09/06/1991
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

9 qershor 1991

DJE NE KUVENDIN POPULLOR

Kuvendi Popullor i vazhdoi pu- Tiranë, më 8. 6. 1991. DJE NË KUVENDIN POPULLOR Kuvendi Popullor i vazhdoi punimet dje paradite me diskutimin e projektligjit «Për departizimin dhe depolitizimin e disa organeve shtetërore». Ky projektligj ishte shqyrtuar më parë nga Komisioni i Ligjeve dhe nga grupet parlamentare. Deputetëve u ishte shpërndarë një relacion nga Komisioni i Ligjeve, i cili kishte shprehur mendime dhe kishte bërë vërejtje për formulimin e disa neneve. Pas diskutimeve të shumta të deputetëve dhe sugjerimeve të Komisionit të Ligjeve, në fillim u miratua neni 1, ku thuhet se ndalohet veprimtaria e partive, organizatave e shoqatave politike në repartet, ndërmarrjet e institucionet ushtarake të Ministrisë së Mbrojtjes, të Ministrisë së Rendit Publik, të Ministrisë e Drejtësisë dhe përfaqësitë diplomatike jashtë shtetit, në prokuroritë, hetuesitë e gjykatat, në aparatet e Kuvendit Popullor, të Presidentit të Republikës e të Këshillit të Ministrave, në ministritë, në organet e barazuara me to e institucionet e tjera qendrore, ATSH, RTSH, në institucionet shëndetësore e arsimore, si dhe në organet lokale e pushtetit administrativ. Edhe neni 2, në përgjithësi u miratua sipas formulimit të bërë nga Komisioni i Ligjeve, si dhe pas një redaktimi e shtese që u bë nga disa deputetë. Sipas këtij neni nuk u lejohet që të bëjnë pjesë në partitë, organizatat ose shoqatat politike oficerëve, nëpunësve të shërbimit aktiv dhe punonjësve civilë që janë në marrëdhënie pune me repartet e Ministrisë së Mbrojtjes Popullore të Ministrisë së Rendit Publik, si dhe në shkollat e institucionet e tyre, punonjësve të Ministrisë së Punëve të Jashtme e personelit të përfaqësive (Vijon në faqen 4)

