U mbushën gati një muaj e gjysëm nga koha kur doli vendimi i Qeverisë për shtimin e oborrit të çdo familje fshatare deri në 4 dynym tokë.
Padyshim që ky ishte një veprim i drejtë nga ana e Qeverisë. Vëre pasojat sociale që do të rridhnin nga kjo ndarje e re e tokës nuk u parashikuan, madje mund të them me bindje se kjo gjë krijoi terren për shtimin e konflikteve sociale në fshat. Për më tepër këto konflikte e gjetën të shtruar rrugën që në vendim, ku midis të tjerash thuhet, që toka të ndahet fshatçe. Fshatçe mund të zgjidhen, siç edhe janë zgjedhur më parë, probleme të tjera, por toka kurrësesi jo. Dhe, meqë kjo gjë u la fshatit në dorë ai po e ndan. Po si?!
Në rreth e zonës Verlindore ku toka është më e pakët kanë dalë në plan të parë kufijtë e vjetër. Askush nuk futet në ish pronën e tij e mëgjatë sipërfaqe kanë mbetur djerr. Madje çështja është ndërlikuar aq shumë sa që këmbëngulen të prishet edhe shtëpitë e atyre familjeve që janë në ish kufijtë e tjetërsuar. Kuptohet, prona është e dhimbshme dhe fshatari nuk shkëputet kollaj nga nostalgjia e vjetër. Nuk pati kaq shqetësime as në kohën kur u bë Reforma Agrare! Në këto kushte gjithkush mund të ndodh! Atherë ç'duhet bërë?
Këto shqetësime janë të njohura edhe në Ministrinë e Bujqësisë. Por për fat të keq s’po shohim të lëvizë ndonjë gjë, edhe pse nga specialistët ka mendime e sugjerime për rrugëzgjidhje. Mesa duket, në këtë dikaster mbeten të kënaqur me evidencat që kanë marrë nga rrethet, sipas së cilës është ndarë rreth 80 për qind e tokës (deri në 15 maj). Me keqardhje konstatojmë se shokët e këtij dikasteri qëndrojnë ende të mbërthyer në përfundimet që nxjerrin nga pasqyrat e evidencave dhe jo nga ato që servir realiteti jetësor në fshat. Por, fatkeqësisht përfundimet në këtë rast janë krejt të ndryshme. Prandaj, që të mos e çojmë fshatin në vëllavrasje duhet ngritur urgjentisht një komision shtetëror për ndarjen e tokës, i mbështetur edhe me ligjin përkatës mbi tokën. Këto probleme më tepër se kudo Ministria e Bujqësisë duhet t’ia bëjë të qartë Qeverisë.
THANAS SAHAÇIU
Vendoset krijimi i Universitetit të Shkodrës «Luigj Gurakuqi» dhe i Universitetit Bujqësor të Tiranës
Këshilli i Ministrave në mbledhjen e tij të datës 25.5.1991, me propozim të Ministrisë së Arsimit vendosi që, mbi bazën e Institutit të Lartë Pedagogjik «Luigj Gurakuqi» të Shkodrës, të krijohet Universiteti i Shkodrës, «Luigj Gurakuqi», dhe mbi bazën e Institutit të Lartë Bujqësor të Kamzës, të krijohet Universiteti Bujqësor i Tiranës.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Këshilli i Ministrave ka shqyrtuar edhe projektligjin «Për departizimin dhe depolitizimin e disa organeve shtetërore», i cili iu dërgua sot për miratim Kuvendit Popullor të Republikës së Shqipërisë.
Ky projektligj, duke patur parasysh rëndësinë e veçantë e reparteve të institucioneve ushtarake të Ministrisë së Mbrojtjes e të Ministrisë së Rendit Publikë, të Ministrisë së Drejtësisë, të Ministrisë së Punëve të Jashtme e të përfaqësive diplomatike jashtë shtetit, të gjykatave, prokurorive e hetuesive parashikon depolitizimin e këtyre organeve. Prandaj, projektligji, të gjithë punonjësit e tyre, me përjashtim të anëtarëve të Këshillit të Ministrave dhe të personave të zgjedhur deputet, nuk mund të jenë anëtarë të asnjë partie, organizate ose shoqate politike dhe ndalohen të bëjnë propagandë ose të kryejnë veprimtari në favor të tyre.
