Këshilli i Ministrave në mbledhjen e tij të datës 23.4.1991 shqyrtoi dhe miratoi vendimin për vlerësimin e tokës dhe dhënien e saj me qira në përdorim të personave fizikë e juridikë privatë shqiptarë. Në këtë vendim përcaktohen nivelet e qirasë sipas kritereve të gjellimit të përdorimit, vendndodhjes dhe pjellorisë së tokës. Sipas tij, për përcaktimin e nivelit të qirasë ngarkohen komitetet ekzekutive të rretheve dhe diktastet e bujqësisë, ndërmarrjet e tregtisë dhe financave. Po në këtë mbledhje Këshilli mori edhe vendimin për kriteret e vlerësimit të tokës që u jepet përkohësisht me qera personave juridikë e fizikë të huaj që do të ushtrojnë veprimtarinë në territorin e vendit tonë. Nivelin e kësaj qiraje e përcaktojnë Ministria e Bujqësisë dhe ajo e Financave, duke u mbështetur në qëllimin e përdorimit, kohëzgjatjen e tij, vendndodhjen dhe pjellorinë e tokës.
Për të shfrytëzuar sa më mirë pasurinë shtetërore dhe për krijimin e kushteve sa më të përshtatshme për ushtrimin e veprimtarive private, Këshilli i Ministrave mori edhe vendimin për kriteret e përcaktimit të qirasë të objekteve të ndryshme që janë pronë e shtetit dhe që do të jepen për përdorim subjekteve private e shtetërore sipas tarifave, apo personave fizikë e juridikë të huaj. Nivel i qirasë së këtyre objekteve përcaktohet nga ndërmarrja shtetërore sipas këtyre kritereve: vendndodhja e objektit, vlera e tij, shkalla e amortizimit si dhe qëllimi i përdorimit.
Në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Ministrave u mor edhe vendimi për krijimin e ndërmarrjes «Rinia» në Tiranë dhe ai për krijimin e ndërmarrjes së përbashkët «Marini-Alb Plastik» për prodhimin e profileve e të dritareve plastike. (ATSH)
Në rrugën e zgjidhjeve agrare
— Nga Ylli Manoku —
Nuk mund të pretendohet për zgjidhje të ushqimit të popullit pa zhvillimin dhe modernizimin e prodhimit bujqësor. Bujqësia jo vetëm që duhet të marrë çfarë i takon por dhe të ndihmohet nga sektorët e tjerë të ekonomisë. Demokratizimi i marrëdhënieve ekonomike në këtë sektor është faktor dhe premisë për zhvillimin e prodhimit dhe rritjen e frytshmërisë së tij. Në këtë këndvështrim Deklarata e Qeverisë me të cilën u shpallën një sërë reformash për bujqësinë në tërësi e kooperativat në veçanti shënon një hap cilësor në organizimin dhe drejtimin e prodhimit.
Megjithëse vendimet përkatëse do të saktësojnë më mirë zbatimin konkret të anëve të ndryshme të reformës, dëshiroj të çfaq disa mendime për problemin e trajtuara.
MBËSHTETJA NË KUSHTET TONA APO HUAZIM?