DREJT RINOVIMIT TERESOR TE PARTISE

Nëse në Tiranë hapet Kongresi i 10-të i Partisë së Punës së Shqipërisë, pa dyshim ai ka ngjallur interesimin të veçantë në të gjithë Partinë e në mbarë popullin. Ky interesim ka arsyet e veta. Kongresi i 10-të i PPSH është një kongres i zakonshëm për nga radhët, por jo i zakonshëm për situatën kur mblidhet, për nga çështjet që do të diskutojë u rrugëzgjidhjet që do të përcaktojë. Punimet dhe vendimet e tij janë jetike për Partinë dhe rolin e saj në fatet e vendit dhe të popullit. Me këtë mision historik vijnë në këtë kuvend delegatët e këtij Kongresi; me këtë përgjegjësi do të diskutojnë e debatojnë, për të kaluarën, të sotmen e të ardhmen. Kongresi i 10-të mblidhet në një situatë krejt të veçantë të brendshme e të jashtme. Vendi ynë po përjeton krizën më të thellë e më të ashpër ekonomike, politike e sociale. E ndërgjegjshme për këtë gjendje, Partia e Punës, si forcë e vetme politike e si parti në pushtet për 45 vjet, është angazhuar me detyrimin dhe përgjegjësinë e lartë që ndjen përpara popullit, për kapërcimin sa më shpejt të kësaj gjendjeje. Shprehje e këtij angazhimi janë një sërë plan-masash e aktivitetesh në shkallë kombëtare e në rrethe në të cilat është hedhur dritë mbi shkaqet e faktorët që na çuan në këtë krizë. Mbi këtë bazë janë ndërmarrë masa e veprime konkrete dhe i hapën rrugë reformimit të thellë të gjithanshëm të shoqërisë. Ato lidhen me lejimin dhe institucionalizimin e pluralizmit politik, që nxorri në skenë krahas Partisë së Punës dhe parti të tjera politike, me heqjen dorë nga sistemi monist administrativ e komando-ndues të shtetit e hedhjen e bazave për formimin e konsolidimin e shtetit juridik e të një kushtetute të re të Republikës së bashkëkohore. Ndryshime të tilla thelbësore u bënë në bazën ekonomike dhe u ligjëruan shumëllojshmërinë e formave të pronës, konkurrencës dhe iniciativën e lirë të prodhuesve. Liritë dhe të drejtat e njeriut u garantuan në shkallën e shoqërive më demokratike. Lidhjet e bashkëpunimit politik dhe ekonomik me botën e jashtme, me organizmat ndërkombëtare të sferave të ndryshme u zgjerua në shkallë të paparë. Këto ndryshime Partia e Punës i ka quajtur si një domosdoshmëri jetike për fatet e atdheut, të popullit e të kombit shqiptar. Kongresi do të afirmojë edhe njëherë të vërtetën e pamohueshme se demokracia pluraliste në Shqipëri dhe si nevojë objektive e faktorëve të brendshëm e e nxitur edhe nga ndryshimet rrënjësore që ndodhin në Evropën Lindore. Partia jonë hyri në jetën politike të vendit duke u trashëguar e pasuruar traditat më të mira të historisë sonë, si parti me karakteristika të theksuara kombëtare e demokratike. Ajo vuri gjithnjë në plan të parë interesat e atdheut e të unitetit kombëtar. PPSH organizoi dhe udhëhoqi Luftën Antifashiste-Nacionalçlirimtare, themeloi shtetin e ri dhe hapi rrugë të reja zhvillimi duke e nxjerrë Shqipërinë nga prapambetja e thellë që trashëgoi. Pa mohuar aspak këto të vërteta të pakontestueshme, pa mohuar kontributin e madh që ka dhënë e po jep për procesin e pakthyeshëm të demokratizimit Partia e Punës, armatat e madha e anëtarëve të saj të ndershëm e të devotshëm janë të ndërgjegjshëm për përgjegjësinë historike që i takon për gjendjen e vështirë ku është sot vendi. Kongresi i 10-të do të jetë Kongresi i vlerësimit të së kaluarës dhe i shqyrtimit të perspektivave të zhvillimit tonë të ardhshëm. Është detyrë e Partisë, në nderin dhe prestigjin e saj, që të bëjë të njohura hapur gabimet e të dështimet, qëndrimet e rrugëzgjidhjet. Kjo do të arrihet vetëm me një analizë mbi të vërtetat historike, me arsye e argument, pa sentimentalizëm e as me alarm. Kongresi është një shans për të rinovuar e forcuar Partinë, për të çuar përpara interesat e çështjen e popullit. Por të mos harrojmë se jetojmë në një situatë kritike të re, të vështirë kur ka forca që duan ta (Vijon në faqen 2)

Ç’keni menduar t’i thoni Kongresit?

Intervista të djeshme nga Tirana Me këtë pyetje iu drejtuam disa delegatëve në qytetin e Tiranës. Dhe ja përgjigjet: ZEF PRECI, ekonomist: Tani është koha, më shumë se kurrë për të reflektuar, ndryshe nuk na ndjek askush. Kemi folur shumë, kemi premtuar e dëshiruar shumë, por kemi realizuar jo aq sa kemi premtuar. Tani do të përpiqemi të flasim më pak, të realizojmë më shumë, të na besojnë më shumë, për të arritur drejtësinë dhe mirëqenien sociale që kërkon populli; për të realizuar lirinë e individit në shkallën më të lar- lartë. FATRI SINANI, intelektual: S’kam shkruar asnjë rresht. Do të flas për atë problem që ndjej më shumë siguri. E di se ka një prirje për ta kthyer konfliktin në një ballafaqim të madh. Si intelektual më takon të qëmtoj, të përdor argumentin, të mbroj atë që është e vërtetë, dhe t’u kundërvihem ekstremizmave. THANAS DEDE, inxhinier: Ç’do të diskutoj? Duket diçka pa rëndësi po ta fillosh nga e t’u rinovuar? Reformim, apo ndërrim nga fillimi, në rrethana krejt të tjera. Ideologjia ndërtohet mbi një sistem ekonomik. Dhe cili është sistemi ekonomik tani? Problemi është shumë delikat. Pra, do të jemi përsëri një Parti e Punës. Socialiste apo e Progresit Demokratik? Të gjitha këto çojnë tek programi ynë, përbërja, misioni. Halli nuk është tek emri, por tek një rrugë e përcaktuar qartë që do të ndjekim në të ardhmen, në interes të evropianizimit, të vendit, në kuptimin më progresiv e demokratik të fjalës. Delegatët, në takime të ndryshme jashtë skematizmit marrin e japin me anëtarë të tjerë e me simpatizantë të Partisë për «koluadua», argumentet, problemet që do të ngrihen. FRANO ÇAKA