Po kështu, projektligji parashikon ndalimin e veprimtarisë së partive, organizatave e shoqatave politike edhe në disa organe të tjera shtetërore si: aparatet e Kuvendit Popullor, të Presidiumit të Republikës, të Këshillit të Ministrave, në ministri dhe institucione të tjera qendrore dhe në komitetet ekzekutive të këshillave popullore. Punonjësit e këtyre organeve mund të bëjnë veprimtari partiake vetëm jashtë qendrave të punës.
(ATSH)
Koment i zëdhënësit të Ministrisë së Arsimit
Me propozim të Ministrisë së Arsimit, Këshilli i Ministrave më datë 25.5.1991 vendosi krijimin e Universitetit të Shkodrës «Luigj Gurakuqi» dhe Universitetit Bujqësor të Tiranës.
DISA TË DHËNA PËR UNIVERSITETIN E SHKODRËS «LUIGJ GURAKUQI»:
Instituti i Lartë Pedagogjik «Luigj Gurakuqi» i Shkodrës u hap më 1957. Aktualisht ai ka 5 degë, në të cilat studiojnë mbi 1500 studentë, pa përfshirë këtu studentët pa shkëputje nga puna të (sistemit të korrespondencës).
Gjatë afër 35 vjetëve të veprimtarisë së vet Instituti është rritur e zhvilluar në mënyrë të ndjeshme. Instituti i ka mbledhur një përvojë të pasur mësimore e shkencore. Janë konsoliduar katedrat, e sidomos katedrat e shkencave natyrore dhe shoqërore. Instituti tani ka një kolektiv të përgatitur pedagogësh, 36 përqind e të cilëve kanë grada e tituj shkencorë. Shumë prej tyre kanë marrë pjesë si autorë ose bashkëautorë në hartimin e teksteve e librave të tjerë. Ky kolektiv ka veprimtari të mirë shkencore, e cila pasqyrohet në botimet e shumta. Që nga viti 1964 instituti nxjerr buletinin e vet shkencor. Është krijuar dhe një bazë materiale e nivelit universitar me laboratorë, aparatura e mjete të reja. Veç të tjerash, Instituti ka edhe një bibliotekë të pasur, me një fond të madh librash e tekstesh, me rreth 120 mi-[?]
Krijimi i Universitetit të Shkodrës «Luigj Gurakuqi» jep mundësi për zhvillime më cilësore. Fillimisht organizimi do të bëhet në tri fakultete, përkatësisht Fakulteti i Shkencave të Natyrës me degët matematikë-fizikë e biokimi, Fakulteti i Shkencave Shoqërore me degët histori-gjeografi, gjuhë-letërsi. Fakulteti i mësuesisë për klasat I-IV të shkollës 8-vjeçare. Duke patur të konsoliduar shkencat natyrore, si dhe përvojën e fituar të 5 degëve, dikur filiale të UT dhe ILB, hapet perspektiva e krijimit dhe pasurimit të Universitetit të Shkodrës «Luigj Gurakuqi» edhe me degë e fakultete të tjera me orienti-
(Vijon në faqen 3)
Në Kryesinë e Këshillit të Ministrave
Dje, më 28.5.1991, u zhvillua mbledhja e Kryesisë së Këshillit të Ministrave, në të cilën u shqyrtuan një sërë projektvendimesh dhe u morën vendimet përkatëse.
