12/05/1991
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

12 maj 1991

DJE NË KUVENDIN POPULLOR

Pas konsultimeve të grupeve parlamentare, gjatë këtyre dy ditëve të fundit, dje paradite Kuvendi Popullor i filloi punimet në orën 9.00. Në fillim të seancës, kryetari i Kryesisë së Kuvendit Popullor, Kastriot Islami, tha: Gjatë këtyre dy ditëve grupet parlamentare kanë shkëmbyer mendime lidhur me konceptimin e një strukture të Qeverisë më të përshtatshme në kushtet aktuale të vendit tonë e në përpjekjet me zhvillimin e saj. Nga debatet e diskutimet e shumta të kryetarëve e grupeve parlamentare e brenda përbrenda grupeve parlamentare, rezulton se duhet t’i propozohet Presidentit të Republikës të bëjë disa ndryshime në strukturën e Qeverisë: 1) Ministria e Ekonomisë Komunale dhe e Mbrojtjes së Ambientit, si dhe ajo e Punës dhe e Mbrojtjes Sociale, të rinconceptohen e të funksionojnë si Komitete në rang dikasteri. 2) Komiteti i Sigurimit Kombëtar të mos jetë në rang dikasteri dhe të funksionojë si institucion qendror, statusi i të cilit të përcaktohet me ligj të veçantë. 3) Deri në miratimin e këtij ligji, organet e sigurimit të zbulojnë e të drejtohen nga ministri i Rendit Publik. Meqë ky vendim u mor me konsensus, tha ai, propozoj ta hedhim në votë. E morën fjalën tre kryetarët e grupeve parlamentare. Deputeti i PD, Neritan Ceka tha se rishikimi i strukturave të Qeverisë, i cili i propozohet kësaj Kuvendi, është i nevojshëm kusht i rëndësishëm për funksionimin e kësaj Qeverie, si dhe për vendosjen e shtetit juridik. Zbritja e ministrive në rangun e komiteteve, do të ndihmojë në lehtësimin e strukturës së Qeverisë dhe është një vendim që tërheq vëmendjen e Qeverisë për një konceptim më të përparuar të ndërtimit të aparatit shtetëror. Edhe më i rëndësishëm, vuri në dukje ai, është propozimi që bëhet për kalimin e Komitetit të Ekonomisë Komunale dhe Mbrojtjes së Ambientit, Mbrojtjes Sociale, të ri konceptohen e të funksionojnë si Komitete në rang dikasteri. Siç e paraqiti kryetari i kryesisë, është i përligjur dhe i pranueshëm, ashtu sikurse i gjej të pranueshme, theksoi ai, edhe propozimet që bënë këtu dy kryetarët e grupeve parlamentare. E kërkoi fjalën deputeti i PD, Abdi Baleta, i cili theksoi se ky votim është i parakohshëm dhe i pa përligjur. Për strukturën e re që na u paraqit, tha ai, nuk na u dha mundësia të shprehemi e të japim mendime. Ai protestoi për procedurën e ndjekur. Konsultimet e grupeve parlamentare po kthehen parlament mbi parlament dhe kjo është shkelje procedurë. Me insistim e kërkoi fjalën edhe deputeti i PD, Vangjel Stamo, kryetari i Kryesisë theksoi se, pasi kemi arritur në konsensus, propozoj ta hedhim në votë. Përsëri V. Stamo këmbënguli duke thënë se do të dalë nga salla në rast se nuk i jepej fjala. Ai doli dhe pas tij, dolën edhe 8 deputetë të tjerë të PD. Propozimi u hodh në votë dhe u miratua me mbi dy të tretat e votave. Pas një pushimi, kryeministri Fatos Nano njoftoi deputetët se komunikoi me Presidentin e Republikës Ramiz Alia, i cili vendosi që: 1) Ministria e Punës dhe e Mbrojtjes Sociale të shndërrohet në Komitet të Punës dhe të Përkrahjes Sociale. 2) Ministria e Ekonomisë Komunale dhe e Mbrojtjes së Mjedisit të shndërrohet në Komitet të Ekonomisë Komunale dhe të Mbrojtjes së Mjedisit. 3) Komiteti i Sigurimit Kombëtar të organizohet si institucion qendror, pas daljes së ligjit përkatës. 4) Theodhori Bej të emërohet kryetar i Komitetit të Punës dhe të Përkrahjes Sociale, në rang ministri. 5) Flamur Hoxha të emërohet kryetar i Komitetit të Ekonomisë Komunale dhe të Mbrojtjes së Mjedisit, në rang ministri. Na japin shtete të tjera, zgjidhjen e problemit të strehimit të popullsisë, etj. Gjithashtu ai sqaroi mjaft pyetje për probleme shqetësuese të fshatit, për të sotmen e të ardhmen e kooperativave bujqësore, për kontributin e qeverisë në zgjidhjen e shqetësimeve të tjera të ditës si për lëndët e para për prodhim, për stabilizimin e jetës në të gjitha fushat, kthimin e qetësisë, sigurisë e paqes sociale, respektimin e ligjit e mbrojtjen e të drejtave e lirive të shtetasve etj. Në vazhdim të punimeve filluan diskutimet. E morën fjalën një numër i madh deputetësh. Në diskutimet e tyre u vunë në qendër diskutimesh të kundërta. Deputetët e PP-së përkrahën programin e paraqitur nga kryeministri Fatos Nano dhe përbërjen e qeverisë së kryesuar prej tij, duke e vënë theksin tek garancitë që jep ky program për ndalimin e mëtejshëm të rënies dhe stabilizimin e ekonomisë, në efikasitetin e rrugëve dhe metodave që propozohen për të realizuar kthesën rrënjësore që do ta futë ekonominë dhe gjithë shoqërinë tonë në rrjedhat bashkëkohore evropiane. Ata përkrahën gjithashtu thirrjen e kryeministrit për të ndaluar çdo lloj greve deri në fund të vitit. Deputetët e opozitës shprehën mosaprovimin e tyre për programin e qeverisë duke nënvizuar se në të nuk i bëhet analizë shkaqeve të kësaj gjendjeje të rëndë ekonomike e sociale, nuk jepet asnjë afat për realizimin e premtimeve që bëhen në program, masat për fshatin janë minimale ndërkohë që kërkohet përmirësim i plotë. Gjithashtu ata vunë në dukje se kërkohet hartimi i një politike të pajtimit kombëtar dhe u ndalën në probleme që kanë të bëjnë me kredibilitetin e qeverisë së re brenda e jashtë vendit, me rehabilitimin e plotë të gjithë ish-të dënuarve të mendimit, me probleme ekonomike e sociale të minoritetit

