Pas disa orësh konsultime të kryesive të partive politike, të PP-së, PD-së, PR-së, PSD-së, organizatës OMONIA dhe me pjesëmarrjen në këtë konsultim të kryesisë së BSP-Sh-së, Kuvendi Popullor vazhdoi punimet dje në orën 02.40.
Kryetari i Kryesisë së Kuvendit Popullor, Kastriot Islami lexoi njoftimin: Partia e Punës, Partia Demokratike, Partia Republikane, Partia Socialdemokrate dhe organizata OMONIA, në mbledhjen e datës 3.6.1991 ranë dakord: 1. - Qeveria të japë dorëheqjen. 2. - T’i sugjerohet presidentit të Republikës së Shqipërisë kryeministri i ri i propozuar nga Partia e Punës, i cili në bashkëpunim me partitë politike të hartojë përbërjen e qeverisë dhe programin e saj mbi bazën e disa drejtimeve themelore të përpunuara në konsultimet ndërpartiake. 3. - Anëtarët e Qeverisë së re të shkëputen nga partitë përkatëse dhe të mos kenë të drejtën të formojnë parti dhe të kryejnë veprimtari partiake dhe elektorale. 4. - Qeveria e re të mos ketë të drejtën e subjektit elektoral. 5. - T’i sugjerohet presidentit që zgjedhjet e reja të zhvillohen në një datë të përshtatshme në periudhën maj-qershor 1992. 6. - BSPSH ra dakord që në bashkëkëpunim me qeverinë e re të garantojë paqen sociale për të mos bërë grevë gjatë funksionimit të kësaj qeverie. Gjithashtu në këtë takim me kryesinë e BSPSH-së, u muar angazhimi që me miratimin e dorëheqjes dhe fiksimin e datës së zgjedhjeve, të ndërpriten grevat e nisura. Pastaj ai ia dha fjalën kryeministrit Fatos Nano i cili paraqiti dorëheqjen e Qeverisë. Jam ngarkuar nga qeveria, tha ai, të paraqes qëndrimin e saj unanim lidhur me këtë rast të veçantë, të cilat nisën para se të fillonte greva e përgjithshme. Këshilli i Ministrave pranon të japë dorëheqjen. Këtë akt ai e ndërmerr për t’i hapur rrugë zgjidhjes së re politike të propozuar nga përfaqësuesit e partive të vendit të njohura në mbledhjen e Kuvendit Popullor të datës 1 qershor dhe të arritur sot. Qeveria është e bindur se programi i saj dhe masat e para që ajo propozoi të merrreshin përbënin mundësinë e vetme për të stabilizuar gradualisht situatën shumë të rënduar ekonomike e politike, madje dhe sociale që ajo trashëgoi. E bindur për vështirësitë që do të përballonte, dhe e zhveshur nga çdo egoizëm, e udhëhequr vetëm nga dëshira për t’i shërbyer interesave të popullit, pa paragjykime partiake dhe e distancuar nga gabimet e së kaluarës, qeveria kërkoi hapur bashkëpunim me të gjitha forcat politike dhe sindikatat për të pezulluar grevat të paktën deri në fund të këtij viti. Po me këtë kërkesë ajo iu drejtua edhe Kuvendit, por nuk gjeti realist përkrahjen e duhur. Anëtarët e qeverisë falënderojnë me këtë rast të gjithë ata individë, shtresa grupe shoqërore, të cilët përkrahën dhe inkurajuan atë në veprimtarinë e saj fare të shkurtër, duke i premtuar njerëzve se do të vazhdojnë të punojnë pa kursyer asgjë, me ndershmëri e patriotizëm. E kemi për detyrë t’i bëjmë thirrje popullit të ruajë qetësinë, të respektojë ligjet, të kontribuojë për të mos rënduar më tej gjendjen ekonomike e sociale duke iu kthyer punës e pandërprerë çdo hap drejt kaosit që do të dëmtonte rëndë interesat e Shqipërisë në rrugën e saj drejt demokracisë. Me këtë rast, jam i autorizuar dhe i ngarkuar me përgjegjësinë shtetërore dhe qytetare, por edhe si deputet i këtij Kuvendi, të thek- theksoj se marrëveshja që kanë arritur partitë politike nuk mban parasysh gjendjen e rëndë ekonomike të vendit, dhe nevojat e kapërcimit të saj në një afat të logjikshëm. Në takimet e fundit midis partive dhe në kontaktet me kryesinë e
sinë e BSPSH-së, u marr angazhi-mi që me miratimin e marrëveshjes urisë.
