14/06/1991
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

14 qershor 1991

KONGRESI I 10-të U DHA FUND ME SUKSES PUNIMEVE

Kryetar i Komitetit Drejtues të Partisë Socialiste të Shqipërisë u zgjodh Fatos Nano Seancën e fundit të Kongresit të 10-të të PP-së dje paradite e drejtoi Xhelil Gjoni. Merrnin pjesë edhe presidenti i Republikës, Ramiz Alia, dhe Kryetari i Kryesisë së Kuvendit Popullor, Kastriot Islami. Ndodheshin gjithashtu përfaqësues të partive politike, të organizatave e shoqatave të vendit, të ftuar nga rrethet, gazetarë vendas e të huaj. Ishin të pranishëm titullarë e funksionarë të trupit diplomatik të akredituar në Shqipëri. Drejtuesi i seancës njoftoi se në punimet e Kongresit ka ardhur përshëndetje për të marrë pjesë një delegacion nga Partia e Prosperitetit Demokratik në Maqedoni. Fjala iu dha delegatit të Tiranës Musa Ulqini, i cili lexoi mesazhin e Kongresit të 10-të drejtuar anëtarëve të Partisë, simpatizantëve saj dhe të gjithë popullit shqiptar. Kongresi ka miratuar një rezolutë për çështjen e shqiptarëve në Jugosllavi. Pastaj fjalën e mori kryetari i komisionit të numërimit të votave, delegati i rrethit të Fierit, Ylli Hysi, (Vijon në faqen 2)

I JAPIM POPULLIT MESAZHIN QË SHQIPËRIA NUK KTHEHET MBRAPSHT

Fjala e shokut Fatos Nano në përfundim të punimeve të Kongresit 10 QERSHOR 1[?] KONGRES[?] Shokë delegatë! Në emër të shokëve të zgjedhur në komitetin drejtues dua t’ju falënderoj për besimin që shprehët, për angazhimin që treguat për rinovimin rrënjësor të partisë të shprehur në thirrjen që miratuam së bashku.

Qeveria e re betohet para Presidentit të Republikës, Ramiz Alia

Dje, pas marrjes së votbesimit në Kuvendin Popullor dhe para marrjes së funksioneve, Kryetari i Këshillit të Ministrave, Ylli Bufi, dhe anëtarët e Qeverisë së Stabilitetit të Vendit, u betuan para Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ramiz Alia, në sallën e tij. Anëtarët e Qeverisë hodhën firmat në formulën e betimit. Presidenti i Republikës, Ramiz Alia, me këtë rast ju uroi të gjithëve suksese e punë të mbarë në këtë Qeveri të parë pluraliste për të stabilizuar gjendjen ekonomike, politike e sociale të vendit dhe shprehu bindjen se ajo do të punojë me të gjitha forcat në shërbim të Atdheut. Në këtë ceremoni solemne ishte i pranishëm dhe kryetari i Kryesisë së Kuvendit Popullor, Kastriot Islami. (ATSH)

MINISTRI FEDERAL I PUNËVE TË JASHTME TË RF TË GJERMANISË DO TË VIZITOJË SHQIPËRINË

Ministri Federal i Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë, Dr. Hans Dietrich Genscher, më datën 15 qershor 1991 vjen në Shqipëri për një vizitë me ftesë të qeverisë së stabilitetit të vendit. Ministri Federal vjen dhe me cilësinë e kryetarit të Këshillit të Ministrave të KSBE, mbledhja e së cilës do të mbahet nga 19-20 qershor në Berlin, për të biseduar me qeverinë shqiptare për mundësinë e pjesëmarrjes së plotë të saj në KSBE. Vizita e zotit Hans Dietrich Gensher bëhen një rast të mirë për të diskutuar për zhvillimin e bashkëpunimit midis dy vendeve. (ATSH)

Për një kapërcim cilësor në marrëdhëniet shqiptaro-italiane

— Në konferencën e shtypit që mbajti dje ministri i Jashtëm italian Xhani De Mikelis — … deklaroi se nuk filloi sot, siç … shumë biseda … të … dhe me … gjëra … në … Marrëdhëniet … ndërkombëtare … tregu shqiptar … drejtim të domosdoshëm dhe të … ekonomik … e paq… Deklaroi se kalimi në përmjet …, në … dhe … stabilizimit kombëtar … (Vijon në faqen 4)

Mbërriti në vendin tonë ministri i Jashtëm i Italisë, Xhani De Mikelis

Me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme, Muhamet Kapllani, dje mbërriti për një vizitë zyrtare në vendin tonë ministri i Jashtëm i Republikës Italiane, Xhani de Mikelis. Në aeroportin e Rinasit kishin dalë për ta pritur ministri i Punëve të Jashtme, Muhamet Kapllani, dhe funksionarë të tjerë të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Ishin të pranishëm edhe ambasadori i jashtëzakonshëm e fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën Italiane, Dashnor Dervishi, dhe ambasadori i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës Italiane në Tiranë, Torquato Kardili. (ATSH)

Nga takimet e ministrit italian të punëve të jashtme

PRESIDENTI RAMIZ ALIA PRITI MINISTRIN E JASHTËM ITALIAN XHANI DE MIKELIS Dje pasdite Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ramiz Alia priti në Pallatin e Brigadave ministrin e jashtëm të Republikës Italiane Xhani De Mikelis. Presidenti Ramiz Alia, pasi i uroi ministrit të jashtëm italian mirëseardhjen në Shqipëri, vuri në dukje se kjo vizitë ngjarje me rëndësi të… (Vijon në faqen

(Foto: ATSH)

Partia e re Socialiste e Shqipërisë, do të vazhdojë të luftojë demokratikisht për të mbetur një nga forcat dhe alternativat kryesore politike të jetës së vendit dhe evropiane. europiane.

