Zëri i Popullit
13 shkurt 1992
Alternativa që mbrojnë interesat e shtresave më të gjera
– U mblodh Komiteti Drejtues i Partisë Socialiste të Shqipërisë –
Dje në Tiranë, nën drejtimin e kryetarit Fatos Nano, u bë mbledhja e Komitetit Drejtues të Partisë Socialiste të Shqipërisë.
Në rendin e ditës së kësaj mbledhjeje ishte diskutimi për konceptimin e organizimin e fushatës elektorale për zgjedhjen e deputetëve të Kuvendit Popullor.
Në fjalën e hyrjes shoku Fatos Nano tha se fushata elektorale është të një aksion i rëndësishëm politik që kërkon angazhimin total të të gjitha forcave të Partisë Socialiste për të bërë të qarta të masat alternative e programit tonë, me qëllim që të shkojmë në zgjedhje për të fituar. Në këtë zgjedhje, tha ai, ne do të shkojmë si një forcë e majtë që konkurron me forcat e djathta ekstremiste. Ne do të paraqitemi si parti që mbron interesat e popullit e të kombit nga revanshistët, anar- [?] e k-f të armigjë brenda e jashtë vendit.
Pastaj nënkryetari i Partisë, doktor Servet Pëllumbi foli mbi detyrat kryesore që duhët të përballojë partia gjatë fushatës së zgjedhjeve. Në, tha ai, do të shkojmë në zgjedhje me objektivin për të fituar dhe do të fitojmë. Më tej ai foli për situatën e rëndë politike, ekonomike e sociale në të cilat zhvillohen këto zgjedhje, duke vënë në dukje avantazhet dhe disavantazhet e Partisë sonë në këtë periudhë si dhe ndryshimet thelbësore midis fushatës elektorale të vitit të kaluar dhe të kësaj të tanishmes. Ai u ndal konkretisht në disa aspekte të punës së organeve të partisë nga qendra në bazë si dhe në rëndësinë e propagandës e të kundërpropagandës gjatë fushatës së zgjedhjeve.
Deputetët, ndjekja e procesit të votimit etj. Është e nevojshme që me këta punë të angazhohen aktivisht më të shquar të Partisë. Anëtari i Kryesisë së Partisë Gramoz Ruçi foli për punën e bërë deri tani për hartimin e listave të kandidatëve për deputetë si dhe për disa probleme organizative lidhur me këtë problem.
Me pikën tjetër të rendit të ditës u diskutua gjerësisht rreth projektprogramit elektoral të Partisë të paraqitur nga Kryesia e saj dhe që është fryt i mendimit të gjerë të specialistëve dhe masave të gjera në qytet e në fshat. Diskutantët vlerësuan pozitivisht drejtimet kryesore të projektprogramit dhe bënë vërejtje e sugjerime për aspekte të veçanta të tij. Diskutimet u përqendruan kryesisht në problemet e fshatit. Në të u theksua se qëndrimi i Partisë Socialiste të Shqipërisë për fshatin duhet të jetë plotësisht në ë co rast në mbështetje të Li- [?] për tokën të miratuar nga Kuvendi Popullor. Ky qëndrim duhet të udhëhiqet nga parulla: «Toka i takon atij që e punon». Ligji për tokën është mirënjohur deri tani nga rreth 70 për qind e fshatarësisë, pra ndaj u theksua nga diskutantët që PS duhet të luftojë e të mos lejojë që aty të bëhen ndryshime nga asnjë forcë politike. Partia Socialiste duhet të kërkojë nga organet e pushtetit të bëjë që të pajisin sa më shpejt fshatarët që kanë marrë tokën me tapitë e reja.
