Sot është data 25 qershor. Është kulmi i fushatës së korrjes e shirjes së grurit. Informacione pjesore nga rrethe dhe ekonomi të veçanta kemi dëgjuar.
Po, panoramë të përgjithshme të këtyre ditëve vështirë se gjen. Në Ministrinë e Bujqësisë, ku gjithsesi shpreson të mësosh diçka mbi mbarëvajtjen e punëve të kësaj fushe nuk gjen as të dhëna të evidencës për këto ditë të fundit. Nga evidenca javore e datës 19 qershor mëson se vetëm 7 për qind e sipërfaqes së grurit të mbjellë është korrur. Krahasime me një vit më parë as që mund të bëhen. Por nuk na shqetëson thjesht vonesa, se sa ato çka po ndodhin.
Një shkrehej e përgjithshme në ministri, kur jemi mesuar që për këtë fushatë të flasim me superlativa: mobilizëm i përgjithshëm, angazhim total i forcave dhe mjeteve etj., etj., si këto. Ku shkoj kjo frymë, si u shua kaq shpejt ajo ndjenjë përgjegjësie e drejtueseve që në ekonomitë bujqësore, rrethet e deri në dikastere e Qeveri? Kuptohet, këtu nuk e kemi fjalën për sloganet, që janë bërë të padurueshme, as për mobilizimin fals të drejtuesve, por për përgjegjësinë që duhet të ndiejë mbi të gjithë për një problem kaq të madh, si është sigurimi i bukës së popullit. Pa shqetësimin më të vogël tregohen fakte nga drejtuesit se si vihet e shpërdorohet gruri. Të krijohet përshtypja se nuk jemi në kulmin e fushatës së korrje-shirjes, por në kulmin e fushatës së vjedhjes së prodhimit. Dhe kjo është e vërteta. Veçse një gjë mund të nxjerrim nga këto çfarë po ndodhin: fushata është etaloni që përcakton aftësitë e kuadrove, medaljen (karrierën) ose dënakun; ndërsa tani ata janë kthyer thjesht në vëzhgues të kësaj tragjikomedie që po luhet me bukën e popullit.
I kemi mirëpritur e do t’i mirëpresim ndihmat e kreditë që po japin të huajt. Ndihmat me drithë që na japin Turqia, Gjermania e SHBA-ja janë një më shumë si politik, që ne i vlerësojmë si ura miqësie me popullit e shtetet e këtyre vendeve. Por ato janë thjesht ndihma simbolike, që kërkuesi s’mund të na mbajnë gjallë. Kreditë e ndihmat që do të marrim na duhen për të investuar, për të rindërtuar ekonominë. Në të kundërt, nëse ato do të përdoren për të blerë drithë e ushqime të tjera, atëherë do ta kemi të vështirë ta nxjerrim ekonominë nga humnera. Ndaj na duhet që bukën e ushqimin tonë ta sigurojmë kryesisht vetë. Ky është mesazhi për bukën e popullit.
VENDIMET E KONGRESIT GJEJNË ZBATIM NË BAZË
Çfarë po shkruhet në faqen e parë të rinovimit...
Të mbyllet një epokë e të fillojë një tjetër nuk do të thotë se fare papritmas, me një urdhër administrativ të zgjohesh në mëngjes i rinovuar.
Një gjë të tillë e kërkonte koha dhe erdhi si domosdoshmëri e saj.
Rinovimi e ktheu faqen e tij të parë me përfundimin e punimeve të Kongresit. Një faqe do të shkruhej aty, që njerëzit të lexonin fillimin e një mbarësie të re apo gjërmat e fjalët e vjetra do të rishkruheshin me një shfaqje tjetër. Fleta e parë e rinovimit dështon për të parën, për mbarësi.
Çfarë u shkrua aty? Mendoj shumë gjëra.
Pjesëmarrësit në Kongres, por, siç e dëshmojnë këto ditë, edhe populli, anëtarët e simpatizantët e Partisë Socialiste, e dëshmuan udhëheqjen e re, programin e ri. E dëshën jo vetëm thjeshtë si u zgjodhën nga korrupsioni i disa udhëheqësve, por e dëshën këtë udhëheqje edhe nga përbërja e saj. Djem e vajza të arsimuar, me mendësi të reja, pa paragjykime e komplekse përndryshe. E dëshën se ata, në këtë ditë prove, dëshmuan për qëndrueshmëri në të ardhmen.
