— Distancim nga praktikat rutinore. Mendim pluralist në organizatë. Në qendër e punës apo në lagje? Korrigjimi i gabimeve, etj. —
Një debat i ri sapo ka filluar. Në uzinën “Tirana”, në fabrikën e këpucëve, në uzinën «Partizani», «Bashkë me fushatën e zgjedhjeve të këtij viti të veçantë. Në rendin e ditës, të këtyre mbledhjeve të këtyre debateve, është rinovimi i Partisë.
Për t’u ngritur në nivelin e rrethanave të krijuar. Tashmë Partia është, si forcë politike, midis partive të tjera “Ç’po bëhën? ...” e pyesin njerëzit. “Ç’bën organizata jonë...” — pyesin edhe anëtarët e PPSH të rrethit. Jo thjesht për informacion. Pluralizmi ia hoqi mbulesën burokratike informacionit për të parë një realitet ashtu siç është. Duksh prapë ecën me ato slogane, me praktika e metoda të vjetëruara. Për inerci, për paaftësi përgjegjshmërie ndaj këtyre ndryshimeve që ndodhen. Debati që është ndezur nëpër organizatat — bazë të Partisë, po bën që të distancohemi prej tyre. Midis anëtarëve të PPSH krijohet një mendim i përbashkët se nuk ecet dot qoftë edhe një hap me këto praktika, edhe me njerëzit që i mbartin ato. Të deleguarit e përhershëm, tematika e frenuese, informacione rutinë... Mjaft me, thotë çdo anëtar, jeta e Partisë do vrull, do polemikë, njerëz të ve-ndosur, të kulturuar, të ndershëm në një kuptim më të kompletuar. “Ç’po bën Tirana?”... Është një presion, një «opozitë» që organizata e Partisë së rrethit po e njeh, po e kërkon që të ngjitet aty ku duhet. Dhe kush siguron «oponencë» të tillë, siguron edhe hap të shpejtë zhvillimi. Këtë e ndjen në të gjitha takimet paraprake që janë zhvilluar këto ditë, në fillim të fushatës së zgjedhjeve në Parti.
Në qendrat e punës apo në lagje? Ku do ta zhvillojë luftën politike organizata? Kjo është një temë me vete. Për çdo organizatë si problem ka rëndësi. Bile po kundërshtohet ajo mani për të vendosur nga lart për këtë. Se ka shumë mendime. «Ç’ne në qendrën e punës? Shkojmë drejt drejtimit shtetëror e privat, drejt drejtimit vetëm me ligje», thonë disa. Dikush ka mendim tjetër: «Në ndërmarrje të mëdha mbase duhet organizata e Partisë. Atje mund të organizohen edhe partitë e tjera. Lufta e tyre politike duhet të çojë në një kuotë të pranueshme, të thonë në Komitet. Tani diskutohen për shkrimin e rajoneve. Diskutohet edhe për shumë çështje të tjera të rinovimit në të gjitha fushat, ende pa filluar diskutimi i madh nëpër organizata.
Morëm pjesë këto ditë në disa takime. Për çfarë nuk flitet në to: për heqjen e byrove, për rinovimin e bazës ideologjike të Partisë, për ta filluar punën nga demokratizimi i organizatës... Që edhe zgjedhjet të bëhen me vota të fshehta, me shumë kandidatura, për sekretarin e për zëvendësin. Flitet për të ngritur komisione, për të evidentuar gabimet e ndryshme, për qëndrimin autokritik ndaj tyre. Anëtarët e PPSH-së flasin me bindje të qartë, me argumente, me një lar mi mendimesh e sugjerimesh... A thua nuk janë ato organizata, në të cilat, para disa muajsh ke vënë re rrumbullakosje problemesh, heshtje dhe slogane. Po sigurisht, pra, pluralizmi i mendimeve brenda organizatës, një demokratizim i mëtejshëm, i thellë e i shpejtë, brenda Partisë.
Në qendrën madh nëpër organizata.
