04/06/1991
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

4 qershor 1991

NË KUVENDIN POPULLOR

Formula e zgjidhjes politike që u dha nga partitë politike më datën 1 qershor, presupozonte që pas bisedimeve të mëtejshme për programin, afatet, përbërjen e qeverisë së stabilizimit të vendit, Kuvendi Popullor të rifillonte punimet dje në orën 17.00. Por bisedimet midis forcave politike, mesa duket ishin të vështira dhe zgjatën shumë më tepër nga sa u parashikua. Kështu që seanca nuk filloi punë as në orën 1 pasmesnate. Deputetët vazhdojnë të presin... Informacioni për zhvillimin e kësaj seance tepër të gjatë e të tensionuar, populli mund ta marrë nëpërmjet radios, ndërsa ne do ta japim në numrin e nesërm të gazetës. Korresp. i «Zërit të Popullit»

Pasuria e popullit ka zot popullin

Situata që ne po kalojmë në një farë mase ka shpjegimet e saj objektive. Ndryshimet nga një ekonomi e vjetër, e planifikuar dhe e centralizuar, drejt një ekonomie me struktura të reja e të pavarura, pra drejt asaj të tregut do shoqërohej natyrshëm me tronditje psikologjike. Tronditje këto që shpesh herë po çojnë në rënie ekonomike jo të vogla. Pas grabitjes së blegtorisë, veprim ky i kryer edhe në mjaft fshatra të rrethit të Tropojës, i erdhi radha një veprimi tjetër akoma më i shëmtuar, atij të rrënimit të stallave, kuçkeve të misrit e pse jo edhe të koshteve e çerdheve(!) Pasuria si pasuri zot mbeti në dorë të askujt, përfituan edhe ata që as nuk kanë qenë në ndonjëherë në kooperativë, pra morën pa asnjë kontribut në emër të pronës së të gjithëve. Meqenëse u kryen veprime të tilla, pothuajse askush nuk u vu në mbrojtje të kësaj prone, madje edhe për të bërë denoncimin. U desh ndërhyrja e Komitetit Ekzekutiv të KP të rrethit... të bie në sy se të fituar në këto raste dolën barinjtë dhe ndonjë «trim» që nuk pyeti nëse ka zot kjo pasuri, ata morën nga 2 e 3 krerë lopë e deri në 40 të imëta, kurse pjesa tjetër mbeti, si i thonë, me gishta në gojë. Arritjet deri aty që ekonomia që nuk dinë për fatin e 60-70 krerëve. Ka mundësi që këto të jenë shitur privatisht. Këto veprime po shfrytëzohen nga forca të caktuara për qëllime aspak në shërbim të pjesës më të madhe të popullsisë në fshat. Etja për të shkatërruar, për të siguruar tokën duke shkelur mbi të drejtën po çon në rrënim unitetin. Me këtë veprim po pajtohen kuadrot, të cilët paguhen e nuk janë pak. Po anëtarët e PPSH-së çfarë thonë? Janë tulatur disa, se në një formë apo në një tjetër kanë marrë pjesë në këto veprime, siç po ndodh me disa pensionistë, të cilët po përpiqen që të fitojnë e duket ndofta ndonjëri i dukur rehatuar në poste të rëndësishme shtetërore apo partiake. Po pjesa më e madhe e anëtarëve të Partisë s’ka pse ta mbajë kokën ulët. Në qoftë se të tjera do të përfitonin në rrugë të padrejta le ta mbajë për vete turpin, ashtu si duhet ta mbajnë edhe ata kuadro partiakë në qendër e në bazë, që deri dje ishin në podiume e tani janë strukur. Vendimi i qeverisë për t’u zbatuar është i afishte ishte më shumë për të rregulluar se sa për të rregulluar. Ato që ndodhën për 10 ditë nuk riparohen për 10 vjet. Ministria e Bujqësisë nuk po shqetësohet fare, sidomos për Tropojën. Me sa duket ja ka lënë çdo gjë spontaneitetit derisa nuk po nxjerr vendime e udhëzime për veprim, nuk organ asgjë për tokën e pasurinë kooperativiste. Po organet e tjera pse janë? Janë paralizuar e nuk zbatojnë ligjet që janë në fuqi. Me demokracinë këto veprime nuk kanë asgjë të përbashkët. Ato nuk janë të shkruara në asnjë program të asnjë force politike, se askush haptaz nuk merr guximin të thotë të shkatërrojmë ato që janë ndërtuar. Ka ardhur koha t’u themi ndal këtyre veprimeve që po sjellin çoroditje e mungesë qetësie, të mos abuzohet vendimin fashat. Të mendojmë si të stabilizojmë vendin, të nxjerrim ligjin për tokën e për problemet e fshatit. Por nuk duhet të harrojmë se pasuria e popullit e ka një zot – popullin. Ai ta mbrojë. NDUE ZIQI denoncohim. U desh shumë frymë të komitetit Ekzekutiv të KP të rrethit. Por... të bie në sy se të fituar në këtë rast dolën barinjte pasuri, ata morën nga 2 e 3 kre-

