23/04/1991
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

23 prill 1991

PAS NJË SUGJERIMI ORGANIZATIV

Nga Halil Lalaj Në sektorin e statutit të aparatit të KQ të PPSH na thonë se nga disa rrethe si Korça, Lushnja etj. kanë rënë shumë telefona. - Na thonë si të bëjmë, - kërkojnë ata të rretheve. - Si t’i ndërtojmë organizatat bazë të Partisë, sipas territorit (pra nëpër lagje në qytete) apo në ndërmarrje e institucione? - Po ju i keni marrë udhëzimet, shpjegojnë nga qendra. - I kemi marrë, sigurisht. Por në “Zërin e popullit” po shprehen mendime që janë ndryshe. Me që i pamë në gazetë, thamë mos kanë ndryshuar orientimet. Në çastet e tashme rinovimi në Partinë e Punës është nga preokupacionet e mëdha të saj. E ndiejmë këtë nga letrat në redaksi, nga bashkëpunëtorët që takojmë, po kështu dhe nga bisedat me anëtarë të Partisë. Kjo do të thotë që masa e Partisë e do rinovimin, ndaj dhe i përqafon mendimet e reja e veprimet e shpejta. Ka mendime të larmishme, po ka dhe të kundërta. Gjithsesi këto janë me interes, me shumë interes. Por... Në një shkrim u dha një sugjerim për ndërtimin e organizatave-bazë kur shkruhej se ndoshta ka ardhur koha që kolektivët e çdo ndërmarrjeje, të çdo institucioni të depolitizohen. Me fjalë të tjera, partitë të veprojnë jashtë ndërmarrjeve e institucioneve. Më pas në gazetë erdhën letra që e mbështesin këtë mendim, disa prej të cilave janë botuar. Ka dhe nga ata që e kundërshtojnë. Si të parët ashtu dhe të dytët nuk vijnë pa argumente. Kjo është kryesore. Argumentat ka diçka thelbësore që na duket se nuk është kuptuar. E para, a është e thënë se me që u hodh një mendim në gazetë duhet të bëhet tërë pa tjetër ashtu? Doemos të bëhet do të thotë të mos merren si mendim i KQ të Partisë. Dhe më parë kemi hedhur probleme për diskutim. Sot e tutje do të na duhet të hedhim më shumë. Deri sa të vijmë te zgjidhjet më të mira. Ne i dimë orientimet për zgjedhjet e reja në Parti. Në qoftë se hidhet ndonjë mendim i ndryshëm, kjo nuk do të thotë që ti të vesh në pikëpyetje orientimin e të lidhësh duart në zbatim. Ne e kemi dashur gjithmonë pluralizimin e mendimit dhe do të përpiqemi t’i hapim më shumë vend në gazetë. Është kusht zhvillimi ynë, është një rrugë e tregues rinovimi. E dyta, gjërat bëhen në kohën e vet. Ne anëtarët e Partisë së Punës, organizatat tona bazë, organet më lart duhet të jemi më të shpejtë, padyshim shumë më të shpejtë, por atje ku duhet e për atë që duhet. Askush s’do të kishte interes që sot të bësh diçka e të pendohesh nesër. Kështu edhe për sa thamë. Në qoftë se u hodh një mendim për depërtizim të gjë- rë, kjo s’do të thotë se duhet bërë tak-fak. Jo, ky është një nga ata hapa ku s’do nxituar Fundja Kongresi erdhi. Ndryshe deri atëherë dhe