08/05/1991
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

8 maj 1991

BUROKRACIA TË MOS NA «MBJELLË» GREVA

Kohët e fundit ka patur disa ndërprerje të punës nga kolektiva të degëve të ndryshme të ekonomisë... Kohët e fundit ka patur disa ndërprerje të punës nga kolektiva të degëve të ndryshme të ekonomisë, të shoqëruara këto me kërkesa ekonomike, veçanërisht për kushtet e punës dhe trajtimit e të tjerës së punonjësve. Gjithsesi, edhe pse ndoshta ekonomikisht janë nuk i ka mundësitë për t’i plotësuar aktualisht disa prej këtyre kërkesave, ato janë të arsyeshme në të shumtën e rasteve, ndonjëherë edhe të tejkaluara në kohë. Është e drejtë e punonjësve, të drejtë të cilën Partia e Punës e përkrah, të ngrenë kërkesa të cilat kanë, të synojnë plotësimin e tyre sipas mundësive ekonomike të shtetit. Jo një herë, edhe më parë, organizatat bazë të Partisë së Punës kanë këmbëngulur për zgjidhjen e kërkesave të drejta të punëtorëve. Aq më shumë sot në kushtet e pluralizmit partiak, kur forcat politike përpiqen të fusin në ndikimin e tyre kolektivat që ngrenë kërkesa të drejta ndaj aparateve shtetërore dhe ekonomike, organizatat e Partisë së Punës kanë detyrë të gjenden mes punonjësve, t’i mbështesin me forcë ata, të kërkojnë nga organet përkatëse plotësimin e kërkesave të mundshme. Në të kundërt i lëmë terren manipulimeve, spekullimeve. Por edhe kur kërkesat e punëtorëve janë të pambunduara për t’u plotësuar organizatat e Partisë nuk mjaftohen të distancohen prej tyre. Përkundrazi, të bëjnë një punë sqaruese në kolektiva, gjithnjë në opozitë me burokracinë shtetërore dhe ekonomike. Natyrisht për plotësimin e kërkesave ka rrugë e mënyra të ndryshme, zgjidhja e të cilave nuk duhet të jetë në dëm të shoqërisë, të ekonomisë e të vetë punonjësve. Në një ekonomi si e jona, me vështirësi të mëdha e mungesa të shumta, ndërprerjet e punës janë paralizuese, me pasoja të rënda. Le të kujtojmë se vetëm nga ndërprerja e punës në minierat e Batres e Krashtës humbën 750 mijë dollarë që do të ishin baraz jo me 11 autobuzë që u janë dhënë atyre, por me 20-30 të tillë. Do të dëshironim që kërkesat e punonjësve të bëheshin të njohura e të realizoheshin pa ndërprerje të tilla të punës. Këtë e kanë në dorë kolektivat punonjëse, sindikatat e tyre, partitë politike, por jo më pak organet ekonomike e shtetërore. Madje këto të fundit më shumë. Pse? Nuk duam t’i hyjmë problemeve të së kaluarës, por me qëndrimet burokratike, si dhe me ndërprerjen e punës, [teksti vijon jashtë kufirit të fotos] [Kolona tjetër] ndjen lëvizje, kur gjithçka shikohej si më parë, nga zyrat. Qëndrimet e ngurta të drejtuesve, larg halleve e shqetësimeve të punonjësve, që gjithçka nga kërkesat e tyre të përcillej «lart» e për gjithçka presin po nga andej, janë «fara» për të «mbjellë» greva e ndërprerje të punës. Ka edhe probleme që mund e duhet të zgjidhen nga lart. Punëtorët duan të dinë, për shembull, se ç’po bëhet me studimin për pagat dhe çmimet. Qeveria ka përgjegjësinë për përfundimin e shpejtë të studimit nga komisioni përkatës, ashtu si edhe duhet të informojë se deri ku ka shkuar puna me të. Është një çështje që e intereson të gjithëve, për të cilën po nuk u informua, zënë vend thashethemet. Në shumë degë ndërpritet