Më shumë
Në qendrat e punës, për secilin dua që shokët e punës si të trengë anëtarët e Partisë sima ta tregojnë me emër për kulturën politike, për edukatën e punës, për sjelljet korrekte. Ku ta kërkoj lar-gimin e atij që njollos emrin e Partisë. Në lagje? Nuk e njohin. Po ku atëherë?... Edhe alternativa tjetër, për ta bërë e Partisë në lagje ka argumentet dhe kundërargumentet e veta.
Rinovimi ka aspekte të shumta. Pothuaj në çdo organizatë diskutohet edhe për korrigjimin e gabimeve. Hapër po flitet për një qëndrim të ftohtë të organizatës së Tiranës ndaj intelektualëve dhe rinisë. Në disa fabrika dhe uzina të kryeqytetit janë të thënë intelektualët që kanë kërkuar të hyjnë në radhët e Partisë sonë. Ata do të sjellin një nivel të ri, të kohës edhe për organizatat — bazë. Po edhe lidhja me mirën e të rinjve, me interesat e tyre, me bindjet e tyre politike, do të sjellë korrigjimin e një të metë në punën e kësaj organizate. Ashtu si po kërkohet edhe gjjke në reflektimet me realizëm për aspekte të ndryshme të rinovimit. Bie fjala, nëpër organizata ka edhe anëtarë të lëkundur, të cilët, me partinë i ka mbajtur të lidhur interesa të ngushtë i përfitimit, mundësia për t’u kapur pas privilegjeve. Si do të bëhet me to? Publikisht është kërkuar në disa organizata që debati dhe largimi i tyre të bëhet i hapur, me atë mendimin se kushdo që ka bindje të tjera nga ato të Partisë sonë, kur nuk mbrojnë programin e saj, nuk ka pse të rrijë në Parti, ashtu siç ka të drejtë të hyjë në Parti edhe në cilin bindjet që ka.
Këto dhe shumë aspekte të tjera
...nga lart për këtë. Se ka shumë mendime. «Ç’në tjetër: «Në ndërmarrje të mëdha e tjera. Lufta e tyre politike duhet të çojë, brenda ndërmarrjes deri në koalicione, deri në marrëveshje për t’i dalë në krah punëtorit, drejtësisë, mbrojtjes së interesave të caktuara. Një anëtar partie mund të jetë i padenjë. Në punë njihen njerëzit më mirë. Unë nuk dua të njolloset Partia ime,
nga lart për këtë. Se ka shumë mendime. «Ç’në qendrën e punës? tjera nga ato të Partisë sonë, kur nuk mbron ashtu siç ka të drejtë të hyjë në Parti nëse të cilën lidhin bindjet e ka.
Këto dhe shumë aspekte të tjera të rinovimit diskutojnë komunistët e kolektivave të ndryshme të Tiranës këto ditë, duke përcaktuar zgjidhjen e problemeve dhe hapin e madh të rinovimit që në fushatën e zgjedhjeve.
Nga mbledhja e Këshillit të Ministrave
Nën kryesinë e kryeministrit Fatos Nano, dje u zhvillua mbledhja e Këshillit të Ministrave.
Çështja kryesore në të cilën u përqëndrua qeveria, ishte ajo e problemeve që kanë krijuar largimet e paligjshme të shtetasve shqiptarë në vendet fqinje e veçanërisht në Greqi.
Ministri i Punëve të Brendshme Gramoz Ruci raportoi për situatën e krijuar dhe nënvizoi se kjo dukuri ka qenë e mbetet veçanërisht shqetësuese në rrethet e Gjirokastrës e të Sarandës, por tensione janë krijuar në raste të ndryshme në rrethet e Shkodrës, Dibrës e Korçës.
Kalimet e paligjshme ose përpjekje për të kryer veprime të tilla kanë krijuar e krijojnë situata të çrregullta në ruajtjen e kufijve shtetërorë dhe marrëdhëniet normale me vendet fqinje, ndikojnë në krijimin e psikozave të dëshme destabilizuese për jetën shoqërore e politike të gjithë vendit. Përveç kësaj, në mbledhje u nënvizuan edhe aspektet ekonomike të kësaj dukurie. Veçanërisht, nga largimet në drejtim të Greqisë janë krijuar probleme në disa kooperativa bujqësore e ndërmarrje ekonomike në rrethet Sarandë, Gjirokastër e Vlorë, ku mungesa e forcave të punës, të teknikëve e specialistëve, ka çuar në humbje të ndjeshme të prodhimit. Dëmë të mëdha po i shkaktohen ekonomisë kombëtare edhe nga tregtia e paligjshme përtej kufirit e bagëtive të grabitura nga prona shtetërore dhe kooperativiste.
