27/04/1991
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

27 prill 1991

Seanca pune, me frymë mirëkuptimi

Dje në Kuvendin Popullor — NGA TË DËRGUARIT TANË TË POSAÇËM — Dje në orën 11.00 deputetët filluan diskutimin e dispozitave kryesore kushtetuese. Në fillim kryetari i Kryesisë së Kuvendit Popullor Kastriot Islami propozoi miratimin e dispozitave në parim. Deputetët e miratuan atë dhe ndërkohë filluan nga diskutimi i nenëve të veçantë. Në seancat e punës së ditës së djeshme, deputetët e grupeve të ndryshme parlamentare u angazhuan për të qenë sa më racionalë. Sensi i besimit e mirëkuptimit duhet thënë se përshkoi tërë diskutimet e sugjerimet që bënë deputetët e grupeve parlamentare. Në këtë kuptim nuk ish e vështirë të nxirrje përfundimin se debatet, ndërrimet disi «të nxituara», «shkelja» e ndonjë rregulli procedural diktohej nga përgjegjësia e deputetëve për të hartuar e miratuar një dokument serioz, bashkëkohor e që t’i rezistojë kohës. Qysh në diskutimin e nenit 1 të dispozitave Kushtetuese, u shfaq gatishmëria për të dhënë mendime të shoqëruara edhe me argumentin përkatës të secilit deputet. U bënë rreth 10 propozime ku secili, ku më shumë e ku më pak, synonte për formulimin të saktë e të plotë. Deputetët e grupeve parlamentare mbështetën propozimet më të sakta e më të goditura. Duke u nisur në projektin e paraqitur u bënë pasurime të mëtejshme, në përputhje me kushtet e reja në të cilat ka hyrë vendi ynë dhe përvojën e shteteve të përparuara. Në përgjithësi nuk u vërejtën ndarjet partiake, në njërën anë mendimi i de- deputetëve të PPSH dhe në anën tjetër ai i deputetëve të PD-së. Për Nenin 2, p.sh., u bënë disa propozime nga deputetë të ndryshëm. Deputeti i PPSH Shkëlqim Cani, e mbështeti plotësisht diskutimin e kolegut të PD-së N. Karigqi. Më tej deputeti tjetër i PPSH Fatos Nano për të qenë sa më racionale propozon të hidhet në votë dhe mbi dy të tretat e votave i fitoi formulimi që i bëri këtij neni deputeti i PD-së N. Çeka. Më pas u diskutua gjërësisht edhe për Nenet 3, 4 e 5. Për Nenin 3 deputeti i PD Gramoz Pashko bëri sugjerime me vlerë. Për këtë nen diskutuan dhe deputeti i PPSH Hysen Godole, etj. Edhe ai u miratua me mbi dy të tretat e votave. Në diskutimin e tij deputeti i PD Genc Ruli bëri vërejtje të drejtpërdrejta rreth përmbajtjes dhe formulimit të Nenit 4 ku bëhej fjalë për organet përgjegjëse të zgjedhura nga populli. Këtë e bëri dhe deputeti i PPSH Ismail Lleshi. Pavarësisht nga mendimet e tjera që u sollën, të cilat u shoqëruan me argumentet përkatëse, deputetët e partive të ndryshme mbështetën variantet më të goditura. Deputeti Gramoz