Përvoja na ka bindur se asnjë masë apo reformë nuk mund të japë efektin e kërkuar në qoftëse ajo nuk mban parasysh kushtet specifike të bujqësisë tonë. Po ashtu reformat kanë nevojë për legjislacion të saktë dhe për zgjidhje që nuk kanë në mes kompromisin. Në fshat banojnë dhe punojnë pjesa më e madhe e popullsisë. Kjo krijon mundësi për të vendosur çfarëdo strukturë prodhimi por vështirëson rritjen e efektivitetit të tij. Në numërorën nga vendet më pak tokë të punueshme për frymë. Baza materialo-teknike është krahasimisht e ulët e në disa anë e papërmbetur çka bëhet pengesë për zhvillimin intensiv të bujqësisë. Infrastruktura prodhuese e jo prodhuese gjithashtu është e papërmbetur. Drejtimi administrativ për një kohë të gjatë ka ndikuar negativisht në psikologjinë e zhvillimin e iniciativës. Midis zonave ka dallime të theksuara në burimet e domosdoshme ekonomike e natyrore që ndikojnë në rritmet e zhvillimit të bujqësisë, në drejtimet e intensifikimit, në strukturat e prodhimit bujqësor e blegtorale. Për vetë kushtet e prodhimit problemi i çmimeve të grumbullimit të produkteve bujqësore e blegtorale është i ndërlikuar ndaj ka qenë dhe është objekt diskutimi. Midis problemeve të shumta më kryesore janë ato që kanë të bëjnë me kushtet e prodhimit që merren për bazë në përcaktimin e çmimeve, që ato të jenë unike në të gjithë territorin e vendit apo të diferencuara, në përcaktimin e rrugëve efikase për tërheqjen e rentës diferenciale etj. Sipas deklaratës së Qeverisë çmimet do të ndërtohen duke mbajtur si bazë kostot e tyre në kushtet mesatare më të disfavorshme klimatiko-tokësore. Në krahasim me praktikën e deritanishme kjo krijon mundësi më shumë edhe për kooperativat që zhvillojnë veprimtarinë në kushte të vështira prodhimi. Këtu është e rëndësishme të përcaktohet sa më saktë cilat janë ekonomitë apo zonat që do të quhen me kushte më të disfavorshme, dhe cila kosto do të merret për bazë - ajo e planifikuara, e realizuara apo një kosto e përligjur?
Mendoj se rasti më i pa favorshëm për kooperativat do të ishte një kosto mesatare e pëllogaritur, pra imagjinare, sikurse ka patur mendime kur janë diskutuar këto probleme. Ndërsa si kooperativa që veprojnë në kushte më të këqia mendoj se duhet të merren ato ekonomikisht të prapambetura. Këto ekonomikisht nga pikpamja social-ekonomike karakterizohen nga niveli i ulët i të ardhurave gjithsej për çdo ha tokë, për 1 krerë pune, i të ardhurave kombëtare për një krerë pune, të ardhurat që i shpërndahen kooperativistëve për 1 ditë pune. Pra nuk sugurojnë riprodhimin e zgjeruar kryesisht me mjetet e veta.
Nga pikpamja ekonomike është shumë e drejtë që çmimet të jenë unike. Kjo do të lejojë të përcaktohet më mirë vlera shoqërore e produkteve për treg, do të argu-
(Vijon në faqen 2)
Aleks Luarasi takohet me ministren italiane Margarita Boniver
Nga vizita e delegacionit qeveritar shqiptar në Itali
Gjatë vizitës së vet në Itali, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Aleks Luarasi, dje u takua dhe zhvilloi bisedime me ministren italiane të Emigracionit, Margarita Boniver. Me këtë rast u shkëmbyen mendime për ngritjen e marrëdhënieve miqësore dhe të bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Italisë, në fushat politike, ekonomike, tregtare etj. Të dy palët ranë dakord se ekzistojnë mundësi reale për intensifikimin e bashkëpunimit, veçanërisht për rritjen e nivelit të vizitave të personaliteteve të larta të të dy vendeve, për investimet italiane në Shqipëri etj.
U diskutua gjithashtu për gjendjen e qytetarëve shqiptarë që kanë emigruar kohët e fundit në Itali, për sistemimin, trajtimin dhe zënien e tyre në punë etj. Nga të dy personalitetet u theksua se marrëdhëniet e përbashkëta në të ardhmen do të shmangen eksode si ato të marsit të kaluar, dhe u shkëmbyen mendime për masat që duhen marrë në këtë drejtim.
Sekretari i Përgjithshëm Aleks Luarasi e informoi ministren italiane për proceset demokratizuese që po zhvillohen në të gjitha fushat e jetës në vendin tonë dhe për zgjedhjet e 31 marsit, që çuan në krijimin e parlamentit pluralist në Shqipëri. Ai nënvizoi karakterin e pakthyeshëm të këtyre proceseve që po e çojnë vendin tonë drejt integrimit të tij në Evropë. Nga ana e saj Margarita Boniver shprehu përkrahjen e vendit të vet për këto procese demokratike dhe për thellimin e tij të mëtejshëm.
