PPSH DREJT KONGRESIT TË 10-të
TIRANË, 10 QERSHOR
KONGRESI
10-të
PPSH
Më mbetën në mendje fjalët e një anëtari të Partisë që tha në plenumin e Partisë të rrethit të Durrësit, këto ditë: Kongresi i 10-të do të jetë kongresi i rilindjes së saj. Ta shikosh me syze të errëta, me dashakeqësi dhe paragjykim këtë mendim, mund të arrish në përfundime të gabuara. Unë për veten time mundohem të kap e të zbërthej thelbin. Partia e Punës nuk do të rilindë në kuptimin se u shua. Edhe populli, jo më pakiti kudo në botë kanë njohur lindje dhe rilindje. Por kur kanë lindur nuk do të thotë se njëherë janë shuar. Partia lindi si bartëse e idealeve socialiste. Ajo nuk mendoi atëherë për kolltuqe dhe privilegje, por për të mirën e popullit. Anëtarët e thjeshtë të saj dhe vetë populli për këtë punuan, luftuan dhe sakrifikuan. Por është fakt që rrugët që u ndoqën për arritjen e këtyre idealeve, të cilat nuk mund t'i mohojë askush u mbarsën edhe me gabime, që burokracia e krijuar dhe e fuqizuar në kohë vetëm sa i shikonte, i lakonte, bënte disa manovra, por qëndronte në tempullin e saj. Dhe kjo burokraci ishte në udhëheqjen e Partisë së Punës dhe jo në armatën e madhe të anëtarëve të saj.
Në Evropë e kuptojnë drejt termin «ideal socialist», që do të thotë gjithnjë luftë për mirëqenien shoqërore. Partitë socialiste të Evropës kanë ndikim të madh, në disa vende janë edhe në fuqi. Por edhe parti të tjera me emërtime të tjera, në opozitë midis tyre nuk e ngatërrojnë qëllimin e tyre si opozitë me kombin, me popullin. Luftë politike bëjnë, por qëllimi final i përbashkët është: të ecë përpara kombi, të rritet mirëqenia e popullit. Dhe ky nuk është një ideal i bukur? Këtu s'ka asnjë lloj vendi për interpretim politizues. Në rast se në Evropë kanë ditur të mendohet për ecjen vazhdim përpara, me forma dhe mënyra të ndryshme, me krijimtar dhe guxim me rregull, disiplinë dhe punë të madhe, dhe përsëri luftohet për të gjetur rrugë të tjera të reja më të avancuara, me bashkime qeveritare nga partitë e ndryshme, nga të cilat kanë parë vetëm të mira etj., tek ne duhet pranuar hapur përveç anëve pozitive, u gozhduam pas dogmave. Është detyrë e Kongresit, të dalë trop para popullit dhe anëtarëve të Partisë me imazhin e vërtetë që ka një parti serioze, që lufton dhe do të luftojë për të qenë një parti gjithnjë e pastër, e ndershme, e lidhur sa më ngushtë me popullin. Pra rilindje e Partisë së Punës do të thotë dënim i gjithçkaje të shtrembër e të gabuar në vijën e saj, distancim i plotë nga ata që spekulluan me idealet, që «molën lopën», vetëm për veten e tyre. Do të thotë një pastrim i plotë i vetës së saj nga e cila nuk kemi pse të frikësohemi. Gjakut bëhet më i kulluar. Aq më tepër kur tani jemi në pluralizëm, çdo parti lufton për programin e saj.