[tekst i vijueshëm në kolonën djathtas] qëtë e Shqipërisë dhe forca të caktuara antisqiptare nuk duan stabilitetin e Shqipërisë. Nëse Evropa bindet se në Shqipëri ka qetësi e stabilitet, se ka zbatim të ligjit dhe the rikthim në [?] punë, atëherë ajo do ta ndihmojë Shqipërinë, do të mbështesë zbatimin e reformës ekonomike, e cila është rrugëzgjidhja e vetme për daljen nga kriza. Në qëndrimet politike të PS-së nuk ka nevojë asgjë për asnjë problem, por realitetet duhen përballuar ashtu siç janë, pa bërë diskutime të shumta akademike. Nëse ka sot një shqetësim në minoritetin grek që jeton në Shqipëri, ne deklarojmë dhe do të luftojmë që minoritarët të gëzojnë tërë të drejtat që gëzojnë edhe shtetasit shqiptarë. Partia Socialiste është e hapur për të paraqitur si kandidat për deputetë bijë të minoritetit. Partia Socialiste, theksoi Fatos Nano, do të punojë me urtësi e trimëri që si deri më sot të kontribuojmë për forcimin e institucionalizimit e proceseve demokratike në vend dhe mesazhi i tërë punës sonë gjatë fushatës elektorale është dhe duhet të jetë: Të bindim botën se shqiptarët janë më bindje të vërteta, të bindim botën se në Shqipëri mbaruan aventurat, mbaruan ekseset destabilizuese dhe çelen perspektivat që njerëzit të gëzojnë realisht frytet e demokracisë. Po u arritën të gjitha këto, dhe Partia Socialiste lufton t'i realizojë ato, atëherë të gjitha punët venë mirë.
Të gjithë anëtarët e Komitetit Drejtues të PSSH-së, shprehën bindjen e tërë masës së gjerë të anëtarëve dhe simpatizantëve se Partia Socialiste po hyn në fushatën elektorale me bindjen e patundur se alternativat e saj do të përqafohen gjerësisht nga fshatarët, intelektualët dhe punëtorët e vendit.
Sqarim i zëdhënësit të Partisë Socialiste të Shqipërisë
Për njoftimin e dhënë në Revistën televizive të datës 11 shkurt 1992 për takimin e Prof. Dr. Rexhep Qosjes me Prof. Dr. Partisë Socialiste të Shqipërisë
e shohim të arsyeshme të sqarojmë se pasaktësia në lajm qëndronte në formulimin jo fjalë për fjalë të vlerësimeve e mendimeve të shprehura. Kjo për shkak se takimi përfundoi në orën 19 e 55 dhe lajmi u dërgua për transmetim menjëherë në Televizion.
Sqarojmë gjithashtu opinionin se formulimi i lajmit nuk e zbeh aspak rëndësinë, çiltërsinë, shkëmbimin e lirë të mendimeve, konsideratat dhe frymën miq të ngrohtë e vlerësuese në të cilën u zhvillua bashkëbisedimi, jo nga pozita partiake, midis Fatos Nanos, Servet Pëllumbit dhe Dr. Agollit me akademikun e shquar Prof. Dr. Rexhep Qosja dhe personalitetet e tjera të njohura të Kosovës që e shoqëronin atë.
[Kolona e sipërme qendrore pjesërisht e prerë dhe e dëmtuar] ... dhe disavantazhet e Partisë ... në këtë periudhë si dhe ndry... të theksuara nga diskutantët ... PS duhet të luftojë e të mos lejojë që ... të kërkojë nga organet e pushtetit në bazë tokën me tapitë e reja.
Gjatë fushatës elektorale duhet bërë e qartë, u theksua në diskutime se Programi i Partisë Socialiste është një program realist me këmbë në tokë, që nuk u premton njerëzve gjëra të parealizueshme. Masat duhet të bëhen të vetëdijshme se periudha e tranzicionit për në ekonominë e tregut do të ketë vështirësi e do të kërkojë sakrifica. Në këtë kuadër Partia Socialiste me programin e saj ofron alternativat më të pranueshme për vendin tonë.
Me qëllim që Projektprogrami elektoral të përsoset më tepër, mbledhja ...
[Kolonat e sipërme djathtas, pjesërisht të prera] ... është mirëpritur deri tani nga ... rreth 70 për qind e fshatarësisë, pra ... të mos lejojë që ... kërkojë nga organet e pushtetit në bazë që të pajisin sa më me
Komitetet Drejtuese të partisë, u theksua në diskutime, kërkojnë vëmendjen shumë të madhe. Komitetet të punojnë në mënyrë më të lartë përgjegjësie për të ndjekur hapa pas hapi realizimin e çdo detyre që sot e deri në momentin e votimit.
Fushata do të punohet propagandistike dinamike, por ajo do realizëm dhe asgjë të mos bëhet jashtë logjikës ekonomike, jashtë mundësive reale të realitetit shqiptar. Premtimet jorealiste nuk i vlejnë askujt dhe nuk i do askush. Gjithë puna jonë gjatë fushatës elektorale të synojë në respektimin e ndjenjave të njerëzve, të vullnetit të popullit. Të merret, theksoi Fatos Nano, me sqarimin e problemeve kyçe që shqetësojnë njerëzit sot, t'u flasim atyre transparencë se vetëm arm...
