15/05/1991
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

15 maj 1991

Të distancohemi nga dogmat, të fitojmë ndaj burokracisë

KRONIKE NGA JETA E BRENDSHME E PPSH-së Të distancohemi nga dogmat, të fitojmë ndaj burokracisë — NGA KONFERENCA E PARTISË SË PUNËS E RRETHIT TË KUKËSIT — Konferenca e 26-të e Partisë së Punës e rrethit të Kukësit ishte një dëshmi e luftës së vetë Partisë që po bëhet në radhët e Partisë së Punës kundër burokracisë për rinovimin e saj. Në raport pyetjet dhe diskutimet që u bënë i udhëhiqte një shqetësim i përgjithshëm: niveli, metoda e puna e Partisë të përshtatet, t’i përgjigjet kërkesave të reja që shtrojnë koha para anëtarëve të Partisë, para organizatave. Në shumë nga diskutimet u kritikua me forcë burokracia, konservatorizmi dhe pseudodemokratizmi që po shfaqen në punën e Partisë. Duke sjellë shqetësimin për ato të meta dhe përgjegjësi që ndjen organizata bazë e anëtarët e saj u kritikuan ashpër shfaqjet konkrete të burokracisë, persona të veçantë që kanë përlyer figurën e tyre dhe kanë dëmtuar rëndë lidhjet e Partisë me masat. Në diskutimet e tyre Islam Gjana, Skënder Ahmeti, Beqir Basha etj. theksuan se është e domosdoshme jo vetëm koregjimi i të metave, gabimeve, por rinovimi i plotë i Partisë, ç’ka shprehet edhe në projektprogramin dhe në projektstatutin. Por që këto dokumente të zbatohen me sukses, duhet punë këmbëngulëse, sidomos të hiqen si barrë të këqija dogmat, praktikat e vjetëruara, mendësitë që pengojnë. Po nuk u krasit pema, nuk jep fruta, tha në diskutimin e tij Mu-hamet Bela. Duke theksuar si domosdoshmëri ngritjen e nivelit ideologjik, t’i jepet gjithnjë e më shumë vend forcimit të ndjenjës kombëtare dhe mbrojtjes së identitetit tonë kombëtar. Beqir Basha tha se jo të gjithë anëtarët e Partisë i kuptojnë dhe i përqafojnë ndryshimet. Por duhet të bëjmë gjë-një e më të qartë se konservatorët aktualisht bëhen të rrezikshëm në konceptet dhe praktikat e kaluara totalitare dhe janë nga më të rrezikshmit në radhët e Partisë. Prandaj është detyrë imperative që të shkëputemi nga ata dhe të mos identifikohet kursesi as emri i anëtarit të Partisë e as i organizatës në ndonjë drejtues që ka përlyer emrin në sjelljen e veprimin e tij. Por që të ngjitet në nivelin e kohës organizata e Partisë ka të domosdoshëm të mbështetet fuqimisht në inteligjencien, duke u krijuar asaj kushte pune, duke i hapur rrugën për në drejtimin shtetëror dhe atyre që nuk janë anëtarë të Partisë dhe të mos ndodhë më që njerëzit të lëvizin nga kolltuku në kolltuk e të shkëputen nga masat, nga hallet, të atrofizohen e të bëhen pengesë për të ardhmen. Ndër diskutimet më interesante ishte dhe ai i Besim Cengut, i cili theksoi që puna politike të arrijë atë që njerëzit të drejtpërdrejtë e të mos lëkunden, të largohen nga dogmat dhe të mbështeten në realitetin e sotëm. Ai theksoi se tani ka anëtarë partie që e kuptojnë situatën, nevojën e ndryshimeve, masën e rrugën e tyre, por ka të tjerë që nuk e kuptojnë dhe të këta ne duhet të punojmë që të ecim të gjithë më një hap. Por ka edhe të tjerë që nuk duan të kuptojnë ndryshimet që duhen bërë e prej tyre është e domosdoshme të distancohemi. Fjalët e shumta i kanë shndërruar njerëzit në lafanë politikë. Prandaj qëndrimi afër njerëzve është i domosdoshëm dhe nuk është e vërtetë që njerëzve u ka ikur interesi për punë, por u ka ikur burokratëve, drejtuesve parazitarë. U kritikuan me të drejtë shfaqjet burokratike dhe qëndrimet e ngathta që ka mbajtur aparati i komitetit të Partisë rreth këtij shkrukimit dhe lëvizjet e instruktorëve për në profesionet e tyre. Edhe në propozimet e kandidatëve u theksuan dhe delegatët për në Kongresin e 10-të të PPSH-së, u shfaq preokupacioni për rinovim dhe mund të themi se forumet udhëheqëse në rreth janë rinovuar në përbërje, në moshë, në nivel që t’u përgjigjen plotësisht kërkesave të kohës. Sekretar i parë i komitetit të Partisë së rrethit u zgjodh Islam Gjana. HALIL BUÇPAPAJ

