18/06/1991
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

18 qershor 1991

ANALIZË MË E THELLË PËR TË KORRUPTUARIT

Drejtuesit e komitetit të Partisë në Durrës ish anëtarë dhe kandidatë të Byrosë Politike që kongresi i përjashtoi nga partia për arsye të njohura, kanë edhe faje të tjera para popullit, organizatës së Partisë së Durrësit. Në Durrës ata mbretëronin siç u donte qejfi, duke krijuar kultet e tyre, çifligjet e tyre. Prandaj është më se e drejtë që kërkesa për analizë të mëtejshme që partia të pastrohet plotësisht nga ata elementë të degjeneruar që u grumbulluan rreth tyre dhe që u bënë vetëm demka e lolo të tyre. Kjo rrjedh nga domosdoshmëria që partia të pastrohet plotësisht, që partia e re socialiste me platformën e saj të re ideologjike, organizative etj. të jetë një nga forcat kryesore politike të vendit me besim të plotë në popull. Shkëputja nga masat në Durrës, një nga gabimet e mëdha të aparatit të komitetit të partisë nuk erdhi dhe një ditë. Ajo u krijua dalëngadalë. Masa fliste, anëtarët e partisë ngrinin zërin, por «udhëheqësit» «ushtarët besnikë të partisë» shikonin vetëm guaskën e tyre. E nisi me tamtame Muho Asllani në Durrës me ndërtimin e disa apartamenteve, por vetëm për të krijuar imazhin e tij personal, «perandorinë» e tij mikroborxheze: unë jam këtu, unë jam shpëtimtari, unë vulos dhe firmos, çdo kundërshtim ndaj meje paguhet shtrenjtë. Dhe këtë frymë shumë të keqe ia ushqenin dhe disa aparatchikë servilë, të krimbur, pa kurrfarë personaliteti. Komiteti i Partisë në Durrës u bë gati si një kështjellë ku njerëzit duhej të trokisnin dhe të trokisnin fort disa herë, por arrinin dhe nuk arrinin të takoheshin me sekretarët e tij. Dhe kur takoheshin e këtej rrethi e dinin se ka një «gjyeti» në Durrës, andej nga NB Sukthi, ku nuk hynte këmbë tjetër «vesëse ushtarët besnikë të partisë». Kërçiste çitja, madje edhe automatikut, si filjet, tamam si në luftë, kundër dhjetra e dhjetra fazanëve e shpendëve të tjerë. Ku shkonin këto viktima të mjerë? Disa kooperativa bujqësore u bënë plotësisht çifligje. Nga drejtuesit kryesorë të partisë në rreth furnizoheshin si hajdutët, tinës, me mish dhe tërë të mirat. Populli i dinte dhe këto gjëra, fliste, por për burokratë partjakë këto na i shihnin thash e themet. Anëtarët e partisë ngrinin zërin, por për këta burokratë ata ishin «grindavecë» dhe «rihës të unitetit». Qirjako Mihali edhe mbledhjet e byrosë i shtynte shpesh herë ose i bënte shpejt e shpejt sa për të kaluar radhën, se i ikte koha e shtrenjtë e gjuetisë së peshkut. Dhe shkonte jo vetëm të dielave, por çdo ditë. Këtë e shikonin të gjithë. Duhet ta ketë dëgjuar edhe ai ato që thuhen në Durrës se motoskafi ku hipte, shpesh dilte nga vija kufitare në det dhe vinin rojet bregdetare e ja kujtonin që të kthehej mbrapsht. I kanë dëgjuar drejtuesit partiakë të rrethit fjalët e popullit, se edhe politikën e kuadrit ua bënin edhe gratë e tyre. E di mirë Muho Asllani që në bëntë ligjin edhe në organet e drejtësisë, të cilat nuk guxonin ta kundërshtonin. Kësisoj ai dënonte ata që donte dhe mbyllte dosje ku i donte qejfi, siç ndodhi, psh, me çështjet e parkut të eksportit, ku implikoheshin mjaft kuadro të korruptuar partiakë në rreth e në qendër. E di populli se Qirjako Mihali i gjente kur makina e tij e drejtorëve të ndryshëm të komitetit të partisë, por dhe disa instruktorë që ndërronin shtipët kur tu tekën. U bë anekdotik në Durrës një shprehje e një sekretari i ri, një shtëpi e re. Dhe çfarë shtëpish, me nga dy hyrje apo më tepër, duke punuar me javë dhe muaj brigadat e komunales, duke i pajisur me materiale nga më të shtrenjtat, importi, mbaras ca nga turizmi etj., sepse në dushen ambientë të geta