Këto bisedime, në të cilat morrte pjesë dhe ambasadori i RPS të Shqipërisë, Dashnor Dervishi, u zhvilluan në një atmosferë të ngrohtë e miqësore. (ATSH)
Bisedime në Ministrinë e Jashtme
Delegacioni qeveritar shqiptar i kryesuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Aleks Luarasi, zhvilloi bisedime në Ministrinë e Jashtme italiane me drejtorin e përgjithshëm të Ministrisë së Jashtme për Emigracionin, Z. Calamia, me Drejtorin e Përgjithshëm të Drejtorisë së Shërbimeve Civile në Ministrinë e Brendshme K. Delati dhe përfaqësues të tjerë. Në këtë takim u bisedua rreth problemeve dhe gjendjes së qytetarëve shqiptarë, që ikën muajin e kaluar në Itali.
Duke falenderuar Italinë për mikpritjen e ofruar me shpirtgjerësi, pala shqiptare shprehu interesimin e veçantë që ushtuen ajo për problemin e refugjatëve dhe gatishmërinë për të kon-
(Vijon në faqen 4)
Policia financiare... në letër
- VËZHGIM -
Shumë herë ndodh sipas asaj fjalës së urtë, që thotë se «nga e thëna në të bërë shkon një lum i tërë». Del një dekret, më pas dhe vendimi përkatës, po ku e zbatimin!
Qysh në fund të muajit janar, doli dekreti i Presidentit të Kuvendit Popullor «për policinë financiare». Mirëpo, ende tani, pas tre muajsh, kontributin e kësaj policie, në Vlorë, s’kemi patur fatin ta gëzojmë. Interesimi, për këtë polici, që krijohet për të ushtruar kontroll e për të vënë rregull në veprimtarinë private, na jep këta sinjale: Në seksionin e kuadrit të komitetit Ekzekutiv të KP të rrethit, thonë se punonjësit e policisë financiare janë në emërtëse të drejtorpërdrejtë të Ministrisë së Financave. Shumica (18 veta) janë miratuar. Kërkohen dhe 4 të tjerë. A nuk janë këmbë? Dhe pikërisht këtu ka ngecur puna. S’po gjenden njerëz për këtë detyrë. Më tej, në seksionin e financës, më thonë se, edhe nga pikpamja organizimit, kjo polici varet nga Ministria e Financave. Po me seksionin e financës? Me këtë seksion do të bashkërendojë veprimtarinë. Po, veç vonesës për kompletimin e kësaj hallke, për organizimin e pajisjen e saj, halli tjetër është mungesa e udhëzimit përkatës, që duhet hartuar e dërguar nga Ministria e Financës e diktastere të tjera. So, dë mos, pa kompetencat, pa të drejtat e detyrat, që i takojnë, si mund të veprojnë? Kjo dukuri, jo vetëm për rastin konkret, zbeh sadopak rolin e akteve ligjore. Se del dekreti, pastaj, shpejt, dhe vendimi përkatës, ndërsa udhëzimet vonojnë shumë, gati kur janë harruar të parët. Ja pse nuk kanë nisur nga puna dhe ata, që janë emëruar. Ndërkohë, kuptohet, veprohet pa kontroll e rregull në treg.