Pashko që e mori fjalën bëri thirrje të shkruhej në një propozimet e deputetit të PPSH Ismail Lleshi e të PD, Genc Rulit. Më pas këtyre propozimeve me vlerë iu bashkangjit dhe ai i deputetit të PD Sali Berisha për të cilët, të marrë së bashku, këmbënguli të hidhej në votë nga deputetja e PPSH Themie Thomai dhe që u miratua me shumicë votash. Për paragrafín e parë të Nenit 5 ku flitet për veprimtarinë shtetërore deputeti i PD Sali Berisha bëri vërejtje për plotësime. Atë e mbështeti deputeti i PPSH Shane Korbeci e Xhelil Gjoni të cilët nga ana e tyre sugjeruan të bëheshin disa shtesa në paragrafët e tjerë. Për këtë nen disa deputetë të PD si P. Arb nori e N. Roshik kërkuan me insistim të cilësohej pavarësia e RTV-së si institucione të paanshme. Si kundërpërgjigje u sollën argumenta që rreth kësaj çështje të mos diskutohej. RTV-ja ashtu si dhe ATSH-ja e Kinostudioja janë institucione shtetërore. Seanca e dytë e paradites filloi me hedhjen në votë të Nenit 5, i cili pas plotësimeve përkatëse u miratua. Ndërkaq u lexua projekti i Nenit 6. Rreth tij diskutuan mjaft deputetë si H. Elezi, A. Alushani, I. Dushku, S. Balla, A. Imami, B. Kopliku të PD-së. Me shumicë votash, me mbi dy të tretat e tyre, fitoi varianti i paraqitur në projekt. Në diskutimin e deputetit Namik Dokle u sugjerua për të bërë përmirësime në paragrafin e parë të Nenit 7. Propozim u bë dhe nga deputeti Ylli Vejsiu. Pastaj diskutuan deputetë të tjerë si G. Shameti, F. Avdiu, G. Ruli, etj. Deputeti i PD A. Imami ra dakord me mendimin e deputetit të PPSH Namik Dokle duke sugjeruar një plotësim të domosdoshëm. Debati pastaj vazhdoi me mendimet që sollën deputetët e tjerë S. Berisha, I. Lleshi, C. Jonuzi, F. Nano etj. Edhe ky nen u miratua, madje me shumicën e votave të të gjithë grupeve parlamentare. Besimi e mirëkuptimi ndihen drejt të vacantë gjatë diskutimit të Nenit 8, që të cilin bëhet fjalë për partitë politike e organizatat e tjera. Vërejtjet e para i bënë deputetët A. Diba e P. Arbnori. Ato i mbështeti deputeti i PPSH, N. Dokle. Më pas deputeti A. Kamberi hedhi një mendim për ta bërë kohën sa më efektive. Atë e mbështet deputeti i PD A. Spahia. Pas hedhjes në votë ky nen u miratua unanimisht. Duhet theksuar se seancën e pasdites nga ora 17.00 deri në orën 21, kur ne i ndoqëm nga afër zhvillimet e punimeve të Kuvendit, mirëkuptimi për 7 ligjet që u diskutuan dhe u miratuan ishte i plotë. Kur themi kështu kemi parasysh vërejtjet e diskutimet ishin thuajse, por ato ishin pa pasione politike, në më të shumtën e rasteve të argumentuara, dhe në fund për nenin votimi ishte thuajse i plotë. Kështu p.sh. për nenin 11 që bën fjalë për të drejtat e të huajve në vendin tonë ekonomike në vendin tonë u bë me 22 diskutime. Por në fund mirëkuptimi ishte i plotë dhe votimi thuajse ishte formal. Duam të themi që të gjithë deputetët ishin dakord dhe kusht... konsensusin e arritur. 