për kël-la zoterinj, që të mendonin sa më mirë dhe me krijimtari për të mirën e popullit, pranë oxhaqeve të tyre. Këta lloj feudalesh, që vetëm sekretarët nuk mund të quheshin, do të përgjigjen pa tjetër tani në analizat që do të bëjnë organizatat e partisë. Po të përgjigjen jo vetëm për këto, por dhe për të tjera gjëra. Kë do të bëjnë ata? Dhe në Durrës dihet e tri detyrave një bastion i shumë të pa afavë: ndërmarrjet e furnizimit materialo teknik, ku mjaft të paafte vegjetonin si pashallarë. Duhet të përgjigjen për qëndrimin negativ ndaj inteligjencies së mrekullueshme të Durrësit, që patriotët donin ta robotizonin. Duhet të përgjigjen këta ish drejtues edhe aparatë për të tjerë të aparatit që gatuan një rjështër në relacionet e tyre lart, pomponin artificialisht gjendjen reale, mbulonin të metat dhe kur bëheshin kritikat në shtyp, të bijat të bënin drejtimin ndaj autorëve të shkrimeve, se këta po na e nxinin punën e partisë në Durrës, se këta e kanë fajin për mosrealizimet dhe dukuritë e tjera negative. Në aparatin e partisë u grumbulluan mjaft elementë të paafte, të pvrulur, që e mernin rrugën vetëm për peshqeshe, për intriga, dallavere dhe prapaskena dhe pastaj për «contributin e tyre të madh» zinin vende të privilegjuara kur iknin nga aparati. Edhe këta duhet t’u jepnin llogari, sepse e çunuan rëndë edhe ata imazhin e Partisë. E çunuan njerëz të tillë dhe jo anëtarët e thjeshtë të saj që japin me mijra. Analizat duhen bërë shpejt. Ripërtëritja e gjithanshme e Partisë së re Socialiste fillon në bazë. Distancimi i plotë i saj nga e kaluara e hidhur filloi në kongresin e 10-të dhe do thelluar shpejt, sidomos në bazë. Partia Socialiste nuk mund të mbahet në gjirin e saj elementë të tillë. Kështu ajo do të bëhet më e fortë, më e pastër, më e freskët, më e ndershme, më progresive dhe më e dashur për popullin. Dhe do të bëhet pa tjetër. këtë frymë shumë të keqe ia ushqenin dhe disa aparatçikë Durrës u bë gati si një këstjellë ku njerëzit duhej të trokënskin dhe të trokësin fort disa herë, por arinin kur takoheshin, shumë prej tyre dilnin të diziluzionuar. Sa herë ndodhte që kur kishin pritje populli, sekretarët u bënin bisht dhe çonin në vend të tyre ndonjë instruktor. Herë pas here jepeshin urdhëra të mbylleshin dyert e komitetit dhe mezi hynin aty punonjës partie, kuadro, etj. që kishin probleme të ndryshme. Populli kishte halle shumë, ato ngriheshin nëpër mbledhje, ato i nënshtroheshin edhe anëtarëve e partisë, por privilegjet në Durrës rritejshin për pakicën partiake në drejtim. Shpirti mikroborgjez i kish çuar deri aty sa dhe televizorët me ngjyra ndaheshin nga sekretarët e parë. Ku u donte qejfi bënin «mirësira», por jo pa shpërblim. Janë justifikime që të revoltojnë ato, siç dëgjuam në kongres nga Muho Asllani dhe Qirjako Mihali. Populli i Durrësit dhe organizata e Partisë në qendër. E di populli se Qirjako Mihali i gënjeu kur makina e tij e drejtuar jo nga shoferi, por nga i biri, u përmbys në shinat e hekurudhës në NB Sukth dhe u derdh një duzine ma dh plot me raki dhe kur erdhi puna për analizë, e mbuloi faktin si pa gjë të keq. Nuk ka në të maruar quditar që kanë bërë drejtues të tillë që ia kanë pa tur me hile partisë dhe popullit dhe që e kanë dëmtuar rëndë imazhin e saj. Durrësi ishte bërë një bllok tjetër i fuqishëm. Që nga vila e madhe dhe në kadrën e tij, ku vinën dhe klonin kohën si mbretër ish drejtues kryesorë të partisë që nga qendra, në vila e udhëheqjes në plazh, ku harxhoheshin miliona për luks e ushqim, të rrethuar me gardhe hekurash e ushtarë, sikur të jetonin në planet tjetër dhe jo midis popullit. Në këtë atmosferë tuthëllopta të tërë lëvrinin, ish sekretarë partiakë në rrreth e në qendër.

