28/05/1991
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

28 maj 1991

N J O F T I M

Nga informacionet e komiteteve ekzekutive të rretheve situata e grevës ka këto zhvillime: Në Tiranë, vazhdojnë grevën e urisë afro 40 minatorë në minierën e Valiasit. Dhe në territorin e ndërmarrjes u zhvillua një miting i disa qindra punonjësve të saj dhe të disa minierave të tjera. Komisioni organizator deklaroi se nuk do të futen minatorë të tjerë në galeri. Pas kësaj forcat e ruajtjes së rendit u larguan nga gryka e pusëve. Pas kontrollit mjekësor, më kërkesën e mjekut të pranishëm, një grevist që rezultonte i sëmurë me bronkopneumoni, u lejua të nxirrej nga galeria për t’u mjekuar në spital. Dje paradite në qytetin e Tiranës rifilloi lëvizja e autobuzëve urbanë në linjën Kombinat-Kinostudio. Në Lezhë, punëtorët e të gjitha ndërmarrjeve që ishin përfshirë në grevë dje u paraqitën nëpër ndërmarrjet e tyre. Por në shumë prej tyre, si në fabrikën e letërs, në ndërmarrjen ushqimore etj., veprimtaria normale pengohet nga mungesat në lëndë të para. Po kështu, ndërmarrja e peshkimit pengohet nga mosvënia në funksionim e portit. Në Vlorë, rifilluan punën punonjësit e parkut të udhëtarëve dhe të fabrikës së llambave. Numri i grevistëve në këtë rreth ka zbritur nga 7000 në 5700. Në Pogradec, ndërprerë grevën kolektivi i minierës së Pojskës dhe rreth 100 punonjës të sektorit të Vërdovës në minierën e qymyrtit. Gjithashtu, punonjësit e stacionit hekurudhor të Pogradecit, me disa mungesa, filluan punën sërisht. Drejtoria e shtypit dhe e informacionit pranë Këshillit të Ministrave.

Mbledhje e përbashkët e Plenumit të Komitetit Qendror dhe e grupit të deputetëve të PPSH

Më 27 maj në Tiranë u zhvillua një mbledhje e përbashkët e Plenumit të KQ të PP dhe e grupit të deputetëve të PP në Kuvendin Popullor. U diskutua me preokupim për gjendjen e rënduar aktuale, të përkeqësuar më tej nga greva që prej mbi 10 ditësh ka përfshirë një numër kolektivash punonjës në rrethe të ndryshme të vendit. Duke shprehur mbështetjen e partisë e të masave të popullit që përfaqësojnë për programin e qeverisë, diskutantët nënvizuan domosdoshmërinë e angazhimit të përgjithshëm për kthimin e njerëzve në punë dhe stabilizimin e rendit të gjendjes. Krahas kësaj u theksua që të vazhdojnë përpjekjet në parti, në parlament, në popull, në kontakte me partitë e forcave politiko-shoqërore, sindikalistët e të tjerë, për të gjetur rrugë e mjete më të përshtatshme për të dalë nga kriza e rëndë ekonomiko-shoqërore e për të siguruar kushtet e nevojshme të zbatimit të programit të zhvillimit demokratik të vendit. Me kërkesë të grupit të deputetëve të PP në mbledhje mori pjesë si i ftuar edhe presidenti i Republikës, Ramiz Alia. Tiranë, më 27. 5. 1991