Njëkohësisht Qeveria u ndal veçanërisht në dukurinë tepër shqetësuese që po merr përmasa të mëdha të vjedhjes e kalimit të paligjshëm jashtë shtetit të veprave të artit e të vlerave të tjera me vlerë të veçantë për kulturën dhe historinë kombëtare.
Këshilli i Ministrave diskutoi gjatë për këtë situatë si dhe për masat konkrete për parandalimin e veprimeve të tilla në të ardhmen. Ai u vuri detyrë organeve të Ministrisë së Punëve të Brendshme të rivendosin rregullin në kufi dhe në pikat e kalimit të kufirit, në përputhje me të gjitha ligjet shtetërore. U rekomandua këtë dikasteri që për të plotësuar më shpejt kërkesat e qytetarëve për të shkuar në Greqi e Jugosllavi, të nxjerrë rregullat përkatëse për dhënien e vizave shqiptare në pikat e kalimit të kufirit. Në përgjithësi, u nënvizua nevoja e studimit dhe e miratimit të një rregulloreje të re për hyrjet e daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në përputhje me normat ndërkombëtare dhe proceset e integrimit të vendit tonë në Europën dhe botën.
Ministrisë së Punëve të Jashtme iu ngarkua si detyrë të vazhdojë e të zgjerojë kontaktet me vendet fqinje për të zgjidhur sa më shpejt problemet që janë krijuar. Përmes kanaleve diplomatike të bisedohet për mundësitë e hapjes së pikave të tjera të kalimit të kufirit të vendit tonë me Greqinë e Jugosllavinë, për lehtësimin e lëvizjeve të ndërsjella të (Vijon në faqen 2)
MBLEDHJE E ZGJERUAR E PRESIDIUMIT TË KP TË BPSH
Pardje në Tiranë u mblodh Presidiumi i zgjeruar i KP të BPSH, në të cilin morën pjesë edhe drejtuesit e Federatave sindikale kombëtare të krijuara deri tani në kuadrin e reformimit të përgjithshëm të organizatës, si dhe këto të tjera përfaqësues të këshillave sindikale, të organeve të shtypit, etj.
Në këtë mbledhje u raportua për punën që është bërë, për reformimin e organizatës nga baza në qendër dhe u shtruan një sërë detyrash të rëndësishme për ta thelluar e çuar atë më përpara nëpërmjet krijimit të federatave të tjera sindikale sipas degëve të ekonomisë ose profesionit.
Mbledhja vendosi krijimin e një komisioni organizator për përgatitjen e Kongresit të 11-të për krijimin e Konfederatës së Sindikatave të Pavarura të Punonjësve të Shqipërisë. Në përbërjen e këtij komisioni u miratuan shokë të rinj, nga rrethet e ndryshme të vendit. Kryetar i këtij komisioni u zgjodh inxhinieri kimist Kastrio Muço.
Në këtë mbledhje Presidenti i Këshillit të Përgjithshëm të BPSH, shoku Sotir Kocollari, kërkoi lirimin e tij nga ky funksion kërkesë e cila u vlerësua dhe u miratua nga pjesëmarrësit.
Së shpejti komisioni organizator do të mblidhet për të përcaktuar programin e veprimtarisë së vet, në mënyrë që përgatitjet për kongresin të realizohen sa më shpejt.
(ATSH)
Shkëmbim mesazhesh midis Shqipërisë dhe Egjiptit
Ministri i Punëve të Jashtme të RPS të Shqipërisë, Muhamet Kapedani, dhe zëvendës kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme i Republikës Arabe të Egjiptit, dr. Esmat Abdul Meguid, shkëmbyen mes tyre mesazhe urimi me rastin e 35-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis të dy vendeve.