Dje në Kuvendin Popullor

Dje pasdite në orën 17.00, filloi punimet Kuvendi Popullor, i cili vazhdoi me shqyrtimin e diskutimin e dekreteve normative. Nënkryetari i Kryesisë së Kuvendit Popullor, Lush Përpali, që drejtoi seancën tha që të kalojmë në miratimin e ligjit «Për policinë financiare». Deputeti Ismail Lleshi duke marrë fjalën theksoi se tani grupi parlamentar që ai përfaqëson do të quhet grupi parlamentar i Partisë Socialiste. Deputeti Neritan Ceka, në emër të grupit parlamentar të PD, uroi për emrin e ri të Partisë Socialiste dhe grupin parlamentar, të saj që përfaqësohet në këtë kuvend, për zgjerimin e bashkëpunimit, për çuarjen më përpara të proceseve të demokratizimit të mëtejshëm të jetës së vendit. Për emrin e ri të Partisë Socialiste uroi edhe deputeti i Omonias, Panajot Barka. Ai gjithashtu, bëri sqarim për mosmarrjen pjesë në seancën e mëparshme për arsyet e mungesës së mjeteve të komunikacionit. Pastaj filluan diskutimet rreth dekretit «Për policinë financiare». Deputetët miratuan në fillim në parim këtë dekret, ku midis të tjerash vihet në dukje se policia financiare është organ ekzekutiv i armatosur e i specializuar për kontrollin e zbatimit të legjislacionit fiskal nga sektori shtetëror e privat dhe nga personat fizikë e juridikë të huaj ose shqiptarë me seli jashtë territorit të Shqipërisë që ushtrojnë veprimtari ekonomike në territorin e vendit tonë. Drejtoria e Policisë Financiare krijohet pranë Ministrisë së Financave dhe ka degët e saj në rrethe. Ajo varet nga Ministri i Financave dhe jep llogari edhe para Komiteteve Ekzekutive të Këshillave Popullore të rretheve e rajoneve. Në dekret përcaktohen detyrat që ka policia financiare dhe të drejtat e saj. Deputetët diskutuan gjithashtu rreth neneve të këtij dekreti, për të cilin kishin paraqitur vërejtjet e tyre Komisioni i Buxhetit, Thesarit e Statistikës, dhe ai i Ligjeve të Kuvendit Popullor. Mbi këtë bazë ata miratuan nen për nen dhe në tërësi dekretin «Për policinë financiare». Punimet fillojnë sot në orën 17.00. (ATSH)

Ministri i Jashtëm u nis për Gjermani

Dje u nis për në RF të Gjermanisë një delegacion i vendit tonë, i kryesuar nga ministri i Punëve të Jashtme, Muhamet Kapllani, që do të marrë pjesë në Mbledhjen e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të shteteve pjesëmarrëse në KSBE, e cila do të zhvillohet në Berlin, më 19-20 qershor 1991. Në përbërje të këtij delegacioni janë edhe përfaqësues drejtues të partive politike: kryetari i Partisë Socialiste, Fatos Nano, kryetari i Komisionit Drejtues të Partisë Demokratike, Sali Berisha, kryetari i kryesisë së Këshillit Drejtues të Përkohshëm të Partisë Socialdemokrate, Skënder Gjinushi, dhe anëtari i Komisionit Nismëtar të Partisë Republikane, Hysen Cobani. Për të përcjellë delegacionin, në aeroportin e Rinasit kishin zëvendëskryetari i Këshillit të Ministrave, Zyhdi Pepa, ministri i Tregtisë së Brendshme dhe Turizmit, Agim Mero, Sekretar Shteti i Arsimit, Paskal Milo, zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Sokrat Plaka, funksionarë të Ministrisë së Punëve të Jashtme, si dhe përfaqësues të lartë të Partive politike në Shqipëri. Ishte i pranishëm edhe i ngarkuari me punë a. i. i ambasadës së RF të Gjermanisë në Republikën e Shqipërisë, Kristian Nakon. (ATSH)