Fshati po shkon në udhëkryq

– Shënim nga Korça – Në këto ditë të rënda krize e shqetësimi, gjendja e fshatit edhe në rrethin e Korçës sa vjen e po keqësohet. Kur bisedon me drejtues, kuadro e specialistë pse lejohet fshati të katandiset në këtë gjendje, të gjithë të nxjerrin një sërë arsyesh: s’dimë si të veprojmë, nuk kemi udhëzime nga komiteti ekzekutiv i KP të rrethit, nuk veprojnë organet e rendit. Po vidhet e po prishet. E ne njoftojmë organet e hetuesisë e prokurorisë, por të gjithë heshtin. Pra, me një fjalë, në pritje të ligjeve justifikohen anarkia. Pothuaj në të gjitha fshatrat blegtoria e kooperativës është ndarë, toka është bërë mozaik, një nyjtnym këtu e një atje. Dhe ka një vërshim të vërtetë për të marrë bazë ushqimore, prodhime, materiale ndërtimi nga kooperativa. Të vjen keq kur sheh që në Zvezdë, Dishnicë e Bilisht grupe njerëzish dhe përdorët për bagëtinë personale, të vjen keq kur shikon në Devoll dhe në fushë të Korçës që nuk ka mbetur asnjë plep në këmbë. Oborret dhe rrugët e fshatrave janë mbushur me trupa plepash dhe ka filluar tregtia e tyre. Ç’bëhet kështu? Janë dashur vite të rriten e tani pa menduar fare për të ardhmen u bien e presin për një ditë. Mos kështu, vëllezër, se nesër do të pendoheni, por do të jetë vonë. Çdo ditë sheh që vërshojnë karroca e qerre të kooperativës që sjellin bagëti e prodhime e tjera personale për t’i shitur në treg, sheh zeto[r]ë që vijnë rreth postë e lart për punë private dhe harxhojnë edhe atë pak naftë që kanë. Ndërsa në kooperativë punojnë fare pak njerëz. Bimët e pranverës nuk po mbillen, ka prapambetje të theksuar. Kryetarët e kooperativave edhe janë kryetarë, edhe s’janë. Në disa fshatra kanë kryetarë të emëruar dhe specialistë nga qyteti dhe ca-ktohen nga vetë fshati njerëz të tjerë, pa kurrfarë kriteri, vetëm duke u nisur nga dëshira e njërit apo e tjetrit. Edhe në disa fshatra edhe janë kooperativa, edhe s’janë. Sesi mund t’i themi kooperativë një fshati ose disa fshatrave pa blegtori, pa krahë pune e prodhimi. Çfarë kooperative mund të ketë kur në tokat e saj nuk sheh njeri apo jetē punojë, të mbjellë apo të kryejë shërbime ndaj bimëve? A mendohet se do të korrim? Në Vithkuq e Lumalas ja se nuk ka probleme po kuadrot, drejtuesit, nuk janë shkëputur nga masa, nga puna dhe dëmet janë të pakta. Pra po punohet për kooperativën. Po ç’mund të themi për Lekasin? Lekasi me drejtim bilateral u nda në tri kooperativa të tjera. Tani së fundi, të nxitur vetëm nga disa, u nda edhe blegtoria, e tëra. U mendua se u veprua drejt, po tani me shqetësim pyesin fshatarët: Ç’bëhet kështu? Këto si dhe probleme të tjera si furnizimi me bukë hapa e pikave të grumbullimit për qumësht e prodhime të tjera, kanë krijuar tensione në mjaft fshatra, shqetësime dhe dëme të mëdha prodhimi. Si duhet vepruar? Koha nuk pret. Vetë drejtuesit, kuadrot në fshat, duhet t’i dalin zot punës, duke biseduar me njerëzit e duke marrë masa, duhen ndalur vjedhjet, dëmet e shkatërrimet. Nga ana tjetër, është e pafalshme që seksioni i bujqësisë vepron vetëm si tregtisë e i organizimit të qëndrojnë servirë në këtë momente kaq të vështira. Askujt nga këta seksione nuk është dukur në fshat këto ditë. Nuk është aspak e drejtë që deri tani nuk është lidhur asnjë kontratë me fshatin për denjërzimin e qumështit, që nuk kërkohet punë për mbjelljet e pranverës, për shërbimet ndaj bimëve, që nuk po furnizohet fshati me sapun, kripë e artikuj të tjerë. Ku po vemi kështu? Organet e pushtetit e të ekonomisë, të ruajtjes së rendit duhet të zbatojnë deri më një detyrat e tyre. Njerëzit të kthehen punës se vetëm kështu fshatit do t’i kthehet qetësia, stabiliteti. Anarkie i duhet dhënë fund sa më parë, që të tani, se nesër do të jetë vonë e më pasoja të rënda. APOSTOL BIRRAKU