11 diskutime u bënë edhe për nenin 12 që bën fjalë për detyrimet që kanë të huajt kur ato kryejnë veprimtari investuese në vendin tonë. Megjithatë përsëri u arrit konsensusi dhe ky nen u miratua me mbi 2/3 e votave. Neni 13 që bën fjalë për liritë dhe të drejtat themelore të njeriut ngjalli debate të shumta. Të gjithë deputetët në fund ranë dakord me plotësimet e saktësimet që iu bënë këtij ligji, dhe votimi ishte pothuajse 100 për qind. Me kaq përfundoi pjesa e parë e grupit të neneve që përmban dokumenti në fjalë që quhet ndryshe dhe «Dispozita Kryesore Kushtetuese». Në këtë moment deputetja Natasha Lako propozoi që të shtohej dhe një nen, që nuk ekzistonte në dokumentin e paraqitur. Ky nen bënte fjalë për departizimin e depolitizimin e organeve shtetërore. Propozimi ngjalli diskutime të shumta. Në fund u arrit në këtë konkluzion: Problemi i ngritur nga deputetja Natasha Lako është i drejtë, por deputetët e ndjenin veten të papërgatitur për të diskutuar me seriozitetin e duhur për këtë çështje kaq të rëndësishme. Prandaj u ra dakord që ky problem të diskutohet më vonë. Pas një pushimi Kuvendi i vazhdoi punimet duke filluar diskutimin e grupit të dytë të neneve që bëjnë fjalë për organet e larta të pushtetit shtetëror. Kështu neni 14 që bën fjalë për Kuvendin Popu- Popullor, detyrat dhe kompetencat e tij, kishte 12 pika ose më mirë të themi 12 nene të veçanta. Teksojmë se për këto 12 pika mirëkuptimi arriti pikën më të lartë mes deputetëve të të gjithë forcave politike, që kur filloi punimet Kuvendi i ri pluralist. Të gjitha pikat u miratuan me përqindjen maksimale të votave, gati 99 për qind: Është kjo arsyeja që deputeti Shkëlqim Cani i Partisë së Punës i bëri një sugjerim që në seancë nga ora 17.00 deri në orën 21.00 të vërtetë, gati me 100 për qind të votave. Një gjë e tillë ka rëndësi për mjetet e informimit, veçanërisht për degjuesit e radios dhe shikuesit e televizionit, të cilët duhet të mësojnë saktë se konsensusi është i plotë dhe se për çdo pikë të këtij neni ka të rëndësishëm po votonjë thuajse të gjithë deputetët. Megjithatë, pati edhe ndonjë rast, kur për gjëra që mund të gjendej konsensus, u përdor mekanizmi i votës deri pesë herë për një nen, siç ndodhi mbrëmë vonë, aty nga ora 23.10 për nenin 18. Kuvendi do t’i vazhdojë punimet sot në ora 10. BASHKIM KOÇI MUSA ULQINI mbënguli të hidhej në votë nga de-