Pastaj ai dha fjalën kryeministrit Fatos Nano i cili paraqiti doreheqjen e Qeverisë.
Jam angazhuar për sa vijon, me këtë deklaratë:
Në pamundësi për të ushtruar detyrën që qeveria mori përsipër, përpara Kuvendit Popullor dhe Presidentit, si rrjedhojë e mungesës së mbështetjes nga ana e forcave politike dhe e bllokimit të veprim-
Pastaj e morën fjalën majft deputetët e Partisë së Punës. Disa nga ata ishin të mendimit që kryeministri Fatos Nano të vazhdojë të jetë në krye të qeverisë dhe zgjedhjet e ardhshme të bëhen në një moment të përshtatshëm kur të jenë kapërcyer vështirësitë ekonomike e të jetë vendosur qetësia e paqja sociale, pas afatit që përcaktohet në akordin e partive politike. Pjesa më e madhe e tyre theksuan se marrëveshja e arritur ndërmjet partive politike për dorëheqjen e qeverisë dhe për zhvilli-
(Vijon në faqen 2)
Anëtarët e thjeshtë – nderi i Partisë
MEDITIME PARA KONGRESIT
Edhe pak ditë na ndajnë nga Kongresi i 10-të i Partisë së Punës.
Ky Kongres, jo nga radhë por nga situata që do të mblidhet dhe nga vendimet që do të marrë, është i jashtëzakonshëm dhe do të përbëjë kufi historik në veprimtarinë 50-vjeçare të Partisë së Punës. Piketat e këtij kufiri u dhanë me botimin e Projekt-programit dhe Projektstatutit të Partisë. Me këto dokumente (projekt) Partia bën një rinovim të thellë në strategjinë dhe në bazat organizative e ideologjike të saj, në përshtatje me ndryshimet e ndodhura brenda vendit, në botë e sidomos në Evropë, në Lindje e Perëndim të saj.
Anëtarët e Partisë së Punës, çdo sakrificë e bënë me ndërgjegje të plotë për lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë, për demokracinë dhe përparimin, e bënë për interesat e popullit. Kështu ndërtonin Partinë e tyre, vepra përputhej me militantizmin. Për sakrificat që kemi bërë, asnjë anëtar i ndershëm i Partisë nuk është i penduar.
Shumica dërrmuese e efektivit të Partisë janë njerëz të thjeshtë, të ndershëm, njerëz të punës, prodhimit, të penës, qytetarë që me mish e me shpirt përpiqen t’i kontribuojnë përparimit të vendit, janë nga ata që nuk e kanë njohur privilegjin. Këta njerëz, modest e mbi të gjitha të ndershëm as kur hynë në Parti as dhe sot nuk kanë menduar se ç’njainë në Parti duhet t’u japë kolltuk, t’u vejë, vila, pasaporta, e dollarë, për të bërë qejf e sehir në botë e mbi të gjitha nuk ka ambicie për pushtet. Këta janë nderi i Partisë. Historia e lëvizjeve shoqërore dhe partive politike dëshmon se po pak njerëz kanë hyrë në to për karrierë, privilegje, për pushtet, në shërbim të interesave të tyre egoiste e ambicioze. Kjo është një dukuri e kohës prandaj duhet të jemi shumë vigjilent. Kjo tendencë bëhet shumë joshëse kur partia vjen në pushtet ose kur ajo (çfarë partie qoftë) bën përpjekje për të marrë pushtetin. Nga ky rrezik nuk shpëtoi edhe Partia jonë. Kështu, gjatë dekadave pa u kuptuar gradualisht, në qetësi e në paqe si në shtratën e burrit me gruan lindi dhe u zhvillua burokracia kancerore, metastazat e së cilës u përhapën nga qendra deri poshtë. Ata i zunë frymën Partisë dhe pushtetit.
