14/05/1991
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

14 maj 1991

QEVERIA E RE MORI VOTBESIMIN NË KUVENDIN POPULLOR

- Kryetari i Këshillit të Ministrave dhe ministrat betohen para Presidentit të Republikës, Ramiz Alia - Par dje pas marrjes së votëbesimit në Kuvendin Popullor dhe pa marrjes së funksioneve, kryetari i Këshillit të Ministrave, Fatos Nano, dhe ministrat e betuan para Presidentit të Republikës së Shqipërisë Ramiz Alia në selinë e tij. Në mes të ceremonisë së betimit, Presidenti i Republikës, Ramiz Alia, me këtë rast ju uroi të gjithëve sukses e punë të mbarë në kërkesë të qeverisë për të një parlamenti pluralist, për të dalë faqebardhë para popullit dhe shprehu besimin mat në formulën e betimit. Presidenti i Republikës, Ramiz Alia, me këtë rast ju uroi të gjithëve sukses e punë të mbarë në kërkesë të qeverisë për të një parlamenti pluralist, për të dalë faqebardhë para popullit dhe shprehu besimin e tij të plotë në çikasitetin e kësaj qeverie. Në këtë ceremoni solemne ishte i pranishëm edhe kryetari i Kryesisë së Kuvendit Popullor, Kastriot Islami. (ATSH) (Foto: ATSH)

KRONIKË NGA JETA E BRENDSHME E PPSH-së

Konferencat e PPSH-së në rrethe Përleritje e plotë I tërë plenumi dhe byroja e komitetit të Partisë të rrethit të Pogradecit u përtërit me anëtarë të rinj. Kryetari kryesor ishin afërsi vetjake. U zgjodhën 2 sekretarë të rinj. Në se raporti i konferencës mba jti vullën e një grupi pune, nga praktika e organizimit të konferencave të mëparshme ishte hequr ngritja dhe funksionimi i ashtuquajtur grup pune për diskutime. Se «ç’dobi» kanë pasur këto grupe pune, redaksionale, retuëshe dhe deri hartuese të diskutimeve, tanimë për këtë është e qartë: uniformitet, fraza të përgjithshme pas të cilave treteshin shqetësimet reale. Sot çdokujt i bëhet apel të thotë hapur çfarë ndjen, të thotë hapur si gjykon për të sotmen e të nesërmen e Partisë, të punëve të saj, të stigmatizojë burokracinë e burokratët, të ndihmojë në kthjellimin e ideve, të rrojë të vetë këtë teren të pluralizmit partiak. Ja pse kur në konferencën e Partisë së Punës së rrethit të Pogradecit dikush me stilin e vjetër ende fliste për barrën dhe përgjegjësinë e Partisë në këtë apo atë ndërmarrje, për përgjegjësinë e Partisë deri në nërparullësinë në ndarjen e apartamenteve të banimit, apo për mungesat e vezëve, qumështit në treg, etj. me të drejtë nga delegatë e të ftuar u shpreh mendimi: akoma me këtë këndvështrim? Akoma nuk është kuptuar se Partia e Punës është e ndarë nga shteti dhe për rrjedhojë edhe nga përgjegjësia për dukuritë e sotme aktuale (e thënë më të sotme) ekonomike në ndërmarrje, kooperativë e më gjerë. Diskutime të tilla ndonëse nuk kishin kaluar në filtrin e grupit redaksional të diskutimeve të konferencës, prapë anonin nga konceptet e vjetra. Le t’i quajmë këto gjurmë të fundit të traditës. Në diskutime të tjera të Petrov Plitit u qartësua dimensioni i punës së Partisë që është terreni i luftës politike për mëndjen e zemrat e masave si domosdoshmëri e saj, që ato afërhen rreth anëtarëve të Partisë së Punës, në mënyrë të natyrshme, që të konkretizojnë aspiratat e tyre për demokraci, duke luftuar për programin e saj. O sot o kurrë, u shpreh ky diskutant, këmbëroti rinovimi i Partisë me njerëz të mënjerrë. Këtë e ai që qajti edhe punën e parë të ditës së Partisë. Për shqetësimin që sillte titulli në freskët edhe diskutimi i Dashamirit Kafarallit, që trajtoi problemin: integljegencia dhe Partia e Punës dhe he sot. Vërtet, a nuk është para kusure me inteligjencën, duke e lënë një pjesë të saj jashtë radhëve të Partisë? Po sot? Është në nevojën e Partisë që intelektualët më të zë, më të afërt, më të ndershëm e më me autoritet në popull t’i ketë më shumë së sëmpejtanët, anëtarët të saj. Për elementët aktualë të punës së folën edhe Valentina Pashaj, Guri Adem, Kastriot Spiro—... (tekst i paqartë) Konferenca ishte i pari kuvend i Partisë së Punës në rrethin e Pogradecit në kushtet e vendosjes së pluralizmit. Si në aspektin organizativ, të përbërjes së pleniumit, por edhe në këndvështrimin e problemeve, ajo dëshmoi për kërkesën e pozicionimin e ri të punës së Partisë sot e në perspektivë. Konferenca zgjodhi sekretar të parë të komitetit të Partisë për rrethin Tajar Kolecin. KOSTAQ DUKA