Porosia e anëtarëve të thjeshtë

- GRAMSH - Edhe në rrethin e Gramshit, të gjithë anëtarët e thjeshtë, të PPSH-së të rinj e të vjetër, sikur duan t’u japin nga një mendim delegatëve të tyre, se çfarë të thonë në podiumin e këtij kongresi, si ta respektojnë shumicën anëtarëve të thjeshtë të Partisë, që bënë ç’qe e mundur për të mirën e këtij kombi dhe si ta nësojmë dhjamin e tepërt të udhëheqjes së lartë, të mësuar vetëm me privilegje dhe duartrokitje njerëzish. Është fare i ri Nevruz Kaptelli. Edhe si anëtar partie i ri është. Para disa vjetësh bëri kërkesë për t’u pranuar në radhët e Partisë së Punës, i bindur se anëtarët e saj ishin nga njerëzit më të mirë të këtij vendi, se ata ishin të punës dhe të sakrificave. Për të arritur në këtë përfundim, atij i mjaftonte përvoja që kishte për rreth, shembulli që jepnin shokët më të vjetër. Ata ishin të thjeshtë, të urtë e të respektueshëm. E përse të mos dëshironte edhe ai të bënte si ata? Dhe që nga dita që mori teserën u rreshtua përkrah tyre. Shokët e udhëheqjes ai nuk i kishte parë ndonjëherë nga afër, por vetëm në ekranin e televizorit apo në ndonjë podium mbledhjeje solemne. Nga fjalët që ata kishin thënë i ishin dukur të mençur të shqetësuar për hallet e popullit. Po ja që doli ndryshe. Dhe udhëheqës kanë dashur vetëm veten e jo popullin. Ka menduar më tepër për luksin sesa për hallet e popullit. Kjo e ka tronditur dhe Nevruzin. Po ç’të bëjë. Të dorëzojë teserën? Jo, ai mendon se është e nevojshme që të denoncohet kjo burokraci, të demaskohet ajo në emër të sinqeritetit dhe humanizmit të shumë anëtarëve të tjerë të thjeshtë. Këtë porosi ka ai për delegatët e Kongresit të 10-të të Partisë së Punës. Edhe më të moshuarit si Nevruzi, Sallata, Kasem Xhangolli e të tjerë kaq porosi kanë për delegatët që nga tribuna e këtij kongresi të mundin dhe të korruptuarit, praktikat e gabuara, që u zhgënjyen mundin dhe dersh e të pohohet një rrugë e re më efektive, për të ecur më tej. PIRRO VERUSHI

Njoftim i zëdhënësit të Ministrisë së Rendit Publik

1. Organet e rendit në pikat e kontrollit të kalimit kufitar po konstatojnë se shtetas të ndryshëm shqiptarë përdorin pasaporta dhe viza të falsifikuara për të udhëtuar jashtë shtetit. Deri tani organet e rendit kanë bllokuar pasaportat apo vizat e falsifikuara të shtetasve Tahir Belegu, Rajmonda Bulku e Sadik Rushiti nga Tirana, Sofraq Kola, Konstandin Mele e Robert Angjellari nga Vlora; Gjergji Pano, Nasho Meleji e Athina Mejd nga Korça; Sejdin Brahimaj, Hysen Shanaj e Emanuel Hyska nga Fieri; Mihallaq Miço, Lefter Qerama e Artan Qerama nga Saranda; Nikollë Ndreu, Agë Ndreu e Arjan Uruçi nga Shkodra; Agim Elezi, Arjan Stafa e Kujtim Dyrmishi nga Elbasani, si dhe persona të tjerë nga këto rrethe e nga rrethe të tjera të vendit. Pasaporta dhe viza të falsifikuara të shtetasve janë konstatuar dhe nga organet përkatëse të shteteve të tjera. Falsifikimi i këtyre dokumenteve përbën krim, që parashikohet nga dispozitat e Kodit Penal, si për falsifikatorin, ashtu dhe për mbajtësin e tyre, prandaj rastet e konstatuara (Vijon në faqen 4)

Mbi pagesën e grevistëve

Ditët e fundit, gjatë takimeve të zhvilluara midis përfaqësuesve të partive politike, sindikatave dhe kryeministrit, është diskutuar gjerësisht lidhur me kërkesën e BSP-SH-së për pagesën e ditëve gjatë të cilave punonjësit kanë zhvilluar grevë. Qëndrimi i kryeministrit Ylli Bufi për këtë problem, ka qenë dhe është se, deri në shqyrtimin e kërkesave të grevistëve, që do të bëhet në mbledhjen e parë të qeverisë së re, pas formimit të saj, punonjësit grevistë do të paguhen në formën e paradhenies nga ana e ndërmarrjeve.