Kryesia e Këshillit të Ministrave mori vendimin për heqjen e të dënuarve nga minierat e Spaçit e të Tërnovës dhe transferimin e tyre në shkollën e edukimit të të miturve, në Shënkoll të rrethit të Lezhës. Në këtë mbledhje, me propozim të Drejtorisë së Përgjithshme të Bankës së Shtetit Shqiptar për Marrëdhëniet me Jashtë, Kryesia e Këshillit të Ministrave mori vendimin «Për të drejtën e Bankës së Shtetit Shqiptar për Marrëdhëniet me Jashtë për të emetuar obligacione» praktike kjo që është përdorur në vendin tonë para shumë vitesh dhe që zbatohet në të gjitha vendet e tjera. Obligacionet do të emetohen në lekë dhe në valutë. Përcaktimi i llojit dhe i prerjes së tyre, i shumës totale të çdo emetimi, i mënyrës së pagëses dhe shlyerjes së obligacioneve, i përqindjes së interesit etj., do të caktohen me vendimin... Drejtoritë të Me propozim të Ministrisë së Transporteve, Kryesia e Këshillit të Ministrave mori disa vendime. Ajo vendosi të miratojë në parim protokollmarrëveshjet midis qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Këshillit Ekzekutiv Federativ të Ku- (Vijon në faqen 2)
Thirrje e Ministrisë së Shëndetësisë lidhur me grevën e urisë të një grupi minatorësh të Valiasit
Që prej 70 orësh vazhdon greva e urisë e grupit të përfaqësuesve të minatorëve të rrethit të Tiranës.
Në komunikatën e datës 26.2.1991, Ministria e Shëndetësisë mbështetur në informacionin e ekipit mjekësor që vizitoi grevistët nën tokë, njoftoi se gjendja e tyre shëndetësore nuk është e mirë dhe kushtet mjedisore ku janë vendosur janë të papërshtatshme.
Mjedisi ku ndodhen minatorët është në kushte të papërshtatshme higjieno-sanitare pasi ka rryma të forta ajri që arrijnë shpejtësinë 8m/sek, ka ngarkesa të larta pluhuri e nivel të lartë lagështie që arrin mbi 90 për qind, temperaturë të lartë mbi 25 gradë C, mungon uji i pijshëm, nuk ka kushte për dhënien e ndihmës mjekësore.
Nga vlerësimi i gjendjes shëndetësore datë 26.5.1991 ora 18.00 rezultoi se minatorët paraqesin shqetësime të shprehura me dhimbje koke, dobësi trupore, pagjumësi, dhimbje muskujsh etj. Ekipi mjekësor u dha ndihmën mjekësore të nevojshme të gjithë pjesëmarrësve të grevës si në barna, me tretësira gluk oze, de kstrani e fiziologjike dhe ujë të pijshëm me përzierje kripra mineralesh. Mjekimet e dhëna lehtësuan pjesërisht çrregullimet hidro-elektrolitike dhe gjendjen hipoenergj etike.
Më datën 27.5.1991 ekipi mjekësor me kërkesën tonë hyri përsëri në nëntokë dhe pas kontrollit mjekësor konstatoi se gjendja shëndetësore e minatorëve grevistë ishte rënduar. Në këto rrethana u shtuan mjekimet e nevojshme dhe u dha nga një vitaminie për secilin pjesëmarrës.
Në datën 28.5.1991 nga informacioni i dhënë prej ekipit mjekësor që vizitoi grevistët rezulton se gjendja shëndetësore e minatorëve është përkeqësuar. Të gjithë pjesëmarrësit e grevës kanë shenja të shprehura të çrregullimeve hid roelektrolitike që manifestohen me dobësi të përgjithshme, të shprehur, të rënda, etj.
(Vijon në faqen 3)
Presione e kërcënime
Disa punonjës të rajonit hekurudh or futen në grevë urie.
— Disa punonjës të rajonit hekurudhor futen në grevë urie.
