Seanca e ditës së djeshme u hap në orën 10.45.
Mori pjesë edhe Presidenti i Republikës Ramiz Alia. Kryetari i Kryesisë së Kuvendit Popullor Kastriot Islami tha se, si kryesi, në bashkëpunim me kryetarët e grupeve parlamentare, vendosëm që diskutimet të bëjmë mbi zgjidhjen e re politike.
Deputetët e miratuan këtë pikë shtesë në rendin e ditës. Pastaj filluan diskutimet. E morën fjalën shumë deputetë nga të tri forcat politike që përfaqësohen në parlament. Në përgjithësi ata shprehën shqetësimin për situatën e rëndë politike, ekonomike e sociale që është krijuar në vendin tonë dhe përgjegjësinë e madhe që kanë si përfaqësues të popullit për të kapërcyer këtë situatë.
Shumica dërrmuese e deputetëve të PP-së kërkuan që Fatos Nano të ngarkohej për formimin e një qeverie koalicioni, ku të bëjnë pjesë përfaqësues nga të gjitha forcat politike, brenda e jashtë parlamentit. Ata bënë thirrje për ndalimin e grevave e fillimin e punës në të gjithë sektorët ku ajo është ndërprerë, si e vetmja rrugë për kapërcimin e gjendjes së vështirë si dhe këmbëngulën për nevojën e statusit të forcave të rendit publik, duke kërkuar nga ata zbatimin me konsekuencë të ligjeve për sigurimin e qetësisë e të stabilitetit në vend.
Deputetët e PD-së dhe të OMO-
NIA-s, pasi theksuan krizën e besimit që është krijuar në vendin tonë, parashtruan alternativën për shpërndarjen e qeverisë ekzistuese, krijimin e një qeverie të re me pjesëmarrjen e të gjitha forcave politike e me mandat të përkohshëm dhe për zhvillimin e zgjedhjeve të reja të parakohshme, duke theksuar që qeveria e re të gëzojë besimin e të gjithë parlamentarëve. Ata vunë në dukje vështirësitë e krijuara si rezultat i një ekonomie të centralizuar gjatë këtyre 46 vjetëve, duke i cilësuar ato si pasojë e drejtimit nga qeveria moniste, grevat që po zhvillohen në rrethana të ndryshme të vendit e që po e rëndojnë nga momenti në moment situatën e disa grumbullimet e manifestimet e paligjshme.
Rreth rrugëve për një zgjidhje të re e të shpejtë politike u bënë debate të shumta, që vazhduan edhe në seancën tjetër të paradites.
Në këtë seancë kryetari i Kryesisë së Kuvendit Popullor paraqiti propozimin e kësaj kryesie që ministri i Rendit Publik të japë një informacion. Deputetë të PP-së insistuan që ministri të japë një informacion mbi ngjarjet e ndodhura këto ditë në Tiranë, por deputetë të PD-së shprehën mendimin që tani po diskutohet për një çështje më të madhe, siç është ajo për gjetjen e zgjidhjes së re politike, dhe për më tepër, thanë ata, na sapo mi-
ratum rendin e ditës për këtë. Kështu që vazhduan diskutimet sipas pikës shtesë të rendit të ditës.
Diskutimet vazhduan edhe në seancën e pasdites e filloi në orën 17.30.
Në fund të kësaj seance e mori fjalën Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ramiz Alia.
Edhe në seancat që pasuan vazhduan diskutimet sipas pikës shtesë të rendit të ditës. Ndër të tjera kryetari i grupit parlamentar që shkoi në minierën e Valiasit, deputeti Mehmet Loci dhe deputetët Noplon Roshi dhe Tritan Shehu raportuan për takimin dhe bisedat që patën me minatorët që bëjnë grevën e urisë, si dhe për gjendjen e tyre shëndetësore.
Në mbyllje të punimeve të ditës së djeshme, kryetari i Kryesisë së Kuvendit Popullor, Kastriot Islami njoftoi se Kuvendi Popullor i ka ardhur një kërkesë nga Ministria e Drejtësisë lidhur me dekretin numur 7442 të Presidiumit të Kuvendit Popullor, për krijimin e Partive politike e shoqatave. Në të kërkohet pezullimi i krijimit të këtyre partive e shoqatave deri në miratimin e ligjit përkatës për to. Ndërkohë për hartimin e projektligjit përkatës po punojnë komisionet e Kuvendit Popullor.