Një program sa më afër bazës

- TIRANË - Për ditë vijnë në Komitetin e Partisë së rrethit mendime, kontribute të kohës, të nevojshme për rinovimin dhe pozicionimin e Partisë sonë në këto rrethana që janë krijuar. “Të hëqin shprehjet e përgjithshme”, “Të përçaktohen më saktë baza ideologjike e Partisë sonë”, “Ç’kuptim ka ky apo ai term...?” Pyetjet e shumta shoqërohen kudo edhe me sugjerime, me propozime për hyrjen e programit për kapitull të veçantë, për emrin e Partisë dhe të anëtarëve të saj. “Projekt programi është shumë i ngarkuar, duhet thjeshtuar duke vënë piketa konkrete, për shtrëngimin e punësimit, për probleme të tjera që ngre njerëzit në bazë. Studisuesit nuk i njohin Partisë. Duke u nisur nga kushtet konkrete, nga shqetësimet e anëtarëve të thjeshtë, në bazë, edhe programi kërkohet më konkret-, shkruajnë nga një or-ganizatë Partie në rajonin 4. Larmia e mendimeve që po jepen tregon se çdo anëtar i Partisë e merr rresht për rresht këtë program, duke dhënë mendimin e tij, me dëshirën e mirë që t’i kontribuojë, aq sa mundet një procesi të sapofilluar. Një nga këta militantë, Nuri Kërxhaliu në lagjen 18 në diskutimin e tij bëri organizata-bazë projekprogramit të Partisë, kërkoi që t’u dilte përpara insinuatave që mund të bëhen për qëndrimin e PPSH ndaj problemit të Kosovës, duke rekomanduar që kjo Parti, ashtu si ka vepruar më përpara, edhe tani e tutje, në kuadrin e dokumentave të KSE-së, të konfirmojë luftën që do të zhvillojë për korrigjimin e padrejtësive historike që i janë bërë popullit. (Vijon në faqen 2)

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ramiz Alia priti delegacionin e Partisë për Prosperitet Demokratik të Maqedonisë

