- Miting në sheshin kryesor të qytetit -
Dje mbasdite Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ramiz Alia, mbërriti në qytetin e Kukësit.
Kjo është vizita e parë që Presidenti bën pas zgjedhjes së tij nga parlamenti i parë pluralist i vendit tonë. Në këtë vizitë, Presidenti i Republikës shoqërohet nga ministri i Bujqësisë, Nexhmedin Dumani, dhe ministri i ndërtimit, Emin Mysliu. Presidentin Ramiz Alia u prit nga kryetari i Këshillit Popullor të rrethit Ali Doçi, kryetari i Komitetit Ekzekutiv të KP të rrethit, deputeti Muharrem Mezini, deputetët e Kuvendit Popullor Feim Tota, Qemal Elezi dhe Rexhep Ballmi etj.
Në sheshin kryesor të qytetit ja mbledhur disa mijra kuksianë, të cilët e prenë presidentin me duartrokitje.
Në shesh bien në sy parrullat «Liria e pavarësia e Atdheut mbi gjithçka», «Pranimi i Shqipërisë në KSBE - akt i rëndësishëm për demokracinë», «Përkrahim të drejtat legjitime të vëllezërve tanë në Kosovë», «Rroftë populli i rrethit të Kukësit» etj.
Mitingun e organizuar me këtë rast e hapi Muharem Mezini. Ndër të tjera ai tha se në plotësim të kërkesave të vazhdueshme nga qytetarët, punëtorët, kooperativistët dhe tërë populli i rrethit tonë për të biseduar, për të qarë hallet e bashkënderuar forcat, sot ndodhet midis nesh kryetari i shtetit, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ramiz Alia, me një grup anëtarësh të Qeverisë së Stabilitetit të vendit. Ai vuri në dukje se populli i rrethit të Kukësit e ka gjetur pozicionin e tij në kushtet e shoqërisë së pluralizmit, duke përkrahur e mbështetur gjërat që e bashkojnë, duke hedhur tej e përbuzur ato që e ndajnë. Pastaj ai nënvizoi paturret e vlerat shpirtërore të popullit të këtij rrethi, i cili ka vënë çështjen kombëtare, unitetin, dëshirën për një të ardhme më të mirë mbi dasitë politike, ato fetare, krahinore apo diferencimet ekonomike.
Pastaj e mori fjalën Presidenti i Republikës, Ramiz Alia.
Fjala e Presidentit u prit me duartrokitje dhe me thirrje «Rroftë Presidenti».
Pas mitingut presidenti Ramiz Alia zhvilloi në shtëpinë e kulturës dhe të krijimtarisë popullore «Hasan Prishtina», një takim me kuadro drejtuese të pushtetit, të ekonomisë, dhe intelektualë të fushave të të ndryshme etj.
(ATSH)
T'i falemi bukës së re
— KA ZVARRITJE NË KORRJE, NUK DOREZOHET FARA. TË SQAROHEN NJERËZIT PËR DEMËT E MUNDSHME —
Në të gjithë zonën e ulët bregdetare fusha e korrjes dhe shirjes së grurit ka hyrë në fazën vendimtare.
Deri dje, siç del nga një njoftim i zëdhënësit të Ministrisë së Bujqësisë ishte korrur gruri në 25 për qind të sipërfaqes së parashikuar. Mundësitë kanë qenë për me më të larta sepse numri i autokombajnave ka qenë më i madh se vitin e kaluar. Pengesë ka qenë dhe në disa rrethe vazhdon të jetë furnizimi me karburant. Gruri ka kaluar në tejpjekje dhe çdo ditë vonesë çon në humbjen e tij.
Problem më i mprehtë ka dalë korrja, shirja, manipulimi dhe dorëzimi i prodhimit të farës. E theksojmë këtë se në mjaft kooperativa në rrethet Krujë, Lezhë, Berat, Vlorë etj., ngurojnë të dorëzojnë prodhimin duke e këmbëngulur se nuk i del bilanci i bukës për një vit. Një qëndrim i tillë ndaj farës së grurit është me pasoja shumë të rënda. Kooperativat jo vetëm për nevojat e tyre, por edhe atë pjesë të kontraktuar me degët e farave duhet ta ruajnë nga çdo tendencë për ta konsumuar e dëmtuar. Dihet se për të plotësuar cilësinë që kanë llojet dhe farërat e destinuar për mbjellje, sipas rajonizimit të bërë në zonë e mbizonia, është dashur një punë gjenetiko-përzgjedhëse 10-15 vjeçare. Prandaj konsumi i saj për bukë do të hidhte poshtë gjithë këtë të punë. Veç kësaj nuk mund të importohet farë për të mbjellë grurë sepse ato nuk mund të aklimatizohen në vendin tonë, pa folur për çmimin e saj që është mbi 3 fishin në krahasim me prodhimin e zakonshëm.