Kishte edhe pjesëmarrës në Kongres, por edhe të tjerë që e ndoqën atë, që ndoshta edhe u tulatën në fillim, që menduan sinqerisht se rinovimi nuk ishte i plotë. Kjo ndoshta edhe nga diskutimet e ndonjë delegati, edhe nga disa brohoritje të tejkaluara nga koha, që bëjnë më shumë thirrje për gatishmëri, se për aspirata më të larta sociale e njerëzore, edhe pse mes delegatëve ishte ndonjë që nuk e meritonte. Është e kuptueshme si ripërtëritja apo më saktë krijimi i një përmase të re në jetën e kombit, siç është sot Partia Socialiste, nuk është i lehtë. Ai nuk mund të bëhet me mbarimin e një seance dhe fillimin e një tjetre, me lënien e një diskutimi e zgjatjen e një tjetri. Të ishte kështu Partia rinovohej me kohë. Si erdhën punët, ato kërkonin themele të reja politike, përmasa të reja ideologjike, struktura e mendësi ekonomike të kohës. Dhe këtu u shkruan në faqen e parë të rinovimit.
Ndodhi që të nesërmen, pas përfundimit të punimeve të Kongresit, të isha në selinë e Partisë Socialiste të Shkodrës. Erdhen shumë vetë në fare pak kohë. Kërkonin të dinin diçka më shumë për ecurinë e punimeve. Për diskutimet e shkollës, për të zgjedhurit, por edhe për qëndrimin e ropëtë e të drejtë ndaj kastës burokratike. Pyetnin për reformimin, për programin, për objektivat e reja. Filloi një bashkëbisedim që në shkallët e vazhdoi edhe nëpër dhomat e punës. Nuk e pashë këtë vërshim të njerëzve si një kuriozitet. M’u duk se ajo ishte shenja e parë e rifillimit të besimit të humbur, e pranisë njerëzore ndaj shfaqjes së një Partie të re. Ndodhi kështu edhe në takimin e organizuar në teatrin «Migjeni» me nënkryetarin e Partisë Socialiste, Spiro Dede. Kërkesat ishin të shumta për pjesëmarrje. Nga njerëz të ndryshëm, qofte edhe opozitarë. Pse? Duan të dinë për ndryshimet e sotme dhe të ardhshme të Partisë Socialiste. Në fund të fundit do është shenjë e besimit ndaj saj. Ndoshta edhe e pashprehur mirë, ndoshta edhe e pakonceptuar si duhet, brenda vetes. Dhe kjo do shkruhet në faqen e parë të rinovimit si shenjë e mbarësisë.
Masa e gjerë e Partisë Socialiste po e ndjek veprimtarinë e drejtuesve me ngrohtësi e simpati, me respekt. Sepse ata shohin tek drejtuesit e rinj reformatorët e domosdoshëm, njerëz me prirje të kohës, me autoritet të natyrshëm. Edhe kjo është shenjë mbarësie në faqen e parë të rinovimit.
Do të doja të përfundoja këtu këtë shënim. Por dy gjëra nuk mund të rri pa i shënuar. Ka ende organizata partie në bazë, por edhe te komitetet në rrethe që presin sikur rinovimi të bëhet nga lart. Presin përshëmbull degët nga qendra, siç ndodhi në Shkodër, presin orientime zë mbërthime të tjera. Kjo është mendësi e vjetër, e tejkaluar nga koha.
Është edhe diçka tjetër. Nuk do të besoje në rinovimin e Partisë, apo më saktë, në daljen në skenë të një Partie të re, vetëm opozita. Ajo i bie të gjitha burive për të kundërtën e saj. I quante dhe neokomunistë, edhe rinovim, edhe... mjaft gjëra të tjera. Vërtet nuk beson? Qofsha i gabuar, por më duket se përfoci të tilla dhe profetë të tillë janë tepër të vonuar.