FATET E VENDIT NË RREZIK, T’U DALIM ZOT ATYRE

Gjendja e vendit pas 10 ditëve të grevës së përgjithshme është e qartë për të gjithë. Ajo nuk ka nevojë për komente. Deklarata e fundit e Qeverisë e shpreh qartë shqetësimin për pasojat e krizës. Para së gjithash është një apel i fundit, një thirrje alarmi drejtuar çdo shqiptari të ndershëm për të menduar thellë për fatet e këtij vendi. Kemi apo s’kemi forca për të shmangur fatalitetin e këtyre ngjarjeve? Është deklaruar disa herë se kërkesat ekonomike të punonjësve janë të drejta. Të gjithë kemi nevojë për rroga më të larta. Të gjithë duam kushte më të mira pune e jetese. Jo vetëm ato që quhen të domosdoshme e jetike, por edhe më tej. Sepse kërkesat dhe interesat materiale e shpirtërore të njerëzve janë rritur në mënyrë të natyrshme. Deri këtu në rregull. Por kujt ia kërkojmë dhe si ia kërkojmë ato që dëshirojmë? Këtu puna merr tjetër drejtim e vështirësohet. Ndihmën tonë për t’i realizuar detyrat e saj. Po ne, a ia dhamë këtë ndihmë? Mund të themi, aspak. Që në ditët e para iu hodhëm në grykë, ia morëm frymën me greva kësaj foshnje të sapolindur. Thua se ajo nuk doli nga gjiri i popullit. Ky është akti i parë i vetvrasjes së një populli. Situata që po kalojmë në një farë mase ka shpjegimet e saj objektive. Ndryshimet nga një ekonomi e vjetër e centralizuar, drejt një ekonomie më strukturuar të reja të panjohura, do të shoqërohej natyrshëm me tronditje psikologjike. Por këto procese të natyrshme, po shikojmë të instrumentalizohen nga forca të caktuara politike për qëllime aspak në shërbim të popullit. Varfëria ekonomike e tij po shfrytëzohet si arenë lufte për pushtet. Sindikatat e punëtorëve me sa duket po u shërbejnë realizimit të qëllimeve të disa forcave të caktuara politike. Njerëzit për përgjegjësinë e këtyre situatave, sepse në të vërtetë nuk kemi bërë sa duhet. Nuk kanë bërë organizatat e partisë, forumet drejtuese të saj në rrethe që ta shmë u ripërtërinë me forca të reja. Por nuk kanë bërë sa duhet as ekonomistët, juristët, sociologët. Këtë kolaps psikologjik mund ta zbërthejnë vetëm mendjet e kthjellëta të kombit. Për fat të keq, ato nuk po ndihen sa duhet, duke harruar përgjegjësinë që kanë. Një emision televiziv për masat e fundit të Qeverisë u prit me interes nga telespektuesit. Po pse, vetëm ministrat do të flasin për këto probleme? Thirrjes së atdheut për të shmangur katastrofën duhet t’i përgjigjemi të gjithë. Si fundi edhe disa fjalë për aspektin tjetër të demokracisë. Demokracia presupozon dialogun dhe tolerancën, por presupozon edhe detyrimin. Detyrimin e pakicës ndaj vullnetit dhe interesave të shumicës. (Vijon në faqen 3) Sepse ashtu