— 17 autobuzë urban filluan të transportojnë punëtorët për në kombinatin metalurgjik, po në mesditë disa shoferë ndërprenë punën dhe i futën automjetet në park sepse iu bënë presione në rrugë. —
Dje në Elbasan, greva hyri në një fazë të re. Siç njoftohet nga komiteti ekzekutiv i KP të rrethit, disa punonjës të rajonit hekurudhor janë futur në grevë urie në njërin prej mjediseve të oficinës. Numri i saktë i pjesëmarrësve nuk dihet, pasi komisioni i grevës nuk u jepti at; ndërkohë që thuhet se janë regjistruar për t’u futur në këtë grevë edhe punonjës nga ndërmarrje të tjera. Përse këto qëndrime?
Gjithashtu dje në mëngjes, për të çuar punëtorët e kombinatit në frontet e punës, u vunë në qarkullim 17 autobuzë urbanë dhe katër të tjerë për linjat interurbane. Por në mesditë, siç shpjegon përgjegjësi i seksionit të transport eve në komitetin ekzekutiv të KP të rrethit, Ibrahim Çela, mjaft prej shoferëve të autobuzëve i mbyllën automjetet në park. Arsy eja? Shoferëve, vazhdon si shpjegim, u janë bërë pre- (Vijon në faqen 2)
sione, madje edhe kërcënime, se po ta qarkullojnë do të kenë pasoja (!)
Ndërkohë, seksioni i industrisë dhe i transporteve, në bashkëpunim me administratat e tre kombin ateve të rajonit të metalurgjisë dhe drejtorinë e parkut të udhëtarëve, brenda dy tri ditëve do të përfundojnë një zgjidhje të re për transportimin e punëtorëve në linjën Elbasan - Metalurgji. Të gjithë autobuzët që u nevojiten kombinat eve nuk do t’i ketë më ndërmarrja e transporteve të udhëtarëve, por do t’u vihen në dispozicion ndërmarrjeve të kompleksit metalurgjik për të përmirësuar gjendjen e rënduar e më shumë probleme që ka pasur kjo linjë me lëvizje të mëdha. Kështu bëhet e mundur të plotësohet edhe njëra prej kërkesave të metalurgëve.
SEJDIN CEKANI
Asgjë nuk sigurohet pa punuar
- PËRMET -
Punëtorët janë solidarizuar dhe kanë mbështetur kërkesat e drejta të grevistëve, por pa e ndërprerë punën.
Programi i qeverisë, thirrja dhe deklarata e saj si dhe plotësimi i kërkesave që kanë punëtorët nuk mund të zgjidhen pa punuar. Edhe pse ka pasur mungesa për lëndë të parë dhe materiale, që disa reparte në NPN, NPD etj., janë paguar me 80 për qind, mungesë karburanti dhe transporti, shumica e kolektivave të ndërmarrjeve detyrat e 5-mujorit i kanë plotësuar dhe tejkaluar. Në shkallë rrethi u plotësua prodhimi mall i shitut, eksporti, shërbimet komunale, qarkullimi i mallrave etj. Në veçanti spikatin arritjet e ndërmarrjeve që kanë lidhje me furnizimin e tregut dhe me shërbimet, siç janë ndërmarrjet ushqimore, e grumbullimit, ajo e shërbimeve komunale etj. Jo pak ne- (Vijon në faqen 2)
Të gatshëm por s’punojnë dot
- TROPOJË -
Të vjen keq nga kjo kontradiktë. Njerëzit e duan punën, por nuk e bëjnë dot atë, sepse janë bllokuar nga të tjerët.
Konkretisht, në rrethin e Tropojës pengesë kryesore është mungesa e karburantit për transportin dhe për punët në bujqësi. Mungesa e transportit ka lënë pa punë mbi 1 mijë punëtorë të ndërmarrjes së përpunimit të drurit në Tropojë e në Fushë - Arrëz, pasi lënda nuk mund të transportohet nga pylli për në gatrat e në fabrikat e tjera të transportit. Pra kemi një ndërmarrje pune të imponuar. Drejtori i ndërmarrjes së përpunim - drurit në Fushë - Arrëz, Preng Prenga, thotë se jo vetëm gatrat nuk punojnë për mungesë trupash në kapacitetin e duhur, por edhe fabrika e fibrës nuk punon pasi nuk ka qymyr për kaldajat. Edhe në zdrukthëtarët nuk punohet për mungesë të lëndëve të para si kompensato etj., që merren jashtë rrethit.