Me koncept demokratik

- BERAT - Në komitetin e Partisë së Punës të rrethit të Beratit janë të shumta informacionet nga organizatat bazë për diskutimin e projektprogramit të Partisë së Punës. Më konkretisht. Në diskutimet e zhvilluara në organizatat e aparatit të komitetit ekzekutiv të KP të rrethit u theksua se projektprogrami dhe projektstatuti janë të tillë që jo vetëm mbajnë parasysh zhvillimet aktuale politike, ekonomike e sociale të vendit po mbështesin hapjen e perspektivave për zhvillime të tjera pozitive në të ardhmen. Duke qenë se ky program në thelb përmban rinovimin e Partisë, kjo do të thotë se zbatimi i tij nuk mund të bëhet me sukses në qoftë se nuk rinovohet vetë anëtari i Partisë, në qoftë se ai nuk bën mish dhe gjak të tij konceptet demokratike, gjë që s’mund të realizohet pa një rinovim total të shoqërisë në luftë me burokracinë në çdo qëllim rrenjë. Në organizatën bazë të ndërmarrjes së Mish - Qumështit u theksua se lufta kundër burokracisë duhet të fillojë duke bërë rinovim që nga Qeveria e deri poshtë në bazë, kandidatura për anëtar të pleniumit të KQ të Partisë të jepen brenda rrethit e jo jashtë tij, kurse anëtarët e byrosë në qendër e rreth të mos kenë funksione drejtuese dhe udhëheqëse në organet e pushtetit ekzekutiv në rreth e qendër. Programi i rinovuar i Partisë së Punës, fryma e tij demokratike është ndjerë e pranishme në diskutimet e shumta në organizatat bazë. Nga këto kritere disa organizata janë ndriçuar më mirë për të gjykuar edhe problemet e rrethit. Për ta çuar më tej këtë ide do të veçojmë disa diskutime që lidhen me vazhdimin e mëtejshëm të misionit të Partisë së Punës. Janë bërë kritika e vërejtje për lidhjen më të mirë të aparatit të komitetit të Partisë e atij ekzekutiv në rreth në problemet dhe hallet që ka baza, siç janë ato të shkatërruara kohët e fundit nga ndarja e ekonomive bujqësore, furnizimet me bazë materiale etj. Lidhur me këtë shqetësime në organizatat bazë të bonifikimit u ngrit problemi i shtuar tashmë i lëvizjes të drejtuesve me kohë të gjatë në drejtim, i të paaftëve, i të pa asimuarve etj. dhe zëvendësimi i tyre me njerëz të rinj të aftë. Në organizatën bazë të Molishtit u kritikuan zotimet e mara nga organet drejtuese të rrethit, por që u lanë në mes të udhës, siç është rasti i rrugës automobilistike. Në përfundim do të shtonim, në qoftë se pranohet që projektprogrami i Partisë së Punës ka hapur diskutime dhe debate, kjo vjen nga fakti se ai është tërësisht i rinovuar, me koncepte bashkëkohore.

