16/05/1991
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

16 maj 1991

Diskutohet Projekt-rregullorja e Kuvendit

DJE NË KUVENDIN POPULLOR Dje Kuvendi Popullor i rifilloi punimet në orën 17.00, me diskutimin e miratimin e Projekt-rregullores për Kryesinë, Komisionet e Përhershme e të Përkohëshme dhe Byronë e Grupit Ndërparlamentar të Kuvendit Popullor. Ashtu siç u ra dakord parmbremë, pas paraqitjes së materialit nga Komisioni për hartimin e kësaj projekt-rregulloreje, dhe paradite u diskutua gjerësisht nga të tri grupet parlamentare. Ndaj pasdite u kalua në diskutimin e miratimin nen për nen të Projekt-rregullores. Kryesia e Kuvendit [Ilir Dushi?]. Në votimin e parë, asnjë nga variantet nuk fitoi shumicën absolute të votave. Ndaj votimi u përsërit dhe me më shumë vota u miratua varianti i dytë. Diskutime të shumta u bënë për nenin 1, ku ishin paraqitur dy variante. Varianti i parë përcaktonte se kryetari i Kryesisë është funksionar, ndërsa i dyti që Kryesia e Kuvendit Popullor është funksionare. Disa deputetë ishin për variantin e dytë, pasi, theksuan ata, puna e aparatit të Kuvendit Popullor do të zgjerohet. Rreth këtij neni bënë shpjegime anëtarët e Komisionit, deputetët Petraq Curri dhe Neni 2, që ka të bëjë me zgjedhjen e 3 sekretarëve, që formojnë sekretarinë, nga radhët e deputetëve më të rinj në moshë, që do të ndihmojnë Kryesinë, u miratua me shumicë votash. Detyrat e Kryesisë së Kuvendit (Vijon në faqen 2)

Baza – qendra e gravit(e)lit të punës

KRONIKE NGA JETA E BRENDSHME E PPSH-së — NGA KONFERENCA E PARTISË SË PUNËS E RRETHIT TË KORÇËS — KRONIKE NGA JETA E BRENDSHME E PPSH-së Baza – qendra e gravit(e)lit të punës — NGA KONFERENCA E PARTISË SË PUNËS E RRETHIT TË KORÇËS — U duk se ishte e tepërt edhe «kujtesa» ndaj disa shokëve që duhej ose mirë të thehemi «parashikoh(e)» të diskutonin se «a jemi gati, a e kemi përgatitur diskutimin» për faktin e thjeshtë se puna e këtij diskutimi me të gjitha shumica e pjesëmarrësve kishin ardhur me mendimin se diçka duhet të themi në këtë konferencë. Kur filloi seanca e diskutimeve, e cila në vetvete ishte e pandarë nga ai debat i gjallë, i sinqertë, konstruktiv pas pyetjeve të shumta drejtuar nga salla, me siguri instruktorët e ngarkuar me konferencën janë lehtësuar nga meraku dhe kanë menduar: edhe kjo kujtesë është një diçka që duhet t’i përkasë së kaluarës. Ndodhi kështu: diskutonte një shok, i bëheshin pyetje nga salla, zhvillohej debati. Dhe, ndonëse drejtuesi i mbledhjes kishte sinjalizuar pak më parë se kush e kishte dhënë emrin për diskutim, e duhej të përgjigjej, nga salla e merrte fjalën një shok e thosh: «ju lutem. Nuk dua të prish rregullin, por e shoh se çështja ime tani duhet të trajtohet sepse është vazhdim i atij debati që posa u çel. Të mos e mbyllim këtë debat, t’i shkojmë në fund». Dhe ja kështu e «prishi rregullin» një punëtor Gjergji Licollari, i cili jo aq për tonet e hovëshme të fjalës, por më të gjitha për atë mendim të zgjuar që tha se «punën mirë ai aparat partie që jeton e vet në një kuptim real e bën si organizatë bazë, se njerëzit, janë garancia më e madhe për rinovimin e me programin tonë të rinovuar mund të fitojmë zemrën e punëtorëve». Tha këto fjalë që nuk tingëlluan aspak të përgjithshme, sikurse nuk u duk aspak sa për të thënë kritika që bëri ndaj forumeve udhëheqëse dhe aparatit të komitetit të Partisë së Punës të rrethit për shpërdorimet e masat. Pikërisht ideja që përshkoi tërë diskutimet e konferencës ishte: si duhet të punojë mbarë e organizata e Partisë e rrethit që nga organet drejtuese dhe poshtë në teren që ajo të funksionojë si një organizëm i gjallë, që rrezaton në tërë jetën politike, ekonomike dhe shoqërore të rrethit në kushtet e pluralizmit politik, që fjala dhe veprimi i anëtarëve të Partisë së Punës të ndihet jo aq brenda «pareteve» të organizatës, por së pari, në kontaktë të organizuara e spontane, gjithnjë të gjalla e të hapura me masat. (Vijon në faqen 2)

