Të dielën, krahas komunikatës për mbledhjen e Plenumit të 17-të të Komitetit Qendror, u botua në «Zërin e popullit» Projekprogrami i Partisë së Punës të Shqipërisë.
Ky dokument, që në parti është shpërndarë ditë më parë në kuadrin e përgatitjeve për Kongresin e 10-të botohet për të përmbushur një kërkesë të opinionit më të gjerë i cili është i interesuar për rrugën në të cilën ka hyrë Partia e Punës dhe ndryshimet e thella demokratizuese që ajo ndërmerr.
Për çdo program qoftë edhe fare të zakonshëm janë krejt të natyrshme, madje elementare, disa pyetje: ç’përfaqëson ky program? Ku mbështetet dhe çfarë sjell? Kush e ka përgatitur atë, ç’vlerë mban? E të tjera. Jo më për një projekt si ky i tanishmi i programit të një partie, siç është PPSH-ja; me një rrugë të sajën, me përpjekje dhe arritje, me përvojë, por dhe me gabime, me kërkesa për egzistencë e po aq me gatishmërinë për të qenë e re e që t’u përgjigjet zhvillimeve të kohës, situatave që lindin.
Atëherë ç’përfaqëson ky program i ri, projektin e të cilit e kemi të gjithë nëpër duar? Më e dukshmja është se ai sjell një përshkallëzim më të lartë të të gjitha ndryshimeve që vetë Partia ka përgatitur e ndërmarrë vitet e fundit, si për veprimtarinë e saj të mirëfilltë ashtu edhe për fushat e tjera në platformën që ajo shtron e mbron. Është gjithashtu një përshkallëzim i mëtejshëm i atij programi që Partia shtroi në kuadrin e fushatës së zgjedhjeve për në Kuvendin Popullor. Siç dihet, kjo platformë elektorale gjeti miratim të përgjithshëm jo vetëm në parti, po edhe në masat e gjera të punonjësve, në shtresa e mosha të ndryshme, ndaj dhe u mbështet, gjë që u konkretizua në zgjedhjet e 31 marsit.
Pra, në një kuptim, ky program nuk është tërësisht i ri, domethënë i papritur. Nuk është një kthim i «flëtës». Ai ka filluar të ngjizet me kohë, së paku që nga Plenumi i 8-të i KQ duke u hapur drita jeshile për shumë zhvillime; për ndryshime tërësore që i dhanë vrull proceseve më pozitive demokratizuese. Në këtë veprimtari intensive Partia e Punës ka rolin e vet parësor deri më dje, si e vetmja parti politike në vend, ndërsa sot si forca politike më autoritare, që lufton për demokracinë vetë me mjete demokratike. Pra, këtë program e solli koha që kalojmë, zhvillimet brënda e jashtë vendit, në Lindje e Perëndim, në Evropë e në botë. Ai nuk u përgatit nëpër kabinete e as në disa ditë, por gjatë, gjë që ka çuar në shkëputjen e tyre nga populli dhe ka cenuar prestigjin e Partisë, nga shkeljet e të drejtave të njeriut dhe qëndrimet sektare në emër të luftës së klasave». E njëjta gjë do të thënë për vendosmëri që ka Partia jonë për t’u shkëputur nga dogmatizmi e subjektivizmi që e kanë burimin sidomos në ato modele të rendit ekonomik e shoqëror që u adoptuan në kushtet tona e më shumë ndikime në kohë e nga vende të ndryshme të Lindjes.
Rinovimi i Partisë në të vërtetë ka filluar, pasi ai është i pashkëputur nga tërë këto ndryshime që ndodhin në jetën shoqërore politike të vendit, nga ndryshimet në mentalitet e psikologji. Por ky program vetë më tej me gjerësinë e fushave që përfshin, që nga ato ideologjike e politike ekonomike dhe atyre sociale, si dhe të politikës së jashtme. Në këtë kuadër dalin padyshim detyra të mëdha për organet e organizatat e Partisë, për gjithë anëtarët e saj, pasi rinovimi do të shtrihet shumë më tej vetëm në gjerësi, po sidomos në thellësi, pa njëanshmëri. Ndaj më së pari duhet përkushtimi i madh, ndërgjegjje e lartë për të dhënë gjithësesi maksimumin e vet në përpjekje që Partia jonë të forcohet më tej në përmbajtjen e veprimtarisë së saj, në cilësinë e radhëve. Kjo ka qenë e mbetet një dëshirë e kërkesë e popullit, e që është koha për t’u zbatuar me konsekuncë, pa mëdyshje, o sot o kurrë.