Qëndrim i padrejtë i një organizate

- VËZHGIM - Ende ndonjë organizatë bazë partie nuk po i përgjigjet kohës. Ja një shembull: Do të bëheshin këto ditë zgjedhjet e reja në organizatën bazë të Partisë nr. 2 të arsimit tetëvjeçar në Durrës. Anëtarët e Partisë së Punës propozuan një shoqe për sekretare. Kjo u ngrit dhe kundërshtoi. Nuk e bëj dot këtë detyrë, tha ajo, pasi jam e ngarkuar në lagje nga organizata e gruas dhe nuk jam në gjendje të mirë shëndetësore. Megjithatë organizata bazë e Partisë për çudi e zgjodhi sekretare. Përse kjo shoqe, edhe pas votimit, nguli këmbë se nuk do ta bëj këtë detyrë. Po organizata-bazë si i besoka një shoqeje të tillë që thotë troç se nuk do ta kryejë këtë punë? Anëtarët e kësaj organizate duhet të reflektojnë menjëherë, të mbajnë qëndrim edhe ndaj vetes dhe të propozojnë si sekretar një tjetër shok apo shoqe, të aftë dhe energjik, që me ndërgjegje të plotë, me bindje dhe optimizëm së bashku me ta do ta çojë më përpara punën e Partisë në organizatën e tyre.