siç ke të drejtë ti të bësh grevë, kam të drejtë edhe unë të bëj peticion. Përse ma privon mua të drejtën time të punoj? Përse më pengon të shpie në spital fëmijën e sëmurë? Përse e ndalon lëvizjen e njerëzve për hallet që kanë? Përse u krijon mundësi spekulantëve privatë të nxjerrin përfitime në këto ditë mjerimi? Për të gjitha këto, demokracia e ka të domosdoshëm detyrimin. Ka të nevojshëm zbatimin e ligjit atje ku ky është shkelur. Është folur kaq shumë për këtë ditë për shkeljen e tij. Po kush u ndëshkua për këtë? Moszbatimi i ligjit që po vihet re prej disa muajsh, ka krijuar pisëzën se mund të bësh çfarë të duash dhe nuk të hyn gjëmb në këmbë. Atëherë, ç’pret Qeveria? Populli ia ka dhënë asaj drejtimin. Le të drejtojë. Të mos ia lërë atë disa njerëzve të rrugës, të irrituar nga kokat e nxehta të «qeveritarëve» të vetëshpallur, që ngrihen mbi Qeverinë. Koha nuk pret. dëshirojmë? Këtu puna merr drejtim jo të arsyeshëm. Të gjithë po i drejtohemi Qeverisë. Herë me kërkesa paqësore e normale, herë me peticione e ultimatumе. Nuk mungojnë edhe kërcënimet e fyrjet për Qeverinë, deri edhe për Presidentin. Të krijohet përshtypje se Qeveria është perëndia që mund t’i zgjidhë hallet me një të rënë të shkopit. Harrojmë se Qeveria është një grusht njerëzish, janë bijtë tanë, për fat të mirë të zhvilluar nga gabimet e gjynahët e së kaluarës, nga korrupsioni e metodat burokratike që na kanë dëmtuar aq shumë deri tani. Ajo, me quksim, mori përsipër të përballojë problemet e shumta e komplekse të akumuluara vite me radhë, pa qenë vetë aspak përgjegjëse për ato që kanë ndodhur. Kjo Qeveri, e para gjatë 46 vjetëve, na e shtroi përpara hapur gjendjen e vendit, na tregoi mundësitë dhe pengesat, na bëri të qartë perspektivën. Na kërkoi edhe… realizimit të qëllimeve të disa forcave të caktuara politike. Është e qartë se masat e gjera të popullit nuk i përkrahin këto veprime. Por janë jo të pakta edhe ata që janë «drog uar» nga joshjet dhe premtimet boshe të opozitës. Fakti që greva ka shtrirje më të gjerë në qytetet kryesore, që opozita i konsideron si «domenе» të saj, nuk ka nevojë për komente. Narkozа e premtimeve aq të bujshme të fushatës elektorale ende nuk u ka dalë disa njerëzve. Aq më tepër që PD-ja vazhdon me të gjitha mjetet t’i premtojë atyre Amerikën, thua se Amerika do të na e shtrojë sofrën pa lëvizur në vete për punë. Ky është mashtrimi më i madh që i bëhet popullit. Kjo është «fitorja» e opozitës që kërkon të arrihet mbi mjerimin e popullit. Mjerë ata njerëz që vazhdojnë t’i besojnë kësaj ëndrre me sy hapur. Por opozita ka punën e saj, ndësa ne kemi punën tonë. Detyra e parë është t’i sqarojmë e bindim…