Të gjitha këto, tha Partia Socialiste lufton të alternativat e saj do të përqafohen nga tërë shtresat e pavrilegjjuara të shoqërisë dhe se zgjedhjet e reja do të kurorëzohen me sukses në favor të socialisteve shqiptarë. Këtë bindje shprehën edhe të ftuarit e Forumit rinor eurosocialist, të cilët shfaqën mendime që përbërja e grupit të ardhshëm parlamentar të Partisë Socialiste shprehë në mënyrën më dinjitoze nivelin dhe potencialin intelektual të Partisë Socialiste.
Korresp. i «Zërit të Popullit»
Nga deklarata e Presidentit Ramiz Alia për shtypin
Duke u mbështetur në dispozitat themelore kushtetuese, në dekretin mbi shpalljen e zgjedhjeve të reja parlamentare, duke caktuar datën 22 mars 1992, për zhvillimin e tyre.
Me këtë dekret shpallet njëkohësisht dhe ndërprerja e veprimtarisë së parlamentit të tanishëm dhe shpërndarja e tij.
Shtyrja e datës së zgjedhjeve përtej 1 marsit, siç ishte menduar paraprakisht, u kushtëzua nga vonesa në përgatitjen e kushteve të domosdoshme juridike, si ishte miratimi i ligjit të ri elektoral, formimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ndarja e vendit në zona elektorale, vëprime këto që, sipas ligjit, duheshin të përfundonin së paku 35 ditë para zgjedhjeve.
Tashmë e njohur tashmë veprimtaria politike për të shkuar në zgjedhje të parashikueshme është arritur që me nënshkrimin e marrëveshjes së vitit të kaluar në mes të krijimit e Qeverisë së Stabilitetit. Këta vendim partie të shumicës dhe pas krizës qeveritare të tanishme, e cila bëri të nevojshme edhe shpërndarjen e mëtejshme të afatit për zgjedhjet e reja. Dekreti që nënshkruava ve... [teksti i prerë/dëmtuar]
Zhvillimi para kohe i zgjedhjeve u bë gradualisht një domosdoshmëri në kushtet e reja politike që u krijuan në Shqipëri. Ndryshimet e brendshme kanë ndodhur ... që nga votimet e vjeshtës. Parti të reja kanë lindur e janë organizuar. Demokracia politike është institucionalizuar, reforma ekonomike dhe ajo administrative janë konceptuar në formë ligjore. Liria e ndërgjegjes, e fjalës, e shprehjes, e besimit dhe e organizimit, e lëvizjes dhe e komunikimit, mund të thuhet se tashmë realizohen me sukses.
Zgjedhjet e reja duhen të tërheqin vëmendjen e stabilitetin politik, por ato duhet të sigurojnë atij edhe vazhdimësinë e reformës ekonomike. Ndërprerja e krizës, futja e ekonomisë në regjim normal pune, janë vetëm fillimi i një kthesë që pritet nga të gjithë, mbi bazën e së cilës mund të rilindë besimi dhe shpresa, të përteritet morali dhe të shihet në sy e ardhmja. Populli dëshiron qetësi dhe paqe sociale, punë dhe rregull, rend dhe ligj.
Tashmë është e qartë se nuk mund të kriji zgjedhje të menjëhershme, por të gjitha problemet që preokupojnë popullin. Por, kryesorja është të ketë besim shpresa se Shqipëria ka të ardhme, se arsyeja do të triumfojë mbi pasionet, se do të triumfojë mbi pasionet, se demokracia e re shqiptare do të shënohet përpara në mënyrë të parevokueshme, se populli shqiptar di të vetëqeveriset në mënyrë të civilizuar.
Të gjitha këto bëjnë që zgjedhjet e 22 marsit të jenë ngjarja më e rëndësishme politike e këtij viti, një përvojë historike për partitë dhe për vetë popullin. Ato janë apel për urtësi, për konkurrim të ndershëm të alternativave, për arsyetim të shëndoshë dhe mendim të drejtpeshuar. Besoj se partitë pjesëmarrëse në zgjedhje do të bëjnë që fushata elektorale të jetë një shkollë e demokracisë politike, ku të garantohet pjesëmarrja e popullit në votime dhe të sigurohen zgjedhje të lira, të barabarta dhe të ndershme. Besoj gjithashtu se partitë politike do të lënë mënjanë nevojshmëritë psikologjike dhe morale për të pranuar rezultatin e zgjedhjeve, cilido qoftë ai. Ky rezultat do të jetë verdikti i popullit. Mbi të s'mund të dalë dhe s'të dyshojë kush.
