27/06/1991
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

27 qershor 1991

PARLAMENTI PARA NJË PROVE TË MADHE

Reforma agrare në Shqipëri ishte për fshatin një vetëtimë që s’arriti të bëhej diell. Kolektivizimi erdhi aq shpejt sa tapive nuk iu ha boja. Revolucioni shqiptar më të madh të kohëve e mbyti deliri politik. Fshati parandjeu farën e dështimit. Reforma agrare-brenga e madhe e fshatit. Meditimi i fshehtë i çdo bujku. Dhe ja, përsëri, Shqipëria ndodhet në prag të zgjidhjes së madhe. Kanë filluar debatet për ligjin e tokës. Popullsia e dëndur fshatare, e toka e pakët e bën çështjen të rëndë plumb. Thjesht këto rrethana vulosin karakterin shqiptar të ligjit për tokën, i cili përbën përparën hyrjen e bujqësisë sonë në ekonominë e tregut. Të gjithë presin një zgjidhje reale, të matur e përfundimtare. Ka ardhur koha të kryejmë një reformë në bujqësi që t’i kënaqë të gjithë shqiptarët. Me këtë jo se mohojmë reformën e kryer, por kanë kaluar 45 vjet e shumë rrethana kanë ndryshuar. Krahas transformimeve politike janë dhe e trishuar familjet fshatare, një pjesë e re urbane paraqitet, kanë ndryshuar funksionet e shtetit konceptet për pronën e modelin ekonomik. Çështje të shumta kanë dalë në ankand. A do të jetë toka vetëm pronë e shtetit? Po oborri privat, po trualli i shtëpisë, apo toka ku do të ngrihet një investim i huaj? A do të lejohen shitblerja e saj? Si duhet të nxjerrë nga guacka politike përmbajtja «toka i përket atij që e punon». Do të respektohen kufijtë e vjetër? Qëndrime të tilla i nxitin, mbi gjithçka, interesat, fare pak bindjet politike, më pak nostalgjitë. Ky presion duhet matur mirë e kontrolluar deri në fund për të mos u ndodhur përballë të papriturave të paparashikueshme në shkallë vendi. Toka është e vetmja pasuri mbarëkombëtare e trashëguar nga brezat, e papërsëritshme. Një ligj i drejtë buron drejtësi e barazi sociale, ushqen demokracinë. Parlamenti është përballë provës së madhe. Si do të reagojnë grupet e ndryshme politike? Tashmë fytyra e vërtetë e partive është parlamenti ligjvënës e qeveria ekzekutive. Deklaratat partiake janë ajo shkuma mbi det të trazuar. Është momenti më historik që partitë të dëshmojnë realisht interesat e vërteta, grupimet sociale që përfaqësojnë. A do të ngrihen në një koncept bashkëkohor, të barazisë, do të flakin pas të shkuarën apo do të zgjasin hijet me siglën «ish pronari i ligjor», që po i shohim shpesh e më shpesh në gazetat e opozitës. Populli do të gjykojë vetë nga projektet që do paraqitet e diskutimet e deputetëve. E tashmja moderne që dua të ndërtojmë nuk ka asnjë pikë takimi me të kaluarën primitive, me çdo model ekonomik të kapërcyer. Mendime mund të ketë shumë por le t’ua lëmë ato specialistëve që i ftojmë për debat pluralist.

Axhustatori Adriatik Anxhaku në një moment pune në parkun e mallrave në Përmet. (Foto: N. XHUFKA)