Dje paradite Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ramiz Alia priti në selinë e tij kryetarin e Partisë për Prosperitet Demokratik të Maqedonisë Nevzat Halili dhe delegacionin e saj, që ndodhet për një vizitë të shkurtër në vendin tonë. Presidenti Ramiz Alia u uroi miqve mirëseardhjen dhe përshëndeti punën rezultative të PPD të Maqedonisë për afirmimin e shpejtë të saj në jetën politike me përkrahje të gjerë popullore. Ai i shprehu falënderime kryetarit të kësaj partie për qëndrimet dashamirëse e vëllazërore që ka mbajtur ajo ndaj shqiptarëve në Maqedoni, si dhe për zhvillimeve të fundit në Shqipëri. Kjo, tha ai, është ndihmë konkrete në rrugë demokratike. Pasi falënderoi për pritjen e ngrohtë që gjeti kudo në Shqipëri, kryetari i PPD të Maqedonisë i paraqiti Presidentit në tablo të gjendjes në Jugosllavi e më gjerë. Rajoni ynë, tha në vazhdim Presidenti Ramiz Alia, po kalon momente tepër të rrezikshme. Me këtë, vijoi ai, kam parasysh sidomos gjendjen në Jugosllavi, e cila, jo vetëm nga politikanët e Evropës, por edhe nga vetë qytetarët e saj po karakterizohet si tëra e rrezikshme. Lufta civile është në prag. Po kërkohet armë e ushtri. Një gjendje e tillë kërcënon seriozisht paqen dhe stabilitetin në Ballkan e në krejt kontinentin. Për më shumë nga të gjithë të kërcënuar janë shqiptarët, në radhë të parë ata matanë kufirit, në një pjesë të madhe të vendit. Ne e ndjekim me shqetësim këtë situatë, që ka të bëjë me fatin e Jugosllavisë, por eventualisht mund të godasë edhe fqinjët. Ajo që kërkohet nga ne në këtë çështje është të jemi vigjilentë e të mos kemi në besë në angari të qeverisë që mund të ndodhin. Të vetëdijshëm për këto rreziqe, ne, në Republikën e Shqipërisë, kemi marrë masat e nevojshme, ushtrime e kemi vënë në gjendje gatishmërie, po punojmë që të gjithë të jenë të qetë e çdo gjë të kemi si vend e si popull nga drejtimi që mund të marrin ngjarjet në Jugosllavi. Vendi ynë sot më shumë se çdo gjë ka nevojë për unitet, Shqipëria ka nevojë për punë. Përçapja e pasivitetit në këto situata dëmtojnë rëndë interesat kombëtare. Në kohë që po kalojmë, theksoi Presidenti Ramiz Alia, shqiptarët në Kosovë e në vise të tjera në Jugosllavi e të vise të tjera e bashkim për të ruajtur nga uzurpimi e provokacionet, të cilat asnjëherë nuk kanë munguar e mund t’i kushtojnë shtrenjtë gjithë popullit shqiptar, madje e më ketë anë të kufirit. Nevzat Halili dhe pjesëtarët e tjerë të delegacionit u shprehën që koalizë e situatës në Jugosllavi i përgjigjet realitetit të dhimbshëm që sundon atje. Partia jonë, tha më tej ai, po lufton për liri kombëtare, pasi pa ketë nuk ekziston asnjë liri qyetare. Ndaj në veprimtarinë tonë të drejtuar me shume rëndësi i kemi kushtuar çështjes kombëtare. Po ta shqartëseve në Maqedoni shumë pak ndryshon nga ajo që shqipëtarëve në viset e tjera në Jugosllavi, pasi ndaj tyre zbatohet një politikë unike, që gabutën një të njëjtë tonë kuzhinë. Ne e kemi ngritur zërin tonë kundër shkeljes flagrante të të drejtave njerëzore që u bëhet shqiptarëve kudo që jetojnë në Jugosllavi. PPD të Maqedonisë, tha kryetari i saj, e uron Presidentin e Republikës së Shqipërisë me rastin e zgjedhjes në këtë post të lartë. Ne, vijoi ai, jemi të interesuar që në Shqipëri zhvillimet të rrjedhin me qetësi dhe që çështja jonë të jetë në këtë etapë përbën një garanci për këtë. Takimi u zhvillua në frymë vëllazërore. (ATSH)

Kryeministri i Shqipërisë Fatos Nano takohet me Presidentin e Bankës Evropiane për Rindërtimin dhe Zhvillimin Zhak Atali

