Ç'THONË NJERËZIT PËR PROJEKTPROGRAMIN E PPSH-së
- DURRËS -
Ç'THONË NJERËZIT PËR PROJEKTPROGRAMIN E PPSH-së
ME FRYMË DEMOKRATIKE E KËRKESA BASHKËKOHORE
Vërejtjet janë në shërbim të punës
- DURRËS -
Kudo po diskutohet me seriozitet dhe interes projektprogrami i Partisë së Punës. Momenti i parë që spikat është mbështetja në tërësi e këtij programi, duke e konsideruar atë si një hap të cilësor për rinovimin e plotë të Partisë, si një rrugë të gjërë, të mençur dhe të drejtë për të ecur drejt përparimit të Shqipërisë. Me shqetësimin e ligjshëm që ky projektprogram paraqitet Kongresit të 10-të të PPSH-së, sa më i pjekur, sa më i plotë po jepen edhe mendime e sugjerime të ndryshme duke i lidhur edhe me praktikën e punës së Partisë në rreth. Në disa organizata bazë partie si në ato të bllokut nr. 2 e 3 të lagjes nr. 6, të degës së karburantit dhe ndërmarrjes së furnizimit të telekomunikacioneve, të blloqeve 1, 4, 5, 6 të lagjes nr. 18 etj. anëtarët e Partisë kanë theksuar se në punën e Partisë ka dobësi. Detyrat e këtij projektprogrami nuk mund të zbatohen me ato praktika të deritanishme, me atë rutinë dhe qetësi të pajustifikuar që kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë prezent që nga drejtuesit kryesorë të Partisë së Punës në rreth, në plenum dhe në disa organizata bazë. Për këtë, siç del deri tani, kërkohet të mos zgjidhet pjesa dërmuese e plenumit egzekutues, sepse ka shkëputje nga masat, nga organizatat bazë. Në organizatën e Partisë të bllokut nr. 2, 3 të lagjes nr. 6 është ngritur pyetja: në projektprogram nuk kuptohet për çfarë edukimi bëhet fjalë, të atyre që janë prirur pas privilegjeve personale të cilësoben motivacione të qarta për cilindo. Në organizatën e Partisë të NTUS-it është shfaqur mendimi që kuotizacionet të mos jenë të shkallëzuara, por të barabarta, për çdo anëtar të Partisë së Punës. Janë bërë edhe vërejtje që plenumi i KQ të Partisë ka qenë larg masave, larg bazës, sidomos për njohjen mirë të vendimeve të këtyre plenumeve. Debatet dhe mendimet e ndryshme që shfaqen në organet e larta të Partisë duhet të njihen më gjerë, sish, që edhe në bazë të jepen mendime më të plota.
Ndryshimet nuk durojë ngallësi
- PËRMET -
Në organizatat e Partisë së Punës projektprogrami dhe projektstatuti i Partisë po studiohen me kujdes, po diskutohen gjerësisht rreth tyre për detyrat që u dalin anëtarëve të PPSH dhe po bëhen edhe vërejtje. Për tu shkëputur nga metoda e punës e të kaluarës, siç del, nuk është e lehtë. Në organizatën e Partisë së Punës në Odríçan, në diskutimet që u bënë u theksua me forcë se përteritja kërkon në radhë të parë të krijohen koncepte të reja. Përpjekje po bëhen dhe arritje ka. Programi që po diskutojmë kërkon që në disa drejtime punët të shpejtohen. Zgjerimi i oborrit kooperativist, tha Hyrie Doti, ka sjellë shqetësime në dëmtimin e pronës së kooperativës. Në këto kushte masat për forcimin e shtetit juridik duhen forcuar në të gjithë piramidën, nga qendra në bazë. Lufta kundër burokratizmit nuk realizohet e plotë pa forcuar këshillin popullor të fshatit, që është bazë për zbatimin e ligjeve. Organizata e Partisë tani nuk ka pse thërret më këshillin popullor në raport, siç bënte më parë, ndërsa secili anëtar i PPSH-së duhet të ngrejë problemet që ka dhe të kërkojë zbatimin e ligjeve në ato organe që janë ngarkuar. Ndryshimet e shpejta që janë bërë dhe po bëhen, nuk e përjashtojnë bashkëpunimin me organet e pushtetit, përkundrazi, në zbatim të programit kjo duhet përmirësuar dhe forcuar më tej. Në këtë kuadër në organizatën e Partisë të fshatit Këlcyrë, Ba- ky pyetja: në projektprogram nuk kuptohet për çfarë edukimi ideologjik bëhet fjalë. Disa shokë kanë propozuar që organizatat bazë në lagje mund të ndërtohen edhe sipas degëve të ekonomisë, pra jo të gjithë komunistët pa dallim të krijojnë një organizatë, por të ketë organizata me anëtarë që punojnë, p.sh., në sektorin e industrisë mekanike, të asaj të industrisë së lehtë, të tregtisë, të komunikacionit etj., pra veç e veç. Është hedhur po ashtu mendimi se në kushtet e rinovimit dhe distancimit të plotë të Partisë së Punës nga karrieristët, kolltukofa-
Për lidhje më të forta me masat
Gjatë këtyre ditëve në rrethin e Kolonjës nga komiteti i Partisë së Punës janë bërë disa konsultime në bazë zonë me pjesëmarrjen e sekretarëve të organizatave bazë, anëtarëve të Partisë së simpatizantëve, në të cilat është folur e debatuar për projektprogramin dhe projektstatutin e PPSH-së.
