28/04/1991
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

28 prill 1991

Të përshpejtohen punimet nuk është baraz me nënvleftësim

Dje në Kuvendin Popullor - NGA TË DËRGUARIT TANË TË POSAÇËM - Seanca e ditës së djeshme filloi në orën 10.00. Në fillim e kërkoi fjalën deputeti Gramoz Rucaj. Ai kërkoi nga shokët e Kryesisë që në fund të punimeve të seancave të paradites të mund t’i jepej mundësia për të informuar deputetët në këtë mbledhje të Kuvendit Popullor për disa ngjarje të lidhura që kanë ndodhur ditët e fundit në qytetet e Shëngjinit, Lezhës e Shkodrës. Pastaj deputeti i PD Agim Mero bëri kërkesën tjetër e cila kish të bënte me njohjen nga ana e deputetëve, me letrat, telegramet e materialet të tjera që kanë ardhur këto ditë nga populli e persona të veçantë në adresë të Kuvendit Popullor. Pa filluar ende nga diskutimi i neneve u soll edhe fakti tjetër sipas të cilit gjatë punimeve të një dite më parë kishin humbur mbi 3 orë kohë për ndërhyrje e probleme që nuk i përkisnin procedurës së miratuar. Siç shihet, me gjithë përpjekjet e mira e frymën e mirëkuptimit që po përshkon mbledhjen e Kuvendit Popullor, ka vend për përshpejtimin pa nënvleftësuar aspak mendimet e deputetëve të cilët sipas vërtetësisë e saktësisë po pasqyrohen në nenet që po miratohen. Të shfrytëzohet në mënyrë racionale koha nuk do të thotë nënvleftë- me detyrat e tyre diskutuan dhe bënë vërejtje deputetët e Partisë së Punës Femi Avdiu, Ismail Lleshi, Halil Elezi, Dritëro Agolli, Xhelil Gjoni, Fatos Nano etj. Mendime e sugjerime me vlerë dhanë dhe deputetë të PD si S. Berisha, E. Mysliu, Y. Vejsiu etj. Diskutantët u ndalën gjatë, me detyrat që duhet të kenë Komisionet pranë Kuvendit Popullor. Lidhur me problemin, (tashmë të diskutuar gati në çdo seancë të Kuvendit) si dhe nga do të kenë vartësi RTSH, ATSH-ja dhe mjetet e tjera të informacionit, deputetët ranë dakord të bëhet shtesë e veçantë në Nenin 15. Neni në fjalë u miratua pas formulimit që i propozoi deputeti Y. Vejsiu. Deputetët propozuan dhe formuluan mendime edhe për Nenin 20, që bën fjalë për detyrën e deputetit të Kuvendit Popullor. Deputetët Namik Dokle, Femi Avdiu të Partisë së Punës, dhe G. Pashko, F. Ferizaj, A. Mero të PD bënë debat kundërshtive. Me këtë nen, i cili u miratua me shumicë votash u mbyll seanca e parë. Në seancën e dytë, u diskutua për Nenet 21 e 22. Në paragrafin e veçantë si për imunitetin e deputetit u diskutua me mendimet e shfaqura parimisht ishin dakord. Pasi u hodh në votë u miratua me mbi 2/3 e votave. Nisa-vërejtje u bënë edhe për Nenin 26. Ato nuk ishin thelbësore. Interpretimi që bëri deputeti i Partisë së Punës Fatos Nano, u quajt i drejtë pranëj shumicës absolute e deputetëve. Për Nenin 27, ku jepen kompetencat