A është kjo rruga e zgjidhjes?...

- Die në Valias - Ditë të tilla ka patur plot këto kohët e fundit në Valias. Dhe jo vetëm në Valias. Por në këto rradhë falën e kemi për ditët më të fundit, që padyshim janë dhe nga më të shqetësuarat që mund të ketë kaluar ndonjëherë kjo minierë. Që nga ora 12 e datës 25 maj përfaqësues nga pellgu qymyrguror i Tiranës kanë filluar grevën e urisë të mbyllur brenda në nëntokë. Arsyeja? Siç shprehen shumë nga punëtorët që janë anëtarë të BSPSH-së, shkak për një veprim të tillë u bë mosplotësimi i kërkesave prej 17 pikash që i është paraqitur Qeverisë nga drejtuesit e kësaj sindikate. Vajtëm në mjediset e minierës për t’u njohur më nga afër me gjendjen. Mëngjesi i 27 majit zbardhi bashkë me shqetësimin e përgjithshëm për shëndetin e pjesëmarrësve në grevë. Sakaq, grupet të ndryshme njerëzish vijnë e mblidhen në sheshin e minierës. Shumë se janë përfaqësues të kolektivave të ndryshme të kryeqytetit që vijnë për t’u solidarizuar me grevistët. Ora 9 e 30 minuta. Në drejtori-në e minierës mësojmë se poshtë në galeri ka ndodhur një defekt elektrik. Të gjithë janë të shqetësuar për ne sy të kryeinxhinierit Vlli Bruci ai është më i lexueshëm. Përbëhet menjëherë urdhëri i punës për dergimin në vend të një grupi specialistësh elektrikë dhe gazmatësish. Po, ndërsa duhet fituar edhe sekondi, pritet jashtë çdo rregulli administrativ që këtë urdhër-pune ta firmosë edhe kryetari i sindikatave të pavarura të minatorëve Fiqiri Xibri?! Menjëgjithatë kështu veprohet, dhe pas kësaj grupi i specialistëve lejohen të zbresë poshtë në galeri. Ora 10. Në sheshin e minierës organizohet një miting. I pari e merr fjalën Fiqiri Xibri. Pasi kritikoi Qeverinë për qëndrimin që mban, ai theksoi se “akti i punonjësve të ngujuar, është më heroizëm që i shërben të mirës së popullit dhe të kombit. Ata, vazhdoi më tej ai, janë futur thellë në nëntokë për të ardhmen e Shqipërisë”. Pastaj e morën fjalën punonjës nga NPA Nr. 2, Parku Komunal, Sektori Hekurudhor, Uzina «Traktori», një student i ILA, etj. Në thelb të gjithë solidarizohen me kërkesat e grevistëve duke i quajtur të drejta ato, por nga ana tjetër kërkojnë dorëheqjen e Qeverisë së re, krijimin e një Qeverie koalicioni etj. Në miting foli dhe u solidarizua me këto kërkesa edhe deputeti i PD-së Arben Imami, Gëzim Shima kryetari i BSPSH-së, njëri nga drejtuesit e degës së Partisë Republikane për Tiranën etj. Gjatë mitingut, pjesëmarrësit hodhën parulla të ndryshme si «Poshtë burokracia!» «Pa fitore nuk ka punë!» etj. Siç shihet pra, kërkesat e kanë «veshur» petkun e tyre ekonomik, dhe kanë marrë karakter të qartë politik. Kërkohet dorëheqja e Qeverisë e cila nuk ka bërë ende as një muaj punë. Krizës së rëndë që po kalojmë, kërkohet t’i shtohet sërish një krizë qeveritare. Kujt i shërben kjo gjë? Mos vallë interesave të kombit? Të ardhmes së Shqipërisë? Interesave të punëtorëve e fshatarëve? Mendojmë se jo. Përveç acarimit të mëtejshëm të situatës dhe destabilizimit të përgjithshëm kjo nuk sjell asgjë tjetër. Atëherë përse këmbëngulet? A ia bëjmë

KRONIKE NGA JETA E VENDIT

Në çdo kolektiv punohet - SKRAPAR - Ndërsa në disa rrethe të vendit gjatë ditëve të fundit shumë ndërprerë atë. Në ndërmarrjen ushqimore, në atë të grumbullimit, të cësit janë dallduar për punë të mirë në realizimin e Humbjet në ekonomi shtohen - ELBASAN - Pardje me rrugët të mbushura

Në çdo kolektiv punohet

- SKRAPAR - Ndërsa në disa rrethe të vendit gjatë ditëve të fundit shumë kolektiva punonjësish janë përfshirë në grevën e përgjithshme, në Skrapar ky fenomen nuk është shfaqur deri tani në asnjë nga kolektivat punonjëse të rrethit. shumë kolektiva punonjësish janë përfshirë në grevën e përgjithshme, në Skrapar ky fenomen nuk është shfaqur deri tani në asnjë nga kolektivat punonjëse të rrethit. Arsyeja qëndron në vlerësimin e drejtë të situatës së vështirë në të cilën është ekonomia jonë. Në këto kushte punëtorët skraparllinj mendonë se kontribuojnë më shumë jo duke lënë punën, por duke mos e ndërprerë atë. Në ndërmarrjen ushqimore, në atë të grumbullimit, së cilës janë dallduar për punë të mirë në realizimin e treguesve të katërmujorit e më tej brenda mundësive të sigurimit të lëndëve të para e ato ndihmëse, puna ka ecur mirë. Kështu mund të flitet edhe për ndërmarrje të tjera si SMT-në. Por duhet theksuar se mungesa e lëndëve të para është ndjerë edhe në disa ndërmarrje të Skraparit, për pasojë disa reparte vazhdojnë të paguhen me 80 për qind.