Nga takimi i qeverisë me përfaqësuesit e sindikatave

Në mbledhjen që u zhvillua më 17.6.1991, në selinë e Këshillit të Ministrave, Qeveria e Stabilizimit të vendit së bashku me përfaqësuesit e Sindikatave të punonjësve shqyrtoi kërkesat e bëra prej tyre. Kryeministri Ylli Bufi, u foli përfaqësuesve të këtyre Sindikatave për masat që ka menduar të marrë qeveria për t’i dhënë zgjidhje kërkesave me karakter të përgjithshëm të Sindikatave, siç janë ndryshimet në sistemin e pagave, pensioneve të bursave. Qeveria, theksoi Kryeministri, është e mendimit që pagat e punonjësve, të sektorit shtetëror të rriten në terësi në masën 50 për qind. Kjo rritje do të jetë më e lartë, nga 60 deri 80 për qind, për punonjësit e naftës, të ndërtimit, të prodhimit të materialeve të ndërtimit, të prodhimit të energjisë elektrike e të avullit, për punonjësit e parë, duke filluar në 15-ditëshin e parë të korrikut, pagat do të rriten 25 për qind për të gjithë punonjësit e sektorit shtetëror dhe 15 për qind për punonjësit e minierave. Në 15-ditëshin e parë të shtatorit do të bëhet rritja e plotë e pagave, nga 50 deri 80 për qind sipas degëve të ekonomisë dhe sektorëve të tjerë. Shtesën e pagës prej 50 për qind do ta përfitojnë edhe specialistët e bujqësisë që punojnë në kooperativat bujqësore dhe që paga u kompensohet nga shteti. Në masën që ka menduar të marrë qeveria dhe që u parashtrua përfaqësuesve të Sindikatave parashikohen edhe rritja e pensioneve minimale të gjitha kategorive, në sektorin shtetëror e kooperativist në masën 25 për qind. Pasi bëhet kjo rritje, këto pensione si edhe pensionet e kategorive të tjera tjerë. Në variantin e masave që ka marrë qeveria është parashikuar edhe rritja prej 50 për qind e bursave të studentëve dhe të nxënësve, duke filluar nga 1 shtatori i vitit 1991. Në këtë mbledhje disa anëtarë të qeverisë theksuan se nuk mund të ketë reformë ekonomike pa bërë liberalizimin e çmimeve dhe të pagave. Këshilli i Ministrave do të mbajë nën kontroll e pa rritje çmimesh një sërë mallrash që lidhen me sigurimin e bazës së jetesë së popullit. Çmimet do të jenë të kontrolluara dhe «me tavan» nga Ministria e Financave edhe për një sërë artikujsh të rëndësishëm, ndërsa për artikujt e tjerë çmime do të vendosen nga prodhues e konsumatori, sipas kërkesës e ofertës. Liberalizimi i këtyre çmimeve do të fillojë pas 16 shtatorit. Për rritjet e herë pas here do të bëhet indeksimi i çmimeve me rritje përkatëse të pagave. Përfaqësuesi i Sindikatës së Hekurudhave ra dakord me masat e propozuara nga Këshilli i Ministrave për zgjidhjen e kërkesave të saj dhe deklaroi se greva në këtë sektor ndërpritet menjëherë. Pas diskutimeve të anëtarëve të qeverisë dhe përfaqësuesve të Sindikatave Këshilli i Ministrave vazhdoi punimet për të bërë formulimet zyrtare të përgjigjeve ndaj kërkesave të bëra nga Sindikatat. Vendimet përkatëse që do të merren nga ky takim do të publikohen. elektrike e të avullit, për punonjësit e ruajtjes së rendit dhe ushtrisë. Për sa i përket punonjësve të minierave e të gjeologjisë që punojnë nëntokë, të cilët përfituan në janar të këtij viti një rritje pagash prej 60 për qind, pagat aktuale të tyre do të rriten edhe me 15 për qind të tjera. Për punonjësit e tjerë të këtyre sektorëve, të cilët në janar përfituan rritje page më pak se 50 për qind, rritja e tanishme e pagave do të bëhet deri sa të plotësohet diferenca deri në 50 për qind, duke marrë për bazë nivelin e pagave para 1 janarit. të sektorit shtetëror të rriten në tërësi bazë nivelin e pagave para 1 janarit. Duke patur parasysh gjendjen aktuale monetare të Bankës së Shtetit Shqiptar, rritjen e pagave qeveria mendon ta bëjë në mënyrë të shkallëzuar, në dy faza: Në fa-

