PRESIDENTI EMËRON NË DETYRËN E KRYETARIT TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE FATOS NANO PËR TË FORMUAR QEVERINË E RE
DJE NË KUVENDIN POPULLOR
Dje paradite rifilloi punimet sesioni i Parë i Legjislaturës së 12-të të Kuvendit Popullor. Ndodhej edhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ramiz Alia.
Në këtë seancë u kalua në shqyrtimin e pikës së 3-të të rendit të ditës: «Emërimi i Kryetarit të Këshillit të Ministrave, formimi i Qeverisë së re». Kryetari i Kryesisë së Kuvendit Popullor, Kastriot Islami, lidhur me këtë njoftoi se Kryesia e Kuvendit Popullor ka marrë një letër nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ramiz Alia, i cili bën të ditur se pasi pranoi dorëheqjen e Kryetarit të Këshillit të Ministrave dhe konsultua me përfaqësuesit e grupeve parlamentare dhe të partive politike, në bazë të nenit 28, pika 6 të ligjit numur 7491, datë 29. 4. 1991 «Për dispozitat kryesore kushtetuese», vendosi që të emërojë në detyrën e Kryetarit të Këshillit të Ministrave Fatos Nanon, për të formuar Qeverinë e re.
Shqyrtimi i materialit të Komisionit të posaçëm parlamentar për ngjarjet e Shkodrës u shty, me kërkesën e këtij Komisioni për një seancë tjetër. Diskutime të shumta u bënë lidhur me krijimin e komisionit që do të merret me hartimin e projektkushtetutës. Këtij komisioni iu vu detyrë të hartojë e të përgatisë për diskutim projektkushtetutën brenda dhjetorit 1991; të diskutojë, të marrë vërejtje e ta paraqesë për shqyrtim në Kuvendin Popullor projektkushtetutën brenda marsit 1992. Pranë Komisionit do të atashohen grupe specialistësh shqiptarë të fushave të ndryshme. Ky komision të konsultohet edhe me grupe specialistësh, juristë të huaj dhe institute të specializuara jashtë vendit.
Kryetari i Kryesisë së Kuvendit Popullor tha se është menduar që në këtë komision parlamentar të bëjnë pjesë 31 vetë nga të cilët, 16 të PP-së, 9 të PD-së, 1 OMONIA-s dhe nga një përfaqësues nga partitë të tjera politike që nuk përfaqësohen në kuvend.
Deputeti Neritan Ceka propozoi që Partia Republikane të përfaqësohet në këtë komision me dy anëtarë, gjë që u mbështet nga shumica e diskutuesve. Deputeti Sali Berisha tha që në komision, i cili duhet quajtur kushtetues, të ketë përfaqësues edhe nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura, si dhe juristë e specialistë që nuk janë deputetë, pasi jashtë parlamentit, tha ai, ka forca të kualifikuara që mund të kontribuojnë në hartimin e projektkushtetutës.
Deputeti Namik Dokle ishte për diskutim më të gjerë në komision, tha ai, të përfaqësohen të dy sindikatat, BSP dhe federatat sindikale të punonjësve, si dhe organizatat e tjera shoqërore. Ndërsa deputeti Pjetër Arbnori shprehu mendimin të përfaqësoheshin edhe komunitetet fetare.
Pjesa më e madhe e diskutantëve ishin të mendimit që ky komision të jetë kushtetues, aty të përfaqësohen të gjitha forcat politike dhe të tërhiqet më mirë mendimi i masës së gjerë të zgjedhësve. Në përfundim u ra dakord, që gjatë pushimit, kryesitë e grupeve parlamentare të diskutojnë edhe njëherë dhe të arrijnë në një konkluzion të përbashkët për emërtimin dhe përbërjen e komisionit.
Po në këtë seancë deputetët miratuan përbërjen e komisionit për hartimin e Projektregullores së Kuvendit Popullor.
Pas pushimit kryetari i Kryesisë së Kuvendit Popullor, njoftoi se grupet, parlamentare kishin rënë dakord për strukturën e Komisionit kushtetues ku do të bëjnë pjesë 10 specialistë, 10 nga PP-ja, 7 nga PD-ja, 1 nga OMONIA, 2 nga Partia Republikane, si dhe nga një përfaqësues nga Partia Ekologjike, partia Agrare, partia Socialdemokrate e Partia e Unitetit Kombëtar dhe nga BSP dhe Federatat Sindikale të punonjësve. Kjo strukturë u miratua nga deputetët.
