Emër i ri për partinë: PARTIA SOCIALISTE E SHQIPËRISË
Në seancën e djeshme të Kongresit të 10-të të PP-së të cilën e drejtoi delegati i qytetit të Tiranës Ismail Lleshi, u kalua në miratimin e vendimeve, dokumenteve kryesore dhe rezolutave të Kongresit.
Në punimet e kësaj seance merrnin pjesë Presidenti i Republikës, Ramiz Alia dhe Kryetari i Kryesisë së Kuvendit Popullor, Kastriot Islami.
Ndodheshin edhe përfaqësues të partive politike, të organizatave e shoqatave të vendit, të ftuar nga rrethet, gazetarë vendas e të huaj.
Ishin të pranishëm titullarë e funksionarë të trupit diplomatik të akredituar në Shqipëri.
Drejtuesi i seancës lexoi në fillim vendimin e Kongresit të 10-të të PP-së për miratimin e raportit të Komitetit Qendror të Partisë «Përtëritja e Partisë - domosdoshmëri historike» dhe të raportit «Mbi veprimtarinë e Komisionit Qendror të Kontrollit dhe Revizionit të Partisë». Delegatët i miratuan këto raporte.
Pastaj në emër të Komisionit për ndryshimin e emrit të Partisë, fjalën e mori Xhelil Gjoni. Lidhur me këtë, midis të tjerash ai tha se ka patur propozime të ndryshme. Kështu, është propozuar që emri i Partisë të mbetet siç është ose të emërtohet Partia e Punës e Rinovuar. Ka patur propozime që të quhet Partia Socialiste e Shqipërisë ose Partia e së Ardhmes Socialiste të Shqipërisë. Këto dhe emërtime të tjera, theksoi ai, kanë një shqetësim me dy aspekte e veta: Së pari, në projektprogramin e Partisë detyrat strategjike e taktike të Partisë ndryshojnë. Kemi parasysh një etapë të re zhvillimi, komplekse, të brendëshme e të jashtme, si dhe mendimet e propozimet që shfaqen këtu në Kongres. Së dyti, duke u vënë emrin Socialiste ose të së Ardhmes Socialiste, Partia do të lidhet e do të komunikojë më mirë edhe me botën e jashtme, me partitë, e një krahu, konkretisht të krahut të së majtës europiane. Mendimi i përgjithshëm i komisionit është për Partinë Socialiste, pasi për këtë emërtim propozimet janë më të shumta.
Të dy propozimet e paraqitura u hodhën në votë.
Delegatët miratuan me shumicë votash për emërtimin: Partia Socialiste e Shqipërisë. Ata u ngritën në këmbë dhe duartrokitën.
Në vijim delegati i rrethit të Pogradecit Paqësor Zeneli lexoi njoftimin e Komisionit të ngarkuar për hartimin e projektprogramit të Partisë, ku pasqyrohen vërejtjet e sugjerimet e bëra nga anëtarët e Partisë dhe delegatët për përmirësimin e mëtejshëm të tij.
Njoftimin mbi vërejtjet e propozimet për Projektstatutin e Partisë e lexoi delegati i rrethit të Krujës, Bujar Xhafa.
Kongresi miratoi një komision për rehabilitimin e anëtarëve të Partisë të përjashtuar e të dënuar pa të drejtë.
Në Kongres u miratua edhe një Rezolutë për fshatin.
Gjithashtu, në Kongres, u miratua një Rezolutë drejtuar rinisë së Shqipërisë.
Pastaj u kalua në pikën e fundit të rendit të ditës të Kongresit: zgjedhja e organeve udhëheqëse të Partisë. Në këtë seancë morën pjesë delegatët, anëtarët dhe kandidatët e Komitetit Qendror dhe anëtarët e Komitetit Organizator të Kongresit të 10-të të PPSH-së.