Burokracia mori formën e kastës së privilegjuar. Të privilegjuar në fushën materiale dhe në atë të mendimit. Pabarazia ekonomike socialiste objektivisht e pashmangshme u shndrua në pabarazi që i dha hapësirë të mëdha të drejtë, “borgjezë pa borgjezinë” për një burokraci kolektive shfrytëzuese. Në fushën e rritjes vija e masave mbeti më tepër si një parullë dhe shprehje e saj figurative ishte ngritja e dorës. Këtë kastë të privilegjuarish e kemi brohoritur e duartrokitur të gjithë: punëtorë, anëtarë partie, intelektualë e fshatarë, gra, të rinj e studentë. Edhe sot është vet Partia dhe anëtarët e saj bashkë me popullin që po e dënojnë.
Ne anëtarët e Partisë së Punës ndryshyhe nga populli jemi dy herë akuzues ndaj kastës: e para, ata me veprimet e tyre, i kanë sjellë Partisë një dëm të madh, e kanë komprometuar atë. Ata i kanë sjellë dëm Shqipërisë, popullit e demokracisë. Ky trinom për Partinë është mbi çdo gjë sepse çdo anëtar i saj para se të jetë anëtar partie është qytetar. Jemi pra popull e Parti në një barkadë të luftës ku ndaj burokracisë, kemi të njëjtat qëllime e dëshira.
Kundër burokracisë dhe forcave të tjera të errëta që vënë në rrezik demokracinë, lirinë, qetësinë, stabilitetin, Partia e Punës dhe anëtarët e saj po luftojnë me të gjitha forcat, me urtësi e tolerancë, me dialog e mirëkuptim – mjete këto të arsenalit të demokracisë. Për hir të kësaj luftë dhe të popullit të shumëvuajtur, ne kemi qenë dhe jemi gati (po bëjmë të gjitha përpjekjet), që të bashkohemi me të gjitha forcat e partitë politike që ekzistojnë aktualisht në Shqipëri.
Njeriu i ndershëm i kujtdo partie qoftë po të gjykojë me urtësi e logjikë të shëndoshë, pa mllefe e inate, po të nxjerrë konkluzione në bazë të analizave realiste historike, duhet ta ndajë Partinë e Punës, nga burokracia që uzurpoi dhe shfrytëzoi pushtetin për privilegjet e veta.
Sa s’është vonë të shikohen në sy kjo e vërtetë historike, ky realitet shqipëtar. Këtë e do demokracia, liria, pavarësia, mirëqenia e qetësia, të gjitha shumë të shtrenjta.
Edhe dita, edhe ora janë plot vlerë
- TIRANË -
Sy të përgjumur, ditë si më e gjallë. Ra në sy menjëherë edhe ato dhjetëra automjete që filluan të mbushin rrugët e kryeqytetit. Njerëzit kërkojnë me sy autobusin, por papër he shtje. Pyet drejtorinë e parkut të udhëtarëve. Drejtuesit janë «tym». Është ditë rrogash. Erdhen në mëngjes mjaft shoferë, për t’u interesuar, «për të pyetur se ç’do të bëhet, do fillojë puna apo do të vazhdojë greva».
Sy të përgjumur, ditë si më e gjallë. Ra në sy menjëherë edhe ato dhjetëra automjete që filluan të mbushin rrugët e kryeqytetit. Njerëzit kërkojnë me sy autobusin, por papër he shtje. Pyet drejtorinë e parkut të udhëtarëve. Drejtuesit janë «tym». Është ditë rrogash. Erdhen në mëngjes mjaft shoferë, për t’u interesuar, «për të pyetur se ç’do të bëhet, do fillojë puna apo do të vazhdojë greva. Por u kthyen pas. Askush nuk mund të fillojë punën pa një sinjal. «Po presim urdhër nga lart», thuhet në këtë park. Ndërsa në atë të mallrave, do të duhen tre-katër ditë për t’u vënë puna në vijë. Sa të organizohen, sa të bindën shoferët, sa të sigurohen bateritë që mungojnë. Të paktën të fillohej. Por edhe këtu... «po presim».
Edhe një ditë pa punë. Po bëhen gati 20 ditë që është ndërprerë puna në shumë sektorë të jetës. Grevistët e urisë në Valias kanë mesë dhjetë ditë nëntokë.
(Vijon në faqen 2)
Paguan komiteti...
- VEZHGIM -
Nuk ka qytetar të Vlorës që të mos jetë bindur, se komiteti i Partisë së Punës të këtij rrethi nuk pyet fare për para.
