Nënat e dëshmorëve ...
Kush nuk i njeh ato? I kemi parë të gjithë kur mbledhin tok e ashtu bashkë, fisnike e të ndjeshme, me ballin të zbukuruar nga rrudhat e viteve shkojnë me hap të lehtë për në varreza.
Në dorë mbajnë nga një tufë me lule. Janë nga lulet e para e më të bukurat që ka sjellë pranvera. Dhe kjo është rastësi. Jo, është një rit i vetëdijshëm dhe i përvitshëm. Se edhe bitë e tyre të mirë ishin dhe mbetën lule. Mbetën lule përherë të freskëta në prehrin e nënës sonë të madhe Shqipëri. Vitet e shumta që kanë kaluar kanë bërë të tyren. Ua kanë zbardhur flokët e shtatin ua ka kërrusur paksa. Por zemrën jo, zemrën nuk ua ka prekur dot. Një pjesë e tyre nuk jeton më. Por a mund të themi se mungojnë? Jo, në asnjë mënyrë! Sot nuk mungojnë në asnjë. Ja tek janë të gjitha me shamitë e zeza në kokë, me nga një tufë lule në dorë, me nga një rreze kujtimi në sy, me një zemër mali brenda kraharorit. Qëndrojnë të heshtura pranë mermerit të bardhë ku flakëron ylli i kuq dhe vështrojnë një grumbull të menduara sikur duan të gjejnë ndonjë fill lidhës me atë çast kur kanë mëtuar lajmin e rënies dhe të padhukësisë njëherësh. Pastaj përkulen, ledhatojnë me duart që iu dridhen mermerin, germat e emrit. Të gjitha këto mund të ngjajnë si irrealë, si në legjendë. Vërtet kanë dikë prej legjende, por kanë dhe jetë, kanë atë që të gjithë ne e admirojmë: qëndresën, nderimin, mbijetesën e nënës shqiptare. Sepse edhe vetë nëna shqiptare është gjysma jetë dhe gjysma legjendë. Pastaj, ashtu të kërrusura, përsëri bashkë e më hap të lehtë largohen ngadalë, pa bërë zhurmë për të mos u prishur gjumin, ëndrrën... Vështirimet që kthehen herë pas here nga varrezat thonë: - Do të vijmë përsëri. Këtu na keni, të koka. Janë nënat e dëshmorëve, që kudo që të jenë (edhe nëse kanë vdekur), në çdo pesë Maj vunë përpara trupit të djalit të saj të vrarë ashtu nuk e dha veten, nuk u ligështua. - E njeh? i thana ata. - POI - u përgjigj preri mena. - Eshtë yt bir? pyeti serish fashisti. - Jo, u përgjigj edhe më me vendosmëri nëna trimëreshë, duke vazhduar më tej, - është më djali im. ESHTE DJALI I SHQIPËRISË. Dhe siç Misto Mame Shqipëria ka plot dëshmorë, më të mira. Ka edhe vajza si Margarita, Bulja e Persefoni. Të gjithë i përkujtojmë e i nderojmë sot. Them sot se kam parasysh mënyrën e organizuar kur të gjitha flasin për ta, këndojmë këngët e nderimit, recitojmë vjersha, mbledhim lule, ngremë grushtin në shenjë mirënjohjeje e betimi për të mos shembur mbi gjakun dhe ëndrrat e tyre. Por nderimi më i madh për ta është: ta duam Shqipërinë, siç e deshën ata. Dëshmorët i përkujtojmë çdo ditë. Çdo hap që hedhim drejt së nesërmes, çdo punë të mirë që bëjmë në shërbim të atdheut është nderim dhe përkujtim edhe për ta, për ëndrrat, gëzimet, dëshirat e shumta që patën, të cilat bashkëkohësin në një emërues të përbashkët, Shqipërinë. Por kam edhe një arsye tjetër që i përmend sot fjalët e nënës Sillos. Është djali i Shqipërisë! Krahas të vërtetës historike, këto fjalë sjellin me vete edhe një amanet, që s’është më vetëm amaneti i një nëne, por i të gjithë atyre nënave shqiptare, është amaneti i gjakut të dëshmorëve. Shqipëria sot më shumë se kurrë ka nevojë për bijtë e vet. Duke u betuar në gjakun dhe ëndrrën e dëshmorëve le ta tregojmë veten se vërtet jemi bijtë e Shqipërisë. Djem e vajza të Shqipërisë Prej kujtimeve të nënave të dëshmorëve dua të përmend sot fjalët e nënës Sillos, të nënës së Misto Mames, sot e dashur e paharruar. Kur e morën fashistët dhe e vunë përpara trupit të djalit të vrarë, ajo nuk e dha veten, nuk u ligështua. Luan M. Rama rrë... gjakun dhe qëndresën e dëshmorëve le ta ngrejmë jetën se vërtet jemi bijtë e Shqipërisë. LUAN M. RAMA
Pasditja tematiko «Atdheu dhe dëshmorët»
Në prag të 5 Majit, Ditës së Dëshmorëve, Komiteti Kombëtar i Veteranëve të Luftës së Popullit Shqiptar, Komiteti i 5 Majit dhe Unioni i Shkrimtarëve, organizuan në Pallatin e Kulturës «Adheu dhe dëshmorët» që u zhvillua dje pasdite.