Deputetët me shumicë votash e miratuan këtë kërkesë.
Punimet e Kuvendit Popullor vazhdojnë sot në orën 10.00.
(ATSΗ)
Populli kërkon qetësi, stabilitet, punë
Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me të gjitha forcat politike
— Nga diskutimet e deputetëve të PPSH-së në Kuvendin Popullor —
Populli thotë se, të bëhesh trim pas beteje dhe i mençur pas Kuvendit, s’ka vlerë. Ashtu siç thotë edhe atë që, fjalën e fundit, mos e thuaj në fillim. Këtë mençuri të dytë të tij do ta shkel, duke marrë shembullin e zotit Pashko, që u nxitua të bëjë deklarata të paautorizuara nga palët që kanë nënshkruar.
S’është në dijeni opinioni publik, me kërkesën e Partisë Demokratike, në datën 23, 24 dhe 28 maj u bënë takime me disa parti politike për të diskutuar rreth situatës së tonë dhe për mundësitë e gjetjes së një zgjidhjeje të përshtatshme të saj.
Në këto takime merrnin pjesë përfaqësues të Partisë së Punës, të Partisë Demokratike, të Partisë Republikane e të Partisë Social-demokrate. Partitë e tjera politike nuk kishin ftuar.
Përfaqësuesit e Partisë Demokratike, të Partisë Republikane e të Partisë Socialdemokrate kërkuan dorëheqjen e Qeverisë, të krijohet një Qeveri e Shpëtimit Kombëtar dhe të bëhen zgjedhje të reja parlamentare.
Në takimin e datës 28 maj përfaqësuesit e Partisë së Punës paraqitën qëndrimin e KQ dhe të grupit të deputetëve të PPSH-së.
1. Situata politike, ekonomike, sociale e psikologjike në vend është tejet e rëndë. Ajo sa vjen e po përkeqësohet, sidomos me grevën në disa sektorë.
2. KQ i PPSH-së dhe grupi i deputetëve të saj nuk e shohin zgjidhjen e kësaj situate me greva dhe kërkesa jashtë mundësive reale, prandaj dhe kanë kërkuar që të bisedohet, të gjendet rruga për punë, të stabilizohet gjendja dhe të vendoset rendi.
3. Me keqardhje konstatojmë se grevat po shpërderdhen për qëllime politike. Në fjalimet, intervistat e deklaratat e disa udhëheqësve të Partisë Demokratike, jashtë e brenda vendit, është deklaruar se Qeveria do të japë dorëheqjen e do të zëvendësohet nga një Qeveri e Shpëtimit Kombëtar, e cila do të përgatisë zgjedhjet e reja, sa më shpejt që të jetë e mundur. Duket qartë se kemi të bëjmë me qëndrime të pavarura, me synime që çojnë në përkeqësimin e mëtejshëm të situatës dhe me luftë për pushtet. Këmbëngulja për realizimin e planeve të tilla të paracaktuara në rrugë antidemokratike është e
(Vijon në faqen 2)
Kronikë nga jeta e vendit
Kudo punohet e realizohet
- KOLONJË -
Populli i rrethit të Kolonjës po ndjek me shqetësim situatat që po zhvillohen aktualisht në vend. Punëtorët, kooperativistët e inteligjencia janë solidarizuar me kërkesat e grevistëve në rrethe të ndryshme të vendit, por si alternativë të vetme për realizimin e tyre shohin punën dhe vetëm punën. Vetëm me punë do të rritim mirëqenien tonë, - kjo është fryma që përshkon tej e mbanë kolektivët punonjës të këtij rrethi. Ndaj dhe nuk ka shkrehje e detyrat në përgjithësi po realizohen.
Për periudhën prodhimi i përgjithshëm industrial në shkallë rrethi është realizuar 102.5 për qind, ndërsa prodhimi mall i shtuar 115 për qind. Nga 14 ndërmarrje që kanë këta tregues, nuk i kanë realizuar ato vetëm miniera e Bezhani, ndërmarrja e ndërtimit dhe NB Leskoviku. Në pararojë si gjithnjë vazhdojnë të jenë punonjësit e NGP-së Ersekë. Në këtë ndërmarrje - na tha drejtori i saj, Lluka Babali punohet sot për të nesërmen. Asnjë situatë nuk na ka gjetur të papër-
gatitur. Megjithë vështirësitë që na janë krijuar ditët e fundit nga paralizimi i transportit hekurudhor dhe veprimtaria e disa ndërmarrjeve në rrethe të ndryshme të vendit, me këmbëngulje të vazhdueshme janë bërë përpjekje për realizuar detyrat. Kjo ndërmarrje prodhimin e përgjithshëm industrial e ka realizuar 153 për qind dhe prodhimin mall të shtuar 168 për qind. Mbi 183 për qind ka realizuar ajo edhe detyrat e eksportit. Përfaqësuesit e më të njëjtin ritëm punojnë edhe në ndërmarrjen e përpunim-drurit, në NGP Leskovik, në ndërmarrjen komunale banesa, në parkun e mallrave, në atë të ujra-bonifikimit, në pyjore etj.