Ministri i Punëve të Jashtme të RPS të Shqipërisë, Muhamet Kapedani, dhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme i Republikës Arabe të Egjiptit, dr. Esmat Abdul Meguid, shkëmbyen mes tyre mesazhe urimi me rastin e 35-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis të dy vendeve.
Në mesazhin e tij, zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme i Egjiptit, Dr. Esmat Abdul Meguid, shpreh me këtë rast urimet...
(Vijon në faqen 4)
Afaristët italianë vizituan vendin tonë
Në kuadër të marrëveshjes të bashkëpunimit ekonomik, industrial dhe teknik me Italinë dhe në zbatim të protokollit të sesionit të parë të përbashkët bëri një vizitë në vendin tonë një grup afaristësh italianë nga Instituti i Tregtisë së Jashtme (ICE).
Gjatë qëndrimit ai zhvilloi bisedime me Ministrinë e Tregtisë dhe Bashkëpunimit Ekonomik me Jashtë, Drejtorinë e Përgjithshme të Bankës së Marrëdhënieve me Jashtë, ndërmarrje të tregtisë së jashtme, si dhe me disa ndërmarrje prodhuese.
Në bisedimet e zhvilluara u shkëmbyen mendime për mundësitë e rritjes të shkëmbimeve tregtare.
(Vijon në faqen 4)
NJOFTIM
Komisioni i Posaçëm Parlamentar i ngritur me vendim të Kuvendit Popullor për ndjekjen e ecurisë së hetimeve të ngjarjes së qytetit të Shkodrës zhvilloi mbledhjen e tij të parë me datën 20.4.1991, në të cilën zgjodhi Kryesinë e tij:
1. Ajli Alushani - Kryetar
2. Emin Mysliu - Nënkryetar
3. Stavri Kallço - Sekretar
Në këtë mbledhje komisioni hartoi programin e tij të punës. Në datën 20.4.1991 Komisioni i Posaçëm Parlamentar dëgjoi raportet e Kryetarit të Hetuesisë së Përgjithshme, Qemal Lame, dhe të Prokurorit të Përgjithshëm, Rrapi Mino mbi ecurinë e hetimeve të deritanishme.
KOMISIONI I POSAÇËM PARLAMENTAR
U kthyen nga Italia 457 vetë të ikur muajin e kaluar
Dje paradite mbërriti në portin detar të Durrësit anija traget «Palladio Venecia», me të cilën u kthyen me dëshirën e tyre 457 vetë të ikur si refugjatë muajin e kaluar në Itali.
Këta ishin nga rrethe të ndryshme të vendit, si Durrësi, Tirana, Elbasani, Mati etj. Nga drejtoria e portit dhe organet e pushtetit në rreth u morën masa për t’i transportuar ata pranë qendrave të tyre të banimit ndërmjet tyre ishin edhe 28 fëmijë të mitur, të pashoqëruar nga prindërit, të cilët u sollën në kujdesin e Kryqit të Kuq Italian. Pasi u morën në dorëzim nga nga Kryqi i Kuq i rrethit të Durrësit, ata u çuan me mjete të posaçme pranë familjeve të tyre. Gjithashtu Kryqi i Kuq i Durrësit i dorëzoi Kryqit të Kuq italian dy familje, nga Durrësi, prindërit e të cilëve janë refugjatë në Brindisi.
(ATSH)
Pa harruar mosrealizimet
- LIBRAZHD -
Mjaft kolektiva të mobilizuar për të shkuar me arritje të reja në festën tradicionale të 1 Majit realizuan e tejkaluan detyrat e periudhës.
Gjeologët tejkaluan detyrat në sigurimin e rezervave të kromit e të bakrit.
Miniera e kromit vazhdon traditën e mirë të ritmikës, duke plotësuar prodhimin industrial të periudhës dhe duke avancuar punimet minerare për të garantuar ritmikën në të ardhmen. Dukshem detyrat e periudhës i tejkalojnë kolektivi i grumbullim-përpunimit, i ndërmarrjes ushqimore, i riparim-shërbimeve, të komunales-banesa, të pyores etj.