Programet e mira marrin jetë kur zbatohen. Ky është fronti ynë kryesor. Dhe për këtë kemi për të bërë pafundësisht. Është tërësisht e mundur të arrrihet angazhimi serioz i masës së Partisë në problemet e mëdha që kalon vendi, pasi vetëm atëherë do të spastrohet realisht burokracia e burokratët, do të flaken të korruptuarit e korruptuoni, kudo që ato vërejtnojnë, do të kapërcehet kriza e do të rivendoset stabiliteti, do të kthehet besimi i lëkundur të një pjesë e popullit.
Për të gjithë është e qartë se rinovimin e partisë e kërçënojnë shumë kundërshtarë brenda e jashtë saj. Atë e kërcënon propaganda opazitore që shprehet hapur për qëllimisht për pamundësitë e ripërtëritjes, e pengon konservatorizmi nga i cili ende nuk jemi shkëputur; e pengojnë edhe disa hije dyshimi në shtresa e kategori të tjera të Partisë të cilat veprojnë. Por, mbi të gjitha, këtë proces jetik e kërcënon ajo metodë e vjetëruar që e ndeshim ditë për ditë e që do shkallëzohet me forcë, sido që e shfaqet e kushdo që e manifeston. Sa shpesh po e ndeshim një lloj apatie në [?]
... të paraqesë një ... për ... Partia e Punës ka rol e veprimtari vetëm temë kalojmë, zhvillimet brenda në disa ditë, por në jetën e gjallë e për t’iu përgjigjur asaj ç’do populli: zhvillime më të shpejta, përmbysje të burokracisë së vjetër e të zyrtarëve të privilegjuar, të mefshtësisë së aparateve dhe të marrë jetē iniciativa e lirë e njerëzve, fjala dhe puna e tyre. Për përgatitjen e kësaj klime demokratike, Partia e Punës ka meriten e padiskutueshme, të cilën nuk mund ta erësojë asgjë, sado histeri nihiliste të ngrihet përreth. Në këtë kontribut ka vendin e vet të nderuar shoku Ramiz Alia, nismëtari dhe realizuesi më i zellshëm i këtyre zhvillimeve, udhëheqësi i drejtanisë së Partisë së Punës. Kontribut i drejtpërdrejtë i tij është edhe ky projektprogram thellësisht i reformuar, ashtu edhe Projektstatuti i Partisë, që është në bazë për diskutim e veçrejtje.
Programet kanë vlera kur ato u përgjigjen kohës dhe kur janë të sinqertë në atë që thonë. Sigurisht që e ardhmja do të jetë guri më i qëndrueshëm i provës. Por siguria fillon të bëhet kuri i bën analizë të kaluarës, kur vlerëson të mirat, po aq mban qëndrim të thellë kritik ndaj të metave, gabimeve, nxjerr shkakët e përgjegjësisë. Partia e Punës në këtë program shprehet qartë dhe me forcë se ajo është e vendosur të shkëputet në mënyrë përfundimtare nga çdo gjë e gabuar e së kaluarës, si nga kufizimi i demokracisë në jetën ekonomiko-shoqërore e atë të Partisë, nga dubimet parti-pushtet, nga metodat administrative komanduese që kanë ushqyer e nxitur burokratizmin e aparateve dhe të njerëzve me pushtet, privilegjet dhe ngritjen në përgjegjësi të njerëzve të paaftë e që nuk gëzonin besim.
... të ktheçojnë opozitare që shprehët haptas, por qëllimisht për paqëndrueshmërinë e ripërtëritjes, e pengon konservatorizmin jetik e kërcënon ajo metodë e vjetëruar që e ndëshkim ditë për ditë e që do shkall-muar me forcë, sido që të ndëshkim një lojë apatike në organizatat e Partisë dhe aparatet e saj në rrethe. Si mundet që të vazhdohet të pritet ende për çdo gjë, ç’do të thotë Komiteti Qendror ose rrethi? Ç’është kjo skemë vertikale që nuk po e shkulin dot me këto transmetime mekanike të direktivave e udhëzimeve? Si mund të shpjegohet kjo heqje dorë nga organizatat masave, sidomos nga rinia, nisur nga mendimi se ato janë subjektë më vete? Mungesa e bashkëpunimit me to, duke i trajtuar si të barabartë me vetën, është izolim i Partisë.
