30/04/1991
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

30 prill 1991

Diskutime që synojnë punë serioze

Pardje dhe dje në Kuvendin Popullor Diskutime që synojnë punë serioze U miratua «Ligji për dispozitat kryesore Kushtetuese» Mbledhja e Kuvendit Popullor vazhdoi edhe ditën e djeshme në seancën e paradites. Diskutimet filluan rreth përmbajtjes së Nenit 28. E morën fjalën mjaft deputetë nga të gjithë grupet parlamentare. Të mbërritur vendimin ndërhyrjet e shpeshta dhe me kompetencë të deputetëve të Partisë së Punës e të Partisë Demokratike si Sh. Korbeli, F. Çina, F. Avdiu, G. Ruli, R. Golemi etj, të cilët në mendimet që shfaqën i bashkëmbetën preokupacioni për të miratuar ligje që t’i rezistojnë kohës. Kjo është një gjë e mirë dhe në qoftë se tek diskutantët vërehej ndonjë «kontradiktë» në mendime, ajo s’kishte të bënte aspak me synime partiake. Përkundrazi synonin për punë serioze, për atë çka dëshiron edhe masa e popullit. Neni 28 u miratua me mbi dy të tretat e votave ashtu siç u miratua edhe Neni 29. Por na bëri përshtypje ndërhyrja e deputetit S. Berisha e cila u mbështet nga deputeti i Partisë së Punës Shkëlqim Cani për t’iu rikthyer pikës 8 të Nenit 21 i cili ishte miratuar një ditë më parë. Për nenin 30, u bënë shtesa, të cilat e bënë me përmbajtje më të qëndrueshme e të plotë. Për Nenin 31, u bënë ndërhyrje për përmirësime të pjesshme të paragrafëve të veçantë. Shumë nga deputetët si Kiço Mustaqi, Genc Ruli, H. Hyseni, A. Kaza, A. Imami etj, edhe pse kishin «nuanca» për të kundërshtuar mendimet e njëri-tjetrit i sollën Kuvendit angazhimin serioz, aq edhe të frytshëm. Edhe shokët e Kryesisë së Kuvendit Popullor, edhe kryesitë e grupeve parlamentare synuan për të bërë hapa të matura. Në seancën e dytë të ditës së djeshme, kryetari morën fjalën P. Kapo, P. Pano, G. Pashko A. Fishta etj. Me mendimet që sollën edhe ky nen u kompletua më mirë duke e forcuar përmbajtjen. Seanca e paradites dje filloi në orën 10.00. Deri në orën 14.30 kur u mbyllën punimet e Kuvendit Popullor për të rifilluar në orën 17 u diskutuan dhe u miratuan 9 nene nga Dispozitat Kryesore Kushtetuese. Këto nene bënin pjesë në bllokun e ligjeve që bëjnë fjalë për organet e larta të administratës shtetërore. Mendojmë se nuk gabojmë në qoftë se themi që shqetësimi i përgjithshëm i deputetëve të cilët e morën fjalën ishte plotësimi e saktësimi më i mirë i neneve të paraqitura për diskutim. Kjo nuk do të thotë se nuk munguan edhe rastet kur deputetë të ndryshëm, në diskutimet e tyre nuk sollën asgjë racionale, veçse zvarritën miratimin e neneve të veçanta. Në këtë rast na u duk me vend praktika e përdorur për të dëgjuar edhe mendimin e juristëve të kualifikuar, të cilët me mendimet e tyre, sqarimet që bënë, ndihmuan për zgjidhjen e propozimeve që u morën parasysh për plotësimin e neneve të paraqitura për diskutim. Një gjë e tillë është e domosdoshme të bëhet, sa kohë që numri i juristëve në Kuvendin e ri Popullor është fare i vogël. Ja kronika