(Foto: ATSH)

Pasaporta ekonomike e burokracisë

Burokratizmi shtegton që me lindjen e shtetit. Çdo njeri që ka një të kaluar në drejtori prej saj, mban jetë embrion burokrati. Kjo sentencë ka përshkruar kohët nga lashtësia greke e ilire. Burokratizmi - mes nesh: Këmbëkryq, në tërë piramidën e shtetit. Si e ka emrin? Ministër, drejtor, kryetar, një nëpunës i thjeshtë që të sorollatë me pushtetin që mban. Kohët bëhen pluraliste, ai ndërron petk të modës. Burokratizmi riprodhon veten pa dallim partish pa ç'ka se dikujt i ngjan vetja si foshnjë e pafajshme 3-4 muajshe, e trëndafiltë. Sa herë kujtojmë burokratizmin, na fillon dhimbja e kokës. Ç'bëmë me garkullimin e kuadrove? Ndërruam portat e skuadrave në të njëjtën fushë loje pa arritur të formojmë një nëpunës me sedër profesionale. Bota përkundrazi freskon kabinetet, nëpunësit ruajnë vazhdimësinë e punës. Jemi dëshmitarë si kontrolli punëtor jo rrallë u përdor nga drejtuesit si mashë për të nxjerrë nga zjarri gështenjat e pjekura. Rrafshuam raportet e pagave në drejtim e kultivuam mungesën e përgjegjësisë e të iniciativës. Fushatat e shpeshta i mësuan burokratit hilene e kameleontin, e bën ngjalë. Ku vallë fshihet magjia e vitalitetit të tij? Në trashëgiminë e vjetër, apo në ndikimin nga jashtë? Në psikologji? Ku nuk e kërkuam! Kurse ai e shtrinte rrënjën boshtore në sistemin tonë të centralizuar me tepri. Një vilë. Një kolltuk. Një makinë. Një vizë për jashtë. Kush e sulmonte nga ky qoskh bënte lojën e fëmijëve që i turren me gurë pemës të mbushur me kokrra. E shkundnin për ta mbledhur vetë. Për këtë pasaportë ekonomike fitimprurëse njeriu bëntë çmos. Kjo e bëri burokratizmin të gjithpushtetshëm. Po strukturojmë një reformë të re dhe hapi i parë është të ndahemi me burokratizmin. Ndryshe, ai bëhet ferrë e programet mbeten në letër. Të përgjon hapat, të mat pulsin, zë shtigjet e ngre kurthe. Këto s'janë hamendje por realitet i mpleksur në dhjetëra fakte të ditës. Demokracia na mësoi të zgjedhim e të freskojmë pushtetin e lartë. Pluralizmi i bëri gjërat të tejpasme në sytë e popullit. Opinioni mbarë ka mundësi të vëzhgojë se si zbatohet vullneti i shumicës. Kabinetet kanë dritë, mbushen me ajër të freskët. Kjo klimë krijon për burokracinë e madhe një mjedis shpërbërës. Ndërkohë, mbetet një terren tepër i vështirë: burokracia e mesme në komitete, institucione, dikastere. Ajo përgjon si ndërrojnë kohët, si rrjedhin situatat. Tepër llogaritëse, vesh bindjet politike të palës që fiton. Nuk pati plot të tillë të cilët më 31 mars u çfaqën si opozitarë dhe papritur, ca orë më vonë u puthën me fituesit? Këtu futet edhe ai drejtori konservator që mendon se ja hodhi kësaj here. Këtu futet edhe ai zyrtari që punoi në Komitetin Qendror e dorëzoi teserën pasi doli në pension 65 vjeç, ditën që humba kihen e 400 lekë nga rroga. (Me siguri po i kërkon ato në ndonjë parti tjetër). Këtu futet kushdo që s'provoi kolltukun e premtuar, të cilin e ndjeu aq pranë. Kjo është shtresa që orientohet shpejt nën veprimin e çfarëdo fushe magnetike të pushtetit. Vijagjon për të ruajtur ato pak privilegje e paaftësinë e saj. Si një tapë e trashë bën çmos të pengojë lëvizjen e lirë poshtë-lart të ideve, ligjeve, praktikave. Unë do ta quaja sklerozë e vërtetë e demokracisë. Këtu duhet të përmendim u-kufizojmë vizat në pasaportën ekonomike. Do të ishte e udhës që do hallkë administrative të kontrollohej rreptësisht nëpërmjet kufirit të fondit të pagës, dhe jo si deri sot shto ujë e shto miell. Në se kriza që kalojmë ka si tipar e frirjen e shpenzimeve administrative jashtë takatit të ekonomisë nuk ka pse ngurrojmë për masa deflacioniste. Barrikada ekonomike e shkund burokratizmin si pemë të pjekur. Kudo kështu e mundshme, shembëllimi i administratave të lidhet me arritjet e sektorit përkatës. Ka dhe një rrugë tjetër, masive, të sigurt. Privatizimi. Burokrat e privat është një përjashtrim i rrallë. Në iniciativën private njeriu është njëherësh ministër e punëtor. Kësaj rruge burokrati i fshishet si shejtani dritës. Kambanat po bien për të. SHYQYRI MEKA