Në Komitetin e ri Qendror të Partisë Socialiste të Shqipërisë do të bëjnë pjesë 81 vetë, kurse në Komisionin e Kontrollit dhe Revizionimit të Partisë 17 veta.
Rezultatet e votimeve do t’u bëhen të njohura delegatëve sot, në orën 9, kur do të zhvillohet edhe seanca e fundit e Kongresit.
(ATSH)
E gëzofsh emrin e ri!...
Pothuaj të gjithë kemi përjetuar çaste sa emocionuese aq dhe delikate nëpër familjet tona kur ka qenë rasti për të gjetur një emër për vajzën apo për djalin e lindur.
Jemi ndjerë gjatë, madje shumë kohë përpara lindjes, kemi hapur fjalorët, kemi pyetur shumë shokë e miq, me qëllim që emri të jetë sa më i bukur. Por të jetë dhe i shqipërisë, të ketë domethënien e vet.
Pikërisht një gjendje e tillë u krijua edhe dje në sallën e Kongresit. Delegatët, të mbledhur si në një familje të madhe diskutuan për emrin që do t’i mbahej Partia në të ardhmen. U krijua një mjedis vërtet intim, por edhe i ndjerë. Gjithësesi i sinqertë. Dashamirës. Nuk u bë fjalë thjesht për ndërrim tabelë. As për modë apo për të plotësuar dëshirën e mirë të masës dërmuese të anëtarëve të Partisë dhe të simpatizantëve të saj, të cilët në përshtatje me kushtet e reja
(Vijon në faqen 4)
Morì votbesimin programi dhe përbërja e qeverisë
DJE NË KUVENDIN POPULLOR
Dje pasdite Kuvendi Popullor i vazhdoi punimet në seancë plenare. Kryetari i Kryesisë së Kuvendit Popullor, Kastriot Islami, ia dha fjalën kryeministrit Ylli Bufi, i cili paraqiti programin e qeverisë së re së stabilitetit të vendit.
Në seancën tjetër, kryeministri dhe anëtarë të tjerë të qeverisë iu përgjigjën pyetjeve të deputetëve rreth programit të qeverisë.
Pastaj filluan diskutimet. Deputetët që e morën fjalën theksuan miratimin për programin dhe përbërjen e qeverisë, bënë vërejtje për disa probleme që duhen parë me të gjitha aftësitë intelektuale e fizike të popullit për të kapërcyer sa më shpejt situatën shumë të vështirë në të cilën ndodhet vendi.
Pas mbylljes së diskutimeve, deputetët miratuan programin, përbërjen dhe strukturën e qeverisë së stabilitetit të vendit me kryeministër Ylli Bufi.
Kuvendi do t’i vazhdojë punimet ditën e hënë në orën 17.00 me shqyrtimin e projektligjeve që kanë të bëjnë me policinë financiare dhe kundravajtjet në bujqësi. (ATSH)
MINISTRI I JASHTËM ITALIAN XHANI DE MIKELIS DO TË VIZITOJË SHQIPËRINË
Me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme Muhamet Kapllani sot më datë 13. 6. 1991 mbërrin për vizitë në vendin tonë ministri i Jashtëm i Italisë Xhani de Mikelis.
Kohët e fundit midis ministrave të Jashtëm të të dy vendeve janë zhvilluar takime, dhe bisedime që kanë patur si objektiv kryesor çuarjen më përsi të marrëdhënieve të miqësisë e të bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Italisë. Kjo vizitë gjithashtu përbën një rast të mirë për të dhënë impuls të ri për këtyre marrëdhënieve, në një kohë kur në Shqipëri po ndodhin transformime të gjithanshme demokratike dhe kur zhvillimet në rajonin tonë e në Europë e bëjnë këtë bashkëpunim një domosdoshmëri, gjë që është në dobi të të dy popujve e vendeve tona, si dhe të paqes e të stabilitetit në Ballkan, Mesdhe e më gjerë. (ATSH)
Studiues nga vendi ynë morën pjesë në Seminarin Ndërkombëtar «Albanologjia sot, rezultate dhe perspektiva» organizuar nga Universiteti i Kalabrisë në Itali
Universiteti i Kalabrisë, katedra e gjuhës dhe e letërsisë shqipe, organizoi më 7 dhe 8 qershor Seminarin Ndërkombëtar «Albanologjia sot. Rezultate dhe perspektiva».