e shkurtër e diskutimit të neneve që u miratuan dje paradite. Neni 32, që bën fjalë për Këshillin e Ministrave si organi më i lartë ekzekutiv dhe urdhërdhënës, si dhe neni 33 që flet për të drejtat e deputetëve për të paraqitur në çdo kohë mocion mosbesimi ndaj qeverisë. Në paragrafin e parë të nenit 32 thuhet se Këshilli i Ministrave është organi më i lartë i pushtetit ekzekutiv. Po kështu është saktësuar edhe neni 33. Nenet 34, 35, 36, 37, 38, 39 dhe 40: Të gjitha këto nene, pas diskutimeve dhe plotësimeve të nevojshme, u miratuan me shumicën absolute të votave. Debatin më të shumtë e ngjalli neni 37, që bën fjalë për përbërjen e qeverisë e Këshillit të Ministrave. Rreth këtij neni diskutuan deputetët G. Pashko, A. Hajdari, Sh. Korbeci, S. Berisha, Xh. Gjoni, F. Nano, A. Baleta, B. Kopliku, I. Manushi, N. Karkiqi, I. Dushi, N. Roshi, H. Elezi, I. Lleshi, D. Agolli, B. Çela. Debatet u përqendruan sidomos te kompetencat dhe ...[?] u miratuan thuajse menjëherë me shumicën absolute të votave. Diskutime ngjalli neni 34, sidomos paragrafi ku thuhet se Këshilli i Ministrave mund të përbëhet edhe nga persona që nuk janë deputetë. Kështu deputeti i Partisë së Punës Fatos Nano e argumentoi nevojën e qenies në qeveri edhe të ministrave që nuk janë deputetë me faktin se jo gjithmonë njerë- Këtu, Hr. Hysen, të kundërshtuar mendimet e njëri-tjetrit i sollën Kuvendit angazhim sa serioz, aq dhe matur. Në seancën e dytë të ditës së djeshme, kryetari i Kryesisë, Kastriot Islami u kryesoi deputetëve shtojcat e Nenit 5 e 6 për të cilin kishin rënë dakord për t’i riformuluar e për t’i bërë më të plotë. Por edhe pas kësaj pune deputetët përsëri e diskutuan, përsëri dhanë mendime dhe e miratuan përsëri thuajse unanimisht. Pastaj u kalua në diskutimin e grup neneve që kanë të bëjnë me organet e larta shtetërore. Konkretisht u diskutua për Nenin 32. E tëvë në Kuvendin e ri Popullor është fare i vogël. Debati në të së shpejti e lidhja në 37, që bën fjalë për bërjen e veprimtarinë Nano, A. Baleta, B. Kopliku, I. Manushi, N. Karaqj, B. Çela. Debatet u përqëndruan sidomos tek varësia që duhet të kenë Ministria e Mbrojtjes Popullore dhe Ministria e Punëve të Brendshme nga Këshilli i Ministrave. Shqetësimi i deputetëve ishte që këto dy Ministri të rëndësishme duhet të jenë në raport të njëjtë me Këshillin e Ministrave, siç janë të gjitha ministritë e tjera. Përfundimisht u arrit gjuha e mirëkuptimit dhe neni 37 u miratua me mbi dy të tretat e votave. tave. bën fjalë për bërjen e veprimtarinë Nano, A. Baleta, B. Kopliku, I. Manushi, N. Karaqj, e votave. Ligje për dispozitat kryesore të Kushtetutës të Republikës së Shqipërisë». Kryetari i Kryesisë së Kuvendit Popullor, Kastriot Islami, njoftoi se me sugjerimin e kryesive të tre grupeve parlamentare, është hartuar një rezolutë për problemin e Kosovës. Deputeti Esat Myftari lexoi rezolutën të cilën deputetët e miratuan njëzëri. Kuvendi Popullor vazhdon punimet sot në orën 9.00. BASHKIM KOÇI MUSA ULQINI