e presidentit të Republikës u debatuan për të gjitha pikat. Sugjerimet e deputetëve, V. Doda Sh. Korbeci, S. Berisha, N. Roshi, A. Shqalësi, M. Mezini, F. Avdiu etj. u miratuan. Neni 27 u miratua me ndryshimet përkatëse. Në mbyllje të seancës deputetët Gramoz Pashko dhe Fatos Nano, propozuan të ndërpriten punimet dhe të rifillojnë ditën e hënë. Atë e përkrahën mjaft deputetë të PD-së. Por me këtë propozim nuk ranë dakord shumica e deputetëve. Nuk është mirë, thanë ata, që në këto situata t’i marrim punët ngadalë. Populli pret nga ne që të punojmë më shumë dhe të zgjidhim sa më shpejt problemet që kemi përpara, në mënyrë që vendi të hyjë në rrugë të mbarë. Duhet e hedhur në votë shumica e deputetëve ranë dakord që Kuvendi t’i vazhdojë punimet. Ata do të rifillojnë sot në orën 10.00 BASHKIM KOÇI MUSA ULQINI … me të mos u marë me të njëjtën … [rresht i dëmtuar] … gjëra ishte plotësisht e drejtë. Debatet dhe hedhja e mendimeve për mbi një orë kohë për Nenin 24 tregojnë se punimet përgjithësisht ecën ngadalë. Deputetët kaluan pastaj në diskutimin e Nenit 25. Mendime shfaqën deputetë si I. Lleshi, G. Ruli, S. Berisha, Xh. Gjoni, Q. Disha, etj., … tregësë së li… [teksti në skajin e sipërm është i prerë] … shfrytëzohet në mënyrë racionale kohën nuk do të thotë nënvleftësim i problemeve që ngrihen. Për më tepër kur ndonjë kërkesë për të qenë më produktive konsiderohet keq dashëse siç ish ajo e deputetit të PD N. Ceka, i cili e quajti si përpjekje për ta vënë mbledhjen e Kuvendit në «rregulla gazermë». Diskutimi për Nenin 18 filloi me dy propozime, të deputetëve të PD N. Kariqi e A. Hajdari ku ky i fundit dha mendimin për ta hedhur në votë për miratim. Mirëpo rreth tij dolën mendime të kundërta. Deputetët A. Baleta, A. Imami, J. Ferizaj etj., bënë vërejtje ku ndonjë kish të bënte edhe me procedurën e bërjes së propozimeve të votimit. Kuptohet që koha e cila, për të qenë realistë, shpenzohej. Ndërhyrja e deputetit të Partisë së Punës Ahmet Kamberi për të mos iu rikthyer shumë herë të njëjtave çështje na duket se ish me vend, pavarësisht se u kundërshtua nga deputeti i PD T. Molasi, i cili kërkoi që deputetët të kishin më shumë «gjaktftohtësi e urtësi» mbasi kishin të bënin me ligje. Sigurisht, Neni 18 u miratua me mbi dy të tretat e votave, por disa mendime që u hodhën nga deputetët e bënë kohën joproduktive. Për diskutimin e Nenit 19, i cili ka të bëjë me Komisionet e Përhershme e të Përkohshme të Kuvendit Popullor dhe… … e miratua me shumicë votash u mbull Nenet 21 e 22. Në paragrafë të veçanta si për imunitetin e deputetit, iniciativën ligjvënëse etj., deputetët bënë formulime të goditura gjë që bëri të miratoheshin nga… … diskutimin e Nenit 25. Mendime shfaqën deputetës Disha, etj.,