Pa e zgjatur më tej, kudo gjen (Vijon në faqen 2)
Greve me marrëveshje apo me detyrim?
- TIRANË -
Sa punëtorë janë në grevë? A janë të vërteta shifrat që japin disa deklarata? A janë të ligjshme a të paligjshme?
Deri kur duhet vazhduar, deri kur mund të mba jë në kuriz këtë gjendje ekonomia jonë? Shumë kërkesa u plotësuan, a duhet rifilluar puna?
Pyetje të panumërta bëhen këto ditë, por është fakt se, edhe (Vijon në faqen 2)
Provokime të rrezikshme
— NJOFTIM I MINISTRISË SË RENDIT PUBLIK —
Në mitingun e organizuar në minierën e Valiasit më datë 27 maj 1991, një nga folësit bëri thirrje për të bërë një manifestim në qendër të Tiranës më datë 29 maj 1991.
Thirrje për t’u grumbulluar në sheshin «Skënderbej» bëri dhe një person që hiqej si përfaqësues i grevës në fabrikën e çelqit.
Në qytet janë afishuar dhe shpallje të nënshkruara nga komisione, të cilat nuk dihet nëse ekzistojnë apo jo, që gjithashtu bëjnë thirrje për t’u mbledhur në pika të ndryshme të kryeqytetit.
Organet e policisë së Tiranës nuk kanë marrë asnjë kërkesë nga ndonjë komision për të bërë manifestime në sheshin kryesor apo në pika të tjera të Tiranës. Thirrje të tilla ato i vlerësojnë si tepër të rrezikshme, që bëhen nga elementë provokatorë, të cilët nëpërmjet shkeljes flagrante të ligjit, duan të çojnë mjedhmos në konfrontime me forcat e rendit e shtresave të popullit. Prandaj janë të lutur qytetarët që të distancohen nga këto grumbullime të paligjshme.
Forcat e rendit bëjnë të ditur se shkelësit do të marrin përgjegjësi sipas ligjit.
Miting në Tiranë
Dje pasdite, Dega e Bashkimit të Veprimtarëve vullnetarë «Enver Hoxha», për qytetin e Tiranës, organizoi në Pallatin e Sportit «Partizani» një miting në mbështetje të popullit shqiptar të Kosovës dhe të Qeverisë së Kosovës.
Në këtë miting morën pjesë anëtarë të këtij bashkimi vullnetar, simpatizantë të rinj e të reja, veteranë etj.
Mbledhjen e hapi anëtarja e komisionit nismëtar të Bashkimit të Veprimtarëve vullnetarë Elona Gjon- (Vijon në faqen 2)
dedaj. Pastaj e morën fjalën kryetari i Bashkimit të Veprimtarëve Vullnetarë, «Enver Hoxha» të Shqipërisë së Hyhni Milloshi, Jani Koçi, Gjin Lleshi, Tatjana Kotobelli, Arta Çelmeta nga Peza, të cilët shprehën përkrahjen për qeverinë e programin e saj.
(Sipas ATSH-së)
Bisedime në Ministrinë e Punëve të Jashtme
Dje u zhvilluan bisedime midis zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë, të kryesuar nga Ministri i Jashtëm, z. Perikles E. Megalokonomou dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë.
Dje u zhvilluan bisedime midis zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë, të kryesuar nga Ministri i Jashtëm, z. Perikles E. Megalokonomou dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë, të kryesuar nga drejtori në Ministrinë e Jashtme, Bashkim Dino.
Gjatë bisedimeve, u
zhvilluan në frymë miqësore e konstruktive, u shkëmbyen mendime për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve midis dy vendeve, sidomos në fushën e bashkëpunimit politik, tekniko-shkencor, kulturor etj.