FJALA E DEPUTETËVE NË NDËRGJE­GJEN E NJERËZVE

- DURRËS - Punimet e sesionit të parë të Kuvendit Popullor po ndiqen me interes të jashtëzakonshëm edhe në Durrës. FJALA E DEPUTETËVE NË NDËRGJEGJEN E NJERËZVE «Më bën përshtypje të mirë toleranca konstruktive» - DURRËS - Punimet e sesionit të parë të Kuvendit Popullor po ndiqen me interes të jashtëzakonshëm edhe në Durrës. Nga bisedat e shumta që dëgjojmë spikat një mendim që është pozitiv. Deputetët po diskutojnë me maturi e pjekuri, po respektojnë mendimet e njëri tjetrit, po kundërshtojnë bashkërisht për mjaft probleme e dhe kur midis tyre ka debate. Pra, fryma e mirëkuptimit dhe më majtas raste konsesusi që zotëron në Kuvend po mbështetet gjerësisht edhe nga punonjësit durrsakë. Ja për këto dhe për të tjera mendime të tjera po japim disa shprehje nga disa njerëz me të cilët biseduam dje. Agim Këlliçi: Po shoh një parlament me të vërtetë pluralist, jashtë formave të vjetra, kur vetëm dëgjoje, diskutoje apo ngrije dorën dhe rrallë ose hiç fare gjëje ndonjë mendim të kundërt. Kjo praktikë pluraliste tashmë e ligjëruar i jep më mirë problemet, ajo të çon në gjykime dhe vendime sa më të studiuara dhe të drejta. Qazim Gazmari: - Edhe unë duke i ndjekur nga afër dhe me interes punimet e Kuvendit Popullor, ndjej dhe më bën përshtypje të mirë toleranca konstruktive që po shpaloset në punimet nga dita në ditë. Edhe pse Partia e Punës ka shumicën e deputetëve në kuvend, mekanizmi i votës nuk po përdoret mekanikisht, por me mjaft kujdes dhe zgjuarsi. Më vjen mirë kur propozimet, vërejtjet e sugjerimet bëhen nga deputetë të ndryshëm të një partie politike, mbështeten edhe nga ata të një partie tjetër politike e anasjelltas. Ja, pra, kur problemet shikohen në radhë të parë për interesat kombëtare dhe të popullit, për Shqipërinë dhe jo thjesht për interesat partiake, gjërat ecin mirë dhe kështu duhet të vazhdohet gjithnjë. Mikel Papakostandini: - Kuvendi Popullor i tanishëm ka një detyrë të madhe historike, vendosjen e shtetit ligjor, miratimin e kushtetutës së re, zgjedhjen e organave drejtuese të shtetit etj. Edhe unë, si tërë populli, presim që të bëhen sa më parë këto, i duhet urgjentisht vendit shbllokimi i shtetit, i duhet urgjentisht zgjedhja e presidentit, qeveria e re, me qëllim që të ecim si shtet i riorganizuar me hapa të shpejta e të sigurta drejt transformimeve të mëdha që na presin, drejt rrjedhave europiane. Prandaj më duket se edhe pse Kuvendi Popullor përshkohet i tëri nga ky shqetësim në disa raste procedura zgjatet, duke përsëritur shumë herë diçka për të cilën qëndrimet janë të përafërta ose të afërta. Prandaj ndoshta kam mendimin, pa pretenduar që t’u jap mësione deputetëve, që për disa vogëlsira të mos merren me thënie e kundërthënie, kur në fakt kanë rënë dakort që në fillim. SOTIRAQ GJORDENI