Gjatë këtyre ditëve në rrethin e Kolonjës nga komiteti i Partisë së Punës janë bërë disa konsultime në bazë zonë me pjesëmarrjen e sekretarëve të organizatave bazë, anëtarëve të Partisë e simpatizantëve, në të cilat është folur e debatuar për projektprogramin dhe projektstatutin e PPSH-së.
- Kam marrë pjesë në disa nga këto konsulta, na thotë punonjësi i aparatit të komitetit të Partisë së Punës të rrethit, Koco Ligori. Një gjë është e dukshme: anëtarët e Partisë e kanë mirëpritur platformën ideologjike, politike dhe organizative të Partisë. Mendimi i përgjithshëm është se programi u përgjigjet plotësisht situatave të sotme e perspektivës. Vlerësohet mjaft ajo çka theksohet në program, orientimi drejt idealit kombëtar, demokratik e socialist mbështetur në arritjet më të rëndësishme ideore e kulturore të kombit tonë e të tjerëve. Është një fakt i pamohueshëm. Partia jonë lindi si Parti kombëtare dhe u përpoq, pavarësisht nga të metat, të mishëronte interesat e popullit. Mendoj se programi e çliron Partinë nga hallkat e tepërta të panevojshme burokratike në fushën organizative, duke krijuar kushtet që ajo të veprojë si një organizëm i gjallë në terrenin real të luftës politike opozitare. E rëndësishme është që programi me idetë e veta demokratike të bëhet ndërgjegje vepruese për çdo anëtar. Tanimë autoriteti i çdo anëtari nuk varet nga posti që mban, në forumet e Partisë apo në organet e pushtetit, por nga vetë formimi i përgjithshëm i tij dhe nga ndikimi që ka në masat. Unë them se programi krijon mundësitë që çdo anëtar partie të jetë i besueshëm në dialogun me masat. Partia jonë fitoi në fushatën elektorale, sepse masat e kishin të rrënjosur besimin tek ajo. Ruajtja e këtij besimi mendoj se është front i hapur për çdo anëtar partie.
Biseduam edhe me drejtorin e shtypësisë së kulturës të Ersekës, anëtarin e pleniumit të komitetit të Partisë së rrethit, Aleks Gjer- (Vijon në faqen 2)
Konsultime midis 'grupeve parlamentare
Dje në Kuvendin Popullor
Dje paradite Kuvendi Popullor nuk i vazhdoi punimet me shqyrtimin e pikës së rendit të ditës që ka të bëjë me programin dhe përbërjen e qeverisë. Kryetari i kryesisë së Kuvendit Popullor, Kastriot Islami i njoftoi deputetët se nga konsultimet me kryetarët e grupeve parlamentare del si domosdoshmëri diskutimi në grupe të ngushta i problemit të strukturës së qeverisë, meqenëse me propozimin e
kryeministrit krijohen ministra të reja, si dhe i përbërjes së qeverisë. Në sy Kryesi, tha ai, së bashku me kryetarët e grupeve parlamentare, propozojmë që seanca të shtyhet në orën 12.00.
Mirëpo konsultimet midis grupeve parlamentare nuk përfunduan. Punimet e Kuvendit Popullor fillojnë sot në orën 9.00.