mendimi është më i kristalizuar. Por gjithnjë kriticizmi vjen pas një diskutimi të gjerë e të hapur, veçanërisht nga anëtarët e PPSH-së. Megjithatë, me kaq sa themi, nuk janë këto argumentet që flasin se në fabrikat e uzinat tona, në miera e institucione të tjera, s’duhet të kemi organizatat e PP-së. Mbi të gjitha, sot Partia ka hyrë në terrene të reja të luftës politike, por pa u larguar kurrsesi nga interesat e njerëzve. A thua do ta realizonte këtë si duhet në qoftë se anëtarët e Partisë të shkëputeshin andej këtej nëpër lagje e blloqe? Nuk e besojmë. Por më e rëndësishme është se në këtë çështje ka interesa më të mëdha, jopartiake, dominuese. Partia jonë e ka marrë se u hodh një mendim për depërtizim të gjerë, Partia jonë e ka … Kjo është kryesore. Megjithatë hodh një mendim në gazetë dhe duhet të bëjmë pa tjetër ashtu? Doemos nuk duhet. Po qe se do të ndodhte kështu, atëherë në gazetat të të gjitha lidhjeshuart. Sot janë kushte të tjera. Ka ikur ajo kohë kur me që iks funksionar partie ka dhënë këtë apo atë porosi, në anëtarët e thjeshtë në organizatë-bazë do ta mbështesin pa tjetër atë, qoftë e drejtë qoftë bindjeve tona, në mënyrë të centralizimit. Ka ikur ajo kohë kur mendimi i gazetares duhet të ishte një me mendimin e dikujt në aparat, ka ikur ajo kohë kur qoftë edhe sugjerimi i një gazetari të zyrtarizohet deri në atë shkallë sa të… … kurrsesi nga interesat e njerëzve. A thua do të së Shkëmqeqoshin më të mëdha, jopartiake, që dominojnë. Partia jonë e ka shprehur dhe më parë se edhe po qe se do të jetë në opozitë, ne do t’i nënshtrohemi rregullave të saj, do të mbështesim shtetin ligjor, ligjet që bëjnë nga kuvendi i vendit. Realist e që është shprehur i vetëm e vullnetit mbarepopullor. Aq më tepër sot. Padyshim, aktualisht Partia e Punës është forca politike më e interesuar për t’u vendosur sa më shpejt shteti juridik. Por ai do mbështetje kudo ku punohet, prodhohet e jetohet. Dhe kontroll që administratat e tij… … nimi ynë, janë interesat tanë. Atëherë, pra, pse duhet t’i largoheni atyre? E fundit. Kuptohet se Partia e Punës e ka në dorë vetë t’i mbajë ose të mos i mbajë organizatat e saj në ndërmarrjet. Po ajo nuk e ka në dorë të ketë të mos ketë atje parti opozitare. Janë organe të tjera ato që vendosin për këtë departizim. Ndryshta nesër do të ndodhë tamam kështu. Në qoftë se veprimtaria partiake atje do të sjellë dëme në punë e prodhim, do të sjellë destabilizim, konfrontime të ashpra, do të krijojë tensione e konflikte sociale etj. atëherë organet e larta të shtetit mund të vendosin për këtë. Sot për sot na intereson që partitë t’i shërbejnë asaj që duam të ndërtojmë. Çdo marrëveshje për këtë qëllim është më e dobishme. Për këtë është më se e angazhuar Partia e Punës.