Duke shpallur ditën e zgjedhjeve të reja dëshiroj t'u kujtoj organeve shtetërore domosdoshmërinë e zbatimit të fuqishëm të tyre për të siguruar kushtet e nevojshme administrative, materiale e teknike që zgjedhjet të jenë të drejta, që votat të jenë të lira, që të ketë kushte për votim në të gjithë fazat e fushatës elektorale nga përfaqësuesit e institucioneve të socializuara ndërkombëtare dhe mjetet e informacioneve që do të thonë të asistojnë në këtë ngjarje.
Siguroj popullin se, duke u përmbajtur plotësisht ligjit kushtetues mbi fillimin dhe mbarëvajtjen e kryerjes së shtetit, do të punoj që të gjitha institucionet shtetërore të jenë në anën e popullit dhe të kontribuojnë në barazi e plotë kushtesh ligjore.
«Banka Botërore do t’a ndihmojë Shqipërinë»
- Takimi i shokut Fatos Nano me zonjat Huda Kraske dhe Jane Loos, përfaqësuese të Bankës Botërore.
Dje kryetari i Partisë Socialiste, Fatos Nano, priti në selinë e Komitetit Drejtues zonjat Huda Kraske dhe Jane Loos, përfaqësuese të Bankës Botërore.
Dje kryetari i Partisë Socialiste, Fatos Nano, priti në selinë e Komitetit Drejtues
Fatos Nano, pasi informoi mikeshat për situatën politike, ekonomike dhe sociale në Shqipëri, foli për punën e bërë për çuarjen përpara të reformës ekonomike, për zgjedhjen e problemeve që dalin në rrugën drejt ekonomisë së tregut, për qëndrimin e Partisë Socialiste dhe pozicionet e saj të njohura që periudha e tranzicionit dhe përgjithësisht që reforma ekonomike, të kalojë në ndihmë sociale. Ai u ndal pastaj në punën që është bërë për privatizimin e ekonomisë si çelësi kryesor për institucionalizimin e ekonomisë së tregut. Fatos Nano theksoi se hapat në këtë drejtim as nuk duhen ngadalësuar por edhe duhet të jemi të kujdesshëm që të mos rëndojnë në nivelin ekonomik të punonjësve. Natyrisht për këtë duhet një klimë e përgjithshme që të kuptohen drejt proceset që kemi nisur, se ekonomia e tregut ka ligjet e veta që duhen respektuar, ka kërkesën e rregullit, ka institucionet e saj legale, sistemin fiskal etj. dhe të gjitha këto duhen arritur në radhë të parë duke aktivizuar resurset që ka vendi, që njerëzit të fillojnë. Fatos Nano theksoi se me pranimin muajt e fundit të Shqipërisë në Bankën Botërore natyrisht i hapen perspektiva të reja dhe konkrete për çuarjen përpara të reformës ekonomike. Ne e kemi vlerësuar dhe e vlerësojmë kontributin e drejtuesve dhe specialistëve të Bankës Botërore.
Fatos Nano u kërkoi përfaqësueseve të Bankës Botërore që për situatën ekonomike të vështirë që kalon vendi, ajo të imponohen më shpejt e më projekte konkrete për të ndikuar në kapërcimin e kësaj situate.
Nga ana e tyre mikeshat Huda Kraske dhe Jane Loos theksuan se jemi takuar edhe herë të tjera me ju, edhe në funksionet shtetërore që keni patur. Edhe drejtuesit e Bankës Botërore kanë vlerësuar si më të frytshme takimet me ju si ekspertë me vizion të gjerë për ekonominë. Me poshtë ato theksuan se situatën ekonomike e kanë vlerësuar të vështirë. Ne kërkojmë nga ju që Shqipëria të ketë projekte dhe programe të qarta ndihme, qoftë nga Banka Botërore, qoftë nga FMN. Situatat politike që keni patur në vend ju ka vonuar disi dhe natyrisht stabiliteti politik është kushti i parë edhe për ndihma. Ne erdhëm këtu në muajin dhjetor me disa angazhime konkrete për ndihmë, por këto gjëra kanë kaluar dhe ne duhet t'i kthejmë pa bërë gjë.