Përballë përgjegjësish historike

— Intervistë e Sekretarit të KQ të PPSH Spiro Dede, dhënë “Zërit të Popullit” — — Një muaj na ndan nga Kongresi i 10-të i PPSH. Mbajtja e tij është kërkuar prej kohësh, për të është folur shumë e prej tij pritet shumë. Ç’përfaqëson kjo ngjarje në jetën e veprimtarinë e Partisë? Në fillim le të biem dakord: ka ikur koha kur çdo fjalë në “Zërin” e ca më tepër ato të një kuadri partie, merreshin si mendim apo qëndrim zyrtar. Gjithçka do të bisedojmë janë mendime e reflek­sione personale. Një kongres i veçantë, me peshë e rëndësi të jashtëzakonshme për PP, i tillë pritet të jetë Kongresi i saj i 10-të. Nga pikëpamja kohore ai është kongres i radhës, por për vetë situatën e krijuar, situatë krize ekonomike e politike, krizë sociale e krizë besimi, Kongresi do të mbahej patjetër, edhe sikur të mos e kishte radhën. Kjo sepse Partia e Punës, si parti në pushtet për 45 vjet me radhë, ka përgjegjësinë e vetë historike për gjithë ç’ka ndodhur e ndodh në jetën e vendit e ajo duhet të shprehet hapur për shkaqet, kushtet e faktorët e brendshëm e të jashtëm që çuan e nxor­rën në pah këtë krizë. Ndërkohë, gjatë kësaj periudhe, veçanërisht 6-7 muajt e fundit, ve­Partia është futur në një rrugë të thellë ndryshimesh, rinovimi e reformimi në vijën e politikën e saj, në metodën e punës, në organizim, etj. Të gjitha këto, më mirë se çdo instancë apo forum mund t’i analizojë e t’u vërë emrin që duhet Kongresi i Partisë. Si i tillë ai do të jetë Kongres rivlerësimesh e ridimensionimesh, i distancimit nga tërë Kongresit vlerësimesh e ridimensionimesh, i distancimit nga tërë veprimtaria e saj nga sistemi monist dhe i kalimit e i përshtatjes me rregullat dhe natyrën e shoqërisë pluraliste. Me vendimet që do të marrë, veçanërisht me Statutin e Programin e ri që do të miratojë, ai do të hy­jë në historinë e PP si Kongres i Për­gjegjësisë, Kongres i Rinovimit Rrënjësor. Me të hapet një faqe e re në historinë e PP. — Nga opozita, por edhe nga të tjerë thuhet: “A janë në gjendje të përfaqësojnë këtë program anëtarët e PP? A janë në gjendje të ndryshojnë, t’u përshtaten kushteve e kërkesave të reja anëtarët e kësaj partie, të mësuar për dekada të tëra vepronin e mendonin ndryshe?” — Në analizën e së kaluarës cilat do të ishin disa nga problemet ose fenomenet kryesore ku mendoni se duhet përqendruar vëmendja? — Një nga më kryesorët për të cilin duhet të ndërgjegjësohet e të prononcohet Partia, është ai i modelit të zhvillimit që adaptuam e që tani po distancohemi e heqim dorë. Mendoj se këtu qëndron një ndër çelësat kryesore që shpjegon arsyet se pse u arrit në krizën e viteve të fundit. Pa luajtur të çohen e në thellë­tohsen arritjet e padiskutueshme të 45 vjetëve, duke i lartësuar ato dhe krenarë për to, ndokush duhet pranuar se tek ai model monist, administrativ — ekonomik, (totalitar, burokratik etj., siç e quan