Mendime të delegatëve

Për detyra të reja BEHAR GONXHE, punonjës në ndërmarrjen e ndërtimit Skrapar. Proceset e demokratizimit të jetës së vendit po rinovojnë rrjedhën e jetës së Partisë. Në kongres do të flasim për atë që do të bëjmë në luftë për të braktisur praktikat e mëparshme, qëndri-met mospërfillëse të burokratëve dhe njerëzve të mësuar me privilegje, do të çojmë fjalën e ngrohtë të punëtorëve pararojë. KASTRIOT ISLAMI, mjek në Skrapar. «Qëndrimi ndaj inteligjencës duhet të ndryshojë. Kjo të bëhet në kuadrin e rinovimit të Partisë, sepse në radhët e saj ka energji të pashtershme intelektuale, të cilat do të shërbejnë përparimit të vendit. Në po shkojmë në kuvendin e Partisë me pikëpamje të reja». FAIK BALLA, mësues në Librazhd. Analiza e thellë objektive që ai do t’i bëjë të kaluarës e detyrat për perspektivën kanë të bëjnë me mbijetesën e vetë Partisë. Anëtarët e Partisë kërkojnë që ajo të rinovohet, të ndahet përfundimisht nga sloganet, nga dogmat, nga metodat burokratike e burokratët, që na sollën në këtë ditë të vështirë. Gjithë ata që kanë përfituar e spekulluar me besimin e njerëzve tonë, qofshin anëtarë të byrosë politike të KQ, sekretarë të parë dhe të tjerë në gjithë administratën partiake e shtetërore, nga qendra në bazë, të japin llogari.

SQARIM

Meqenëse, siç po dëgjojmë, po thurren e përhapen gjithnjë e më shumë thashetheme imagjinare rreth pasurisë të Enver Hoxhës e familjes së tij e ndjej të nevojshme të sqaroj opinionin publik se me të gjithë këto janë fund e krye thashetheme të paargumentuara keqdashëse dhe të pavërteta. Në përgjegjësinë time deklaroj se nga qarqe të caktuara, të cilat përpiqen të denigrojnë Enver Hoxhën si njeri, as prona, as prona, siç janë thënë, as shtëpi, për rrjedhojë dhe jashtë shtetit. Për rrjedhojë, në unë, as familja e tij nuk kemi qenë, as familja e tij nuk kemi qenë, as familja e tij nuk kemi qenë. Për të pasur qenë të kushëqiponjë, jetësuar këto, kushdoqoftë, duke i transformuar politik e pa sakrifikuar se kontrolloje të banakë të gjitha; nuk kishim të holla dhe, duke e shumën më të papasur të gjitha të ardhurat e tjera. Tërmetet dhe zëra provokatorësh e të tjerë, që janë përhapur në parakalime... kat e kursimit të shtetit shqiptar; disa nga pjesëtarët e familjes së tij kanë libra kursimi, si çdo qytetar. Përsa më përket mua personalisht, është e drejta ime të deklaroj publikisht se në librat e kursimit me nr. 11735/II kam të depozituar aktualisht shumën 16520 lekë (gjashtëmbëdhjetë mijë e pesëqind e njëzet) që është grumbulluar nga e ardhura mujore prej 300 lekësh e pensionit që më jepet për Enver Hoxhën, si Hekto Popullit (pas vdekjes së tij). Edhe nga kjo shumë, që nga koha që u largova nga blloku dhe kam vendosur në një banesë tjetër, kam filluar të heq një pjesë prej saj për të përballuar disa shpenzime suplementare para pajisjen e shtëpisë me banjo, që nuk mund të përballohen vetëm me pensionin që marr, e gjithë kuadri e rangut tim (700 lekë + 100 lekë për veprimtarët e Luftës Nacionalçlirimtare). Me këtë rast dëshiroj të bëj edhe një sqarim lidhur me thashethemet që familja jonë, pas ngjarjeve të 20 shkurtit të këtij viti, ka braktisur vendin për të jetuar jashtë, në Europë e deri në SHBA, duke shfrytëzuar «pasuritë» që na atribuohen e duke bërë një jetë përrallore. Me gjithë dhimbjen që përjetuam e kërcënimet që na u bënë nga disa forca të shfrenuara, ne nuk jemi larguar për asnjë ditë nga Tirana. Kuptohet se kështu këto fushatë organizuar shpifjesh tej fantazisë ka për qëllim të denigrojë figurën e Enver Hoxhës, që rron në zemrat e popullit. Falënderoj redaksinë e gazetës për botimin e këtij sqarimi që bëj për opinionin publik. Me respekt NEXHMIJE HOXHA Tiranë, 9 qershor 1991