Pastaj e mori fjalën kryetari i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për të ...
«Kam besim se mund të hapim një faqe të re në zhvillimin e vendit»
INTERVISTË E PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS RAMIZ ALIA: — Dhënë kryeredaktorëve të gazetave «Zëri i Popullit» Namik Dokle dhe «Rilindja Demokratike» Errok Çupi —
INTERVISTË E PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS RAMIZ ALIA:
«Kam besim se mund të hapim një faqe të re në zhvillimin e vendit»
— Dhënë kryeredaktorëve të gazetave «Zëri i Popullit» Namik Dokle dhe «Rilindja Demokratike» Errok Çupi —
I mundësi të mëdha për zhvillimin në të mirë të atdheut. Kontaktet me botën e jashtme do të ndihmojnë gjithashtu zhvillimin perspektiv të vendit dhe do të inkurajojnë sektorë të ndryshëm të jetës sonë.
Unë mendoj se ne duhet të japim hov iniciativës krijuese në të gjitha drejtimet, duke nxitur të gjitha format e pronësisë, shtetërore, kolektive e private. Neve na duhet të vëmë në lëvizje sa më mirë mendjet e njerëzve, t’u krijojmë mundësi atyre të veprojnë lirshëm. Në qoftë se flas për procesin e demokratizimit të jetës së vendit, në radhë të parë duhet të mendojmë një zhvillim të pakufizuar të iniciativës krijuese në të gjitha fushat. Unë kam bindjen se ne kemi forca të tilla të mëdha krijuese kudo: që nga punëtorët, fshatarët, inteligjencia teknike dhe krijuese. Nga kjo pikëpamje, jam optimist, me gjithë gjendjen e rëndë aktuale që përjetojmë, jam optimist që brenda një kohe shumë më të shkurtër do të hapen perspektiva të mira për zhvillimin ekonomik, për mirëqenien e popullit.
— I nderuar President, ç’ndryshime vëreni në postin tuaj të ri si President i Republikës dhe detyrës si Kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor?
— Dallimi është se kur isha kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor më zgjodhi një kuvend kur ne kishte një parti të vetme. Kurse tani, duke u zgjedhur si President i Republikës, në këtë detyrë të rëndësishme më zgjodhi një parlament pluralist. Ky është ndryshimi i parë. Ndryshimi i dytë: duke qenë Kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor, përgjegjësia ishte kolektive, ishte e gjithë Presidiumi. Kurse tani përgjegjësia është krejt individuale, pra, unë përgjigjem personalisht para Kuvendit Popullor, para popullit. Kjo, natyrisht, është gjë krejt e re, një ndryshim esencial. Së treti: Duke ...
— I nderuar President. Ju sapo u zgjodhët në këtë post të rëndësishëm nga Kuvendi Popullor, nga parlamenti i parë pluralist shqiptar. Kjo është transmetuar si një ngjarje e rëndësishme në mbarë opinionin shqiptar, brenda dhe jashtë. Nëse organet të shtypit e ndjejnë për detyrë që t’i japin këtij opinioni një mesazh nëpërmjet intervistës suaj të parë — Si mund të kapërcehen këto situata sa më shpejt dhe në dobi të afërt të popullit? — Unë mendoj që i kemi mundësitë të dalim nga këto vështirësi. Dy arsye do të përmendja. Së pari, mendoj që populli ynë është një popull punëtor, njerëzit tanë e duan punën, atyre nuk u ... Ç’mendim keni për situatën aktuale politike, ekonomike e shoqërore që kalon vendi? - Para se të flas për situatën dëshiroj të veçoj dy gjëra: E para, dëshiroj të falënderoj gjithë popullin tonë, masat punonjëse të vendit, forcat politike, që më besuan këtë detyrë me përgjegjësi të madhe për kombin. Së dyti, dëshiroj të sqaroj faktin siç e mundur që dy gazetat të dy partive që janë në opozitë me njëra-tjetrën të marrin një intervistë së bashku. Qe një koindicencë shumë e bukur. Ndërsa