(ATSH)
U hap Simpoziumi i Parë Kombëtar i Gjeofizikës
Dje paradite, në sallën e ligjëratave të Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë, u hap simpoziumi i Parë Kombëtar i Gjeofizikës, organizuar nga Seksioni i Gjeofizikës i Shoqatës së Gjeologëve të Shqipërisë.
Merrnin pjesë anëtarë të kësaj shoqate, drejtues e specialistë të ndërmarrjeve e të ekspeditave gjeofizike e gjeologjike të vendit, studjues të instituteve kërkimore, nga Ministria e Industrisë, Minierave dhe Energjitikës, Qendra Sizmologjike Tiranë, pedagogë e studentë të fakultetit të Gjeologjisë në Universitetin e Tiranës etj.
Në simpozium merrnin pjesë të ftuar 13 shkencëtarë nga vende të ndryshme të botës.
Ndodhej gjithashtu rektori i Universitetit të Tiranës, prof. dr. Nikolla Konomi, dhe shokë të tjerë.
Simpoziumin e hapi kryetari i simpoziumit organizues, prof. dr. Alfred Frashëri, i cili ndër të tjera tha se, gjatë dy ditëve në të, do të mbahen 45 kumtesa të përgatitura nga grupe prej 82 specialistësh gjeofizikë e gjeologë të ndërmarrjeve e të institucioneve shkencore të vendit për fushë të zbatimit të metodave të ndryshme gjeofizike në kërkim të vendburimeve. Gjithashtu do të referojnë 8 kumtesat e tyre shkencëtarë të huaj.
Duke përshëndetur pjesëmarrësit, kryetari i Shoqatës së Gjeologëve të Shqipërisë, Doc. Aleksandër Gjina, midis të tjerash theksoi se, nuk është e rastit që gjeofizikanët e vendit tonë përfaqësohen nga një seksion i veçantë në shoqatën tonë, madje me një rol të rëndësishëm në të. Ne jemi dëshmitarë të përparimeve të shpejta që ka bërë gjeofizika në vendin tonë, të cilat janë rezultat i punës së ndëgjegjshme, me shumë pasion e vullnet, të bërë nga gjeofizikanët jo vetëm në realizimin e punimeve fushore, në kushtet ngandonjëherë të vështira, por edhe në rrafshin e përgatitjes teorike dhe të rritjes së fuqisë interpretuese të të dhënave.
Në emër të Ministrisë së Industrisë, Minierave dhe Energjitikës, përshëndeti zëvendësministri, Llavdo Hamejaj, i cili ndër të tjera tha se nëpërmjet anëtarëve të seksionit të gjeofizikës dhe atyre të gjeologjisë së Shoqatës së Gjeologëve të Shqipërisë, përbëhet edhe punonjësit e tjerë të gjeofizikës, të cilët me punën e tyre i dhanë një jetë studimeve shkencore gjeofizike. Me këtë rast falënderua personalisht edhe shkencëtarët e miqtë nga Austria, Bullgaria, Franca e SHBA, për nderin që na bënë
(Vijonë në faqen 4)
TELEG RAME URIMI
Drejtuar Presidentit të Republikës, Ramiz Alia
Shkëlqesisë së Tij Zoti Ramiz Alia President i Republikës së Shqipërisë.
Shkëlqesisë së Tij
Zotit Ramiz Alia
President i Republikës së Shqipërisë.
Me rastin e zgjedhjes Suaj në postin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, i dërgoj Shkëlqesisë Suaj përgëzimet e mia dhe urimet më të mira.
I uroj Shkëlqesisë Suaj sukses në funksionin dhe veprimtarinë Tuaj me përgjegjësi në shërbim të interesave të kombit Tuaj.
ARPAD GONCZ
President i Republikës së Hungarisë
Deputetë të Kuvendit Popullor u takuan me anëtarë të Parlamentit Europian
Dje një numër deputetësh të grupit socialist të Parlamentit Europian bënë një vizitë të shkurtër turistike në vendin tonë. Me këtë rast, një grup deputetësh të Kuvendit Popullor të Republikës së Shqipërisë u takuan me ta. Biseda u përqendrua në marrëdhëniet parlamentare, si dhe në zhvillimet e sotme në vendin tonë. Anëtarë të Parlamentit Europian shprehën interes për zhvillimet e fundit në vendin tonë, të ardhmen e procesit të demokratizimit të jetës në Shqipëri dhe në rajonin e Ballkanit. Deputetët, të ftuar, të legjislacionit, arsimit e kulturës etj. Ata u interesuan gjithashtu mbi vlerësimet e formacioneve të ndryshme politike të vendit për zgjedhjet e 31 marsit, mbi funksionimin e parlamentit të parë pluralist dhe detyrat kryesore që shtrohen para tij si dhe për probleme të bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Komunitetit Europian.