opozita), qëndrojnë shkaqet dhe rrënjët esenciale të shumë prej gabimeve e dështimeve që po i ndjejmë sot. Dihet, ky model nuk është një krijim shqiptar. Paraardhësit tanë, ata që dolën nga lufta e ashpër e fitimtare, e adaptuan modelin me mendimin dhe aspiratën e madhe se kjo ishte e vetmja rrugë përmes së cilës do të arrihej lumturia, barazia — komunizmi! Duke çmuar me sinqeritet e xhindëzen e sakrificë e pafund dhe rezultatet e tyre, duke i nderuar e respektuar, duke e kuptuar se ajo që ka qenë, shumë shpejt nuk do të jetë e pranueshme për të tjerët e për më të rinjtë, ne mendojmë se… - Nga opozita, por edhe nga të tjerët mësuar për dekada të tëra të veprojnë e mendojnë ndryshe?» - Le t’i shohim pikëpyetjet e dyshimimet që lindin në ballafaqim me realitetin! Të mësuar vërtet që asnjë fije floku të mos binte mbi supet e Partisë, të bindur ose të detyruar ta pranonin pa fjalë rolin absolut, «të pacënueshëm», «të pa zëvendësueshëm» të saj kudo e për çdo gjë, dhe ja, po ata anëtarë partie brenda një viti, madje brenda 6-7 muajsh, kanë pranuar e përqafuar ndryshime tepër esenciale! Nevoja që e nenit që sanksiononte rolin udhëheqës të Partisë në shoqëri e në shtet, ndarja e veprimtarisë së Partisë nga ajo e shtetit; ndryshimet thelbësore në Kushtetutë; kredia, liritë e të drejtat e njeriut; liria e ndërgjegjes dhe e besimit; marrëdhëniet me BS e SHBA, njohja e Tr tegut të Përbashkët, e Ko… Nuk ka, pra, as arsye pse baza e Partisë të mos e pranojë e përqafojë programin e reformuar. Diskutimi që po bëhet në gjithë Partinë përcakton të kundërtën: jo vetëm thuajse kudo ai pranohet, por po bëhen diskutime, sugjerime e propozime për përsosjen e kompletimin e tij të mëtejshëm. Jam i bindur se në Kongres do të miratojmë një program nga më demokratikët e bashkëkohorët! - Ju përmendët nevojën e analizës së kaluarës, përgjegjësinë për të. A pranohet e kuptohet kjo kudo e nga të gjithë? - Analiza e së kaluarës! Përgjegjësia për të! Një fjalë goje, por, përballë konkret, me peshën dhe natyrën e rëndë të gjurit të Sizifit! Megjithatë i duhen vënë shpatullat nga të gjithë! E kësaj këtij jo për të shpërndarë përgjegjësinë, por për të mos rënë në më një, praktika e gabime të mëparshme, kur shpesh, për vendime e analiza të rëndësishme, gjithçka përgjërdhohej vetëm në forumet udhëheqëse. Problemi shtrohet që e gji… (Vijon në faqen 2) «përparueshme» dhe e «parinovueshme»! nga më demokratikët e bashkëkohorët! - - gurit përmblidhej vetëm në forumet udhëheqëse. Problemi shtrohet që e gji… - A ndodhi kjo se modeli kishte mangësi e defekte, apo ishte një model defektoz, e destin uar të dështon­te?! - Është një problem që meriton të diskutohet. Personal isht mendoj se s’është thjesht çështje mangësish. Por duke nënvizuar këtë të vërtetë, në asnjë mënyrë s’duhet të të gj… përgjegjësitë tia lëmë vetëm mo… (Vijon në faqen 2)

Ç'bëjnë organizatat bazë, po aparatet?