Në këtë seminar, përveç studiuesve arbëreshë nga Kalabria e Siçilia, merrnin pjesë dhe albanologë nga universitete të tjera të Italisë dhe nga vende të ndryshme si SHBA e Gjermania. Nga Shqipëria ishin të ftuar prof. Shaban Demiraj dhe dr. Jorgo Bulo, drejtor i Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë të Akademisë së Shkencave. Me këtë seminar u përurua veprimtaria e doktoratës në albanologji, organizuar nga katedra e gjuhës dhe e letërsisë shqipe të Universitetit të Kalabrisë.
Seminari u zhvilloi punimet e tij në tre sesione: Në seksionin e gjuhësisë në sesionin e historisë së kulturës dhe në seksionin e letërsisë. Në sesionin e gjuhësisë prof. Shaban Demiraj mbajti referatin «Rëndësia e të folmeve arbëreshe për historinë e gjuhës shqipe», kurse në seksionin e letërsisë dr. Jorgo Bulo mbajti referatin «Historiografia letrare (Metoda, rezultate dhe probleme)». Rreth referateve e kumtesave të pjesëmarrësve pati diskutime që vlerësuan nivelin shkencor të punimeve të seminarit si një kontribut të rëndësishëm për zhvillimin e studimeve albanologjike. (ATSH)
Mes pushimeve të seancave të Kongresit. (Foto: N. Xhufka)
Para nesh qëndron detyra e vështirë të kurorëzojmë një ripërtëritje të gjithanshme të Partisë në të gjitha drejtimet e saj.
VENDIM
i Kongresit të 10-të të PPSH
Kongresi i 10-të i PPSH pasi dëgjoi e diskutoi hollësisht rreth raporteve të paraqitur në emër të KQ të Partisë e të Komisionit të Kontroll-Revizionit, vendosi:
1. Të miratojë raportin e Komitetit Qendror të Partisë «Përtëritja e Partisë - domosdoshmëri historike».
2. Të miratojë raportin «Mbi veprimtarinë e Komisionit Qendror të Kontroll Revizionit të Partisë».
3. Të aprovojë ndryshimin e emrit të PPSH në Partia Socialiste e Shqipërisë.
KONGRESI I 10-të I PPSH
Tiranë, më 12. 6. 1991
FJALA E SHOKUT YLLI BUFI
Marrëveshja e re politike për krijimin e një qeverie koalicioni të stabilitetit të vendit, është një zgjidhje e mençur e partive politike të këtij Kuvendi për kapërcimin e situatës tepër kritike që po kalon vendi. Ajo përbën të vetmen alternativë për stabilizimin e gjendjes ekonomike, politike e sociale të vendit dhe për normalizimin e zhvillimit e mëtejshëm të proceseve demokratike.
Ky zgjidhje u arrit edhe në sajë të angazhimit të plotë të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura, të Lëvizjes së Studentëve dhe Sindikatave Konfederative për të ndërprerë grevën e përgjithshme të një pjese të madhe të vendit. Vetëm në këtë mënyrë mund t’i krijohen qeverisë së re mundësi stabilizimi, punë për programit që i ngarkohet asaj.
Për këtë arsye është e nevojshme të japim të gjithë kontributin tonë për realizimin e objektivave të kësaj qeverie, e cila është ndërtuar mbi përfaqësimin e të gjitha forcave politike parlamentare, të cilat kanë dhënë mbështetje të plotë për këtë qeveri.
Të nderuar deputetë!