Të falenderojmë fshatarët

Vështrim në tregun fshatar të Shkodrës Është e vërtetë se në qytetin e Shkodrës nuk janë aq të ndezshme mungesat në furnizimin e popullit me disa produkte kryesore si sheqer, vaj, oriz, miell, makarona etj. Pak a shumë po gjen­d­rohen përsëri në të njëjtat kuota të furnizimit me mish apo edhe disa artikuj të tjerë, pavarësisht nga vështirësitë që dihen, por në njësite e fruta-perimeve gjendja është ndryshe, e kjo jo për neglizhencë të punonjësve të tregtisë. Ndërmarrjet apo kooperativat bujqësore që kanë detyrë furnizimin e qytetit me perimet e stinës janë tepër larg mundësive që kanë e kjo do të ndikonte jo pak në shërbimin ndaj popullit. Por, një faktor tjetër e zbut këtë mosrealizim. Atë që nuk mundën t’japin ndërmarrjet apo kooperativat bujqësore, po e jap tregu fshatar. Vëzhguam nga afër për disa ditë me radhë disa pjesë të këtij tregu, siç është bishti i tregut qytetin. Shof­shim në të perimet e erëzat e stinës. Shumëllojshmëri e cilësi të lartë, freski. Tregtohen me shumicë qepë e hurdha të njoma, spinaq, pazi, majdanoz, trangull, domate, vezë, kobër, gjeth për japrak, djathë të njomë, gjalpë, etj. Mbi 15 artikuj të ndryshëm, duke përfshirë edhe sallatat. Dhe të gjitha këto e mbulojnë njëfarësoj atë boshllëk që lënë ekonomitë bujqësore. Shpesh herë njerëzit pyetin me të drejtë: si është e mundur që fshatari, me më pak mundësi se ekonomia ku punon, me më pak mjete etj, del më shpejt në treg se vetë ekonomia? Një gjë është e qartë. Llogaritë e pranverës fshatari i bën që në vjeshtë dhe që tani fillon të mendojë për vjeshtën e ardhshme. Ai nuk filozofon pa bukë, çfarë duhet e çfarë s’duhet bërë, ai vepron në mënyrë praktike, duke llogaritur qartë fitimin e sotëm e të nesërm. Nga kjo askush nuk ka gjë keq. Përkundrazi. Frytet e mendimit praktik të fshatarit i ndjejmë dhe gëzojmë të gjithë shtetëpër tona. Prandaj të falenderojmë fshatarin, dhe t’i urojmë që të gëzojë shtesën e re të oborit vetjak, sepse edhe herë të tjera do të ketë më shumë, por edhe për qytetin do sjellë më shumë. Por të falenderosh fshatarin privat, nuk do të thotë të mos bësh vërejtje për ekonomitë bujqësore që nuk realizojnë detyrimet ndaj furnizimit të popullit. Aq më shumë duhet të ndjehet kjo vërejtje, kur e shohin edhe ata qarqe se çmimet e fshatarit privat janë më të larta se të shtetit dhe mungesa e artikujve të njësite tregtare e bën të mundur mburrjen më e lartë të çmimit. E kjo, dashje pa dashje, ndikon në mirëqenien e të gjithëve. BEDRI ISLAMI

Viti I (48-ti i botimit) E shtunë, 27 prill 1991 Nr. 100 (13 356) Çmimi 30 qindarka