NË KUADRIN E FUSHATËS TË ZGJEDHJEVE TË REJA NË PARTI

Me frymë krijuese dhe veprim - DURRËS - Kanë kaluar pak ditë nga fillimi i fushatës edhe në Durrës ka disa gjëra për të thënë. Janë bërë takime të veçanta me sekretarë të organizatave bazë të Partisë, në qytet e fshat, por mendojmë se këto lipset të bëhen më të gjera, më të shpeshta, larg formalizimeve dhe mënyrave standarte të dikurshme për të thithur sa më mirë mendimin e bazës. Takime dhe biseda të ngushta, të lira duhen bërë me grupe dhe deri çdo individ, anëtar i Partisë Punës, për të vjelë gjithçka të vyer që do t’i shërbejë ndërtimit dhe funksionimit të Partisë në një e në bazë këtej e tutje. Nuk duhet menduar se «kemi kohë për këtë», shprehje kjo që ka qenë e pranishme jo pak herë më parë dhe që sillte vonesa, zvarritje, rutinë, punë me cilësi të dobët. Duhet të jemi bartës të metodave të reja, të cilat nuk mund e nuk duhet pritur të rekomandohen nga lart. Në të gjitha sa më krijues sot, sa më veprues, të shkathtë dhe guximtarë, duke operuar në radhë dhe të parë secili në vetvete për t’u pozicionuar dhe orientuar sa më drejt qëndron forca dhe roli i çdo anëtari të Partisë së Punës, që i dhëmb puna e saj, forcimi, rinovimi dhe reformimi i saj, zbatimi i plotë i programit të ri të saj. Pas disa takimesh dhe rrahjes së mendimeve «që mendojmë se nuk duhet të quhen të mbyllura përfundimisht», më 19 prill u mblodhën edhe byroja e komitetit të Partisë së Punës të rrethit, e cila në bazë të orientimeve të ardhura nga KQ i Partisë së Punës, miratoi disa drejtime e objektiva themelore të fushatës së zgjedhjeve të reja. Një i nga pikësynimet kryesore ishte themeli i Partisë - organizata-bazë. Është dhe në Durrës është pjekur mendimi se ato si në numër ashtu dhe në ndërtimin e tyre, duhet pa tjetër të ndryshojnë. Dhe ky nuk është një ndryshim formal e s’ka pse të kuptohet si i tillë, çka nuk do të sillte asgjë të re cilësore në jetën e Partisë. Ky ndryshim duhet parë, së pari, me atë rrezatim të ri cilësor që kërkohet sot e në ardhmen nga puna e Partisë së Punës. Nga 714 organizatat bazë partie që ka rrethi, i miratuan në byro që të jenë 315 të tilla në qytet e fshat. Ndërtimi i tyre do të jetë në bazë territori e prodhimi. Për këtë të fundit, natyrisht organizata bazë nuk do të ketë atë rol dhe kompetenca që ka sot në prodhim, por drejtime të tjera të punës së Partisë. Ky problem mendojmë mbetet i hapur. Them kështu se ndoshta hë për hë mund të jenë këto organizata edhe kështu, por në të ardhmen do të ishte shumë më e drejtë që asnjë parti politike të mos ketë organizata partie në ndërmarrje, por jashtë saj. Mbledhjet e organizatave të Partisë së Punës në Durrës ende nuk kanë filluar. Ngrihet problemi se akoma nuk kanë ardhur projektstatuti i Partisë dhe programi i saj që do t’i paraqitet Kongresit të 10-të. Qendra natyrisht po bën dhe duhet ta bëjë më shpejt këtë punë, se këto dy dokumente bazë, do të hapin horizonte e do të ndihmojnë shumë, por organizatat bazë mund dhe duhet të mblidhen për të diskutuar, për të dhënë mendime, sepse jo gjithçka është kristalizuar krejtësisht. - PERMET - Në rrethin e Përmetit ka kohë që po punohet për zgjedhjet në Parti. Në tre muajt e fundit janë pranuar 32 anëtarë partie nga inteligjenca dhe rinia dhe ditët e fundit ka dhe mjaft kërkesa të tjera që po sjellin freski në organizatat e Partisë së Punës, që është dhe një nga drejtimet e rinovimit të saj. Ka përfunduar studimi dhe diskutimi në të gjitha organizatat e Partisë për ndërtimin organizativ të tyre dhe sipas kushteve konkrete janë dhënë mendime me vlerë. Ka mendime për shkrirje dhe bashkim të tyre, sipas përkatësisë dhe territorit, na thotë sekretari i komitetit të Partisë së Punës, Kujtim Hoxha. Kështu është rasti për komunitetet e shkollave, dhe institucioneve kulturore të qytetit të Përmetit që do të bashkohen në një organizatë. Po kështu ato të institucioneve shëndetësore, të shërbimeve etj. Organizimi në bazë territori, sipas përkatësisë profesionale në qytet, dhe mbi bazë fshati në fshat, sjell dhe kompaktësi të punës së tyre në kuadrin e pluralizmit, duke u larguar nga ato metoda të përdorura deri tani, që nuk janë më të përshtatshme. Për udhëzime të hollësishme dhe shkëmbim përvoje lidhur me veçoritë e këtyre zgjedhjeve, në 11 zona po zhvillohen seminare me sekretarë të organizatave të Partisë dhe të ngarkuarit për zgjedhjet. Po ashtu janë marrë masa që më të ardhurat projektprogrami dhe projektstatuti të punohet e diskutohet më gjerë, duke vazhduar punën për zbatimin e detyrave që ka caktuar çdo organizatë bazë për rinovimin e saj si në fushën organizative, ashtu dhe në metodën e punës dhe futjen e koncepteve të reja që lidhen me punën e komunistëve kudo që ata punojnë. Synimi është që gjatë kësaj periudhe dhe në vazhdim komunis-

Masat po intensifikohen - PERMET - Në rrethin e Përmetit ka kohë që po punohet për zgjedhjet në Parti.