Në prag të 5 Majit, Ditës së Dëshmorëve, Komiteti Kombëtar i Veteranëve të Luftës së Popullit Shqiptar, Komiteti i 5 Majit dhe Unioni i Shkrimtarëve, organizuan në Pallatin e Kulturës «Atdheu dhe dëshmorët» që u zhvillua dje pasdite.
Ndodhej edhe kryetari i Komitetit të Veteranëve të Luftës së Popullit Shqiptar, Shefqet Peçi.
Fjalën e hapi sekretari i përhershëm i këtij Komiteti, Myqerem Fuga, i cili foli të tjera për rolin e veteranëve të luftës e familjeve të dëshmorëve, veteranë të luftës, ushtarakë, etj.
Më 5 Maj, Dita e Dëshmorëve të luftës heroike Nacionalçlirimtare që udhëhoqi komandanti legjendar Enver Hoxha, është dita o kujtimit të atyre që nuk kursyen kurrë, se për ne është e thënë, ata shkrinë nga më të ndriturat e brezit në gjirin e popullit tonë. Me artikujt e tyre të lartë ata përfaqësojnë një epopë të re në truallin shqiptar.
(Shpia ATSH-së)
KOMUNIKATË
- Zhvilloi punimet Plenumi i 17-të i KQ të PPSH -
Në plenum u diskutua lidhur me lirimin e shokut Ramiz Alia nga funksionet drejtuese në parti, për t’iu përgjigjur Ligjit Kushtetues të miratuar në sesionin në vazhdim të Kuvendit Popullor mbi të drejtat dhe detyrat e Presidentit të Republikës.
Në diskutime u theksua se zgjedhja e shokut Ramiz Alia si President i Republikës është në dobi të unitetit të popullit, në të mirën e atdheut. Folësit, pasi e uruan për kryerjen me sukses e devotshmëri të detyrës së re, vunë në dukje kontributin e vazhdueshëm të shokut Ramiz Alia për forcimin e PPSH. Ata thanë se nën drejtimin e tij u përpunuan dy dokumentet themelore për të ardhmen e Partisë së Punës, projektet e Programit dhe të Statutit të ri të saj. Këto dokumente, që do të përmirësohen edhe nga diskutimi i gjerë i anëtarëve të Partisë, e paisin atë me një alternativë kurajoze e të përpunuar shkencërisht për kohën e sotme.
Shoku Ramiz Alia në fjalën e tij theksoi se e kishte pranuar vënien e kandidaturës për President duke u nisur nga vullneti i popullit e i Partisë. Ai shprehu bindjen se anëtarët dhe simpatizantët e Partisë do ta kuptojnë drejt këtë dhe do të shtojnë përpjekjet për të forcuar unitetin e tyre.
Shoku Ramiz falënderoi shokët e Plenumit e të udhëheqjes së Partisë, si dhe gjithë anëtarët e kuadrot e ndryshëm të saj për bashkëpunimin e frytshëm shoqëror, për ndihmën që i kanë dhënë dhe besimin që kanë tek ai.
Në përfundim të punimeve Plenumi vendosi:
1. Të lirojë shokun Ramiz Alia nga funksionet e anëtarit të KQ, të Byrosë Politike dhe të Sekretariatit të Parë të Partisë të KQ të Partisë, për shkak të zgjedhjes së tij si President i Republikës.
2. Zgjedhja e Sekretarit të Parë të lihet Kongresit të 10-të të ardhshëm të Partisë. Përgatitjet e Kongresit të udhëhiqen drejtpërsëdrejti nga KQ i Partisë dhe Komiteti Përgatitor për organizimin e Kongresit të 10-të, që u caktua në aktivin e Partisë të muajit mars 1991.
3. Kongresi i 10-të i Partisë të mbahet më datën 10 qershor 1991.
PLENUMI I 17-tË I KQ TË PPSH
Tiranë, më 4.5.1991
PLENUMI I 17-TË I KQ TË PPSH
më datën 10 qershor 1991.
Tiranë, më 4.5.1991
TELEG RAME URIMI
Drejtuar Presidentit të Republikës, Ramiz Alia
Shkëqësisë së Tij
Zotit Ramiz Alia
President i Republikës së Shqipërisë
Ma rastin e rizgjedhjes së Shkëlqesisë Suaj si President i Republikës së Shqipërisë kam kënaqësinë t’Ju shpreh përgëzimet e mia së bashku me urimet më të mira për sukses në postin tuaj të lartë.
Kam bindjen se nën udhëheqjen tuaj kombi shqiptar do të vazhdojë përpjekjet e tij të vendosura për të materializuar idealet e tij për një shoqëri të lirë, demokratike e të begatë.
Ju lutem, Shkëlqesi, pranoni urimet e mia më të mira për shëndetin dhe lumturinë tuaj personale.