Hapa të mirë të një kooperative artizanati
NGA NJË RRETH NË TJETRIN
Zgjerohet sektori privat
Hapa të mirë të një kooperative artizanati
- DURRËS -
Nga takimet e punës të misionit të Bankës Botërore
Në vazhdim të qëndrimit në vendin tonë, pjesëtarët e misionit të Bankës Botërore që kanë ardhur për përgatitjen e procedurave të nevojshme për aderimin e Shqipërisë në Bankën Botërore, të ndarë në grupe, patën disa takime të veçanta në dikastere dhe institucione. Ministri i Bujqësisë, Ahmet Osja, në takimin me kryetarin e këtij misioni, Adil Kanan, drejtor ekzekutiv pranë kësaj banke, dhe me pjesëtarë të tjerë të misionit midis të tjerash theksoi nevojën për bashkëpunimin me Bankën Botërore për realizimin e financimit të projekteve në fushën e bujqësisë, duke i dhënë përparësi futjes së teknologjive të reja për rritjen e prodhimeve bujqësore e blektorale, të investimeve për përmirësimin e teknikave dhe të teknologjisë së ujitjes, të zhvillimit të frutikulturës dhe fuqizimit të punës kërkimore-shkencore, për kualifikimin e specialistëve të bujqësisë etj. Në këtë takim, gjithashtu u këmbëmen... (Vijon në faqen 4)
U festua 40-vjetori i krijimit të aviacionit luftarak të Ushtrisë Popullore
Për të festuar 40 vjetorin e krijimit të aviacionit luftarak të Ushtrisë sonë Popullore, dje paradite në aeroportin e Rinasit u organizua një ceremoni.
Merrnin pjesë veteranë të kësaj arme, aviatorë, inxhinierë e teknikë nga efektiva të ndryshme, ushtarakë të shkollës së aviacionit në Vlorë dhe të shkollave ushtarake të kryeqytetit. Merrnin pjesë edhe ministri i Mbrojtjes Popullore, Kiço Mustaqi, dhe shokë të tjerë. Me gëzim dhe entuziazëm u prit përshëndetja e Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të RPS të Shqipërisë, shokut Ramiz Alia, drejtuar gjithë efektivave të Armës së Aviacionit Luftarak, të cilën e lexoi shoku Kiço Mustaqi. Në këtë përshëndetje shoku Ramiz Alia, midis të tjerash, bashkë me urimet për festën, shprehu respektin e tij të thellë për pilotët për inxhinierët, teknikët dhe gjithë punonjësit e tjerë që u shërbejnë me aq zell e me njëri armëve të tyre të dashura, avionëve, me të cilët kanë lidhur gëzimet e hidhërimet, gjithë jetën e tyre. Më poshtë në përshëndetjen thuhet se ne jetojmë një kohë plot ndryshime të hovshme, të cilat, drejtpërdrejt apo indirekt, janë ndër një në detyrë. Jeta politike, shoqërore dhe ekonomike e vendit po demokratizohet me temp të shpejtë. Është kënaqësi të vëresh që në tërë këto procese Ushtria jonë Popullore ka qenë një faktor i rëndësishëm stabiliteti. Forcat e Armatosura, thekson shoku Ramiz Alia, i përkasin Atdheut. Ato janë mburoja e lirisë dhe e pavarësisë kombëtare, janë mishërim i dëshirës së popullit për unitet, jetë paqësore e mbarëvajtje. Këtij synimi do t’i shërbejnë edhe ndryshimet që përmban projekti i Kushtetutës së re. Efektivat e ushtrisë sonë do të jenë kurdoherë të integruar në jetën e atdheut, forcë besnike ndaj interesave të tij më të larta. Shteti ligjor që po ndërtojmë do të çmojë lart kontributin dhe rolin e ushtarakëve duke përcaktuar dhe mbrojtur me ligjet e nevojshme figurën e nderuar dhe të drejtat e tyre. Fjalën e rastit e mbajti ushtaraku Klement Aliko. Nga kjo ceremoni u dërgua një telegram Komandantit të Përgjithshëm të Forcave tona të Armatosura, shokut Ramiz Alia. Pjesëmarrësit vizituan muzeun e aviacionit dhe fotoekspozitën e autorit Llazar Çuçi. Ish-aviator.