Kthehen nga Italia 413 refugjatë shqiptarë

Parmbrëmë në orën 21.25 hyri në portin e Durrësit dhe u akostua në kalatat e tij anija traget italiane «Sansovino Venezia». Me të u kthyen nga Ankona e Italisë 383 refugjatë shqiptarë, të ikur ditët e fundit me mjete të papërshtatshme lundrimi. Ata ishin nga qytetet e Fier e Fier dhe fshatrat përreth Vlorë. Refugjatët shoqëroheshin nga Drejtoria e Karabinierisë italiane. Në port ndodheshi ministri i Drejtësisë, z. Shefqet Muçaj, deputetë, përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Jashtme të partive të ndryshme politike, të forumit të të drejtave të njeriut e sindikatave të pavarura të tjera. Ndodhej edhe ambasadori italian në Shqipëri, Torquato Cardilli. Organi i ruajtjes së rendit dhe i pushtetit në rreth kishin marrë të gjitha masat për zbarkimin e refugjatëve dhe nisjen me autobuzë për në qendrat e banimit. Autobuzi i fundit u nis nga Durrësi për në rreth e banimit të refugjatëve në orën 22.05, ndërsa anija traget doli nga porti në orën 22.30. I gjithë operacioni u krye në qetësi të plotë dhe pa asnjë incident. Gjithashtu po parmbrëmë me anijen traget «Buona Speranza» u sollën nga Ravena e Italisë 30 refugjatë të tjerë shqiptarë. Kjo anije nuk hyri në port, ndaj në orën 22.00 u nis për në radë, ku qëndronte rimorkiatori «Durrahu». Atje i morën në dorëzim nga autoritetet italiane organet e pushtetit dhe forcat e ruajtjes së rendit. Rimorkiatori hyri në port në orën 23.15 minuta. Me qetësi edhe këta refugjatë u hipën në autobuzë e u dërguan pranë qendrave të banimit të tyre. (ATSH)

Presidenti Ramiz Alia i dërgon telegram urimi Mbretëreshës së Britanisë së Madhe

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ramiz Alia i dërgoi Mbretëreshës së Britanisë së Madhe, Elizabeth II, një telegram urimi me rastin e festës kombëtare dhe ditëlindjes së Mbretëreshës. Në telegram thuhet: «Madhëria Suaj, përzemërsisht dëshiroj t’ju përcjell urimet më të mira që formuloj në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, e dërgoj Madhërisë Suaj përjetimet e ngrohta dhe urimet më të mira që formuloj për Mbretërinë Tuaj dhe personalisht Madhërisë Suaj.» (ATSH)

Njoftim i zëdhënësit të Ministrisë së Bujqësisë

Kohët e fundit në disa rrethe të vendit po vërehen lëvizje të popullsisë pa asnjë kriter, sidomos nga fshati në drejtim të qyteteve ose afër tyre, si dhe nga zonat e larta e malore në ato të ulta e fushore. Veçanërisht në rrethin e Shkodrës shumë familje nga fshatrat e rretheve Pukë, Kukës, Tropojë, Lezhë e Krujë, si dhe nga zona e Dukagjinit kanë shkuar në fshatin Vrakë, duke shfrytëzuar shtëpi dhe parcela - kullturore si cer dhe, kopshte shtëpi kulture etj. Gjithashtu ata kanë rëmbyer bagëti nga kjo dhe ekonomi të tjera bujqësore, po dëmtojnë kulturat bujqësore të mbjella grabisin prodhime të gatshme si, foragjere, perime, patate etj. Këto veprime që kanë sjellë shqetësime te banorët vendas, janë në kundërshtim të plotë me ligjet në fuqi. Në këtë kuadër e disa fshatarë kanë mendime për të marrë tokat që kanë patur para kolektivizimit në kohën kur të gjithë jemi dëshmitarë të ndryshimeve shumë të mëdha demografike të lëvizjeve nga fshati - brenda kooperativës si bashkuar e nga fshati në qytet. Se si do të veprohet me tokën do të përcaktohet në ligjin e ri që do të miratojë së shpejti. (Vijon në faqen 2)