e punës për mungesë të lëndëve të para të importit janë të mëdha. Mungojnë burimet valutore për sigurimin e tyre. Qeveria e dikasteret mund e duhet të bëjnë më shumë. Kapitali i huaj nuk mund të hyjë me pengesat burokratike që i vëmë shpesh ne, me hallka që pengojnë njëra-tjetrën. Le t’i marrim si mësim vuajtjet që na bëjnë afaristët e huaj. A nuk duhet t’u përgjigjen më mirë dikasteret kërkesave të punonjësve të degëve të tyre? Vërtet kanë shkruar specialistë të dikastereve, ta zëmë të Ministrisë së Industrisë, Minierave dhe Energjitikës në Bater e Krastë, por si bisedojnë me punëtorët? Nëse u tha «kjo nuk bëhet se s’ka fonde, po ju të drejti kini atëherë ke mbjellë grevën». Nuk është fjala për t’i «marrë me të mirë» punëtorët. Forma të tilla janë burokratike më shumë se të parat, këmbëngulja. Fjala është të bisedohet shtruar me punëtorët për mundësitë që mund të gjenden për plotësimin e kërkesave të tyre, të angazhohen edhe këta në krijimin e fondeve valutore të detyrave. Aq më me përgjegjësi ngarkohet për kushtet e jetesës e të trajtimit të punëtorëve Ministria e Tregtisë së Brendshme, kontrolli dhe ndihma e të cilës për NFP-të janë të mangëta. Nuk është fjala se nuk u shërbye një ditë mirë, por për mangësi të vjetra e të reja, që shkojnë deri në abuzime me ushqimin e trajtimin e punëtorëve. Ndaj qëndrimeve të tilla ligji s’ka pse të flet, ai ka mbështetjen e të gjithëve. E kemi përmendur shpesh se ndërmarrja është qeliza bazë e ekonomisë. Këtu realizohet prodhimi, por me kompetenca e reja që kanë ndërmarrjet në kuadër të [teksti vijon jashtë kufirit të fotos] kuadrin e reformës ekonomike që po zbatojmë, këtu nisin edhe zgjidhjet e problemeve sociale. Thuajse në të gjitha rastet e grevave ka dalë në dukje qëndrimi burokratik i administratës së ndërmarrjes, moskokëçarja e drejtuesve për të zgjidhur edhe probleme të mundshme për t’u zgjidhur. Vërtet që në jo pak raste grevat e punonjësve i kanë shkaktuar këta burokratë, por kjo është bërë me dhimbje, me humbje prodhimi e të ardhurash. A nuk duhen vënë edhe para përgjegjësisë ligjore ata që i sjellin këto pasoja. Mos luani me ndjenjat e mundin e punëtorëve administratore! Jetoni me hallet e tyre! Është ky apel që ja u bën koha, një apel të cilit duhet t’i përgjigjen të gjithë. MEHDI KOXHAJ gjithë. J... ... më 30 të punës. Këtë e kanë në dorë kolektivët punonjës, Nuk duam t’ju hyjmë problemeve të së kaluarës, por me qëndrimet burokratike, njëanshmërinë në trajtimin e problemeve të prodhimit e të kushteve të punës e të jetesës janë grumbulluar mjaft shqetësime. Jo rrallë, drejtori i ndërmarrjes, edhe në miniera, drejtuesit në rrethe e deri në dikastere kanë këmbëngulur në plotësimin e detyrave të prodhimit, dhe mirë kanë bërë, por për kushtet e punës kanë menduar vetëm për vete. Pasqyrë e këtij «kujdesi» janë zyrat e tyre që kanë ngrënë ndonjëherë fondje më shumë se një fjetore e të minatorëve apo sharrëtarëve. Është e kuptueshme se problemet e grumbulluara për kushtet e punës e të jetesës, ato të shpërblimit e të sigurimit të vazhdueshmërisë së prodhimit nuk mund të zgjidhen me një ditë, as me një muaj a tremujor. Kush mendon të kundërtën nuk është realist. Por punëtorët shqetësohen e me të drejtë ngre zërin kur nuk