Sot është kohë tjetër. Sot nuk ka një parti, po Partia. Secila përpiqet të jetë flamurtare, por për rrethanat që kalon vendi, për kohën kur janë formuar e sidomos për orientimet që kanë, jo të gjitha mund të kryejnë këtë rol. Por Partia jonë është partia e shumicës, ajo që do të krijojë qeverinë. Megjithatë Partia, jo vetëm në qendër po kudo në rrethe e në bazë, “uk do të jetë më ortake e organeve shtetërore. Përkundrazi do të jetë një oponente e fortë e tyre në mbrojtje të interesave të njerëzve, sipas ligjeve të shtetit kundër çdo padrejtësie, arbitrariteti etj., duke u ngritur me forcë edhe më të madhe se opozita. Kështu na mbështet masa e kështu do të gjallërohet e përterihet Partia.
Projektprogrami që kemi në dorë është i hapur për të bërë vërejtje cilido. Çdo mendim e vërejtje do të jetë më i mirëpritur, me qëllim që ai të përmirësohet edhe më shumë e si i tillë t’u prijë kohëve që do të vijnë me një mendim të qartë e me bindje të plotë për kthesat e mëdha që shënojmë.
Presidenti Ramiz Alia bëri homazhe dhe vendosi kurorë në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit
(ATSH)
Pardje, më 5 Maj, Ditën e Dëshmorëve, populli ynë përkujtoi me nderim e respekt të thellë bijtë e bijat e tij që vunë gjakun e tyre në altarin e kombit për çlirimin e atdheut.
Në orën 10.00, në varrezat e Dëshmorëve të Kombit, në kryeqytet u bëri për të bërë homazhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ramiz Alia.
Para monumentit «Nëna Shqipëri» është rreshtuar trupoja e nderit. Ndërkohë që orkest ra frymore ekzekutonte marshe funebre, Presidenti Ramiz Alia vendosi pranë monumentit «Nëna Shqipëri» një kurorë me mbishkrimin «Lavdi Dëshmorëve».
Kurora u vendosën në emër të Kryesisë së Kuvendit Popullor nga nënkryetari i kësaj kryesie Aleksandër Meksi e Lush Përpali dhe në emër të Këshillit të Ministrave nga kryetari i tij Fatos Nano dhe zvendëskryetari, Shkëlqim Cani.
Një kurorë u vendos në emër të Këshillit Popullor dhe Komitetit Ekzekutiv të rrethit të Tiranës. Në këtë ceremoni ndodheshin edhe kryetari i grupit parlamentar të PP-së, Ismail Lleshi dhe kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Neritan Ceka.
Presidenti Ramiz Alia dhe personalitetet e tjera të larta, në tingujt e Himnit Kombëtar, qëndruan në heshtje para monumentit «Nënë Shqipëri».
Pastaj, trupoja e nderit bëri parakalimin ceremonial para presidentit të Republikës.
Presidenti Ramiz Alia u takua këtu edhe me banorë të kryeqytetit që kishin ardhur për të bërë homazhe.
5 Maji në rrethe
- SHKODËR - Me nderimin për bijtë dhe bijat që vunë jetën e tyre në altarin e lirisë, pavarësisë e të përparimit të vendit, shkua[n] pardje paradite në varrezat e dëshmorëve të rrethit të Shkodrës për të bërë homazhe punonjës të qendrave të punës e të prodhimit, pjesëtarë e të afërm të familjeve të dëshmorëve, veteranë, pjesëtarë e të afërm të familjeve të dëshmorëve, të rinj e të reja të qytetit të Shkodrës shkuan pardje në varrezat e dëshmorëve të rrethit, ku bënë homazhe e vendosën tufa me lule. Kurora u vendosën në emër të Këshillit Popullor dhe të Komitetit Ekzekutiv të KP të rrethit. Përfaqësues të partive politike dhe të organizatave shoqërore bënë vizita familje të dëshmorëve e të heronjve. - GJIROKASTËR - Për të nderuar kujtimin e jetës e veprës së pavdekshme të bijve e bijave që dhanë jetën për çlirimin e vendit, punonjës të qendrave të punës e të prodhimit, deputetë e këshilltarë, rinj e të reja të qytetit të Gjirokastrës bënë vizita familje të dëshmorëve e të heronjve. - FIER - Banorët e qytetit të Fierit e [?] - KORÇË - Populli i rrethit të Korçës nderoi pardje me respekt të thellë kujtimin e veprën e të rënëve për çlirimin e vendit. Me këtë rast në varrezat e dëshmorëve të rrethit në Kodrat «Partizanu» u organizua një ceremoni përkujtimore. Këtu u bënë homazhe dhe u vendosën kurora në emër të Këshillit Popullor ...