Në emër të interesit kombëtar

- KORÇË - Vjen ora 18.00, e në sheshët e shëtitore t Korçës nuk mund të mos dallosh rrahullimin e njerëzve. Vjen ora 18.00, e në sheshet e shëtitore të Korçës nuk mund të mos dallosh rrahullimin e njerëzve. Punimet e Kuvendit Popullor janë kryengjarja që ka bashkuar në mënyrë, do të thoshim, familjarë dhe pluralistë të gjithë para ekranit të televizorit. Të duket se debatet pluraliste, kuvendime punimet e tij, tashmë po i drejton në një terren më të gjerë demokratik, ku do të zhvillohen. Konsensusi, në emër të unitetit kombëtar që shpalo[?]set a- Anesti Stillo, drejtor i ndërmarrjes së ndërtimit: - Nga punimet duket që tërë deputetët mundohen seriozisht që të krijojnë ligje që t’i shërbejnë më mirë popullit, demokracisë. Kjo duket dhe në përpjekjen për të kërkuar konsensus. Përfundimet e punimeve të këtij parlamenti të ri dhe të sotku i presim sepse jemi të interesuar që sa më parë të krijohet e të fillojë veprimtarinë qeveria. Viktor Riska, punonjës në aparatin e komitetit të Partisë së Pu- llor janë kryengjarja që ka bashk shkuar para ekranit të televizorit. Të duket se debatin pluralist, kuvendin e më të gjerë demokratik, kudo që ato zhvillohen. Konsensusi, në emër të unitetit kombëtar që shpallet aty, po kërkohet edhe në këto «kuvende», familjare e shoqërore me njëri-tjetrin etj. Ja disa mendime që vijnë nga disa kategoria të Kores. Ylli Manoku, drejtor i ILB-së: - Kam mendimin nga sa shohim nëpërmjet televizionit se në parlament po gjendet ajo që i intereson mbarë kombit, konsensusi aq i nevojshëm. Në disa raste them, mund të punojë me rendiment më të lartë, megjithëse të gjithë deputetët duket se janë për përmirësime e jo për formalitete. “Racionaliteti është kursim kohe dhe tregon për nivelin e vet parlamentit. Viktor Riska, punonjës në apartamentin e komitetit të Partisë së Punës të rrethit, të Korçës: - Punimet e kuvendit dëshmojnë edhe për guximin qytetar e ndershmërinë e shfaqjes së mendimit. Personalisht nuk nuk po shoh ndonjë hie partake, që natyrisht do ta dëmtonte karakterin demokratik dhe kombëtar të parlamentit. Bie në sy, që rrethi i deputetëve intelektualëve të fushave politike, ekonomike, që aktivizohet më shumë në parlament, po i zgjeron përmasat. Është kjo një gjë shprehëdenëse që çdo deputet të mos jetë vetëm miratues, por edhe një pjesëmarrës aktiv. Korresp. i «Zërit të popullit»

Me kulturë parlamentare

— BERAT — Mikel Buhuri, drejtor i NPA-së në Berat më thotë se ka ditë që në familjen e tij ora 1 e natës nuk është më ora e fikjes së dritave. Mikel Buhuri, drejtor i NPA-së në Berat më thotë se ka ditë që në familjen e tij ora 1 e natës nuk është më ora e fikjes së dritave, për gjumë, sepse sapo mbërrijnë televizorët, ndizet ballafaqimi i përshhtypjeve të sapomara nga punimet e Kuvendit Popullor. Si të thuash parlamenti vazhdon midis nesh. Të njëjtën përshhtypje ndjen gjithandej. Dhe kjo është e natyrshme. Është kuvendi një i parahershëm pluralist, fitore e demokracisë shqiptare. Për herë të parë pas shumë vitesh, deputetët e popullit, të propozuar nga partitë e ndryshme politike, janë mbledhur bashkë për çështje madhore. Përfaqësuesit e popullit po dinë të përfaqësojnë me dinjitet me nënçurinë, gjakftohtësinë, pikëpamjen, gjithë virtytet e mira të popullit, — thotë Xhemal Çela, kryetar i kooperativës bujqësore të Sheqezës. Më bën përshtypje se mbi interesat e partive, ata po dinë të vënë hallet e popullit. S’ka më mirë, s’ka përkushtim më të bukur ndaj çështjes së atdheut, popullit. U uronjë nga zemra suksesë parlamentit tonë pluralist, — tha Muharrem Hoxha, Myrteza Spahiut në kombinatin e tekstileve. — Më kanë pëlqyer shumë diskutimet, debatet për probleme të ndryshme, por mbi të gjitha mua më pëlqen konsensusi i arritur shpesh midis përfaqësuesve opozitarë. S’kishim kuvend pluralist, por kultura parlamentare nuk u paska munguar djemve të popullit. Ata falënderojnë televizionin për transmetimin e seancave të kuvendit (jo vetëm me përshhtypjet e gazetareve), sepse kështu u jepet më shumë mundësia për të verifikuar se si u shpërblehet besimi që u ka dhënë me votat e tij populli. ASLLAN SARAÇI

U zhvillua ceremonia e varrimit e profesor doktor Selami Pulaha

Pardje pasdite, në Tiranë, u zhvillua ceremonia e varrimit të historianit tonë të shquar, prof. dr. Selami Pulaha, nënkryetari i Këshillit të Përgjithshëm të FDSH-së. Arkivoli me trupin e tij u vendos në sallën e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve. Për të ndëruar kujtimin e tij erdhën këtu dhe bënë homazhe anëtarë të kryesisë dhe të Këshillit të Përgjithshëm të FDSH-së, punonjës të institucioneve të Akademisë së Shkencave, pedagogë dhe studentë të Universitetit të Tiranës, personalitete e studiues të fushave të ndryshme etj. Bënë homazhe dhe roje nderi edhe (Vijon në faqen 4)

Ndërtesë me njerëz para saj.