Përtej kornizave

- SARANDË - Ballafaquar me punën e mjaft organizatave të tjera të rrethit të Sarandës, organizata e Partisë në NB Vrinë ka një vizion të qartë dhe i është futur me guxim rinovimit të saj. Për këtë të bind dhe përgjegjësi i punës së Partisë në këtë zonë Dhonat Duro. Ai thotë se këndi i punës së zonës së tij të PPSH-së ka një përfytyrim të ri. Por jo vetëm kaq. Kjo shprehet dukshëm edhe në disa drejtimet të tjera. Ditët e fundit ka një mobilizim më të madh të punonjësve e në radhë të parë të anëtarëve të Partisë së Punës në përfundimin e mbjelljes së misrit e përgatitjes së silazhit. Por themelorja, ajo që shprehet në të vërtetë për rinovim në jetën e kësaj organizate, është puna konkrete me njerëzit dhe një konceptim i ri për punën e parë vetën si një oponencë efektive me vetë organet e pushtetit dhe të ekonomisë në zonë. Kjo kërkesë u shpreh qartë edhe në gjykimin e organizatave për të sjellë në krye të tyre njerëzit më të përgatitur, ata që janë dalluar për këndvështrime të reja dhe që japin garanci për t’i çuar më përpara punët e Partisë. Këtu është arsyeja që në të gjitha organizatat e Partisë së Punës në këtë zonë u zgjodhën për sekretarë shokë e shoqe me arsim të lartë, njerëz me respekt jo vetëm brenda organizatës, por edhe në masën e gjerë. Dhe kjo garanci nuk ka mbetur brenda kornizave të organizatës, përkundrazi, shokët e zgjedhur i gjen këto ditë mes njerëzve, përveç qarqeve për situatën, po shpjegojnë… tërësinë e punëve veprohet me iniciativa dhe jo brenda kornizave. Po a është kjo tablo edhe në organizatat e tjera të rrethit të Sarandës? Ballafaquar me Vrinën, mendojmë se janë larg organizata e Partisë së Kavajës, Partizanit si dhe ndonjë fshati tjetër. Ndryshe nuk ka si shpjegohet që përpara tyre të shkelet ligji e ndonjë anëtari partie të justifikohet se këto nuk janë me detyrat tona, se ka organe. Mendojmë se para një qëndrimi të tillë kërkohet një jo «me veprime konkrete», se organizatat e Partisë, kanë të koregjnojnë e ndryshojnë në metodën e tyre të punës në përputhje me kërkesat e reja të kohës. THANAS DINO

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ramiz Alia, priti Sekretarin e Përgjithshëm të Ligës së Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, Per Stenback