Nëpër rajonet e kryeqytetit Në të shumtën e organizatave bazë të rrethit, mbledhjet kanë përfunduar. Diku edhe me vështirësi të rendshme, me mbledhje të përgjysmuara, anëtarësh, me anulime, me shtyrje datash. Në organizatat-bazë të prodhimit veçanërisht, në uzinën «Partizani», në fabrikën e punimit të drurit, në atë të mishit, në atë të këpucëve… Prodhimi është më në vështirësi se çdo sektor tjetër. Krejt tjetër është pamja në disa organizata institucion eshore. Intelektualët e disa instituteve në varësi të Akademisë së Shkencave apo edhe në sektorë të tjerë, po u japin tonin debateve për rinovimin dhe konsolidimin e organizatës së Partisë. Veçmas në spitalet. Ata mjekë-anëtarë të Partisë, që kanë qenë gjithnjë pranë të sëmurit, pranë punës së lodhshme të mjekimit, larg zyrave e komoditeteve, po japin gjallëri organizatës. Midis tyre ka edhe të sapopunuar. Të gjitha debatet që kanë zhvilluar këto ditë ata kanë brenda nivel, mendime mjaft konstruktive. A nuk do të ishte mirë që këtë nivel, gjykimin dhe mendimet e tyre, me përfaqësues, këta intelektualë të konin edhe në organizatat e prodhimit? Mjaft e domosdoshme. Më mirë se Komiteti i Partisë së rrethit, sidomos ato të rajoneve, s’ka kush e organizon këtë? Po, ç’bëhet nëpër aparate? Ndjehen mbledhjet nëpër organizatat-bazë. Diku veprimtaria e tyre është konkrete. Punonjësit e Komitetit të Partisë së rajonit nr. 4 janë nëpër fshatra. Në zyrat e… (Vijon në faqen 2)

Zëvendëskryetari i Këshillit të Ministrave, Shkëlqim Cani, priti misionin e dytë të Fondit Monetar Ndërkombëtar

Dje paradite, Zëvendëskryetari i Këshillit të Ministrave, Shkëlqim Cani, priti në Selinë e Kryeministrisë misionin e dytë të Fondit Monetar Ndërkombëtar, i kryesuar nga prof. Mario Blejer. Pasi shpreh kënaqësinë që takohet me pjesëtarë të këtij misioni, Shkëlqim Cani zhvilloi me ta një bisedë të ngrohtë. Ai i falënderoi për punën që ata kanë bërë për përgatitjen e dokumentacionit për anëtarësimin e Shqipërisë në këtë organizëm ndërkombëtar. Pastaj ai parashtroi gjendjen dhe vështirësitë e ekonomisë së Shqipërisë duke u ndalur në përpjekjet e Qeverisë së re, për masat që ajo ka marrë dhe po merr për të kapërcyer kriza dhe për kapërcimin e vështirësive etj. Midis të tjerash, ai tha se, me gjithë kushtet e rënda ekonomike në të cilat ndodhet vendi, Qeveria e re është duke përgatitur dhe shpjet do të ndërmarrë një vendim të ri për shtimin e pagave të punonjësve që do të ndikojë në rritjen e mëtejshme të mirëqenies së popullit etj. Nga ana e tij, prof. Mario Blejer, në emër të grupit… (Vijon në faqen 4)