Shembulli i një miniere

- POGRADEC - Fatos Pashaj, me profesionin inxhinier minerare, ka pak kohë që është emëruar drejtor i minierës së re të kromit të Pojskës në Po- Nga 185 m plani mujor, u kryen 228 ml. Edhe këto ditët e prillit të gjitha së toku vetëm për një gjë flasin; plotësim detyrash. Kuota ditore prej 190 tonë minerali kapet. Sektori që u ka hapur

Kush i prish makineritë?

- VËZHGIM - Në fabrikën e lëndës së sharruar të kombinati të drurit të Elbasanit, në repartin e grarit, dikush pret rripat e engelitit që vë në lëvizje makineritë. Makineritë pushojnë, puna ndërpritet, punëtorët detyrohen të largohen dhe të paguhen me 80 përqind. Për t’i zëvendësuar materialet e dëmtuara është e vështirë, pasi ato vijnë nga importi… Po kush i dëmtoi? Kush nuk e dëshiron punën? Kjo mbetet enigëm. Madje veprimi kryhet gjatë ndërrës së dytë, atëherë kur puna ka vijuar normalisht. Çudi? Vërtet një lojë «çudie», sepse askush nuk erdhi nga jashtë kombinati që të vejë dorë mbi makineritë. Edhe kur pullezhot beheshin me graso, që të dëmtohen rripat e të krijohej ndërprerja disasorë e punës, edhe këtë veprim nuk e ka bërë ndonjë i huaj, jashtë fabrikës. A ka administratorë kjo fabrikë, apo ata rrinë symbyllur e vegjetojnë nëpër zyra? Po vetë punëtorët pse lejojnë që para syve të tyre të vihet dorë e të shkatërrohen makineritë? Të mbeten edhe pa punë? Kjo është e papranueshme. Rasti i mësipërm nuk është i vetëm. Edhe në kantierin e prodhimit të NN banesa ka patur të tilla veprime, edhe gjëkëtë gjithashtu. Nuk na e do mendja që veprime të tilla të bëhen si një protestë ndaj ndonjë kërkese të paplotësuar, pasi kjo do të ishte një shfaqje naiviteti e mungesës qytetërimi, pasi ka plot… (Vijon në faqen 2)

Shembulli i një minere

- POGRADEC - Fatos Pashaj, me profesionin inxhinier minierare, ka pak kohë që është emëruar drejtor i minierës së re të kromit të Pojskës në Pogradec. Fatos Pashaj, me profesionin inxhinier minierare, re të kromit të Pojskës në Pogradec. Kjo minierë u shkëput më vete prej minierës së hekur-nikelit të Prenjasit nga 1 shkurti. Drejtori flet për frymë optimiste të punëve në këtë minierë. Faktikisht që të 300 punonjësit, minatorë e specialistë të saj duke mos patur mungesa pa arsye, kanë plotësuar detyrat, flet qartë. Shkurt, pati disa shqetësime kurse marsi, përkundrazi, ishte muaj stabilizimit të plotë. U mbyllën deficitet nëpërmjet tejkalimeve të ndjeshme të detyrave. Mbi planin e muajit të tretë të vitit u dhanë 1 mijë tonë krom. Detyrat u realizuan nga të gjitha brigadat e prodhimit. Tegjikame të ndjeshme pati edhe në punimet minerare. Nga 185 ml plani mujor, u kryen 228 ml. Edhe këto ditë e prillit të gjithë sa të kthehet përpërlitje gjë filasin; që u ka hapur udhë suksesve është ai i Pojskës. Pas vënies në punë të motokompresorit ka punë normale edhe në sektorin tjetër, në atë të Gjorkadukës. Duke na dhënë këto pak shifra drejtori ka parasysh edhe shembujt e mirë të minatorëve që u kanë paraprirë punës. Ai nuk e mbyll bisedën pa thënë një vlerësim pozitiv për minatorët Muhamer Xhyldollari dhe Ijaz Kapri. Tek ne, thotë ai ata i quajmë minatorët e shembjes. Duke punuar me intensitet kanë krijuar sasi e duhura të mineralit të shembur që është nxjerrë nga brigadat e prodhimit.

Kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor, shoku Ramiz Alia, priti kryetarin e grupit të shoqërive Rexol, Sër Leon Taman

Kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor, shoku Ramiz Alia, priti pardje pasdite në selinë e Presidiumit të Kuvendit Popullor kryetarin e Grupit të shoqërive Rexol, Sër Leon Taman dhe zhvilloi me të një bisedë të ngrohtë dhe miqësore. Shoku Ramiz Alia i foli atij për zhvillimet demokratike në Shqipëri, për zgjerimin e marrëdhënieve në fushë të ekonomisë dhe në fusha të tjera me vendet dhe me firmat të ndryshme, dhe për perspektivat e zgjerimit të këtyre marrëdhënieve të ardhmen. (ATSH)

Mbërriti në vendin tonë një mision pune i Bankës Botërore

Pardje mbërriti në vendin tonë një mision pune i Bankës Botërore, i kryesuar nga Adil Kanan, drejtor ekzekutiv pranë kësaj Banke. Në aeroportin e Rinasit misioni i punës i Bankës Botërore, u prit nga zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Bankës së Shtetit Shqiptar Kamber Myftari, si edhe nga specialistë të tjerë, të Bankës së Shtetit shqiptar dhe të Bankës së Shtetit shqiptar për Marrëdhënie me Jashtë. Ky mision do të qëndrojë në vendin tonë për një periudhë 5 ditore dhe do të bashkëpunojë me Bankën e Shtetit Shqiptar, Bankën e Shtetit shqiptar për marrëdhënie me jashtë, Ministrinë e Financave, si dhe ministritë dhe institucionet e tjera qendrore për përcaktimin e procedurave të nevojshme për aderimin e Shqipërisë në Bankën Botërore. (ATSH)

Një delegacion qeveritar i vendit tonë u nis për në Itali

Pardje u nis për në Itali një delegacion qeveritar i kryesuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Aleks Jaksa. Delegacioni do të zhvillojë bisedime me autoritete qeveritare italiane për rrugët e zgjerimit dhe të intensifikimit të marrëdhënieve të marrëdhënieve midis dy vendeve në fushat politike, ekonomike, kulturore e humanitare dhe në mënyrë të veçantë do të bisedojë për çështjen e shtetasve shqiptarë të larguar në Itali. Në aeroportin e Rinasit delegacioni u përcoll nga zëvendëskryetari i Këshillit të Ministrave Shkëlqim Cani dhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme Sokrat Plaka. Kishte dalë gjithashtu ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës Italiane në Tiranë, Torquato Cardilli. (ATSH)

Takim në Ministrinë e Punëve të Jashtme

Dje ministri i Punëve të Jashtme, Muhamet Kapllani, pati një takim me Sër Leon J. Taman, kryetar i Grupit të Shoqërive Rexol. Dje ministri i Punëve të Jashtme, Muhamet Kapllani, pati një takim me Sër Leon J. Taman, kryetar i Grupit të Shoqërive Rexol, dhe afaristin e shquar Rafat të Felah, të cilët morën pjesë në ceremoninë e organizuar në Tiranë me rastin e përurimit të Shoqërisë së Miqësisë Shqipëri-Izrael. Në takim u zhvillua një bisedë miqësore, gjatë të cilës Muhamet Kapllani bën një përshkrim të rëndësisë së kalimit në marrëdhënie miqësore e bashkëpunimi midis Shqipërisë dhe Izraelit, si dhe respektit reciprok nuk kanë munguar asnjëherë midis dy popujve dhe tani është koha që ato të shprehen dhe vendosen së marrëdhënieve midis dy vendeve tona. Sër Leon J. Taman vlerësoi lart popullin shqiptar, historinë e tij të lashtë dhe traditat e pasura, shpirtin e tij bujar, të cilin Izraeli ka pasur rastin ta njohin nga… (Vijon në faqen 4)