Partia e Punës ka terrene të fituara gjatë ekzistencës së saj, por ka edhe terrene të humbura. Pozitat e fituara duhen forcuar e dhe më shumë. Për atë s'ka humbur kjo parti, pa nostalgji, duhet tjetër qëndrim, program, tjetër taktikë, e mendim, tjetër punë. Në terrene të humbura thelbësore është kriza e besimit. Ndaj shkakëve të saj duhen analiza të plota dhe përgjigje të qarta. Veç kësaj, projekprogrami me amendimet që kanë dhënë dhe po japin anëtarët e Partisë së Punës dhe simpatizantët e saj do të pasurohet, dhe është e domosdoshme, dhe të pasurohet më tej. Në një kuptim Partia në Kongresin e 10-të saj duhet dhe t'i thotë vetes së saj më në opozonencë me të djeshmen e vetes, në ato drejtimet që e kanë dëmtuar atë, jam këmbëngulëse që cilësitë e vjetra të armatas së anëtarëve të mi, të cilat nuk mungojnë sepse janë masive, në bazë, t'i ngre në një stad të ri, jam pozicionuar në fronte të reja të avancuara të demokratizimit të gjithanshëm të jetës së vetëtes dhe të gjithë jetës së vendit. Kjo është rilindje shpirtërore dhe politike, që duhet dhe do të bëjë këtë përpjekje themel besimin e madh për ecjen përpara të Partisë së Punës. Kjo rilindje presupozon dhe është një përmbajtje e re, strukturë e re, organizim i ri, në përshtatje të plotë me situatat, me kohën, me perspektivën, për të mirën e popullit.
SOTIRAQ GJORDENI
«Çadra» e privilegjeve
— Përgjigje disa ankesave të funksionarëve të lartë për kritikat në gazetë. —
Po hapim një parantezë. As për mburrje e as për t'u mbrojtur nga ndonjë opinion i kundërt, po për një të vërtetë.
Kohët e fundit në «Zërin e Popullit» janë bërë disa kritika, që fshikullojnë burokratizimin e aparatit tonë shtetëror e partiak, privilegjet e disa ish funksionarëve të këtyre aparateve. Kjo është shprehje e angazhimit të gazetës në angazhimin e përgjithshëm të masës së gjerë të popullit, të PPSH-së e anëtarëve të saj të ndershëm në procesin e thellë e të gjithanshëm të demokratizimit të vendit e të rinovimit të vërtetë të Partisë. Ndaj dhe s'kanë munguar, bile kanë qenë të shumtë, ata që me mënyra të ndryshme e kanë falenderuar e përgëzuar redaksinë.
Por këto ditë në redaksinë e gazetës kanë ardhur letra kanë rënë dhe telefona e janë kërkuar sqarime në takime të drejtpërdrejta. Madje ndonjë nuk mungon të «mbrohej» deri në Kuvendin Popullor. Nga kush? Nga disa prej ish funksionarëve që janë bërë objekt kritike në shkrime të ndryshme. Përse? Për të «argumentuar» «pasaktësi» apo «padrejtësi» në këto kritika që iu adresohen.
Është e drejtë e tyre që të reagojnë e të gjykojnë si të duan. Por e «drejta» ka cak. Ajo ka gjithë me vete vetëm logjikën, argumentin, të vërtetën. Po cilët janë «argumentet» që sillen në rastin konkret? Një prej tyre, më i forti, që servirët është ky: «Trajtimi im është bërë konform vendimit përkatës të Byrosë Politike». Dhe ne, për të mos i hëngër hakun po i referohemi këtij vendimi, që koha e ka «rrënuar», pra që është shfajësuar në këtë vendim (Numër 39 datë 23. 3. 1976). «Mbi trajtimin e kuadrove udhëheqës të Partisë e të shtetit», ndër të tjera thuhet: Pika 10. «Drejtoria e Pritjes, kundrejt pagesës, të sigurojë furnizimin me produkte ushqimore e të tjera familjet e anëtarëve e kandidatëvë të Byrosë Politike, kryetar e zëvendëskryetar të Kuvendit Popullor, zëvendës kryeministra e sekretar të Komitetit Qendror».