VENDIMET E KONGRESIT GJEJNE ZBATIM NE BAZE

Kërkohet punë e shkathtë partie (INTERVISTË ME NËNKRYETARIN E PARTISË SOCIALISTE TË RRETHIT TË DURRËSIT, SPARTAK BRAHO) Pyetje: Ç’punë po zhvilloni pas Kongresit të 10-të të Partisë dhe në ç’drejtime themelore jeni përqëndruar? Përgjigje: Partia e re Socialiste edhe në Durrës po lufton që të jetë një nga forcat më të fuqishme politike për të mbrojtur interesat e popullit. Kjo kërkon, dhe këtu po këmbëngulim, që puna e Partisë në rreth të flakë, siç po i flakim plotësisht metodat dhe sloganet e vjetëruara, të gjitha praktikat që koha i la prapa dhe po punojmë me frymë të re që të jemi gjithnjë në sulm. Të qenit gjithnjë në sulm – ja motua që i kemi vënë vetes. Kudo në organizatat bazë të Partisë po diskutohet rreth vendimeve të Kongresit të 10-të dhe programit të Partisë së re Socialiste me synimin që të kompaktësojmë fort organizatën e partisë në rreth, ta bëjmë atë sa më të ndërgjegjshme për misionin e ri që ka marrë përsipër partia. E dyta, nuk mbaron dis-tancimi dhe pastrimi i Partisë vetëm me kongresin e 10-të. Prandaj tani në rreth do të diskutohet për të gjithë ata ish-funksionarë të partisë që u shkëputën nga masat, krijuan privilegje personale dhe e kthyen rrethin në çiflig të tyre. Këtu përfshihen ish sekretarë të komiteteve të partisë së rrethit, disa drejtues e punonjës në komite-tin ekzekutiv të rrethit që janë anëtarë partie, disa drejtues ndërmarrjesh, gjithashtu anëtarë partie dhe punonjës të aparatit. Kështu duke u shkëputur gjithnjë deri në fund do ta ndjejmë veten plotësisht të çliruar dhe do të kemi të drejtën morale të dalim para masave tamam si një parti e re, siç e kemi deklaruar botërisht, e pastër, e ndershme që ka flakur e do të flakë tej çibanët që këqin dhe do të luftojë sinqerisht për interesat mbarëkombëtare dhe sociale të çdo shtrese. Kësaj ideje po i shërbejnë edhe takimet me shokë nga qendra që janë zhvilluar deri tani në Durrës. Shohim me kënaqësi se ka këkëresa, ka gatishmëri nga maft elementë ndaj të cilëve ne po veprojmë e do të veprojmë me shpejtësi për t’i pranuar. Ripamë në përmirësimin dhe ngarkesën e aparatit me synimin që puna e tij të cvendoset krejtësisht në bazë. Dhe në bazë të jemi ne të parët e përsëri gjithnjë në sulm. Pyetje: Si po punoni për të mbrojtur interesat e shtresave të ndryshme të popullit? Përgjigje: Aktualisht ka dobësi. P.sh., furnizimi i popullit është ende i dobët, apartamentet ka muaj të tërë që nuk ndërtohen, ka mjaft dobësi në mbrojtjen e rendit publik, moszbatimin ligjesh etj. Mjaft administrata ndërmarrjesh po punojnë kuturu. Në fshat gjendja është e rëndë sidomos për punët e ditës në bujqësi. Nuk është normale që këto ditë po shohim «një eksod» disa kuadrosh, që nga komiteti ekzekutiv i rrethit dhe në bazë, të cilët po ikin haptas shte-tit. Ne nuk pajtohemi me shëtitje të tilla pa bukë, kur në rreth ka plot probleme që presin zgjidhje. Ndaj këtyre fenomenëve dhe të tjera, ne si komitet dhe organizatë partie rrethi po ju kundërvihemi duke ia bërë këtë luftë të njohur masave, që ajo të gjykojë dhe të ndajë se Partia Socialiste, jo me llafe, por konkretisht dhe me forcë po punon dhe do të punojë për të mirën e tyre. Në do të mbështetim dhe do të mirëpresim edhe bashkëpunimin e sinqertë të forcave të tjera politike në rreth. Shohim që këto ditë në zyrat e komitetit të partisë po vijnë gjithnjë e më shumë njerëz të kategorive të ndryshme, të cilët ngrenë probleme, kërkojnë ndihmë, bëjnë kritika për dukuri të ndryshme. Dhe i kemi hapur dyert për ta dhe po i ndjekim problemet që ngrenë. Ardhja mjaft njerëzve në komitet shpreh besimin e tyre ndaj partisë sonë dhe nga angazhimi të marrim përgjegjësi më të mëdha mbi vete.