PARA RREZIKUT TË PRISHJES SE DISA KOOPERATIVAVE

Sinjalizim në redaksi Gjithë vendi po kalon një gjendje të rëndë, po mendojmë se fshati e ndjen dhe e përjeton dhimbshëm atë. Kanë filluar e janë shfaqur shenjat e shpërbërjes së kooperativave si në disa ekonomi kufitare të rrethit të Sarandës, në Sibanaj e Nivicë të Tepelenës, në Kolonjë e Fushë-Bardhë të Gjirokastrës. Nuk jemi specialistë të vlerësim mendimin për kooperativat, kooperativizmin dhe punët e bujqësisë, por duam të sjellim shqetësimin që ndiejmë edhe ne. Ç’bëjnë kështu, mirë a keq, ku venë? Sën kemi parë e dëgjuar vetë nga Komispoli, në Ball e Mërtinj të Përmetit, kufi me Skraparin, fshatarët janë për ruajtjen e kooperativës. Për këtë shprehen shumica e tyre, specialistë e kuadro të rrahur me punët e fshatit, njerëz që kanë lindur e mbajtur jetën dhe punën në të. Po atëherë pse vijnë këto shqetësime. Në Këlcyrë e vështira përgjesja bëhet më e rëndë për secilin. Ngrihen 4-5 veta në një fshat, njerëz që u janë zënë sytë e kujtojnë se do bëhen pasanike dhe sulmojnë e marrin ç’gjejnë dhe tokat e para, duan ta prishin. A janë kooperativistë këta? Dhe po të jenë a janë të sigurtë dhe të bindur se kanë gjetur zgjidhje më të mirë? Në kooperativa e fshatra janë shtuar vjedhjet, brenda tyre e nga jashtë, rrëmbehen bagëtia e shitet ku të mundet, brenda e jashtë shtetit. Kjo që po na ndodh me blegtori sot mund të jetë pasojë më e rëndë se tufëzimi. Në degë janë hutuar e janë vendim kundër kooperativat, nuk dimë, është mirë apo keq dhe në kafshët e çmuara. Nuk do t’masat që ta zbatojnë, nuk përshtatin dot atë me kushtet e ekonomive ku drejtojnë. Disa po venë … ndosjen e shtetit juridik. Zbritja e dy ministrive në rangun e komiteteve, do të ndihmojë në thellësimin vëmendjen e Qeverisë për një konceptim më të gjithanshëm Komitetit të Sigurimit Kombëtar në rangun e një institucioni qendror. Në këtë mënyrë synohet që ky shërbim i domosdoshëm për kombin të gjejë vendin e vet në jetën shtetërore me një raport krejt të ri në raportin politik e veçanërisht me liritë e të drejtat e shtetasve. Në funksionimin e këtij shërbimi shumë të rëndësishëm për shtetin, t’i japim vend më të gjerë juristëve. Ai i propozoi Kuvendit që drejtuesi i kësaj institucioni të zgjidhen nga fusha e drejtësisë dhe i ftoi deputetët t’i miratojnë këto ndryshime. Deputeti i OMONIA-s, Jani përkrah mendimet e kolegut Ceka. Edhe deputeti i PP, Ismail Leka, tha se propozimi i grupeve par… duke u kërkuar hartimi i një politike të pajtimit kombëtar dhe qeverisë së re si minoritetit etj. Kryetari i Kryesisë së Kuvendit Popullor ia dha fjalën pastaj Kryetarit të Këshillit të Ministrave, Fatos Nano, i cili i vlerësoi diskutimet si konstruktive. Është vështirë, tha ai, realizimi dhe zgjidhja e problemeve të akumuluara por është detyrë patriotike angazhimi i të gjithëve për t’u dhënë rrugëzgjidhje problemeve. Këtë angazhim konstruktiv ta shprehim me punë konkrete. Ai mori në konsideratë si të dobishme vërejtjet e sugjerimet që u bënë, të cilat do të reflektohen në programin përfundimtar të Qeverisë. Për këtë ai kë… (Vijon në faqen 2) … Komiteti i Sigurimit Kombëtar… në këtë mënyrë… që… … minimalë ndërkohë që kërkohet privatizimi i plotë. Gjithashtu ata punëtorë të Skraparit, fshatarë janë për ruajtjen e kooperativës. Për këtë shprehën punën në të. Po atëherë pse vijnë këto shqetësime. Le të themi hapur arsyet që gjykojmë e ndjejmë ne, që i prekim edhe në terren, nga takimet e masat. Ende vazhdon klima e pasigurisë dhe luhatjeve politike, ekonomike dhe të rendit. Mos të harrojmë, fshatari është më i ndjeshëm ndoshta ndaj tyre. Zgjedhjet mbaruan, po kthesa dhe ndryshimi i gjendjes po vonojnë. Pas ditëve të para aq të mirëpritura, shqetësimi… … kemi parë e dëgjuar vetë nga kooperativa, janë për ruajtjen e kooperativës. Për këtë shprehën punën në të. Po atëherë pse vijnë këto shqetësime. … Pse duhet lejuar kjo? Populli për një ditë të tillë i ka rritur e mësuar, t’i dalin zot, t’i sqarojnë, ta ngrejnë shpirtërisht e ndriçojnë mendërisht. Po shumë kuadro e anëtarë të PPSH-së janë çorjentuar për vetë. Masa, njerëzit e thjeshtë nuk duhen rënduar kurrë. E drejtë është kjo, por nuk duhet kthyer në… … pasojë më e rëndë se tufëzimi. Ka vjedhjen, ke kërcënime, pasurinë e kujt nxjerrin në rrugë e në udhët e botës? Duhet t’i themi ndal këtij rrënimi që po i vjen fshatit. Shenjat duhen vlerësuar, sa do fillestare që të jenë, nga të gjithë, shteti e partitë, qytetarët e fshatarët, populli e çdo njeri i vetëm. Duke prishur fshatin prishin veten e At-dheun. THANAS DINO

Çfarë kërkon populli sot?