SHQIPTARISHT

Pas një zhgënjimi të fillimit (le të më gjykojë lexuesi kam apo s’kam të drejtë) më në fund kemi parë një kuvend të vërtetë, baraz të vullnetit të hallëmadhit popull. Asnjëherë Kuvendi Popullor nuk ka qenë më serioz, më kompetent, më i emancipuar, më unik. Po, me unik, se mungojnë duartrokitjet e sloganeve, por më duket se sundon dëshira: nga diversiteti i pikëpamjeve lind mendësia e përbashkët, deri unanimet. Duke bërë këtë vlerësime nuk harroj se aty, si përfaqësues të popullit, janë njerëz me bindje krejt të ndryshme politike. Megjithatë atë arrinin një mendje për gjënë madhore për një shqiptar – bëjnë ligjet e shtetit shqiptar, si bij të këtij vendi, duke hedhur nga supet bindjet politike dhe duke mbajtur fort një nord – Shqipërinë e sotme e të ardhshme, të gatshme e të etshme për të hyrë në rrjedhat evropiane. Asnjëherë nuk kam parë një kuvend më të ri, jo vetëm me moshë por sidomos në mendime. Kur ka ardhur deputeti për të «luftuar» në kuvend edhe për një fjalë, edhe për një fjali, për një saktësim e koregjim? Kur ka ardhur në kuvend «i armatosur» me kushtetutat e huaja e dokumentet e njohura të së drejtës ndërkombëtare për t’u ballafaquar, si përfaqësues i popullit, për çdo gjë me to, për të qenë sa më bindës, sa më bashkëkohës? A nuk kemi dëgjuar në kuvend dikur plot fjalime standarde, në rreshat e të cilit ndoshta që lexuesi deputet aty para sallës e para kamerave i hidhte sytë për herë të parë? Kur kemi parë, pra, një kuvend si ky që gëvle-fte sonë e Zylot dhe Demkat? Nuk më takon të vlerësoj njerin apo tjetrin deputet, kulturën e tij, bindjet e këmbënguljen, tolerancën e shpjegërisë. Ata kanë ardhur tepër seriozë për të hedhur pikat e para të shtetit ligjor, të Shqipërisë demokratike që duam të ndërtojmë. Është e kuptueshme, midis të tjerëve, spikasin juristët. Sa keq që kemi kaq pak specialistë të ligjeve në këtë kuvend të parë pluralist shqiptar. Kjo është e vetmja vërejtje që mezi e shqiptoj, sepse e di: aty ku sundon ligji, shkelësit të tij i zihet fryma. Por aty më duket se ka shumë politikanë me shqetësim qytetar e shumë pak sehirxhinj apo kolltukofagë gjumëndjellës. Si para një lufte të vërtetë, ku ndërtohet taktika e strategjia, kur bëhet rikonicioni për të marrë çdo kodër e çdo breg, çdo problem e çdo shteg, kështu më ngjan se deputetët, me vullnetin e popullit, po hedhin bazat shqiptarisht për ligjin e ri themeltar të shtetit tonë – Shqipërisë së dashur. Dhe kam një bindje: kështu do të vazhdojë! Mbi çdo urdhër për ta është urdhëri i ndërgjegjes së kombit. ALBERT SHALA