E veçanta e kësaj periudhe është se të gjitha ndërmarrjet që lidhen dhe eksportin tejkaluan detyrat duke arritur plotësimin e mujorit. Kështu miniera e kromit plotësoi 116 për qind, ajo e hekur-nikelit e tejkaloi në rreth 4 milionë lekë, pyjorja dhe grumbullimi i plotësuan mbi 125 për qind detyrat në këtë zë. Por dhe për eksportin ka rezerva. A nuk duhet të veprojë Ministria e Tregtisë së Jashtme për të gjetur treg për tërë atë sasi hekur-nikeli që nuk u tërhoq kombinatit metalurgjik?
Ka ndërmarrje që vazhdojnë në prapambetje. Përpunim-dururi detyrën mall të shitur e ka plotësuar 84 për qind për mungesë të ecurimit të lëndës së drurit. Rajonin e kurorëzuar ka krijuar një deficit me rreth 100 mijë tonë mall për transport. Ndërmarrja e ndërtimit për mungesë furnizimi vetëm 60 për qind të planit ka plotësuar.
XHEVDET ALMETA
Forma nxitëse në shpërblim
- Një përvojë nga kooperativa e Grapshit në Gjirokastër -
Në fushatën e tanishme, në mbjelljen e duhanit, brigada e Gligor Nandhit në Grapsh të Dropullit në rrethin e Gjirokastrës, merr një pagë ditore prej 52.8 lekë.
Njihemi pasojat rrënuese të shkrehjes dhe eksodit në punë. Po ja ç’pamë dhe ç’mësuam dje në kooperativën e Grapshit. Norma në mbjelljen e duhanit është 200 metër katror dhe shpërblimi për të 15.1 lekë. Kooperativistë dhe kuadro kanë vendosur dhe dërgojnë tekalim e shpërblenë dyfish. P.sh., ai që realizon 250 metra katror shpërblehet si për 300 metra katror. Ka 15 ditë që ka filluar kjo punë, nga 50 ha që ka planin kooperativa ka mbjellë 18 ha. Ç’tregojnë bordorët? Brigada e Gligor Nandhit në fshatin Grapsh ka 20 anëtarë dhe secili për periudhën 1 deri në 15 prill ka realizuar mesatarisht një normë ditore prej 450 metër katror. Për 200 metra është paguar me 15.1 lekë, për 250 metra të tjera me 30.2 lekë me një fjalë me një pagë ditore prej 52.8 lekë dhe me një pagë 15 ditore prej 520 lekë. Mujoria del 1040 lekë. Kush njeh sadopak shpërblimin në kooperativa, s’ka nevojë për shpjegime.
Megjithatë ja vlen të sqarohet. P.sh., kush e nxit dhe e mendon këtë? Vetë kushtet, nevojat e mëdha për krahë pune, mungesat. Brigadat vetë e propozuan duke u shprehur hapur: «Tazi «pa shtim të pagesë, fushata nuk realizohet». Kooperativistët dhe kuadro ranë dakord dhe vepruan. Po ka logjikë ekonomike që e mbështet këtë, mos ndodhet nesër para ndonjë goditjeje financiare ekonomia? Pasojat duhet të parashikohen, por dhe një mbështetje është, çmimet e blerjes së duhanit nga shteti do përmirësohen duke u ngritur ndjeshëm. Specialistët për këtë llogari e përgjesi, të ndihmojnë anëtarët dhe shtetin bashkë.
Ekonomistët e Grapshit janë përgjegjësues. Dhe e fundit: ç’fitonet e ç’humbet kështu? Nxitët interes për punë, shtohen të ardhurat e familjes kooperativiste. Për kulturën duhanit ekonomia tejkalon planin e pagave vetëm me 33 mijë lekë, shifër që mund të krijojë efekte negative financiare.
Për të gjitha këto menduam se është e mirë të dëgjosh e të shkruash diçka për kooperativën e Grapshit dhe mendjen e saj përdorimin e formave nxitëse në shpërblimin e anëtarëve.