Për të gjithë ju është e qartë kriza e thellë e kompleksë që po përjeton vendi ynë, e cila pas grevës së përgjithshme ka marrë përmasa katastrofike dhe e ka çuar vendin në pragun e një rrënimi të plotë. Janë paralizuar sektorët kyç të ekonomisë, si transporti, bujqësia, sektorët të rëndësishëm të transportit automobilistik, portet, industria e lehtë dhe ajo e mjeteve të ndërtimit, mjaft miniera, punimet në bujqësi, eksporti etj.
Duke pasur parasysh deficetin buxhetor të parashikuar prej 3,2 miliardë lekësh, si dhe rreth 400 milionë dollarë deficit në bilancin e pagesave, gjatë këtij muaji situata e rënduar edhe më shumë. Humbjet e drejtpërdrejta nga greva e përgjithshme për 15-ditorin e dytë të muajit maj llogariten mbi 200 milionë lekë.
Situatë edhe më e rëndë paraqitet në sektorin e bujqësisë. Fshatarët po kalojnë një tronditje të thellë ekonomike e sociale. Kjo ka krijuar një gjendje alarmuese e paralizuese për të ardhmen. Në këtë kuadër problemi thuajse është paralizuar, duke u çuar rëndë furnizimi i popullit dhe, nëse nuk ndalim këtë proces, perspektiva do të jetë me pasoja të pallogaritshme.
Si pasojë e ndërprerjes së shkarikimit dhe shpërndarjes së mallrave të ardhura nga importi, si dhe të atyre që ishin kontraktuar me firma të vendit të ndryshme, për shkak të grevës së përgjithshme, rezervat ushqimore për artikuj kryesorë llogariten në ditë. Ndërkaq ndërprerja e bllokuar në porte e në kufi në 1100 tonë sheqer, 1600 tonë vaj ushqimor, mbi 4000 tonë oriz, 1300 tonë miell, 1100 tonë sapun, 500 tonë patate dhe 250 tonë margarinë. Për mungesë sigurie nga firmat e huaja po vonohet furnizimi i sasive të tjera të sheqerit, vajit, mishit, qumështit të pluhur, gjalpit etj.
Nga mungesa e transportit dhe e karburanteve në shumë fabrika është ndërprerë prodhimi i makarona, i produkteve të sheqerit, i birrës, i pijeve freskuese, cigareve etj.
E njëjta situatë e rëndë është edhe për furnizimin e tregut me artikuj industrialë e në veçanti me artikujt e veshjes, të enëve të kuzhinës, materialeve të ndërtimit etj. Në këto kushte është hapur rrugë në mënyrë të shfrenuar spekulimeve dhe tregut të zi.
Janë rritur tensionet sociale, është tronditur qetësia dhe siguria e njerëzve, është çenuar rendi publik. Kohët e fundit në disa rrethe, si në Lezhë, Krujë, Shkodër, Elbasan etj., janë kryer veprime të dhunshme kundër pronës së popullit, të shoqëruara me djegie e shkatërrime deri edhe në përdorimin e armëve të zjarrit kundër punonjësve e forcave të rendit. Janë shuar aktet e dhunës kundër qytetarëve, duke filluar nga presionet, kanosjet e deri në krime kundër jetës, pa folur këtu për aktet e rrugacërisë të vazhdueshme bandos, të cilat janë bërë masive. Gjithashtu, vazhdojnë kalimet e paligjshme të kufirit tonë shtetëror nga persona të veçantë e grupe njerëzish.
Në këto kushte objektivat kryesore të Programit të Punës të kësaj qeverie janë: sigurimi i mallrave më të domosdoshme të konsumit të gjerë për furnizimin e popullit, stabilizimi i gjendjes në fshat dhe zhvillimi i industrisë e i degëve të tjera të ekonomisë nga mungesa e lëndëve të para, ndërprerja e thellimit të deficitit buxhetor brenda vendit e të bilancit të pagesave në jashtë, rivendosja e rendit publik dhe e qetësisë so-
(Vijon në faqen 3)