Gjithashtu u bisedua edhe për çështje të tjera, siç është ajo e refugjatëve shqiptarë në Greqi.
(ATSH)
U hap mbledhja e zyrtarëve të lartë të Ministrive të Jashtme mbi Nismën e Adriatikut
Dje u hap në Romë mbledhja dyditore e zyrtarëve të lartë të Ministrive të Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Republikës së Greqisë, Republikës së Italisë, Republikës Socialiste Federative të Ju-
(Vijon në faqen 4)
NJERIU DHE PUNA
- SHËNIME -
Megjithëse e dija që ndërmarrja e përmendura të ndryshme në Delvinë është nga më të mirat në rrethin e Sarandës, prapë u çudita fillimisht se nuk ka paguar asnjë ditë 80 përqind, këtejshën aq shumë të përmendur o të dëgjuar këtu vit.
Ende vazhdon të na duket si paradoks shkruarja mirë e punëve dikur, që duhet të jetë gjëja më e zakonshme. Por paska edhe përjashtime që duhet t’i njohim e t’i ndjekim.
- Brenda 8 orësh s’merren as me politikë, as me gazetë, as me luftë. Këto janë fjalë të drejtorit të ndërmarrjes Thoma Nako, anëtar i Partisë së Punës. Shohim vetëm prodhimin, duke e vënë administratën në ngarkesë të plotë. Nëpër ministri, ku na bie shpesh rasti të vemi, dëgjon tre orë rresht politikë, kurse këtu u lemë pak minuta lajmeve, pa i ftuohn njerëzit nëpër pasionet e tyre politike, gjithsesi. Një nga arsyet pse nuk ka shkaktuar situata mendon se është edhe kjo, nuk merremi me debate politike pa bukë.
Nuk kemi asnjë arsye dhe asnjë dobi që të hiqemi të gjithë si politik anë, teoricienë, kritikerë e diplomatë, siç po hiqemi. Të gjithë kemi nga një punë, të mirë a të keqe, që na jep pak apo shumë kënaqësi, ata të krijojmë detyrën e ta realizojmë, se vendi ka nevojë për punë, ne kemi nevojë për më shumë regjim minimal e për paqe e qe- (Vijon në faqen 3)
Letër në redaksi
Kë përfaqësoni, zoti deputet? ...
Sapo pashë një njoftim në qendër të lagjes time (Laprakë), se deputeti i zonës së zgjedhjeve nr. 222 këtu në Tiranë do të zhvillonte një takim me zgjedhësit, në një farë mënyre, gëzova. U gëzova sepse, kemi arritur në një pikë kritike. Ekonomia është paralizuar, jeta shoqërore po ashtu. Forcat politike nuk po merren vesh, sikur të vinim nga vende të ndryshme të botës e jo nga i njëjti vend me histori me shembuj të shumtë të unitetit. Grevat kanë sjellë shqetësime të mëdha në jetën e njerëzve, kemi arritur deri në një polarizim të tillë, pa precedentë në historinë tonë. Prandaj e prita me një farë lehtësimi atë takim. Por, u zhgënjeva rëndë. Që në fillim, që kur pashë se deputeti z. Aleksandër Meksi, doli para rreth 200-300 zgjedhësve të pranishëm, mbasi foli për probleme nga më të ndryshme, arriti në përfundimin se «qeveria duhet të japë dorëheqjen», mbase, siç patë, ajo «nuk ka kredibilitetin e duhur» etj., etj. Cudi! Si mund të ketë kredibiliteti i
Kronikë nga jeta e vendit
Asgjë nuk sigurohet pa punuar
- PERMET -
brokaj, tha: ... saj, me vullnet ... është ... punë ... kontribut ... të ... ka ... popullit ... popujve të ... (AT...)
Evidencojmë ... gjerman ... sovjetik ... hungari ... demokratike ... e dij ... kontin ... amerikan ...