qind janë të pakëtën një gjuhë të huaj, 31 deputetë ose 12.4 për qind mbajnë tituj dhe grada shkencore. Gati 100 për qind e deputetëve janë me gjendje shoqërore nëpunës. Sipas moshës gjendja e deputetëve paraqitet si më poshtë: 8 deputetë ose 3.2 për qind janë të grupmoshës 18-30 vjeç; 96 deputetë ose 38.4 për qind janë të grupmoshës 31-40 vjeç; 142 deputetë ose 56.8 për qind janë të grupmoshës 41-60 vjeç. 4 deputetë ose 1.6 për qind të grupmoshës mbi 60 vjeç. Në radhët e deputetëve bëjnë pjesë 9 shoqe. 205 deputetë ose 82 për qind, e gjithë deputetëve banojnë në qytet. Deputetët janë të profesioneve të ndryshme. 57 deputetë janë me profesion inxhinier, 62 specialistë bujqësie, veterinere, e zootehnikë, 37 mësues e pedagogë, 38 ekonomistë, 20 mjekë, 14 juristë e gazetarë, të tjerët janë fizikantë, matematikanë, punonjës të artit e të kulturës dhe studentë. Të nderuar deputetë! Komisioni i Mandateve dhe i Imunitetit pasi i gjati në rregull mandatet e deputetëve dhe në pajtim të plotë me Kushtetutën dhe ligjin «Për zgjedhjet e Kuvendit Popullor» i propozon Kuvendit Popullor që të vërtetojë mandatet e gjithë deputetëve të zgjedhur më 31 mars 1991, ashtu si i ka shpallur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, më 2, 8 dhe 14 prill 1991. KOMISIONI I MANDATEVE DHE I IMUNITETIT 17.4.1991

Arritje të kënaqëshme

- KUKËS - Xhavit Lashi, drejtor i ndërmarrjes së riparim shërbimeve në Kukës, na thotë: duhet të ndjekësh me vrap furnizimin që të plotësohen kërkesat e popullit. Fryti: plani i periudhës në prodhimin e përgjithshëm industrial u plotësua 120 për qind, detyrimi financiar ndaj shtetit u kalua me 3 për qind dhe investimet për tejkalim shumë të ndjeshëm. Po të ndalesh para këtyre shifrave, po të bisedosh me qytetarë e Kukësit, ndjen se sa të përgjegjshëm janë punonjësit e kësaj ndërmarrjeje për të kryer detyrën e si rrjedhojë e kësaj edhe për të arritur shtimin e të ardhurave për secilin punëtor. E zume në gojë drejtorin, si shembull i njeriut operativ. Por të gjithë na vijnë edhe Ramazan Hasa, kryetar i degës ekonomike (finance, plan, furnizim), Nazmi Bi-administrator në qytet, Lutfi Shllaku etj. Pastaj për përgjegjësit e reparteve e të njësive të shërbimit lexohet e është pjesë e plotësimit të detyrës. Dhehën vështirësitë që kishte kjo periudhë e vitit. Megjithatë ja shembulli i një arritje të kënaqshme. HALIL BUÇPAPAJ ... me. Enver Tome, specialist i seksionit të bujqësisë, ankohet se tregtia edhe pse nuk munguan vitin e kaluar perimet, nguroi t’i merrte, frigoriferi nuk e plotësoi kapacitetin. U grumbulluan prej saj sasi e konsiderueshme qe e thatë, por nga frika se mos dëmtohej u dha rrethrrotëve të tjera. Detyrën kryesore për furnizimin e qytetit me perime, e ka ndërmarrja bujqësore, por dhe me qumësht e vezë. Drejtori i kë- ... ... me të vlerësohet si i tejkaluar kur qyteti nuk plotëson nevojat me përmirëme të qumështit? Kanë një farë të drejtë shokët e tregtisë kur thonë se 70 për qind të perimeve për tregun i kanë siguruar jashtë rrethit. Po pse s’e mbushën frigoriferin me kapacitet të plotë? Populli kërkon perime e jo shfajësime. Dhe kjo gjë duhet të ndryshojë sa më parë. XHEVDET ALMETA

SHOKU RAMIZ ALIA I DËRGON TELEGRAM URIMI PRESIDENTIT TË ZIMBABVES

Kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, shoku Ramiz Alia, i dërgoi këtë telegram urimi presidentit të Republikës së Zimbabves, Robert Gabriel Mugabe: «Me rastin e festës kombëtare të Republikës së Zimbabves, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim, Ju dërgoj Juve dhe nëpërmjet Jush popullit mik zimbabvian përshëndetjet e sinqerta dhe urimet më të mira për mirëqenien e tij dhe mbarëvajtjen e vazhdueshme të vendit. Jam i bindur se marrëdhëniet e miqësisë e të bashkëpunimit midis dy vendeve tona do të zhvillohen e forcohen më tej, në dobinë e të dy popujve tanë e të bashkëpunimit ndërkombëtar». (ATSH)

Shoku Ramiz Alia i dërgon telegram ngushëllimi presidentit të Italisë

Kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, shoku Ramiz Alia, i dërgoi këtë telegram ngushëllimi presidentit të Republikës Italiane, Francesco Kosiga: të Shqipërisë, shoku Ramiz Alia, i dërgoi këtë telegram ngushëllimi presidentit të Republikës Italiane, Francesco Kosiga: «Me keqardhje të madhe mësuam për aksidentin e rëndë në rajonin e Livornos dhe humbjet e njerëzve, që shkaktuan hidhërim të thellë për gjithë popullin italian. Në emrin tim dhe të popullit shqiptar Ju shpreh Juve dhe popullit mik italian simpatinë e thellë për këtë fatkeqësi mbarëkombëtare dhe familjeve të viktimave ngushëllimet më të sinqerta». (ATSH)

(Foto: ATSH)