Një nënshkrua marrëveshja Bazë me PNUD-in

Dje u nënshkrua në Tiranë marrëveshja Bazë midis Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin (PNUD). Në emër të qeverisë shqiptare marrëveshjen e nënshkroi ministri i Punëve të Jashtme Muhamet Kapllani, dhe në emër të PNUD-it nga përfaqësuesi rezident i PNUD-it në vendin tonë, Jean-Nicolat Marshall. Në ceremoninë e nënshkrimit i shinë anëtarët e delegacionit të PNUD-it, Leuenen Miller, koordinator e programit të Evropës në Zyrën e vendeve arabe dhe të Evropës dhe funksionari i PNUD-it, Yousef Ibrahim. Nga pala shqiptare ishin të pranishëm Petrit Shkëndja, kryetari i Komitetit të Shkencës dhe Teknikës, Paskal Milo, sekretar Shteti i Arsimit, Nikolla Konomi, rektor i Universitetit të Tiranës, etj. (ATSH)

Zgjidhja e PT-së: të mërziten njerëzit, të mos lodhet posta

Vëzhgim 17 qershor 1991. Qytetarët vitin e kaluar e kishin mbledhur mendjen me pajtimet në shtypshk. Sivjet fushata filloi më me vonesë. Nëpër zyrat e PT-së të rrethit të Tiranës merr vëmendjen një përgjigje: abonimet bëhen tek posta qendrore. Drejtoremi atje. Shumë qytetarë me fletë pajtimet më duar qëndrojnë para pesë punonjësve që me sa duket kanë marrë përsipër të kryejnë pajtimet në të gjitha organet e shumta të shtypit. Rrugët e gjata deri në qendër dhe përgjigjet e pakontrolluara të shpërndara edhe adoptuar për fushatën, kanë orientuar masën e abonentëve. Bisedojmë me kryetarin e degës së shtypit në PT-në e Tiranës, Gëzim Mezini: - Me që fushata filloi më me vonesë, ne me iniciativë përqëndruam pajtimet në një zyrë të vetme, në mënyrë që të përpunohen sa më shpejt kartelat - thotë ai. Por e vërteta flet ndryshe. Ky farë përqëndrimi jo vetëm nuk shpejton punën, por deri tani nuk jep informacionin e duhur as për numrin e pajtimeve. Gjykohët vetëm se ky numër ka pësuar rënie. Nisur nga interesimi në rritje i lexuesve, nga ankesat e tyre, për të mirën e punës, kemi një sugjerim për drejtorinë e PT-së së Tiranës: të lejojë novatorizimin «iniciativat» që evartin punën dhe mërzitin njerëzit. Drejtuesit e Drejtorisë së Përgjithshme të PT-së të mos jenë vetëm «shërbyhën», SOKOL GRUDA ARBANITA RREDHI

DEKRET

Për një ndryshim e një shtesë në përbërjen e Qeverisë së Stabilitetit të Vendit Në mbështetje të nenit 33 të Ligjit nr. 7491, datë 20.4.1991 «Për dispozitat kryesore kushtetuese» dhe me propozimin e Kryetarit të Qeverisë së Stabilitetit të Vendit; Vendosa: 1. Fatos Nano, lirohet nga detyra e ministrit të Lidhjeve Ekonomike me Jashtë, me kërkesën e tij. 2. Ylli Çabiri, emërohet ministër i Lidhjeve Ekonomike me Jashtë. 3. Teodor Kareco, emërohet Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave. 4. Ky dekret hyn në fuqi menjëherë. Tiranë, më 17.6.1991 Nr. i dekretit: 5 PRESIDENTI I REPUBLIKËS Ramiz Alia