përfaqësuesi i njërës gazetë më priste në zyrë, në të njëjtën kohë, në të njëjtën minutë, mori në telefon përfaqësuesi i gazetës tjetër, gjithashtu për të më intervistuar. Gëzohem që ju pranuat që kjo intervistë të jetë e përbashkët. Përsa i përket situatës ekonomike, shoqërore e politike: E thashë edhe në fjalën që mbajta në Kuvendin Popullor se ajo është e rëndë, në kuptimin që ka shumë vështirësi ekonomike, politike, shoqërore. E pikërisht sot, përpara gjithë popullit tonë, por edhe përpara gjithë forcave politike, shtrohet çështja e një bashkëpunimi të ngushtë për t’u vënë gjoksin punëve. Populli kërkon qetësi, vendi kërkon zhvillim ekonomik, sepse është me të vërtetë një gjë e keqe që punët nuk po ecin. Mbi të gjitha në pranverës nuk po na gëzojnë, në të kundërtën, janë shumë keq në krahasim me vitet e tjera. Është gjë e keqe që edhe në sektorë të tjerë planet nuk po realizohen për shumë arsye. Një gjendje e tillë ekonomike nuk mund të mos krijojë probleme sociale, nuk mund të mos sjellë gjurmë në jetën politike. Prandaj në këtë situatë kalojmë nga domosdoshmëria mobilizimi i përgjithshëm i forcave, veçanërisht i bashkëpunimit i ngushtë të të gjitha forcave politike, në të mirë të popullit e të përparimit të vendit. Unë edhe sot, në takimet që pata me përfaqësues të grupeve parlamentare e të partive politike, them që bashkëpunimi i nevojshëm e bashkëpunimit të forcave politike, po të ishte e mundur deri edhe formacion qeveritar. Padyshim, u bërka atyre ta gjykojnë e të vendosin për këtë gjë. - në dobi të afërt të popullit? - punën, atyre nuk u mungon as dëshira, as vullneti për t’i kapërcyer këto situata. Vendi nga ana tjetër, nuk është një vend i varfër. Ai ka mjaft pasuri natyrore. Neve na duhet medoemos një perspektivë e qartë e zhvillimit ekonomik, zbatimi i reformave që të nxisin rritjen e prodhimit, zhvillimin e sektorëve të ndryshëm të ekonomisë dhe rritjen e mundësive për punësimin e njerëzve. Kësaj, neve na duhet medoemos një bashkëpunim me botën e jashtme, me qëllim që të tërheqim investitorë të huaj për të vënë në qarkullim ekonomik pasuritë që kemi. Por e theksoj edhe njëherë: tërheqja e investitorëve të huaj kërkon stabilitet politik. Se pa një stabilitet politik është vështirë që të huajt të investojnë në këtu. Prandaj varet nga ne, nga puna jonë, nga përpjekjet tona të përbashkëta, për të arritur këtë stabilitet, për të siguruar kapërcimin e këtyre vështirësive dhe për t’u futur në rrugën e zhvillimit të vendit. - Vendi ynë ka edhe një favor: është një vend i vogël, e zakonisht, në një vend të vogël e mira e mira dhe keqja shfaqen menjëherë, duke qenë menjëherë. Por ajo që ka rëndësi më të madhe është se ne jemi vend i vogël, por nuk jemi vend me borxhe. Kur them borxhe, nuk është fjala për 100 milion e 200 milionë dollarë, që rrjedhin nga deficitet tregtare, por për miliarda dollarë të marra si kredi, si kanë të tjerët. Po të kishim borxhe, do të vështirësoheshin investimet e jashtme, sepse kapitali i huaj nuk vjen në qoftë se një vend është i mbytur në borxhe. - Si e mendoni të ardhmen e Shqipërisë pas këtyre zhvillimeve? - Besoj që të gjithë duhet të mendojnë një të ardhme shumë më të mirë nga kjo që është, se, ndryshe, përse punojmë? Unë personalisht kam besim te forcat e gjalla të vendit tonë, duke filluar që nga rinia, tek inteligjencia, tek punëtorët e fshatarët, tek të gjitha forcat e vendit. Kam besim se mund t’i kapërcejmë vështirësitë aktuale dhe tonë. Të gjitha reformat ekonomike që janë bërë në vendin tonë, por edhe