Nga takimet e punës të misionit të dytë të Bankës Botërore me specialistë të fushave të ndryshme

Misioni i dytë i punës i Bankës Botërore, që ndodhet në vendin tonë nga data 27 maj, ka për detyrë të kryejë një studim të plotë ekonomik mbi mundësitë ekonomike të vendit. Gjithashtu do të përgatitë një raport të hollësishëm mbi prioritetet ekonomike të zhvillimit të ardhshëm të ekonomisë shqiptare e parë kjo edhe nga këndvështrimi i marrëdhënieve me institucionet e huaja financiare ndërkombëtare të tilla, si Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar. Anëtarët e këtij misioni kanë marrë kontakte dhe kanë zhvilluar takime të ndryshme pune me specialistë të fushave të tilla si energjetika, ndërtimi dhe transporti. Në këto takime ata janë interesuar për zhvillimet më të fundit në këto fusha. Në takimet me ministrinë e Burimeve Minerare e energjetike, janë marrë kontakte me specialistë të naftës dhe të gazit, si dhe me specialistë të cilët merren me problemin e energjisë elektrike dhe të llojeve të tjera të energjisë. Gjithashtu janë zhvilluar takime me specialistë të gjeometrave. Në këto takime janë marrë të dhëna të hollësishme mbi mundësitë potenciale të vendit në zhvillimin e degëve të mësipërme. Anëtarët e misionit kanë vizituar gjithashtu edhe termo-elektrocentralin e Fierit dhe Kombinatin e përpunimit të thellë të naftës në Ballsh. Sipas specialistëve të misionit kjo ka ndihmuar në njohjen më të gjerë të këtyre me zhvillimin me këto të ndryshme dhe sfidat e mëdha në zhvillimin e degës së energjisë elektrike. Në ministrinë e Transportit, janë zhvilluar gjithashtu takime të zhvilluar si, të transportit rrugor, hekurudhor e detar. Specialistët e misionit të Bankës Botërore, janë njohur me planet për ndërtimet e reja në fushën e transportit. Më të rëndësishme këtu mund të përmenden planet për ndërtimin e një autostrade duke filluar nga porti i Durrësit deri në kufirin shtetëror me Greqinë. Gjithashtu specialistët e Bankës Botërore janë njohur edhe me projekte të tjera të rëndësishme të këtij dikasteri. Nga takimet e zhvilluara në ministrinë e Ndërtimve, anëtarët e misionit të Bankës Botërore janë njohur në mënyrë aktuale të kryerjes së ndërtimeve në vendin tonë dhe me mënyrat e financimit të tyre. Rëndësi ata i kanë kushtuar edhe ndërtimeve të kryera në zona të ndryshme të vendit. Një rëndësi e veçantë i është kushtuar ndërtimeve në zonat fshatare dhe mënyrave të financimit të tyre. Gjithashtu specialistët e Bankës botërore janë njohur edhe me planet për ndërtimet që parashikohen të bëhen në sektorët e ndërtimit si dhe të zgjerimit të tyre në të ardhmen. Së shpejti në vendin tonë do të vijnë edhe specialistë të tjerë, të cilët do të trajtojnë çështje të tilla si ajo e privatizimit dhe e rrugëve më të efektshme për kryerjen e tij, çështja e ndryshimeve të sistemit bankar dhe financiar të vendit, zhvillimit në fushën e telekomunikacionit etj. Anëtarët e misionit të dytë të Bankës Botërore po vazhdojnë mbledhjen e të dhënave të nevojshme sipas programit të përcaktuar që më parë nga ata. (ATSH)