Zëvendësministri i Jashtëm sovjetik priti të ngarkuarin me punë të Shqipërisë në Moskë
Paradje, zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Bashkimit Sovjetik, Julij Kvincinski, priti të ngarkuarin me punë a.i. të Shqipërisë në Moskë, Petref Hasamataj. Në bisedimet e zhvilluara me këtë rast zëvendësministri i Jashtëm i Bashkimit Sovjetik vlerësoi hapin e bërë tani në marrëdhëniet dypalëshe dhe shprehu dëshirën që ato të zhvillohen në mënyrë intensive, duke iu dhënë një përparësi të re në të gjitha fushat. Zëvendësministri i Jashtëm sovjetik rik konfirmoi përkrahjen e Bashkimit Sovjetik për Shqipërinë për promovimin e KSBE me të drejta të plota. Në takim u bisedua edhe për problemet e Ballkanit, dhe u nënvizua dëshira e të dy vendeve për të qenë aktivisht në rajon të mos çojnë në konflikte, por që Ballkani të bëhet zonë e mirëkuptimit dhe e bashkëpunimit, si dhe për problemet e tjera me interes reciprok. (ATSH)
Vizitë e deputetëve të Omanias në Greqi
Sipas njoftimeve të shtypit grek këto ditë bëri një vizitë në Greqi një deputetëve të Kuvendit Popullor nga Organizata Shqiptare Bashkimi Demokratik i Minoritetit Grek (Omonia) i përbërë nga Andrea Zarbalia, Jani Jani, Thoma Nico, Panajot Barka dhe Jani Gjyzeli. Gjatë qëndrimit të tyre në Athinë dta zhvilluan takime (Vijon në faqen 4)
Hapa të mirë të një kooperative artizanali
- DURRËS -
Dy muaj më parë në Durrës u krijua kooperativa e artizanatit me emrin «Besa».
Pronarë i saj është Bajram Xhihani. Drejtimi i kësaj kooperative është prodhimi i qilimave prej leshi me ngjyra e disenjo sipas porosive të qytetarëve, çantave prej leshi, shendele (lloje qilimash me format të vegjël). Në të punojnë tani për tani 13 punëtorë, 6 nga të cilët specialistë të punimit të tekstilit, 5 janë marrë si nxënës që po mësojnë profesionin, një punëtor mirëmbajtje. Lënda e parë sigurohet duke e blerë nga shteti, ashtu dhe nga individë të ndryshëm. Është siguruar lënda e parë për tre muajt e ardhshëm. Me forcat e veta janë ndërtuar katër tezgjahë të thjeshtë, por mjaft funksionalë. Janë siguruar mjete pune si gërshërë, gjilpëra etj. Aty pamë edhe dhjetëra modele të ndryshme që u jepen qytetarëve, modele të cilat në të ardhmen do të shtohen. Kërkesa ka shumë. Madje edhe të huaj kanë ardhur dhe kanë blerë prodhime të kësaj kooperative. Çmimi i tyre është i arsyeshëm. Paga mujore e punëtorëve ka arritur në mbi 700 lekë dhe nga ecuria e punës rritja e prodhimit, siç na thotë Bajram Xhihani, kjo pagë do të shkojë deri në 1 mijë lekë në muaj. Punëtorët janë mjaft të kënaqura dhe e shfrytëzojnë kohën e punës në maksimum, me ndjenjë të lartë përgjegjësie. Tani për tani punohet me një ndërtesë. Së shpejti do të kalohet me ndërtesa. Kooperativa ka siguruar dhe do të pajiset edhe me një makinë për krehrjen, tjerrjen dhe bojatisjen e leshit. Kështu jo vetëm do të plotësohen më mirë kërkesat e qytetarëve, por do të shtohet gama e prodhimeve. Hapat e para të kooperativës «Besa» tregojnë për një punë me rendiment të lartë, për prodhime me cilësi vetën më pare dhe plotësim të shpejtë të kërkesave. Duam të shfaqim një mendim: lokali ekzistues nuk i përgjigjet punës mjaft të mirë që bëhet dhe perspektivës së shpejtë akoma më të mirë të kësaj kooperative. Prandaj organet e pushtetit në rreth të mos hezitojnë për ta zgjeruar këtë lokal. SOTIRAQ GJORDENI