Me ftesë të Presidentit të Bankës Evropiane për Rindërtimin dhe Zhvillimin, Zoti Zhak Atali pardite u nis për në Londër një delegacion shqiptar, i kryesuar nga Kryetari i Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, Fatos Nano. Në përbërje të delegacionit është edhe Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Muhamet Kapanlli. Për të përcjellë delegacionin në aeroportin e Rinasit, kishin dalë zv-kryetari i Këshillit të Ministrave, Shkëlqim Cani, ministri i Ekonomisë, Leontiev Cuçi, Ministri i Lidhjeve Ekonomike me Jashtë, Shane Korbeci, Zv-ministri i Punëve të Jashtme, Sokrat Plaka dhe shokë të tjerë. Dje kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Fatos Nano u prit në takim nga presidenti i Bankës Evropiane për Rindërtimin dhe Zhvillimin (BERZH), Zhak Atali. Në takim u zhvillua një bisedë e hapur dhe miqësore, gjatë të cilës kryeministri shqiptar foli për programin e qeverisë së re që sapo mori votëbesimin. Kryeministri Nano e njohu atë me proceset e thella të reformave politike, ekonomike e legjislative që po zhvillohen në kuadrin e demokracisë pluraliste. Nga ana e tij, Zhak Atali, pasi vlerësoi procesin e reformave shqiptare, vuri në dukje rëndësinë e përpjekjeve të përbashkëta për anëtarësinë e Shqipërisë në BERD. U bisedua gjithashtu për problemet e përbashkëta dhe specifikat që përballojnë vendet e Evropës Lindore në realizimin e reformave dhe rolin që mund të luajë BERD-i në këtë drejtim. Zhak Atali theksoi angazhimin përder-... (tekst i paqartë) që Shqipëri të njehsojë në këtë periudhë të misioni të BERD-it për të shqyrtuar nga afër problemet e anëtarësisë të Shqipërisë dhe të bashkëpunimit me këtë institucion financiar ndërkombëtar. Pas takimit, në të cilin mori pjesë edhe ministri i Jashtëm Muhamet Kapanlli, Zhak Atali shprehi një dëshirë për të delegacionit shqiptar, në selinë e Bankës Evropiane për Rindërtimin dhe Zhvillimin, e cila kaloi në një atmosferë miqësore. (ATSH)

Bisედime të ministrit të Jashtëm Muhamet Kapanlli në Forin Ofis

Dje ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Muhamet Kapanlli, i cili ndodhet në Londër dhe shoqëron kryeministrin Fatos Nano në vizitën e tij pranë Bankës Evropiane për Rindërtimin dhe Zhvillimin (BERD), u takua në Forin Ofis me ministrin e Shtetit për Punët e Jashtme të Komu- nuelthit, Daglas Hog. Gjatë takimit, ku morën pjesë edhe zvendësekretari i Shtetit Ueston dhe ndihmësi i taj Majkell Tait, u bisedua për stadin aktual të normalizimit të marrëdhënieve midis dy vendeve. Të dyja palët u shprehën të një mendimi se tashmë është arritur në fazën përfundimtare të këtij procesi. Palët angazhuan e angazhua për një për-gjigje të shpejtë për shpalljen e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve dhe për përfundimin e bisedimeve për çështjet e kontestuesshme. (ATSH)

Delegacioni parlamentar shqiptar pritet nga kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Bullgarisë