Pra, është e vërtetë se për këtë çështje ka një vendim. Por është e vërtetë njëkohësisht se mënyra se si është formuluar ai lënë shteg, për shpërdorime e privilegje. Këtë e kemi thënë edhe më parë në shkrimet tona e po e themi përsëri. Veçse një gjë të bën fort përshtypje për disa ish-zyrtarë të lartë: Përse të këto vendime duan të mbahen? Përse duan t'u japin atyre fuqi?! Gazeta s'ka marrë përsipër të gjykojë sa e si janë zbatuar vendimet, por të parashtrojë një realitet mbi të cilin mund të nxjerrë përfundime kushdo. Është e vërtetë që vendimi për të cilin bëhet fjalë u jep të drejtën dhe privilegjin e furnizimit familjar me të ardhme të përparësduna. Po sa e si? Ka furnizim e tejfurnizim, ka furnizim sipas normave logjike e të pranueshme, po dhe privilegji tej çdo mase. Po a mund të quhet normale shifra si ato që janë marrë si shembull si shkrihen ato që janë marrë si shembull si shihen ato që janë marrë si shembull si shihen tona e po e themi përsëri.
Përpara këtyre fakteve e me këtë logjikë, na duket më e udhës që cilido, përpara se të ankohet e të kërkojë shfajësim, t'i bëjë thirrje arsyes e ndërgjegjes për atë çfarë i ka borxh popullit.
Cilësi të re, forcë transformuese
— KORÇË —
Këto ditë në prag të Kongresit të 10-të të Partisë së Punës, nëpër organizatat bazë të PPSH-së të rrethit të Korçës ka gjallëri e aktivizim të veçantë.
Janë bërë takime në të gjitha zonat, për kompaktësimin e organizatave, për probleme politiko-sociale dhe ekonomike që kanë shqetësuar popullin. Në kuadrin e rinovimit të Partisë, nga zgjedhjet që u bënë erdhën në drejtim të kemi shpresë e besim. Dhe nëse pikërisht? Në radhë të parë tek procesi i plotë i rinovimit, aq i dëshiruar e i mirëpritur nga të gjithë. A nuk dëshmon për këtë heqja dorë nga baza ideologjike e dikurshme, nga dogmat e së kaluarës, nga parimet të tilla që quheshin të pa prekshme e tabu, si ajo mbi rolin udhëheqës e të pandarë të një partie, mbi diktaturën e proletariatit, luftën e klasave etj.? Në radhë të dytë
Një përkujdesje të veçantë për fshatin
— PËRMET —
Delegatët e Partisë së Punës të rrethit të Përmetit përgatiten që të nisen për në Kongresin e 10-të si herë e tjera.
Nuk ka bujë e manifestime me parulla e banderola, me lule e flamuj. Ata nisen duke marrë me vete porositë e anëtarëve dhe simpatizantëve të kësaj partie që kongresi të bëhet tribunë e transformimit Ata kërkojnë që Partia të rinovohet plotësisht, të reformohet e transformohet duke flakur tej gjithçka që bie ndesh me programin e saj, dhe me kohën që jetojmë të një demokracie të plotë që po kalon vendi. Është në nderin e delegatëve që të plotësojnë dëshirat e kërkesat e fshatarësisë kooperativiste dhe inteligjencës në fshat që në shumë drejtime janë lënë mënjanë”. Kongresi hap një fazë të re në historinë e Partisë së Punës, për t’u dhënë rrugë mjaft problemeve e vështirësive të grumbulluara. Është dëshira e masës së fshatarëve që kooperativat bujqësore, me ndryshime thelbësore në organizim, të ruhen, duke treguar kujdes të veçantë që ato të mbështeten dhe forcohen, duke (Vijon në faqen 2) duke (Vijon në faqen 2)
DJE NË KUVENDIN POPULLOR
Dje paradite në të dy seancat e Kuvendit Popullor, që u drejtuan nga nënkryetari i Kryesisë së këtij kuvendi Lush Përpali, vazhduan diskutimet rreth 11 neneve të dekretit kreut “Për përdorimin e armëve të zjarrit nga forcat e ruajtjes së kufirit, të ruajtjes së rendit publik dhe nga roj at ushtarake e civile të armatosura”.