Nga fronti i prodhimit

— VLORË — Dita ditës po shtrihen fronti i korrjes së grurit edhe në ekonomitë e rrethit të Vlorës, sidomos në ato të ultësirës bregdetare. Deri tani ky proces është kryer në mbi 400 ha, ku vëllimi më i madh është përballuar në zonën e Myzeqesë së Vogël. Këto ditë fronti i korrjes po shtrihet edhe në grunjarët e Lakatundit, Lubonjës, Risilisë, Dukatit, Tragjasit e më tej. Sivjet në këtë rreth do të korrën 7 416 ha me grurë, 90 për qind e kësaj sipërfaqeje me autokombajna. Është fuqizuar baza mekanike në krahasim me vitin e kaluar, me 65 autokombajna, krahas ndonjë ndihme nga rrethet e tjera, që qe e bën të mundur plotësisht arritjen e objektivit. Është siguruar gazoli i nevojshëm për tërë fushatën, po tërhiqet kështu do të jetë vaj lubrifikant sipas kërkesave e nevojave, por jo çdo gjë është arritur për bazën materiale. Shqetësim ka qenë edhe e-është ende sigurimi i baterive për të gjitha autokombajnat. — LEZHË — Kolektivi i fabrikës së tullave në qytetin e Lezhës vazhdon të ruajë ritmikën në plotësimin e detyrave, pavarësisht nga pengesat që i kanë sjellë të tjera në detyrimet kontraktore. Prej fillimit të vitit e deri tani, pa ka dhënë disa mijëra lekë prodhim mall të shtuar mbi planin. Duke u përpjekur kërc-kave të ndërmarrjeve, gjatë këtyre ditëve të muajit qershor ka prodhuar 70 mijë copë tulla të plota më shumë, pasi në këtë zë deficitet e mëparshme kanë qenë më të mëdha. Puna ka vazhduar pa ndërprerje edhe në ndërmarrjen e grumbullimit, ku janë tejkaluar detyrat edhe në eksport.

Rinovimi nuk bëhet me fushata

Për të zbërthyer idetë dhe për-paktuar detyrat që shtroi kongresi i 10-të i Partisë Socialiste, pak ditë më parë në Berat u mblodh plenumi i komitetit të Partisë Socialiste të rrethit. Si në materialin njohës dhe informues që u lexua nga Kristaq Kolani, sekretar i këtij komiteti dhe nga diskutimet e pjesëmarrësve, u theksua se rinovimi nuk është thjesht çështje emri, por rivlerësim, distancim e shkëputje nga e kaluara, e gabimeve dhe të metave, distancim nga psikologjitë e re- - BERAT - ...rkohet të zhvishet nga hijet e së kaluarës moniste. Pse? Kur është shkurtuar ose qarkulluar nga detyra ndonjë titullar apo instruktor i komitetit të Partisë, me shumë është menduar për t’i gjetur karrike, sesa për ta çuar atje ku i jep më shumë shoqërisë. Dikush shpreh shqetësimin se ka akoma ndonjë organizatë bazë ku kërkohet të shkarkohet njëri apo tjetri drejtues i ndërmarries. Kjo s’është gjë tjetër veçse sa shpreh- Demulacioni të pandryshueshme, ku shkronja të mëdha vazhdon të qëndrojë e shkruar: «Partia - novatorja më e madhe e kohës». Por në kushtet e pluralizmit kjo duhet provuar ndryshe është slogan. Në plenum u tha se fryma e re e kongresit po shprehet sa më e plotë në bazë, në çdo qelizë të Partisë Socialiste. Për këtë u vendos që anëtarët e plenumit, aktivistët, delegatët e kongresit të 10-të fillimisht të marrin takime në bazë për të sqaruar më tej programin e ri të PS, konceptet e reja të saj. Pa dyshim baza e kërkon këtë gjë. Ka nevojë për sqarim, për frymëzim, t’i rikthehet besimi tek Partia, gjë që kërkon të shkohet i përgatitur e jo me llafe të bukura, citate euforike siç bëhej më parë. Në ndonjë organizatë-bazë partie ka dalë mendimi që në kushtet e reja është e nevojshme të bëhen zgjedhjet e reja, të zgjidhen drejtues të aftë për të zbatuar si duhet programin e Partisë Socialiste. I ngutshëm ka dalë edhe çështja e rivlerësimit të aftësive të anëtarit dhe drejtuesit të Partisë. Anëtarë sa për numër nuk i duhen kujt. Drejtues që kanë abuzuar e përlyer figurën s’ka më mbahen. Kërkohet cilësi. Cilësia është bashkëkohësi, rinovim, egzistencë. Ndërkohë mësomjë se grupe pune të organizuar nga komiteti i Partisë të rrethit po shpërndahen në zona për të punuar jo vetëm me anëtarët e simpatizantët, por dhe me shtresa të ndryshme shoqërore si intelektualë, të rinj e të rinjtë, mbi ndryshimet radikale të Partisë së re Socialiste, mbi idetë e reja të Kongresit të 10-të. ASLLAN SARAÇI