Rinovim por pa sentimentalizëm
BERAT
Ndër idetë kryesore të kongresit të 10-të të Partisë, mund të veçohen shkëputja dhe distancimi nga e kaluara, nga mendësitë dhe praktikat e vjetëruara.
Kjo jo thjesht në formë, por mbi të gjitha në përmbajtje. Është pritur fryma e vlerësimeve realiste të njeriut apo tjetrit anëtar dhe drejtues partie të pasqyrohet edhe në organizatat bazë. S’ka përse të mendohet: «kaq vjet në parti e tani ta përjashtojmë», ose «vërtet ky është i nevojshëm, por si njeri s’është i keq». Kushdo qoftë që është i diskutuar, që është me vese, që qenien në parti
Me një program modern
- DURRËS -
Këto ditë në një nga sallat e komitetit të Partisë Socialiste të rrethit të Durrësit u organizua një takim me shkrimtarin Qamil Bu-
Këto ditë në një nga sallat e komitetit të Partisë Socialiste të rrethit të Durrësit u organizua një takim me shkrimtarin Qamil Bu[x].
Komuniteti Evropian do të ndihmojë Shqipërinë
- Zëvendëskryeministri Gramoz Pashko takohet me nënkryetarin e Komisionit të Komunitetit Evropian, Franc Andriesen. -
Dje në selinë e Komunitetit Evropian në Bruksel, zëvendëskryeministri dhe ministri i ekonomisë, Gramoz Pashko, u ndodh këtu i takua me nënkryetarin e Komisionit të Komunitetit Evropian, Frans Andriesen. Ata shkëmbyen mendime për zhvillimin e marrëdhënieve dhe mundësitë e bashkëpunimit ekonomik midis Shqipërisë dhe Komunitetit Evropian në fusha të ndryshme me interes reciprok.
Zëvendëskryeministri Pashko foli për programin ekonomik të Shqipërisë së stabilizimit kombëtar dhe përpjekjet që po bëhen për kapërcimin e krizës ekonomike. Ai u ndal gjerësisht në paketën e reformave ekonomike që janë hartuar në kuadrin e kalimit të ekonomisë shqiptare në një ekonomi tregu. Pasi përshëndeti vendimin e Komunitetit Evropian për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Shqipërinë, ai vuri në dukje rëndësinë që vendi ynë i kushton marrëdhënieve dhe
(Vijon në faqen 4)
Ministri i Jashtëm Muhamet Kapllani do të takohet me ministrin e Jashtëm grek, Antonis Samaras
Me ftesë të ministrit të Jashtëm të Greqisë, Antonis Samaras, ministri i Jashtëm i Republikës së Shqipërisë, Muhamet Kapllani, do të shkojë më 26 qershor në Korfuz për të takuar me ministrin e Jashtëm grek.
Ata do të bisedojnë për të gjitha fushat, që përfshijnë marrëdhëniet dypalëshe dhe do të shkëmbejnë mendime për probleme politike të kohës.
(ATSH)
Kredi greke për vendin tonë
Ministri i Lidhjeve Ekonomike Ylli Çabiri bëri një vizitë zyrtare në Greqi dhe zhvilloi bisedime me Ministrin Plotësues të Ministrisë së Transportit Hatzidakis për rrugët e zhvillimit ekonomik dhe të marrëdhënieve tregtare. Gjatë bisedimeve u nënshkruan marrëveshje për kredi greke [?] dhe për […] bankare.
BERAT
mbi të gjitha në përmbajtje. Është pritur mirë fryma rinovuese e kongresit, ndërprerja e emrit nga Parti e Punës në Parti Socialiste, përjashtimi nga radhët e Partisë i disa udhëheqës të saj, zgjedhja e njerëzve të rinj në udhëheqjen e re etj.