Ministri i financave priti misionin e Bankës Botërore

Ministri i Financave, Qemal Disha, priti dje pasdite misionin e punës të Bankës Botërore, i kryesuar nga Adil Kanan, drejtor ekzekutiv pranë kësaj Banke. Ministri i Financave, Qemal Disha, priti dje pasdite misionin e punës të kësaj Banke. Gjatë bisedës një ngrohtë dhe miqësore që u zhvillua, ministri i Financave informoi për reformën ekonomike që është ndërmarrë në vendin tonë dhe për detyrat e rëndësishme që dalin në fushën financiare, si pjesë e ndërlidhjes së kësaj reforme për kalimin në ekonominë e tregut. Lidhur me këtë, Qemal Disha theksoi vështirësitë financiare që kaloi ekonomia jonë, veçanërisht gjatë vitit 1990, e që vazhdojnë këtë vit. Ai shtroi nevojën e ndërtimit të një politike financiare e fiskale për t’ju përgjigjur kërkesave të zhvillimit ekonomik në kushtet e transformimeve të thella ekonomike, për kapërcimin e vështirësive dhe po ndodh ajo. Në këtë kuadër, theksoi, ai, shtrohet nevoja e një… (Vijon në faqen 4)

Takim me misionin e Bankës Botërore

Dje paradite zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Bankës së Shtetit Shqiptar, Kamber Myftari, priti misionin e punës të Bankës Botërore. Dje paradite priti misionin e punës të Bankës Botërore. Pasi u urol mirëseardhjen, ai zhvilloi me ta një bisedë të ngrohtë e miqësore, gjatë së cilës i njohu me zhvillimin e proceseve të demokratizimit të gjithë jetës së vendit në fushën politike, ekonomike e shoqërore. Veçanërisht ai u ndal në masat që janë ndërmarrë e po ndërmerren në vendin tonë për reformën ekonomike për kalimin gradual në ekonomi të tregut, për krijimin e ndërmarrjeve të përbashkëta me pjesëmarrjen e kapitalit të huaj dhe për mbrojtjen e investimeve të huaja, për procesin e privatizimit në ekonomi etj. Gjithashtu ai vuri në dukje nevojën e përsosjen së sistemit bankar, që ky të mbështesë zhvillimin e reformës ekonomike e të privatizimit, si dhe… (Vijon në faqen 4)

«Sezon dimëror në fabrikën e qumështit

- SHKODËR - Periudha pranverore në fabrikën e qumështit në Shkodër ka qenë kohë pikë e prodhimit. Është punuar gjithherë me kapacitet të plotë në të gjithë repartet e saj: në qumështin pluhur e në kondensim, në prodhimin e djathit e të gjalpit dhe është rritur ndjeshëm edhe tregtimi i qumështit të freskët për popullin. Ngjanjëherë, kaq e madhe ishte ngarkesa, saqë detyroheshin të merrnin enë dhe punëtorë sezonalë. Dersa këtë vit aty ndodh ndryshe. Fabrika është akoma në «sezonin» dimëror të saj, pra me pak prodhim, me pak punë e natyrisht me fare pak furnizim për tregun. Në dy reparte nuk punohet fare, në prodhimin e qumështit pluhur e të kondensuar, ndërsa në repartet e tjera në kapacitetet e tyre të parnverës. Pra tani është koha jo vetëm të jetë rregullator i tregut, por edhe për të hedhur «zhahirë» e stinëve të tjera, kur prodhimi i qumështit ka rënë. Nga rreth 450 kv qumësht që duhet të përpunojë çdo ditë fabrika, ajo nuk i kalon asnjëherë të 150 kv. Bile në shumë ditë prodhimi bie edhe poshtë këtyre shifrave. Shumë nga punëtorët e mekanikët paguhen me 80 për qind për qind të pagës. Çdo të thotë kjo rënie prodhimi e më se lidhet ajo? Fshatarët… (Vijon në faqen 2)

NGA NJË RRETH NË TJETRIN

(Vijon në faqen 2)

… që të tre-… për ta. … delega- takim me … Shqip… të … e … të … për … Në …