- Nga të dërguarit tanë të posaçëm në Kuvendin Popullor. - Programi i Qeverisë së re për reformatë ekonomike, mbajtur kryeministri Fatos Nano, me të cilin tashmë është njohur mbarë opinioni shoqëror, përbën një dokument me serioz, aq edhe optimist e të realizueshëm. Programi i Qeverisë së re për reformat ekonomike, mbajtur kryeministri Fatos Nano, me të cilin tashmë është njohur mbarë opinioni shoqëror, përbën një dokument me serioz, aq edhe optimist e të realizueshëm. Për këtë tashmë duhet filluar nga puna… “QË NJERËZVE T’U RIKTHEHET BESIMI Sepse, siç u parashtrua edhe në seancat e djeshme, ekonomia është në situata serioze, në atë çka që nuk do ta dëshironte askush në problemet do të thelloheshin më tej. Mirëpo besimi tek njerëzit nuk rikthehet, as duke kërkuar shkaqet e gjendjes ku kemi arritur, as duke bërë thjeshtë konstatime për të «argumentuar» nga pozita e opozitës paaftësinë e qeverisë së përkohshme e të kabinetit të ri të formuar… Ndonjë deputet, si Teodor Keko i PD, kujton se populli «do ta mbajë në krah» vetëm pse tha «situata është tragjike» e njerëzit nisen në punë pa futur gjë në gojë. Jo, popullit nuk i kthehet besimi me populist konstatime. Ai kërkon zgjidhje, kërkon se si ta largojë këtë situatë tragjike, duke dëgjuar edhe fjalën e përfaqësuesit të vet në parlament. Sa më thjeshtë, sa më realist e me zemër të mirë. Popullin nuk e ngroh «parashikimi… (Vijon në faqen 2)

PRESIDENTI RAMIZ ALIA PRITI MISIONIN E DYTE TE FONDIT MONETAR NDERKOMBETAR

Dy pasdite, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ramiz Alia, priti në selinë e tij misionin e dytë të Fondit Monetar Ndërkombëtar, të kryesuar nga prof. Mario Blejer. Presidenti Ramiz Alia zhvilloi me ta një bisedë të ngrohtë dhe miqësore. Ai u shpreh shpeshherë vlerësimet që po kalon aktualisht vendi ynë në këtë stad të kalimit nga një ekonomi e centralizuar në ekonomi të tregut. Aktualisht ekonomia e tregut, theksoi z. Alia, në objektive, që kërkon të bëjë një krizën ekonomike, vazhdon të vazhdojë, jemi në krizë. Vështrimi i parë është subjektiv, e cila vjen nga mungesa e dijes dhe e njohjes të specialistëve tanë, pasi jemi në një stad zhvillimi, ku bëhen transformime në çdo fushë dhe kemi ndërmarrë një reformë ekonomike, politike dhe sociale. Tani, në kushtet e shtetit pluralist, ndryshimet në politikë mund të jenë më të lehta, ndërsa në ekonomi është shumë më e vështirë. Ai vlerësoi ndihmën e misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe përvojën e tyre. Prof. Mario Blejer, pasi falënderoi Presidentin Ramiz Alia, për pritjen, shprehu konsideratat e tij bashkëpunimin miqësor me specialistët shqiptarë dhe angazhimin e tij për të kontribuar në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Fondin Monetar Ndërkombëtar. Gjatë takimit u shkëmbyen mendime për stabilizimin e gjendjes në vendin tonë dhe për rrugët për të ecur më përpara, për rolin më të madh që duhet të luajë Banka e Shtetit Shqiptar, si oponent i të gjithë organizmave shtetërore të ekonomike dhe për sistemin fiskal si një hap dhe duhet bërë sa më shpejt, atje ku është e domosdoshme. Në pritje merrnin pjesë dhe drejtori i Përgjithshëm i Bankës së Shtetit, Shqiptarin, Niko Gjyzari dhe zëvendësministri i Financave, Anastas Angjeli. (ATSH)