Dhe, është e drejta, është merita e këtij komiteti që e ka krijuar e po e forcon këtë bindje. Nuk i thonë shaka: një mori punonjësish aparatit, edhe pse të shpëtuput nga puna gati prej katër muajsh, paguhen ende si në kulmin e punës. Midis tyre dhe një ish-sekretar, ndërsa prej javësh, veç këtij, është shtuar dhe një ish-sekretar tjetër. Pastaj, sekretari i parë, nuk dihet për ç’punë, mban ende ndihmës. Për inerci të traditës, apo për hir të autoritetit?
U bënë pyetje, u bënë vërejtje u kërkuan sqarime në konferencën e fundit të Partisë në rreth: pse mbahen prej kaq muajsh në aparat këta shokë, pa punë, pse nuk i gjenden shoqërisë veprues e jo shpenzues parazitë? Dhe përgjigjja erdhi «bindëse»: «janë punëtorë partie dhe nuk mund të hidhen si gurë». Dikush, nga salla, tha se «në fakt ata janë bërë shkëmbinj të palevizshëm». Dikush tjetër tha se «ky është një rast unik, në rreth të paktën, që të paguash prej muajsh pa punë!»... Jo, me të drejtë, kjo ka qenë dhe është e paimagjinueshme.
E, megjithatë, iku dhe konferenca, dhe kjo punë e qarkullimit të tyre s’po bën përpara. Thuhet se, për disa, janë piketuar vendet ku do të shkojnë. Janë studjuar dosje drejtuesish, është nxjerrë kur del në pension njeri prej tyre prej këtyre dre, në çastin e duhur, do të zëvendësohen nga njerëz të komitetit. Sa do të zgjasë kjo, Sa të zgjasë. Komiteti s’ka asnjë shqetësim. Para ka e paguan. Pa ç’ka se opinioni flet me të drejtë. Ky vetëm flet, po tjetërkush, ai ose ata, që duhet ta dëgjojnë atë zë, bëjnë lojën e vet, pa u ndikuar nga «opinioni i zemëruar». Kështu që komiteti paguan dyfish: me autoritetin e me paratë e veta. Është vërtet prekëse kjo bujari e komitetit.
VANGJEL STEFA
Pranohet dorëheqja e qeverisë
Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ramiz Alia u njoh me marrëveshjen e arritur më 3.6.1991 nga partitë politike për krijimin e një qeverie të stabilitetit politik dhe ekonomik të vendit, si dhe me angazhimin e tyre të BSPSH për ndërprerjen e grevës së urisë, për garantimin e pagës sociale, duke mos zhvilluar greva gjatë kohës së funksionimit të kësaj qeverie.
Ai u njoh gjithashtu dhe me marrëveshjen e tyre për zhvillimin e zgjedhjeve të reja në periudhën maj-qershor 1992.
Po dje Presidenti pranoi dorëheqjen e paraqitur nga kryeministri Fatos Nano.
Ndërkohë presidenti po konsultohet me forcat politike të vendit lidhur me formimin e qeverisë së re.
(ATSH)
saj lidhur me formimin e qeverisë së re.
(ATSH)
Protesta është e drejtë
Kryesia e Kuvendit Popullor dhe kryetarët e grupeve parlamentare e konsiderojnë të drejtë protestën e Komisionit organizator të Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë duke sqaruar se mostrhira e tyre në takime ishte pa paragjykime.
Sqarojmë gjithashtu kryeministri i ri do të zhvillojë takime me të gjitha partitë dhe sindikatat lidhur me vendosjen e pagës sociale. Mbi këtë bazë kryesia e Kuvendit Popullor dhe kryetarët e grupeve parlamentare i bëjnë thirrje kësaj sindikate që në kushtet e rënda ekonomike, politike e sociale të japë ndihmesën e saj për pagë sociale.
KRYESIA E KUVENDIT POPULLOR
«Harresa» politike
SYRI I VËZHGUESIT
Është i drejtë, na duket, shqetësimi i disa deputetëve në seancën e parë të këtij Kuvendi që theksuan se përse nuk kanë marrë pjesë në konsultimet paraprake për zgjidhjen politike dhe për krijimin e një qeverie të stabilitetit të vendit.