Duke falenderuar deputetët e Kuvendit Popullor për pritjen e ngrohtë që iu bë atyre dhe shkrimin e (Vijon në faqen 4)
Shokut Ramiz Alia President i Republikës së Shqipërisë.
Shokut Ramiz Alia
President i Republikës së Shqipërisë.
I dashur shok, Republikës së Shqipërisë, më lejoni t’ju dërgoj përgëzimet e mia më të nx[e]hta. Ju uroj shëndet të mirë dhe shumë suksese në kryerjen e misionit Tuaj të lartë.
Ju lutem të pranoni sigurinë e konsideratës sime shumë të lartë.
HENG SAMRIN
Kryetar i Këshillit të Shtetit të Kamboxhias
Pengojnë ministritë
- VLORË - Tashmë privatizimi është bërë temë e ditës. Po veç me shumë fjalë. Ka një zvarritje me shumë dëm, që shkreh punën, që humb dhe vlera materiale.
Pas referimit: s’kem arka
Vëzhgim
- Pra, bëtu është ardh buka? - pyet i mërzitur një klient që vjen në njësinë 259 pranë qendrës së Tiranës.
Shitësja ngre supet siç bëjnë edhe shoqet e saj në qendër e periferi të kryeqytetit për këtë kërkesë sa të thjeshtë aq të domosdoshme. Dhe lidhja bëhet e shpejtë, fajin e ka fabrika e bukës! Por ja që nuk të për furnizim me arka shpërndarjeje me fabrikën e plastmasit në Lushnjë. S’vijet, për mungesë lënde të parë, që nga janari nuk ka ardhur asnjë arkë dhe buka vazhdon të shpërndahet rifuxho. Mungesa e arkave reflektohet në përshpejtim e cilësisë së bukës, në zvarritjen e shpërndarjes së saj dhe në kthimet për rigatim, duke është krejt ashtu. Kolektivi i kësaj fabrike ku drejton Koci Kocibelli ngre si problem mungesën e arkave të shpërndarjes në degën e planit, Engjëllushe Jaupi na sqaron: fabrika është e gatshme në çdo kohë të përballojë kërkesat e tregtisë. Por nëse ka patur reklamine për cilësinë kjo nuk vjen nga mungesë e punës sonë. Si qëndron problemi? Plani prej 1763 kv bukë në ditë fabrika me plus-minuse të vogla i përgigjet. Në fillim të vitit kjo ndërmarrje lidh kontra-
në Lushnjë. Sivjet, e arkave reflektohet në prishjen e cilësisë së bukës, në zvërritjen rritur kështu shpenzimet. Për këtë muaj janë tërhequr nga kombinati i drurit «Misto Mame» 650 copë arka druri dhe po hyhet në bisedime për t’u lidhur me një firmë turke. Ndërsa sasia e tërhequr nuk plotëson kurrsesi kërkesat e nevojshme, kontrata është e lidhur me vështirësi financiare dhe me zvarritje burokratike.
Kemi bukë, por s’kemi arka! Të mos harrojmë në ditët që kalojmë çdo shtrëngim në furnizimin me bukë shton tensionin në popull.
Në zbatim të vendimit për privatizimin
KËRKOHET PUNË E SHKATHËT, ME PIKËSYNIМЕ TË QARTA
KËRKOHET PUNË E SHKATHËT, ME PIKËSYNIME TË QARTA
Pas përvojës fillestare
- Ecën mirë hapja e njësive private.
- Përgatitje, por jo ngadalësi, në zbatimin e vendimit nr. 138 të Këshillit të Ministrave.