Të bëhet mirë e qartë se bilanci i nevojave i bukës së grurit për çdo ekonomi do të sigurohet edhe me ndihmën e shtetit. Për ato ekonomi që prodhimin e tyre e kanë të gjitha të destinuar për farë komitetet ekzekutive të rretheve marrin masa të menjëhershme për shkëmbimin e prodhimit. Kjo, veç të mbjellë grurin edhe nga financiare pasi çmimi i një kg farë superelite është 10.5 lekë, i asaj elite 6.5 lekë dhe riprodhimi i parë 5 lekë nga 3.5 lekë që është gruri për bukë. Është vendi këtu të kujtojmë traditën e fshatarit tonë që në çdo situatë e rrethanë ai nuk e konsumonte farën me të cilën siguroi vazhdimësinë e prodhimit
Presidenti i Republikës Ramiz Alia priti dr. Rabi Artur Shneier, President i Fondacionit «Thirrja e Ndërgjegjes» nga SHBA
Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ramiz Alia, dje paradite, priti në selinë e tij delegacionin e Fondacionit «Thirrja e Ndërgjegjes», nga SHBA, i kryesuar nga Dr. Rabi Artur Shneier, që ndodhet për vizitë në vendin tonë.
Presidenti Ramiz Alia uroi mirëseardhjen në Shqipëri dhe u foli pjesëtarëve të delegacionit për proceset e demokratizimit në vendin tonë, përpjekjet për integrimin e Shqipërisë në Komunitetin Ndërkombëtar, për lirinë e ndërgjegjes, besimit e të organizimit të feve në Shqipëri, etj.
Kryetari i delegacionit Dr. Rabi Artur Shneier falënderoi për pritjen e ngrohtë dhe theksoi se Shqipëria do të ketë mbështetjen e Fondacionit, «Thirrja e Ndërgjegjes». Mbi të gjitha, theksoi ai, të vëmë interesat e popujve dhe të kombeve, të paqes e begatisë kudo në botë.
Në pritje ndodhej edhe kryetari i Komitetit Shqiptar për Marrëdhënie Kulturore dhe Miqësore me Botën e Jashtme, Jorgo Melica.
Pritja kaloi në një atmosferë të ngrohtë dhe të përzemërt.
(ATSH)
Fotografi: Presidenti Ramiz Alia dhe turma në miting.
NGA FJALA E PRESIDENTIT RAMIZ ALIA
Të dashur vëllezër e motra të rrethit të Kukësit,
Ka mjaf kohë që matëm të vij në Kukës, por ngjarjet e punët në shumta me kanë penguar. Sot në këtë takim dëshiroj të përsërisëndesë me gjithë zemër burrat e gratë e Kukësit, tërë popullin trim e të besës, luftëtar e të papërtuar të rrethit tuaj.
Vendi ynë tashmë ka hyrë në një fazë të re të zhvillimit të tij, në atë që e kemi quajtur demokraci. Kjo fazë e gjithanshme e jetës së vendit. Çdo gjë është në lëvizje, çdo gjë po ndryshon.
Këto ndryshime nuk janë bërë lehtë. Por në kohë kthesash janë të pashmangshme psikozat masive, traumat dhe çoroditjet. Rëndësi ka që të shmangen përplasje, dhimbje e transformime të realizohen pa dhimbje të mëdha. Për këtë është e nevojshme që të gjithë të mësohen me realitetin e ri, të mësohen të bashkëjetojnë në mënyrë të qytetëruar, duke respektuar pikëpamjet e secilit, pavarësisht e njëri-tjetrit. Mbi të gjitha për popullin tonë është bashkimi, janë interesat e atdheut, shkimi, janë interesat e atdheut, liria e pavarësia e tij.