Produktet ushqimore si mishi, veza, perimet, djathi, gjalpi, gjiza etj., nuk i kanë munguar tregut. Por duhet thënë se kohët e fundit si rezultat i ndarjes së bagëtive anëtarëve të kooperativave bujqësore ka rënë tej mase prodhimi i qumështit për treg, i cili do të reflektohet më vonë.
KOÇO LIGORI
«80 përqindshi» është thuajse grevë
- VLORË -
Hapësirën e grevës, në pamjen e jashtme, e zgjeron shumë dhe «lejja» e detyruar e mijëra punonjësve.
Janë vërtet mijëra ata që prej kohësh e nuk dihet se deri kur, vazhdojnë të paguhen me 80 për qind. Janë me shumicë në NPV, në artistik, në peshkim e në port, në Selenicë, në ndërmarrjen e përpunimit të drurit, në NPA, në kombinatin e konservave e gjetkë. Dhe tendenca është në shtim. Punëtorët nuk duan në asnjë mënyrë që të ndodhë kështu, se ekonomisë e shoqërisë nuk i japin punën e prodhimet e caktuara, familjes ia rëndojnë gjendjen në këtë periudhë të vështirë. Arsyeja, kuptohet, është mungesa e lëndëve të para. Pra fabrika nuk është i administratave. E sipas dekretit kur nuk punohet për faj të administratës, vetë administratoret nuk paguhen si punëtorët, me 80 për qind, por me pagë të plotë. Kjo nuk shkon. Pavarësisht se ka administrata që vetvendosin dhe paguhen po aq sa punëtorët. Por, veç rregulli i m[?] Se ka kolektiva që kështu shpërblehen prej muajsh. Dëmet në drejtimin e ndryshme janë të mëdha e fort të ndjeshme. Me gjithë këtë, duket sikur ka një përshatje, një familjarizim me këtë gjendje, që s’ka shkon e rëndohet. Kjo ndodha dhe në ministritë, dhe kjo është më e keqja. Ndërsa është detyrë e tyre të gjejnë rrugëzgjidhjet e mundshme, të veprohet me shqetësimin më të lartë, në të kundërt nuk mund të realizohet rëndësia e mëtejshme e ekonomisë. VANGJEL STEFA
Bëjnë çdo gjë që varet prej tyre
Në ndërmarrjet ekonomike të rrethit të Librazhdit, puna vazhdon pa ndërprerje.
Në shenjë solidariteti pati dy ditë pjesëmarrje në grevë vetëm nga sektori i Bushtricës së minierës së hekur-nikelit, por ku ata tani i janë rikthyer punës. Në shkallë rrethi u realizuan e tejkaluar dekadat-tre muajorin e eksportin e tyre 5 mujorit në eksportin e mallrave. Mjaft ndërmarrje 5-mujorin e tejkaluan në prodhimin e mall të tyre.
Megjithatë greva e përgjithshme në shkallë vendi ka patur ndikime jo të pakta. Vetëm nga fillimi i grevës nga miniera e hekur-nikelit nuk u dërguan për shkak të transportit hekurudhor mbi 25 mijë tonë hekur-nikel Kombinatit Metalurgjik dhe 15 mijë tonë për eksport dhe në pjesët e hekurudhës e në sektorë të minierave gjendjen rreth 100 mijë tonë mineral hekurnikel që pret për transport dhe po bllo-
(Vijon në faqen 2)
Takime në parlamentin hungarez
Nga vizita e ministrit të Jashtëm Muhamet Kაპllani në Hungari
Me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Hungarisë, Dr. Geza Jozsenski, dje mbërriti në Budapest për një vizitë zyrtare ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Muhamet Kapllani.