E mira vjen nga puna

Duke hyrë për në fshatin e Vlanës këto ditë, të bie në sy një rinim i vërtetë i fshatit. Kam qenë para ca vitesh e tash shumë gjëra paskan ndryshuar. Shtëpi të reja shikon duke u ngritur gjithandej, lagjet janë këndësuar me ndërtime të reja plot dritare të mëdha. Shënoj kjo që tre-gon se njerëzit e duan përparimin, e kërkojnë dhe e arrijnë atë. Një shndërrim i shpejtë ky që i bie në sy jo vetëm të ardhurit, por edhe vendësit. Bashkë me drejtorin e ndërmarrjes së riparim shërbimeve të Kukësit që ka ardhur për të parë repartet e zdrukthëtarisë, këpucarisë etj., futemi ndër to dhe vëmë re një punë të mirë që është bërë, megjithëse lokalet ku kryhen këto shërbime janë më të përmbabëtura se shërbimi. «Do t’i rregullojmë, thotë drejtori. – Për këtë jam i bindur se zhvillimet e shpejta në këtë fshat e kërkojnë këtë gjë dhe e mban blegtori. Prandaj është e drejtë që edhe sot të marrë më shumë nga kooperativa, që të përfitojë ai që punon më mirë e kujdeset më shumë e rrit edhe prodhimin blegtoral. Edhe pse ndodhemi në këtë fshat të largët të zonës së Hasit, gjëjmë fuqinë e zhvillimit industrial. Është hapur miniera e nxjerrjes së kromit, vazhdon puna në trevarbanguin kryesor dhe hapjen e pusit të ri nga ndërtim-miniera. Takojmë përgjegjësin e sektorit të minierës, inxhinierin Ramazan Bajraktari, një djalë i thjeshtë, i qetë e kompetent në punën e tij. Ai thotë krejt zakonshëm: Si për-riudhë planin e prodhimit e kemi realizuar 106 për qind, kurse te punimet minerare 111 për qind. Na kanë ecur mirë punët. Njerëzit punojnë. Ja, është grupi i punës që drejtohet nga Miftar Sokol, briga- e kemi realizuar 106 për qind, kurse të punimeve minerare 111 për qind. Në kan… që drejtohet nga Miftar Sokoli, brigadier me arsim të mesëm, i cili ka 10 vjet në minierë. Ata punojnë s’ka më mirë. Mund të flas për minatorët Sherif Gradica, Zekë Ahmetaj, Shagir Kraja etj. Ata punojnë se e duan punën. E ndëpres inxhinierin dhe e pyes: si është paga për këta punëtorë? Ai thotë se «është e kënaqshme, mund të them se marrin sa ministri e më shumë, përveç ushqimit falas që u jepet këtu». Kjo nxit punën dhe vetë organizmin. Edhe në bri- … të rregullëm, shpejta në këtë fshat e kërkojnë këtë». Në këtë fshat kënaqësinë e këtyre ditëve e gjen tek secili. Bisedojmë me disa kooperativistë. Ata janë të kënaqur me masat që janë marrë në plotësimin e oborrit. Diçka e veçantë nga fshatra të tjera na bën përshtypje. Çdo familjeje i janë dhënë aq bagëti të imëta nga kooperativa sa ka dorëzuar në tufëzimin e të imtave, të thonë kooperativistët. Duke e argumentuar këtë se ai që ka dorëzuar më shumë jo vetëm i ka dhënë më shumë kooperativës, por edhe ka provuar se… (Vijon në faqen 2)

Rreth majave në Lezhë dhe Shkodër

Informacion dhënë Kuvendit Popullor nga ministri i Punëve të Brendshme, Gramoz Ruçi Më datën 25 prill 1991, rreth orës 10.00, një turmë njerëzish, me rreth 700 vetë, vërshoi në drejtim të portit të Shëngjinit. Forcat e kufirit të këtij Shengjinit, pengonin, duke u përpjekur që t’i pengonin me zjarr hapur edhe zjarr paralajmërues në ajër, por nuk mundën që ta ndalnin turmën, pjesëtarët e së cilës më në fund, pjesëtarët e së cilës merrnin me vete dhe mjete të thjeshta rrethrrotullime. Në ndryshimet në veprime të rojeve të Rendit u arrit që pas orës 10.00 në qytetin e Shëngjinit nisën të grumbullohen edhe qytetarë nga Shkodra, Kruja dhe Lezha, sepse kishin njoftuar për gjendjen e mirë teknike të anijeve. Në Shkodër qarkullonin thashetheme se do të vijnë trageti për të marrë rininë shkodrane. Rreth orës 11.00, këto grupe dhe qytetarë të tjerë të Shëngjinit (midis tyre edhe gra e fëmijë), afërsisht 1000 vetë, u sulën në drejtim të portit dhe mundën që të futeshin tërësisht në molo. Në anijet që ishin në gjendje të mirë teknike, me insistim e organeve të brendshme u nxorrën nga anijet brendshme u nxorrën nga anijet në gjendje të mirë, ndërsa në të tjera, me pretendimin se kishin defekte të rëndë, nuk u larguan. Rreth 300 vetë rrembyen anijen «Zadrima» dhe u drejtuan nga e organeve të forcave teknike. Me ardhjen e tragetit nga Lezha, u ndërhy energjikisht dhe në port e në molo u rivendos gjendja normale. Një anije e kufirit doli përpara anijes «Zadrima» dhe nuk e lejoi të afrohej tek anijet në rade. Personat e hipur në këtë anije, gjatë kësaj kohe thërrisnin: «Liri-Demokraci», «Komunizmi mbaroi», «Ushtria është me ne». Në orën 15.00, me trenin e Shkodrës erdhën turma të mëdha njerëzish, të cilat u nisën për në Shëngjin. (Vijon në faqen 2)