NJOFTIM i zëdhënësit të Ministrisë së Rendit Publik

Për aktet shkatërruese e plaçkitëse të kryera në rrethin e Lezhës organet e rendit ndaluan më datë 3 qershor 1991 Gjon Ndreun, Ahmet Bruçajn, Dedë Mhillin e Xhovalin Bujanën, që u kapë me sende të vjedhura në dyqanet e tregtisë. Në mesnatën e datës 2 qershor 1991 një grumbull njerëzish theu e grabiti magazinat e tregtisë në Muri-lot. Ndaj forcave të rendit turma vandaliste përdori armë zjarri, lëndë plasëse e gurë dhe si pasojë e kësaj u plagosën 1 oficer e 2 punonjës policie. Forcat e rendit kundërvepruan, duke përdorur armët e zjarrit. U plagos shtetasi Mikel Preçi. U kapën me mallra të vjedhura dhe u ndaluan Ernest Mirashi e Roland Mirashi nga fshati Gajush, Dedë Miralia nga fshati Planë, Enver Shabani nga Miloti, Bashkim Mihajna nga Mal-Bardha dhe Kastrjot Gjoka nga Skurraj. Po natën e datës 2 qershor u shkatërrua në lendë eksplozive e u plaçkit edhe dyqani i fshatit Gallatë të Krujës. Për aktet vandaliste e shkatërruese që u kryen vazhdojnë hetimet për sqarimin e plotë të çështjes. Forcat e rendit kanë marrë urdhër të përdorin pa hezitim armët e zjarrit në përmbushje të pikave të dekretit nr. 7441, datë 5.1.1991, veçanërisht të pikës a, të nenit 3, që urdhëron përdorimin e armës ndaj atyre që janë duke kryer një krim të rëndë si, terror, diversjon, shkatërrim ose dëmtim të pasurisë shtetërore a të shtetaseve me zjarr, lëndë eksplozive, armë ose mjete të tjera të rrezikshme, vrasje, grabitje a vjedhje të bankave, arkave të kursimit, makinave që transportojnë vlera monetare ose materiale të rëndësishme.

A do ndalet ky vrap?...