Në pushim midis seancave. (Foto: ATSH)

REZOLUTE E KUVENDIT POPULLOR PER KOSOVEN

Populli autokton shqiptar që jeton në trojet e veta, por që është i përfshirë në shtetin federativ Jugosllav dhe që për nga numri zë vendin e tretë, ndodhet para një rreziku të ri, me pasoja të paparashikuara. Shovinizmi serbomadh nuk po kufizohet vetëm në shkeljet e rënda e sistematike të të drejtave elementare të shqiptarëve, me burgosje, deportime e vrasje e tyre, por ka marrë revan në zhdukjen e jetës, duke shovinizëm ka vendosur këtë ditë të shkojë më tutje: autonomizimin e Kosovës në mënyrë që miti i saj i mesjetar të marrë përfundimisht fytyrë reale, duke çuar deri në fund krimin më të përbindshëm njerëzimit, atë të gjenocidit kundër rreth 3 milion shqiptarëve në trojet e tyre. Me këtë artifice e me mjetet e mënyrat që përdorin liderët e shovinizmit serbomadh, po orvaten të përligjin pushtimin e Kosovës duke dëmtuar stabilitetin jo vetëm në Jugosllavi duke dëmtuar Ballkanin dhe Evropën. Miqtë dhe populli shqiptar i Kosovës e kanë shprehur qartë vullnetin e tyre sovran në vendimin e Kuvendit të Kosovës më 2 korrik 1990. Ai me këtë rast nuk kërkon asgjë më shumë nga sa kanë popujt e tjerë në Jugosllavi. Prandaj pretendimi se gjoja shqiptarët duan të realizojnë separatizmin imediat, është nxjerrë për të bllokuar çdo iniciativë ndërtuese që mund të paraqitet për të bllokuar republikat e tjera jugosllave, të paralizojë jetën e tyre politike, dhe për të vënë në shënjestër të gjithë popullin shqiptar, duke nxitur tek ata idenë e armiqësisë për të justifikuar sulmin ndaj popujve të tjerë. Ne dënojmë lidhur me krizën jugosllave populli shqiptar po përjashtohet, duke u shkelur kështu, parimi universal i vetëvendosjes, i garantuar edhe në vetë Kushtetutën Federative. Por nuk është taj i këtij populli që mbi të veproi me diktat diplomacia e vjetër e shteteve, duke e ndarë atë më dysh. Prandaj kërkojmë që: 1. Të hiqet dorë nga pushtimi e dhuna sistematike që po ushtrohet prej shtetit serb mbi popullin martir shqiptar. 2. Shqiptarët në trojet e veta brenda shtetit federativ jugosllav të njihen si popull si e komb dhe të garantohen pjesëmarrja e tyre në bisedime për marrëveshjen e e si të barabartë me popujt e tjerë të Jugosllavisë. 3. Të mos lejohet rajonizimi i Kosovës, 4. Të njihen dhe të respektohen të gjitha të drejtat e vëllazërve tanë shqiptarë me banim në trojet e veta në Jugosllavi që garantohen nga Kushtetuta e Jugosllavisë dhe aktet e Helsinkit përfshi këtu të drejtën e vetëvendosjes. 5. Qeveria shqiptare autorizohet të bëjë demarshe pranë shteteve dhe organizatave ndërkombëtare për garantimin e këtyre të drejtave. Duke qenë këto çështje tepër shqetësuese e shumë të nevojshme për opinionit evropian e atij botëror t’i bëjmë apel për mirëkuptim më të madh, për një angazhim më të plotë e konkret, në mënyrë që të parandalohet ndezja e zjarrit nga shovinizmi serbomadh, se një zjarr i tillë nuk do të njihte kufij. Ky është jo vetëm një mesazh për vëllezërit tanë por edhe një detyrë themelore e gjysmës së kombit tonë për gjysmën tjetër të tij.