Bota politike e madhe fakti është një politikë e vendit, se forcat politike të vendit, në marrëveshje në mes të gjitha të mëdha popullit një qeveri me bazë të gjerë, qeverinë e stabilitetit. Kjo qeveri ka për mision të normalizojë jetën politike dhe ekonomike të vendit. Të rigjallëjë besimin e popullit, të rikthejë besimin e popullit në ardhmen, në kultivojë administratën dhe të kultivojë administratën dhe demokratik.
Kriza është në kohë e demokracisë, në pluralizëm. Prandaj, për të kaluar këtë fazë të vështirë dhe të sapo filluar nga disa, me mirëbesim, duhet bashkëpunim dhe mirëkuptim. Për Shqipërinë nuk mund të ketë stabilitet, veçse në këtë drejtim.
Proceset demokratizuese nuk janë anësore. Duhet kultuar mirë nga secili, që nga veteranët e Luftës Nacionalçlirimtare dhe Luftës së rindërtimit të vendit, nga të gjithë ata që luftuan e sakrifikuan për tharjen e kënetave, ndërtimin e hidrocentraleve, për hapjen e minierave dhe emancipimin e vendit, për emancipimin e gruas dhe zhvillimin e arsimit e deri te rinia e sotme, që me të drejtë kërkon të afrohet sa më shpejt me rininë e Evropës për nga niveli i jetesës dhe liritë e qarkullimit e të lëvizjes, se transformimet aktuale demokratike janë një domosdoshmëri objektive, se ato duhet të jenë thelbësore.
Rruga e mëparshme, që u shoqërua edhe me shumë deformime e gabime, ajo që në fjalorin politik quhet monizëm apo diktaturë, stalinizëm apo totalitarizëm, pra e kaluar duhet kapërcyer pa kurrfarë dileme e hezitimi.
Kjo është e vetmja mundësi për të mposhtur vështirësitë me të cilat gjendemi, për të ngjallur shpresa e besim te njerëzit, për të luftuar për të ardhmen, ndryshe vështirësitë do të shtohen, situata ekonomike, politike e sociale do të rëndohet me pasoja të paparashikueshme.
Transformimi që duhet të bëjmë, thellimi i proceseve demokratizuese realizohet jo me fjalë e deklarata, por me punë e masa konkrete. Tashmë në këtë çështje koordinohen të gjitha forcat politike që ekzistojnë në vend, Partia Socialiste, Partia Demokrate, Partia Republikane, Social-Demokrate, ajo Agrare, Ekologjike, e Unitetit Kombëtar etj. Në programet e tyre, secila i ka përcaktuar synimet e veta. Të gjitha janë për ekonominë e tregut dhe për respektimin e lirive e të drejtave të individit, për depolitizimin e ushtrisë e të organeve të tjera shtetërore dhe për lirimin e dhunës, e të gjitha janë në bashkëpunim ekonomik me botën dhe një politikë të jashtme të hapur e paqësore, si zbatojnë programet, sa e mbajnë fjalën që thonë e premtimet që bëjnë, si i mbrojnë interesat e shtresave të ndryshme të popullit.
Kjo është një krizë, por të gjitha të vështira e të mëdha, dhe të gjithëve duhet të përpiqemi t'i kapërcejmë.
Faktori themelor për të shpëtuar nga rrokullisja e mëtejshme ekonomike është puna jonë. Asnjë iluzion nuk duhet të ketë për këtë çështje. Prandaj të punojmë që ekonomia të marrë veten, që populli të shpresojë, që njerëzit të mësojnë të zgjasin me besim e optimizëm dorën.
Gjëja më urgjente për të cilën ka nevojë vendi është ringjallja e optimizmit të popullit. Fitorja mbi krizën fillon tek njeriu. Pa besim nuk është e mundur të kapërcehet situata e të ndryshojë rrjedha e proceseve negative që po zhvillohen që prej disa kohësh. Optimizmi e inkurajon njeriun, e nxit në këtë iniciativë dhe të krijojë. Kush humbet besimin, ai e ka vënë veten në anën e të humburve.
Ne po përshkojmë një fazë kalimtare, e cila objektivisht nuk i kënaq dot të gjitha kërkesat e punonjësve. Në këtë pikëpamje nuk është bërë aq sa duhet për t'u habitur që ka zhgënjime e pesimizëm. Por ato nuk duhet lejuar të kthehen në humbje të perspektivës. Me këtë gjë po kalojmë kemi humbur shumë, por jo gjithçka. Përkundrazi, shanset historike i kemi përpara. Në kohë të vështirë bëhen përpara.