Banka Botërore ka vendosur të ndihmojë sa më shpejt Shqipërinë, natyrisht duke parë ku janë nevojat më të mëdha. Ne do të ndihmojmë direkt me mjete financiare, por do të ndihmojmë edhe për financimin e tre projekteve, dy në sektorin social dhe një në sektorin e bujqësisë. Kemi parashikuar edhe projekte të tjera për infrastrukturën dhe do të shikojmë gjatë këtyre ditëve edhe ku janë kërkesat e prioritetit, duke bashkëpunuar ngushtë me organet kompetente shtetërore. Sa shpejt në Shqipëri do të vijnë edhe grupe të specializuara për asistencë profesionale. Ne kemi besim se ju si ekspertë do të ndikoni dhe do t'i mbështeshti programet e Bankës Botërore dhe të FMN. Ne e çmojmë gjendjen tuaj si një e keqe që po kalon vendi, kalimi në ekonominë e tregut duhet të bëhet pa dhimbje sociale. Në këtë kuadër ne do të ndikojmë që Shqipërisë nga organet evropiane dhe botërore t'i vijë në radhë të parë ndihma me lëndë të para, që njerëzit të fillojnë punën, mbasi është e papranueshme dhe pa pasojë sistemi që deri sot i paguese së punëtorëve pa punuar.
Fatos Nano pasi falënderoi për këtë angazhim konkrete të Bankës Botërore për të ndihmuar Shqipërinë, informoi edhe për paralajmërimet që po bëhen për fushatën e re elektorale dhe për qëndrimin e njohur të Partisë Socialiste të Shqipërisë që zgjedhjet të bëhen vërtet të lira, demokratike dhe që populli të votojë me vullnet ta lirë për ata që ka bindje se i shërben vërtet demokracisë dhe çështjes përpara të reformës. Në takim morën pjesë edhe sekretari për marrëdhënie me jashtë i Partisë Socialiste, Bashkim Zeneli.
FUSHATA ELEKTORALE TË JETË SHKOLLË E DEMOKRACISË
Përse do të fitojmë
Sepse është Partia më e madhe dhe më e organizuar e vendit. Sepse ajo mbron interesat jetike të punëtorëve, fshatarëve, intelektualëve, rinisë, nëpunësve dhe këta janë shumica e popullsisë. Sepse akoma e inteligjencës shqiptare është ndër dhe mendja jonë. Sepse rinia më e bukur shqiptare është grupar në formimin rinor eurosocialist shqiptar. Sepse socialistët shqiptarë përulen me nderim para gjakut, djersës dhe sakrificave të veteranëve të luftës nacionalçlirimtare dhe të punës 50 vjeçare. Sepse për fatin tonë të madh ne ndodhemi në anën e njerëzve më të ndershëm të Shqipërisë. Sepse programi ynë është më i drejtë, më shkencor. Sepse jemi superiorë ndaj çdo force tjetër politike në aftësi e në resurset që zotërojmë për të vendosur rendin, qetësinë e paqen sociale, diktaturën e ligjit demokratik, «The Rule of Law». Sepse kërkojmë me realizëm drejtësi sociale dhe jo restaurimin e «burbonëve» shqiptarë, biznes të ndershëm dhe jo matrapazllëqe antligjore. Sepse kërkojmë prej Evropës dhe SHBA, prej Kanadasë, Kinës dhe Japonisë, jo ndihma si mjeranë, por partneritet të ndershëm në interes reciprok. Sepse ideali socialist demokratik pajtohet me vetë natyrën e njeriut, me virtytet e racës sonë. Sepse dimë të jemi tolerantë, të shtrijmë dorën e pajtimit të bashkëpunimit, por dimë edhe të bëjmë grusht atë kur dikush ka vendosur të na kafshojë. Sepse fitorja e forcave socialiste na afron me vendet rreth nesh, se «Koridori socialist» Itali-Shqipëri-Greqi do të ndikojë fuqishëm për zhvillimin ekonomik e demokratik të Shqipërisë. NE DO TË FITOJMË Sepse opozita përballë nesh është opozita më e dobët, më pa prestigji dhe më e pakualifikuar në Evropë. Sepse e vërteta fiton mbi gënjeshtrën, arsyeja fiton mbi mllefin dhe instinktet e ulta. Të përgatitim fitoren shokë, Vëllezër dhe motra!
Sqarimi i zëdhënësit të Partisë
Këto
[sipërfaqe e prerë]