TURGUT OZAL
President i Republikës së Turqisë
PRESIDENTIT ZOTIT RAMIZ ALIA
TIRANË
I dashur Zoti President,
Në emër të kryesisë së shoqatës kombëtare «Jusuf Gërvalla» në Nju-Jork të SHBA-së, me respekt e mirënjohje të thellë ju urojmë nga zemra zgjedhjen tuaj në postin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, e cila përbën një fitore të popullit shqiptar, që në këto momente ndryshimesh politike me shumë merre me kurre ka nevojë për një udhëheqës me ndjenjë të vërtetë kombëtare e demokratike.
Zgjedhja juaj në këtë detyrë të lartë, në të cilat kombëtare na mbushi me krenari e besim se ardhmja e popullit tonë është rruga e drejtë e demokracisë, e lirisë, e demokracisë, e Jurturibe së pashmangshme. Në krenoheni për popullin tonë që tregoi e dhe një herë se është i aftë vepru me një pjekuri e gjakftohtësi dhe me udhëheqës njerëzor e demokrati, e birin e atdheut, flamurtarin e reformave demokratike, hartarin e reformave demokratike, duke mos u ndikuar e orientuar nga përpjekjet pseudopatriotike të elementëve karrieristë, të cilët siç shifrytet me interesa personale, masynë për të penguar reformiste e pseudopatriotike.
I dashur Zoti President,
Ne anëtarët e Kryesisë së Shoqatës Kombëtare «Jusuf Gërvalla» shprehim me këtë rast përkrahjen dhe solidaritetin tonë ndaj të gjitha reformave demokratike të filluara dhe të drejtuara me pjekurinë e duhur nga ju, si dhe besimin tonë se askush nuk do të ketë forcë ta ndërpresë triumfin e këtyre reformave demokratike.
Ne urojmë gjithashtu që me partinë tuaj dhe të gjitha partitë e grupeve të tjera politike në Atdheun tonë - Shqipërinë të zotërojë një pluralizëm i vërtetë politik, ku mbi çdo lloj interesi të jetë dëshira e mirë për të rritur mirëqenien e popullit dhe për të demokratizuar vazhdimisht jetën e tij.
Duke përfunduar, i dashur Zoti Ramiz, edhe një herë ju urojmë shëndet të mirë, suksese në punë për të mirën e kombit dhe të Atdheut, për të mirën e çështjes së madhe shqiptare.
ME PËRSHPËNDETJE VËLLAZËRORE KRYESIA E SHOQATËS KOMBËTARE «JUSUF GËRVALLA»
Nju-Jork të SHBA-së
Nju-Jork, më 1 maj 1991
Shkëqësisë së Tij
Presidentit të Republikës së Shqipërisë
Zotit Ramiz Alia
TIRANË
Shumë i nderuar zoti President,
Me rastin e zgjedhjes Suaj në postin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë Ju dërgoj përgëzimet e mia. Pas zgjedhjeve të para shumepartiake në Republikën e Shqipërisë, zgjedhja Juaj përbën një hap të rëndësishëm në procesin e ndryshimeve politike në vendin Tuaj, i cili po ndjek me interes të madh në Republikën Federale të Gjermanisë. Ky zhvillim po radhitet në procesin e ndryshimeve gjera dhe të thella në tërë Evropën, i cili për njerëzit e kontinentit tonë ka kuptimin e paqes dhe të lirisë. Ai parashtrojnë gjithashtu perspektiva të reja për zgjerimin e bashkëpunimit gjermano-shqiptar.
Ju uroj – edhe në emër të popullit gjerman – sukses në përballimin e detyrave të vështira, të cilat shtrohen përpara Jush dhe popullit shqiptar, dhe të cilat kërkojnë bashkëpunimin e të gjitha forcave demokratike dhe përfitoj nga rasti për t’ju formuluar urimet e mia më të mira për mirëqenien Tuaj personale.
RIHARD FON VAICZEKER
Presidenti i Republikës Federale të Gjermanisë
KRYETARIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË ZOTIT RAMIZ ALIA
Lidhja e Demokratike e Shqiptarëve në Kroaci ju uron nga zemra zgjedhjen tuaj për President të Republikës së Shqipërisë në parlamentin e parë demokratik shumëpartiak.
Njëherësh shprehim kënaqësi të thellë për Rezolutën e Kuvendit Popullor për Shqipërinë për Kosovën.
Si çdo herë, Kosova dhe trojet tjera që bananuara me shqiptarë në Jugosllavi janë me ju dhe për Shqipërinë demokratike.
Ju urojmë shëndet të mirë dhe jetë të gjatë.
Për L. D. SH. K.
Vëllezërit tuaj:
Prof. dr. TOME BERISHA
Dr. MUHARREM NEJGJPI
Prof. ZEF MARKU
SHOKUT RAMIZ ALIA
PRESIDENT I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
TIRANË
Ne arbëreshët e Kampomarinos (Itali) ju shprehim përzemërisht urimet tona për zgjedhjen në postin e lartë të të nderuarit të Republikës së Shqipërisë. Me këtë rast, edhe ne arbëreshët e Kampomarinos, ashtu si të gjithë arbëreshët e Shqipërisë për Kosovën.
XHANINE MASTINERARDI
Via Risorgimento 32/A Campomarino (CB)