DJE NË KUVENDIN POPULLOR

Zgjidhet Gjykata e Lartë, emërohen Prokurori i Përgjithshëm dhe zëvendësi i tij Dje paradite në orën 10.00 Kuvendi Popullor i vazhdoi punimet me shqyrtimin e pikës së rendit të ditës që ka të bëjë me zgjedhjen e Gjykatës së Lartë, emërimin e Prokurorit të Përgjithshëm e të zëvendësit të tij. Kryetari i Kryesisë së Kuvendit Popullor, Kastriot Islami tha se në bashkëpunim me kryesitë e grupeve parlamentare u bë një dakord që kandidat urat e propozuara për Gjykatën e Lartë, Prokurorin e Përgjithshëm e zëvendësin e tij, të diskutohen në të tre grupet parlamentare në mbledhje të veçanta. Pas mbledhjeve të grupeve parlamentare, seanca plenare, rifilloi në orën 13.20. Deputeti Lufter Xhuvani, në emër të 10 deputetëve propozoi përbërjen e Gjykatës së Lartë: 1. Kleanthi Koçi — Kryetar 2. Fehmi Abdiu — Zv. kryetar 3. Rustem Gjata — Zv. kryetar 4. Agim Shkupi — Zv. kryetar 5. Avni Shehu 6. Fatmira Laskaj 7. Ismete Bertoli 8. Lili Robo 9. Metush Saraçi 10. Muharrem Kushi 11. Qazim Gjonaj 12. Spiro Spiro 13. Tamara Malaj 14. Viktor Ikonomi 15. Zija Vuci si dhe 40 ndihmës gjyqtarë. Lidhur me kandidaturat e paraqitura u bënë diskutime të shumta. (Vijon në faqen 2)

Ndërmarrje e përbashkët me një firmë franceze

Këto ditë u nënshkrua kontrata për krijimin e ndërmarrjes së përbashkët ALBUCROS me qendër në Tiranë, midis ministrisë së Industrisë Ushqimore dhe firmës franceze GDI (Gilbert Ducros International). Krahas kontratës u nënshkrua statuti i kësaj ndërmarrjeje. Në parim u ra dakord që pjesëmarrja e kapitalëve dhe ndarja e fitimeve të jetë gjysëm për gjysëm. Ndërmarrja do të drejtohet nga këshilli administrativ i përbërë prej 4 anëtarësh, së Lartë: 1. Kleanthi Koçi — Kryetar 2. Fehmi Abdiu — Zv. kryetar 3. Rustem Gjata — Zv. kryetar 4. Agim Shkupi — (Vijon në faqen 2)

TELEGRAME URIMI

Shkëlqesisë së tij, Zotit Ramiz Alia President i Republikës së Shqipërisë TIRANË Me rastin e zgjedhjes Tuaj si President i Republikës së Shqipërisë më lejoni që t’ju dërgoj përgëzimet e mia të sinqerta dhe në të njëjtën kohë urimet më të mira. Juve personalisht për realizimin e detyrës suaj të lartë plot përgjegjësi në të mirën dhe për mirëqenien e popullit shqiptar. KURT VALDHAIM President Federal i Republikës së Austrisë Kryetarit të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë Fatos Nano TIRANË Pranoni urimet e mia të përzemërta me rastin e emërimit Tuaj si Kryetar i Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë. Ju urojmë suksese në veprimtarinë Tuaj në interes të zhvillimit demokratik të Shqipërisë, të forcimit të marrëdhënieve të ndërsjella miqësore midis dy vendeve e dy popujve tone. VALENTIN PAVLLOV Kryetar i Këshillit të Ministrave të Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike Shkëlqesisë së tij Zotit Fatos Nano Kryetar i Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë TIRANË Ju dërgoj përgëzimet më të sinqerta me rastin e miratimit Shqipërisë dhe Ju uroj suksese në veprimtarinë tuaj. Përfitjoj nga rasti për të shprehur bindjen time se marrëdhëniet midis të dy vendeve tona do të zhvillohen edhe në të ardhmen në frymën e miqësisë tradicionale midis popullit bullgar dhe popullit shqiptar, në interes të bashkëpunimit dhe mirëkuptimit në Ballkan dhe në Evropë. DIMITËR POPOV Kryetar i Këshillit të Ministrave të Republikës së Bullgarisë