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ramiz Alia, priti dje, në linjë e tij, Sekretarin e Përgjithshëm të Ligës së Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe, Per Stenback, i cili me ftesë të Kryqit të Kuq Shqiptar po bën një vizitë në vendin tonë. Presidenti Ramiz Alia u uroi mysafirëve mirëseardhjen në Shqipëri dhe zhvilloi me ta një bisedë të ngrohtë e miqësore. Ardhja juaj në vendin tonë, tha ai, është me rëndësi për Shqipërinë në zgjerimin e kontakteve me botën e jashtme në fushën politike, ekonomike, kulturore etj. Tani, në kushtet tona të thellimit të mëtejshëm të proceseve të demokratizimit të jetës së vendit, edhe Kryqi i Kuq Shqiptar duhet të funksionojë më mirë si një organizatë e pavarur nga shteti. Nga ana e tij, Për Stenback pasi falënderoi për pritjen e ngrohtë, vlerësoi lart mendimet e Presidentit Ramiz Alia për organizatën e Kryqit të Kuq, dhe theksoi se do të bëjmë thirrje për t’i dhënë Shqipërisë ndihma me ilaçe, ushqime etj. Në takim ndodhej Kryetari i Kryqit të Kuq Shqiptar dr. Ciril Petrostoli. (ATSH)

Kryeministri italian pret kryeministrin Fatos Nano

Dje kryeministri italian, Xhulio Andreoti, priti në Palaco Kixhi kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Nano. Gjatë takimit u zhvillua një bisedë e ngrohtë dhe miqësore, në të cilën zoti Andreoti vlerësoi lart rëndësinë e marrëdhënieve italo-shqiptare, si dy vende fqinjë; nënvizoi rëndësinë e zhvillimit të të gjithanshëm, sidomos në kushtet aktuale. Kryeministri italian Andreoti shprehu kënaqësinë që vitet e fundit marrëdhëniet midis dy vendeve tona po zhvillohen në rrugën e tyre të natyrshme. Ai tha se Italia i njeh vështirësitë që kalon një vend në një periudhë të tillë tranzicioni dhe siguroi se ajo do t’i qëndrojë pranë Shqipërisë në kapërcimin dhe zgjidhjen e tyre. Kjo, tha ai është shprehje e një simpatie popullore që ushqejnë dy vendet tona për njëri-tjetrin. Nga ana e tij, kryeministri shqiptar Fatos Nano, e njohu kryeministrin Andreoti me zhvillimet e fundit në Shqipëri, me proceset e pakthyeshme të demokratizimit të gjithanshëm të jetës, si dhe me veprimtarinë parlamentare që nga periudha e zgjedhjeve të para pluraliste, formimin e qeverisë së re dhe programin e saj në përgjithësi. Në takim mori pjesë edhe ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Muhamet Kapllani. Ndodhej i pranishëm edhe ambasadori i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Itali, Dashnor Dervishi. (ATSH)

Bukë e re nuk bëhet me miell të vjetër

- SHKODËR - Për të gjithë është e njohur puna që bëri organizata e Partisë së Punës në rrethin e Shkodrës për zgjedhjet e 31 marsit. A-ta dëshmuan me të tjerave, edhe se punonjësit e Komitetit të Partisë jo vetëm në ato tre-katër muaj, por në vite të tëra, ishin shkëputur nga njerëzit, kishin qenë në një punë rutinë, dhe pa nivel, ishin kthyer në urdhërdhënës e urdhërmarrës, pa bërë asgjë të re. Më shumë është punuar gjatë fushatave të tjera elektorale, kur nuk kishte nevojë të punohej, se sa u punua në fushatën e fundit, që ishte e një rëndësie të veçantë. Aparati, me përjashtime të vogla, fushatën e zhvilloi në kafenena e godina, duke tjerrur biseda të pafund. Kjo kaloi. U morën masat e duhura organizative. U ngrit një komitet organizator. Po bëhen edhe disa përpjekje të mira për të shkundur sa më parë apatinë, për të fituar puna e Partisë një transparencë të re, të ditës e të afërt për të gjithë njerëzit. Por megjithëse masat u morën në organizmat e zgjedhur, në ato të emëruar çdo gjë vazhdon si më parë. Në godinën e re të Komitetit të Partisë së Punës vazhdojnë të hyjnë e të dalin të njëjtët instruktorë që ishin edhe më parë, të njëjtën punonjës të aparatit. Asgjë nuk ka ndryshuar. Vetëm se disa prej tyre kanë shkuar në qendrat e prodhimit, ndërsa të tjerët, kanë mbetur po ata. Me përjashtim të kryetarit të komisionit organizator, i cili këto ditë është në hura organizative. (Vijon në faqen 2)