“...Vazhdojmë të jetojmë në kohë të shqetësuara. Mënyra e çdo dite përshëndetet me një thyerje një tjetër njësie. Të dëgjojmë formalitetet «zyrtare»: njoftimin i policisë (se policia është «distancuar») çelja e dosjes «penale» nga hetuesia, inventari i njëjësisë. Rezultati: 1500, 2000, 5000 lekë të vjedhura, qytetarët ngelen pa kafe, pa fasule etj. “...Vazhdojmë të jetojmë në kohë të shqetësuara. Mënyra e çdo dite përshëndetet me një thyerje një tjetër njësie. Të dëgjojmë formalitetet «zyrtare»: njoftimin i policisë (se policia është «distancuar») çelja e dosjes «penale» nga hetuesia, inventari i njësisë. Rezultati: 1500, 2000, 5000 lekë të vjedhura, qytetarët ngelen pa kafe, pa fasule etj. Shqetësimi qytetar është i drejtë, mendimet janë nga më të ndryshmet: «ska qenë kështu më parë... pse kjo është demokracia, ku janë organet e policisë etj, etj. Më të drejtë njerëzit pyesin: ç’po ndodh? Dhe gjithë heshtin. Është një heshtje në kufijtë e dhimbjes dhe hidhërimit, në kufijtë e pëshpëritjes dhe protestës. Nuk dua të ndalem në statistika, por vetëm dy shifra do të krahasoja. Në tremujorin e parë të vitit 1990 në NANT Lac, që shtrihej nga qyteti i Thumanës deri në qytetin e Milotit janë evidentuar 3 vjedhje kurse në këtë 3 mujor të këtij viti ato janë 10 fishuar vetëm qytetin e Laçit, për më tepër vazhdojnë me galop. Nuk pritet biletë për në Europë me lekë të vjedhura - se dhe Europa të kthen kartëpostale. Organet e mbrojtjes së rendit janë «distancuar». Ç’ironi. Ç’janë këto distancime? Veprime të tilla nuk quhen distancime, por marrin emër tjetër - paaftësi ose prishje të qetësisë publike. Ku janë të ashtuquajturit punonjës operativë të sigurimit të shtetit? Pluralizmi politik është një detyrë funksionale. Atë po ende s’dalin dot nga gjurmimet bajate të fjalëve. Populli ka nevojë të mbrohet kjo pronë sado e vogël qoftë, por që është mishërimi i mundim të tij. Tek po shkruaja këto rreshta marr vesh për thyerjen e magazinës ushqimore në Milot, fabrikës së pijeve alkoolike në këtë qytet. Pesë-rësi del pyetja, kush? Nuk ishte një as pjesë për me grindra nga ky qytet. Çuditërisht «asnjë identifikuar, asnjë i ndaluar». Vazhdon duel: shkaku - pasoja. E pasuruam mjaft fjalorin këtë kohë të fundit. «Turma të irrituara». Ja shka-ku: burokracia e seksioneve dhe aparateve të ndërmarrjeve, mbase e deri në udhëheqjen e rrethit. Njerëzi tashmë janë mësuar të festojnë festat e vitit ri, mundit identifikuar, asnjë i ndaluar». Vazhdon duel: shkaku - ndërmarrjeve, mbase e deri në udhëheqjen e rrethit. Njerëzit tashmë janë mësuar të festojnë në festat e vitit të ri, 1 majit. Askush nuk u revoltua pse nuk pati furnizim për pashkë apo për bajram. Me sa duket njerëzit janë çmësuar disi me këto festa. Por edhe të parat do i mohohen? Aty ata harrojnë për një çast hallet, shqetësimet e jetës, mbas dhe politikanët që së shumë vend në bisedat e ditës. A më tepër nuk kërkohet asgjë më tepër se mundësia. Mos i privilegjohet askush. Jemi mësuar të kënaqemi dhe me pak qoftë kjo 1 shishe raki, 2 shishe verë. Por burokratët vazhduan me moton e vjetër: ky i nënës, ky i mbretit - dhe fundi u gëlet populli. Pasojat: u vodhën rreth 100 mijë lekë (inventarët vazhdojnë?!) Hetimet ta fillojnë nga shkaktarët. MUHAMET MANÇE ekonomist

U kthye në atdhe ministri i Jashtëm Muhamet Kapllani

U kthye në atdhe ministri i Jashtëm i Republikës së Shqipërisë z. Muhamet Kapllani, i cili gjatë një vizite zyrtare në Hungari, me ftesë të homologut të tij, z. Gyula Horn, u takua edhe me kryeministrin Rezso Nyers, ministrin e Jashtëm Geza Jeszenszky, zëvendësministrin Tibor Srefi e kryetarin e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit të Hungarisë, Davron Kardos. I tri i Lidhjeve Ekonomike me Jashtë, Shkane Korbeç, zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Sokrat Plaka etj. Ndodhej dhe i ngarkuari me punë i Republikës së Hungarisë, Ambasa-dori Lajcsek, dhe këshilltari i ambasadës së RSF të Jugosllavisë në Tiranë, Viktor Gaber. (ATSH)

Vizitë e një delegacioni maqedon të arkivave

Me ftesë të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të Shtetit të Republikës së Shqipërisë këto ditë bëri një vizitë në vendin tonë një delegacion i Arkivit të Republikës së Maqedonisë në Shkup, i kryesuar nga drejtori i tij, Z. Borislav Naumovski. Në takimet dhe bisedat e zhvilluara me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të Shtetit, Prof. Dr. Gazmend Shpuza dhe me specialistë të tjerë u shkëmbyen mendime për gjendjen e veprimtarisë arkivore në të dy vendet dhe rrugët e mundësitë e bashkëpunimit për zhvillimin e mëtejshëm të saj. Delegacioni u largua nga vendi ynë. (ATSH)