Drejtues të partive politike dhe të organizatave të tjera bëjnë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve
Për të nderuar kujtimin e të rënëve bënë homazhe dhe vendosën kurora e tufa me lule pranë monumentit «Nënë Shqipëri» drejtues të KQ të Partisë së Punës, të Partisë Demokratike, të organizatës OMONIA, të Partisë Republikane, të Partisë Agrare, të Partisë Ekologjike, të Partisë Socialdemokrate, të Partisë së Unitetit Kombëtar, të Komitetit Kombëtar të Veteranëve të Luftës së Popullit Shqiptar, të Këshillit të Përgjithshëm të FDSH-së, të Bashkimit Sindikatave të Pavarura, të Federatave Sindikale të Punonjësve, të Bashkësisë Islame Shqiptare, të Shoqatës politike Atdhetare «Çamëria» dhe të organizatave të tjera shoqërore.
të FDSH-së, të Bashkimit të të tjera shoqërore.
(ATSH)
- FIER -
Banorët e qytetit të Fierit e të fshatrave përreth, deputetë e këshilltarë, pjesëtarë e të afërm të familjeve të dëshmorëve, veteranë, të rinj e të reja, nxënës të shkollave, etj., shkuan pardite pranë varrezat e dëshmorëve të rrethit, ku bënë homazhe e vendosën tufa me lule në varret e bijve e bijave që dhanë jetën për çlirimin e vendit.
Banorët e qytetit të Fierit e të fshatrave përreth, deputetë e këshilltarë, pjesëtarë e të afërm të familjeve të dëshmorëve, veteranë, të rinj e të reja, nxënës të shkollave, etj., shkuan pardite pranë tufa me lule në varret e
Pranë obeliskut u vendosën kurora në emër të Këshillit Popullor mazë e vendosën tufa me lule.
- KORÇË - në Kodrat «Partizani» u vendosën kurora KP të rrethit, si dhe tufa me lule nga përfaqësues të partive politike, organizatave të tjera shoqërore të rrethit, etj.
Po pardje përfaqësues të organeve të pushtetit, të partive politike dhe të organizatave shoqërore bënë vi-
(Vijon në faqen 3)
Trupi diplomatik vendos një kurorë dhe bën homazhe
Me rastin e 5 Majit, Ditës së Dëshmorëve, Trupi Diplomatik i akredituar në Republikën e Shqipërisë vendosi një kurorë në monumentin «Nënë Shqipëri» dhe bëri homazhe në varrezat e Dëshmorëve të Kombit.
Në ceremoninë e rastit ndodhej kryetari i Degës së Protokollit të Ministrisë së Punëve të Jashtme Kostaç Çifligu.
(ATSH)
U nis për në Rumani një delegacion parlamentar
Me ftesë të Komisionit të Politikës së Jashtme të Parlamentit Rumun u nis për në Bukuresht një delegacion i Kuvendit Popullor të Republikës së Shqipërisë, i cili do të marrë pjesë në një mbledhje të përfaqësuesve të Komisioneve të Punëve të Jashtme të Parlamenteve të Shteteve Ballkanike, që do të mbahet në Bukuresht më 7-9 maj 1991.
Me ftesë të Komisionit të Politikës së Jashtme të Parlamentit Rumun u nis për në Bukuresht një delegacion i Kuvendit Popullor të Republikës së Shqipërisë, i cili do të marrë pjesë në një mbledhje të përfaqësuesve të Komisioneve të Punëve të Jashtme të Parlamenteve të Shteteve Ballkanike, që do të mbahet në Bukuresht më 7-9 maj 1991. Delegacioni kryesohet nga deputeti Xhelil Gjoni dhe përbëhet nga deputetët prof. Dr. Lufter Xhuveli dhe Petrika Minga.