NË FRYMË DEMOKRATIKE E KËRKESA BASHKËKOHORE

Ç’THONË NJERËZIT PËR PROJEKTPROGRAMIN E PPSH-së NË FRYMË DEMOKRATIKE E KËRKESA BASHKËKOHORE Ripërtëritja e shpejtë rrit besimin - ELBASAN - «Projektprogrami i Partisë sa i ristrukturuar, është edhe bashkëkohor. Vështrimi me sy kritik i së kaluarës dhe orientimi drejt idealit kombëtar demokratik, mbrojtja e lirive e të drejtave demokratike të njeriut dhe integrimit as anës paragjykimit në proceset evropiane janë garanci më të mëdha që, krahas bashkëpunimit edhe me forcat e tjera politike të vendit të ndërtohet një shoqëri moderne.» Ky vlerësim është nënvizuar në një prej informacioneve që kanë ardhur nga mbledhjet e organizatave bazë të Partisë të rrethit të Elbasanit. Por, duke u njohur me disa nga këto informacione, bie në sy angazhimi se si mund të kapërcehet kriza e besimit, që është shfaqur si te disa anëtarë të Partisë ashtu dhe te një pjesë e simpatizantëve të saj. Jepen mendime të ndryshme për këtë, duke iu referuar edhe projektprogramit, por duke propozuar edhe shtesa që mund t’i bashkangjiten atij ose projektstatutit. Shrohet mendimi se marrja e vendimeve të sugjerohet nga baza, pra nga organizatat e Partisë e jo të diktohen nga lart, siç është vepruar shpesh në praktikën e deritanishme. Kështu duket psikologjia e «un-it», që të japë vetëm urdhëra e porosi të paqë-bueshme e të padiskutueshme e do duhen zbatuar pa tjetër. Mënjanimi i kësaj praktike do të sjellë një shërbim të ri të energjive dhe mendjes së anëtarëve të Partisë. SEDIN ÇEKANI

Për një zbatim sa më të shpejtë

- TROPOJË - Duke kërkuar mendime për projektprogramin e Partisë së Punës së Shqipërisë, ndër anëtarët e saj në rrethin e Tropojës, ndjen mirëatimin e plotë, por edhe kërkesën për të kaluar në zbatim sa më të shpejtë të tij. Në zyrën e sekretarit të parë të komitetit të Partisë së Punës në rrethit, Hysni Osmani, ka lëvizje, hyrje dhe dalje të vazhdueshme të komunistëve dhe të zgjedhurve në organet udhëheqëse të PPSH-së së rrethit. Ç’gjë i shqetëson njerëz kaq shumë? Shtegëstimi për të diskutuar e për të sjellë mendime, për t’u konsultuar me njëri tjetrin si të përmirësohet akoma më shumë projektprogrami. Nga SMT-ja anëtarët e Partisë së Punës kanë një shqetësim: programi është i plotë, por zbatimi i tij nuk ka pse të presë as konferencën, pasi shumë masa që janë parashikuar në projektprogram që tani kanë filluar të zbatohen. Por shpesh herë ka ngurrime, zvarritje në këtë zbatim dhe gjithë ky rinovim që ka bërë Partia e Punës vitin e fundit, e që shprehet shumë bukur në projektprogram, duket se firon me zvarritjen e punëve që vihet re shpesh herë, sidomos në fushën ekonomike. C’ngjet pastaj. Duket se dikush, një forcë tjetër i nxit ndryshimet, sikur Partia është e detyruar të bëjë këto «lëshime» dhe kjo ajo që është e vërtetë ajo i udhëheq vetë ndryshimet e nevojshme, përshtatur me situatat demokratike. Shumë anëtarë të Partisë së Punës në fshatin Selimaj e miratojnë njerëz programin e Partisë, duke e quajtur të domosdoshëm zbatimin e tij, si rrugën më të sigurtë të përparimit të vendit dhe të demokratizimit të gjithanshëm të jetës me realizim, ashtu siç e do populli. Por ka edhe ndonjë vërejtje sidomos në rritjen e mëtejshme të kompetencave të organizatës bazë të Partisë jo vetëm për pranimin por edhe për masat ndëshkimore. A- ... kryetar i Partisë së Punës, të vepruar duket të nxirren jashtë radhëve, për edhe të demaskohen hapur se kanë minuar lidhjet e Partisë me masat. Populli ka pritur dhe pret nga anëtarët e PPSH-së në radhë të parë veprim konkret për ndryshimin e gjërave, në luftë me burokracinë, e cila të jetë në kapërcuar punën dhe që më shumë sot ajo bën armikun më të rrezikshëm potencial të të gjithë demokratizimit dhe ka si synim të futet nën ombrellën e Partisë së Punës. HAILL BUÇPAPAJ