THANAS DINO
Pse të ketë emërtesë të dyfishtë
Edhe në punën me kuadrin, tani kërkohet një vizion i ri po thuajse i reformuar në trajtimin e zgjidhjen e problemeve.
Pra, një reflektim i ri në punën konkrete me njerëzit, specialistët dhe kuadrot, kërkesat e të cilave për fushat e ndryshme të jetës, materiale e shpirtërore nuk janë më ato që kanë qenë. Në këtë klimë me kërkimin të rinovim tërësor baza duhet ta thotë me kompetencë fjalën e vet për punën e kuadrove e specialistëve që punojnë në mjediset tona.
Në vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 64, datë 5.2.1991 «Për emërtesat, procedurat për lëvizjen
(Vijon në faqen 2)
Vendimi i Këshillit të Ministrave «Për furnizimin e punonjësve të ndërmarrjeve bujqësore dhe zgjerimin e oborrit e të kompetencave të kooperativave bujqësore»
Me propozimin e Ministrisë së Bujqësisë, Këshilli i Ministrave.
VENDOSI:
1. Familjeve të punonjësve që punojnë në ndërmarrje bujqësore e banojnë në territorin e tyre, u lejohet të kenë në përdorim tokë arë deri në dy dynymë, si dhe bagëti sipas mundësive që lejon toka në përdorim dhe kushtet e zonës.
Kur toka bujqësore që jepet në përdorim është e zënë me ullinj ose drufrutorë, këto mbeten pronë e shtetit dhe u jepen familjeve të punonjësve me kontratë.
Bagëtitë do të sigurohen nga shpërndarja e tufëzave që janë gjendje dhe nga tepricat në tufat e përqëndruara të ndërmarrjeve bujqësore, kundrejt pagesës sipas vlerës së tyre. Kur bagëtitë nuk sigurohen nga tufëzat dhe tufat e përqendruara, ato mund të blihen në tregun privat.
2. Në ndërmarrjet bujqësore që kanë pak tokë arë dhe familjet e punonjësve që banojnë në qendra të përqëndruara me tokë të pamjaftueshme e pa mundësi konkrete për zhvillimin e oborrit dhe mbajtjen e bagëtive, furnizimi me produkte bujqësore e blegtorale të bëhet nga prodhimi i tyre, duke zbatuar çmime të favorshme.
3. Familjet që marrin tokë e bagëti, furnizimin me perime, patate, fasule, mish, qumësht e nënprodukte e tij e përballojnë vetë.
4. Pagesa për blerjen e bagëtive bëhet me dy këste. Kësti i parë prej 50 për qind të vleftës së ba-
5. U rekomandohet kooperativave bujqësore që ngastra e oborrit në përdorim vetjak të jetë deri në 4 dynymë për familje, por jo më shumë se 1 dynymë për frymë. Familja kooperativiste mund të mbajë bagëti pa kufizim, sipas mundësisë që i lejon oborri vetjak dhe hapësira bujqësore. Kur toka bujqësore që i jepet familjeve kooperativiste për përdorim si pjesë e oborrit e kooperativës bujqësore dhe u jepen atyre me akord.
6. U rekomandohet kooperativave bujqësore që strukturat e prodhimit t’i përcaktojnë vetë, duke u dhënë përparësi bimëve e kafshëve që janë më të përshtatshme për kushtet konkrete të tyre e që u sigurojnë të ardhura më të mëdha.
Planet për grumbullimin dhe shitjen e produkteve bujqësore e blegtorale të treteve, si dhe për shpërndarjen e tyre, duke përfshirë edhe eksportin e importin, organet shtetërore dhe subjektet e tjera ekonomike t’i hartojnë mbi bazën e kontratave të lidhura me prodhuesit.
7. Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 103, datë 18.3.1991 «Për furnizimin e punonjësve të ndërmarrjeve bujqësore», shfuqizohet.
8. Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohen Komisioni i Planit të Shtetit, Ministria e Financave, Ministria e Bujqësisë dhe komitetet ekzekutive të këshillave popullore të rretheve.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.