Për disa probleme organizative të Partisë

— NGA MBLEDHJA E KRYESISË SË PARTISË SOCIALISTE — Pardje, më datën 25.6.1991, nën kujdesin e kryetarit Fatos Nano, u bë mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste. Në të u diskutuan disa probleme organizative të partisë. U theksua se zgjidhja e problemeve organizative të partisë bëhet të domosdoshëm njohjen e anëtarëve të saj me statutin e ri të miratuar nga kongresi. Ky statut këto ditë do t’u shkojë të gjitha komiteteve drejtuese dhe organizatave të partisë në rrethe. Sipas statutit të ri, të vih(et) në bazat e shëndosha organizative gjithë puna e partisë. Rëndësi i kushtohet mbledhjet e organizatave t’i kushtohet evidencimit të saktë të efektivit të Partisë Socialiste, pranimeve të reja në parti, mbledhjes së kuotizacionit etj. Në mbledhje u diskutua dhe u miratua projekti i tezave të reja të anëtarëve të Partisë Socialiste. Këto teza do t’u shkojnë orga- [vijon në kolonë] [Vijon nga kolona e mëparshme] nizateve të Partisë brenda muajit korrik të këtij viti. Në mbledhje u shtrua nevoja e fillimit sa më parë të punës nga komisioni i rehabilitimit të të përjashtuarve padrejtësisht nga Partia e Punës. Fillimi i punës së këtij komisioni, u tha në mbledhje, pritet të interesim nga masa e anëtarëve dhe simpatizantëve të partisë. Për mënyrën e organizimit të punës nga ana e këtij komisioni, u shprehën disa mendime. Kështu u theksua se ky komision mund të zhvillojë punën e tij duke e ndarë atë në disa etapa, por fillimisht të hartohen disa kritere kryesore të vlerësimit të atyre që janë përjashtuar nga Partia. Sidoqoftë, për këto probleme di të vendosë vetë komisioni i rehabilitimit, i cili do të mbidhet së shpejti. Një nga çështjet për të cilat u di- [Vijon në faqen 2]

Një delegacion i Partisë Socialiste të Shqipërisë do të marrë pjesë në Kongresin e Partisë Socialiste Italiane

Me ftesë të Sekretariatit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste Italiane, Betino Kraksi, dje u nis për në Itali një delegacion i Partisë Socialiste të Shqipërisë për të marrë pjesë në Kongresin e 46-të të saj që mbahet në Bari nga 27-30 qershor 1991. Delegacioni kryesohet nga Kryetari i Komitetit Drejtues të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Fatos Nano dhe në përbërje të tij janë: nënkryetari i këtij Komiteti, Servet Pëllumbi, njëri nga sekretarët e këtij Komiteti, Sokol Kraja, delegacioni do të zhvillojë takime me drejtues të Partisë Socialiste Italiane, dhe me personalitete të partive politike e të problemeve politike midis Partisë Socialiste Italiane dhe Partisë Socialiste të Shqipërisë në këto bisedime do të trajtohen edhe aspekte politiko-ekonomike që shprehin angazhimin reciprok për zgjerimin e bashkëpunimit midis dy vendeve. Në një vend të veçantë do të zënë bisedat për një zgjidhje më të qëndrueshme e humanitare të problemeve që lidhen me eksodin e refugjatëve shqiptarë në Itali. Në aeroportin e Rinasit delegacioni u përcoll nga nënkryetari i Komitetit Drejtues të Partisë Socialiste Shqiptare Spiro Dede, ndë- [teksti i paqartë] gjashtë amabasadori [sic] i Italisë në Shqipëri, Ja-rezakonshëm dhe fuqi[k]plotë. Rreth [i paqartë] italiane në Tiranë Tor-kuato Kardilli. Korresp. i “Zërit të popullit” Lexoni në faqen 4: Kongresi i 46-të i Partisë Socialiste Italiane