Por në biseda me anëtarë të Partisë Socialiste si dhe me simpatizantë të saj në rrethin e Beratit, herë-herë kemi ndershur edhe ndonjë vërejtje apo sugjerim që mendojmë se ia vlen të themi diçka më gjatë. Fjala është për sentimentalizmin. S’ka rinovim të vërtetë kur në mes është futur sentimentalizmi, - thotë anëtari i Partisë Edmond Shqiño. Në këtë kohë kjo ndjenjë është antirinovuese, pasi shpesh, duke u përzier me nostalgjinë për të kaluarën për një personalitet, për një episod sot, etj. në fund të fundit s’bën gjë tjetër veç i shton jetën së kaluarës; paragjykimeve të saj e për rrjedhojë frenon të renë, aq të domosdoshme për ekzistencën e partisë së rinovuar dhe të misionit të saj.
Me pak fjalë, shqetësimi është që të rinovohet e partia, përvojën [?] stal
… ose «verty kës është i ndershëm, por si njeri s’është i keq etj.». Kushdo qoftë që është i diskredituar, qoftë i shlyer me vese, që qëenien në parti apo në drejtim të saj e ka shfrytëzuar për t’i hipur në qafë popullit, s’ka pse të qëndrojë në Partinë Socialiste. Në të njëjtën kohë duhet thënë se pa paragjykime nga e kaluara të rrezikohen e të rivlerësohen për t’u futur në partinë e re të gjithë ata që e përjashtuan padrejtësisht për motive të vockëla. Rastet që përmendëm janë më të dukshëm se sa rastet kur anëtari apo drejtuesi i organizatës bazë kanë bërë të tyre psikologjinë e të diktuarit. Këta diktatorë «të vegjël», kanë imponuar te tjerët servilizmin, nënshtrimin, karrierizmin, pra antinjeriun. Ky shpërdorim i vlerave njerëzore desh të shkatërrojë njeriun e ndershëm, atë që do të mbushet radhët e Partisë. A do të vazhdohet më kështu? Sigurisht që jo. Mbi të gjitha sepse është dukur çdo bazë bashkë për më njerëzishër e partie, rinovim total kërkohet, pa sentimente, pa lot nostalgjikë.
ASLLAN SARAÇI
Modern
- DURRËS -
Këto ditë në një nga sallat e komitetit të Partisë Socialiste të rrethit të Durrësit u organizua një takim me shkrimtarin Qamil Buxheli dhe Artistin e Popullit Kadri Roshi, ku mernin pjesë anëtarë të Partisë Socialiste, veteranë dhe të rinj.
shkrimtarin Qamil Buxheli dhe Artistin e Popullit Kadri Roshi, ku mernin pjesë anëtarë të Partisë Socialiste, veteranë dhe të rinj. Të dy shokët u ndalën gjerë në vendimet e Kongresit të 10-të, në përmbajtjen e programit të ri të Partisë Socialiste, në detyrat që i dalin asaj dhe gjithë anëtarëve të Partisë dhe simpatizantëve të saj për t’u bërë një nga forcat më të fuqishme politike në jetën e vendit.
Po këtë ditë, në pallatin e kulturës «A. Moisiu» u organizua një takim tjetër me nënkryetarin e kryesisë së Komitetit Drejtues të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Servet Pëllumbi. Pjesëmarrja ishte mjaft e gjerë. Edhe në këtë takim u fol gjerësisht për platformën e re të Partisë Socialiste, që aderon plotësisht në të majtën evropiane dhe që do të jetë një forcë politike aktive dhe e aftë për të realizuar programin e saj.
Në këto takime u bënë pyetje të ndryshme ku shokët e ftuan bënë sqarimet e nevojshme.
SOTIRAQ GJORDENI
Notë proteste për keqtrajtimin e shtetasve shqiptarë në aeroportin e Parisit
Dje Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë i dërgoi Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Franceze një Notë ku shprehet keqardhja dhe protesta për keqtrajtimin e 26 shtetasve shqiptarë, të cilët, mbi gjithsej kishin viza të miratuara nga MPJ e Francës, u kthyen forcërisht në atdhe pa vizituar të afërmit e tyre në Francë.
Konferencë shtypi në Ministrinë e Punëve të Jashtme
Dje pasdite, në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Tiranë, u organizua një konferencë shtypi lidhur me kthimin forcërisht të 26 qytetarëve shqiptarë nga Franca, ku kishin shkuar me shërbim ose si vizitorë tek të afërmit e tyre. Merrnin pjesë gazetarë të organeve qendrore, ATSH-së dhe Radiotelevizionit.