U zhvilluan bisedime midis delegacioneve të ministrive të Punëve të Jashtme të Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe

Në përputhje me deklaratat bërë nga Qeveria shqiptare dhe ajo britanike në Madrid me rastin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, delegacionet e Ministrive të Punëve të Jashtme të dy vendeve u takuan në Gjenevë më 7 qershor për të diskutuar çështjet e bisedimeve pezull. Bisedimet u zhvilluan në një atmosferë konstruktive dhe delegacionet do të takohen përsëri në një të ardhme të afërt, në Tiranë. (ATSH)

Së shpejti do të zhvillohet në Turgji mbledhja e zyrtarëve të lartë të Ministrive të Punëve të Jashtme të shteteve të Ballkanit

Nga 12-14 qershor 1991 do të zhvillohet në Ankara mbledhja e Zyrtarëve të Lartë të Ministrive të Punëve të Jashtme të shteteve të Ballkanit. Në mbledhjen e mëtejshme do të marrë pjesë dhe një delegacion nga vendi ynë, i cili do të kryesohet nga zvëndësministri i Punëve të Jashtme, Sokrat Plaka. Në të do të diskutohen mbi ecurinë e procesit të bashkëpunimit ballkanik që nga mbledhja e ministrave të Punëve të Jashtme të shteteve të Ballkanit, zhvilluar në Tiranë në tetorin e vitit të kaluar e deri tani dhe do të miratohen kalendari i aktiviteteve ballkanike deri në fund të këtij viti. Do të shkëmbehen gjithashtu mendime mbi marrëdhëniet e bashkëpunimit ballkanik me grupet e tjera rajonale, organizatat ndërkombëtare, etj. (ATSH)

KOMUNIKATE

Mbi mbledhjen e përbashkët të Plenumit të KQ të Partisë dhe të Komitetit Organizator për përgatitjen e Kongresit të 10-të të PPSH Më datën 7.6.1991 u bë mbledhja e përbashkët e Plenumit të Komitetit Qendror të Partisë dhe e Në mbledhje, ku u morën në shqyrtim raporti që do t’i paraqitet Kongresit dhe dokumentet e tjera kryesore, projektprogrami dhe projektstatuti i Partisë, u analizua me ndjenjë përgjegjësie, me frymë të thellë kritike dhe autokritike veprimtaria e Komitetit Qendror të Partisë që nga Kongresi i kaluar. Në mbledhje u bënë kritika serioze për paaftësi të disa kuadrove kryesorë udhëheqës në Parti e në shtet, të cilët i kanë sjellë dëme jetës ekonomiko-shoqërore të vendit, kanë tronditur rëndë marrëdhëniet e Partisë së Punës me masat, besimin e tyre tek ajo. U vu në dukje gjithashtu me mjaft nga këta kuadro, anëtarë të KQ dhe të Byrosë Politike, në periudhën e ndryshimeve të thella demokratike në parti e në shoqëri, u gjetën të papërgatitur, u hutuan e u tërhoqën nga veprimtaria, gjë që shpreh ndjeshëm shkëputjen e tyre nga masa e anëtarëve të Partisë dhe nga populli. Analizë kritike ju bë veçanërisht praktikave që kanë nxitur e ushqyer privilegjet në nivele të ndryshme të udhëheqjes partiake e shtetërore. Ato u panë edhe si pasojë e sistemit, por edhe e qëndrimeve individuale të funksionarëve të ndryshëm. Në fund të mbledhjes u miratua raporti që do t’i paraqitet Kongresit mbi veprimtarinë e Partisë, sipas vërejtjeve plotësuese që iu bënë atij. Kongresi hapet më 10 qershor 1991, në orën 9.00, me këtë rend dite: 1. Raport i Komitetit Qendror: «Përtëritja e Partisë - domosdoshmëri historike»; 2. Raport mbi veprimtarinë e Komisionit Qendror të Kontrollit e të Revizionimit të Partisë; 3. Diskutime; 4. Miratimi i Programit dhe Statutit të Partisë; 5. Zgjedhja e organeve drejtuese të Partisë. Nga mbledhja e përbashkët e Plenumit të KQ të Partisë dhe e Komitetit Organizator për përgatitjen e Kongresit të 10-të të PPSH-së. Tiranë, më 8. 6. 1991.

brenda nga huajt se këto, nëpër-shen-... gje në gjendje rivoi si nga Li-do pro-kajet që ho-mendjen e kur-reari të bar-bektë. ... GJOKA ...