N J O F T I M

Për punën e bërë nga Komisioni i Posaçëm Parlamentar i ngarkuar nga Kuvendi Popullor për të ndjekur ecurinë e hetimeve rreth ngjarjeve të Shkodrës të datës 1 dhe 2 prill 1991 Parmbërme vonë, deputetët dëgjuan informacion e përgatitur për ngjarjet e Shkodrës të paraqitur nga Kryetari i Komisionit e paraqiti Kryetari i Komisionit parlamentar të ngritur posaçërisht për këtë problem, deputeti i tij Ali Alushani. Më poshtë po botojmë këtë informacion. Komisioni i Posaçëm Parlamentar i përbërë nga deputetët Ajll Alushani, Fatmir Myftiu, nënkryetari Vasil Kalo, sekretar Pashk Kola, Islam Gjoka, Ilir Dushi dhe Vasi... Davi, Petraq Galla, Hyrri Dalipaj etj., anëtarë, në mun... ...ges të deputetit Thoma Migo, i cili me arsye nuk është paraqitur në mbledhjen e Komisionit, filloi punën e tij në datën 20.4.1991. Duke ndjekur përgjegjësinë e madhe, si dhe domosdoshmërinë e sqarimit sa më parë të Kuvendit Popullor, të më bëre opinionit publik të Shkodrës, dhe të mbarë vendit, Komisioni i Posaçëm Parlamentar e zhvilloi veprimtarinë e tij në frymën e mirëkuptimit dhe të unitetit të plotë mes anëtarëve të tij. Komisioni i Posaçëm Parlamentar, pasi bëri programin e punës, zhvilloi një sërë takimesh të rëndësishme, në datën 21.4.1991, dëgjoi raportimin e Kryetarit të Këshillit të së Përgjithshme Qemal Lame dhe të Prokurorit të Përgjithshëm, Rapit Mino. Ai u njoh me ekspozimin e gjërë të punës së kryer nga këto organe për hetimin dhe sqarimin e ngjarjeve në qytetin e Shkodrës. Pas kësaj, Komisioni zhvilloi disa takime në qytetin e Shkodrës në datën 22 dhe 23.4.1991 për t’u njohur më nga afër si me ngjarjet e datës 1 e 2 prill e më vonë, me hetimet e zhvilluara dhe me gjendjen në përgjithësi në këtë qytet pas këtyre ngjarjeve. Ai zhvilloi takime me Komitetin Ekzekutiv të KP të rrethit me nënkryetarin dhe sekretaren e këtij komiteti, shokët Lutfi Troshani dhe Esma Ulqinaku. Në këtë takim morën pjesë edhe drejtuesit e organeve të punëve të brendshme të rrethit të Shkodrës. Veç kësaj, një takim të veçantë zhvilloi Komisioni me Grupin e Posaçëm Hetimor dhe atë të Prokurorisë së Përgjithshme, ku dëgjoi raportimet e tyre dhe u kërkoi shpjegime lidhur me punën e kryer, si dhe këmbënguli në nevojën e zgjidhjes sa më të shpejtë të çështjes dhe vënien para përgjegjësisë të fajtorëve. Më pas Komisioni mori takim dhe me përfaqësues të forcave të ndryshme politike, të organizatave shoqërore të rrethit, si dhe me përfaqësues të shoqërisë civile. (Vijon në faqen 2)

NGA VIZITA E DELEGACIONIT QEVERITAR SHQIPTAR NË ITALI

Këto ditë delegacioni qeveritar shqiptar, i cili ndodhet në Itali për të diskutuar lidhur me emigracionin shqiptar të kohëve të fundit, bëri disa vizita pune në qytetet e Barit, Brindizit si dhe në provincat e Monopolit, Greqias si dhe në Kalkar Korvino ku bisedoi me autoritetet lokale italiane dhe u njoh nga afër me jetën e bashkëqytetarëve tanë që prej disa kohësh ndodhen në Itali. Në Bari dhe Brindisi delegacioni shqiptar u prit nga prefektët e këtyre qyteteve dr. Nikola Marisi dhe dr. Antonio Barrel si dhe autoritete të tjera të lartë të këtyre qyteteve. Në këto takime, ku asistonin edhe kryetarë të bashkive nga rajonet përreth Barit e Brindisit ku janë sistemuar një pjesë e qytetarëve shqiptarë, delegacioni u njoh me problemet konkrete që lidhen me të tashmen dhe perspektivën si dhe diskutoi mbi rrugët e zgjidhjeve të tyre. Gjatë bisedimeve u një rëndësi e veçantë iu kushtua problemeve që lidhen me integrimin sa më të shpejtë në jetën italiane të bashkëatdhetarëve tanë, sistemimin e tyre me punë, bashkimin e familje- (Vijon në faqen 4)