Gjithë aparati në fshatra

- PUKË - Në një mbledhje që bëri komiteti i Partisë Socialiste të rrethit të Pukës ditët e fundit, na tërhoqi vëmendjen një gjë: përkushtimi i të gjithëve për të zbërthyer materialet e Kongresit të 10-të. Në një mbledhje që bëri komiteti i Partisë Socialiste të rrethit të Pukës ditët e fundit, na tërhoqi vëmendjen një gjë: përkushtimi i të gjithëve për të zbërthyer materialet e Kongresit të 10-të të Partisë - jetri e diskutonin, merrnin mbi vete një detyrë konkrete. Nuk kemi mësuar me këto lloj diskutimesh, ndaj ndodukit i vinte si çudi. Por kohët ndryshuan, kërkohet debat i mëncur e kës’ e bën kushdo, s’e bëjnë 5-6 instruktorë, atë bën një forum i tërë, e bëjnë anëtarët e simpatizantët e partisë së re. Dhe një fakt: kalonte periudha e zgjedhjeve, ndoshta pa diskutuar njëherë ndonjë shk-forumi. Tani tjetri nuk pret radhën për t’u futur në debat për çështje thelbësore. Është niveli arsimor e kulturor që e përcakton këtë. Të gjithë shokët e komitetit drejtues janë me shkollë të lartë. A përbën kjo mundësi reale për lehtësimin e punës në aparatat? Po. Është një alternativë jo vetëm për të lehtësuar punën, por për ta bërë atë të kualifikuar tashmë jo nga disa punonjës aparati, por nga një forum i tërë. Ja shembulli konkret u dha ditët e fundit: të gjithë shkuan fshat më fshat për të zbërthyer detyrat e kongresit të 10-të. U lehtësua puna, por u bë dhe më e mirë ajo. Aparati s’po merr më në telefon. Shpenzimet janë ulur në maksimum me telefona. Nuk përcillet më fjala me linjë telefoni: si bëj këtë e atë, do të vijë sot filani po merr masat përkatëse. Jo, ata pak punonjës aparati që janë i shikon çdo ditë fshatrave të zonës së Iballës, Buzhalës, të Berishës e Gjegjanit. Do të thoshim edhe një vërejtje që e bë për gjendjen. U kërkua të vijmë më shumë shkollë drejtues të qendrës e pikërisht tani kur më shumë baza kërkon të bëhen, zbërthime e sqarime për kongresin e 10-të. GJON GJONI

Opinioni kërkon të dijë të vërtetën

’Vëçojmë faktin Pardje në “Zërin e popullit” në faqen e parë është botuar shkrimi «Enigma e kambizmit» me nëntitull «Në borxhin prej mbi 400 milionë dollarë “ka kontribuar” edhe sektori i kambizmit në bankën e shtetit», ku flitet për «humbjen e 200 milionë dollarëve» si pasojë e veprimtarisë së këtij sektori të transaksioneve financiare me valuta midis bankave në Drejtorinë e Përgjithshme të Bankës së Shtetit. Po për këtë problem, në ditë pas «Zërit të popullit» gazeta «Rilindja Demokratike» në faqen e 5-të boton një njoftim të redaksisë me titull «Skandali financiar i vitit», ku ndër të tjera sqarohet se dy muaj më parë specialistët e FMN-së konstatuan se llogaritë e bankës nuk rakordonin për këtë shumë në dollarë. Natyrisht në krizën e rëndë ekonomike që po përjetojmë, ngjarje të tilla në gjithë mekanizmin financiar të shtetit janë sa të dhimbshme aq edhe të dënueshme. Kemi përshkrimin se të dy shkrimet lënë pa zbuluar të vërtetën, jo thjesht në anën profesionale të problemit, por në logjikën se si është e mundur që shteti ynë i varfër të ketë të tilla humbje pikërisht në këtë kohë krize të pashembullt. Mendojmë se shprehimi kërkesën e opinionit publik që Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Bankës së Shtetit të sqarojnë konkretisht e me detaje të vërtetën mbi këtë ngjarje. Në një kohë të thellimit të proceseve demokratike, kur kërkohet transparencë, pra të flasësh hapur me popullin, kërkesa për enig[m]ën se si kanë humbur 200 milionë dollarë, si dhe përgjegjësitë e njerëzve që janë përfshirë në këtë ngjarje, duhet të dalë në dritë të diellit. VËZHGUESI

LAJMERIM

Sic është në dijeni lexuesi, në datën 24 qershor u mbyll fus-hata e abonimeve në organet e shtypit. Por për arsye objek-tive e subjektive që tashmë dihen, kjo fushatë u zhvillua me vështirësi e pengesa. Shumë njerëz të interesuar për shtypin, nuk kanë mundur të abonohen në organet që dëshironin. Në këto kushte, drejtoritë e postës në rrethin e Tiranës, me iniciativa e saj, vazhdon të bëjë abonime në të gjitha postat e Tiranës për organet e shtypit, deri më datën 10 korrik, për periudhën 5 mujore (1 gusht - 31 dhjetor 1991). Kjo përvojë e rrethit të Tiranës, siç na dha drejtori i përgjithshëm i postave të Republikës, Fadil Smailli, mund të përdoret edhe nga rrethet e tjera. Pra, abonimet të vazhdojnë për pesëmujorin e ardhshëm, gusht - dhjetor 1991. Pajtohuni në gazetën “Zëri i popullit”. Çmimi i saj është 50 qindarka. Për 5 muaj 65.5 lekë. Për çdo pengesë që mund të nxjerrin punonjës burokrate apo dembele, lutemi njoftoni drejtorinë e PTT-ve, apo redaksinë e gazetës. REDAKSIA E «ZËRIT TË POPULLIT»