Gjatë takimit në adhte, delegacioni parlamentar shqiptar, i cili mori pjesë në mbledhjen e komisioneve të Punëve të Jashtme të parlamentëve të shteteve të Ballkanit në Bukuresht, i kryesuar nga deputeti Xhelil Gjoni, u prit në Sofje nga kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Bullgarisë, akademiku Nikolai Todorov. Gjatë takimit në adhte, delegacioni parlamentar shqiptar, i cili mori pjesë në mbledhjen e komisioneve të Punëve të Jashtme të parlamenteve të shteteve të Ballkanit në Bukuresht, i kryesuar nga deputeti Xhelil Gjoni, u prit në Sofje nga kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Bullgarisë, akademiku Nikolai Todorov. Akademiku Todorov vuri në dukje se ky takim është një ngjarje e shënuar në historinë e marrëdhënieve të dy parlamenteve tonë dhe shprehu e mirësië së sinqertë midis të dy vendeve dhe popujve tanë vëllezër. Ai theksoi se ata po ndjekin me interesim punimet e parlamentit shqiptar. Nga ana e tij, kryetari i delegacionit shqiptar, pasi u shpreh kënaqësinë e veçantë për takimin, foli ndër të tjera, për traditat e lashta të miqësisë midis dy popujve tanë, për punimet e Kuvendit tonë Popullor, për disa aspekte të demokratizimit të mëtejshëm në Shqipëri, si dhe dobisë e shkëmbimit të vizitave midis delegacioneve parlamentare të dy vendeve. Akademiku Todorov falënderoi përzemërsisht për ftesën që iu bë atij në emër të Kuvendit Popullor të Republikës së Shqipërisë për të vizituar Shqipërinë. Me këtë rast, ai u lut t’i transmetohet kryetarit të Kuvendit Popullor, Kastriot Islami, përshëndetjet më të mira me rastin e zgjedhjes së tij në këtë post të lartë. Në këtë takim ishte i pranishëm dhe ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Bullgari, Bashkim Rama. (ATSH)

TAKIM PUNE I KËSHILLIT TË MINISTRAVE PËR SHQYRTIMIN E PROBLEMEVE TË RRITJES SË PAGAVE

Dje Këshilli i Ministrave zhvilloi një takim pune me grupin e ngarkuar me përgatitjen e projektit të reformës së çmimeve e pagave, i cili drejtohet nga Ministria e Ekonomisë. Në takim u diskutua gjerësisht lidhur me problemet e paraqitura në studimin përkatës për pagat, në zbatim të reformës ekonomike. U diskutua paraprakisht për masën e rritjes së pagave të punonjësve, për mundësitë e mbulimit të shtesës së parashikuar në buxhetin me mallra, etj. Studimi do të paraqitet për shqyrtim në mbledhjen e hapur të Këshillit të Ministrave, që do të zhvillohet më 15.5.1991, ku janë ftuar të marrin pjesë përfaqësues të sindikatave e të partive politike. (ATSH)

Përkujtohen ngjarje të Luftës

Pardje në zonën e thellë të Shëngjergjit në rrethin e Tiranës, u përkujtua 48-vjetori i krijimit të çetës partizane të Shëngjergjit. Me këtë rast, në Shkrep Kishën ardhur kooperativistë nga të gjithë fshatrat e krahinës, veteranë, pjesëtarë dhe të afërm të familjeve të dëshmorëve, të rinj dhe të reja etj. Prenë lapidarët që përjetëson këtë ngjarje u vendosën kurora në emër të Këshillit Popullor të rrethit dhe të Komitetit Ekzekutiv të KP të Rajonit nr. 4, të këshillit popullor të fshatit të bashkuar Shëngjergj, të ish-partizanëve të kësaj çete, si dhe t’u familje. Në emër të ish-partizanëve të kësaj çete, përshëndeti veteran Feti Pema. (Sipas ATSH-së)

TELEGRAM URIMI

Drejtuar Presidentit Ramiz Alia Shkëlqesisë së Tij Zoti Ramiz Alia President i Republikës së Shqipërisë TIRANË Pranoni urimet e mia të sinqerta, për rastin e zgjedhjes Suaj në postin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Duke shprehur besimin se marrëdhëniet miqësore midis Mongolisë dhe Shqipërisë do të zhvillohen e forcohen më tej, Ju uroj Juve dhe të mire dhe suksese në punë. PUNSALLMAGIN OÇERBAT President i Republikës Popullore të Mongolisë