reforma të reja që mund të bëhen në vazhdim të tyre, duhet të hapin perspektiva të reja dhe me siguri do të krijojnë një të ardhme të mirë. Popullor, përgjegjësia ishte kolektive, ishte e gjithë Presidiumit. para Kuvendit Popullor, para popullit. Kjo, natyrisht, është një qenë Kryetar i Presidiumit kryeja në të njëjtën kohë edhe detyrën e Sekretarit të Parë të KQ të Partisë së Punës. Kurse tani, në bazë të ligjit kushtetues që u aprovua, duhet të kryej vetëm detyrën si President. Dhe në fakt që sot unë do të kryej detyrën si president, duke lënë çdo funksion drejtues në Parti. Edhe ky është një ndryshim tjetër rrënjësor. Unë do të përpiqem që në këtë funksion që m’u ngarkua t’i qëndroj besnik popullit, atdheut, lirisë, pavarësisë, atij betimi të cilin e bëra përpara Kuvendit Popullor. - Të fundit: çfarë u këshilloni dy gazetave tona? - Natyrisht që gazetat u përkasin dy partive të ndryshme dhe unë, nga pozita e Presidentit, nuk mund t’u jap asnjë këshillë, në kuptimin e programit dhe të synimeve që kanë partitë. Si qytetar do të uroja që gazetat tona, si “Zëri i popullit”, edhe “Rilindja Demokratike” të ishin gazeta që t’i shërbenin unitetit kombëtar, të jenë gazeta që të ndihmojnë proceset e zhvillimit demokratik të vendit, të jenë gazeta që ndihmojnë në opinionin publik për të kuptuar situatat dhe për t’i mobilizuar njerëzit që t’u vënë gjoksin punëve për zhvillimin e vendit. Sigurisht gazetë ruan të drejtën të bëjë kritikë, secila ruan fizionominë e vet, shpesh edhe në kundërshtim me njëra-tjetrën, për pikëpamjet që shpreh, por në kundërshtim e jo në armiqësi. Sepse ka një diferencë thelbësore midis kundërshtimeve dhe armiqësisë. E mira është që çdo veprim, jo vetëm i gazetave, por i çdo partie politike, të konvergojë në zhvillimin e vendit, të konvergojë në forcimin e bashkimit të tërë popullit. Ne jemi vend i vogël dhe kemi nevojë për bashkëpunim të ngushtë. Urtim më i mirë imi për gazetat tuaja do të ishte pikërisht që të kontribuojnë për këtë, secila në mënyrën e vet, secila nga pozitat e veta, por gjithmonë duke pasur si qëllim kryesor përparimin dhe zhvillimin e vendit në këtë rrugë në të cilën është futur procesi ynë demokratik. Me këtë rast ju falënderoj të dyve për këtë intervistë dhe ju uroj të keni suksese në punë. Ju faleminderit
(Vijon në faqen 2)
Më pas ju keni mundur të takoheni me përfaqësues të dy gazetave, të cilët ju kanë bërë intervista. A mund të na thoni diçka më shumë rreth kësaj bashkëbisedimi?
- Ishte një bisedë e shkurtër, natyrisht. Unë isha i shoqëruar nga kolegët e mi dhe kjo ishte një përpjekje përpara Kuvendit Popullor.
- Të fundit: çfarë u këshilloni dy gazetave tona?
- punë.
Ju faleminderit
(Foto: ATSH)
— I nderuar President. Ju sapo u zgjodhët në këtë post të rëndësishëm nga Kuvendi Popullor, nga parlamenti i parë pluralist shqiptar. Kjo është transmetuar si një ngjarje e rëndësishme në mbarë opinionin shqiptar, brenda dhe jashtë. Nëse organet të shtypit e ndjejnë për detyrë që t’i japin këtij opinioni një mesazh nëpërmjet intervistës suaj të parë
Konkluzione të Komisionit të Posaçëm Parlamentar dhe masat që propozon për të ndjekur ecurinë e hetimeve rreth ngjarjeve të Shkodrës të datës 1-2 prill 1991
[Pjesë e artikullit të prerë në skajin e sipërm:] nit që do të merret me hartimin e ca të kualifikuara që mund të kon- publike, Parlamentar për të ndjekur ecurinë e hetimeve rreth ngjarjeve të Shkodrës të datës 1-2 prill 1991, deputeti Alj Lulashani, i cili paraqiti konkluzionet dhe masat që propozon ky komision.