Realizim që nis nga vetëelja

- KORÇË - Cili është pozicioni im, qëndrimi im? Ç’vizione më krijon projektprogrami që d’duhet të flak nga vetvetja, ç’mendim duhet të ushqej për sot e për nesër që të veproj në mënyrë konkrete, reale, për të qenë i besueshëm për masat, në aspirim të kërkesave të tyre për demokraci, përparim, mirëqenie shoqërore, duke dalë nga kriza që ka mbërthyer vendin? Janë këto motivet e ... [teksti vijon jashtë kufirit të fotos] ... J... këto motive të ditës, kryebiseda mes anëtarëve të Partisë së Punës dhe simpatizantëve të saj. Projektprogrami dhe projektstatuti janë dokumente që për ç’ka parashtrojnë përbëjnë parathënien e asaj kthese historike në jetën e Partisë së Punës drejt transformimit të saj, që padyshim do ta vulosë përfundimisht kongresi që do të mbahet. Ja, le të sjellim detaje nga një bisedë që bëmë me Agim Shanin..., përgjegjës i seksionit të industrisë së lehtë e ushqimore në komitetin ekzekutiv të KP të rrethit, i cili posa ishte zgjedhur edhe sekretar i organizatës bazë ...

Shkëmbim mesazhesh midis ministrave të Jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Muha…met Kapllani, dhe ministri i Punëve të Jashtme i Republikës Greke, Antonis Samaras, shkëmbyen mesazhe urimi me rastin e 20-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis të dy vendeve. Në mesazhin e tij, shprehet se që nga viti 1971 ecuria e marrëdhënieve dypalëshe paraqitet në rritje të qëndrueshme, ndërsa këto tre vite e fundit përmirësimi i klimës politike në Ballkan ka si bazë kryesore Greqinë dhe Shqipërinë. Në këtë fazë tranzitore, kontributi i Athinës dhe i… (Vijon në faqen 4)

Kryeministri Fatos Nano priti përfaqësues të partive politike të vendit

Fatos Nano, i emëruar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ramiz Alia, në detyrën e Kryetarit të Këshillit të Ministrave, priti dje në selinë e Këshillit të Ministrave në takime të veçanta përfaqësues të Partisë së Punës, të Partisë Demokratike, të Partisë Republikane, të Partisë së Unit…etit Kombëtar, të Partisë Ekologjike, të Partisë Agrare dhe të Partisë Socialdemokrate. Në këto takime kryeministri i njohu ata me situatën e rënduar në ekonomi me tezat kryesore të platformës së programit të qeverisë që do t’i paraqitet për miratim Kuvendit Popullor dhe shkëmbeu mendime për rrugët e daljes nga kjo situatë. Ai nënvizoi se vendi ka nevojë për një qeveri që të mbështetet në frymën e unitetit kombëtar. E mira e atdheut e kërkon që kjo të konkretizohet në bashkëpunimin e të gjitha partive, përmes pjesëmarrjes qeverive e të ekspertëve të tyre nga të gjitha fushat. Përfaqësuesit e partive politike dhanë mendimet e konsideratat e tyre për gjendjen ekonomike e shoqërore të vendit dhe bënë sugjerime për veprimtarinë e qeverisë së re, si një qeveri ekspertesh pa paragjykime partiake, për të gjetur mënyrat më efikase për stabilizimin e situatës dhe hapjen e një perspektive optimiste. Përfaqësuesit e Partisë së Punës shprehën gatishmërinë për një koalicion qeveritar me partitë e tjera, duke e parë këtë si një garanci për unitet dhe paqe shoqërore. Përfaqësuesit e Partisë Demokratike theksuan se partia e tyre do të marrë pjesë në të gjithë jetën parlamentare dhe komisionet që do të krijohen prej parlamentit. Ne nuk dyshojmë se ftesa e kryeministrit që Partia Demokratike të marrë pjesë në koalicion qeveritar është pa paragjykime. Edhe mospranimi nga ana jonë i kësaj oferte është pa paragjykime, por jemi të mendimit se qënia jonë si opozitë jashtë qeverisë është domosdoshmëri historike - u shprehën ata. Përfaqësuesit e Partisë Republikane nënvizuan nevojën e bashkëpunimit të ekspertëve të të gjitha partive dhe atyre pa parti me qeverinë, por u shprehën kundër idesë së një koalicioni në qeveri, duke e përpiluar këtë qëndrim me faktin se partia e tyre s’ka asnjë vend në kuvend. Përfaqësuesi i Partisë së Unitetit Kombëtar, pasi nënvizoi se partia e tij nuk kishte akoma në gjirin e vet ekspertë të aftë për të marrë pjesë në qeveri u shpreh për dobimin e pjesëmarrjes në qeveri të partive të tjera. Përfaqësuesit e Partisë Agrare theksuan nevojën e zgjidhjeve pronësore të maturua në fshat, që të evitojnë kthimin tinëz të sinorët e vjetër të oborrit vetjak, pa nënvleftësuar nevojën e rolin administrues të kooperativave të konceptuara dhe të riformuara si organizata prodhuese e tregtare në kushtet e ekonomisë së tregut. Përfaqësuesi i Partisë Ekologjike ishte i mendimit që vendit i duhet një qeveri koalicioni për të interesave kombëtare. Përfaqësuesi i Partisë Socialdemokrate u shpreh se në të mirë të vendit do të ishte vërtetë një qeveri koalicioni nga të gjithë partitë që do të kishin vendin e tyre në një parlament pluralist. (ATSH) ... në një koalicion Partisë Agrare theksuan nevojën e zgjidhjeve pronesore parlament pluralist. (ATSH)