Kryetari i Byrosë Juridike në këtë ministri, Ksenofon Krisafi, tha se më datën 16 qershor 1991 me avionin e shoqërisë Air France mbërritën në aeroportin e Parisit një numër shtetasish shqiptarë në Francë. Sipas procedurës së vendosur nga pala franceze, datë 20 gusht 1990, vizat për shtetasit e mësipërm u miratuan nga MPJ të Francës, të cilat sipas praktikës u përcaktuan nga pala franceze merren në aeroportin e mbërritjes në Paris. Shtetasit shqiptarë pas komunikimit të këtij miratimi, mbërritën në Paris.
Por fatkeqësisht vazhdoi ai, në vend që ata të trajtoheshin normal- [teksti vazhdon jashtë kuadrit]
(Vijon në faqen 4)
Manifestim solidariteti i Shoqërisë Politiko-Adhëtare “Camëria”
Të dielën, në pallatin e sportit “Partizani”, Kryesia e Shoqërisë Politiko - Adhëtare “Camëria” në bashkëpunim me degën e kësaj shoqërie për Tiranën, organizoi një manifestim solidariteti për të mbështetur Republikën e Kosovës.
Merrnin pjesë anëtarë të shoqërisë nga Tirana dhe nga qendra të banuara të rrethit, si dhe një grup shqiptarë nga Kosova.
Në fillim, pjesëmarrësit u ngritën në këmbë dhe mbajtën një minutë heshtje për të nderuar martirët kosovarë të masakruar gjatë gjithë kohërave nga shovinizmi serb.
Kryetari i Shoqërisë Politiko-Adhëtare “Camëria” doc. Abaz Dokaça, ndër të tjera tha se, organizojmë këtë manifestim për të përkujtuar përvjetorin e parë të Shpalljes së Republikës së Kosovës dhe shqiptarëve të tjerë që jetojnë në trojet e veta në Jugosllavi kundër shkeljeve të të dre- [teksti vazhdon jashtë kuadrit]
(Vijon në faqen 2)
Nga puna në repartin e lustrafinave në ndërmarrjen e këpucëve në Gjirokastër. (Foto: N. Xhufka)
Enigma e kambizmit
- NË BORXHIN PREJ MBI 400 MILIONË DOLLARË «KA KONTRIBUAR» EDHE SEKTORI I KAMBIZMIT NË BANKËN E SHTETIT. -
Tashmë jemi njohur dhe po e përjetojmë gjendjen e vështirë ekonomike që po kalon vendi. Flitet për krizë ekonomike, për katastrofë, për deficit të madh buxhetor dhe për një borxh mbi 400 milionë dollarë që u detyrohemi bankave të huaja.
Nuk kemi ndërmend të bëjmë në këtë vështrim analizën e kësaj gjendje dhe as të japim rekomandime për rrugët e daljes prej saj. Por duam të tërheqim vëmendjen për një fakt. Në borxhin mbi 400 milionë dollarë thuhet se rreth 200 milionë dollarë janë «dhuruar» edhe e veprimtarisë së sektorit të kambizmit (transaksioneve financiare në valutë midis bankave) në drejtorinë e përgjithshme të Bankës së Shtetit. Nga padija?! Nga mungesa e përgjegjësisë?!
Funksionet e veprimet e këtij sektori të krijuar rreth 3 vjet më parë, për fillimin e punës së të cilit është harxhuar sasi valutë e konsiderueshme, le të analizohen prej organeve përkatëse. Por që drejtuesi i këtij sektori ka rreth 2 muaj që është larguar jashtë shtetit (nuk e dimë a do të kthehet më) a nuk është diçka shqetësuese dhe intriguese? A nuk duhet që organet shtetërore të kontrollit të hedhin dritë edhe mbi këtë çështje? Pse të mbetet enigma e veprimtarisë së sektorit të kompjuterizuar dhe të modernizuar të kambizmit? Nëse kjo çështje nuk zgjidhet si duhet, në kurth të kujt do të rendojë ky sy-mëshirë financiare?
VEZHIGUESI