Humbjet në ekonomi shtohen

- ELBASAN - Pardje me rrugët të mbushura me njerëz, mungesa e lëvizjes së autobusëve, kafenetë e mbushura plot, sikurse theksojnë më shumë pamjen që qyteti i Elbasanit, me grevën e mbi 9600 punonjësve, është shkëputur nga rrjedha normale e jetës. Në shumë ndërmarrje si në uzinën e Ferro-kromit, NPV, dy NP-A-të, uzinën mekanike të industrisë ushqimore, kombinatin e drurit, uzinën e karbonit, PAM-in, stacionin hekurudhor, në ndërmarrjen e gurit gëlqeror të Lenanit etj. ka heshtje të plotë. Në disa ndërmarrje të tjera punohet pjesërisht. Mjaft mësues dhe specialistë të tjerë që punojnë fshatrave, pas pritjes në stacione, kthehen në shtëpitë e tyre. Nënkryetari i komitetit ekzekutiv të KP të rrethit, Kozma Biba, sqaron se vetëm dy autobusë punojnë dhe ata shkojnë në linjën interurbane. Kemi biseduar me përfaqësues të komisionit të grevës, vazhdon ai, kemi biseduar dhe me grupe punonjësish nga ndërmarrje të ndryshme, por nuk është arritur ndonjë marrëveshje për ndalimin e grevës. Përgjigjet e tyre kanë qenë të prera: «do ta vazhdojmë grevën, deri atëherë kur të na plotësohen të gjitha kërkesat». Pra, jeta ekonomike vazhdon të jetë e paralizuar, humbjet nga mosprodhimi shtohen përditë e më tepër.

SQARIM

Në kuadrin e kërkesave me karakter politik që po drejton BSPSH-ja, në gazetën «Sindikalisti» të datës 27.5.1991 botohet edhe Deklarata e minatorëve të grevës së urisë. Lidhur me trillimet e tyre qëllimkeqe, dëshiroj të sqaroj të gjithë opinionin e ndershëm shqiptar. 1. Punimet e Kuvendit Popullor në sesionin e tij të parë as nuk janë ndërprerë, as nuk janë pezulluar; ato vazhdojnë në komisione të tjera, të përhershme për shqyrtimin e dekretëve sipas rendit të ditës të miratuar nga Kuvendi. Ky vendim për të proceduar në këtë mënyrë u mor nga Kryesia e Kuvendit me propozimin e Kryetarit. Rrjedhimisht dhe jo nga Kryetari. Rrjedhimisht u bë ndërprerje në mënyrë të përkohshme e arbitrare të punimeve të Kuvendit nuk qëndron dhe është thjesht shpifje. 2. Në mitingun e organizuar me kërkesë të popullit të zonës së Mallakastrës për të mbështetur Qeverinë dhe programin e saj ishte ftuar thjesht si deputet i kësaj zone thjesht i zhvilluar brenda të gjitha rregullave ishte paqësor dhe të në nuk u hodh asnjë parullë përçarjeje kombëtare apo konfrontimi midis vëllezërve shqiptarë. Por ndërkohë që populli i mërzitur kërkon të mbështesë Qeverinë e tij, disa krerë të sindikatave marrin qëndrime antishqiptare, duke njollosur një popull të tërë si al Mallakastrës që gjoja po organizon «antimitingje» të tipit enveristo-millosheviç. Kështu ata kanë marrë përsipër të luajnë me ndjenjat e një populli të tërë, i cili ka qenë e mbetet patriot, punëtor, i ndershëm dhe kupton drejt situatën e rëndë politike e ekonomike. Në këtë mënyrë janë këta krerë që nxisin ndasi midis zonave dhe konfrontimin e popullit, duke quar kështu në një katastrofë kombëtare. Prandaj u kërkoj atyre që t’i bëjnë thirrje asaj pjese të keqinformuar, se me deklarata të tilla si ajo e botuar në gazetën «Sindikalisti» nuk akuzojnë një person, por një popull të tërë. Ato nuk i shërbejnë as pushtetit normal të Kuvendit Popullor, as unitetit të popullit, as daljes nga situata e rëndë ekonomike e politike.