Në deklaratë që ka bërë me këtë rast Partia e Unitetit Kombëtar e politikë dhe për të bërë me të ditur se kërkon një ndarje të partive politike në vend...
Ndërpriten grevat e urisë
Pas shpalljes së njoftimit të Presidentit të Republikës, Ramiz Alia, për pranimin nga ana e tij e dorëheqjes së qeverisë së Fatos Nanos dhe të zgjedhjeve të reja për Kuvendin Popullor, Komisioni Qendror i Grevës së Përgjithshme, vendosi të ndërpresë menjëherë grevën e urisë në të gjitha rrethet e vendit.
Prandaj sot, duke filluar nga ora 15.30 minuta, të gjithë grevistët: minatorë, metalurgë, makinistë, tekstilistë e punonjës të profesioneve të tjera, të cilët prej ditësh u ngujuan në galeritë e minierave, stacionet treni dhe në mjedise të tjera të përshtatshme, ndërprenë grevën e urisë. Grevën e urisë e ndërprenë sot minatorët e Valiasit, Vërdovës (Pogradec), Mborje-Drenovës, Bulqizës, Fushë-Arrëzit, punonjësit e fabrikës së Qelqit në Tiranë, të Shkodrës, Beratiti, Elbasanit dhe Durrësit. Dalja e grevistëve nga galeritë e minierës dhe nga mjedise të tjera u bë nën kontrollin mjekësor.
(Sipas ATSH)
U krijua shoqata e miqësisë Shqipëri-Hollandë
Një grup nismëtarësh nga qyteti i Tiranës krijuan Shoqatën e Miqësisë Shqipëri-Hollandë.
Shoqata do të japë ndihmesën e vet për forcimin e lidhjeve miqësore midis popullit shqiptar dhe atij holandez, do të ndihmojë për njohjen e historisë, kulturës, traditave dhe arritjeve në fusha të ndryshme të zhvillimit ekonomik-shoqëror të popullit holandez e anasjelltas dhe do të përkrahë zhvillimin e bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Hollandës në fusha me interes të ndërsjellë.
Shoqata do ta zhvillojë veprimtarinë e saj në përputhje me statutin e miratuar.
(ATSH)
Kërkesë e ditës – stabiliteti
- SHKODËR -
Shumë njerëz e pritën me shqetësim deri në orët e para të mëngjesit lajmin për zgjidhjen e re politike të situatës së krijuar.
Greva e vazhduar prej më shumë se 20 ditësh e sidomos gjendja e rëndë e grevistëve të urisë, çdo orë e bënte të shtrohej këtë zgjidhje ndaj dhe u quajt e papëkufiztë ajo zgjidhja e seancën e Kuvendit Popullor.
Më në fund një zgjidhje e re politike iu dha parlamentit dhe popullit. Partitë politike dhe lëvizjet sindikaliste vendosën A-në e mirëkuptimit mbi të cilën mund të ngrihet tër alfabeti ynë i ardhshëm i stabilitetit dhe i unitetit, i të ardhmes demokratike dhe i mirëqenies.
Megjithatë shqetësimet në qytetin e Shkodrës nuk pushuan. Në të gjithë rrethin greva vazhdoi edhe dje, duke u panuar vetëm në sektorët jetikë. Vazhdoi gjithashtu edhe greva e urisë. Dje para dite në sheshin para ndërtesës së bashkimit të sindikatave të pavarura u organizuan përsëri mitingje spontane.
(Vijon në faqen 2)
Në rrethin e Gjirokastrës
MBLEDHJE E BYROSË SË KOMITETIT TË PARTISË
Në mbledhjen e datës 3 qershor, byroja e komitetit të PPSH-së diskutoi mbi situatën politike në rrethin e Gjirokastrës dhe detyrat e anëtarëve e organizatave bazë të Partisë deri në ko-
Në mbledhjen e datës 3 qershor, byroja e komitetit të PPSH-së diskutoi mbi situatën politike në rrethin e Gjirokastrës dhe detyrat e anëtarëve e organizatave bazë të Partisë deri në kongres. U këmb yen mendime dhe u zhvillua debat konstruktiv për bashkërendimin e punëve me forcat e tjera politike, për qetësinë e stabilitetin në rreth, për marrëdhëniet me sindikatat, përballimin e problemeve të mprehta.
(Vijon në faqen 2)