Në selinë e parlamentit ministri i Jashtëm shqiptar, Muhamet Kapllani u prit nga nënkryetari i Parlamentit Hungarez, Vince Veresh, i cili shprehu kënaqësinë e thellë për këtë vizitë, që është dëshmi e prirjes së dy vendeve për forcimin dhe thellimin e lidhjeve e të bashkëpunimit midis tyre dhe popujve dhe parlamenteve.
Pasi informoi gjerësisht për veprimtarinë e parlamentit hungarez, për mekanizmin e funksionimit të tij pluralist, Vince Veresh shprehu dëshirën për bashkëpunimin midis të dy parlamenteve, për lidhje të vazhdueshme e të hapura midis parlamentarëve dhe komisioneve përkatëse. Ai propozoi veçanërisht që
(Vijon në faqen 4)
Demokracia nënkupton vetëm mjete demokratike
— MITING I MADH NË PALLATIN E SPORTIT «PARTIZANI» —
Aty grupe njerëzish, në mbrëmjen e djeshme, duke kaluar përballë pallatit të sportit «Partizani», ...
një miting ... në kryeqytet ... Valiasit ... Kultures. Xhama të thyera në të gjithë gjatësinë e tij, shkallët e copëtuara dhe në shesh një njollë e zezë, shkëputur, bluar të automjeteve të djegura nga forcat ekstremiste ... Durrës, Shkodër, Kavajë, Burrel, Elbasani. Kishte mbetur edhe Tirana pa pamje të tilla, pa zbra-
(Vijon në faqen 3)
Miting në sheshin «Skënderbej» në Tiranë
Përseëri dje paradite, në Tiranë pati grumbullime.
Nga drejtimet të ndryshme te sheshi «Skënderbej» erdhën mijëra veta, punëtorë, banorë të lagjeve, studentë, nxënës etj.
Në mitingun që u zhvillua të rreth orës 10, pjesëmarrësve u foli kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të minatorëve të Valiasit, Sami Karrigi. Midis tjerash ai theksoi se 100 minatorët e pellgut qymyrguron të Tiranës, të ngujuar prej 7 ditësh në grevën e urisë në galeritë e minierës së Valiasit, janë të vendosur të paraqitura Qeverisë, duke u bërë thirrje shpërndanë qetësisht.
(ATSH)
Njoftim i zëdhënësit të Ministrisë së Rendit Publik
Organet e policisë së Tiranës kanë ndaluar 11 persona, të cilët në mbrëmjen e 29 majit ...
Organet e policisë së Tiranës kanë ndaluar 11 persona, të cilët në mbrëmjen e 29 majit 1991 kryen akte shkatërruese, vodhën e vunë zjarrin bar-bufe «Sahatit». Tre nga personat e ndaluar kanë qenë të dënuar më parë për krime të ndryshme.
31.5.1991.
Njoftim i zëdhënësit të Ministrisë së Financave
Zëdhënësi i Ministrisë së Financave në përgjigje të disa diskutimeve në Kuvendin Popullor dhe artikujve të botuar kohët e fundit në shtyp, njofton se Ministria e Financave dhe Komisioni i Kontrollit të Shtetit kanë filluar kontrollin e përgjithshëm ekonomiko-financiar në Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare (Drejtoria e Pritjes).
Gjithashtu, Drejtoria e Kontroll-Revizionit në Ministrinë e Financave përfundoi kontrollin për përdorimin e fondeve valutore në dërgimin e të sëmurëve jashtë shtetit për mjekim nga Ministria e Shëndetësisë në vitin 1989-1990. Nga kontrolli rezultuan shkelje të rregullave dhe kritereve të vendosura në këtë fushë, që kanë sjellë shpërdorime me pasoja ekonomike. Për këto veprime, materialet përkatëse ju dërguan organeve të drejtësisë për shqyrtim, ndjekje e veprim.
Fjala e Presidentit Ramiz Alia
I nderuar shoku Kryetar!
Të nderuar deputetë!