Deputetët dhe mendime, bënë shtesa e saktësime me synimin për të përmirësuar me tej këtë dekret, ku flitet për rastet e përdorimit të ruajtjes së rendit publik, rojat ushtarake e civile të armatosura për të mbrojtur kufijtë shtetërore, rendin shtetëror e shoqëror të vendosur me kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, personat ligjshëm nga një sulm i padrejtë i kryer nga një person ose persona si dhe për rastet kur nuk lejohen të përdoren armët e zjarrit. Për të gjitha këto dekretin ngarkon organet e ruajtjes së rendit publik, të siguri mit të vendit dhe të Ministrisë së Mbrojtjes Popullore që të nxjerrin rregulloret përkatëse për zbatimin e tij. Krah as mendimeve që u shfaqën e vërejtjeve që u bënë nga Komisioni i Mbrojtjes, ruajtjes së rendit publik e siguri mit të vendit, Komisioni i Ligjeve, Komisioni i të drejtave dhe të lirive të njeriut e të pakicave etnike, nga grupet parlamentare e nga shumë deputetë dhanë sqarimet e nevojshme edhe specialistë që ishin ftuar në këtë seancë. Deputetët miratuan në parim, nen për nen dhe në tërësi dekretin së kufirit, të ruajtjes së rendit publik dhe nga rojat ushtarake e civile të armatosura”. Pasdite do të mblidhen Komisioni i Ligjeve, Komisioni për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut e të Pakicave Etnike dhe grupet parlamentare për të diskutuar rreth dekreteve “Për të drejtat e grevës” dhe “Për disa ndryshime në ligje e dekrete, të cilat do të merren në shqyrtim në seancën plenare që do të hapet sot paradite në orën 9.00.
(ATSH)
Kryetari i Këshillit të Ministrave priti drejtues të partive e organizatave politike
Dje paradite Kryetari i Këshillit të Ministrave Ylli Bufi priti në takime të veçanta drejtues të partive e organizatave politike: të Partisë së Punës, Xhelil Gjoni; të Partisë Demokratike, Sali Berisha
dhe të Partisë Republikane, Sabri Godo; të Partisë Socialdemokrate, Skënder Gjinushi; të Partisë Agrare, Mëno Gjoleka dhe Llambr o Billa; të Partisë Ekologjike, Namik Hoti; të Partisë së Unitetit Kombëtar, Idajet Begiri dhe Pal Delia; dhe të Organizatës “Omonia”, Jani Jani dhe Panajot Barka.
Në takime Kryetari i Këshillit të Ministrave zhvilloi bisedime e tërhoqi mendimet e partive e organizatave politike lidhur me programin dhe përbërjen e Qeverisë së re.
(ATSH)
Gjatë 24 orëve
Dëmtime në mjedisin komunal
Aktet e shëmtuara të kryera kohët e fundit në qytetet Lezhë, Durrës, Kavajë, Shkodër, Vlorë e Tiranë, kanë shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme që kapin një vlerë mbi 5 milionë lekë.
Janë dëmtuar mbi 5 mijë lekë, janë dëmtuar kabina dhe mj edise të tjera të tilla si Shëngjin, Durrës, Golem, plazhet e Vlorë. Vetëm xhama të thyer në Vlorë. Vetëm xhama të thyer nga importi janë thyer rreth 1500 m2. Dëmtime të shumta janë bërë në ndërtesat rrugor, dëmtime të pllakave prej betoni e mureve të rrugë e trotuare, thyerje e prerje pemësh në parqe e lulishte etj. etj.
Me gjithë përpjekjet e punonjësve të ndihmuar nga organet e rendit, këto veprime të tilla nuk janë parandaluar, por të gjithë nuk janë të njohur me vandalizmin që po bëhet me vendosjen e dëmtime apo hyrje me forcë të qendrave e plazhit, serat e ... [pjesërisht e palexueshme]
Qytetarët e sektorëve ... [pjesërisht e palexueshme]
Përsëri akte dhune
1. Më datë 5 qershor 1991, në orët e vona të natës, një grup prej 4-5 personash tentoi të të përvetësonte sende të ndryshme në stacionin e mallrave në Shkodër.
Ata qëlluan me armë në drejtim të rojave të policisë, të cilët gjithashtu u kundërpërgjigjën me zjarr. Personat u larguan pa arritur qëllimit.