U krijua shoqata e miqësisë Shqipëri-Kinë

Një grup nismëtarësh nga qyteti i Tiranës krijuan shoqatën e miqësisë Shqipëri-Kinë. Shoqata do të japë ndihmesën e saj për forcimin e lidhjeve miqësore midis popullit shqiptar dhe popullit kinez, do të ndihmojë për njohjen e historisë, kulturës dhe traditave të lashta, traditave dhe arritjeve në fusha të ndryshme të zhvillimit ekonomik-shoqëror të popullit kinez dhe anasjelltas dhe do të përkrahë zhvillimin e bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Kinës në fusha me interes reciprok. Shoqata do të zhvillojë veprimtarinë e saj në përputhje me statutin e miratuar. (ATSH)

Kronikë nga jeta e vendit

Punëtorët nuk ushqehen me «programe» – Vëzhgim – Po i afrohet fundit të tij dhe gjashtëmujorit të parë të vitit dhe kombinati i drurit në Elbasan vazhdon të ketë «uri» për lëndë drusore, për trupa. Për katërmujorin e parë të këtij viti ajo është furnizuar vetëm me 37 për qind të sasisë së planifikuar të trupave, ndërsa për muajin maj vetëm 8 për qind? Kjo mungesë e lëndës së parë është shoqëruar pastaj me qindra e mijra ditëpunë të paguara me 80 për qind. Mund të mendohet se mos ndoshta nëpër pyje nuk ka dru. Jo, mirëpo këtë duhet... [teksti vazhdon jashtë fotos] Punëtorët nuk ushqehen me «programe» Drejtuesit e kombinatit të drurit bëjnë ç’është ecej[a]k, nëpër komitetet ekzekutive të Elbasanit, Librazhdit (madje një e dy herë në javë) dhe Gramshit, por gjë nuk është zgjidhur. As drejtoria e drurit në dikasterin përkatës, edhe pse ka bërë «plane masash» e «programe pune» në bashkëpunim me komitetet ekzekutive, përsëri nuk ka dhënë ndonjë lloj ndihme. Tani kësaj drejtorie, po ashtu dhe komiteteve ekzekutive s’u mbetet gjë tjetër veçse të fa- [teksti vazhdon jashtë fotos] Pasurim i tregut të qytetit – GJIROKASTËR – Këto ditë, në një nga njësitë e paaritur të Gjirokastrës u hap një dyqan i ri i tregtimit të këpucëve, me mallra të siguruara nga firma greke «Vëllezërit Garxoni-ka», tregtar në Janinë. Kontrata mes firmës dhe ndërmarrjes tregtare të artikujve të ndryshëm u bë nëpërmjet dhomës së tregtisë së rrethit, dhe ndërmjetësimit të kandidatëve të shkencave Dhimitër Koça dhe Jorgo Mandili. Dyqani frekuentohet me interes nga... [teksti vazhdon jashtë fotos] të madh nga blerësit. Nuk e dhamë thjesht për informacion këtë radhë. Tregu ynë i zbrazur e i varfëruar mund të rishit nga tregtia kufitare. Dhe jo vetëm për mallra industriale. Megjithatë këto marrëdhënie ecin ngadalë. Ligjet për këtë janë ende të pastabilizuara, praktikisht nuk njihen mirë, pengon dhe burokracia. Por ato duhen kapërcyer për hir të nevojave të masave. THANAS DINO Tani kësaj drejtorie, po ashtu dhe komiteteve ekzekutive u mbetet gjë tjetër veçse të fashëmshme programe t’i ruajnë për ndonjë kend muzeal. Veçse ju kujtojmë specialistëve të kësaj drejtorie dhe komiteteve ekzekutive të rretheve që furnizojnë kombinatin me lëndë druri se edhe pas ditëve të grevës së përsëritur në kombinatin e drurit të Elbasanit nuk do të punohet. Përsëri punëtorët e tij do të paguhen me 80 për qind; Dhe pa fabrika e kompensatos nuk ka trupa për asnjë ditë pune, për fabrikën e lëndës së shalë... (Vijon në faqen 2)