(ATSH)
Mbërriti në vendin tonë misioni i dytë i Fondit Monetar Ndërkombëtar
Dje mbërriti në vendin tonë misioni i dytë i Fondit Monetar Ndërkombëtar, i kryesuar nga prof. Mario Blejer.
Dje Ndërkombëtar, i kryesuar nga prof. Mario Blejer.
Në aeroportin e Rinasit misioni u prit nga zëvendësministri i Financave, Anastas Angjeli dhe zëvendëskryetari i Përgjithshëm i Bankës së Shtetit Shqiptar, Kamer Myftari.
Misioni do të qëndrojë rreth 10 ditë në Shqipëri dhe do të marrë kontakte me të gjitha dikasteret e institucionet qendrore, lidhur me zhvillimet më të fundit në vendin tonë. Gjithashtu ai do të paraqesë një raport përmbledhës për ecurinë e deritanishme të punës së kryer prej tij për gjendjen ekonomike të Shqipërisë gjatë një periudhe shumëvjeçare.
Veçanërisht do të zhvillohen takime me specialistë të ministrisë së Drejtësisë lidhur me ndryshimet legjislative të kryera kohët e fundit në vendin tonë.
(ATSH)
Dje në Kuvendin Popullor
Dje, në orën 10.00, Kuvendi Popullor i vazhdoi punimet me diskutime rreth materialit të paraqitur nga Komisioni i Posaçëm Parlamentar mbi ecurinë e hetimeve për ngjarjet e Shkodrës të datave 1-2 prill 1991.
Kryetari i Komisionit të Posaçëm Parlamentar, deputeti Agli Alushani, në përgjigje të kërkesës së disa deputetëve për t’u njohur me materialet e grupit hetimor, tha se kjo nuk është në të mirë të çështjes, përderisa hetimet nuk kanë mbaruar akoma.
Më pas filluan diskutimet. E morën fjalën rreth 40 deputetë. E përbashkëta e diskutimeve, ashtu si dhe në ditët e tjera, ishte angazhimi serioz i Kuvendit Popullor për të ndikuar në përshpejtimin e hetimeve dhe në çuarjen deri në fund të tyre.
Duke folur për rëndësinë që ka zgjidhja e problemit të Shkodrës, u theksua se kjo do të ngjallë siguri e besim tek qytetarët dhe do të jetë garanci politike, se forcat të errëta që kryen krimin do t’u priten krah.
Mjaft deputetë kërkuan që Qeveria e re që do të krijohet, të përgatitë shpejt ligjën mbi depolitizimin e organeve shtetërore; të ristrukturohet e të reformohet tërë aparati i Ministrisë së Punëve të Brendshme, duke ndarë forcat e policisë e të ruajtjes së rendit nga sigurimi i Shtetit; repartet e ndërhyrjes së shpejtë të kenë një status ligjor tepër të qartë, etj.
Në seancën e pasdites, që u hap në orën 17.30, me që nuk kishte më diskutime, e mori fjalën kryetari i Këshillit të Ministrave, deputeti Fatos Nano, i cili shprehu angazhimin e Qeverisë
(Vijon në faqen 3)
TELEG RAME URIMI
Drejtuar Presidentit të Republikës, Ramiz Alia
Shkëlqesisë së Tij Zotit Ramiz Alia President i Republikës së Shqipërisë
Me rastin e zgjedhjes tuaj si President i Republikës së Shqipërisë, dëgjoj Juve, në emrin e popullit grek dhe në emrin tim personal, përgëzimet e mia të përzemërta si dhe urimet e mia më të mira për përparimin dhe prosperitetin e popullit shqiptar.
Unë jam i bindur se marrëdhëniet miqësore midis dy vendeve tona do të forcohen më shumë në interesin reciprok.
KONSTANTIN KARAMANLIS
President i Republikës së Greqisë Shqipërisë
Me rastin e zgjedhjes Suaj si President i Republikës së Shqipërisë, përgëzimet e mia të përzemërta për zgjedhjen tuaj me sukses në veprimtarinë parlamentare të shtetit dhe për zhvillimin e mëtejshëm të vendit në rrugën e demokracisë dhe përparimit.
Jam i bindur se marrëdhëniet midis të dy vendeve tona do të vazhdojnë të zhvillohen në interes të popullit bullgar dhe popullit shqiptar, të bashkëpunimit dhe paqes në Ballkan dhe në botë.
ZHELE ZHELEV
Kryetar i Republikës së Bullgarisë