Simpoziumi i parë kombëtar i gjeofizikës u dha fund punimeve

Simpoziumi i parë Kombëtar i Gjeofizikës i vazhdoi punimet në tre seksione. Në fillim ministri i Industrisë, Minierave dhe Energjetikës, Drini Mezini, priti në një nga mjediset e Muzeut Historik Kombëtar shkencëtarët e huaj që merrnin pjesë në këtë simpozium. Në, theksoi midis të tjerash ai, do të forcojmë bashkëpunimin me jashtë, gjë kjo që pasqyrohet edhe në platformën e programit të Qeverisë së re. Kështu që shoqëritë dhe firmat që ju përfaqësoni do të jenë partnerë tanë të parë. Ai uroi atyre të shiheshin të plotë dhe suksese të mëtejshme në punë. Ministri i pozviti specialistët tanë të vazhdojnë takimet e bisedimet me shkencëtarët e huaj për të zgjeruar dhe konkretizuar bashkëpunimin. Prof. Albert Baly dhe Dr. Nevill Manderson, nga SHBA-ja, pasi falënderuan për pritjen e ngrohtë, vlerësuan cilësinë e këtij simpoziumi dhe thanë se gjeofizika në Shqipëri ka përparuar, duke marrë parasysh kushtet. Gjeja kryesore për specialistin, nënvizuan ata, është që ai të jetë optimist dhe të ngulmojë në punë. Gjeofizikanët nga Franca, Filip Julien dhe Benoit Mouly, shprehën mendime për zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e interpretimit të rezultateve gjeofizike të fituara në vendin tonë, gjë që është me interes për ne. Në takim mori pjesë edhe kryetari i Shoqatës së Gjeologëve të Shqipërisë, Doc. Aleksandër Çina. * * * Pastaj u mbajtën kumtesa sipas seksioneve. Në seksionin e Gjeofizikës Xeherore, u mbajtën gjithashtu kumtesa. Dr. Radium Avxhiu referoi mbi gjendjen e sotme të zhvillimit të metodave gjeofizike në kërkimin e xeherorëve në vendin tonë dhe mbi disa probleme që shkaktohen për zgjidhje. Kandidati i shkencave, Përparim Alikaj, foli mbi metodën e re të polarizimit të provokuar spektral, ndërsa inxhinieri Fatmir Duli mbajti kumtesën mbi përdorimin e kompleksit të metodave gjeofizike për kërkimin e kromit. Interes të veçantë… (Vijon në faqen 4)

… në e të spe… Frankfurt… dhe i Rim… për konce… të tarta e… ccuri të tillë… e në Fran… divgsha… meraconi… Hanovr… etj. Në të… rrit ka një… në 5500… tator. Ng… kësisë Ve… pulmi… se 25… BERXOL… … pjesë edhe… ekutiv… Haxhir… Shumë… bazad… shtila… (ATS H)

DEKLARATE E KOMISIONIT ORGANIZATOR PER KRIJIMIN E KONFEDERATES TE SINDIKATAVE TE PAVARURA TE SHQIPERISE

Komisioni organizator, 13 Federatat e ndryshme të profesioneve të mbarë punonjësit që aderojnë në këto Federata, po ndjekin me interesim zhvillimet aktuale pranë din tonë. Në kushtet e krizës së rëndë ekonomike, politike e shoqërore që ka përfshirë vendin është prekur thellë niveli i jetesës të punëtorëve dhe të gjithë punonjësve të tjerë të Shqipërisë. Duke ndjekur me vëmendje dhe shqetësim të jashtëzakonshëm punimet e Kuvendit Popullor dhe platformën e programit të Qeverisë punonjësit e Federatave tona sindikale kërkojnë përshpejtimin e formimit të Qeverisë së re, që ajo të marrë sa më parë në dorë zgjidhjen e një gama problemeve të mprehta dhe stabilizimin e gjendjes. Duke shprehur mendimin e punonjësve të Federatave tona dhe të punonjësve të tjerë të vendit, insistojmë që kërkesat e ngutshme prej 14 pikash drejtuar kryeministrit, Fatos Nano, dhe ato paraqitur dikastereve që kanë të bëjnë me rritjen e pagave, rregullimin e indeksit të çmimeve dhe pagave, furnizim me lëndë të parë e materiale, transportin urban e interurban, përmirësimin e kushteve të domosdoshme të punës dhe jetesës, përmirësimin e kohës së pensioneve, dhe në mënyrë të veçantë ruajtja e rendit dhe e qetësisë publike, kërkesat e përsëritura disa herë të marra në shqyrtim për zgjidhje menjëherë pas formimit të Qeverisë së re dhe jo më vonë se 15 ditë, pas të zhvillohen bisedime me komisionin organizator të publikohen zgjedhjet konkrete. Punëtorët janë të ndërgjegjshëm që zgjidhja e këtyre problemeve nuk do të bëhet brenda ditës, por kërkojmë nga Qeveria e re masë urgjente e konkrete për vlerësimin serioz dhe jashtëzakonisht të pengesë burokratë të kërkesave të tyre të ligjshme e të drejta. Çdo qëndrim tjetër do të shkaktojë indinjatë dhe mosbesim dhe do të rrisë ndërprerjen e punës në sektorët jetikë të ekonomisë si në naftë, minerara, bujqësi, transport, ndërtime, kimi-metalurgji etj. Kjo do të shoqërohet me shumë gjëndjen e rëndë ekonomike në vend, duke sjellë pasoja të padeshërueshme ekonomike e sociale. KOMISIONI ORGANIZATIV Tiranë, më 11. 5. 1991