- GJIROKASTËR -
Në qytet e fshat janë hapur 50 njësi private për tregti e artizanat, kryesisht bufe e rosticeri, por edhe rrobaqepës, këpucarë, argjendar, radio teknikë, lojtarë etj. Në seksionin e financës janë paraqitur edhe më se 100 kërkesa të tjera. Punohët për miratimin e tyre duke patur parasysh nevojat e punonjësve. Një sërë marangozëve, kafeneve e ndonjë specializim tjetër do ishin më të arsyeshme, duke patur parasysh kushtet. Në kandidatët kur njësitë ekzistuese në pazar po kufizohen, qytetarët të ndryshëm, deri tani 5 vetë, po i ndërtojnë lokalet vetë, me para ose me kredi bankare. Duhet ngritur problemi i mungesës së tregut shtatar, me gjithë tërheqjen e vëmendjes dhe kritik at e përsëritura. Qytetarët të ndryshëm, nga zonat, por edhe nga Saranda, tregtojnë rrugëve, pa asnjë kusht normal kulture e shëndetësie. Komiteti ekzekutiv ka marrë edhe vendim për ngritjen e tregut, por organet e qarkut nuk po zbatojnë; puna është e vonuar për zbatimin e tij janë të vonuara e punojnë ngadalë. Tregu shtatar është mirë të përqendrohet, të ketë vend e posaçme. Mungesa e tij ndikon me sa duket në gjallërimin e tregtisë private nga kooperativistët, gjë që bie lehtë në sy në qytet dhe që pasqyrohet edhe në tavolinat e bukës. Tradita e hershme duket se e ka të vështirë të ringjallet.
Gjatë prillit u punua disi për vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 138 për zhvillimin e veprimtarisë private. Por si në tregti, në njësi të ushqimit social e të fruta perimeve, edhe në ndërmarrjet komunale, në njësitë e riparim shërbimeve, puna është kufizuar vetëm tek vlerësimi i tyre.
Asnjë njësi nuk është shkëputur të kalojë në veprimtari private. Duhet nxituar në zbatimin e vendimit, pa neglizhuar problemet ekonomiko financiare e ato sociale që shoqërojnë këtë proces, për të cilat është folur e shkruar.
THANAS DINO
Pengojnë ministritë
- VLORË -
Tashmë privatizimi është bërë temë e ditës. Po veç me shumë fjalë. Ka një zvarritje me shumë dëm, që shkreh punën, që humb dhe vlera materiale.
Ç’e krijon këtë zvarritje? Shkaqet qartësohen nga bisedat me punonjës të ndryshëm, në organet e pushtetit në rrethet dhe në administratat e ndërmarrjeve. E vërteta është se në komitetin ekzekutiv të KP të rrethit të Vlorës, në çdo seksion të tij, ka programe të punës, është i organizuar dhe byroja e çmimeve për saktësimin e vlerës së shitjes së njësive etj. Kujdes është vërë dhe për instruktimin e kryefinancierëve e të drejtuesve të ndërmarrjeve. Është synuar që të evidentohen e vlerësohen mjetet kryesore të ndërmarrjeve, janë ngritur dhe komisionet përkatëse, në të cilët janë aktivizuar dhe specialistë të seksioneve. Ndërkohë, nga punonjës të vetë ndërmarrjeve e qytetarë ka kërkesa për blerje të njësive. Po çfarë e pengon veprimin? Thuhet se mungojnë udhëzimet. Ka rati një muaj, p.sh., vendimi për privatizimet në transport. Kështu dhe për sektorin e ndërtimit, të tregtisë etj. Në anën tjetër, drejtoria e përgjithshme e bankës, edhe kjo, s’ka lëshuar udhëzimin për kushtet e kreditimit, ose të udhëzimit nuk ka ardhur ende në Vlorë. Ose Ministria e Financave ka dërguar vetëm një të treten e udhëzimeve që duhen dërguar gjatë kësaj periudhe. Bëhet vërejtja që ministritë komunikojnë kryesisht me ndërmarrjet dhe jo me seksionet; se e kanë përcaktuar tepër shtirjen e njësive, me pretekste të ndryshme, të një pune më të kujdesshme, më të kualifikuar etj., po ç’e kështu pengojnë zbatimin e vendimeve.
Përfundimi: deri tani njerëzit më shumë kanë dëgjuar vendime e intervista për privatizimin. Po ende, në fakt, nuk kanë shijuar frytet e asaj që pritet nga ky privatizim. Nuk është pa gjë edhe thënia se punonjësit e ministrive me zvarritjen e punëve e përqëndrimin e veprimeve, edhe të atyre që mund të bëhen fare mirë nga seksionet, kërkojnë të zgjasin kohën e organikave egzistuese. Një shqetësim tjetër ka të bëjë edhe me bazën materiale. Si dhe nga do të furnizohen njësitë që do të privatizohen?
VANGJEL STEFA