Kryeministri shqiptar, Fatos Nano takohet me ministrin e Jashtëm italian

Po dje, ministri i Jashtëm i Republikës italiane, Xhani de Mikelis, pati një takim me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë Fatos Nano dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Muhamet Kapllani. Gjatë takimit u bë një vlerësim i ecurisë së marrëdhënieve midis dy vendeve tona, në dritën e zhvillimeve më të fundit në Shqipëri pas zgjedhjeve të para pluraliste dhe formimit të qeverisë së re. Kryeministri Fatos Nano i foli ministrit De Mikelis, për angazhimin e qeverisë shqiptare për çuarjen përpara të reformave në të gjitha fushat e jetës, për rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar sidomos për kapërcimin e vështirësive të krizës aktuale. Ai theksoi rëndësinë e rolit që mund të luajë Italia për suksesin e reformës ekonomike, si dhe për krijimin e mundësive reale për të eliminuar motivin e largimit të njerëzve nga Shqipëria. Në këtë kuadër u fol edhe për bashkëpunimin më të gjerë të Shqipërisë me Evropën dhe institucionet e saj, si Komuniteti Evropian, Këshilli i Evropës, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, etj., si dhe për futjen e plotë të Shqipërisë në KSBE, çka përbën sot një nga orientimet bazë të politikës së jashtme të vendit tonë. Nga ana e tij ministri i Jashtëm italian, De Mikelis, nënvizoi rëndësinë që ka ecuria e reformave në Shqipëri në të gjitha fushat, angazhimi i të gjitha forcave politike për suksesin e këtyre reformave, që edhe Shqipëria të arrijë të integrohet plotësisht në familjen evropiane. Ministri De Mikelis përmendi rëndësinë e zbatimit të disa objektivave, për të cilat tashmë është rënë dakord, në kuadrin e bashkëpunimit ekonomik, nëpërmjet kreditimit nga ana e qeverisë italiane. Po ashtu u fol për rëndësinë e ndihmës italiane me lëndë të para për vënien në punë të kapaciteteve industriale dhe ekonomike, që aktualisht kanë mungesa të theksuara. Në takim i cili kaloi në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, mori pjesë dhe Romë, Dashnor Dervishi. (ATSH)

Kryeministri shqiptar takohet me Betino Kraksin

Dje sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Italiane Betino Kraksi priti në selinë e kësaj partie kryeministrin shqiptar, Fatos Nano. Gjatë takimit pati një shkëmbim të gjerë mendimesh mbi reformat ekonomike dhe Shqipëri dhe mundësitë që hapin ato për bashkimin e Shqipërisë me rrjedhat pozitive evropiane. Betino Kraksi theksoi bashkëpunimin me vendet fqinje të Adriatikut dhe ato të pellgut të Mesdheut si një ndër përparësitë e politikës së jashtme të partisë së tij. Në këtë kuadër ai vuri në dukje rëndësinë e bashkëpunimit të gjithanshëm me Shqipërinë dhe mundësitë reale të Italisë për të qenë partner kryesor i Shqipërisë në këtë bashkëpunim. Ai nënvizoi ndërvarësinë midis stabilitetit politik dhe ekonomik dhe nevojën për të shmangur çdo paragjykim që pengon këtë stabilitet. Nga ana e tij kryeministri Fatos Nano foli për klimën e re politike të krijuar në Shqipëri në kushtet e pluralizmit dhe për nevojën e bashkëpunimit të të gjitha forcave politike për kapërcimin e krizës dhe për realizimin e programit të qeverisë së re, në zbatim të procesit të reformave në Shqipëri. Në takim i cili kaloi në atmosferë të ngrohtë e miqësore morën pjesë edhe ministri i Punëve të Jashtme, Muhamet Kapllani, dhe Itali, Dashnor Dervishi. (ATSH)