THIRRJE

Drejtuar anëtarëve të Partisë dhe simpatizantëve të saj, gjithë popullit shqiptar Kongresi i 10-të i zhvilloi punimet nga data 10 deri 13 qershor 1991. Punimet e këtij Kongresi u karakterizuan nga angazhimi serioz për rinovimin tërësor transformues të Partisë. Ai tregoi një preokupacion të madh për përballimin e situatave të vështira aktuale, ekonomike, politike, sociale dhe morale. Kongresi diskutoi me shqetësim për të gjetur rrugët më racionale për daljen nga kriza aktuale. Kongresi u distancua me forcë nga të metat, gabimet e së kaluarës dhe të gjithë ata që dëmtuan rëndë imazhin e Partisë në popull me privilegjet që i lejuan dhe i krijuan vetes. Kongresi afirmoi si një realitet e fitore historike pluralizmin politik. Ai e konsideroi si një nevojë të domosdoshme bashkëpunimin me forcat e tjera politike për interesat mbarëkombëtare. Kongresi u shpreh për një shoqëri demokratike, humane, me ekonominë e tregut, me mirëqenien e drejtësi sociale, për shtetin juridik ku të respektohet me rigorozitetin më të lartë liria dhe e drejta e njeriut progresi shoqëror, liria dhe pavarësia kombëtare. Kongresi duke gjykuar nga programi esencialisht i ri që miratoi, nga propozimet dhe kërkesat e shumta të bazës, si dhe duke patur parasysh rrjedhën logjike të ndryshimeve që kanë ndodhur në vendin tonë dhe që po afirmohen çdo ditë, vendosi që të krijohet Partia Socialiste e Shqipërisë në të cilën do të përfshihen të gjithë anëtarët e Partisë së Punës, të cilët me vullnet të lirë e bindje të plotë: a. E quajnë të kryer rolin dhe veprimtarinë hi[?] b. Pranojnë Programin e ri të Partisë Socialiste dhe Statutin, bazat ideoteorike e organizative, kërkesat e detyrat e tjera që dalin nga këto dokumente dhe luftojnë për orientimin e plotë e përfundimtar të saj si një forcë politike e alternativës socialiste të së majtës evropiane e më gjerë. c. Kuptojnë dhe realizojnë në praktikë konkurrimin dhe bashkëjetesën demokratike me forcat e tjera politike që u shërbejnë interesave kombëtare e përparimit të vendit në kuadrin e demokracisë parlamentare. Ky nuk është thjesht një ndryshim emri, një çështje forme, por shprehje e qartë e asaj përmbajtje dhe atyre objektivave të reja që miratoi ky Kongres. Kështu ky Kongres mbylli një etapë historike dhe po çel historinë e re të Partisë Socialiste. Anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Socialiste! Kongresi i 10-të ju bën thirrje që të përqafoni, të mbështesni e të propagandoni Programin e Ri dhe vendimet që u morën. Përqafimi dhe zbatimi i menjëhershëm i orientimeve që dha ky Kongres do ta bëjë Partinë Socialiste një forcë dinjitoze aktive në skenën e jetës politike shqiptare. Në radhët e Partisë sonë militojnë njerëz të ndershëm, të provuar në jetë përkushtimin ndaj interesave të popullit. Partia Socialiste deklaron publikisht dhe angazhohet të pasurojë nga radhët e veta të gjithë ata që e kanë të përlyer figurën e anëtarit të Partisë dhe që bëhen pengesë për realizimin e qëllimeve e të aspiratave të saj. Popull shqiptar! lisht të bazës, si dhe duke quajnë të kryer rolin dhe veprimtarinë historike të Partisë së Punës, shkëputin veten prej asaj bagazhi teorik dhe praktik të gabuar, të periudhës moniste, distancohen nga gabimet e shtrembërimet në vijën politike dhe në praktikën e saj. Problemet që kanë të bëjnë me të kaluarën e Partisë së Punës dhe personalitetet e saj t’i shohë historia. provuar në jetë për angazhohet të pastrone Popull shqiptar! Tek Partia Socialiste ju do të gjeni një forcë politike që do të luftojë me konsekuencë për të mbrojtur interesat tuaja më thelbësore. Ajo është një parti masash, parti e progresit shoqëror, e drejtësisë sociale dhe mbrojtjes së interesave mbarëkombëtare. KONGRESI I 10-të Tiranë, më 13.6.1991.

Shokë delegatë!