Takim me minatorë të Bulqizës

Dje sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Aleks Luarasi, priti një grup përfaqësuesish të këshillit sindikal të minierave veriore e jugore të Bulqizës; të cilët e njohën me kërkesat që kanë paraqitur para pak ditësh në emër të minatorëve të këtyre minierave. Në këtë takim merrte pjesë edhe ministri i Industrisë, Minierave dhe Energjetikës, Drini Mezini. Kërkesat e minatorëve që kanë të bëjnë me kushtet e punës, me korrigjime në sistemin e pagave, me transportin, strehimin, kushtet e jetesës, shërbimin shëndetësor, punësimin, etj. u quajtën të drejta. Një pjesë e tyre, që ishin në kompetencë të dikasterit përkatës siç informoi ministri Drini Mezini, u dha porosi të zgjidhen menjëherë, ndërsa për të tjerat u ra dakord dhe u mor angazhim nga qeveria për të organizuar një takim ndërministerial, për t’i vënë ato në rrugën e zgjidhjes sa më shpejt. Përfaqësuesit e minatorëve këmbëngulën për një trajtim të përpiktë të këtyre kërkesave të arsyeshme, duke nënvizuar se ata janë plotësisht të ndërgjegjshëm për kushtet e vështira ekonomike që kalon vendi ynë. Njëkohësisht ata kritikuan tregtarët e hallkat e pushtetit shtetëror që

TELEGRA ME URIMI

Drejtuar Presidentit të Republikës, Ramiz Alia I dashur Zoti President Me rastin e zgjedhjes Suaj si President i Republikës së Shqipërisë ju dërgoj përgëzimet e mia. Greqia është su apësolote se gjat… presidencës Suaj do të hiqet me sukses kursi pozitiv i vendit Tuaj drejt demokratizimit, në dobi të popullit mik të Shqipërisë. Zoti President, Greqia gjithmonë pret me padurim zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve midis dy vendeve tona në çdo fushë. Kjo është thelbësore për një bashkëekzistencë të qëndrueshme të dy kombeve dhe për begatinë e kombeve greke në Shqipëri për të cilin shpre… Pranoni ju lutem, Zoti President, urimet e mia për kryerjen me sukses të detyrës në dobi të vendit Tuaj. KONSTANTIN MICOTAQIS Kryeministër i Greqisë Shokut Ramiz Alia President i Republikës së Shqipërisë Parisë Ju shpreh urimet e përzemërta dhe përshëndetjet e mira Shqipërisë. I uroj Shqipërisë lulëzimin e vendit dhe lumturinë e popullit. YANG SHANGKUN Kryetar i Republikës Popullore të Kinës