Takime të delegacionit qeveritar në Itali

Dje kryeministri shqiptar, Fatos Nano që shoqërohet nga ministri i Jashtëm Muhamet Kapllani u prit në takime të veçanta dhe zhvilloi biseda me ministrin e Brendshëm, Vincenzo Skoti, me ministren e Imigracionit, Margarita Boniver, si dhe ministrin e Tregtisë së Jashtme, Vito Latazino. Në këto takime u shkëmbyen mendime për marrëdhëniet e format e nxitjes së bashkëpunimit të gjithanshëm midis dy vendeve në kuadrin e integrimit në Evropë. I pranishëm në këto takime ishte ambasadori i Shqipërisë në Romë, Dashnor Dervishi. Po dje kryeministri, F. Nano dha një konferencë shtypi për përfaqësuesit e shtypit dhe të TV italian, në selinë e ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Romë. Ai u përgjigj një numri pyetjesh lidhur me takimet e zhvilluara me autoritetet e larta italiane, për vizitën e tij në Londër dhe zhvillimet e fundit në vendin tonë në kuadrin e procesit të gjithanshëm të demokratizimit të të gjithë jetës së vendit si një proces i pakthyeshëm e i plotë, të reformash që rrjedhin fushat politike, ekonomike dhe shoqërore. Ai foli gjithashtu edhe për orientimet kryesore të politikës së jashtme të Shqipërisë dhe për integrimin politik të saj në «familjen evropiane», për nevojën në këtë kuadër të bashkëpunimit të gjithanshëm me vendet evropiane ku bashkëpunimi me Italinë zë vendin e veçantë. (ATSH)

TELEGRAME URIMI

Shkëlqesisë së Tij Zotit Ramiz Alia President i Republikës së Shqipërisë Me rastin e zgjedhjes Suaj si President i Republikës së Shqipërisë, Ju përgëzoj në emër të popullit dhe të Qeverisë së Republikës së Kubës. Përfitof nga rasti për t'Ju shprehur dëshirën tonë që marrëdhëniet tradicionale të miqësisë e të bashkëpunimit midis Kubës dhe Shqipërisë të vazhdojnë të zhvillohen në të mirën e të dy popujve. Duke Ju uruar suksese në kryerjen e një përgjegjësie kaq të rëndësishme, Ju përgëzoj shprehimisht në konsideratën time më të lartë. FIDEL KASTRO RUZ Kryetar i Këshillit të Shtetit dhe të Qeverisë së Republikës së Kubës Shqipërisë Kam kënaqësinë e madhe t'i dërgoj Shkëlqesisë Suaj përgëzimet e mia të përzemërta për zgjedhjen Tuaj si President i Republikës së Shqipërisë dhe në këtë rast të shpreh bindjen time të thellë se marrëdhëniet e mira që ekzistojnë midis Turqisë dhe Shqipërisë do të vazhdojnë të zhvillohen. Ju lutem pranoni, Shkëlqesi, urimet e mia më të mira për shëndetin dhe lumturinë Tuaj personale. YILDIRIM AKBULUT Kryeministër i Republikës së Turqisë ALBERTO FUJIMORI President i Republikës së Perusë Shkëlqesisë së Tij Zotit Fatos Nano Kryetar i Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë Me rastin e emërimit Tuaj në postin e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Ju dërgoj përgëzimet e sinqerta dhe Ju uroj suksese në zhvillimin e procesit të demokratizimit të vendit. Dëshiroj të riphoj besimin tim të intensifikuar i bashkëpunimit midis Rumanisë dhe Shqipërisë është në të mirën e vendeve tona dhe kontribuon në thellimin e procesit të formimit të mirëkuptimit e kooperimit ndërkombëtar. PETRE ROMAN Kryeministër i Rumanisë Ministrave të Republikës së Shqipërisë I nderuari Zotëri Me rastin e zgjedhjes suaj kryetar i Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë ju lutem, Shkëlqesi pranoni përshëndetjet dhe urimet më të mira. JOZEF ANTAL Kryeministër i Republikës së Hungarisë