Në kuadrin e diskutimit që po bën parlamenti për situatën në vend dëshiroj të them edhe unë disa mendime. Nuk ka dyshim dhe është e tepërt të komentoj se gjendja është shumë e rëndë. Këtë thuajse gjithë oratorët e theksuan. Fakt është që në jetën tonë të përditshme çdo gjë po politizohet, gjë që padyshim çon drejt acarimeve, drejt rritjes së tensioneve, pra dhe konfrontimeve të ndryshme. Plus kësaj po vihet re në politika të dalë edhe në rrugë. Njoftësia veprohet kështu, sipas mendimit tim është e vështirë që vendi të shkojë përpara, është e vështirë që dëshirat e mira, që u shprehën nga ana e të gjithë deputetëve, shumicës, të pakicës opozitës apo të Partisë në fuqi, etj., pra është e vështirë të zgjidhet lëmshi ashtu siç besoj që të tërë dëshirojmë të zgjidhet. Unë mendoj që është Kuvendi Popullor pikërisht ai që duhet të bëjë politikën dhe është Kuvendi Popullor ai që duhet t’u japë zgjidhje problemeve tepër komplekse që ka vendi ynë sot. Unë personalisht përshëndes përpjekjet e deputetëve të tëra palëve për të bashkëpunuar në njëri-tjetrin, për të gjetur zgjidhje të përshtatshme për situatat e ndryshme që janë krijuar. Por më vjen keq ta them, që në këtë moment të vështira, pikërisht kur, më tepër se kurrë kërkohet një mirëkuptim midis këtyre forcave, më vjen keq thashë ta them, këtë konvergim, këtë bashkëpunim aq të domosdoshëm nuk po e shoh si duhet. Mos ma merrni këtë për kritikë sepse nuk e kam këtë qëllim, drejtë që të kritikoj Parlamentin, por merreni si një thirrje që ju bëj për marrjen e të gjithë rrugën e të gjithëve që të gjejmë rrugën e drejtë, atë rrugë që është në interes të Atdheut, në interes të popullit, në interes të së ardhmes së Shqipërisë. Shumë diskutantë, shumë deputetë në fjalimet e tyre të tëra po përpiqen ta hedhin Qeverisë, e cila nuk qenka treguar e aftë. Natyrisht, secili ka të drejtë të ketë mendimin e vet, të japë gjykimin e tij, të thotë atë që sheh më të arsyeshme. Unë si President që nga kryevara shokun Fatos Nano si kryeministër, kam edhe unë mendimin tim dhe dëshiroj ta them që kjo qeveri punon me mençuri, punon me guxim, punon pa paragjykime.
Dhe do të shtoja që qysh në momentin kur kësaj qeverie iu besua drejtimi i vendit, i administratës, nuk u tregua egoiste, si mundet të bëhet ndonjë aluzion. Përkundrazi, kryeministri kërkoi qysh në fillim bashkëpunimin e forcave të ndryshme që përfaqësohen në Parlament, kërkoi bashkëpunimin e opozitës brenda Parlamentit, bile edhe të asaj jashtë Parlamentit. Kjo mendoi duhet patjetër në konsideratë për të kuptuar që qeveria kishte synimin dhe ka synimin që ta nxjerrë vendin nga vështirësitë dhe të punojë në shërbim të të gjithë vendit, të të gjithë popullit, pa dallim të partive të ndryshme që përbëjnë Parlamentin. Natyrisht, të bësh pjesë apo jo në koalicion është e drejtë gjithashtu e kujtdo, e secilës forcë politike dhe askush nuk mundet t’i imponojë njërës palë njëndë tjetër. Por unë mendoj që nuk është e saktë të thuhet se Qeveria e Nanos, që ka dy javë jetë, që e paftë që të vendosë lidhje me Komunitetin Ekonomik Ndërkombëtar, ashtu siç ma merr mendja është e pasaktë të kërkohet që brenda dy javëve të zbatonte reforma ekonomike, e cila është një veprim tepër kompleks, do kohë të gjatë, sepse nuk është vetëm çështje fjalësh. Ata që janë ekonomiakë dhe dinë rrënjën me rrënjë të çështje besoj që do të pajtohen me mua se veç reformë ekonomike nuk zbatohet dot në dy javë.
Po marr çështjen e grevave. Kërkesat që bëjnë grevistët përgjithësisht janë të drejta, por të drejta nuk do të thotë se të gjitha mund të vazhdojnë grevën deri në plotësimin e të gjitha kërkesave të paqëra. Qeverisë, duke u bërë marrëveshje të demokracisë. Në këtë moment: «O të vdesim, o të rrrojmë në demokraci të vërtetë». Folësi u bëri thirrje të grumbulluarve të shpërndahen qetësisht dhe, po të duan, të shkojnë të shesin: «Fitorja» në Valias për të vazhduar mitingun e sotëm.
Forcat e ruajtjes së rendit mbajtën rregullin. Pjesëmarrësit u shpërndanë qetësisht.