Shoferët e parkut të udhëtarëve ndërprenë grevën

- VLORE - Kjo javë nisi disi më ndryshe. Për t’u përmendur është rifillimi i punës nga kolektivi i shoferëve të transportit të udhëtarëve. Ne se greva e tyre e bënte të detyrueshme «grevën» nga punonjës të tjerë të sektorëve të ndryshëm, tani, me rikthimin e tyre normalizohet puna në të gjitha ata sektorë. Pjesërisht janë në punë dhe shoferët të transportit të mallrave. Gjendje shumë më pozitive ka gjithashtu në SMT, në kombinatin e konservave e gjellët, veç atyre qendrave të punës, në të cilat nuk u shtri greva. Në fabrikën e llampave ka reparte, që pengohen për mungesë oksigjeni, që furnizon nga uzina e sodë - PVC-së. Po sa kolektiva të tjerë janë e mban vendit dhe të tjerët në grevë? Ndërkohë opinioni shoqëror, i arsyeshëm i pandikuar nga paragjykimet e ndryshme partiake, ka forcuar apelun që punonjësit grevistë të vlerësojnë më mirë situatat e tanishme, aq vendimtare për ekonominë e popullin dhe të mbajnë qëndrim në përputhje me interesat e tyre.

Një informacion nga Berati

SI pasojë e shirave të shumtë, gjatë ditëve të fundit në qytetin e Beratit u krijua një situatë e vështirë, gjë që rrallë herë ka ndodhur. Për të mësuar diçka më shumë e më konkret rreth kësaj problemi, në zyrën e informacionit pranë komitetit ekzekutiv të KP të rrethit na thonë se nga situata e krijuar dëmi ekonomik llogaritet në rreth 4.5 milionë lekë. Problem paraqesin dëmtimet e shumta nga përmbytjet në afro 30 familje në shtëpia private, gjë që ka krijuar probleme strehimi. Midis ndërmarrjeve të prekura nga përmbytjet dëmi më i madh është në ndërmarrjen bujqësore «Thoma Bello» me 1.7 milion lekë, në Turizëm ky dëm llogaritet në 800 mijë lek. Dëme ka edhe në ndërmarrjen e ujërave, në NTSH, shtypshkronjë etj. Për përballimin dhe normalizimin e kësaj situate në shkallë rrethi vepron një shtab pune në përbërje të të cilit janë drejtuesit e komitetit ekzekutiv, të seksioneve dhe të disa ndërmarrjeve të rrethit. Po kështu në vetë ndërmarrjet e përmbytura janë ngritur grupet e tyre të punës për vënien nën kontroll të gjendjes, për evitimin e gjendjes dhe marrjen e masave për normalizimin e punëve. llogaritet në 800 mijë lekë. masave për normalizimin e punëve. Një informacion nga Berati

SHOQ. RAMIZ ALIA PRITI AMBASADORIN E BASHKIMIT SOVJETIK

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, shoku Ramiz Alia, priti dje ambasadorin e jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Bashkimit të Republikës Socialiste Sovjetike në Shqipëri, Viktor Neru… . Në bisedën e dorëzimit të le… ministri i Punëve të Jashtme, Muhamet Kapllani, drejtor në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Shpëtim Çaushi, dhe të tjerë. Ambasadori shoqërohej nga diplomatë të ambasadës së Bashkimit të Republikës Socialiste Sovjetike në Tiranë.

…llisë shq- tive, që të ndjellin Kosovë të …tshme, të defyare at për shqiptar… session e …ohu… Pard… bit Amer… shqiptare… organ…ton Radi… …llisë shqiptare…

Njoftim i Kryesisë së Kuvendit Popullor

Njoftohen të gjithë deputetët se më datën 29.5.1991, ditën e mërkurë, në orën 9.00 Kuvendi Popullor do të vazhdojë punimet në seancë plenare. KRYESIA E KUVENDIT POPULLOR