Më pas ai u përgjigj disa dhjetra pyetjeve që i ishin drejtuar këtij komisioni nga deputetët.
Në vijim ai lexojë një letër që i ka ardhur Kryesisë së Kuvendit Popullor nga një rajon policie i Tiranës lidhur me këtë ngjarje. Deputetë të PD-së protestuan për leximi e letrave dërguar Kryesisë së Kuvendit Popullor.
Pas këtyre protestave, kryetari i Kryesisë së Kuvendit Popullor, Kastriot Islami i pezulloi punimet e seancës, pasi më parë kishte tërhequr disa herë vëmendjen për moszbatimin nga deputetët të rre- (Vijon në faqen 2)
(Foto: ATSH)
Komisioni i Posaçëm Parlamentar, në vijim të njoftimit të datës 25.4.1991, sipas detyrës së lënë nga Parlamenti dhe në përgjigje të pyetjeve të shqetësimeve të deputetëve të shumtë kolektivave dhe personave të tjerë, në të gjithë vendin, paraqet disa konkluzione dhe propozime për ngjarjen e Shkodrës.
Në kushtet e vështira të një mungese të paarsyeshme të bashkëpunimit të njerëzve që kanë parë me sy ngjarjet e Shkodrës grupet e hetimit vazhdojnë punën hetimore, që tani plotësohet edhe me ndjekjen penale të këtër personave. Ndërko-
he janë në fazën e ekspertimit balistik armët e bllokuara që janë përdorur.
Megjithatë, nga vlerësimi i përgjithshëm i të dhënave të deritanishme, Komisioni mendon se ngjarja është kryer nga një 50 kv mish, 40 kv gjalp, 160.000 kokrra vezë, 30 kv fasule, 100 kv patate; u vendos kompletimi brenda muajit maj i sallës së mikro-kirurgjisë me pajisjet e nevojshme dhe sigurimi i një ambulance për rre.
Drejtoria e Shtypit dhe e Informacionit pranë Këshillit të Ministrave
Rreth zhvillimit të grevës në minierat Batër e Krrabë
Sikurse është njoftuar, punonjësit e minierave të kromit në Batër e Krrastë të rrethit të Matit ndodhen në grevë, duke kërkuar kushte më të mira pune, përmirësimin e kushteve të punës, të trajtimit të jetesës së tyre.
Komisioni i grevës është takuar me përfaqësues të Këshillit të Ministrave, Drejtorisë së Përgjithshme të Minierave dhe me përfaqësues të Ministrisë së Industrisë, por deri tani nuk është arritur asnjë mirëkuptim.
Për të njohur masat e marra nga dikasteret përkatëse dhe kërkesat e grevistëve, kontaktoi me Ministrinë e Industrisë dhe me përfaqësuesit e Ministrisë së Punës dhe të Përkrahjes Sociale. Nga këto biseda del se ...
... se me komisionin e grevës kanë biseduar disa herë drejtuesit e Ministrisë së Industrisë, Minierave e Energjetikës, përfshirë edhe ministrin Drini Mezini. Në këto takime kërkesat ekonomike të minatorëve u konsideruan në përgjithësi të drejta dhe u diskutua për rrugët konkrete për zgjidhjen e tyre. Me komisionin e grevës është takuar edhe drejtori i Ndërmarrjeve të Furnizimit të Punëtorëve në Ministrinë e Tregtisë së Brendshme.
Si rezultat i këtyre takimeve numri i autobuzëve në dispozicion të këtyre minierave u rrit në 11, u vendosën afate për zgjidhjen e kërkesave të tjera si shpejtimi i ndërtimit të ujësjellësit, u bënë përpjekje për kompensimin e deficitit të furnizimit të ndërmarrjes së furnizimit të punëtorëve në Krrastë, duke dërguar atje sigurimi i një ambulance për re.
Sic njofton drejtori i ndërmarrjes minerare të Krrastës, dje në disa sektorë të kësaj ndërmarrjeje, si në Thekën, Majën e Krrastës është filluar përsëri puna në turnin e parë. Përfaqësues të ministrive përkatëse po vazhdojnë kontaktet me punonjësit grevistë, për t’i dhënë fund grevës cilës ka dëmtuar ekonominë nga mosrealizimet e prodhimit të kromit për eksport.