Punonjësve të policisë të rrethit Shkodrës iu tërhoq vëmendja për paefektshmëri në hapjen e zjarrit, duke përfshirë edhe këtë rast.
2. Shefi i policisë së rrethit të Durrësit bën të ditur se më 5 qershor 1991, rreth orës 11.00 drejto r esha e pompëbul an cës së qytetit njoftoi për një incident që kish ndodhur në mesnatën e datës 4 qershor me një autoambulancë të këtij institucioni, që shkonte për në Shkozë.
Për të verifikuar denoncimin, megjithëse u qysh nga koha e ndodhjes së ngjarjes kishin kaluar gati 12 orë dhe organet e rendit nuk kishin njoftuar menjëherë, u dërgua në vend 2 punonjës të policisë. Nga ndjekja që i bënë ata problemit rezulton se një grup personash në gjendje të dehur, të cilët donin të shkonin në drejtim të ndryshëm, dolën përpara autoambulancës pa bërë veprime konkrete. Shoferi, për të shmangur ndonjë skandal të mundshëm ndërroi drejtim dhe u kthye në qendrën shëndetësore. Armë zjarri në këtë datë dëshmuan nga forcat ushtarake të ruajtjes së portit dhe nuk kanë lidhje me këtë problem.
Për të shmangur incidente të tilla, forcat e ruajtjes së rendit në Durrës po marrin masa për të siguruar vazhdimisht normale shërbimit shëndetësor ambulator. Qytetarët, drejtuesit e ndërmarrjeve të ndryshme e të institucioneve, për ngjarjet që cënojnë rendin publik duhet t’i bëjnë denoncimet organet e ngarkuara për këtë punë. Sa më shpejt të jetë informacioni, aq më mirë i shërbehet punës për forcimin e rendit.
Erdhi në Shqipëri At Artur Liolin
Me ftesë të Komitetit Shqiptar për Marrëdhënie Kulturore dhe Miqësore me Botën e Jashtme, mbërriti dje në vendin tonë një delegacion i Kryepeshkopatës Ortodokse Shqiptare të Bostonit në Amerikë, i kryesuar nga kancelari i saj, At Artur Liolin.
Për të pritur delegacionin, në aeroportin e Rinasit kishin dalë kryetari i Komitetit Shqiptar për Marrëdhënie Kulturore e Miqësore me Botën e Jashtme, Jorgo Mellica, Gaqo Petro kryetar i Këshillit të Kishës Ortodokse të Tiranës, Reshat Baba Bardhi kryetar i Këshillit të Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve, Pjetër Zej Përllumi rektori i Kishës së Shënnaoit dhe përfaqësues të partive politike dhe të shoqatave të ndryshme.
(ATSH)
Sekretari amerikan i Shtetit Xhejms Bejker parashikon një vizitë në Shqipëri
(Sipas gazetës Nju Jork Tajms)
Në numrin e saj të datës 6 qershor në artikullin me titull “Shqipëria zgjedh një kryetar qeverie demokrat”, shkruan gazeta David Bajnder, gazeta «Nju Jork Tajms» shkruan se Presidenti i Shqipërisë caktoi sot një ish-ekonomist 42 vjeçar, të kryesojë një qeveri kujdestare jo partiake, deri sa të mbahej zgjedhjet e reja.
Ky është zoti Ylli Bufi që punonte si ministër i Industrisë Ushqimore në qeveri dhe kryeministrit Fatos Nano, i cili dha dorëheqjen të martën. Pritet që brenda pak ditëve ai të caktojë një kabinet prej 22 ministrash.
Në artikull midis të tjerash shkruhet se, Sekretari i Shtetit Xhejms Bejker, ka parashikuar parashikuesit një vizitë për në Shqipëri për muajin e ardhshëm, i shoqëruar nga zëvendës sekretari i shtetit, Lorenc Iglberger.
(ATSH)
[Tekst i faqes ngjitur pjesërisht i dukshëm dhe i prerë; fjalë të palexueshme.]