Desyra jonë vazhdon me poshtë
Ngjarje shqetësuese në Durrës
(NJOFTIM I ZËDHËNËSIT TË MINISTRISË SË RENDIT PUBLIK)
Organet e ruajtjes së rendit publik të rrethit të Durrësit bëjnë të ditur se:
1. Më datën 25 qershor 1991, 5 të rinj, pasi pinë në hotel «Adriatiku» u keqësuan në qytet. Prej këtej shkuan në stacionin e autobuzit dhe provokuan dy punonjës të policisë. Pastaj papritmas goditën në kokë me shishe policin Shkëlqim Meta. Policët rrëzoheshit, por ngrihet shpejt dhe qëllon me armë në ajër. Ata i hidhen përsipër, i rëmbejnë pistoletën dhe nisin të godasin. Në këto kushte polici përdor thikën dhe plagos Astrit Kuçin, që më vonë ndë viq në spital dhe Arben Koçin. Më vonë organet e rendit kapën e ndaluan Emilian Lulin, Asti Caka-llin dhe Arjan Prezën, të cilit iu gjet dhe pistoleta që i kishin rrëmbyer policit.
Policët Shkëlqim Meta dhe Ilir Serjani u shtruan në spital.
2. Rreth orës 18.30 të datës 26 qershor 1991, në kohën kur polici Bashkim Gjoni po shkonte për të marrë detyrën, i dalin përpara në Shkozet, Bajram Shaka e Ilir Meta, që të dy të dënuar më parë për vjedhje dhe provokojnë pa asnjë shkak. Polici u përpoq që t'u shmangej e mos hynte në konflikt, por elementët e këqij vazhduan në të tynë, madje arritën deri atje sa e goditën me thikë dhe e plagosën. Atëherë polici përdori armën dhe i plagosi që të dy personat e mësipërm, njërin prej tyre rëndë. Polici u shtrua në spital.
3. Elementë të ndryshëm me sjelljet e tyre të padënja kanë krijuar shqetësime serioze në plazhin e Durrësit, duke cenuar rëndë qetësinë dhe sigurinë e pushuesve. Organet e rendit po veprojnë sipas ligjit ndaj këtyre elementëve dhe kanë marrë masa që të rivendosin qetësinë normale. Në datat 25, 26 dhe 27 qershor ato kapën dhe ndaluan 14 persona, të cilët iu dhanë organeve përkatëse për ndjekje penale.
Tiranë, 27. 6. 1991.
Zëvendëskryeministri dr. Gramoz Pashko priti një mision të OKB-së
Zëvendëskryetari i Këshillit të Ministrave dhe ministër i Ekonomisë, dr. Gramoz Pashko, priti dje misionin e organizatave të sistemit të OKB-së, të kryesuar nga zoti Winston Prettly.
Ky mision ka disa ditë që ndodhet në vendin tonë. Ai ka marrë kontakte në ministri e institucione të tjera qendrore, në komitete ekzekutive të kp të rretheve, ka vizituar qytete e fshatra, institucione shëndetësore etj. Janë përcaktuar fushat për ndihmat urgjente humanitare për Shqipërinë (ushqime, medikamente e të tjera), si dhe u programua bashkëpunimi i organizatave të OKB-së, nën drejtimin e PNUD-it, për vlerësimin e jetës të programit të Qeverisë së Stabilitetit të Vendit për ristrukturimin e ekonomisë dhe rinovimin e degëve të saj. Këto do të konkretizohen së shpejti pas raportit që do t'ua paraqesë ky mision organizmave të OKB-së.
Kryetari i Komitetit të Punës dhe Përkrahjes Sociale, Theodhori Bej, për nder të këtij misioni, dha një hotel «Dajti», një drekë, e cila kaloi në atmosferë të ngrohtë e miqësore. Po dje misioni i OKB-së, për ndihmat humanitare u largua nga vendi ynë.
(Sipas ATSH-së)
Më në fund...
— Shënim nga një Konferencë Shtypi o Zëvendëskryeministrit Pashko. —
Dje, në Ministrinë e Punëve të Jashtme në një konferencë shtypi zëvendëskryeministri z. Pashko dha shpjegime mbi rezultatet e bisedimeve në Komunitetin Europian.
Nuk duam të zgjatemi me to; pak a shumë u thanë të njëjtat gjëra që dëgjuam përmblidhmë në televizion.
Por na bënë përshtypje dy mo-
(Vijon në faqen 2)