Vizitoi vendin tonë një delegacion i Partisë Demokratike të së Majtës të Italisë

Këto ditë vizitoi vendin tonë një delegacion i Partisë Demokratike të së Majtës (PDS) të Italisë, i kryesuar nga senatori Andrea Marghieri, anëtar i Komisionit të Jashtëm të Senatit dhe anëtar i Këshillit Nacional të PDS. Në takime të veçanta në Komitetin Qendror të PPSH sekretarët e KQ Spiro Dede e Abdyl Backa biseduan me miqtë italianë për zhvillimet demokratike në Shqipëri, për situatën aktuale në vend e në mënyrë të veçantë për procesin e rinovimit të PPSH. Ata u takuan gjithashtu me përfaqësues të diktastereve dhe specialistë të fushave të ndryshme. Në këto takime delegacioni i PDS u njoh më gjerësisht me zhvillimet në vendin tonë, problemet dhe punën për kapërcimin e vështirësive si dhe për aspektet të marrëdhënieve midis dy vendeve e popujve tanë. Gjatë qëndrimit në vendin tonë shoku Ramiz Alia priti senatorin Andrea Marghieri dhe anëtarët e tjerë të delegacionit dhe zhvilloi me ta një bisedë miqësore. Delegacioni u largua për në atdhe. (ATSH)

U kthye nga Italia delegacioni qeveritar i vendit tonë

Dje u kthye nga Italia delegacioni qeveritar i kryesuar nga sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave Aleks Luarasi, i cili bëri një vizitë zyrtare e miqësore në Republikën Italiane. Në aeroportin e Rinasit delegacioni u prit nga zëvendëskryetari i Këshillit të Ministrave, Shkëlqim Cani, zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Sokrat Plaka etj. Kishte dalë gjithashtu i ngarkuari me punë a.i. i ambasadës italiane në Tiranë, Paolo de Nicolo. (ATSH)

U largua nga vendi ynë misioni i punës i Bankës Botërore

U largua nga vendi ynë misioni i punës i Bankës Botërore, i kryesuar nga Adil Kanan, drejtor ekzekutiv pranë kësaj banke, i cili bashkëpunoi me Bankën e Shtetit Shqiptar, me Bankën e Shtetit Shqiptar për Marrëdhënie me Jashtë, me Ministrinë e Financave, si dhe me ministri e dikastere të tjera. , i kryesuar nga Adil Kanan, drejtor ekzekutiv pranë kësaj banke, i cili bashkëpunoi me Bankën e Shtetit Shqiptar, me Bankën e Shtetit Shqiptar për Marrëdhënie me Jashtë, me Ministrinë e Financave, si dhe me ministri e dikastere të tjera, për përgatitjen e procedurave të nevojshme për aderimin e Shqipërisë në Bankën Botërore. Në aeroportin e Rinasit, misioni i punës i Bankës Botërore u përcoll nga zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Bankës së Shtetit Shqiptar, Kamber Myftari. (ATSH)

Deputetë të PPSH-së në pushim midis seancave. (Foto: ATSH) Deputetë të PPSH-së në pushim midis seancave. (Foto: ATSH)

... LEGALI ... LONDËN ... (ATD...) ...